Bernie Sanders: Një fitues i mundur

Gara për kandidatin demokrat për president është thuajse e mbaruar. Por edhe pse Bernie Sanders është pas Hillary Clintonit, kursi i tij i majtë ka ndikim të madh në parti edhe ndaj Clintonit.

Bernie SandersEdhe pse senatori Bernie Sanders do ta humbasë garën për nominimin nga radhët e demokratëve, ai mund të ndjehet si fitues: ai mund të ndikojë në drejtimin e ardhshëm të partisë së tij më shumë dhe kështu edhe në të gjithë politikën amerikane. Kur Sanders shpalli vitin e kaluar kandidaturën e tij, ai konsiderohej si një çudi politike: një senator i pavarur nga Vermonti i vogël, i cili e përshkruan veten si një socialist demokratik. Dhe, edhe pse “socialist” në politikën amerikane është zakonisht një fyerje.

Por që nga zgjedhjet paraprake në muajin shkurt Sandersi po shfaqet si një forcë e madhe politike në fushatën zgjedhore amerikane. Ai fitoi në 18 shtete dhe renditet me rreth 300 vota delegatësh pas kundërshtares së tij dhe ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton. Të martën (më 10 maj) ndoshta ai mund të fitojë edhe disa delegatë të tjerë në Uest Virxhinia (West Virginia). Ai konsiderohet aty si favorit.

Miliona dhurues të vegjël për Sandersin

Senatori ka vënë në lëvizje një fushatë të tërë, e cila mbështetet kryesisht nga të rinjtë dhe klasa punëtore. Që nga fillimi i fushatës së tij ai ka mbledhur 182 milionë dollarë (160 milionë euro) në formën e miliona dhurimeve të vogla individuale.

Pavarësisht humbjeve të tij të fundit në katër shtete në verilindje të Shteteve të Bashkuara Sandersi ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë në garë. Nxitjen për këtë atij ia dha një fitore e papritur në Indiana. Megjithatë, shanset e tij për të fituar nominimin po bëhen gjithmon e më të vogla. “Deri në nominim është një rrugë e përpjetë dhe te ngushtë”, thotë Neil Sroka, drejtor i komunikimit pranë grupit të lobit “Demokracia për Amerikën” që mbështet Sandersin. Ndërsa sa i përket numrit të delegatëve normalë që ka senatori pas vetes ai nuk është dhe aq keq në krahasim me Hillary Clinton, ajo ka pas vetes shumë më tepër të ashtuquajtur superdelegatë.

714 superdelegatët janë zyrtarë aktualë ose të mëparshëm dhe figura drejtuese të partisë, të cilët mund të votojnë pavarësisht votave në shtetet e tyre. Nëse i numërojmë pra superdelegatët, atëherë zonjës Clinton i mungojnë më pak se 200 vota për të siguruar nominimin dhe për të hyrë në nëntor në garë kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Efekti i Sandersit

Sipas analisitit politik John Nichols edhe nëse humb kandidatura e Bernie Sanders nuk do të mbetet pa ndikim. Mbështetësit e Sandersit po përpiqen që të shtojnë presionin në mënyrë që në kongresin e partisë të arrijnë përmes votimit të delegatëve që janë pro tij një kurs majtas të partisë, tha Nochols në bisedë me DW-në.

Mesazhet populiste të Sandersit kanë bërë që tashmë që Hillari Klinton të marrë një kurs të majtë për çështje të tilla si tregtia, paga minimale dhe sigurimet shoqërore.

Kështu Clinton ishte në kohën e saj si Sekretare e Shtetit pro marrëveshjes për tregtinë e lirë në zonën e Oqeanit Paqësor, TTP-së. Kjo synonte heqjen e shumicës së kufizimeve për tregtinë dhe investimet në zonën e Paqësorit. Në zonën e tregtisë së lirë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe dhjetë vende të tjera, por jo Kina. Në fillim të fushatës së saj Clinton nuk u shprehej me zë të lartë për këtë temë. Kurse Sandersi u shpreh kundër saj duke e quajtur si kërcënim për vendet pune në SHBA. Ndërkohë edhe KCinton është kthyer publikisht në kundërshtare të TTP-së.

Edhe në lidhje me pagën minimale, e cila për momentin është 7,25 dollarë ora, Klinton u shpreh për një ngritje prej 12 dollarësh, kurse Sanders për 15. Nju-Jorku dhe Kalifornia, dy nga zonat më të fushqime ekonomike në SHBA e kanë ngritur ndërkohë pagën mininale në 15 dollarë.

Sipas vëzhguesit Nichols “në qoftë se Hillary Clinton fiton shumicën e delegatëve, atëherë ajo nuk do t’i pranojë plotësisht parimet e Sanders. Por nëse ajo do të përfshijë disa aspekte, atëhere mund ta mbledhë partinë rreth vetes dhe ta bëjë atë më të fortë për zgjedhjet në vjeshtë.” (dw)

Në Shkup përfundoi protesta me moton Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci

protesta shkupNë Shkup ka përfunduarr protesta me moton Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci, e oganizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare.

Potestuesit, nga parku i Çairit të Shkupit marshuan në mënyrë paqësore deri para qeverisë së Maqedonisë, ku edhe organizatorët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale VMRO-BDI.

Përdryshe, Maqedonia është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të protestave të shumta, që po vazhdojnë pothuajse që një muaj. (INA)

Shaqiri: Ky është skenari që u montua grupi i Kumanovës

kumanovaXhezair Shaqiri, Komandant Hoxha, ka rrëfyer ekskluzivisht për INA për dyshimet e tij se si ka mundur që rasti i Kumanovës të montohej.

“Rasti i Kumanovës ku ranë në kurth disa shok tanë të UÇK, në të ardhmen do të jetë një ndër rastet më të komplikuara, që kanë arritur të përgatisin me precizitet te lart politikanet dhe shërbimet e një shteti.

1 ) Politikanët me postierët e tyre kanë arritur ti bindin djemtë e UÇK se tani është momenti shumë i mirë për ti lëvizur punët me armë në favor të shqiptarëve

2 ) Në anën tjetër shërbimet sekrete maqedonase për ta konspiruar grupin e Kumanovës që të merr kurajo që sa më shpejtë të futen me armë në Maqedoni , kanë marr kontakt me 2 persona te grupit dhe janë takuar në Prishtinë .

Tre persona të sigurimit të shtetit maqedon janë futur në Kosovë me veturën diplomatike të ambasadorit maqedon në Prishtinë, njëri ka qenë shqiptar e dy agjentet tjerë maqedon.

Në hyrje të vendit ku janë takuar ne Prishtinë 3 agjentët e shtetit maqedonas janë kontrolluar në detaje mos kanë mjete të përgjimit. Takimi ka zgjatur mbi 3 orë kur dhe është incizuar e gjithë biseda mes 2 personave të grupit dhe 3 agjentëve të shërbimeve sekrete.

Më i zëshmi në këtë takim për konspiracion ka qenë agjenti i shërbimit sekret të ushtrisë maqedone, Goran Sofevski, tani më i likuiduar diku ne malet e mk, gjoja se ka pasur infarkt.

Ky ju thotë djemve, ju lutem mos filloni tani konflikt në maqedoni se situata është e rëndë dhe ne si shtet kemi probleme të mëdha politike dhe ekonomike, psh: nëse nisen tanksat e ushtrisë prej Shkupit për Kumanovë, në gjysmë të rrugës mbesin ato pa naftë edhe helikopterët nuk kemi drejt ti përdorim.. etj.

Konspiracione indirekte, e gjithë kjo që e them është e incizuar dhe në duar të sigurta.

Në anën tjetër Amerikanet si duket at ditën e konfliktit në lagjen e trimave në Kumanovë e kanë koncentruar satelitin në maqedoni dhe kanë përgjuar cdo bisedë telefonike dhe pa dyshim se Sasha Mihajllkovi dhe Gordana Jankullovsa, personat më të afërt të kryeministrit Gruevski , kanë biseduar në telefona të sigurt se nuk i ndëgjon askush dhe kanë bërë gabime në bisedat e tyre se si i futëm në kurth shqiptaret e Amerikanët për atë edhe I kanë ftuar në ambasadë për tju treguar dëshmitë se ju i keni montuar këtë skenar dhe tani largonu nga postet tuaja, o po jau publikojmë dëmshmit në publik.

Por jashtë lojës së tradhetis nuk janë as personat nga bdi- pdsh. E vërteta gjithmonë vonon por del ne shesh. Prandaj zbardhja e këtij rasti duhet të drejtohet jo nga maqedon por nga ndërkombëtar, ku do të dënohet shteti dhe pushtetarët dhe djemt e UÇK që kanë qenë viktima të lirohen , ne te kundërtënshtetimaqedon ka marr pervoj të madhe me procese te montuara ndaj shqiptareve, nuk do te gjen stabilitet. Nuka stabilitet në një shtet ku kriminelet udhëheqin politiken”, ka thënë Hoxha për INA.

Serbët e Kosovës kërkojnë liberalizim të veçantë

BE KSPas propozimit pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën nga Komisioni Evropian, lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa regjim vizash do të jetë e mundur së shpejti, por vetëm me pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës.

Një ditë pasi Komisioni Evropian dha propozimin pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën, komisioneri për Çështje të Brendshme, Migracion dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, pati theksuar se BE-ja do të pranojë vetëm pasaportat biometrike të Kosovës, për shtetasit e saj.

Por, një vendim i tillë, ka shqetësuar përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, të cilët vlerësojnë se kjo do t’u krijojë vështirësi serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të cilët e gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë. Sipas tyre, ata kanë pasaporta të Serbisë, të lëshuara nga Qendra Koordinuese e këtij shteti.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje për këta qytetarë që, siç thotë ai, të mos diskriminohen.

“Duhet të mundësohet për të gjitha pasaportat, edhe për ato që i lëshon Qendra Koordinuese ose ndonjë drejtori tjetër. Për ne, kjo është çështje teknike. Është krejtësisht e pakuptimtë. Paramendojeni që kjo të zhvendoset në terrenin që pasaportat e ndonjë vendi evropian nuk vlejnë, atëherë kur i lëshojnë për qytetarët që në mënyrë administrative nuk janë të barabartë ashtu sikurse të gjithë qytetarët tjerë. E rëndësishme është që kjo të tejkalohet. Në këtë kuptim, unë do të përpiqem që me përfaqësuesit e bashkësive tjera të bisedojmë me Bashkimin Evropian dhe t’i motivojmë ata që të barazohet ai status”, ka thënë Stojanoviq.

Ai ka shtuar se do të ishte korrekte që edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të mos kenë kundërshtime dhe të japin një rekomandim të tillë.

Ditë më parë, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, përmes një komunikate për medie, pati theksuar se “Beogradi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për popullin serb që jeton në Kosovë, pavarësisht dokumentit që posedojnë”.

Sipas tyre, liberalizimi i vizave nuk duhet të vlejë për “llojin e dokumentit” por për “të gjithë banorët e territorit, të cilit i është dhënë liberalizimi”.

Në anën tjetër, Petar Miletiq, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se me liberalizimin e vizave “humbësit më të mëdhenj”, sipas tij, janë serbët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë të zhvendosur nga Kosova.

“Serbët e Kosovës, të paktën, e kanë mundësinë që ta marrin pasaportën e Kosovës dhe kjo u është lënë në zgjedhjen e tyre, e duan apo nuk duan një gjë të tillë. Por, ata që e kanë braktisur Kosovën pa vullnetin e tyre, në vitin 1999 dhe tash jetojnë nëpër qytetet e Serbisë qendrore, si dhe mund ta marrin vetëm atë pasaportë që e lëshon Qendra Koordinuese, do të jenë e vetmja popullatë në Evropë që do të mbetet pa liberalizim. Unë mendoj se kjo është e padrejtë”, ka theksuar Miletiq.

Edhe ai shpreh mendimin se duhet pranuar pasaportat që lëshohen nga Qendra Koordinuese.

Por, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, i cili të hënën u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të pajisen me pasaportat biometrike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se porosia e komisionarit Avramopoulos ka qenë e qartë.

“Me një pasaportë biometrike, secili qytetar i Kosovës mund të udhëtojë. Nuk dua të jap asnjë koment në spekulimet politike – teknike të autoriteteve të Beogradit. Komisioneri Avramopuluos ka qenë shumë i saktë në deklarimet e tij, shumë preciz dhe absolutisht në pajtim me çdo normë të sjelljes politike dhe teknike. Kështu që,regjimi i udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë një pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës”, tha ministri Hyseni.

Ai ka shtuar se liberalizimi i vizave për Kosovën vlen për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie apo fetare. Sipas tij, është kriter teknik dhe politik që banorët e një shteti nuk mund të udhëtojnë si qytetarë të një shteti tjetër dhe me pasaportë të shtetit tjetër.

Sidoqoftë, propozimi i Komisionit Evropian për liberalizim vizash për Kosovën pritet të miratohet në një kohë të afërme edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian. (rel)

Rrugët me pagesë; rekomandimi, 9 akse ku të ecësh do të kushtojë

rrugetKëshilltarët ndërkombëtarë të pajtuar nga qeveria për të hartuar strategjinë kombëtare të taksimit rrugor kanë propozuar bërjën me pagesë të akseve më të rëndësishme të vendit.

Top Channel zbardh dokumentin konfidencial, i cili është përgatitur nga Eurokonsalltënts për llogari të qeverisë shqiptare. Dokumenti rekomandon 9 akse si më të përshtatshme për tu bërë me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.

Sipas tij, në fazën e parë, e cila do të jetë e menjëhershme propozohet të bëhen me tarifë kalimi katër rrugët kryesore të vendit, autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë Elbasan, rruga Durrës Kukës dhe rruga e Arbrit pasi të jetë përfunduar.

Pas instalimit të pagesës në këto segmente, propozohet të vendosen në sistem tarifimi rruga Levan Vlore dhe ajo Durrës Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtaz.

Në fazën e tretë do të vendoset pagesa për rrugën Levan Tepelënë dhe rrugët e fundit që do të përfshihen në skemën e tarifimit janë Elbasan kapshticë dhe Tiranë hani i hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros për cco kilometër.

Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometër cdo automjet duhet të paguajë deri në 3.5 euro për të kaluar. Sipas strategjisë këto para do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të rejave.

Banka Botërore parashikon se Shqipërisë i duhen 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e fondit rrugor në katër vitet e ardhshme, dhe një pjesë e kësaj kostoje mund tu ngarkohet qytetarëve duke e bërë kalimin me pagesë.

/ Top Channel

Kovaç: Serbia po sillet si xhandar i gjithë ish-Jugosllavisë

Mirko-Kovaç“Kroacia nuk po e bllokon Serbinë në rrugën e integrimeve europiane, por po i ndihmon të transformohet dhe të bëhet e pjekur për anëtarësim në BE, gjë që është me dobi të marrëdhënieve dhe partneritetit të Kroacisë e Serbisë, në planin afatgjatë”.

Kështu tha të hënën, në Varshavë, ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Europiane, Mirko Kovaç.

Duke u përgjigjur pyetjes se a po e bllokon Kroacia Serbinë në rrugën nga BE-ja, siç, Kovaç rikujtoi se Serbia formalisht ka nisur negociatat për hyrje që në janar të 2014, ndërsa dy kapituj negociues i ka hapur në dhjetor të vitit 2015, raporton gazeta kroate “Jutarnje Vjesti”.

“A e dini pse? Ishte fjala për Kosovën. Në fakt, Gjermania dhe Britania e Madhe insistuan që Serbia të hapë dialogun dhe të vendosë marrëdhënie me Kosovën. A keni dëgjuar ndonjëherë se dikush në Serbi ose në Bashkimin Europian të ketë folur për bllokimin e Serbisë? Jo”, tha Kovaç në një tribunë të mbajtur në Varshavë, me temë “Kroacia – anëtarja më e re e Bashkimit Europian: partneri i ri në udhëkryqin e Europës Qendrore e Juglindore”, të organizuar nga Akademia Diplomatike Europiane.

Sipas Kovaçit presidenca holandeze të BE-së ka ambicie që Kapitulli 23 i negociatave me Serbinë të hapet në qershor.

“Kjo ende është e mundur, por dëshirojmë që disa gjera të përfshihen në kriteret negociuese”, tha ai.

“Do t’jua jap një shembull. Gjatë viteve të nëntëdhjeta kemi pasur luftëra në ish-Jugosllavi. Kishim luftën në Slloveni, luftën në Kroaci, luftën në Bosnjë e Hercegovinë dhe Luftën në Kosovë. Për fat, të gjitha këto luftra i kemi lënë pas. Ato luftëra që nuk janë zhvilluar në Serbi”, tha ministri kroat.

“Serbia ka ligje që ua mundësojnë gjykatave serbe të ndjekin krimet e luftës në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë”, shtoi ai.

“Kjo do të thotë se gjykatat serbe, në njëfarë mënyre, janë edhe mentorë, edhe policë, edhe gjykatës për tërë ish-Jugosllavinë. Merreni me mend sikur pas Luftës së Dytë Botërore gjykatat në Gjermani të ishin kompetente për krimet e luftës në gjithë Europën. A do të kishte kjo kuptim?”, pyeti Kovaç.

“Ajo që themi ne është se Serbia për shkak të sigurisë rajonale, për shkak të sundimit të ligjit, për shkak të marrëdhënieve të mira fqin jësore, që është një nga parimet bazë të procesit negociues, duhet ta ndryshojë atë ligj. Dëshirojmë partneritet afatgjatë me Serbinë, ndërsa ai nuk është kompatibil me atë ligj”, theksoi Kovaç.

“Në fakt, Kroacia po i ndihmon Serbisë që të transformohet dhe të bëhet e pjekur për anëtarësim në BE. Mund t’ju premtoj se së shpejti do të jemi afër zgjidhjes”, tha ai< transmeton Koha.net. (r.m.)

Si lindi ideja e Bashkimit Europian? 9 maji dita e Europës

Mё 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtёm francez Robert Schuman, qё mё 9 maj 1950 formuloi idenё e BE. Qё nga viti 1985 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive vendosёn ta kremtojnё 9 majin si ditёn e Europёs.

BEMë 23. korrik 1952 hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës. Nga Komuniteti Ekonomik Evropian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Evropian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Hollanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez Robert Schuman.

Schumann dhe Adenauer hedhin themelet e BE-së

Pesë vjet kishin kaluar që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe RFGJ-ja nuk kishte festuar as njëvjetorin e saj, kur ministri i Jashtëm francez Robert Schuman propozoi administrimin e përbashkët të prodhimit të qymyrit dhe të çelikut. Plani Schuman ishte një revolucion: Një zyrë mbinacionale do të ngarkohej me kompetenca vendimmarrëse. Marrëdhëniet gjermano-franceze ishin të ngarkuara me mosbesim: A do të binte Gjermania përsëri si pas Luftës së Parë Botërore në megallomani nacionaliste dhe do të kërcënonte fqinjët e saj? Apo horrori i luftës dhe i vrasjeve do t’u jepte dorë forcave demokratike dhe paqedashëse dhe ato do të mundësonin pajtimin? “Evropa duhet të pushojë së qeni një vend betejash, ku palët armike mbyten në gjak. Nga ky vetëdijësim i paguar kaq shtrenjtë, ne duam të ecim në rrugë të reja, që na çojnë në një Evropë të bashkuar dhe në paqe.”

Kështu u shpreh Robert Schuman, një nga pionierët e pajtimit, i cili kishte atdhe Gjermaninë, Luxemburgun dhe Francën dhe kishte përjetuar të dyja luftërat botërore. Schumann kishte lindur në perandorinë gjermane me gjuhë amtare atë të Luksemburgut. Ai jetoi, studioi dhe punoi në Luxemburg, Bon, Mynih, Berlin, Strasburg dhe Metz.

Robert Schuman

Robert Schuman, ish-ministri i Jashtёm francez

Kur Alsazas-Lorena pas Luftës së Parë Botërore 1919 nga Gjermania i kaloi Francës, Schuman mori nënshtetësinë franceze. Në Francë ai filloi karrierën politike. Megjithëse ai gjatë gjithë jetës e foli frëngjishten me theks, pak pas Luftës së Dytë Botërore ai u bë kryeministër i Francës dhe më vonë ministër i jashtëm. Si i tillë ai ndërmori një iniciativë, që e ka ndryshuar Evropën deri sot e kësaj dite. “Qeveria franceze propozon që të vendosë prodhimin gjerman dhe francez të qymyrit dhe të çelikut nën një administrim të përbashkët.”

Me propozimin për një Montanunion me qarkullimin pa doganë të mallrave ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, që duhej të ishte e hapur edhe për vende të tjera, Schuman donte të ankoronte bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe lidhje të forta ndërmjet dy vendeve, dikur të armiqësuara. Te kancelari Konrad Adenauer ai gjeti një partner në anën gjermane, i cili ndiqte të njëjtat qëllime. “Hekuri dhe çeliku kanë luajtur një rol fatal në dekadat dhe shekujt e fundit në luftërat e popujve evropianë kundër njëri-tjetrit, sepse të gjitha armët ishin prej hekuri dhe çeliku. Tani hekuri dhe çeliku duhet t’i bashkojnë popujt evropianë në një terren të përbashkët të veprimit dhe mendimit.”

MontanunionNënshkrimi i Marrëveshjes “Montanunion” më 18.04.1951 në Ministrinë e Jashtme në Paris

“Schuman vizionar i madh evropian”

Plani Schuman, themelimi i mëvonshëm i Montanunion-it konsiderohen sot si momenti i lindjes së Komunitetit Evropian, sepse në deklaratën e tij ministri i Jashtëm francez parashikonte integrimin e mëvonshëm të shteteve të tjera anëtare. Bindja e tij ishte, që Montanunioni do të çonte në një Union më të madh dhe më të fortë: “Ky propozim vë për herë të parë në jetë një federatë evropiane, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes.”

Megjithatë në fillim të viteve 50-të nuk ishte pjekur ende koha për zgjerimin e planeve të Schuman-it. Dy vjet më vonë ai dha dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Jashtëm, sepse nuk ishte në gjendje të realizonte idenë e Bashkësisë Evropiane. U deshën edhe shtatë vjet, derisa shtetet evropiane qenë të gatshme, që të angazhoheshin për lidhje më të ngushta me anë të marrëveshjes së Romës. Por përpjekjet e Schuman-it u shpërblyen: Ai u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian.

Adenauer pati thënë më vonë, se Schuman që në vitin 1950 kishte qenë një vizionar i madh evropian: “Ai pa më tej, nga sa shihja unë, kur propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion për arsye ekonomike! Ajo ishte një çështje e rëndësishme politike.”

Dhe ishte fillimi i një bashkimi që thellohej, që sot përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë. Montanunion nuk ekziston më. Marrëveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjetësh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan në vitin 2002 në marrëveshjet e reja të BE-së. (dw)

Kriza politike në Maqedoni

ShkupiKriza politike që po zgjat më tepër se një vit, duket se po ndikon dhe në gjendjen ekonomike të Maqedonisë. Këtë shqetësim e shprehin njohës të rrethanave. Një ndër ta, kryetari i Akademisë së Shkencave, Taki Fiti, i cili thotë se disa herë radhazi ka lënë të kuptohet se në situata të këtilla nuk vijnë investitorët e huaj, konsumatorët nuk shpenzojnë dhe patjetër të ketë recesion.

Akademiku thotë se ka theksuar që më parë se parashikimet e një numri të madh analistësh ishin naive të cilët thonin se Maqedonia ka ekonomi vitale dhe se këto zhvillime politike nuk do të thonë asgjë në veçanti. “Por tash e shihni se ai optimizëm po zbehet dhe investitprët po bëhen pesimistë”, thotë zoti Fiti.

“Tash po vuan sektori real i ekonomisë dhe parashikimet për prodhimin bruto të vendit nuk po rezultojnë sipas planeve optimiste dhe nga 3,7 sa parashihej fillimisht shkalla e rritjes, tash mund të përfundojmë në 1,5 përqind nëse nuk zgjidhet sa më shpejtë kriza. Madje edhe kjo do të ishte mirë varësisht nga zhvillimi i mëtejmë i krizës”, shton ai.

“Kriza politike do të marrë tatimin e vet sa i përket ekonomisë”, shprehet kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti, i cili ka qenë ministër i Financave në vitet ’90 dhe profesor universitar, ndërkohë që shton se sistemi financiar i vendit vazhdon të jetë stabil, sepse 90 përqind e mjeteve të këtij sistemi i përket bankave komerciale.

Edhe ekspertë të tjerë, si ish-guvernatori I bankës popullore të Maqedonisë Petar Goshev vlerësojnë se Bankat janë në gjendje t’iu përgjigjen çdo moment klientëve të tyre në rast të kërkesave për tërheqjen e depozitave, por se kjo gjë do të ishte e dëmshme për ekonominë e përgjithshme.

Nga ana tjetër, Banka Popullore e Maqedonisë para pak ditësh mori vendim për shtrëngimin e politikës monetare. Sipas bankës, kjo masë është reagim ndaj rritjes së kërkesës për valuta te huaja.

Banka popullore bën të ditur se kërkesat për tërheqjen e kursimeve vazhdojnë të jenë të larta nga ajo që duhet të ishin në kushte normale. (voa)

Turqia dhe lufta kundër Shtetit Islamik

erdoganPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan po akuzon fuqitë perëndimore që po luftojnë ekstremistët e Shtetit Islamik në veri të Sirisë se ato nuk po ndihmojnë qeverinë e tij për të luftuar xhihadistët në territorin turk. Duke folur të dielën në Stamboll, presidenti Erdogan tha se Evropa e ka lënë Turqinë të vetme në luftën e saj kundër militantëve.

“Asnjëri prej atyre vendeve që thonë se po luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri, nuk ka pësuar asnjë viktimë e as nuk ka paguar një çmim të madh për përfshirjen në këtë përpjekje. Ata (duke iu referuar BE-së ) na lanë vetëm në luftën tonë kundër kësaj organizate, e cila na ka dëmtuar përmes sulmeve vetvrasëse dhe sulmeve tjera kundër qytetit të Kilis (qytet kufitar në Turqinë juglindore). Dallimi mes reagimeve ndaj shpërthimeve në Ankara dhe Stamboll me ato ndaj sulmeve në Paris dhe Bruksel nuk është asgjë tjetër veçse një padrejtësi konkrete”.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi autoritetet thanë se bombardimet turke vranë 55 militantë të Shtetit Islamik në veri të Sirisë. Sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të militantëve një javë më parë ndaj qytetit të Kilisit, ku u vranë 20 njerëz.

Ushtria turke ka publikuar një video të sulmeve ajrore në rajonet Suran, Tal El Hisn, në veri të Alepos, Baragidah dhe Kusakcik.

Ankesa e zotit Erdogan është shenja e fundit e fërkimit midis Ankarasë dhe Brukselit, i cili i ka bërë thirrje Turqisë të reformojë ligjet kundër terrorizimit që thuhet se po përdoren gjithnjë e më shumë kundër kritikëve dhe kundërshtarëve të presidentit turk.

Zoti Erdogan këmbëngul se Turqia po përballet me kërcënime të dyfishta nga rebelët kurdë dhe Shteti Islamik dhe ka nevojë për forcimin e ligjeve kundër terrorizmit. (voa)

Dokumentet e Panamasë

dok PanamaSkandali i shkaktuar nga rrjedhja më e madhe ndonjëherë e të dhënave rreth kompanive sekrete në të quajturat Dokumentat e Panamasë, hyn të hënën në një fazë të re sot kur Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë të publikojë një dosje të dhënash ku mund të zhvillohen kërkime. Në këtë dosje me informacione mund të dalin detaje për rreth 200 mijë subjekte dhe individë nga më shumë se 200 vende të botës dhe territore të lidhura me llogaritë e fshehta bankare.

Dokumentet e Panamasë, llogariten në rreth 11.5 milion dosje që i përkasin firmës ligjore Mossack Fonseca. Dokumentat prej thuajse 40 vjetësh, tregojnë se si firma ka ndihmuar njerëz të pasur të krijojnë firma për të fshehur pasuritë apo evituar taksat dhe sanksionet.

Çfarë janë parajsat fiskale?

Regjistrimi dhe funksionimi i një kompanie ose idividi jashtë kufirit kombëtar. Marrëveshja është bërë shpesh me qëllimin të përfitimeve financiare, ligjore dhe tatimore.

Një kompani e inkorporuar me qëllim të operimit jashtë vendit ku është regjistruar, që njihet gjithashtu si një kompani guackë. Individët apo kompanitë shpesh përdorin “kompani fantazëm” për të fshehur pronësinë ose informacione të tjera rreth burimit të fondeve për kompaninë e përfshirë.

Përdoruesit legjitimë të llogarive në Parajsat Fiskale

Ideja e parajsës fiskale për të menjanuar taksat, një vend që ofron taksa të ulëta dhe privaci të lartë, nuk është e paligjshme. Një kompani mund të vendoset në një vend të tillë me qëllim të përfitimit nga taksat e ulëta, si dhe për veprime legjitime si financimet e biznesit, bashkimin apo bljerjen e kompanive apo planifikimin e pasurive dhe taksave.

Përdorimet e paligjshme

Është e paligjshme për një individ apo kompani që të shmangë raportimin e të ardhurave nga llogaritë në vende të huaja nëse autoriteti kombëtar i taksimit u kërkon atyre raportimin e tyre, ose një institucion financiar “offshore” përdoret për të maskuar burimet e fondeve apo pronësinë ose për pastrim parashë apo evazion fiskal.

Shmangia e taksave përballë evazionit fiskal

Menjanimi i taksave i mundëson një individi apo biznesi që të zvogëlojë shumën e tatimit mbi të ardhurat të përcaktuar me ligj duke pretenduar për zbritje të lejueshme dhe përfitime. Evazioni fiskal është i paligjshëm sepse i mundëson një individi apo biznesi që të menjanojë qellimisht pagimin e taksave.

Mossack Fonseca konsiderohet si një prej ofruesve më të mëdhenj në botë të shërbimeve në parajsat fiskale. Prej kompanive në dokumentacionin e firmës ligjore, një në dy janë në Ishujt Britanik Virgin, duke e bërë atë vendin numër një për fshehjen e taksave.

Cilat emra të njohur përmenden në dokumente?

Mes pronarëve të kompanive të regjistrauara në Parajsa Fiskalepërfshihen 140 politikanë, përfshi 12 udhëheqës politikë aktualë dhe të shkuar; miliarderë; yje të sportit; trafikantë droge; mafiozë si dhe të paktën 33 kompani dhe individë në listën e zezë të qeverisë amerikane.

Firma ligjore Mossack Fonseca thotë se nuk ka bërë gabime dhe se nuk është burimi i rrjedhjes së dokumenteve. Deri tani, burimi i informacionit nuk ka treguar identitetin apo gjininë. Ishte gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung që u kontaktua më shumë se një vit më parë me dokumentet e enkriptuara nga Mossack Fonseca. Gazeta gjermane dhe ICIJ bashkuan forcat për të analizuar dokementet në fjalë. Afro 400 gazetarë prej më shumë se 100 organizatash mediatike në 80 vende kanë marrë pjesë në studimin e dokumenteve.

Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, vëndosi të japë dorëheqjen pasi dokumentet në fjalë tregonin se gruaja e tij zotëronte një kompani në parajsën fiskale që i kishte borxhe bankave të dështuara në Islandë. Kryeministri britanik David Cameron është kritikuar lidhur me investimet në të shkuarën në një llogari “offshore” të krijuar nga i ati i tij kur ishte gjallë. Ai ka pranuar se ka përfituar nga fondi në parajsën fiskale por ka hedhur poshtë se ka bërë ndonjë gabim.

Kryeministi pakistanez Nawaz Sharif nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë gabim ai apo djemtë e tij ndërsa dokumentet tregonin se fëmijët e tij ishin në pronësi të disa kompanive. Presidenti rus Vladimir Putin po ashtu ka mohuar akuzat për korrupsion mes bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke thënë se “Dokumentet e Panamasë janë pjesë e fushatës së Perëndimit për të minuar Rusinë”. Dokumentet sugjerojnë se trasaksione rreth 2 miliard dollarëshe ishin fshehur nëpër banka dhe kompani të fshehta nga bashkëpunëtorët e Putinit.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko po ashtu ka mbrojtur përdorimin e një llogarie në parajsa fiskale. Në dokumente gjenden po ashtu edhe 10 fugura të rëndësishme politike të Kinës që nga presidenti Xi Jinping. (voa)