Parlamenti miraton ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve

parlamentiNë favor 88 votat e shumicës. Opozita nuk mori pjesë në votim: Projekti shkel Kushtetutën. Ambasada amerikane përshëndet vendimin e parlamentit

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot në mbrëmje ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i konsideruar si elementi kyç për zbatimin e Refromës në Drejtësi. Ligji u miratua me 88 votat e shumicës, ndërsa opozita bojkotoi procesin e votimit, ndërsa shprehu më parë kundërshtimin e saj të fortë ndaj tekstit të miratuar më 23 gusht në Komisionin e posaçëm të Reformës.

Përfaqësuesi demokrat Eduard Halimi deklaroi në fjalën e tij se “projektligji i sjellë sot nga qeveria është jashtë çdo konsesusi, çdo standarti europian dhe dhunon kushtetutën e vendit. Kryeministri kërkon që pastrimin e drejtësisë, kontrollin e gjyqtarëve e prokurorëve ta bëjë ai me ministrat dhe drejtorët politike, dhe opozita e vendit, siç do opozitë në çdo vend demokratik nuk mund të pranojë kapjen politike të këtij procesi”, tha zoti Halimi. Sipas tij “ky projektligj dhunon hapur Kushtetutën e 22 korrikut dhe miratimi i tij në mënyrë të njëanshme, pa konsesus, rrezikon dështimin e reformës. Opozita nuk do e votojë një projektligj pa konsesus që dhunon Kushtetutën dhe standartet europiane. Opozita do ndjekë çdo rrugë në mbrojtje të Kushtetutës se 22 korrikut për një reformë në drejtësi vetëm dhe vetëm sipas asaj Kushetute dhe bazuar në standartet më të mira euroatlantike”, theksoi ai duke njoftuar më pas largimin nga salla të opozitës.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta u shpreh se “për të gjithë ata, të cilët përmendin konsensusin e 21 korrikut dhe apelojnë në vazhdimësi për konsensus, dua t’u bëj të qartë se ka një dallim themelor midis konsensusit për Kushtetutën dhe konsensusit për ligjet në zbatimin e Kushtetutës. Konsensusi për një reformë kushtetuese është i domosdoshëm të realizohet me opozitën edhe sikur të kemi një mazhorancë legjitime që e ka shumicën kushtetuese të dalë nga zgjedhjet popullore”, tha ai duke shtuar se ka bërë përpjekje që edhe ky ligj apo ligjet e tjera të nevojshme për zbatimin e Reformës të kalonin me konsensus. Por, theksoi më pas ai “aktualisht nuk më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës, por kjo është e drejta e saj. Opozita ka shprehur shumë pretendime për shumë riformulime, një pjesë e tyre janë marrë në konsideratë. Por nuk shoh asnjë gjë esenciale apo themelore që të pengojë votimin nga ana e opozitës në parim, po pse jo dhe nen për nen, ashtu sikurse kam parasysh edhe pjesëmarrjen e saj edhe përmes votimit të amendamenteve që ajo ka pretenduar”.

Kryeministri Rama nga ana e tij sulmoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë opozitën duke deklaruar se sipas tij ajo dëshmoi se realisht nuk e do reformën në Drejtësi. “Shqiptarët, përtej gjithë çfarë flasim këtu, duhet ta kenë shumë të qartë që këtu në këtë sallë, ka një shumicë e cila është e gatshme t’i përgjigjet thirrjes e t’i nënshtrohet vullnetit të tyre për të goditur në zemër, sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe për të flakur jashtë sistemit të gjithë të inkriminuarit e maskuar si prokurorë dhe si gjykatës, si dhe një pakicë, e cila kapet dëshpërimisht si i mbyturi pas fijes së barit, duke dhënë këtu gjithfarësoj arsyesh të mosarsyes për të vazhduar të jemi nën thundrën e kësaj strukture të organizuar kriminale që është ajo që mban peng me maskat e prokurorëve dhe gjykatësve sistemin e drejtësisë”. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij ligji kryeministri theksoi se ai “i hap rrugë fshesës së hekurt në pallatin e drejtësisë dhe spastrimit të pallatit të drejtësisë nga të gjithë ata që e kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend. Kanë marrë peng liri e të drejta në çdo nivel, e kanë kthyer drejtësinë në një mall që vetëm shitet dhe blihet dhe kanë penguar jo vetëm çdo qytetar në rrugën e vet për të marrë një të drejtë në kohë dhe normalisht, por një popull të tërë për t’u qeverisur nga ata, të cilët nuk kanë probleme me drejtësinë”.

Vendimi i parlamentit u përshëndet menjëherë dhe nga ambasada amerikane në Tiranë. “Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirёpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformёs nё drejtёsi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve. Pёrgёzojmё ata anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik. Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Serwer: ‘Biçikleta’ Maqedoni do të rrëzohet

serwerEksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se Maqedonia ka ngecur në procesin e anëtarësimit në BE, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai thekson se në këtë drejtim ka kontribuar kriza e brendshme politike, por edhe kontesti për çështjen e emrit, i cili ka bllokuar në mënyrë të veçantë integrimin në NATO.

“Kjo nuk është e mirë: sikur edhe vendet tjera të Ballkanit, Maqedonia është si një biçikletë proverbiale. Ajo mbanë ekuilibrin e saj derisa sa është duke lëvizur përpara, por nëse ndalon, ka një tendencë të rrëzohet. Unë shpresoj ky shtet të marrë një shtytje nga zgjedhjet e reja, tashmë të planifikuara për në dhjetor”, është shprehur Serwer në një intervistë për IBNA. (INA)

KSHZ konfirmoi listën përfundimtare të votuesve, 30.467 humbin të drejtën e votës

KSHZKomisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni bëri të ditur se dje pasdite ka skaduar afati 10-ditor gjatë të cilit anëtarët e këtij komisioni mund ta parashtronin ankesë në lidhje me pastrimin e listës zgjedhore. Rregullat parashihnin që së paku tre anëtarë të parashtronin ankesë për kontrolle shtesë, e më pas ajo të shqyrtohej nga KSHZ-ja.

Mirëpo, asnjë nga anëtarët e KSHZ-së nuk parashtroi ankesë, andaj KSHZ sot njoftoi se lista zgjedhore e publikuar më 23.08.2016 është finale.

KSHZ nëpërmjet një njoftimi me shkrim do të njoftojë katër partitë më të mëdha politike për gjendjen e Listës Zgjedhore pas përfundimit të procedurës për paraqitjen e qytetarëve.

Në ftesën publike për të vërtetuar të drejtën e votës, nga gjithsej 39.502 persona nuk u paraqitën 30.467, të cilët edhe e humbin të drejtën e votës. (ina)

Protesta e nesërme do të jetë masive, demarkacioni nuk kalon

LVV KurtiLëvizja VETËVENDOSJE! fton qytetarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e nesërme, në sheshin ‘Skënderbeu’, të Prishtinës. Deputeti Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhenie me Jashtë, Boiken Abazi, bënë thirrje për protestë, duke deklaruar se nuk mund të lejojmë që tradhtia dhe krimi të legjetimohen.

Kurti e quajti marrëveshjen për demarkacionin si marrëveshje personale të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit dhe Murat Mehës. Ai përmendi peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime dhe akivitetet e shumta në kundërshtim të demarkacionit me Malin e Zi.

“Kosova nuk ka as tokë për të falur, e as gjak për të shkelur. Në ata 8200 hektarë, ne kemi dëshmorë tanët të kombit dhe kemi beteja të fituara çlirimtare.  Nuk mund të heqim dorë prej asaj pjese të territorit, që ka edhe pasuri e bukuri natyrore, që ka edhe kuota strategjike ushtarake, por që ka edhe peshë të madhe për historinë dhe të ardhmen tone”, theksoi deputeti Albin Kurti.

Më tej, ai shtoi se beteja e nesërme është betejë e gjithë qytetarëve, sepse secili kemi përgjegjësi dhe jemi përgjegjës për ta ndalur tradhtinë.

Kurti foli edhe për kthimin e Boiken Abazit në Kosovë, i cili së fundi u konfirmua në Këshill të Përgjithshëm me shumicën dërmuese të votave si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, dhe i cili më herët, gjatë muajit mars, ishte dëbuar nga Kosova padrejtësisht me urdhër të pushtetit. Ai tregoi se që nga prilli, kur kanë kaluar mbi 130 ditë, gjykata nuk ka marrë kurrfarë vendimi, prandaj kjo çështje është e fituar edhe nga ana ligjore.

E në fjalën e tij, Boiken Abazi, e quajti kufirin Kosovë-Shqipëri kufi të padrejtë, si dhe arrestimet e 6 aktivistëve gjatë ditës së djeshme i quajti veprime të ndërmmara nga pushteti nën panik, si dhe kërkoi lirim të mënjehershëm të tyre.

“Nuk duhet harruar asnjëherë se kufiri Kosovë-Shqipëri është kufiri i Jugosllavisë. Kjo vijë kufitare që padrejtësisht na ndan, qëndron në trupin e kombit tonë si një plagë e hapur. Por gjithashtu nuk duhet harruar se shqiptarët nuk arriti dot t’i mbante të ndarë as ushtria gjenociadale e Jugosllavisë dhe Serbisë, e aq më pak mund të na mbajnë të ndarë sot klani i kriminelëve ordinerë që kanë kapur shtetin e Kosovës”, tha Abazi në fillim të fjalës së tij.

Abazi tha poashtu se protesta e 1 shtatorit është historike, për të cilën tha se ka për t’u mbajtur mend dhe për t’u shënuar në historinë e popullit shqiptar si dita e tradhtisë, ose si kthesa e madhe drejt çlirimit të dytë të Kosovës, çlirim nga ata që e kanë kapur shtetin dhe e kanë shtypur e shtrydhur këtë popull për 17 vite rresht.

Fare në fund, Kurti dhe Abazi ftuan gjithë shqiptarët në Kosovë e diasporë, në Shqipëri dhe gjitha viset shqiptare, që nesër me 1 shtator, të bashkohen në protestën historike në sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë. (LVV)

Raporti malazez, për caktimin e kufirit me Kosovën

Rjesenje-o-prestanku-tajnostiTelegrafi ka siguruar raportin e plotë Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, përkitazi me procesin e negociatave për përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën.

Raporti kryesor ka 39 faqe (plus dz tjera, në një prej të cilëve eliminohet qasja sekrete te këto dokumente) thuhet se demarkacioni me Kosovën ka rëndësi për Malin e Zi, ndërsa përshkruhen edhe aktivitetet kryesore të cilat shoqërohen me harta.

Aty përmenden emrat e delegacioneve, të Kosovës dhe të Malit të Zi, ndërsa si vëzhgues nga Komuna e Pejës është edhe Ali Lajçi (25-26 mars 2013). Në një rast të tillë thuhet se 34 shtetas të Kosovës kanë prona në Malin e Zi dhe se delegacioni i këtij shteti propozon caktimin e kufirit sipas dokumentet e kadastrave. Kosova prezanton dy versione të drejtimit që dallonin nga ai i Malit të Zi. Por, ceket që të merren parasysh kufijtë e Malit të Zi me rastin e shpalljes së pavarësisë, me të cilët kufij ky shtet njihet.

Në takimin e 29 prillit 2013, pala kosovare pranon qëndrimin që kufijtë e dikurshëm kadastral mes Kosovës dhe Malit të Zi janë shtetëror dhe që të vazhdohet në këtë aspekt. Në takim i pranishëm ishte edhe Ali Lajçi.

Më 28-29 maj 2013 caktohet vija prej 18.5 kilometra në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Po ashtu, merren vesh që të vazhdohet me vizatimin e linjës në hartën topografike 1:25000 në bazë të dokumenteve kadastrale.

Në takimin e 25 qershorit caktohen 15 kilometra në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Mali i Zi. Aty pala malazeze propozon që vija të shtyhet në pjesën e rrugës Pejë-Çakorr me 0.751 kilometra. Këtu, Ali Lajçi prezanton hartën pedologjike 1:50000 të bërë në Beograd më 1974, të cilën e refuzon pala malazeze.

Më 9-10 shtator 2013, pala e Malit të Zi jep propozimin, ndërsa në kohë prej 15 ditësh të njëjtën duhet ta japë Kosova, sipas dokumenteve të kadastrave. Aty miratohet vendimi që kufiri të zgjerohet në Çakorr.

Më 14-15 tetor 2013 palët merren vesh për marrëveshje trilaterale për kufirin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.

Më 12 nëntor 2013 parafohet marrëveshja për kufirin.

Më 6-7 dhjetor 2013 pala e Kosovës sjell vërejtjet për rajonin Ilazoviq me 76-89 hektarë, në gjatësi prej tri kilometrave, si dhe në Kullë dhe Savina Voda në gjatësi prej pesë kilometrave duke thënë se janë pjesë e Kosovës. Mali i Zi thotë se i ka dorëzuar dokumentet dhe pyet se si erdhi në këtë konkludim pala e Kosovës për Ilazoviqin dhe “ndryshim kufiri”, siç e kanë quajtur ata. Por, kolegët nga Kosova kanë thënë se po analizojnë dokumentet. Mali i Zi po ashtu tha se do të japë dokumentet për rajonin Kullë-Savina Voda.

Më 14-15 janar 2014 parafohet marrëveshja në gjuhën angleze ku merren vesh për 93 për qind të vijës kufitare. Mali i Zi ofron harta të vitit 1932, 1952 dhe 1972 që thotë se përkojnë me kadastrat e këtij shteti.

Më 14 shkurt, pala kosovare thotë se ende po analizon disa dokumente, transmeton Telegrafi.

Më 14 prill 2014, flitet për takimin trilateral të Tiranës dhe se i njëjti do të mbahet në Podgoricë. Pala e Kosovës thotë se ende po analizon dokumentet, ndërsa pala malazeze kërkon sqarime për rajonin Ilazoviq dhe Kullë-Savina Voda që thonë se nuk ka ndryshuar që nga 1929.

Më 16 maj 2014, pala kosovare prapë thotë se po analizon dokumentet dhe se do të flasë me ekspertët për këtë çështje.

Më 21 nëntor 2014 palët punojnë në vizatimin e vijës në hartat topografike.

Më 27 shkurt 2015 caktohet kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Të dy palët pajtohen për tekstin final në shqip, anglisht dhe gjuhën malazeze, ndërsa paralajmërohet se do të nënshkruhen të gjitha dokumentet në takimin e radhës.

Në këto dokumente është edhe marrëveshja, ku thuhet se kufiri shtetëror mes dy palëve do të shënjohet në afat prej dy viteve nga nënshkrimi dhe se ndryshimi i marrëveshjes mund të bëhet vetëm me pajtimin e të dy palëve.

Po ashtu, në kuadër të këtyre dokumenteve është përshkrimi me fjalë i vijës kufitare, marrëveshja në tri gjuhë dhe dukja e simboleve kufitare.

Ndërsa, me një vendim të ministrit të Brendshëm malazez, Rashko Konjeviq, më 3 shtator 2015, pasi nënshkruhet marrëveshja në Vjenë nga ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ai i brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, nga dokumentet malazeze hiqet mbishkrimi sekret për këto çështje. /Telegrafi/

izvestaj 1   harta

 

“Lunar X PRIZE”, sonda robotike hënore 30/08/2016

sonda lunarEkipi japonez Hakuto zbuloi për publikun sondën e tij robotike hënore, e cila do të marrë pjesë në konkurrimin e vitit që vjen, “Lunar X PRIZE”, të sponsorizuar nga “Google”.

Prototipi është 58 centimetër i gjatë, 36 i lartë dhe peshon vetëm 4 kilogramë. Arritja e një peshe të tillë i detyrohet përdorimit të materialeve me fibra karboni, që zënë zakonisht vend në prodhimin e avionëve. Secila prej rrotave është e pajisur me motorë, të cilët lejojnë manovrimin më të lehtë të saj në sipërfaqen e hënës.

“Është vërtetë e lehte dhe është goxha fleksibil. Nga ky material janë bërë edhe rrotat”.

Konkursin e tij “Lunar XPRIZE”, “Google” e prezantoi në 2007-n për të inkurajuar sipërmarrësit e rinj hapësinorë të krijojnë një epokë të re qasjeje të hënës.

Gara mbahet vitin e ardhshëm dhe përfshin ndër të tjera uljen e një roveri-i të financuar privatisht në satelitin e vetëm natyror të Tokës, i cili duhet paskësaj të lëvizë për 500 metra dhe të transmetojë pamje e të sjellë foto të cilësisë së lartë. Ekipi që e përfundon me sukses këtë mision do të marrë një çmim prej 20 milionë dollarësh.

/ Top Channel

Futbollisti i tretë më i shtrenjti i Gjermanisë – Shkodran Mustafi drejt Anglisë

40 milionë euro jepen për Shkodran Mustafin, që kalon tek ekipi anglez, FC Arsenal. Mustafi kthehet në mbrojtësin më të shtrenjtë të transferuar.

ShkodranFC Arsenal anglez i kategorisë së parë e bëti të të ditur lëvizjen e futbollistit, Shkodran Mustafi, 24 vjeçarit lojtar të kombëtares gjermane drejt Anglisë. “Ai është në moshën e duhur. Ka përvojë dhe është një lojtar i fokusuar, që di të përdorë mirë topin. Ne kemi angazhuar kështu një lojtar të shkëlqyer dhe jemi përgatitur mirë për të ardhmen””, tha trajneri i Arsenalit, Arsene ëenger për Mustafin që nënshkruan një kontratë pesë vjeçare me ekipin anglez.

Më parë Arsenali kishte angazhuar lojtarin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka për 45 milionë euro. Blerja e Mustafit është një nga blerjet më të shtrenjta për lojtarët mbrojtës. Shuma kap shifrën e 40 milionë eurove. Mustafi bëhet kështu në lojtarin më të shtrenjtë pas Mesut Özilit dhe Leroy Sanes. (dw)

Mazhoranca miraton me 88 vota vetting-un; opozita braktis sallën

parlamenti ALBLigji për vetting-un u miratua në seancën e jashtëzakonshme të së martës vetëm me votat e mazhorancës, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën krijimit të institucionit që do të merret me pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ishin votat e PS, LSI dhe PDIU që vendosën fatin e vetting-ut. Të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët Armando Prenga e Tom Doshi, ndërsa kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule abstenoi.

Para votimit, kryeministri e ftoi edhe njëherë opozitën që të mos i ndahet trenit të fitores. Por ndërsa e cilësoi miratimin e vetting-ut kurorëzim të reformës në drejtësi, Edi Rama pati edhe një paralajmërim.

“Ata që i kundërvihen reformës në drejtësi janë ata që kanë probleme me drejtësinë. Ne i bëmë të gjitha përpjekjet për konsesus, nuk e kuptoj pse po ndahen nga treni i fitores. Por dita do të vijë, drejtësia vonon por nuk harron, thotë populli”, deklaroi Rama.

Thirrjen për konsensus e përsëriti disa herë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, për të cilin qëndrimi i opozitës nuk ishte bindës. Ai u kujdes të theksonte se reforma, për të cilën politika shqiptare është vonë, nuk bëhet për hakmarrje politike.

“Ka një dallim themelor midis konsensusit për Kushtetutën dhe konsensusit për ligjet në zbatimin e Kushtetutës. Nuk më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës, por kjo është e drejta e saj. Nuk besoj se dikush do ta merrte guximin, por edhe po ta merrte jam i bindur që do të përfundonte shumë keq, për të përdorur shtetin dhe institucionet për hakmarrje politike”, deklaroi Meta.

Demokratët qëndrimin e tyre e kishin shprehur më herët pas mbledhjes së grupit. Eduard Halimi tha në emër të opozitës se ligji aktual është antikushtetues dhe ajo nuk do të bëhet pjesë e një procesi që synon kapjen e drejtësisë.

“Nuk do të jemi pjesë e një procesi që ka synim kapjen politike, dështimin e reformës dhe dështimin e politikës. Ju faleminderit shumë, ne po largohemi tha Halimi.

I pyetur në përfundim të seancës nëse do ta kalojë apo jo me sukses provën në Gjykatën Kushtetutese opozita, kryeministri dha këtë përgjigje:

“Nuk jam unë ai që duhet të pyetem për këtë dhe më mirë të mos përgjigjem, sepse pastaj mund të them atë që mendoj në rastin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Rama.

Majko: Cënimi i sovranitetit, një justifikim i rremë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka argumentuar se pr/ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfaqëson një nga aktet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Duke theksuar se diskutimi për këtë pr/ligj ka më shumë se një vit që vazhdon, Majko ka thënë se, këto debate kanë qenë të lidhura me interesat e politikës së ditës.

“Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, është fakt se drejtësia shqiptare është kthyer në një varrezë morale të shoqërisë. Ajo ka varrosur mëkatet e politikës dhe garantuar institucionalizimin e korrupsionit”, ka thënë Majko.

Sipas tij, vetting-u është një nga momentet më të sulmuara të reformës në drejtësi, por është dhe themeli i dallimit mes palëve.

“Prekja e sovranitetit u përdor si pretekst gjatë këtij procesi. Në lidhje me masat e mara për procesin e rivlerësimit mjafton të citosh një paragraf të Komisionit të Venecias që thotë: “Këto masa janë jo vetëm të justifikuara, por të nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni, i cili nëse nuk trajtohet mund të shkatërrojë plotësisht gjyqësorin. E gjithë skema është më e qartë dhe jep garanci më të mira për individët që mund të preken nga vlerësimi. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të mbikëqyrin procesin vendimmarrës në të gjitha shkallët dhe nivelet”. Këtë kolegët e opozitës harrojnë ta kujtojnë””, ka pohuar Majko paragrafin e KV.

Ai ka saktësuar se, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të përfshijë kontrollin në 3 drejtime: pasuritë; lidhjet me krimin e organizuar; vlerësimin e punës dhe aftësive profesionale.

“Në këtë proces komisioni i rivlerësimit do të vendosë detyrimin e subjektit që të ndjekë programin e riaftësimit në Shkollën e Magjistraturës për një vit. Në këtë proces, gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtare do të bëjnë një provë thelbësore, refuzimi i të cilës i detyron organet e rivlerësimit të japin një vendim me shkrim për shkaqet e refuzimit”, ka saktësuar Majko.

Kjo, sipas tij, “përbënte për kolegët e së djathtës dramën e shkeljes së sovranitetit të shqipërisë”. “Një justifikim që po bëhet me akuzën se reforma po bëhet për kontrollin e drejtësisë, që përfundoi tek akuzimi i Perëndimit. Një hipokrizi që duket si politikë, por që në të vërtetë është frikë nga mos kontrollimi i drejtësisë nesër. Frika për t’u përballur me veten është personale”, ka pohuar Majko, duke shtuar se, “koha e të paprekshëmve mbaroi”.

Halimi: Vetting-u, nga njerëzit e besuar të Ramës dhe Tahirit

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme plenare ka dhënë arsyet përse opozita e kundërshton variantin e ligjit të vetting-ut.

Në fjalën e tij, Halimi ka përmendur 3 arsye përse ky draft bie në kundërshtim me kushtetuten e re e që provojnë sipas tij pretendimet e opozitës se qeveria synon kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Së pari, vetting-un duhet ta kryejnë Komisioni i Vetting-ut që do të krijohet sipas Kushetutës, por anëtarët e Komisionit të Vetting-ut, një komision i konceptuar si i pavarur e që do ketë pushtetin për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e të paaftë, sipas nenit 24 të këtij ligji do të jenë nën monitorimin  e plotë të kujt thoni ju? Të Edi Ramës. Antarët e komisionit do t’i monitorojë drejtori i DPPP-së që është një Alket Hyseni, kryetar i komisionit të garancive statutore në PS. Kaq më mjafton”, ka thënë Halimi.

Së dyti, ka vijuar deputeti i PD, palët kishin rënë dakord më 22 korrik se vetting-un, kontrollin e pasurisë, të njohurive dhe të figurës për gjyqtarët do ta bënte eksluzivisht komisioni i vetting-ut.

“Këtë thotë neni 179 e vijues i Kushetutës. Kurse pr/ligji i njëanshëm që keni sjellë vendos rol aktiv dhe përcaktues organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv, ILDKPKI dhe DSIK, që pa dyshim sjell kontroll tërësor të qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësimit, duke lënë jashtë çdo kontrolli apo drejtimi nga organet e vetting-ut. Ky fakt bie ndesh me pikën 5 të nenit 179/b, ku specifikohet se rivlerësimi kryhet nga KPK. Gjithashtu, kjo bie ndesh me pikat 3 dhe 4 të nenit Ç të Aneksit të Kushtetutës”, ka saktësuar Halimi.

Motivi i tretë dhe sipas opozitës më “paradoksali” është kontrolli i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në kapitullin e pestë.

“Drejtori i SHPÇB-së të ministrit të Brendshëm dhe drejtori i Edi Ramës për informacionin e klasifikuar, të dy emërime politike, njerëz të lidhur kokë e këmbë me Partinë Socialiste. Këta drejtore të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit do mblidhen dhe do thonë se gjyqtari X apo Y duhet të ikë nga detyra jo se është i korruptuar apo i paaftë, por se këta, drejtorët e Edi Ramës me demek, paskan foto dhe dëshmimtarë se i paskan parë me njerëz të papërshtatshëm dhe duhet të largohen se ky me demek është standard europian”, ka shtuar Halimi.

Meta: Reforma, jo për hakmarrje politike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij në seancën parlamentare për votimin e ligjit të vetting-ut ka deklaruar se klasa politike është e vonuar në këtë drejtim për një sërë arsyesh.

“Jemi shumë vonë për miratimin e ligjit për vetting-un në raport me procesin e reformës, por në mënyrë të veçantë, në raport me plotësimin e detyrimeve tona në kuadër të procesit të integrimit evropian. Sepse jo vetëm ky ligj, por edhe disa ligje të tjera kyçe, normalisht duhet të raportoheshin me datën 1 shtator si të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë”, ka thënë Meta.

Kreu i LSI ka shprehur keqardhjen e tij që “e gjithë kjo kohë që ishte në dispozicion prej disa javësh nuk u shfrytëzua me efektivitetin e duhur”.

Ndër të tjera, ai është shprehur skeptik për një konsensus eventual me opozitën për këtë ligj, por u ka dhënë një mesazh pretendimeve të saj.

“Për të gjithë ata të cilët përmendin konsensusin e 21 korrikut dhe apelojnë në vazhdimësi për konsensus, dua t’u bëj të qartë se ka një dallim themelor midis konsensusit për Kushtetutën dhe konsensusit për ligjet në zbatimin e Kushtetutës”, ka thënë Meta.

Dhe ky konsensus, sipas tij, “ka të bëjë me legjitimitetin e reformës në drejtësi, me stabilitetin e vendit dhe me besueshmërinë e të gjithë procesit”.

“Një Parlament me kaq shumë probleme, me kaq shumë ngjarje të shëmtuara që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, që e kanë dëmtuar imazhin e vendit në mënyrë të jashtëzakonshme, nuk do të pranonte t’i vinte një njollë tjetër këtij Parlamenti dhe të gjitha proceseve demokratike në vend pas 26 viteve tranzicion dhe pluralizëm”, ka thënë më tej Meta.

Sa i takon shqetësimeve të opozitës për disa institucione që janë në varësi të ekzekutivit, kreu i Kuvendit ka vlerësuar se, “çdo lloj opozite që do të ishte këtë gjë do të bënte”, “por unë nuk besoj se kjo duhet ta pengojë që ta votojë ligjin në parim dhe të monitorojë zbatimin e ligjit”, ka theksuar Meta.

Më tej ai ka hedhur poshtë zërat se, përmes këtij ligji mazhoranca synon një hakmarrje politike. “Nuk besoj se dikush do ta merrte guximin, por edhe po ta merrte jam i bindur që do të përfundonte shumë keq për të përdorur shtetin dhe institucionet për hakmarrje politike”, ka shtuar ai.

Rama: Asnjë politikan nuk do t’i shpëtojë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në seancën për votimin e ligjit të vetting-ut, ka deklaruar se kemi të bëjmë me hapin më të rëndësishëm të të gjithë reformës në drejtësi.

“Sot jemi pranë një kurorëzimi të rëndësishëm, që është baza e reformës në drejtësi, që i hap rrugë fshesës së hekurt në pallatin e drejtësisë dhe nis spastrimin e saj nga ata që kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend, kanë marrë peng liri e të drejta, e kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet e blihet dhe kanë penguar jo vetëm çdo qytetar në rrugën e vetë për të marrë të drejtë, por një popull të tërë”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, ata që kundërshtojnë reformën në drejtësi kanë probleme me drejtësinë. “Ata që duan të pengojnë këtë proces të rëndësishëm janë ata që kanë frikë se çfarë vjen pas kësaj reforme”, ka thënë shefi i qeverisë, duke akuzuar opozitën për prishjen e konsensusit.

“Ne i bëmë të gjithë përpjekjet për konsensus, por nuk mund të ketë një konsensus alla shqiptarçe që bie ndesh me atë të partnerëve, në kuadër të integrimit në BE”, ka thënë Rama.

Ai ka paralajmëruar se, “nga kjo reformë çdo politikan, sado legjendar e sado historik do ta ketë të pamundur t’i shpëtojë drejtësisë përmes kërcënimeve dhe përmes thirrjeve një pjese të popullsisë që të urrejë pjesën tjetër”.

“Venecia na rekomandon që këto masa janë jo vetëm të nevojshme, por të domosdoshme. Askush nuk do të mund t’i shpëtojë drejtësisë. Drejtësia vonon por nuk harron”, ka vijuar Rama.

Menjëherë ka replikuar ish-kryeministri Berisha, i cili i ka thënë parafolësit: “Kur të thash se do të t’i thyejmë turinjtë, nuk të thash se do ta bëjmë me doreza boksi”, ka thënë Berisha, duke lënë të kuptohet se do të jetë një disfatë politike e kryeministrit. “Do të jesh kryeministri më afatshkurtër në histori”, ka shtuar Berisha.

Berisha: Qeveria e krimit prishi konsensusin

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke marrë fjalën në seancën parlamentare për votimin e ligjit të vetting-ut në kuadër të reformës në drejtësi, ka deklaruar se kjo seancë mbahet në një moment kur krimi ka pushtuar gjithë vendin.

“Seanca mbahet kur në vetëdijen e çdo shqiptari është shndërrimi i vendit në kanabistan. Shndërrimi i Shqipërisë në kanabistan përbën krimin më të rrezikshëm në këto vite”, ka thënë Berisha.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Berisha ka përsëritur akuzat për kriminalizim të strukturave të shtetit.

“Urime që zgjodhe Arben Ndokën president të Federatës së Mundjes. Kjo është piramida më e rrezikshme me të cilën përballen Shqipëria dhe shqiptarët”, ka thënë Berisha.

Ai i ka kujtuar kreut të qeverisë edhe një batutë, që sipas tij ai ia ka thënë ambasadorëve për veriun. “Ti i bën këto kur një ambasadori i ke thënë se veriorët janë kriminelë dhe duan kriminelë. Një urrejtje kjo që nuk ishte as në kohën e diktaturës”, ka thënë Berisha.

Sa i takon reformës, ai ka nënvizuar se, “opozita ka luftuar shumë për standardin e këtij ligji, por tani po prishet konsensusi”.

“Është detyrimi ynë që reforma të ketë sukses. Ne përcaktuam një mënyrë tjetër për verifikimin e gjyqtarëve, por ju po e prishni”, ka thënë më tej Berisha. Ai ka paralajmëruar Ramën se do ta pësojë nga prishja e konsensusit.

“Konsensusi është sanksionuar në Kushtetutë, por nëse do ta bëjmë vetting-un duhet t’u përmbahemi amendamenteve se e bën BKH. Ju tani na thoni se do ta bëjnë sekretarët organizativë të Edi Ramës. T’i kemi thyer turinjtë njëherë dhe do të t’i thyejmë prap”, i ka thënë Berisha-Ramës.

Mediu: Ligji, një farsë politike

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për votimin e ligjit të vetting-ut, në kuadër të reformës në drejtësi.

I pari që ka marrë fjalën ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka deklaruar se mazhoranca po miraton një ligj që përmbush vetëm interesat e saj politike.

“Nuk kemi një parlament të përgjegjshëm për të parë çfarë është ligji, por kërkohet që vetëm në përputhje me interesat politike të miratohet një ligj që shkel Kushtetutën”, ka thënë Mediu.

Duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës, Mediu e ka akuzuar atë se, edhe në nisje të procesit të reformës kërkoi një proces të njëanshëm.

“Vendosët vija të kuqe, të zeza apo jeshile dhe edhe sot vazhdoni të diskutoni për to, edhe pse nuk ka asnjë vijë të tillë. Thjesht ia keni hequr barrën vetes tuaj dhe ia u keni vënë të tjerëve”, ka thënë Mediu, i cili ka theksuar se, “opozita nuk mund të bëhet pjesë e një farse ligjore”.

“Të gjithë ata që bëjnë vetting-un duhet të jenë të kontrolluar nga qeveria. Në këtë mënyrë ligji krijon hapësira për veprime selektive, që do të kenë pasoja për qytetarët”, ka shtuar kreu i Partisë Republikane.

/ Top Channel

Inskenimi i rasteve nuk e ndalë përpjekjen tone për çlirimin e shtetit

LVV VisarPërndjekja dhe arrestimi i 6 aktivistëve: Adea Batusha, Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve poltikë, gjë që bëhet vazhdimisht nga ky pushtet. Kështu u cilësuan veprimet e fundit të policisë, nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media.

Kryetari Ymeri në fjalën e tij e quajti këtë aksion vazhdimësi të sulmit që ka nisur Transmetuesi Publik RTK në drejtim të VETËVENDOSJE!-s dhe deklaroi se lidhjen polici-media-pushtet nuk po e shohim për herë të parë. Ai përmendi edhe raste të mëhershme ku aktivistët janë mbajtur pa faj në burg, me akuza të inskenuara nga pushteti.

“Kështu u patën arrestuar dhe akuzuar më herët edhe aktivistët Trim Gashi dhe Kushtrim Avdimetaj. Trimi akuzohej për tentim vrasje ndaj Kryeministrit, dhe u shpallë i pafajshëm nga gjykata. Kushtrimi akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit. Prokuroria ka hequr dorë nga këto hetime dhe akuza. Në të dyja rastet policia e  urdhëruar nga pushteti pati arrestuar dhe keqtrajtuar aktivistët pa pasur kurrfarë prove. E njëjta gjë po ndodh edhe tash”, u shpreh kryetari Ymeri.

Aksioni i Policisë është tentim për të instaluar frikë, por një ndërhyrje e tillë nuk e ndalon përpjekjen për shkatërrimin e regjimit të kriminelëve të klanit Pronto.

Më pas, Dardan Molliqaj deklaroi se aksioni i sotëm është tregues që konfirmon atë që organizatat ndërkombëtare e kanë thënë për Kosovën, që është duke shkuar në drejtim të një shteti autoritar. Ai poashtu e quajti RTK-në mjet propagandistik të pushtetit, kurse drejtorin e saj, Mentor Shalën, një prej kriminelëve kryesor në fushën e mediave.

Tutje, Molliqaj deklaroi se Policia e Kosovës nuk ka vullnet dhe nuk po mund ta luftojë krimin, prandaj po sajon raste të tilla.

“Kjo polici në këtë panik, në këtë presion është dashur patjetër ta sajojë një fajtor. Ju e dini që edhe më herët është sajuar fajtori i djegies së veturave në atë kohë dhe i sulmit ndaj shtëpisë së Kryeministrit dhe sot janë tërhequr akuzat ndaj tyre. Pra, e njëjta logjikë është edhe sot. Atyre iu duhet një fajtor për ta shfryrë opinionin publik dhe për ta linçuar VETËVENDOSJE!-n”, deklaroi sekretari organizativ, Molliqaj.

Ai përmendi edhe përgjimet, duke theksuar rastin e përgjiimit që u publikua sot, ku Adem Grabovci kontrollon gazetarin e RTK-së, Zejdush Kastratin, si dhe rastin e  Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunin, i cili është në shërbim të klanit Pronto poashtu.

Molliqaj sqaroi disa fotografi të armëve që policia ka publikuar pas arrestimeve të sotme, duke deklaruar se asnjëra nga këto armë nuk kanë pasur lidhje me sulmet e fundit që janë bërë ndaj institucioneve. Ai tha se ato nuk kanë të bëjnë asgjë me aktivitetin e VETËVENDOSJE!-s.

Në fund u tha se e tërë kjo po bëhet për ta zbehur mobilizimin për 1 shtator kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.  Por, kjo është përpjekje e dështuar e pushtetit.
Ne ftojmë organizatat vendore e ndërkombëtare që t’i vizitojnë të arrestuarit, meqë ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike e psiqike. (LVV)

Largimi nga ‘gjenerata e artë’ e Gylenit

turqiaAbbas Djavadi

Nga mesi i viteve 1990, Aygul ka vijuar mësimet në njërën nga qindra “shkolla të Gylenit” që janë hapur gjithandej Turqisë nga rrjeti i paregjistruar i Fetullah Gylen, një klerik turk që jeton në mërgim në SHBA që prej vitit 1999 dhe është në qendër të kundërthënieve për ekstradim.

Filloi rreth dy dekada pasi familja kurde Alevi e Aygulit, migroi në Ankara nga një fshat në rajonin lindor turk të Tunxhelit. Turqia juglindore dhe lindore është tradicionalisht shtëpi e shumicës së 8 deri 10 milionë Alevi, një degë e Islamit Shiit, dhe ka edhe Alevi turq edhe kurd.

Alevit kanë dallim nga sunitët dhe shiitët në shumë mënyra, përfshirë edhe atë të lutjeve. Ata nuk luten pesë herë në ditë. Ceremonitë shpirtërore të tyre janë të shoqëruara me muzikë dhe me këngë popullore.

Ata nuk shkojnë në xhami dhe as në pelegrinazhin e Haxhit, siç bëjnë shumica e myslimanëve. Gratë Alevi nuk mbulojnë kokat e tyre dhe krahët në vendet publike në mënyrë fundamentalist. Pirja e alkoolit nuk është e ndaluar në besimin Alevi.

Aygul – emri i së cilës u ndryshua për çështje të mbrojtjes së saj – është e lindur në kryeqytetin turk dhe është rritur si një lloj vajze urbane, që mban besimin Alevi të familjes por duke e adoptuar turqishten si gjuhë të parë.

Babai i saj është punësuar si rojtar, kujdestar për mirëmbajtje dhe pastrim të një ndërtese me shumë apartamente. Nëna e saj nuk punon, por herë pas here pastronte disa shtëpi për të shtuar buxhetin e familjes.

Babai i saj thotë se Ayguli u regjistrua në njërën nga shkollat e Gylenit kur ajo ishte 15 vjeçare. Sipas tij shkollat e Gylenit ishin të mira për të përgatitur nxënësit për kolegje, kishin mësues të shkëlqyeshëm dhe ishin të lira.

Gyleni, që në atë kohë ndodhej ende në Turqi kishte një rrjet të gjërë të shkollave, fondacioneve, bamirësisë dhe të mediave, duke numëruar mbase mijëra institucione me mijëra të punësuar.

Pas paraqitjes së parë në Turqi në vitet e 1970-ta, shkollat dhe universitetet e Gylenit u rritën brenda dekadash dhe u zgjeruan edhe jashtë kufijve në fillim të viteve 1980-ta.

Por, pas pak kohësh, prindërit e Aygulit panë ndryshimet në sjelljen e saj; mbulonte kokën me shaminë islamike, falej rregullisht, refuzonte të shtrëngonte duart me meshkujt. Nëna e saj frikësohej se vajzës “i ishte shpërlarë truri në shkollë dhe gjatë atyre orëve të stërzgjatura pas mësimit”

Babai i Aygulit thotë se e pëlqente shkollën e Gylenit “gjithnjë përderisa ajo i ofronte vajzës mësime të mira dhe të lirë dhe i siguronte hyrjen në universitet dhe më pastaj edhe një punë të mirë”.

Por, nëna e Aygul u rebelua pas dy vjetësh. Si pasojë, prindërit e saj e tërhoqën Aygulin nga shkolla e Gylenit dhe e dërguan atë në një shkollë publike dhe mësime shtesë pas shkollës për të marrë më shumë njohuri për shkencat dhe gjuhët e huaja dhe për të përgatitur provimet e universitetit.

Askush nuk mund të parashikonte asokohe se pas dy dekadash në qershor të vitit 2016, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe partia e tij në pushtet e drejtësisë dhe zhvillimit do ta akuzonte për puçin e dështuar vetë Gylenin dhe përkrahësit e tij të supozuar brenda ushtrisë turke, gjykatave, sistemit të edukimit dhe institucioneve të tjera qeveritare, si shtesë të sektorit të tij privat.

Që nga puçi i dështuar, qeveria ka mbyllur të gjitha institucionet publike dhe private të identifikuara nga ajo si “të ndërlidhura me organizatën terroriste të Gylenit”. Këtu përfshihen 15 Universitete dhe 934 shkolla dhe qendra mësimi, sikundër edhe spitale dhe klinika, fondacione, asociacione dhe biznese.

Afro 77.000 punonjës qeveritarë, përfshi edhe zyrtarë policorë dhe ushtarak, gjykatës, prokurorë dhe mësues janë dëbuar nga puna.

Aygul, ndërkohë, është një jurist e re optimiste dhe ambicioze me një nivel shkollimi në Ankara. Ajo thotë se është e lumtur që ka lënë shkollimin në shkollat e Gylenit pas dy vjetësh, posaçërisht sepse ‘provimet universitare dhe ato shtetërore qenë ‘vjedhur’ për përkrahësit e Gylenit”, një ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2010.

Babai i saj thotë se kjo gjë nuk ishte vetëm e kundërligjshme por edhe “në kundërshtim me parimet fetare”.

“Ajo që më hidhëron më shumë është se Erdogan dhe Gylen ishin dora e djathtë dhe e majtë e të njëjtit trup deri më 2013 dhe mbështesnin njëri tjetrin. Tani njëri (Erdogan) po e lufton tjetrin (Gylenin) duke hedhur gjithë fajësinë e botës mbi aleatin e vjetër”,tha ai.

Kur partia e Erdoganit i fitoi zgjedhjet parlamentare më 2002 dhe ndërtoi qeverinë një partiake, dukej se gëzonte mbështetjen aktive të lëvizjes Gylen. Me fillimin e vitit 2010, Erdogan dukej se po e distanconte veten nga lëvizja Gylen duke larguar nga agjencitë qeveritare të gjithë përkrahësit e tij.

Brenda tri vjetësh, Erdogani dukej se u nda plotësisht nga Gyleni, pasi u publikuan një numër i regjistrimeve audio dhe video që flisnin për korrupsionin në qeverinë e partisë së Erdoganit dhe qarqeve të afërta me të. Presidenti dyshoi se materialet ishin lëshuar nga lëvizja Gylen. (RFE)

Përgatiti: Arbër Vllahiu