Ish-kancelari gjerman: Mos u demoralizoni nga Brexit

rama-schroederKonferenca “Sfidat ekonomike të migracionit dhe integrimit brenda projektit europian” solli në Tiranë ish-kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder, i cili në fjalën e mbajtur në këtë takim u ndal tek sfidat aktuale të Bashkimit Europian.

Shrëder kërkoi nga vendet kandidate që të mos demoralizohen nga dalja e Britanisë së Madhe.

“Ne jemi duke përjetuar një kapitull që shkon përtej aspektit politik. Kjo është në thelb një krizë strukturash, shtuar këtu edhe faktin që rrezikun që i kanoset ekonomisë botërore nga luftërat në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Nuk duhet të harrojmë një gjë: integrimi europian vazhdon të mbetet një bekim për Europën dhe ju jeni pjesë e saj. Të gjithë përfitojnë nga avantazhet e stabilitetit që ofron unioni. Ky është një sukses i BE-së dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.

Shrëder shtoi se nëse Bashkimi Europian kërkon të ekzistojë në mënyrë të suksesshme, atëherë ai duhet të rritet ekonomikisht dhe politikisht si një i tërë.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Ai vuri theksin tek sfidat me të cilat përballet rajoni ynë dhe në lidhje me krizën e refugjatëve ripërsëriti se pozicioni i vendit tonë është ai i shprehur edhe në takimin e Vjenës pak ditë më parë.

/ Top Channel

Helmimi nga “Jugohrom” vazhdon pandalur, mos flini rehat o njerëz!

jugohromiPa zgjidhjen e këtij problemi, qytetarët e rajonit të Pollogut, qytetit të Tetovës, Gostivarit dhe vendbanimeve përreth, nuk duhet të mendojnë çështje tjetër më të rëndësishme, as politikën dhe zhvillimin ekonomik, sepse asgjë tjetër nuk ka rëndësi karshi këtij rreziku që ua kërcënon jetën drejtpërdrejtë!

Strategji afatgjatë kundër shqiptarëve është shndërrimi i rajonit të Pollogut në tokë të djegur, të pabanueshme, shfarosja dhe shpërngulja e tyre nga këto hapësira.

Duke marrë parasysh pozitën gjeostrategjike të këtij rajoni, Malit Sharr dhe Fushës së Pollogut, rrezikohet siguria kombëtare e tërë hapësirës etnike shqiptare, e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë.

Njohësit e strategjisë antishqiptare, të projektuar me elaboratet serbe të Cvijiqit, Garashaninit, Andriqit dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, duhet t’i analizojnë ngjashmëritë dhe tendencat, dhe ta ngrenë zërin sa nuk është bërë tepër vonë!

(Abdulla Mehmeti - kryetar i Akademise Shqiptaro – Amerikane ne Maqedoni)

Demantim ndaj shpifjeve të gazetësexpress rreth objektit të Millosheviqit në oborr të UP

vendimi-gazeta-zyrtare-kisha-ne-upgazeta-zyrtare-kisha-ne-up
Hapësira brenda kampusit universitar, për të cilën pretendohet se i përket Kishës Ortodokse Serbe për ndërtimin e objektit kishtar, i është uzurpuar Universitetit të Prishtinës nën masa të dhunshme, me vendim të Kuvendit të Republikës së Serbisë në vitin 1990.
MË SAKTËSISHT, MË 26 NËNTOR TË VITIT 1990, NË BAZË TË “NENIT 16 TË LIGJIT MBI VEPRIMIN E ORGANEVE REPUBLIKANE NË RRETHANA TË JASHTËZAKONSHME”, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SERBISË KA MARRË TË ASHTUQUAJTURIN “VENDIM PËR PLOTËSIMIN E VENDIMIT PËR MIRATIMIN E PLANIT TË HOLLËSISHËM URBANISTIK TË QENDRËS UNIVERSITARE NË PRISHTINË”, ME CKA KA PARAPARË NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË TEMPULLIT TË KISHËS ORTODOKSE SERBE DHE INSTITUTIT PËR HISTORINË KISHTARE SERBE DHE KULTURËN PROFANE ME PËRMBAJTJET PËRCJELLËSE”, NË HAPËSIRËN UNIVERSITARE.
KY VENDIM KA HYRË NË FUQI 8 DITË PAS PUBLIKIMIT NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË SERBISË DHE ËSHTË PUBLIKUAR POASHTU NË NUMRIN 4 TË GAZETËS ZYRTARE TË KOSOVËS, TË DATËS 30 PRILL 1992.
KY FAKT E DËSHMON EDHE NJËHERË SE I TËRË PROCESI RRETH NDËRTIMIT TË OBJEKTIT KISHTAR NË HAPËSIRËN UNIVERSITARE, ËSHTË VEPËR E REGJIMIT FASHIST TË MILLOSHEVIQIT DHE PËRFAQËSON,HEGJEMONINË E SERBISË NË KOSOVË TË VENDOSUR KUNDËR VATRËS SË REZISTENCËS DHE LUFTËS PËR ÇLIRIM KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE QË SIMBOLIZOHEJ ME UNIVERSITETIN.
PRETENDIMET E KLERIKËVE SERBË DHE TELALLIT TË TYRE, GAZETËS EXPRESS, SE LEJA PËR KËTË OBJEKT ËSHTË DHËNË NGA ORGANE LEGJITIME TË KOMUNËS SË PRISHTINËS, APO MË SAKTËSISHT NGA BABAI I AKTIVISTIT TONË ERZEN VRANIQI, PËRVEC QË KANË PËR QËLLIM SULMIN KUNDËR LËVIZJES VETËVENDOSJE! ME ANË TË SHPIFJEVE TENDENCIOZE NDAJ AKTIVISTËVE TË SAJ DHE FAMILJARËVE TË TYRE, KANË QËLLIM EDHE QË KËTË OBJEKT, SIMBOL TË OKUPIMIT TË REGJIMIT TË MILLOSHEVIQIT, TA LEGJITIMOJNË.
LËVIZJA VETËVENDOSJE! KËRKON NGA ORGANET KOMPETENTE KOMUNALE DHE QENDRORE QË VENDIMET E ORGANEVE TË SERBISË NËN MASA TË DHUNSHME, MOS T’I MARRIN PARASYSH DHE KY OBJEKT TË KONSIDEROHET OBJEKT I NDËRTUAR PA LEJE NË HAPËSIRËN E UZURPUAR TË QENDRËS UNIVERSITARE NË PRISHTINË.
NDAJ GAZETËS EXPRESS DO TË DEPONOJMË PADI PËR SHPIFJE KUNDËR LËVIZJES VETËVENDOSJE! DHE ZYRTARËVE TË SAJ, SI  DHE PËR KEQINFORMIM TË OPINIONIT PUBLIK. (LVV)

Të hënën debati i parë televiziv Trump – Clinton

clinton-trumpKandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, dhe kandidati republikan Donald Trump përballen nesër në debatin e parë televiziv që do të transmetohet nga Nju Jorku. Mendohet se shikueshmëria do të jetë më e larta e fushatës së deritanishme presidenciale dhe mund të ndikojë në rezultatin e një gare të ngushtë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Debati i parë do të jetë një moment kyç për republikanin Donald Trump, i cili gjatë këtyre javëve ka ngushtuar diferencën me demokraten Hillary Clinton.

“Do ta bëjmë sërish madhështore Amerikën. Do ta bëjmë sërish të sigurtë dhe madhështore! Faleminderit dhe Zoti qoftë me ju,”- tha Trump.

Zonja Clinton synon të qetësojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin e saj për ngritjen e një ekonomie më gjithëpërfshirëse:

“Të gjithë kemi vlerë. Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!” – tha ajo.

Debatet mund të ndryshojnë gjithçka, thotë analisti Matthew Dallek:

“Tashmë sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë se sa mendohej, kështu që debati do të jetë me rëndësi.”

Debatet televizive filluan në vitin 1960 ndërmjet Richard Nixon-it dhe John Kennedy-it, dhe me kalimin e kohës kanë fituar më shumë peshë.

“Në një vit normal, debatet janë ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz.”

Të dy kandidatët dolën mirë gjatë debateve të zgjedhjeve paraprake.

Por, natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën një sfidë për zonjën Clinton.

“Donald Trump nuk është aq i disiplinuar sa Hillary Clinton. Nëse e prek diku, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë shumë personale,”- thotë analisti.

Të dy kandidatët vuajnë nga një nivel i lartë mospëlqimi nga votuesit, dhe debati u ofron mundësi, por edhe rreziqe.

“Debati i ofron kandidatit mundësinë të krijojë një përshtypje ndryshe, ose të çimentojë një perceptim negativ.”

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale dhe një përballje ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence. (voa)

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, bisedime urgjente për Sirinë

ksKëshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi të dielën bisedime urgjente në lidhje me dhunën shkatërrimtare në qytetin Aleppo, ndërkohë që avionët sirianë dhe rusë bombardonin pjesën lindore të qytetit sirian, të kontrolluar prej rebelëve.

Sesioni i emergjencës u thirr nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të vendosë nën kontroll aleaten e saj Sirinë dhe për t’i dhënë fund sulmeve ndaj qytetit ku gjenden të bllokuar 275 mijë persona. Sulmet me raketa, bomba fuçi dhe artileri, kanë sheshuar ndërtesat dhe i kanë lënë rrugët të bllokuara nga rrënojat dhe blloqet e betonit.

Ambasadorja e SHBA-së, Samantha Powers, tha se mbi 150 sulme ajrore kanë goditur qytetin gjatë tre ditëve të fundit, duke akuzuar kështu Rusinë dhe Sirinë se po ndërmarrin një ofensivë të përgjithshme ndaj qytetit Aleppo.

Ambasadori francez, Francois Delattre, u tha gazetarëve se në Aleppo po kryhen krime lufte, që nuk duhen lënë pa u ndëshkuar.

Ambasadori britanik, Matthew Rycroft, tha se kjo po ndodh pikërisht atëherë kur mendohej se gjërat nuk mund të bëheshin më keq se ç’ishin.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se ka të dhëna për përdorim bombash me intensitet aq të lartë, saqë e shndërrojnë errësirën e plotë të Alepposë të duket si një ditë e plotë. Zoti De Mistura tha se nëse konfirmohen këto të dhëna, atëherë përdorimi sistematik i armëve të tilla aty ku ndodhen civilët dhe infrastruktura civile, mund të përbëjnë krime lufte. (voa)

Vdes piktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj

gjelosh-gjokajPiktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes në një spital të Bayernit, në Gjermani.

Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, ishte themelues i shkollës së artit pamor dhe grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë.

Akademik Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në Milesh të Tuzit në Mal të Zi.

Shkollën e Mesme të Artit dhe studimet e larta në Akademinë e Artit i kreu në Beograd. Pas diplomimit më1963, në vitet 1964-1969 ai themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë dhe që nga viti 1983 jetonte në Augsburg të Gjermanisë, kurse vitet e fundit jetoi në Milesh të Tuzit.

Varrimi i Gjelosh Gjokajt do të bëhet në kishën e Shënë Mëhillit në Dinoshë, ku gjenden varrezat familjare. (voa)

13 Euro për në BE?

BE-ja do t’i intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufi. Kush do të udhëtojë,. duhet të regjistrohet ose të aplikojë për vizë. Qëllimi është për më shumë siguri. Por qytetarët e BE-së nuk do të regjistrohen.

kontrolli-kufiAustralia e ka prej kohësh, SHBA-ja qysh nga viti 2007, fjala është për një sistem elektronik për udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë. Këtë sistem do ta aplikojë tani edhe BE-ja, për të kontrolluar më mirë, se kush hyn e del në kufijtë e saj. Në SHBA sistemi i regjistrimit elektronik përmes internetit quhet “ESTA”. Në Europë ai do të emërtohet “Etias” (European Travel Information and Authorisation System). Komisioni i BE- së ndërkohë po provon në një studim fizibiliteti, se si “Etias” mund të instalohet në qindra aeroporte dhe kalime kufitare të BE-së. Në fund të vitit do të nisë procesi i hartimit të ligjit.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së vitin e kaluar e ripërsëritën kërkesën për një sistem elektronik regjistrimi pas sulmeve terroriste në Paris. Ky sistem ishte planifikuar prej kohësh për të mbyllur boshllëqet e konstatuara në sistemin e sigurisë. Tani ai do të aplikohet në praktikë. Ngjashëm si në sistemin amerikan të SHBA-së, udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë në BE, duhet të regjistrohen në internet. Për këtë ashtu si në SHBA do të aplikohet një pagesë, që sipas të dhënave të nëpunësve të BE-së mund të jetë rreth 13 deri në 50 Euro. Nga rreth 30 milionë udhëtarë nga vendet jo anëtare të BE-së që kanë nevojë për vizë, këto të ardhura do të jenë të konsiderueshme nga 390 milionë deri në 1,5 miliardë Euro në vit.

Hyrje me regjistrim edhe për britanikët?

Numri i njerëzve që nuk kanë nevojë për vizë, por megjithatë duhet të paguajnë tarifën e “hyrjes”, vitin e ardhshëm mund të rritet ndjeshëm. Miliona britanikë, që pas Brexit do të vijnë në BE për pushime ose me shërbim pune, duhet të paguajnë për t’u regjistruar në sistemin “Etias”. Po ashtu edhe udhëtarët nga Turqia apo Ukraina, në rast se BE-ja do t’u garantojë atyre qarkullimin pa viza.

Sistem kompleks kontrolli

“Etias” është vetëm një komponent i një iniciative në shkallë të gjerë të Komisionit të BE-së, për të siguruar kufijtë e jashtëm pas sulmeve terroriste dhe migracionit të pakontrolluar të vitit të kaluar. Zemra e këti sistemi të ri për sigurimin e kufijve do të jetë sistemi i regjistrimit të të gjitha hyrje-daljeve të udhëtarëve në BE nga vende jo anëtare. I ashtuquajturi rrjeti “EES” duhet të vendoset deri në fund të vitit. Ndërkohë janë duke u përpunuar detajet teknike.

Nga viti 2020 çdo hyrje-dalje në BE do të regjistrohet në një bankë të dhënash. Njëkohësisht duhet të verifikohet vlefshmëria e pasaportave dhe e vizave. Përveç kësaj do të ketë edhe një pyetësor të rregullt, të ashtuquajturin “Schengen-Informations-System” (SIS), në të cilin do të regjistrohen të dhëna për hetimet dhe rreziqet e mundshme terroriste. Do t’i jepet fund kësisoj edhe ekzistencës së një sërë bankash europiane të të dhënave, premtoi komisari përgjegjës i BE-së Dimitris Avramopoulos javën e kaluar në Parlamentin Europian në Strazburg. Të dhënat për hyrje-daljet do të ruhen për pesë vjet. Aktivistët e mbrojtjes së të dhënave e kritikuan sistemin e planifikuar si një “tumor të dhënash”.

Derisa të vihen në funksion këto sisteme të reja do të duhen të paktën katër vjet që të instalohen scanner-at dhe bankat e të dhënave. (dw)

Referendumi serb dhe droja për tërësinë e Bosnjës

dodicSerbët e Bosnjës po votojnë të dielën në referendumin lidhur me “ditën kombëtare”, duke sfiduar vendimin e Gjykatës më të lartë të Bosnjës dhe trysninë perëndimore për të hequr dorë nga votimi që rrezikon nxitjen e tensioneve etnike në këtë vend të ndarë të Ballkanit.

Referendumi lidhur me shënimin apo jo të 9 janarit si “ditë të shtetësisë” së Republikës Serbe, është i pari që nga viti 1992, kur që votuar për daljen nga ish federata jugosllave, gjë që çoi në luftën tri vjeçare që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë.

Organizatorët e referendumit në pjesën e dominuar nga serbët në Bosnjë, thanë se rezultatet e para priten brenda 48 orësh.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, e kishte cilësuar referendumin të paligjshëm, meqë data e kremtes së kërkuar nga serbët, përkon me kremtimet e Kishës Ortodokse serbe dhe së këndejmi është diskriminuese ndaj boshnjakëve mysliman dhe kroatëve katolik që jetojnë në Republikën Serbe. Gjykata po ashtu e kishte ndaluar referendumin.

Nëntë janari është data kur serbët e Bosnjës kishin shpallur pavarësinë nga Bosnja në vitin 1992, duke përshpejtuar luftën shkatërrimtare që u përshkua me vrasje masive dhe përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në territoret që ata synonin të ishin tërësisht me serbë.

Ai ishte konflikti me i përgjakshëm në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria rajonale tha se do të veprojë në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të bëjë ndryshime në ligjin për festat në mënyrë që “data e shtetësisë” të mos jetë diskriminuese ndaj të tjerëve, por vetëm pas votimeve në referendum.

Shumë besojnë se duke sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, synon të vërë në pah dobësimin e autoriteteve qendrore të Bosnjës në Sarajevë dhe të hapë rrugën për ndarjen nga Bosnja.

Diplomatët perëndimorë thanë se referendumi shkel marrëveshjen e paqes që u arrit në Dayton, Ohio në vitin 1995 duke i dhënë fund luftës në Bosnjë.

Disa politikanë boshnjak thonë se ai do të dobësojë strukturat delikate të Bosnjës të krijuara për të mbajtur vendin e bashkuara pas luftës shkatërruese. Shumëkush në rajonet autonome boshnjake e kroate, druajnë se Republika Serbe po bëhet gati për t’u ndarë duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e Bosnjës si tërësi.

Derisa Shtetet e Bashkuara që kishin ndërmjetësuar marrëveshjen e Daytonit dhe vendet e Bashkimit Evropian bënë thirrje për anulimin e referendumit, Rusia e mbështeti atë. (voa)

Si u nda Shqipëria: Mehmet Konica, një ndër dëshmitarët e ndarjes së kufijve

mehmet-konicaMë 15 janar 1913, mbi tryezën e Eduard Greit, Kryetarit të Konferencës, qenë vendosur pesë projektet mbi kufijtë në Ballkan, dy projekte bazë, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmës.

Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.

Konica i premtoi Greit një minierë floriri,Projekti Austro-Hungarez me Kosovë e Çamëri

Nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura për vendosjen e kufijve të Shqipërisë dhe humbja e gjysmës së territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mbështetjes që SHBA vendosi t’i japë Qeverisë së Tiranës.

Eduard Grei, Ministri i Jashtëm i Mbreterisë Britanike dhe Kryetar i Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për Ballkanin, kishte caktuar vetëm 15 minuta kohë për takimin me përfaqësuesin shqiptar në Londër, Mehmet Konicën. Mbi tryezën e tij qe shtrirë harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri e dinte fare mirë se Shqipëria e dobët ishte e humbura e madhe.

Kishte pak vullnet për të diskutuar me një shqiptar edhe pse, ndërmjetës të takimit ishin disa miq të përbashkët, aristokratë të vjetër, që kishin ruajtur gjithmonë lidhje me Orientin e largët.

Me fytyrë nga dritarja, Grei nuk denjoi të kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri në sallë. I kërkoi atij vetëm të fliste, duke ndenjur gjithmonë me shpinë dhe duke ndjekur lëvizjet në rrugë. Një njohës i vjetër i Londrës dhe mik i disa prej Lordëve më të fuqishëm në vend, Konica nuk përmendi asgjë për kufijtë. Me një zë të shtruar i tregoi Ministrit që qëndronte me kurriz se në Shqipëri ishte zbuluar një miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kërkonte që Mbreteria Britanike të merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatesë e ftoi të uleshin së bashku në tavolinë. Një minutë më vonë, me po aq elegancë, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, porse ai kishte dashur të shihte, se si do të ndryshonin interesat e Britanisë në një rast të tillë. Askush nuk e ka përshkruar më tej bisedën e tyre, por një gjë është e qartë. Grei i ka pranuar Konicës se Shqipëria do të dilte më e humbura në këtë histori, sepse kjo ishte një çështje interesash. Interesa nga ato që përcaktonin politikën afatgjatë të Fuqive të Mëdha dhe balancat midis tyre. Në fakt, ata biseduan gjatë dhe Mehmet Konica, vëllai i Faik Konicës, nuk foli më kurrë për këtë bisede. Ai e përmendi vetëm vite më vonë, më 1949, në Firence, ndërsa kishte filluar t’i diktonte kujtimet e tij një gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet përgjysëm dhe libri nuk u publikua kurrë. Familja e tij mori një kopje për kujtim dhe dorëshkrimi ndodhet sot në Siri, ku gjenden edhe trashëgimtarët e tij.

Mehmet Konica ishte, padyshim, një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar, i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë  shqiptaro-grekë. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrë në Itali. E vranë bandat greke në afërsi të Delvinës dhe trupi i tij, i përcjellë cuditërisht nga Mehmet Konica, në emër të Qeverisë Shqiptare, u dërgua në Romë me nderimet ushtarake. Bashkë me të mori fund edhe aventura e kufijve. Një aventurë e gjatë, e cila ka sunduar vazhdimisht gjatë këtij shekulli gjithë mosmarrëveshjet në këtë anë të Ballkanit.

Konferenca e Ambasadorëve, 1913

Kufijtë e Ballkanit ruajtën pothuajse gjatë këtij shekulli, trajtën që ju dha atyre Konferenca e Ambasadorëve më 1912-1913, në Londër. Në të gjitha ndërmarrjet për ndryshimin e kufijve ballkanikë, ajo e Londrës, mbetet padyshim me deçizivja. Në të vërtetë tek kjo flitet për Konferencen e Londrës pa folur më parë për kontekstin në të cilin zhvillohej ajo. Më 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur të gjitha zonat e saj evropiane. Me përjashtim të Shqipërisë, ajo ruante ende sundimin në disa territore greke, mbi Selanik, të cilat i siguronin një lidhje tokësore me zonat e saj në Shqipëri. Por, nëse ekzistenca e mëtejshme e Turqisë, ishte këtu vetëm çështje kohe, ndarja e këtyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite që komentohej. Në të vërtetë të gjitha fuqitë e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin në atë kohë interesat e Fuqive të Mëdha. Interesa, që bëheshin edhe më të mprehta, në prag të luftës së re botërore, që pritej të shpërthente. Vrulli i shteteve të rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetëm nga interesat e Austro-Hungarisë dhe më pas të Perandorisë Gjermane, që nuk ishin dakord me një zgjerim të metejshem të sllavëve në Ballkan. Pikërisht, këtij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencën e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej të shpallte pavarësinë në vitin 1912. Vendosmëria e Austro-Hungarisë dhe aleatëve të saj, krijoi kushtet për një pavarësi të mundshme shqiptare. Nuk është aspak e rastit, që Ismail Qemali në udhëtimin e tij drejt Vlorës, mori fillimisht bekimin dhe ndihmën e qeverisë rumune dhe më pas atë të Vjenës. Takimi i tij me Ministrin e Jashtëm Berthold, që akti i fundit që sanksionoi pavarësinë shqiptare. Por, ndërsa Ismail Qemali, lëvizte me vështirësi drejt Durrësit, Fuqitë Ballkanike të lidhura në një aleancë i shpallen luftë Turqisë. Në më pak se një muaj, trupat e tyre korrën fitore të ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perëndimor. Ato pushtuan pothuaj gjithë territoret shqiptare, duke lënë vetëm një trekendësh Vlorë-Lushnjë-Berat, nën juridiksionin e shtetit të ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqitë ballkanike zbarkuan në dhjetor 1912 në Londër, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për caktimin e kufijve të Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit që mbërriti në Londër. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe të tjerë arritën të kalojnë bllokadën detare greke vetëm falë këmbënguljes së Dukës së Orleanit, i cili i mori në jahtin e tij. Me t’u vendosur në Hotel “York”, Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar në Londër i informoi për Konferencën dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithë vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi që brenda 48 orësh të përgatisnin projektin shqiptar. Më 15 janar 1913 mbi tryezën e Eduard Greit, Kryetarit të Konferencës, qenë vendosur pesë projektet mbi kufijtë në Ballkan, dy projekte bazë, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmës. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.

Konferencës së Ambasadorëve iu deshën më shumë se tetë muaj diskutime për të vendosur mbi projektet dhe për të bërë rregullimet e nevojshme. Vështirësia qëndronte se projektet bazë qëndronin shumë larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte kështu mjaft i vështirë. Ambasadori rus paraqiti një hartë të madhe ushtarake, në të cilën kufijtë e Shqipërisë përcaktoheshin në një hapësirë midis lumenjve Mat dhe Vjosë, duke i lënë dalje në det në Shëngjin ose në Durrës serbëve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe një pjesë e madhe e Shqipërisë se Jugut, përfshirë dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbisë; ndërsa Korça, Gjirokastra, Delvina- Greqisë. Mbi të gjitha, projekti parashikonte që Shqipëria të mos ishte një vend i pavarur, por një provincë autonome, nën kujdesin e Turqisë.

Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshëm. Ai linte jashtë Shqipërisë vetëm tokat që i kishin kaluar Malit të Zi në Kongresin e Berlinit, më 1878, por përfshinte brenda kufijve shqiptarë pjesën më të madhe të Kosovës, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinën, Çamërinë deri në Prevezë. Projekti i Vjenës qe ndërtuar mbi parimin e vendosjes së kufijve në ato vende që banoheshin nga kombësi të ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e një shtrirje të sllavëve drejt Adriatikut. Ky projekt, veç Gjermanisë, u mbështet edhe nga Italia.

Projektet ndihmëse, që u shqyrtuan, qenë derivate të projekteve bazë. Serbët pretendonin gjithë tokat që mbanin ndërkohë të pushtuara, përfshi edhe Durrësin. Ata argumentonin se në këto vende qenë ngritur kisha të vjetra serbe dhe se banorët myslimanë të tyre qenë turq të shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodrën dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike për ekzistencën e mbretërisë së vogël ballkanike. Sipas projektit të tyre, Shqipëria mund të shtrihej nga Vlora deri ne Tiranë, duke lënë jashtë Durrësin dhe gjithë vijën bregdetare atje.

Projekti grek ishte më i sofistikuar. Veç argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit të tyre: Thesalia, Janina, Çamëria duhej t’i bashkangjiteshin Greqisë si toka të qytetërimit të vjetër grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej të përfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi logjikisht këto zona ishin të lidhura ekonomikisht me Janinën dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po kështu, këto mund të shërbenin edhe si mburoja të dy zonave të para, në rast të një sulmi nga shqiptarët. I njëjti pretendim edhe në juglindje, ku kërkohej Korça, si një vijim logjik i Follorinës.

Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, përgatitur me ngut nga delegacioni, por që kërkonte të hidhte poshtë argumentat e fqinjëve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve në bazë të kombësive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografikë dhe ekonomikë. Delegacioni shqiptar hidhte poshtë pretendimet se të krishterët e jugut ishin grekë dhe shtonte se po të zbatohej varianti rus, Shqipëria mbetej e cunguar dhe pa asnjë burim ekonomik. (albanians)

Kushneri i pashqetësuar nga ideja e bashkimit të shqiptarëve

bernard-kushnerBernard Kushner, administratori i parë i Kosovës në 1999, në dy vitet e vështira të pasluftës ndër ne, ishte në Tiranë për të marrë një nderim akademik nga Universiteti Europian i Tiranës.

“Jam shumë inkoherent, por pikërisht për këtë jam krenar!” Kështu reagonte Bernard Kushner, ndërsa dëgjonte biografinë e vet lexuar nga një profesor i Universitetit Europian të Tiranës në 19 shtator 2016.

Përkujtimi i një karriere aq të pasur, plot luhatje, edhe në rreshtime ideologjike, i solli në mend Bernard Kushnerit, pikërisht këtë devizë ndërsa fliste para një audience shqiptare, i veshur me shallin dhe mantelin e “Doctor Honoris Causa” të Universitetit Europian të Tiranës. Një shall që i binte vazhdimisht ndërsa ai parashtronte idetë e veta, me patosin që e karakterizon, pavarësisht moshës 76-vjeçare.

Kushner, administratori i parë i Kosovës në 1999, në dy vitet e vështira të pasluftës ndër ne, ishte në Tiranë për të marrë një nderim akademik, që nuk dihet pse nuk ia ka dhënë Kosova. E në këtë rast, foli në mënyrë ekskluzive për Kohën. Një intervistë e jashtëzakonshme prej një njeriu që ka shenjuar historinë e Europës në 40 vitet e fundit. Njeriut që konsiderohet si i pesëmbëdhjeti hebre më me ndikim në botë.

Ju keni harxhuar shumë kohë në Ballkan. Cilat janë ndjenjat tuaja tani që ju pranuat titullin Doctor Honoris Causa të Universitetit Europian të Tiranës, një nderim nga bota akademike shqiptare?

Një ndjenjë mirënjohjeje dhe një ndjesi nderimi, plot admirim për këtë universitet, që është një universitet privat shumë i hapur, me profesorë cilësorë, me rreth 5000 studentë. 25 vjet pasi shqiptarët kanë dalë nga një komunizëm shtypës dhe vrasës, të kesh një universitet të këtij standardi është diçka e mirë megjithëse dikujt i duket një kohë bukur e gjatë. Natyrisht unë besoj se duhet shumë kohë për të ndërruar gjërat, për të ndërruar mentalitetet, për të ndërruar kulturat dhe unë e gjeta një Shqipëri të ndryshuar shumë për të mirë. Unë shpresoj që një ditë, opozita dhe shumica të flasin pak më shumë mes veti, të bëjnë gjërat së bashku, por kjo nuk është një kritikë që ja adresoj Shqipërisë, sepse të njëjtën gjë mendoj për Francën. Pra, ja, unë jam shumë i kënaqur dhe kam parë ndryshimin. Kam ardhur prej viteve ‘80, shumë herë në Shqipëri dhe të gjitha herët, përparimi ka qenë shumë i dukshëm. Këtë herë kam vizituar, strehimin sekret të Enver Hoxhës me 5 kate tunel të gërryer në mal: ishte me të vërtetë diçka që të krijonte ankth, kur mendoje se si për dhjetëra vjet pas luftës, situata ishte kaq e tendosur, kaq e përgjakshme dhe kaq e vështirë.

Reputacioni juaj në Kosovë mbetet në kuota të larta. Ndaj, këshillat dhe vizioni juaj për sfidat e saj do të priten me interes. Ju keni patur rol udhëheqës në shtetformimin e Kosovës. Në një farë mënyre ju i keni dhënë formë foshnjës së re së bashku me politikanë ndërkombëtarë dhe vendorë. Sot kur e shihni krijesën tuaj, a është ajo siç e keni menduar- politikisht, institucionalisht, ekonomikisht etj?

Jam shumë krenar që kam kontribuar në rolin tim, në përmasën time, në evolucionin e Kosovës. Jam me të vërtetë shumë krenar, sepse është një moment i jetës sime për të cilin mendoj dhe i rikthehem shpesh. Ka qenë vërtet një nga momentet më të mira për të bërë diçka për këta kosovarë që ishin të mbyllur në vetvete, që ishin të shtypur. Gjendja ishte ajo që ishte dhe unë nuk kisha dhe nuk kam asgjë kundër serbëve, asnjë urrejtje, përkundrazi kultura ime më afronte me ta. Duke mbetur te pavarësia, nuk ishte e mundur të bënim diçka tjetër, pas atij brutaliteti, kur miliona njerëz ishin të përzënë, me vrasje të përditshme, me milicitë serbe, me politikën e zotëri Milosheviçit, me fjalimin e tij në Fushën e Mëllenjave, Obiliq, thjesht nuk ishte e mundur të bënim diçka tjetër. Nuk ishte diçka e këndshme, por ishte kështu: një moment i dhunës në të cilin duhet të zgjidhje midis luftës dhe krimeve të tmerrshme dhe paqes! Ne kemi zgjedhur paqen! Dua t’jua them me krenari dhe pa arrogancë: është njëri nga të vetmet misione të suksesshme të OKB. Asgjë nuk është e përkryer, asgjë nuk është e thjeshtë. Sot UÇK dhe LDK mbeten dy ndërmarrje politike, dhe dy palë që dialogojnë, që bëjnë zgjedhje. Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, megjithëse Serbia nuk e ka njohur Kosovën – diçka që është normale dhe do duhet të marrë më shumë kohë – po vazhdon, dhe madje intensifikohet qoftë për arsye teknike, qoftë për arsye tregtare, qoftë për arsye që lidhen me jetën e përbashkët. Është jo tamam jetë e përbashkët, por jetohet pothuaj bashkë në të njëjtin territor, e megjithatë ky dialog vazhdon. Pra, unë jam i kënaqur për një evolucion që do t’i duhet akoma ndoshta dhe disa dekada akoma për t’u përkryer. Nuk ka mjaft investime, nuk ka mjaft zhvillim në Kosovë, për fat të mirë është diaspora kosovare që sjell para. Do duhej që ky vend të mbështetej apo të përkrahej më shumë, jo vetëm me para, por edhe me iniciativa. Te ju ka një parlament që bën punën e tij, ka një president që është Hashim Thaçi, ka një qeveri, ka një ministër të punëve të jashtme, dhe pastaj ka sidomos kosovarë që janë më të hapur dhe më të sigurt. Eh pra, unë jam i kënaqur që kam kontribuar dhe jam i lumtur që jam kthyer shumë shpesh në Kosovë.

Ju e keni kundërshtuar raportin e Dik Martit, lidhur me trafikimin e organeve nga UÇK, por Gjykata Speciale po krijohet. Do të vendosë drejtësi apo do të nxisë qarkullimin e elitave dhe rotacionin politik?

E çfarë po presin për ta krijuar dhe për të vendosur drejtësinë? Ku ishte ky Tribunal? Shumë mirë që do kemi një Tribunal. Ky farë zotëri Marti ka gjetur vetëm një shiringë në një shtëpi të gjelbër në Shqipëri. Po kjo është qesharake. Çfarë është kjo histori e trafikut të organeve? Kurrë nuk e kam bërë në jetën time. Përkundrazi unë kam shpëtuar njerëz që kishin nevojë për të zëvendësuar organe. E mbani mend si ka qenë spitali i Prishtinës? Minus 20 gradë, nuk ka patur ngrohje dhe nëse mendoni se atje mund të bëhej transferim organesh kjo do të ishte e gjitha qesharake. Nëse UÇK ose dikush tjetër kanë bërë shitje organesh, kjo nuk është çështje e imja. Për më shumë unë as nuk kam qenë më fare në Kosovë në 2002-2003 sepse unë kisha shkuar. Por e gjitha kjo është qesharake. Nëse do të ketë një tribunal, ai duhet të bëjë një hetim, çfarë po presin? Ka dy vite që thuhet se po bëhet tribunali që është pranuar më herët nga Parlamenti i Kosovës.

 

Çfarë mendoni ju për 300 kosovarët që u nisën drejt Sirisë për të luftuar në krah të ekstremistëve? A e imagjinonit ju se Kosova me traditë të fortë sekulare do të dërgonte në Siri në krah të ekstremistëve islamikë një numër të madh luftëtarësh për frymë popullsie?

Kam menduar vërtet keq, por nuk jam i sigurt për shifrat tuaja. Kam folur me presidentin dhe besoj se nëse janë 300 është numër shumë i madh, por më duket se sidoqoftë janë shumë. Mund të jetë numër i fryrë, por dhe nëse janë 150 do të ishte një numër shumë i madh. Shikoni, jam me të vërtetë i shastisur prej brutalitetit të këtij lajmi, dhe çka përfaqëson. Nuk ka gjë më të keqe në botë sot, për momentin sesa DAESH, apo ISIS! Të dalësh nga një luftë si ajo e Kosovës dhe prej atyre krimeve të kryera mbi ty për të shkuar dhe kryer krime të tjera gjetiu në emër të një islami të falsifikuar, në emër të një feje myslimane -si ajo që është në Kosovë, fe që unë e kam njohur dhe që nuk kishte kurrë këto ngjyrime që sepse njerëzit ishin dhe janë myslimanë, të tjerët ishin dhe janë ortodoksë, e çfarë rëndësie kishte kjo si një çështje private, e pra isha me të vërtetë i dëshpëruar nga këto lajme! Megjithatë ka pak kohë që isha në Kosovë dhe mendova: shikoni gratë në Prishtinë, sepse për fat të mirë e ardhmja kalon prej grave! Ato nuk janë të mbuluara, ndërsa po të shkoni në Sarajevë ato janë shumë më të mbuluara! Unë kam shumë besim te Kosova, dhe i neveris ata njerëz që janë nisur në SIRI në emër të një Zoti të tradhtuar. Ky nuk është Zoti, nuk është Islami, dhe shpresoj shumë për çdo rast.

Kosova nuk po bëhet anëtare e OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), për shkak të vetos së Rusisë. Rusia, megjithatë po lë të kuptohet se nëse perëndimi njeh aneksimin e Krimesë, mund ta njohë Kosovën si shtet. Çfarë mendoni ju?

Mendoj se ka kontradikta në historinë e botës. Nuk jam ndërkohë i sigurt nëse nga pala ruse kishte mbetur si e vetmja zgjidhje aneksimi brutal i Krimesë me forca ushtarake. Natyrisht mendoj se ka patur lidhje të forta të Rusisë me Krimenë, ka një prani ruse në Krime. Por ka dhe diçka të cilën Rusia duhet ta mbajë parasysh qartësisht. Nuk ishim ne bashkësia ndërkombëtare që e vendosëm fragmentimin e Bashkimit Sovjetik, por ishte një rus: ishte Jelcin, dhe pastaj Gorbaçov. Unë mendoj se do duhet kjo gjë të zgjidhej në bashkëpunim me Ukrainën. Kosova ishte dhe është e ndryshme: atje kishte një luftë, kishte vrasje të përditshme, kishte milici që vrisnin. Ne provuam ta mbanim Kosovën në Serbi, dhe ne e provuam se lufta pa paqen nuk është e mundur. Në Kosovë u shkua shumë larg me barbaritë, ndaj u mendua në një etapë të parë të shkohej te pavarësia e Kosovës. Pastaj nëse Serbia, nëse Kosova, dhe pse jo Shqipëria vijnë në Bashkimin Europian, pastaj mund të ketë aranzhime të tjera të mundshme, pse historia nuk është përfunduar.

Shpesh sporti ndikon imazhin e një kombi dhe vendimmarrjen ndërkombëtare rreth tij. Si e gjykoni ndikimin (pozitiv ose negativ) të tifozerisë shqiptare në Europian 2016 të futbollit, apo të këngëtarëve, sportistëve shqiptarë etj. në imazhin tonë ndërkombëtar?

Çfarë po thoni? Kupa e Europës? Çfarë kupe? Futbolli? Unë nuk di asgjë rreth futbollit, thjesht di që ekziston dukuria e mondializimit në botën e sotme, por mua nuk më plas fare, nuk më bëhet vonë për futbollin. Nuk e njoh, nuk më bëhet vonë, megjithëse e di se futbolli është shumë i rëndësishëm.

Nëse nuk ishim në gjendje të shpiknim diçka tjetër për të vendosur njerëzit së bashku, nëse nuk jemi në gjendje të shpëtojmë refugjatët në det, mua vërtet nuk më intereson asgjë tjetër veç kësaj. Shikoni këtë libër (tregon librin e vet në shqip), ky është libri im në shqip, pra dhe në gjuhën kosovare: ju lutem tregojani njerëzve dhe ta blejnë, sepse kjo është historia e paqes dhe jo e futbollit, më vjen keq. Paris Saint-Germain, Marseja, gjithë këto i dimë mirë se ç’janë, por mua nuk më plas fare. Unë e kam gabim, unë jam gabim.

Qarkullojnë ide për bashkim ekonomik të shqiptarëve, bashkim kombëtar pa kushte apo edhe krijim të një kombi të ri kosovar. Ju si i gjykoni këto ide?

Nuk e di, nuk jam shumë në rrjedha. Ju po flisni për një Shqipëri të madhe të bashkuar me Kosovën dhe së bashku me… ? Nuk di asgjë. Më parë ishte e ndaluar të flisje për këtë dhe thuhej se nuk duhej folur. Megjithatë këto popullsi e kanë prejardhjen e përbashkët nga ilirët, pra e kanë të njëjtën origjinë, kanë të njëjtën gjuhë, por ka pasur qartësisht katër shekuj të pushimit otoman, erdhi më pas beteja e Vjenës, ka pasur vende ortodokse që kanë fituar, pastaj otomanët, pastaj, pastaj, por kjo nuk është puna ime për momentin e dhënë. Unë jam shumë i kënaqur që kjo po ndodh në Bashkimin Europian, i kanë menaxhuar ndryshe marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet nëpërmjet federatave. Gjithçka është e preferueshme përkundrejt luftës, megjithëse e di fatkeqësisht pasi kam marrë pjesë në shumë luftëra, se është e lehtë për ta thënë dhe e vështirë për ta shmangur. Nuk i njoh këto rryma, shumë mirë nëse janë rryma mendimi kosovare. Ju po më thoni se flitet për bashkim kombëtar? Bah, epo kjo nuk më shqetëson fare. (rtk)