Bruksel: Ish zyrtari i UDB-së dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e aktivistit shqiptar

enver-hadriEnver Hadri

Një gjykatë në Bruksel i gjykoi në mungesë dhe i shpalli fajtorë tre serbë për vrasjen e veprimtarit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri, 26 vjet më parë.

Gjykata shpalli fajtorë, Bozhidar Spasiçin, ish shef i operacioneve të posaçme të policisë sekrete jugosllave të njohur si UDBA dhe dy njerëz të nëntokës serbe Andrija Drashkoviç dhe Veselin Vukotiç.

Të tre u dënuan të mërkurën më burgim të përjetshëm. Gjykimi është zhvilluar në mungesë të të akuzuarve.

Zoti Hadri ishte vrarë më 15 shkurt të vitit 1990 në Bruksel, kur nga një makinë ishte hapur zjarr kundër tij. Atëbotë u tha se vrasja ishte politike dhe ishte porositur nga shërbimi i fshehtë jugosllav, UDB-a, e cila drejtohej nga serbët që përbënin shumicën e agjentëve të saj.

Gjatë hetimet është përfunduar se kjo kishte qenë një vrasje politike, e organizuar nga shërbimet jugosllave dhe me mbështetje logjistike nga nëntoka e Beogradit.

Enver Hadri ishte kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Emigrant politik që nga fillimi i viteve të 70-ta, ai kishte grumbulluar dokumente që dëshmonin dhunën e pushtetit serb në Kosovë dhe kjo e kishte bërë të njohur në qarqet politike e diplomatike në Bruksel.

Dy të dyshuar të tjerë për pjesëmarrje në vrasjen e tij, Andrija Lakoniç dhe Darko Ashanin, ishin vrarë në Serbi gjatë viteve të 90-ta.

Bozhidar Spasiç, që besohet të ketë organizuar vrasjen e zotit Hadri, ishte pjesë e UDB-së që nga 1979 e deri më 1993. Ai kishte shkruar edhe libra mbi punën e tij prej agjenti duke folur hapur për veprimet e tij kundër siç thotë ‘terroristëve shqiptarë”.

Andrija Drashkoviç, i njohur për përfshirje në vrasje dhe veprime kriminale në Serbi dhe më gjerë ishte dënuar më 2010 në Beograd me 10 vjet heqje lirie për një vrasje por ishte liruar tre vjet më pas.

Në qershor të vitit 2015 ai u arrestua në qytetin e Splitit në Kroaci dhe u la më pas i lirë nën dorëzani. Ai u arratis më pas në Serbi.

Veselin Vukotiç, për të cilin thuhet se mund të ketë ofruar informacione që mund të kenë zbuluar përfshirjen e njeriut të njohur të nëntokës serbe, Andrija Drashkoviç në vrasjen e Enver Hadrit, ishte arrestuar më 2006 në Madrid pas një arratisjeje 16 vjeçare, Më 2008 u ishte dorëzuar autoriteteve belge të cilat më pas e kishin dorëzuar në Serbi, ku ishte dënuar për një veprim kriminal, për t’u lënë i lirë, besohet në shkëmbim të bashkëpunimit në luftën kundër nëntokës serbe dhe malazeze.

Mediet serb cituan Bozhidar Sapasiçin të ketë thënë se nuk ka njohuri të jetë bërë ndonjë gjyq kundër tij dhe të njëjtën e ka pohuar edhe avokati i Andrija Drashkoviçit.

Vrasja e Enver Hadrit ishte vlerësuar si një nga pesë vrasjet më zulmëmëdha politike të kryera nga shërbimi sekret jugosllav. (voa)

Stoltenberg: Keqardhje për viktimat e bombardimeve më 1999

vucic-stoltenbergSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se beson në bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Serbisë në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë, duke respektuar qëndrimin e saj për paanësi ushtarake.

Pas takimit më kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel ai tha se Serbia është pjesë e familjes evropiane me të cilën ndahen vlera të përbashkëta të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, ndërsa shfaqi besimin në bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Serbisë.

Ne mund të kujtojmë të kaluarën, por të shohim drejt së ardhmes. Sikundër e kam thënë gjatë vizitës në Beograd, qëllimi i fushatës ajrore në vitin 1999 ishte mbrojtja e civilëve. Dhe ne e bëmë këtë. Humbja e jetëve të pafajshme ishte tragjedi dhe ndjejë keqardhje të thellë. Sot përballemi me sfida të përbashkëta të sigurisë, po punojmë së bashku në mënyra të ndryshme dhe unë e mirëpres bashkëpunimin pragmatik që jemi duke e zhvilluar ndërmjet NATO-s dhe Serbisë“, tha sekretari Stoltenberg.

Kryeministri serb tha se bashkëpunimi me NATO-n është në funksion të paqes e qëndrueshmërisë në rajon.

Ne jemi të rrethuar me vendet e NATO-s ose me ato që duan të jenë anëtare të NATO-s. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që nëse duam paqe, qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik, standard me të mirë jetese, njerëz më të kamur në Serbi, jam tërësisht i bindur që kusht kryesor është të kemi paqe e qëndrueshmëri dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira me NATO-n. Serbia është ushtarakisht e paanshme dhe e respekton vendimin e parlamentit të saj, por Serbisë, pikërisht për shkak të arsyeve që i përmenda dhe shkaqeve tjera të arsyeshme, për shkak të shikimit drejt së ardhmes , dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin e saj me NATO-n“, tha ai.

Kryeministri serb e vlerësoi me shumë rëndësi praninë e KFOR-it në Kosovë, në të cilin siç tha, serbët e Kosovës mbështeten shumë.

Bombardimet e vitit 1999 të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, i kanë kthyer serbët kundër perëndimit dhe drejt Rusisë e cila po ashtu kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore.

Rusia kundërshton fuqishëm anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO, ndërsa është thellësisht e pakënaqur që Mali i Zi tashmë ka marrë ftesën për anëtarësim në aleancë. (voa)

Shpëtim Pollozhani i thotë “JO” mirënjohjes së Hashim Thaçit

shpetimPër Mirënjohjen si veprimtar më informoi Ambasada e Kosovës në Shkup. Nuk mora pjesë në ceremoninë e ndarjes se Mirënjohjeve dhe as që e mora mirënjohjen.

Ka 101 shkaqe por unë do ti përmend vetëm disa.

Zëri i familjeve të burgosurve, të persekutuarve dhe të diskriminuarve nuk më lejoi që unë të marr mirënjohje nga një president, i cili është shkak i këtyre të këqijave. Shkaku tjetër është nëpërkembja e kundërshtareve politike po nga ky President. Dhënia e Mirënjohjeve për politikan të korruptuar, të cilët një ditë do ti përgjigjen gjyqit të popullit. Dhënia e mirënjohjeve miqve personale dhe miqve të shokëve të Presidentit i vjen era fushatë politike, sikurse që e thotë populli ti ma kruaj kurrizin mua, unë do ta kruaj kurrizin ty. Unë jam i autorizuar të flas edhe në emër të gjithë shqiptareve të burgosur për motive politike në Fyrom. Flas ne emer te tyre kunder dhenies se mirnjohjes perfaqesuesve politike shqiptare qe jane pjese e qeverise me vrastare te shqiptareve qe kur e mbaj mend une. Mirnjohjen e refuzova ne emer te gjthe varreve te deshmoreve dhe veprimtareve qe i kane mbuluar ferrat. Kam respekt per te gjithe krijuesit, deshmoret dhe veprimtaret, te cilet u nderuan, por ama nuk kam respekt per dhenie te mirenjohjes personazheve politik te deshtuar, te cilet nje dite do te denohen nga populli. Ka nje tenie: kush lufton per mirenjohje as qe e meriton. Ai qe e meriton as qe ka nevoje per mirenjohje. U beme gazepi i botes duke luftuar qe te shperblehemi per cdo pune qe e kemi bere ne dobi te kombit.

Dielli duhet ti ngrohe te gjithe.

Rrofshin shqiptaret.

Gezuar Dita e Alfabetit.

(Shpëtim Pollozhani)

Putin: Rusia mund të marrë masa ndaj zgjerimit të NATO-s

putinPresidenti Vladimir Putin thotë se Rusia do të ndërmarrë masa për t’iu përgjigjur zgjerimit të NATO-s në vende kufitare me Rusinë.

Në komente të bëra për një dokumentar të realizuar nga kineasti amerikan Oliver Stone, i cili transmetohet këtë javë nga televizioni rus REN-TV, zoti Putin aludon se aneksimin i Krimesë u nxit nga shqetësimet për fatin e Sevastopolit ku ndodhet flota ruse e Detit të Zi.

Presidenti Putin tha se shfaqja e forcave amerikane dhe të NATO-s në Sevastopol do të kishte qenë “tepër serioze”.

Ai shtoi, siç duket duke iu referuar mundësisë që Ukraina do të antarësohet në NATO “Kur një vend bëhet anëtar i NATO-s, e ka shumë të vështirë t’i rezistojë presionit nga një vend i madh si Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi i NATO-s”.

Pasi një vend futet në NATO, tha zoti Putin, “çdo gjë” mund të shfaqet në atë vend, përfshirë një sistem për mbrojtjen nga raketat, baza të reja dhe një sistem sulmues me raketa.

“Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Ne duhet të marrim masa reaguese, duhet t’i kërcënojmë këto objekte që për mendimin tim përbëjnë kërcënim për ne,” tha ai.

“Nuk e kuptoj gjithnjë logjikën e partnerëve tanë,” shtoi zoti Putin. “Nganjëherë më duket se ata kanë dëshirën t’i nënshtrojnë, t’i mbajnë nën disiplinë pjesëtarët e kampit perëndimor, kampit të ashtu-quajtur Atlantik. Kjo kërkon ekzistencën e një armiku të jashtëm. Megjithë frikën që krijon, Irani nuk e përmbush këtë rol”.

Ndërkaq, agjencia ruse e lajmeve Interfax njoftoi të hënën se ushtria ruse ka dislokuar raketa moderne Bastion për mbrojtjen e vijës bregdetare në Kaliningrad, një zonë e banuar me rusë në Detin Baltik, mes Polonisë dhe Lituanisë.

Po të hënën, kreu i komitetet të mbrojtjes pranë Këshillit Federal rus tha se raketa balistike Iskander dhe raketa të mbrojtjes ajrore S-400 do të vendosen në Kaliningrad, skaji më i largët perëndimor i territorit rus. (voa)

Stoltenberg: Veprimet globale të NATO-s “mbrojtëse dhe proporcionale”

stoltenbergSekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se veprimet e aleancës ndër vite kanë qënë “mbrojtëse dhe proporcionale” në përputhje me angazhimet ndërkombëtare. Duke folur në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Stamboll, zoti Stoltenberg përmendi edhe marrëdhëniet me Rusinë, përpjekjet e dështuara për grusht shteti në Turqi si dhe zgjedhjet precidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Stoltenberg tha se NATO po ndjek një kurs me dy pista ndaj Rusisë, “forcim i mbrojtjes, i shoqëruar me dialog kuptimplotë”.

“Çdo veprim i NATO-s ka karakter mbrojtës dhe proporcional në bazë të angazhimeve ndërkombëtare. Para veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë, NATO nuk kishte plane për dërgimin e trupave në zonën lindore të aleancës. NATO ka synim të parandalojë konflikte dhe jo të provokojë konflikte. Kemi besim të patundur dhe plotësisht të përkushtuar për një qasje me dy pista ndaj Rusisë; mbrojte të fuqishme të shoqëruar me dialog kuptimplotë.”

Lidhur me përpjekjet e dështuara për grusht shteti në Turqi, shefi i NATO-s tha se ky veprim është “kujtesë e kthjellët” se demokracia dhe liria nuk mund të shihen si të mirëqëna dhe se “duhen mbrojtur fuqishëm”.

“Ky takim në Turqi vjen katër muaj pas dështimit të grushtit të shtetit. Duhet të shërbejë si kujtesë se demokracia dhe liria nuk mund të merren si të mirëqëna por duhen mbrojtur fuqishëm. Në shtator, u takova me ligjvënës nga të gjitha forcat kryesore politike. Natën e grushtit të shtetit ata nxituan për në parlament, të bashkuar në mbrojtje të institucioneve të tyre demokratike. Më kanë lënë përshtypje mbresëlënëse dhe dua ti përshendes për guximin dhe vëndosmërinë e tyre ndaj demokracisë.”

Zoti Stoltengerg tha se do të punojë me administratën e re amerikane që vjen në muajin janar nën drejtimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump. Ai tha se “ndarja e barrës do të forcojë edhe më tej lidhjen Trans-Atlantike.

“Partneriteti Evropiano-Amerikan ka qënë i fuqishëm për pothuajse 70 vjet. Një partneritet që gjithmonë ka patur mbështetjen e të gjitha administratave në Shtetet e Bashkuara. Ndarja më e mirë e barrës do ta bëjë këtë parneritet edhe më të fuqishëm.”

Duke folur në takim, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se, Ankaraja ka nevojë për mbështetjen e botës në luftën kundër terrorit, ndërsa akuzoi veçanërisht B.E.-në dhe Amerikën për qëndrime jo të qarta lidhur me grupet që Ankaraja i cilëson si terroriste.

Zoti Erdogan tha se pa Turqinë, që vepron si zonë ndarëse mes “organizatave terroriste” dhe pjesës tjetër të botës, “terroristët do t’i vënë zjarrin botë duke sjellë gjakderdhje”.

“Turqia është pengesë e vërtetë mes organizatave terroriste dhe pjesës tjetër të botës, kryesisht Evropës. Në se ne dështojmë, nëse bie kjo pengesë, terroristët do t’i vënë zjarrin botës dhe të sjellin gjakderdhje.”

Ai i bëri thirrje Washingtonit dhe fuqive të tjera që të rishqyrtojnë propozimin e Turqisë për krijimin e një zone ndalim-fluturimi në veri të Sirisë.

“Të shpallim një zonë të sigurtë në Siri, që do të jetë e spastruar nga terroristët. Kjo mund të bëhet, ndërsa Turqia trajnon dhe furnizon forcat lokale dhe do të pasohet me ndërtimi kryesisht të zonave të banuara, nëse ju na mbështesni financiarisht. Le të shpallim një zonë të ndaluar fluturimi.”

Zoti Erdogan përsëri kritikoi mbështetjen e aleatëve për luftëtarët kurd në Siri që luftojnë kundër grupit Shteti Islamik. Turqia i konsideron luftëtarët kurd të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara si një focë e lidhur me militantët kurd të nxjerrë jashtë ligji në Turqi. (voa)

Raport i ri: Mjekimet kundër HIV dhe lufta kundër SIDA-s

barnaNdërkohë që afron Dita Botërore e SIDA-s më 1 dhjetor, një raport i ri arrin në përfundimin se një numër rekord njerëzish të infektuar me virusin HIV po mjekohen me ilaçe që u shpëtojnë jetën. Kjo ka rezultuar në uljen e numrit të vdekjeve nga SIDA dhe komplikimet që sjell kjo sëmundje.

Raporti thotë se rreth 1 milion vetë gjetën vdekjen nga komplikime të shkaktuara nga SIDA vjet, krahasuar me dy herë më shumë që vdiqën një dekadë më parë. Agjencia e OKB-së për SIDA-n thotë se ky përmirësim është rezultat i mjekimeve që po marrin 18.2 milionë vetë të infektuar me HIV. Agjencia parashikon që të arrijë objektivin e saj për të mjekuar 30 milionë vetë me këto ilaçe brenda 2020.

Peter Ghys, drejtor i departamentit të informimit pranë Agjencisë së OKB për SIDA-n thotë për Zërin e Amerikës se epidemia mund të mposhtet nëse bëhen investimet e nevojshme për të shtuar shkallën e mjekimeve për pacientët e infektuar me HIV:

“Sipas përllogaritjeve tona, nëse sigurohen fondet brenda 2020, ne mund t’i japim fund epidemisë së SIDA-s brenda 2030. Por pa fonde ky objektiv është pothuajse i paarritshëm,” thotë zoti Ghys.

Aktualisht, agjencia ka 19 miliardë dollarë për të luftuar sëmundjen e SIDA-s dhe HIV-in. Sipas përllogaritjeve të OKB-së, nevojiten 26 miliardë dollarë për shtatë vjetët e ardhshëm për ta zhdukur epideminë brenda 2030.

Si në vitet e kaluara, Afrika Nënsahariane mbetet rajoni me ritmet më të larta të infektimeve me HIV-SIDA. Zoti Ghys thotë se vajza të reja në moshën e pjekurisë, janë në rrezik të madh infektimi. Kjo grup-moshë, shpjegon zyrtari i OKB-së shfaq rimet më të larta të infektimit dhe në shumë raste këto vajza nuk e dinë që janë të infektuara dhe nuk kërkojnë mjekim.

Sipas raportit në botë ka aktualisht 37 milionë vetë me HIV. Vetëm në 2015 pati 2.1 infektime të reja. Një arritje e rendësishme është rënia e infektimeve ndër fëmijë në masën 50% krahasuar me 2010. (voa)

Bilall Sherifi refuzon dekoratën e Hashim Thaçit

bilalBilall Sherifi ka njoftuar se përkundër ftesës nga Ambasada e Kosovës në Maqedoni që sot të jem në Shkup, për të marrë pjesë në cilësinë e të dekoruarit në ceremoninë e ndarjes të dekoratave nga Hashim Thaçi, ka refuzuar të jetë aty, sepse refuzoi të marrë dekoratë nga ai.

Sherifi thotë se në arsyet e refuzimit, kanë të bëjnë me bindjen se Hashim Thaçi dikur drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i ka kryer detyrimet e tij për të mbrojtur luftën e drejtë të popullit tonë dhe as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si udhëheqëse e luftës për pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Sherifit:

Përkundër ftesës nga ambasada e Kosovës në Maqedoni që sot të jem në Shkup për të marrë pjesë në cilësinë e të dekoruarit në ceremoninë e ndarjes të dekoratave nga Hashim Thaçi, unë refuzova të jem aty, sepse refuzoj të pranoj të marr dekoratë nga ai!

Në këtë letër të shkurtër do t’i theksoj vetëm disa arsye, por që për mua janë thelbësore pse kam refuzuar dekoratën e ndarë nga ai.

Arsyet e refuzimit kanë të bëjnë me bindjen time se Hashim Thaçi dikur drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i ka kryer detyrimet e tij për të mbrojtur luftën e drejtë të popullit tonë dhe as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si udhëheqëse e luftës për pavarësinë e Kosovës. Detyrimet e tij nuk i ka kryer as në cilësinë e kryeministrit të Kosovës ku ishte plot 7 vite dhe nuk është duke i kryer as tani në cilësinë e presidentit të Kosovës. Nuk i ka kryer dhe as nuk është duke i kryer detyrimet që ka pasur dhe ka për t’i mbrojtur vlerat e luftës për të cilën ranë dëshmor mijëra djem dhe vajza, mijëra të tjerë lanë gjymtyrët e tyre nëpër fushë betejat e shumta, si dhe u vranë dhe u masakruan mijëra civil të pafajshëm shqiptar. Në vend se në cilësinë e kryeministrit të angazhohej që shteti i Serbisë të gjykohet për gjenocidin e kryer në Kosovë, ai lejoi të ndodhë e kundërta, krijimin e një Gjykate Speciale e cila do të dënojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Prandaj, refuzoj të jem pjesë e teatrit tragjiko/komik të konstruktuar nga Hashim Thaçi ekskluzivisht për interesa të tij personale.

Në kohën kur Hashim Thaçi u shpërndanë dekorata për merita për “Kontributin e lartë për Pavarësinë e Kosovës” siç tha sot: “Bashkëveprimtarëve dhe Bashkëluftëtarëve të mi”, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij shumë më të afërt me të, të cilët në mos më shumë, së paku janë po aq meritor për pavarësinë e Kosovës sa janë edhe të sa po dekoruarit, janë dënuar deri në 10-vite burg.

A nuk është hipokrizi kjo? Për të njëjtën vepër dikush dekorohet e dikush dënohet me dekada burgim?

Për mua PO!

Jam shumë i bindur se detyrimet për të mbrojtur vlerën themelore të Pavarësisë së Kosovës, luftën e drejtë të saj, do t’i kishte realizuar me sukses sikur të ishte angazhuar në mbrojtjen e tyre me të njëjtën energji që është angazhuar për të mbrojtur pushtetin e tij personal.

Ai zgjodhi që të merr vetëm privilegjet që i sollën atij të qenit në krye të luftës dhe të shtetit dhe të abdikojë nga përgjegjësitë që kishte për t’i mbrojtur ato.

Nuk pranoj dekoratë nga ai që u përkul dhe vuri lule te pllaka përkujtimore në Gorazhdec ku janë të shënuar edhe emrat e policëve dhe ushtarëve Serbë që kanë vrarë e masakruar civil të pafajshëm shqiptar.

Prandaj, duke i pasur parasysh këto, konsideroj se ai e ka humbur të drejtën të flasë në emër të luftës për pavarësi se lere më që në emër të saj të shpërndajë dekorata, sepse mbrojtjen e luftës dhe vlerave të saj e ka reduktuar në mbrojtje të vetes së tij.

HIPOKRIT mb.

1. Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, që nuk, është i çiltër, që nuk e zbulon fytyrën e vërtetë; shtiracak, shtinjak; që nuk
i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e vërteta, që bëhet për të mbuluar qëndrimin e qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët; kund. i çiltër, i sinqertë. Njeri hipokrit. Fjalë hipokrite. Qëndrim hipokrit. Sjellje hipokrite. Buzëqeshje hipokrite.
2. si em.~,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Njeri hipokrit, njeri me
dy faqe. Nuk u besoj hipokritëve.

HIPOKRIZI f. sh.
Ves i njeriut të keq që hiqet sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur me qëllim që të gënjejë të tjerët; qëndrim me dy faqe, sjellja e njeriut që nuk është i çiltër me të tjerët, që nuk zbulon fytyrën e
vërtetë dhe që shtiret, të qenët hipokrit; fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që nuk i përgjigjet së vërtetës dhe që synon të mashtrojë të tjerët; kund. çiltëri, sinqeritet.

Vëllai i Sokolit, letër Ali Ahmetit dhe Hashim Thaçit

komandant-sokoliVëllai i komandant Sokolit, Besnik Ukshini ka dërguar një letër një adresë të agjencisë së lajmeve INA drejtuar Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçit. 

Po ju drejtohem më këtë letër.

Ndërkombtarët ti bëjn hetim mafias së koordinuar politike ne Maqedoni e Kosovë-jan rrezik për Ballkanin.

Që nga rasti I Kumanovës, më janë adresuar disa letra e kërkesa verbale nga shumë gazetarë që të prononcohem apo të përgjigjem në pyetjet e tyre për rastin e Kumanovës. Nuk kam pranuar të flas deri më tani për asnjë media, për arsye që vet i vlerësoi.

Andaj,sot me ca hezitim, vendosa që tëshkruaj këtë letër që të jap një gjendje faktike, që është relevante me atë se ç`farë po zhvillohet  në qarqe vendimëmarrëse në Kosovë e Maqedoni për ti fshehur aktet e tradhëtise së madhe në Kumanovë. Pastaj, mendoj se është edhekohase duhet të dalin sheshit ca gjëra.

Tani është shumë me rëndësi dhe si aktual rasti I Astrit Deharit, I cili don patjetër hetim të imtësishëm ndërkombëtar. Siç konfirmon e ëma e Astritit, familja Dehari paskan miqësi të ngusht e raporte familjare me Musa Xhaferin, zëvendes kryeministër i Maqedonisë në kohën kur u pergatit dhe zhvillua konflikti/kurtha në Kumanovë!!! Musa Xhaferi si dorë e djathtë e Ali Ahmetit, zëvendës i Gruevskit e mik i Mihajlkovksit, ishumëpërfolur për pisllaqe të ndryshme.

Nga biseda që e shkreta nanë e Astrit Deharit bën me Musa Xhaferin në Kumanovë, e që u publikua sot, del se Astriti kishte porositur të hulumtohet nese do e extradonin ne Maqedoni siç ju kishin kërcnuar hetuesit/pushtetaret e Kosovës!!!

Pse vallë?!!!

Ç`lidhje pat godina e parlamentit ne Prishtinë, për sulmin kinse e ka bërë Astriti, me qeverinë Maqedonase?!!!

Kjo është arsyeja, dhe përkrahja e presidentit të kosovës që po i jep keto dit Ali Ahmetit në fushatën zgjedhore?

Vallë, a mos ishte Astriti nje hallke ne lidhjen e Musa Xhaferit/(Ali Ahmetit/ Hashim Thaqit) dhe grupit te Kumanoves, gjegjësisht Mirsadit e Begut apo ndonje tjetri?

Shërbimet secrete dhe ato kriminale si rregull ikëpusin hallkat e zingjirit të sekretit duke i menjanuar, apo edhe zhdukur fzikisht ato. Nuk besoi se Astriti u likuidua/vetëvra për një zoll të hudhur në tullat e parlamentit të Kosovës, edhe po ta ketë kryer ate akt!!! Këtu ka diçka shumë te thllë.

Kesaj I vije era se bosat e mëdhenj të krimit politik, mafioz e tregtar të pist drogash, nafte, armësh, e qenieve njerzore te ballkanit jan ne panic te zbulimit te tyre. Por, mos tëharroin se sa më shumë qe po mundohen ti mëshehin gjurmët, jan duke u futurme thellë në baltakun vdekjeprurës per ta.

 

Tani do I kthehm drejtëperdrejtë ngjarjeve elevizjeve qe I paraprin rastit te Kumanovës:

 

Me 22 Janar, 2015, Hashim Thaqi e vizitoi Ali Ahmetin në Zajaz te Kërçovës në shtepinë e tij në prani të shumë mediave, pas aksidentit/sulmit të Ahmetit që  pati një ditë më parë. Ja web:https://www.youtube.com/watch?V=BhaREE1l

Para Hashimit, me 21 Janar, 2015 Ilir Meta ishkon në vizitë Ali Ahmetit në spital.

Këto data koincidojnë apo drejtëpërsëdrejti lidhen me datën 25 e pas që gjykatat Maqedonase dhan urdhër për përgjimin e Grupit të Kumanovës!!!???

Hajde Hashim, Hajde Ali, Hajde Meta e Gruevski me Mihajlkovskin…

A thua, apo saktësisht Aliu mendoi se këta djem e aksidentuan / sulmuan Aliun. Treqind për qind po! Kush ishte më i menquri/shejtani/kopili/dredharaku/pritëqituri/besëpreri këtu? Padyshim mjeshtri që ka për instruktor Francezët dhe Rusët, e ai mjeshter është Hashim Daija. Duke patur ne radhë planin për miratimin e Associacionit si dhe demarkimin e kufijve me Malin e Zi dhe Serbinë më vonë, Hashim Thaqi e dinte mirë se kundërshtarë të pakalueshëm ika mu këta djem që I qitën në pritë në Kumanovë. Aliu i ndiente si kercënim për vete, ashtu që koordinuan marifetet e stërdjallëzuara bashkë me shërbimet sllavo-ruso-maqedone që t’i hjekin qafe këta Luaj, pjellë e soj I Skënderbeut.

Hashim Thaqi e dinte mirë se Ramushi ka vër kollaren dhe ka qëllim të bëhet kryeministër, ashtu që nuk do t’a ndalte forcërisht. Sa për Vetvendosjen, as ai as Isa nuk qajnë kokën, janë mësuar t’i ngrehin zvarrë tutje.

Frika e tmerri kanë qenë këta djem që u hudhën në prita të Rusofilëve me mjeshtri. As Associacioni e as demarkimet shalltitramp-pazare nuk do të kalonin me këta Luaj gjallë e të lirë.

E quan Aliun për vizitë në SHBA bashkë me spiunin tjetër Grubin me 6 Mars, 2015 për t’i bindur Amerikanët se një grup i rrezikshëm për destabilizim po përgatit diçka për t’a turbulluar Ballkanin. Këtu në USA, Ahmeti bëri pazare edhe me Grekët duke I frikësuar se këto elemente janë duke u përgatitur të dalin edhe në Çamëri…,.

Nuk besoi qëibindën Amerikanët, por bën denoncimin dhe kujtuan se e kanë përkrahjen Amerikane në likudimin e ketij grupi. Me t’u kthyer e koordinuar punët me punëdhënësit e tyre Maqedon/Rusë e Sërb, si dhe përgaditjet operative për disa javë, ja mësyn tëakordojnë operacionet me Prishtinën, Hashimin e Isën, e mbase edhe në Tiranë me Ilir Metën.

A thua ështëkoincidencëqë në të njejtën ditë që u nis Ali Ahmeti për Prishtinë, hyri edhe Grupi i Beg Rizajt e Mirsadit në Kumanovë. Nga letrat e dalura nga disa të burgosur të grupit të Kumanovës,e të publikuara, shifet se me 25 prill, 2015 ata arritën në Kumanovë. Me 25-27 prill Ali Ahmeti u takua  Hashim Thaqin e Isa Mustafën. Me të ishin protagonistët kryesor të kurthit të Kumanovës: Artan Grubi e Sadullah Duraku. Që të tre janë të përmendur edhe si dëshmitarë në rastin e përmendur që po gjykohet në Shkup. Krejt kjo është koinçidencë?!!! Vetëm për naivët është koinçidencë dhe e paqartë.

Pra e gatuan kulaqin e tradhetisë në Prishtinë që të tre bashkë: Hashim Thaqi, Ali Ahmeti, Isa Mustafa, me instruktorët e shërbimeve Ruso/Serbo/Maqedono/Greke, e edhe pak mish dhije nëpër dhëmb nga Tirana versus (mendoi) Ilir Meta.

Sami Ukshini me të drejtë e bindje të plotë se dicka e pakuptimtë po zihet refuzoi të shkoi me këta djem dhe u mundua që t’i ndali. Takimi me Sadulla Durakun, me gjasë ishte që ta dijnë se a shkon Samiu apo jo. Në rast se nuk mund ta hudhnin edhe Samiun, kishin frikë t’i vrisnin të tjerët e Samiu I gjallë këtej në Kosovë!Andaj nuk ia ndanë presionin nga njerëz të besuar të Samiut e shokët e tij që t’a merrnin edhe ate, icili dy ditët e fundit u fut në Kumanovë. Por megjithatë mednoi se kanë bërë llogari me matematikë të ngelaçave, sepse ka Shqiptaria Sami Ukshina me bollëk, e bile Dugagjini shtëpi përshtëpi nga një,dy,…

Si konkluzion, këta djem Luajtë Dugagjinit u qitën në pritë për të kaluar Associacioni, demarkimet kufitare me fqinjët dhe për t’a shpëtuar veten Aliu me vëllaun e vet Gruevskin në njerën anë dhe për të marr primatin e influencën Rusia në Ballkan. Këta djem kanë qenë tmerri iantishqiptarëve e rusofilëve dhe krahu I djatht I Amerikanëve.

Besnik Ukshini,

New York,

Pranga pedagogëve në Shkodër, merrnin 700 euro për një provim

shkoder-universitetiNjë hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro për provim.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet e sinjalizuar nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, dy pedagogë dhe tre shtetas që luanin rolin e sekserit.

Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv. Ndërkohë me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.

Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.

Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

/ Top Channel

Mbetet i paqartë fati i hetimeve ndërkombëtare për rastin Dehari

astriti1Hetimet ndërkombëtare për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, mbetet ende një kërkesë në letër e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ajo i ka kërkuar policisë metropolitane, ‘Scotland Yard’ nga Britania e Madhe, që të vijë dhe të bëjë hetime shtesë, për t’i hequr dyshimet e ngritura në Kosovë pas publikimit të raportit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë, ku thuhet se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e lëndimeve të vet-shkaktuara.

Në kërkesën drejtuar Scotland Yard, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, thuhet se në pjesë të caktuara të opinionit publik, janë shfaqur dyshime në lidhje me integritetin dhe paanshmërinë e procesit të hetimit.

“Me qëllim të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe për të siguruar besimin dhe kredibilitetin e publikut për këtë hetim, Ministria e Drejtësisë, së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, ftojnë dhe mirëpresin policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë çështje”, theksohet në kërkesë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e familjes Dehari, kanë ngritur dyshime në raportin e ekspertizës së kryer në Prishtinë, kurse kërkesën drejtuar ekspertëve nga Britania, familja Dehari e kishte cilësuar si një spektakël medial.

Avokati Tomë Gashi, përfaqësues i familjes Dehari, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë është e vonuar. Siç thotë ai, Ministria ka pritur që të dalin rezultate dhe të mbyllet rasti, pastaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar.

Sipas Gashit, për një kërkesë të tillë, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është dashur ta njoftojë në mënyrë zyrtare edhe familjen e Astrit Deharit.

“Është për tu analizuar shkresa apo letra e ministres së Drejtësisë, nëse na japin mundësi dhe pastaj do të sqarohemi në emër të familjes apo si përfaqësues juridik i familjes”, ka thënë Gashi.

“Tani duket se Ministria e Drejtësisë nuk i beson as vetë deklaratave skandaloze të Kryeprokurorit, se kinse kemi të bëjmë më vetëvrasje. Për ta sqaruar rastin ajo ka deklaruar se do të kërkojë bashkëpunim nga Britania e Madhe”, ka deklaruar Gashi.

Astrit Dehari, që sipas Tomë Gashit, është vrarë nga pushteti.

“Nuk është që nuk kanë dije juridike se në cilën fazë është dashur të angazhohet bashkësia ndërkombëtare, mos të lënë mëdyshje lidhur më vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Por, këta qëllimisht njëherë kanë lejuar që prokurori të mbyll rastin, pastaj të kërkojnë hetime pasi rasti është mbyllur”, ka theksuar ai.

Çështja Dehari është bërë temë debati publik dhe politik. Në takimin e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka pasur përplasje në mes anëtarëve të partive në pushtet dhe opozitës.

Deputetja Albulena Haxhiu, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është edhe kryetare e këtij Komisioni, ka thënë se Ministria e Drejtësisë në rend të parë është dashur të konsultohet me familjarët e Deharit, duke thënë se shteti është përgjegjës për vdekjen e tij.

“A keni parë se si zgjedhen prokurorët dhe gjyqtarët. Me telefon të Adem Grabocit dhe Kadri Veselit zgjidhen. Kriminelët e kanë kapur shtetin. Më vjen keq t’ju them se po bëheni shërbëtor të krimit dhe jo deputetë të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë, pas deklaratave të Haxhiut kanë reaguar anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Komision.

Kurse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaje ka fajësuar edhe Vetëvendosjen për vdekjen e Astrit Deharit.

“E keni shty njeriun me vra veten e tash bëni çka të doni”, është shprehur Zemaj.

Sipas raportit të autopsisë rezulton se vdekja e të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike (mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes), si pasojë e dëmtimeve të vetë shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme.

Por, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, e ka quajtur raportin e autopsisë jokredibil. (REL)