Kosovë, katër veprimtarëve të “Vetëvendosjes” nën akuzë për terrorizëm

gjykataProkuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten një aktakuzë ndaj katër veprimtarëve të lëvizjes “Vetëvendosje” nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme thuhet se “aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, ndërsa kanë pushuar hetimet për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Dehari”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria thuhet se “të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim frikësimin e popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Kosovës”.

Të pandehurit janë veprimtarë të lëvizjes “Vetëvendosje”, arrestuar më 30 gusht nën dyshimin si autorë të sulmit mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. Ndërtesa u qëllua në 4 gusht me një mjet shpërthyes që shkaktoi dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Në mesin e tyre ishte edhe Astrit Dehari, i cili më 5 nëntor vdiq në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim prej më shumë se dy muajsh.

Ky rast ngjalli dyshime si dhe u përcoll me debate e akuza politike në Kosovë.

Më 18 nëntor autoritetet, duke ju referuar autopsisë thanë se Astrit Dehari u vetëvrarë si pasojë e bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë e dëmtimeve të vetshkaktuara.

Por lëvizja “Vetëvendosje” dhe familja e të ndjerit nuk u pajtuan me raportin e organeve të drejtësisë duke e vlerësuar atë si të pabesueshëm.

Në fillim të dhjetorit një raport i dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, angazhuar nga familja e të ndjerit, thanë se vdekja e Astrit Dehari ka ndodhur në mënyrë të dhunshme dhe të menjëhershme, si pasojë e bllokimit të dhunshëm, të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. (voa)

SISTEMI QEVERISËS UNITAR – SFIDË PËR TË ARDHMEN E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

unitaryKëto ditë flitet me të madhe për një bashkim të partive shqiptare që fituan mandate deputetësh, me synimin për të shfrytëzuar atë që shumëkush quan situatë politike të favorshme për shqiptarët në Maqedoni duke kushtëzuar mandatarin nga krahu maqedonas për të krijuar qeverinë dhe për të shmangur krizën qeveritare dhe politike në Maqedoni.

Në këto kushte, vetëm një force politike, “Aleanca për shqiptarët” shpalli propozimin e saj për 6 kushtet për të gjitha partitë për të marrë pjesë në qeverinë e koalicionit: – gjuha shqipe zyrtare në tërë vendin; ndarja e drejtë e buxhetit; përfaqësimi i drejtë në pushtet i shqiptarëve; dekriminalizimi; lirimi i të burgosurve shqiptarë të pafajshëm në rastet e montuara dhe dëmshpërblimi i tyre; si dhe njëri nga postet kryesore të shtetit të jetë shqiptar.

Po cili është shteti të cilin shqiptarët duke bashkuar partitë, me apo pa kushtëzime, duan ta shpëtojnë nga kriza qeveritare në veçanti dhe ajo politike në përgjithësi?

Çdo qytetar shqiptar i zakonshëm, i interesuar, në Google gjen këto definicione për sistemet qeverisëse:

Sistemi qeverisës unitar, të cilin ka aktualisht Maqedonia, nënkupton pushtet qendror të centralizuar, që funksionon më së miri në shtetet-kombe, ku mund të ekzistojnë dallime kulturore brenda shtetit por ekziston një ndjenjë e fortë e krenarisë dhe unitetit kombëtar. Qeveritë e këtij lloji janë të shpeshta në Evropë. Në shtetet multinacionale me sistem unitar, shpesh është e pritshme që vlerat dhe besimet e një kombësie të imponohen mbi ato më të vegjlit. Kur partitë komuniste kontrollonin qeveritë, shumë vende të Evropës Lindore kishin sisteme unitare, për të përhapur dhe për të promovuar përhapjen e vlerave komuniste.

Derisa shteti unitar mban të gjithë pushtetin nën kontrollin e pushtetit qendror, shteti federal ndan pushtetin midis autoriteteve qendrore dhe qeverive lokale apo rajonale të cilave u është dhënë vetëqeverisje e konsiderueshme, zakonisht përmes legjislaturave të tyre. Shteti federal ka një kushtetutë ose ligj tjetër të lartë të shtetit që përcakton kompetencat e dhëna për të dy qeveritë, qendrore dhe lokale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Republika federale e Gjermanisë janë shembuj tipik të shtetit federal.

Ndërkaq, konfederata është në thelb një aleancë mes shteteve apo kombeve që bien dakord të punojnë së bashku në drejtim të interesave të përbashkëta, por ende ruajnë kompetencat e tyre individuale të qeverisjes.

Pasi lexon këto, nuk mund të mos mendosh se si është e mundur që një grusht serbësh, që nuk përfaqësojnë as 5% të popullsisë së Kosovës, edhe pse me vende të garantuara në parlament, të vetëdijshëm për rëndësinë e sistemit qeverisës për pozitën e tyre si grup etnik në këtë shtet, nuk hezituan që ti reken punës në këtë drejtim, duke filluar me themelimin e Asociacionit të komunave Serbe në Kosovë si gurrëthemel i një qeverie lokale të nesërme. Në ndërkohë, për njëzetepesë vite me radhë, asnjë parti politike shqiptare, nuk sheh të udhës të kontestojë sistemin qeverisës unitar të Maqedonisë, si burim i të gjitha padrejtësive, si dhe pengesën kryesore për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë. Përmenden me zell, një nga një padrejtësitë që maqedonasit u bëjnë shqiptareve duke ushtruar pushtetin që u jep sistemi qeverisës, për të siguruar privilegje për vete, por nuk përmendet burimi i këtyre padrejtësive.

Çfarë i bën kjo maqedonasit? Partitë maqedonase bëjnë atë për të cilën kanë marrë votat nga maqedonasit, në kushtet e sistemit aktual qeverisës – u sigurojnë atyre pozitën e etnisë së privilegjuar përballë etnisë shqiptare. Të vetmen vërejtje që mund t’u japim ne shqiptarët që nuk votojmë për partitë maqedonase është se përmes shërbimeve të sigurimit ata fusin duart në partitë tona, në organizimin tonë politik, dhe me këtë japin një mesazh shumë të dëmshëm shqiptarëve – që nuk ka të ardhme për shqiptarët në një shtet të përbashkët me ta.

Po çfarë i bën kjo shqiptarët? Në gjithë botën, kur përfaqësuesit e një populli shkelin interesat e votuesve duke vënë interesat personale mbi ato të votuesve, quhet tradhti kombëtare. Edhe në këtë situatë, që konsiderohet situatë e favorshme politike për shqiptarët, në rast se partitë shqiptare, dhe deputetët që morën mandatin të përfaqësojnë vullnetin politik të shqiptarëve, do të mundësojnë formimin e qeverisë, pa vënë në diskutim sistemin qeverisës unitar si pengesë për avancimin e pozitës së shqiptarëve në këtë shtet dhe me këtë duke shkelur interesat e shqiptareve të cilët i përfaqësojnë, do të meritojnë epitetin e tradhtarit të kombit. Emër të bukur për këtë nuk ka! (Afrim Fanda)

Serbët të vendosur për ta formuar vetë AKS-në më 15 shkurt 2017

mitrovicaZyrtarë të lartë serbë edhe sot kanë theksuar se nëse vonohet formimit i Asociacionit të Komunave serbe nga shqiptarët, atëherë këtë organizëm politik do ta krijojnë ata serbët më 15 shkurt të vitit të ardhshëm.

Populli serb do të jetë i detyruar që vetë ta themelojë Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë, nëse Prishtina vazhdon me pengime, ka deklaruar kryetari Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun.

“AKS nuk do të ishte kurrfarë strukture ilegale, sepse për këtë ka marrëveshje në Bruksel dhe përfaqësuesit e shqiptarë e kanë vënë nënshkrimin”, citon rts të ketë thënë Drecun, përcjell Koha.net.

Ai ka vlerësuar se nuk ka arsye objektive që cilido në Kosovë të veprojë kudër ekipit dhe se shqiptarët po përpiqen t’i kurdisin e t’i manipulojnë me përfaqësuesit serbë.

“Mendoj se ka mbretëruar papjekuri politike te një pjesë e deputetëve dhe se Prishtina, përkatësisht shqiptarët e ndoshta edhe disa misione diplomatike, kanë ndikuar që arrihet njëfarë përçarjeje te deputetë serbë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën është e vetmja kompetente të bëjë punë konkrete, të udhëheqë politikën ndaj Kosovës deh të jetë koordinatore dhe lidhëse ndërmjet Qeverisë dhe i të gjitha institucioneve me popullin serb.

“Nuk mund të veprohet jashtë kësaj”, ka thënë Drecun.
Ai ka shtuar se me formimin e AKS-së nuk mund të zvarritet më
Sot, prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ka thënë se nëse Prishtina nuk e themelon AKS-në, atëherë atë do ta bëjnë vetë serbët në festën e Sretenjës, më 15 shkurt të këtij viti.

Ndotja nga makinat, propozimi: Jo makinë para 2005-s

makinat-ndotjaRreth 60% e ndotjes në rang vendi vjen si pasojë e automjeteve. Mosha mesatare e makinave që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri është nga 15 në 20-vjeçarë.

Ministria e Mjedisit po përgatit një propozim që parashikon përmirësimin e standardeve të emetimit të gazërave të automjeteve.

Sipas këtij propozimi, që nuk ka marrë ende formë përfundimtare, për flotën e automjeteve në vend, makinat e standardeve Euro 0, Euro 1 dhe Euro 2 duhet të përshtaten në parametrat minimalisht Euro 3, Euro 4 ose Euro 5.

Euro 0. Viti i prodhimit 1985-1992
Euro 1. Viti i prodhimit 1992-1996
Euro 2. Viti i prodhimit 1996-2000
Euro 3. Viti i prodhimit 2000-2005
Euro 4. Viti i prodhimit 2005-2008
Euro 5. Viti i prodhimit 2008-2016

Janë të paktën 100 mijë automjete që duhen përshtatur ose nxjerrë nga qarkullimi. Ndërsa sa i përket importit, nuk do të lejohen të hyjnë në vend makina poshtë standardit Euro 4.

Zotëruesve të makinave aktuale do t’u lihet një periudhë prej 6 muaj deri në 1 vit për përshtatjen e parametrave të emetimit të gazërave, ndërsa për importin kjo periudhë do të jetë deri në 3 muaj.

Standardit të ri do t’i përshtaten edhe rregullat e kolaudimit. Sipas Ministrisë së Mjedisit, këto masa mund të ulin me trefish nivelin e ndotjes në vend. Por sa do t’i kushtojë qytetarëve e gjithë kjo?

“Fillon nga 200 euro, 300 euro, varet pasi me kalimin e viteve. Rriten gradualisht edhe çmimet për marmidën katalitike. Ndërkohë, për makinat mbi 20-vjeçare do të thotë të bësh një investim prej 1.000 euro. Ka elementë që mund të reduktojnë ndjeshëm ndotjen, ka edhe elementë që mund të kërkojnë ndërhyrje më të rëndësishme në motor, që janë më të vështira për tu arritur”, thotë specialisti Eno Zeneli.

Për të kthyer një makinë 20-vjeçare, që kushton maksimalisht 1.500 euro, në standardet e kërkuara nga Ministria e Mjedisit kushton 300 deri në 1.000 euro.

Duke patur parasysh edhe faktin se kjo makinë e ka kryer ciklin e saj, mund të jetë më e ekonomike ta zëvendësosh me një Euro 4.

/ Top Channel

Plani i ri vendor, Veliaj: Më pak beton dhe shumë gjelbërim

plani-riPlani i ri vendor i Tiranës do të ketë më pak beton dhe më shumë gjelbërim, është shprehur në një status në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përtej ndasive politike, shkruan Veliaj, këshilltarë të majtë e të djathtë dhe aktivistë të shoqërisë civile u bënë bashkë në dëgjesën për prezantimin e planit, “TR030”.

“Edhe dy ditë nga Plani i Ri i Tiranës, Kushtetutë e qytetit për më pak beton, më shumë gjelbërim e që përfshin 24 njësitë tani në metropol”, shkruan Veliaj.

Plani parashikon një Tiranë shumë herë më të gjelbër dhe më të pastër dhe kjo falë edhe idesë për krijimin e pyllit orbital, ku janë parashikuar që në 15 vitet e ardhshme të mbillen afro 2 milionë pemë.

Në Planin e ri të Përgjithshëm Vendor parashikohet që të ndërtohet infrastruktura e duhur arsimore dhe sociale e cila do t’i përgjigjet zhvillimit që merr qyteti në vazhdimësi. Për këtë janë parashikuar që të ndërtohen minimum 20 shkolla të reja që do të zgjidhin dhe çështjen e mësimit me dy turne.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij dokumenti është edhe krijimi një Tirane policentrike me 5 qendra. Rëndësi i jep Plani edhe ndërtimit të unazave të reja të qytetit, dy prej të cilave do të jenë të dedikuara për këmbësorët dhe biçikletat.

/ Top Channel

Maqedonia mes dy opsioneve – formimi i qeverisë së re apo sërish zgjedhje

nikolla-zaevRezultati i ngushtë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, i konfirmuar edhe në rivotimin e së dielës, e ka bërë si asnjëherë më të paqartë formimin e shumicës parlamentare dhe të kabinetit të ri qeveritar.

Në bazë të kushtetutës, konstituimi i përbërjes së re parlamentare duhet të bëhet më së voni 20 ditë pas zgjedhjet, apo deri më 31 dhjetor.

Pas konstituimit, kreu i shtetit duhet t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re partisë me më shumë deputetë, që në këtë rast është VMRO-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski,me 51 mandate, por në rast të mos arritjes së formimit të shumicës parlamentare, mandati në bazë të kushtetutës i jepet partisë së dytë, që është LSDM-ja me 49 deputetë. Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, mandatin mund ta fitoj edhe ndonjë parti e tretë, në rast se arrin të bëjë shumicën në Kuvend.

“Mund të ndodhë që partia e cila ka fituar 51 deputetë të mos mund të siguroj shumicën për formimin e qeverisë së re. Por, edhe anasjelltas, mund të ndodhë që ndonjë parti më e vogël, nuk do të thotë që kjo të jetë LSDM-ja, pra, mundet ndonjë tjetër parti që përmes bisedimeve me partitë tjera, në bazë të programit të saj, të formoj shumicë në Kuvend dhe të marr mandatin për formimin e qeverisë”, thotë Svetomir Shkariq, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Shkupit.

Partitë, nga ana tjetër, në veçanti VMRO- DPMNE-ja vazhdon të hesht lidhur me kombinimet e mundshme, apo nëse ka nisur negociatat për formimin e shumicës së re.

Ndërsa LSDM-ja mbetet në qëndrimin se qeverinë nuk do të mund ta formojë, Nikolla Gruevski.

Ndërkohë, zhvillime më të dinamike ka në bllokun shqiptar, i cili po tenton të harmonizoj qëndrimet për një platformë të përbashkët. Por, thirrjes së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, partia e të cilit ka fituar 10 deputetë, i është përgjigjur vetëm se “Aleanca për Shqiptarët” me tre deputetë ndërsa Lëvizja BESA që ka 5 deputetë nuk ka pranuar të jetë pjesë e bisedimeve me arsyetimin se nuk negocion me partitë që nuk kanë legjitimitetin apo zyrtarë të saj janë nën hetime nga Prokuroria Speciale.

Kurse PDSH-ja që ka dy deputetë, nuk bën pjesë në kombinime për shkak të zhvillimeve të brendshme pas dorëheqjes së kreut të saj, Menduh Thaçi.

Sefer Tahiri, analist dhe ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore thotë se partitë shqiptare është mirë të bisedojnë, por jo edhe të bëjnë garë se cila do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Partitë politike shqiptare, vlerësoj se duhet të jenë më të rezervuara në kuptimin që të presin ofertën politike nga pala maqedonase dhe jo të bëjnë garë, edhe pse ajo është e heshtur, se cila prej tyre e para do të futet në qeveri me VMRO-në. Megjithatë unë vlerësoj se disponimi i elektoratit shqiptar ishte i qartë, andaj edhe partitë duhet të kalkulojnë nëse do të futen me këtë parti e cila u ndëshkua me votë nga shqiptarët”, thotë Tahiri

Pavarësisht lëvizjeve në bllokun shqiptar, Tahiri vlerëson se dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM do ta kenë shumë të vështirë të formojnë qeverinë. VMRO, sipas tij, do ta ketë vështirë të pranoj kushtet që mund të vendosen nga shqiptarët, si për gjuhën, përfaqësimin, buxhetin, çmontimin e proceseve gjyqësore, prokurorinë speciale dhe drejtimin e ndonjërit nga tre postet kryesore në shtet.

Ndërsa edhe LSDM-ja, vijon Tahiri, do të bënte precedentë nëse do të hynte drejtonte qeverisë pasi realisht në bazë të mandateve të fituara nuk e ka legjitimin e plotë për formimin e shumicës së re.

“E gjithë kjo situatë, vlerësoj se e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të rezultonin me formimin e një shumice të re parlamentare më stabile”, thekson Tahiri.

Qeveria e re duhet të formohet më së voni 20 ditë pas dorëzimit të mandatit nga kreu i shtetit, por nëse asnjëra parti politike nuk arrin këtë ta bëjë, atëherë presidenti shpall zgjedhje të reja parlamentare. (REL)

Mali i Zi, urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë

mali-i-ziMali i Zi nxorri një urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë që dyshohen si të përfshirë në një komplot për grusht shteti që synonte përmbysjen e qeverisë së vendit të vogël ballkanik pro-NATO-s.

Televizioni shtetëror i Malit të Zi tha të martën se të pesë personat kërkohen për veprimtari të dyshuar terroriste që përfshinte plane për të vrarë kryeministrin e vendit dhe për të marrë Parlamentin ditën e zgjedhjeve në tetor.

Dy rusët, që thuhet se punojnë për një agjenci ruse të spiunazhit ushtarak, akuzohen se gjurmonin lëvizjet e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç nga territori i Serbisë fqinje.

Kremlini ka mohuar përfshirjen, por ka mbështetur aktivisht grupet vendëse që e kundërshtojnë anëtarësimin në NATO të Malit të Zi, një aleat tradicional sllav.

Rreth 20 njerëz janë arrestuar në Mal të Zi lidhur me skemën e dyshuar të grushtit të shtetit. (voa)

Alternativa të reja për pacientët me sëmundje të rëndë veshkash

gjakuMijëra njerëz që kanë probleme me mosfunksionimin e veshkave së shpejti mund të kenë shanse më të mira për të mbijetuar me një veshkë të transplantuar, por me një rrezik më të madh për t’u prekur nga një sëmundje që mund të shkaktojë vdekjen. Disa pacientë dhe mjekë thonë se është më mirë të prekesh nga një sëmundje që mund të mbahet nën kontroll se sa të vdesësh në pritje të një veshke të shëndoshë për transplant.

Për pothuajse 100 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara gjetja e një donatori të përshtatshëm veshke është e vetmja shpresë e rikthimit në normalitet pa dializën e vështirë që pastron artificialisht gjakun disa herë në javë. Por çdo vit gjenden rreth 17 mijë veshka të shëndetshme dhe rreth 4 për qind e pacientëve në pritje të transplantimeve vdesin. Mjekët thonë se numri i veshkave në dispozicion mund të shtohet, por me disa rreziqe shtesë.

“Po u ofrojmë shansin për transplant, por gjithashtu po i mjekojmë për infeksione të reja që nuk kishin më parë. Ky është kompromisi,” thotë Dr. Peter Reese, Universiteti i Pensilvanisë.

Në një eksperiment të ri mes Universitetit të Pensilvanisë dhe Universiretit Johns Hopkins, mjekët po ofrojnë transplantim të veshkave nga donatorë të vdekur me hepatit C, një sëmundje virale që sulmon mëlçinë por lë veshkat të paprekura.

Pacientët që marrin veshka të tilla nuk kanë më nevojë për dializë por duhet të fillojnë të marrin ilaçe për trajtimin e hepatitit C. Ilaçet janë të kushtueshme dhe në disa raste të rralla mjekimi mund të dështojë.

Pas këshillimeve me mjekët mbi pasojat e procedurës, disa pacientë i pranuan rreziqet..

“Pa këtë studim nuk do të isha ku jam. Jam shumë mirënjohëse,” thotë Irma Hendricks, një prej pacientëve.

Koncepti u bë i mundëshëm pas zbulimit të një ilaçi të ri më të efektshëm që premton kurimin e 95 për qind të pacientëve me hepatit C. Hulumtuesit thonë se nëse provat klinike dalin të suksesshme, qindra veshka të tjera mund të ofrohen për transplantim për t’u shpëtuar jetët pacientëve me sëmundje të pashërueshme veshkash (voa)

Shqiptarët dhe punësimi në Gjermani

Shqiptarët në Gjermani nuk kanë gati kurfarë shansi për azil. Por vala e ardhjeve nga Kosova dhe Shqipëria ka vazhduar. Ata shpesh nuk e dinë se çfarë i pret.

Me qëllim zvoglimin e numrit të të ardhurve ilegalë, Gjermania dhe Shqipëria kanë nisur disa projekte të përbashkëta. Ndër to është edhe ai i Qendrës për ndërmjetësim në punësime ndërkombëtare i Agjencisë për Punë.

„Kur flasim për Shqipërinë, prej disa vitesh kemi një bashkëpunim të mirë në fushën e ashtuquajtur ‘kalimi i njohurive’, respektivisht përparimin e administratës së shtetit. Ne kemi shkolluar këtu në Gjermani për shembull, disa nga personat që punojnë në administratën e Shqipërisë”, thotë Kea Decker, shefe për bashkëpunim ndërkombëtar në Agjenci.

Gjermania në fund të tetorit të vitit të kaluar e ka ashpërsuar regjimin e marrjes së azilit për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, shtetasve të këtyre vendeve u është lehtësuar ardhja legale dhe futja në tregun e punës në

Gjermani. Ai që në Shqipëri mund të dëshmojë se ka gjetur një punë në Gjermani, më lehtë mund të marrë një vizë pune.

Ardhja e shumë shqiptarëve në Gjermani ka filluar në fillim të viteve 90-të. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës është shtuar dukshëm numri i shqiptarëve të strehuar në Gjermani – në radhë të parë të atyre me origjinë nga Kosova. Në fund të viteve 90-të numri i shqiptarëve nga Kosova në Gjermani kishte arritur shifrën prej rreth 400.000. Deri në vitin 2008, gati 100.000 janë kthyer vullnetarisht. Por më pas sërish është shtuar numri i shqipatrëve në këtë vend.

Vala e re e shqitparëve në Gjermani

Nga fundi i vitit 2014 dhe në veçanti në fillim të vitit 2015, Gjermania është vërshtuar nga një valë e re e shqiptarëve, fillimisht nga Kosova e më pas edhe nga Shqipëria. Vetëm nga Shqipëria në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil rreth 55.000 persona. Në fund të tetorit 2015, Gjermania i ka shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, që do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë gati kurfarë shansi të marrin azil politik në këtë vend. Kjo ka bërë që shumë shqiptarë të kthehen vullnetarisht në vendlindje, por ka pasur edhe shumë raste të kthimit me detyrim.

Puna legale në Gjermani

Marisa Kacori nga Enti për punësim në Tiranë thotë se ata “në Tiranë u ofrojnë personave të kthyer nga Gjermania këshilla për punësim në Shqipëri dhe për një rifillim”. „Në kuadër të projekteve të përbashkëta me institucionet gjermane atyre u jepen njëkohësisht informacione për punësim legal në Gjermani”.

Shumë shqiptarë, në radhë të parë ata të fushës së medicinës, kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar punë. Të ardhurat mujore këtu janë shumë më të larta se në Tiranë, ku një mjek në klinikë paguhet për shembull rreth 230 euro. Ndërsa në klinikat në Gjermani mungojnë rreth 10.000 punonjës. Në Shqipëri çdo vit kryen shkollën e mesme të mjeksisë rreth 2000 persona, ndërsa punë gjejnë vetëm 300 prej tyre. Në Shqipëri aktualisht të papunë janë rreth 20.000 persona që kanë kryer ndonjë shkollë të mjeksisë.

Situatë e ngjashme është edhe në Kosovë. Dëfrim Rifaj, drejtor i departamentit për punë në Kosovë, thotë se ata “u ofrojnë qytetarëve mundësinë e ardhjes legale në Gjermani. Nuk duam që shtetasit tanë të vijnë në Gjermani si azilkërkues“, pohon Rifaj.

“Nga rajoni ynë vjen në Gjermani forca e shkolluar punëtore. Por shumë prej tyre nuk punësohen në profesionet që kanë mbaruar. Pavarësisht se çfarë shkolle kanë kryer në Shqipëri, ata shpesh në Gjermani punojnë vetëm në asistencë. Ne duam ta ndryshojmë këtë. Duam që forca e kualifikuar nga Shqipëria të punojë punët për të cilat ka kryer shkollë”, thotë Kea Decker.

Kushte të shumta për bashkim familjar

„Të gjithë ata që planifikojnë të punojnë në Gjermani, duhet të informohen mirë me kohë, sepse në fund mund të dëshpërohen shumë. Në veçanti sa i përket bashkimit të familjes”, thotë Ditmar Bandke, i cili në Düren të Gjermanisë ofron infromacione për punësim në Gjermani.

Një prej problemeve më të shpeshta është bashkimi i familjeve. “Kjo temë është shumë e komplikuar dhe kërkon njohuri të mirë. Të gjitha duhet të bëhen në bashkëpunim me Zyrën për të huajt, ambasadën gjermane dhe personat e kualifikuar për këtë punë”, thotë ai.

Bandke shpjegon se për një familje më të madhe duhet të mjaftojnë të ardhurat financiare dhe hapsira e banimit. Personat duhet të kenë para të mjaftueshme për qira, ujë, rrymë, siguracione, veshmbathje… Personat duhet të japin dëshmi konkrete për të ardhurat e tyre. Në veçanti problematike është për ata që kanë të ardhura më të vogla. (dw)