Mënyrë e re për të ruajtur energjinë diellore

panelle dielloreTë prodhosh energji diellore është e thjeshtë, sfida është ta ruash atë. Një grup kërkimor nga Suedia po kryen kërkimet për një mënyrë të re që do t’i jepte zgjidhje këtij problemi.

Energjia diellore ka një problem të madh: po nuk e përdore menjëherë, e humbet atë. Çka do të thotë se është e vështirë ta ruash këtë energji për, fjala bie, një ditë me shi.

Por Kasper Moth Poulsen ka një ëndërr.

“Ëndrra ime është që projektin në laborator ta zbatojmë në realitet, duke krijuar një sistem të vërtetë të prodhimit të energjisë, i cili t’i shërbejë gjithë botës.”

Kasper po përpiqet ta bëjë realitet këtë ëndërr, duke krijuar molekula të lëngshme, të cilat do të thithin dhe ruajnë energjinë diellore për një kohë të pacaktuar.

“Kjo molekulë do të përthithë dritën e diellit dhe kjo e fundit do ta shndërrojë atë në një molekulë tjetër, të ashtuquajturin izomer. Izomeri është i qëndrueshëm me kalimin e kohës, kështu që mund të ruhet në një rezervuar dhe kur të na duhet energji, mund ta nxisim molekulën të çlirojë energji në formën e nxehtësisë, duke rifituar kësisoj molekulën origjinale.”

Ky njihet si sistemi termal diellor molekular dhe nëse ju duket i ndërlikuar, i tillë është vërtet.

“Sistemi duhet të jetë efikas në përthithjen e rrezeve të diellit, duhet të kapë një pjesë të madhe të tyre. Duhet pas kësaj t’i shndërrojë rrezet në molekula rezervë dhe të ketë një dendësi të madhe energjie, në mënyrë që të mos zë shumë hapësirë. Së fundmi, duhet të jetë i lirë, i disponueshëm dhe i fuqishëm për periudha të gjata kohore.”

Deri tani, ekipi ka krijuar molekula që mund të shndërrojnë një përqind të energjisë diellore të përthithur në energji kimike rezervë.

Poulsen thotë se sistemi do të jetë gati kur molekulat e krijuara nga ekipi në laborator të mund të ruajnë të paktën dhjetë përqind të energjisë diellore. (voa)

Teknologji për të forcuar masat e sigurisë

kameraSulmet terroriste në vende publike janë shtuar ndërsa organizatorët e veprimtarive të mëdha janë gjithnjë në kërkim të metodave për të përmirësuar masat e sigurisë. Shtimi i kamerave të sigurisë është diçka e lehtë ndërsa monitorimi i filmimeve të tyre kërkon një numër të madh individësh. Gjigandi japonez teknologjik Hitachi, thotë se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e aktiviteteve të dyshimta.

Gjetja dhe ndjekja e një idividi që lëviz mes turmave të mëdha duke parë pamje filmike të regjistruara, kërkon përpunim të shpejtë të të dhënave duke analizxuar një sërë faktorësh si gjinia, veshja, mënyra e të ecurit apo sendet që objekti ka me vete.

Më mirë se njerëzit, këtë e bëjnë pajisjet elektronike inteligjente. Tomokazu Murakami është hulumtues me firmën Hitachi.

“Analizimi i pamjeve filmike kërkon burime të shumta njerëzore. Ky program kompjuterik inteligjent jep shpresa pikërisht për kryerjen e këtyre funksioneve.”

I zhvilluar nga Hitachi, sistemi mund të ndjekë trajektoret e individëve, të numërojë njerëzit si dhe të parashikojë se në çfarë vendi turma mund të bllokohet.

Programi mund të skanojë me shpejtësi dhe ruajë fotot dhe sjelljet karakteristike për çdo individ, në çdo moment, mund të kuptojë nëse një njeri është i ulur, po vrapon, flet në telefon apo mban çantë në dorë.

Personeli i sigurisë nuk ka nevojë të shikojë të gjitha ekranet, ndërsa sistemi përpunon 36 milionë imazhe në sekondë dhe jep alarmin për veprime të dyshimta.

“Në Japoni po shtohet kërkesa për këtë teknologji si rezultat i Lojrave Olimpike të vitit 2020 në Tokio. Ne po e ndërtojmë teknologjinë për përdorime të ndryshme si në stacionet e trenit, në stadiume dhe qendrat tregtare, thotë zoti Murakami me firmën Hitachi.

Hulumtuesit theksojnë se sistemi është ndërtuar jo vetëm të vëzhgojë për probleme të mundshme por edhe për situata të tjera emergjente si është rasti kur një idivid ka nevojë për ndihmë mjekësore apo kur një fëmijë ka humbur. (voa)

Die Welt: Kosova – nga laike në ndikim salafist

shtypi gjermanGazeta “Die Welt i kushton vëmendje islamizmit në Kosovë, duke theksuar, se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë.

Nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan gazeta gjermane.

Por kjo është njëra anë e shtetit të ri të Kosovës, sipas “Dië Welt”. Ana tjetër duket pak metra më larg në një xhami të futur mes ndërtesave. Para saj qëndrojnë dy burra me mjekra të gjata që reagojnë me agresivitet ndaj kamerave ‘futi ato brenda, ndryshe do kesh probleme’. Një tjetër ofrohet dhe përpiqet të qetësojë situatën. Mos jini kaq agresivë me miqtë.”

Sipas gazetës “Die Welt” arsyet e përhapjes së salafizmit në Kosovë gjenden në Bosnjën e viteve 90-të. Sipas gazetës gjermane, “në Kosovë salafistët zunë vend pas bombardimit të NATO-s në Jugosllavinë e mbetur….Me ndihmën e parave arabe Kosova laike brenda pak vitesh u bë një fortesë e salafizmit në Europë.”

Një imam, Visar Duriqi pyetur nga gazeta gjermane është shprehur se ai e ka përjetuar vetë se si u radikalizuan bashkënxënësit e tij.

Gazeta gjerman shkruan, se Ai zgjodhi rrugën tjetër, u bë gazetar dhe raporton për islamizmin. “Shkollën e dikurshme ai e sheh me sy kritik. Na mësuan një islam që i bën njerëzit të vrasin.”

“Die Welt” vëren se pas ndalimit të fondacioneve nga Arabia Saudite “është bërë edhe më e vështirë transparenca e e burimeve financiere. e nuk mund të verifikohet, nëse derdhen para në Kosovë dhe drejt kujt.”

Moska po dështon. Planet strategjike në Ballkan u prishën

ruset“Planet strategjike të Moskës në Ballkan po dështojnë”, thotë “think tank”-u me seli në Londër, “IISS”.

Përpjekjet ruse për të krijuar një bllok prej 4 shtetesh neutrale, ose mbështetëse të Kremlinit, kanë marrë – sipas ekspertëve, – një goditje të fortë, sidomos në Maqedoni e Malin e Zi.

Duke hedhur poshtë pretendimet e lëshuara në mediet britanike e ato perëndimore, se “retë e luftës po grumbullohen sërish mbi Ballkan”, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike thekson se, rreziku më i madh nuk është ky, por depërtimi i Rusisë në rajon.

Të shënjestruara prej Moskës për t’u kthyer në vende mike janë Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia. Në ndjekjen e këtij objektivi është krijuar ngadalë një rrjet mediash dhe organizatash proruse në mbarë rajonin.

Plot 109 të tilla ekzistojnë vetëm në Serbi, në Maqedoni ka rreth 30, ndërsa është punuar për të ushqyer edhe marrëdhëniet me partitë proserbe, VMRO-DPMNE-në në Maqedoni dhe Frontin Demokratik opozitar në Malin e Zi.

Mekanizmat kryesore ruse të ndikimit në Ballkan përfshijnë faqe interneti, të cilat promovojnë dhe mbulojnë në lavde Vladimir Putinin e fuqinë ushtarake të Rusisë, duke i bërë jehonë linjës zyrtare të “Russia Today” dhe “Sputnik”.

Megjithatë, rezultatet e kësaj fushate – sipas “IISS”, – kanë qenë larg atyre të dëshiruara prej Moskës. Në Maqedoni, VMRO-ja u detyrua të lërë pushtetin, ndërsa Mali i Zi u bë pjesë e aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut, pavarësisht kundërshtimit të tërbuar të Kremlinit.

“Për rrjedhojë, pothuajse i gjithë bregu verior i Mesdheut, nga Gjibraltari deri në kufirin sirian është tani nën kontrollin e NATO-s, – vazhdon “think tank”-u, – dhe flota ruse do ta ketë të pamundur qasjen e shumëdëshiruar në mjediset portuale të Malit të Zi.

/ Top Channel

Heshtje zgjedhore, nesër Shqipëria voton

Shqiperia votonMesnata e së premtes shënoi fundin e fushatës dhe nisjen e heshtjes zgjedhore. Një ditë përpara zgjedhjeve, ligji, konkretisht Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve.

Vetëm administruesit e procesit të certifikuar nga KQZ janë në detyrë në ditën e heshtjes zgjedhore për të bërë shpërndarjen e materialeve dhe fletëve të votimit në qendrat e votimit.

Procesi do të vëzhgohet nga mbi 5 mijë vëzhgues, përfshirë edhe vëzhguesit afatshkurtër të misioneve diplomatike në vend.

Burime jozyrtare, thonë se në këto zgjedhje që pasojnë dhe krizën politike 3 mujore, do të angazhohen 20 grupe vëzhguesish amerikanë. Ndërkohë sa i takon numrit të zgjedhësve, Ministria e Brendshme publikoi disa ditë më parë numrin e votuesve të regjistruar, për Parlamentaret e 2017-s. Nga 3.451.896 persona 136.239 do të votojnë për herë të parë. Ndër ta, 51 për qind janë meshkuj ndërsa 49 për qind janë femra.

Për herë të parë në vendin tonë 1367 persona të dënuar nuk do të kenë të drejtën e votës, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Të dielën në qendrën e votimit, çdo qytetar me të drejtë vote, do të gjejë të listuar në fletën e votimit 18 parti politike, të cilat kanë paraqitur dhe kandidaturat e tyre për parlamentin e ardhshëm. Në total, në garën e së dielës, do të garojnë 2666 kandidatë.

/ Top Channel

Si ndërhyri Rusia në zgjedhjet amerikane

PutinSipas gazetës “Washington Post”, në fillim të gushtit 2016, Presidenti Barak Obama u informua nga Agjencia Qendrore e Zbulimit se Presidenti rus Vladimir Putin ishte angazhuar drejtpërdrejt në një operacion kibernetik për të sabotuar dhe diskredituar garën presidenciale amerikane.

Gazeta përshkruan një dokument që arriti në Shtëpinë e Bardhë me një zarf tepër sekret nga Agjencia Qendrore e Zbulimit bashkë me udhëzimet se ai duhet të shihej vetëm nga Presidenti Obama dhe tre ndihmës të tij të lartë.

Sipas gazetës, informacioni që ishte nxjerrë nga brenda qeverisë ruse, fliste për udhëzime konkrete të zotit Putin për të mposhtur ose të paktën dëmtuar kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe për të ndihmuar zgjedhjen e zotit Donald Trump.

Në atë kohë, shkruan “Washington Post”, ndërhyrja ruse po bëhej gjithnjë e më e dukshme. Hakerët, të lidhur me shërbimet ruse të zbulimit, kishin depërtuar prej më shumë se një viti në sistemet kompjuterike të Partisë Demokrate si dhe në disa sisteme republikane.

Por u desh kohë që edhe agjencitë e tjera amerikane të zbulimit të mbështesnin pikëpamjen e CIA-s për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Publiku amerikan u vu në dijeni për këtë ndërhyrje vetëm në javët e fundit të administratës Obama.

Sipas gazetës “Washington Post”, administrata Obama debatoi në mënyrë të fshehtë dhjetra alternativa për të ndëshkuar Rusinë, duke përfshirë sulme kibernetike kundër infrastrukturës ruse, publikimin e materialeve të mbledhura nga CIA që mund ta vinin në pozitë të vështirë zotin Putin dhe sanksione që mund ta dëmtonin rëndë ekonominë ruse.

Por si përfundim, në fund të dhjetorit zoti Obama miratoi një paketë modeste masash, të hartuara për ta ndëshkuar Rusinë për çështje të tjera – dëbimi i 35 diplomatëve dhe mbyllja e dy komplekseve ruse në SHBA. Masat ndëshkuese ekonomike ishin kryesisht simbolike.

Që nga ajo kohë, ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale është bërë objekt hetimesh intensive nga disa komisione të Kongresit.

Zyrtarët federalë thonë se operacioni rus ka qenë shumë më i gjerë nga sa mendohej fillimisht. Sipas tyre, operativë rusë u përpoqën të futen në mënyrë dixhitale në sistemin e votimit në 21 shtete amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, ata pohojnë se rezultatet zgjedhore nuk u ndikuan nga kjo ndërhyrje.

Një prokuror i posaçëm po heton ndërkaq për të sqaruar nëse ekipi i fushatës i zotit Trump ka bashkëpunuar me Rusinë për të ndihmuar fitoren e tij në zgjedhje.

Vetë presidenti Trump në mënyrë të përsëritur ka shfaqur dyshime ndaj përfundimit të agjencive të zbulimit për ndërhyrjen ruse.

Para disa ditësh ai shkruante në Twitter: “Nëse Rusia po përpiqej kaq fort të ndërhynte në zgjedhjet e 2016-s, të gjitha këto ndodhën gjatë administratës Obama. Përse nuk i ndali ajo këto përpjekje?”

Në një tjetër postim, Presidenti shkruante se Sekretari për Sigurinë Kombëtare në administratën Obama, ka deklaruar se nuk ka pasur një skemë bashkëpunimi mes fushatës Trump dhe Rusisë.

Sipas gazetës “Washington Post”, ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane ishte një sulm përgjithësisht i suksesshëm për destabilizimin e demokracisë në Amerikë dhe u desh shumë pak kohë për të vërtetuar përfshirjen e vetë zotit Putin.

Megjithatë, shkruan gazeta, për shkak të mënyrave të ndryshme se si është trajtuar kjo çështje nga Presidenti Obama dhe nga Presidenti Trump, Moska ka pak të ngjarë të vuajë pasoja në përputhje me përmasat e operacionit kibernetik që ndërmori. (voa)

Zjarri në Londër: një frigorifer shkaktar i zjarrit

zjarri LonderPolicia e Londrës njoftoi se lidhur me ngjarjen e zjarrit vdekjeprurës që ra në një ndërtesë shumëkateshe banimi ku humbën jetën 79 persona, mund të ngrihen akuzat për vrasje pa paramendim.

Autoritetet thanë se veshja e jashtme e kullës “Grenfell” i dështoi provës së sigurisë dhe se zjarri filloi nga një frigorifer i markës “Hotpoint” që keqfuksionoi.

Kompania amerikane “Whirlpool” që ka në pronësi markën “Hotpoint” tha në një deklaratë se po e trajton çështjen dhe po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.

Zëdhënësja e policisë së Londrës, Fiona McCormack tha se policia po “shqyrton çdo vepër penale, nga vrasja pa paramendim e më tej.”

Ajo tha se veshja e pjesës së jashtme të ndërtesës, që fajësohet gjerësisht për përhapjen e shpejtë të zjarrit, nuk “kaloi provën e sigurisë” dhe se policia po heton kompanitë që e kanë instaluar atë gjatë punimeve të kryera vitin e kaluar për rinovimin e saj.

Sipas vlerësimeve të qeverisë britanike, 600 ndërtesa të tjera të larta në vend mund të kenë veshje të ngjashme me atë që është përdorur në kullën “Grenfell”. Qeveria britanike u kërkoi pronarëve të dërgojnë për provë mostra të materialit që vesh godinat nga jashtë.

Kulla “Grenfell” ndërtuar në vitit 1974 u pajis së fundmi me veshje të re izoluese. Të mbijetuarit fajësojnë për zjarrin vdekjeprurës materialin jo cilësor me të cilin u vesh ndërtesa nga jashtë si dhe mungesën e mirëmbajtjes së saj.

Kryeministrja britanike Theresa May ka premtuar një hetim të plotë mbi zjarrin katastrofik. (voa)

Shqipëri, sot mbyllet fushata elektorale

SkenderbeuNë Shqipëri sot mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë. Kjo fushatë u dominua nga tre forcat kryesore, Partia socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja socialiste për integrim të cilat konkurrojnë më vete. Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të dytë dhe kontrollin i vetëm, të shumicës së ardhshme parlamentare. Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vënë fokusin te ekonomia e vendit, ndërsa LSI-ja është përqëndruar në një betejë me dy forcat e mëdha, pas marrëveshjes së arritur mes drejtuesve të tyre në maj.

Shtrëngimi i duarve mes kryeministrit dhe kreut të opozitës pas disa orësh takimi kokë më kokë, ishte akti që shënjoi edhe rrjedhën e zhvillimeve për zgjedhjet e së dielës së ardhshme. Kreu i opozitës la çadrën e protestës tre mujore, për t’u rikthyer në selinë e partisë prej nga pak ditë më vonë ai do të dalë më një listë surprizë emrash për kandidatët me të cilët do të garojë. Një listë e shoqëruar me polemika të shumta për shkak të figurave me peshë të lëna jashtë, së bashku me kritikët e tij. Por zoti Basha do të mbrojë përzgjedhjen e tij personale duke folur për një listë fituese e cila përfaqësonte sipas tij, ndryshimin që qytetarët kishin kërkuar. Me fillimin e fushatës zërat e kundërshtarëve të tij u zbehën. Zoti Basha i qëndroi larg sulmeve me tone të ashpra, duke u përqëndruar në premtimet e pambajtura të shumicës, dhe duke i mëshuar programit të tij ekonomik që premton ulje të taksave: “Më 25 Qershor, këtë të dielë, nuk do të votojmë, për lojërat, teket dhe qejfet e Edi Ramës, as për justifikimet e tij. Mbajeni mend, më 25 Qershor votojmë për ekonominë, punësimin e taksat e ulëta pa të cilat nuk ka ekonomi të fortë”.

Ndërsa mbylli me marrëveshjen e majit një krizë që vështirë se do të mund të kalonte pa pasoja, kryeministrit Rama ju hap një e çarë e madhe në gjirin e koalicionit me të cilin ai drejtoi vendin për katër vjet. Ndarja me LSI-në është përfundimtare. Shkëmbimet e replikave dhe akuzave, dhe gjuha e helmit mes eksponentëve të të dy krahëve ka qenë thuajse e përditshme. Kryeministri fajëson për ndarjen, “lojën me dy porta” nga ana e LSI-së, ish themeluesin e drejtuesin e së cilës, zotin Ilir Meta, socialistët e votuan vetëm pak kohë më parë për postin e presidentit të ardhshëm të vendit. Zoti Rama tani po kërkon një mandat të dytë qeverisës, duke këmbëngulur në nevojën që i vetëm të ketë kontrollin e shumicës parlamentare, duke premtuar një ndërhyrje radikale në administratën shtetërore, punësimet në të cilën ndahen si thela mes partive të pushtetit: “Unë po i flas hapur shqiptarëve: Nëse ju mendoni se është momenti për t’i hyrë këtij revolucioni në administratë, ky revolucion mund të nisë vetëm nga ju, vetëm me votë e të bashkuar në 25 qershor, sepse nëse ne nuk kemi numrat, atëherë jemi fitues, por do të na duhet të ulemi dhe të bëjmë një koalicion, ku jam i bindur do të jetë shumë e vështirë për të ndërmarrë këtë revolucion e për ta çuar atë deri në fund brenda katër viteve”.

E mësuar me rolin e forcës që përcakton nga cila anë do të anojë peshorja e pushtetit, LSI u gjet e papërgatitur nga marrëveshja Rama-Basha e cila u pa si një përpjekje për ta lënë atë jashtë skenës së qeverisjes së ardhshme. Ndonëse kishte premtuar se nuk do të përfshihej në fushatë, i porsa dorëhequr nga posti i kryetarit, zoti Meta u rikthye duke i dhënë sërish tonin asaj në cdo cep të vendit. Disa incidente me përfaqësuesit dhe mbështetësit e saj, i rritën tensione kryesisht me kreun socialist, i cili ishte në qendër të sulmeve të zotit Meta, pa lënë jashtë edhe kreun e opozitës. Sipas tij vota e së dielës, “në radhë të parë do të jetë për kreyfaqeziun që flet për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi, për atë që e mbuloi të gjithë Shqipërinë me drogë. Do të çlirojmë edhe Edin edhe Lulushin nga oligarkia. Do të bëjmë një marrëveshje në dritë, me transparencë, me të gjithë shqiptarët, me votën e tyre me 25 Qershor”.

Duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e një aleance të ardhshme me LSI-në, zoti Rama nuk ka bërë të njejtën gjë kur bëhet fjalë për Partinë Demokratike. Kreu i kësaj të fundit i ka qëndruar më larg hipotezave për koalicionet e ardhshme, ndërkohë që LSI i është përgjigjur me të njejtën monedhë qëndrimit të kryeministrit Rama. Rezultati i së dielës do të jetë ai që do të përcaktojë jo vetëm fituesin, por dhe do të qartësojë formën që do të ketë qeveria e katër viteve të ardhshme. (voa)

“Akuza korrupsioni pa fund” – shtypi gjerman për Shqipërinë

shtypi gjermanJo vetëm zhvillimet në Shqipëri, por edhe tendenca e rritjes së numrit të luftëtarëve islamistë në Kosovë zë vend në faqet e shtypit gjerman të së premtes.

Në një artikull të botuar të premten (23.06) nga gazeta gjermane “tageszeitung” vëmendja drejtohet tek zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në Shqipëri të dielën. Autori dyshon, nëse kësaj here do të kemi votim të lirë e të drejtë. “Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një temë e vazhdueshme në Shqipëri. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në OSBE gjithmonë ka pasur kritika për votimet.”

Gazeta gjermane vëren, se gjatë fushatës zgjedhore të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për korrupsion. “Opozita akuzon qeverinë, se nuk ka bërë gjë kundër fenomenit të kanabisit në zonat e largëta malore, dhe se zyrtarë komunalë, policë apo gjykatës janë pjesë e sistemit që merr miliona euro. Shqipëria u ngrit në prodhuesin më të madh të marijuanës nën qeverisjen Rama, sipas opozitës. Por opozita harron, se pikërisht në këto zona rurale ajo ka shënuar suksese të mëdha në votime, dhe se po ashtu është e lidhur me shumë fije me mafian e ndërtimit. Ndërsa Edi Rama dhe socialistët kundërpërgjigjen se demokratët nuk e duan reformën në drejtësi.”

Sipas gazetës gjermane, “taz”, plani i Edi Ramës është “shndërrimi radikal” i shtetit dhe shoqërisë. “Diplomatët e huaj në Tiranë prandaj besojnë tek ai, se mund ta çojë përpara anëtaren e NATO-s.” Rama mund të fitojë në këto votime shumicën parlamentare, shkruan “taz.”

Kosova – nga laike në ndikim salafist

Ndërsa gazeta “Die Welt i kushton vëmendje islamizmit në Kosovë, duke theksuar, se Kosova krahasuar me numrin e popullsisë ka dendësinë më të madhe të islamistëve në Europë. Në shumë xhami kërkohet të rekrutohen milicë terroristë.

Nga njëra anë shëtisin në sheshin para monumentit të Bill Klintonit vajza të reja të veshura me funde, shumë pak mbajnë shami koke, shkruan gazeta gjermane. Por kjo është njëra anë e shtetit të ri të Kosovës, sipas “Dië Welt”. Ana tjetër duket pak metra më larg në një xhami të futur mes ndërtesave. Para saj qëndrojnë dy burra me mjekra të gjata që reagojnë me agresivitet ndaj kamerave ‘futi ato brenda, ndryshe do kesh probleme’. Një tjetër ofrohet dhe përpiqet të qetësojë situatën. Mos jini kaq agresivë me miqtë.”

Sipas gazetës “Die Welt” arsyet e përhapjes së salafizmit në Kosovë gjenden në Bosnjën e viteve 90-të. Sipas gazetës gjermane, “në Kosovë salafistët zunë vend pas bombardimit të NATO-s në Jugosllavinë e mbetur….Me ndihmën e parave arabe Kosova laike brenda pak vitesh u bë një fortesë e salafizmit në Europë.”

Një imam, Visar Duriqi pyetur nga gazeta gjermane është shprehur se ai e ka përjetuar vetë se si u radikalizuan bashkënxënësit e tij. Gazeta gjerman shkruan, se Ai zgjodhi rrugën tjetër, u bë gazetar dhe raporton për islamizmin. “Shkollën e dikurshme ai e sheh me sy kritik. Na mësuan një islam që i bën njerëzit të vrasin.” “Die Welt” vëren se pas ndalimit të fondacioneve nga Arabia Saudite “është bërë edhe më e vështirë transparenca e e burimeve financiere. e nuk mund të verifikohet, nëse derdhen para në Kosovë dhe drejt kujt.”

taz, Die Welt

Teknologjia dixhitale në prodhimin bujqësor

fermaËshtë një nga sfidat më të mëdha të shekullit të 21: si të ushqesh një popullsi gjithmonë në rritje, pa dëmtuar mjedisin. Inteligjenca artificiale na vjen në ndihmë. Kostot e ulta dhe teknologjia e përparuar në dispozicion të fermerëve.

Ranveer Chandra dikur punonte katër muaj të vitit në fermën e familjes së tij, në Indi.

Sot, ai punon për Microsoft-in, si drejtues kërkimor.

“Merrem me rrjetet, sistemet, kërkimet etj. Kjo punë më ka kthyer sërish te rrënjët e mia.”

Chandra dëshiron të ndihmojë fermat e vogla që të përballojnë një nga sfidat më të mëdha të shekullit: të sigurojë ushqim për të gjithë, por pa e shkatërruar planetin.

Çka do të thotë, të shfrytëzojë në maksimum çdo metër katror tokë të fermës.

Për ta arritur këtë, fermerëve u duhet më shumë informacion për çdo metër katror.

“Këtë informacion mund ta përdorësh pastaj për trajtime specifike të tokës. Për shembull, të vadisësh vetëm aty ku duhet apo të përdorësh plehra e pesticide vetëm kur është e nevojshme.”

Pajisjet e shtrenjta të teknologjisë së lartë sigurojnë u vijnë në ndihmë sidomos fermave të mëdha.

Chandra dëshiron të përdorë teknologjinë për të ulur kostot, falë një programi në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme, të quajtur Interneti i Gjërave.

Agroteknologjia fillon me sensorët e thjeshtë të tokës, të cilët instalohen në disa pika rreth fermës.

Këta sensorë lidhen me internetin, madje edhe në largësi të mëdha apo zonat rurale, duke përdorur kanalet e lira të televizioneve.

“Ta zëmë se kanali 7 është i zënë. Kanali 8, i lirë. Kanali 9, i zënë. Mund të hyjnë me sinjalin wifi në kanalin 8, pa u përzier me ato çka transmetohen në kanalet 7 dhe 9.”

Për më tepër informacion vijnë në ndihmë fotot nga ajri. E për këtë nuk duhet me patjetër një dron. Mjafton të montosh smartphon-in tënd në një balonë me helium.

“Balonën e ngre 30-40 metra nga toka, pastaj i bie rreth e qark fermës me të.”

Më pas, fotot nga ajri krahasohen me të dhënat që sigurojnë sensorët dhe kështu mund të plotësosh informacionin, si dhe të sigurosh harta të detajuara se ku toka është acide apo ku ajo ka nevojë për ujë.

Agroteknologjia po provohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe Indi.

Chandra shpreson t’i ulë kostot e kësaj metode nën 100 dollarë. Vetëm atëherë, ajo mund të përdoret edhe nga komshinjtë e tij të vjetër në Indi.

“Do doja të kthehesha në vendlidje e të shikoja karakteristikat e tokës që mund të masim me këtë sistem: A po mbjellin fermerët gjërat e duhura për llojin e tokës? A po përdorin ata teknikat e duhura? Si mund ta rrisin prodhimin?”

Microsoft, Google dhe Amazon janë ndër kompanitë që e shikojnë agrikulturën si një “tokë pjellore” për revolucionin dixhital. (voa)