“200 ekspertë të FBI hetojnë në Shqipëri!”

SpartakAvokat Spartak Ngjela në Top Story u shpreh se Prokurori i Përkohshëm do t’i shpejtojë hetimet dhe nuk do t’i frenojë.

“Beteja këtu nuk është për të eliminuar Balilin, nuk kanë punë me të ata. Atë e duan për të parë ku reflekton kupola. Amerikanët e dinë shumë mirë se ai ka origjinë politike. Te ne janë më shumë se 200 ekspertë të FBI që hetojnë këtu. Amerikanët i dinë të tëra”, tha Spartak Ngjela.

Ndërkohë, Arjan Vasjari u shpreh se Betja nuk është për Prokurorin e Përgjithshëm, por për SPAK dhe Buronë Kombëtare të Hetimit.

“Nuk ka asnjë aleancë mes mazhorancës dhe amerikanëve. Kjo është një gënjeshtër. Betja nuk është për Prokurorin e Përgjithshëm, por për SPAK dhe Buronë Kombëtare të Hetimit, të tjerat janë pa vlerë. Këta do të hetojnë krimet e rënda, korrupsionin e politikanëve. Koha që ka zonja Marku është e kufizuar”, tha Arjan Vasjari.

Top Channel

OSBE: “Ku janë paditë? Ku janë dënimet e të korruptuarve?”

Bern BoorchardtOSBE vlerësoi sot se korrupsioni është një problem serioz për Shqipërinë dhe investimet e huaja, ndaj në Tiranë duhet bërë shumë më tepër për ta luftuar atë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori BerndBorchardt, tha se nevojitet përfundimi i hetimeve dhe dënimeve për zyrtarët e korruptuar.

“Ne ndihmuam në ngritjen e portalit “stopkorrupsioni”, falë të cilit mbi 100 raste korrupsioni u dërguan në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokurorisë. Ku janë paditë? – pyeti ambasadori Borchardt.

Njëlloj ai pyeti për rezultatet e munguara edhe për transparencën e financimit të partive politike, ku bashkësia ndërkombëtare kërkoi të ngrihej një sistemi auditimi efektiv dhe llogaridhënës.

Në vende të tjera, institucionet e forta dhe të pavarura kundër korrupsionit janë një mjet mjaft i dobishëm për të luftuar korrupsionin, ndaj ai rekomandoi që të punohet për ngritjen e një organi të tillë edhe këtu në Shqipëri.

“Reforma në Drejtësi është me rëndësi kryesore. Por ajo nuk është gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për çdo qytetar, çdo ditë. Ne e nxitim Shqipërinë të bëjë më shumë kundër tij. OSBE-ja mbetet e gatshme ta mbështetë Shqipërinë në këtë përpjekje. “Juve dhe vetëm juve ju takon vendimi nëse doni që zyrtarët publikë të japin llogari për korrupsionin” – tha ai.

Amb.Borchardt i bëri këto komente në veprimtarinë përmbyllëse të projektit dyvjecar “Për mbështetjen e masave antikorrupsion në Shqipëri”, i mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shkolla Italiane e Administratës Publike.

Ai tha se pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, janë vetë shqiptarët që duhet t’i përdorin trajnimet dhe njohuritë, nëse dëshirojnë të sjellin ndryshim.

Shqipëria ka miratuar një Kod Sjelljee kundër Rryshfetit për komunitetin e biznesit, ka zhvilluar fushata ndërgjegjësimi dhe anketa kundër rrryshfetit dhe ndikimit të tij në klimën e investimeve, megjithatë korrupsioni është ende shumë i përhapur në shumë nivele të strukturave publike e private.

Shqipëria vlerësohet se ka bërë disa hapa me rëndësi në luftën kundër korrupsionit. Organizata Transparency International e ngriti Shqipërinë në 39 pikë nga 31 që kishte në vitin 2013, por gjendja është ende kritike dhe ende larg 100 pikëve për t’u quajtur e përmirësuar. (voa)

Kosovë: Investim miliardësh për termocentralin “Kosova e Re”

Contour GlobalKompania amerikane “Contour Global” do të ndërtojë termocentrali i ri të Kosovës që do të prodhojë 500 megavatë energji elektrike në orë.

1.3 miliardë euro është vlera e investimit të jashtëm për një termocentral  të ri në Kosovë. Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global, e cila do të ndërtojë termocentralin “Kosova e Re” u nënshkrua sot me qeverinë e Kosovës. Termocentrali i ri që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike do të jetë investimi me i madh i jashtëm pas luftës në Kosovë, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin 2018 dhe do të jetë funksional në  vitin 2023. Jetëgjatësia e këtij termocentrali do të jetë 40 vite.

Thaçi: Ditë historike

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin të pranishëm liderët e institucioneve të Kosovës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” si një ditë historike dhe “vazhdimësi të partneritetit strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Me te filluar operimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ pritet të ketë një jetëgjatësi prej 40 viteve. Ky planifikim afatgjatë do t’i mundësojë shoqërisë sonë të projektojë një të ardhme prosperuese për gjeneratat që vinë dhe kjo periudhë jo vetëm që do të kontribuojë në qëndrueshmërinë furnizuese me energji elektrike, por do të garantojë pavarësi nga çmimet rajonale të energjisë”, tha Presidenti Thaçi.

Në fazën e dytë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale, drejtuesit e kompanisë “Contour Global”, njoftuan se do të shpallin tender ndërkombëtar për të përzgjedhur kompaninë e cila do të ndërtojë impiantin e termocentralit “Kosova e Re”. Interesim deri tash kanë shfaqur kompani, amerikane, japoneze dhe gjermane.

Mungesë transparence?

Marrëveshja me kompaninë amerikane për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, ka nxitur reagime nga disa parti politike dhe organizatat e shoqërisë civile të cilët thonë se kjo marrëveshje është shoqëruar me mostransparencë dhe mundësia e rritjes së çmimit të energjisë për qytetarët është reale. Po ashtu shqetësime janë ngritur edhe për ndikimin që termocentrali i ri do të ketë në mjedis.

Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike u mbajt sot para  zyrave të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, për faktin që nga autoritetet qysh tash është paralajmëruar shtrenjtimi i  energjisë elektrike.

Kosova llogaritet një nga vendet më rezervat më të mëdha të linjitit në Evropë. Dy termocentralet ekzistuese Kosova A dhe Kosova B,  po ashtu shfrytëzojnë linjitin për prodhimin e energjisë elektrike dhe ky fakt sipas disa organizatave të shoqërisë civile do ta dëmtojë rëndë mjedisin në Kosovë. (dw)

Viti i Ri dhe fishekzjarrët

FishekzjaretÇdo vit fishekzjarrët shoqërojnë ndërrimin e viteve. Po sa të rrezikshme janë ato për shëndetin dhe për mjedisin?

Fishekzjarrët përbëhen nga një përzjerje piroteknike, prej “rreth 75% nitrat kaliumi, 15% karbon, 10% squfur “, shpjegon Günter Klein-Sommer, kimist dhe piroteknik. Për ngjyrat shtohen lidhje bakri, bariumi apo stronciumi, që shkaktojnë efektet blu, të kuqe apo të gjelbër. Fishekzjarrët e parë duhet të jenë prodhuar në kohën e dinastisë kineze të Zongve (960-1270). Si shpikës i tyre konsiderohet murgu Li Toam. Por fishekzjarrët e parë bënin më tepër zhurmë se sa efekte drite.

Në shekullin e 14-të fishekzjarrët u përhapën në Itali ku u zhvilluan edhe më tej. Në Evropë ato përdoreshin në raste festash dhe ceremonish politike, kurse në Japoni, ku fishekzjarrët quhen “hana-bi” (“Lule prej zjarri”) ato përdoren gjatë ceremonive fetare.

Sot fishekzjarrët përdoren për ceremoni dhe festa të ndryshme.

Por fishekzjarrët shkaktojnë ndotje të mëdha të mjedisit. Gjatë vitit 2016 në Gjermani p.sh. janë shkaktuar prej fishekzjarreve 5000 tonë pjesëza toksike karbonike që janë të barabarta me 17% të gjithë sasisë së këtyre pjesëzave të shkaktuar nga karburanti i automjeteve.

A shkaktojnë fishekzjarrët ndotje të mëdha të mjedisit?

Përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të fishekzjarrëve thonë se dëmi që shkaktojnë ato nuk mund të krahasohet me dëmin që shkaktojnë automjetet me naftë. Lëndët toksike që çlirohen prej djegies së naftës mund të shkaktojnë kancer dhe të rrezikojnë fertilitetin. Kurse fishekzjarrët përbëhen kryesisht nga kripëra që gjatë djegies shndërrohen në karbonat kalciumi. Ky thith shpejt lagështi dhe largohet prej atmosferës, thonë ata.

Megjithatë edhe fishekzjarrët e dëmtojnë mjedisin. Sepse ato ndër të tjera shkaktojnë mjaft mbeturina si dhe ndotje akustike. Zhurma e tyre është e dëmshme për veshët e njerëzve dhe për kafshët.

Pra, kush do të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit, mund të gëzohet duke parë fishekzjarrët e të tjerëve dhe të mos ndezë të tilla vetë.

Gjithësesi problemi më i madh sipas Günter Klein-Sommer janë fishekzjarrët e kategorisë F2 që lejohet t’i ndezin vetëm të rriturit. Por këta shpesh nuk respektojnë distancën prej të paktën 8 metrash dhe kjo shkakton aksidente. (dw)

Shpikje që mbrojnë mjedisin dhe klimën

shpikje per mbrojtjen e mjedisitPanele diellore apo veshje prej fibrave të qumështit, shumë firma të reja synojnë me prodhimet e tyre mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e burimeve natyrore.

shpikje per mbrojtjen e mjedisit 1Me çdo lëvizje futbollistët që luajnë në këtë stadium në Lagos të Nigerisë, prodhojnë rrymë për dritat e stadiumit. Poshtë barit të stadiumit janë të shtruara pllaka speciale që e shndërrojnë lëvizjen kinetike të hapave në energji elektrike.

Firma britanike Pavegen ka shtruar me pllaka të tilla përveç stadiumit të Lagosit edhe aeroportet e Londrës apo disa sheshe në Uashington.

shpikje per mbrojtjen e mjedisit 2Rroba prej qumështit

Në Gjermani hidhen poshtë çdo vit rreth 1,9 milionë tonë qumësht. Anke Domaske dhe firma e saj QMilk prodhojnë prej fibrave të qumështit rroba.

Për të prodhuar t-shirte prej fibrave të qumështit nevojiten vetëm dy litra ujë për kilogram, kurse për të prodhuar t-shirte prej pambukut duhen rreth 2.700 litra ujë për kilogram pambuk.

shpikje per mbrojtjen e mjedisit 3Panele diellore të holla sa një fije letër

Sipërmarrja gjermane Heliatek ka arritur të prodhojë panele diellore të holla sa një fije letër dhe me to pritet që çdo ndërtesë apo automjet ta prodhojë vetë energjinë që i nevojitet.

Panelet janë organike dhe elastike dhe mund të bashkohen me materiale të tjera si qelqi apo betoni dhe të vendosen thuajse në çdo lloj fasade.

shpikje per mbrojtjen e mjedisit 4“Foka betoni” që prodhojnë energji në Japoni

Bregdeti i Japonisë është i mbushur me blloqe betoni për t’u mbrojtur prej erozonit. Inxhinieri Tsumoru Shintake do që t’i zëvendësojë ato me turbina uji, që edhe mbrojnë bregdetin edhe prodhojnë energji elektrike.

Sikur këto „foka betoni” të vendoseshin vetëm në një përqind të brigjeve të Japonisë, ato mund të prodhonin aq shumë rrymë sa prodhojnë 10 centrale atomike.

shpikje per mbrojtjen e mjedisit 5Shishe plastike nga sheqeri

Qindra-milionë shishe plastike hidhen çdo ditë në plehëra. Ato jo vetëm shkaktojnë male me mbeturina, por janë të prodhuara prej derivatesh nafte të dëmshme për mjedisin. Një kimist holandez ka shpikur së fundi një alternativë që mbron mjedisin.

Shishet prej pastike bio bazohen tek sheqeri, janë krejtësisht të riciklueshme dhe për prodhimin e tyre nevojitet deri në më pak se 70% CO2 në krahasim me shishet plastike PET.

shpikje per mbrojtjen e mjedisit 6Asfalt prej mbetjeve plastike

Firma britanike Macrebur përdor shishe plastike për të asfaltuar rrugët e Anglisë. Mbetjet plastike grihen copa-copa dhe përzihen me asfaltin. Kjo bën që asfalti të jetë më rezistent dhe riparimet të jenë më të rralla.

Po ashtu tonë të tëra mbetjesh plastike përdoren dhe pakësohen pirgjet e mbeturinave. (dw)

Letër nga burgu i Lipjanit, drejtuar delegatëve të mbledhur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes

AlbinTë dashur aktivistë dhe anëtarë të VETËVENDOSJE!-s,
Të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes sonë,

Më vjen mirë që mund t’ju drejtohem me këtë letër ndonëse më vjen keq që nuk jam aty me ju. Më e rëndësishme sesa t’ju flas është të jemi bashkë. Edhe atëherë kur s’jemi në të parë e në të shikuar, në mendje e në zemrat tona mbetemi përherë të bashkuar.

Ju përgëzoj që jeni mbledhur në këtë kohë krize duke dëshmuar respekt për organizatën dhe dashuri për Lëvizjen. Pavarësisht që ndonjëri prej nesh mungon, pavarësisht pse ndonjëri prej nesh mungon, Lëvizja vazhdon. Sepse ajo përbëhet prej juve, sepse ajo bëhet prej dashurisë suaj.

Sinqeriteti i shqetësimit dhe serioziteti i brengës për gjërat që kanë ndodhur së fundmi nuk mund të shprehen më mirë e më saktë sesa me mbledhje e në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, organit tonë më të lartë. Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur. Statuti dhe procedurat, rregulloret dhe rregullat, janë mishërim i demokracisë së Lëvizjes, e jo zëvendësim për demokracinë siç është rasti te institucionet e kapura të shtetit.

Në këtë vit qytetarët e Kosovës e kanë dashur, përkrahur e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si asnjëherë më parë. Më 11 qershor u dyfishua mbështetja elektorale në zgjedhjet parlamentare, më 19 nëntor përveç fitores së sërishme në Prishtinë ngadhënjyem edhe në Prizren e në Dardanë. Jemi subjekti i parë në vend, jemi subjekti më i madh në Kuvend, qeverisim me kryeqytetin e Republikës dhe me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë. Fitorja e këtillë vjen nga puna e aktiviteteve tona përgjatë viteve, nga qeverisja transparente dhe progresiste në Prishtinë, por sidomos nga vlera e konceptit tonë politik. Nga Manifesti te Programi 100 pikësh te Alternativa Qeverisëse kemi lidhur suksesshëm sovranitetin për shtetin me bashkimin për kombin me emancipimin për shoqërinë me prodhimin për ekonominë me drejtësinë për popullsinë. Në veçanti, duhen përmendur tri reformat drejt Shtetit Zhvillimor që i kemi elaboruar gjatë fushatës në qershor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit dhe Banka Zhvillimore) në krye të 40 Prioriteteve tona për Republikën. Socialdemokracia e VETËVENDOSJE!-s është demokraci për Kosovën.

Mirëpo as mendimi dhe as shkrimi, as prezantimi dhe as realizimi i këtyre nuk janë çështje teknike. Është dashur shumë pasion e aksion, shumë lexime e diskutime, për atë që shihet e dihet sot. Sikurse për bashkimin me Shqipërinë në kuadër e drejt bashkimit kombëtar, ashtu edhe për qeverisjen socialdemokratike për Republikën tonë parlamentare, nevojitet edhe më shumë vullnet e pasion. Nuk mjafton të kemi të drejtë. Nuk mjafton se paskemi interes. Entuziazmi e inspirimi, zelli dhe kreativiteti, janë të domosdoshme për të aktivizuar njerëzit, mobilizuar masat dhe realizuar synimet.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, në njërën anë, ka ngjallur shpresë këtë vit, çfarë s’e kemi parë që nga shpallja e pavarësisë. Në anën tjetër, qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj. 100 ditëshin e nisi me Rikallon dhe faljen e borxhit ndaj shtetit, e vijoi me rritje të borxheve ndaj privatëve për ta përfunduar me falje të qymyrit ndërkohë që nuk po përfundon shtimi i zëvendësministrave. Lëvizja dhe Kosova edhe kanë aq shumë nevojë për njëra-tjetrën edhe janë aq pranë njëra-tjetrës si asnjëherë në të kaluarën. Jemi vazhdimisht afër bërjes së Kosovës me qeverinë e VETËVENDOSJE!-s. Kemi rrethanë shumë të volitshme për ta rrëzuar qeverinë sepse opozita është me e madhe se pozita dhe VETËVENDOSJE! është partia më e madhe. Ky shansi yni është shpresa e popullit.

Regjimi nuk ka më mbështetje popullore. Prandaj ata mbështeten te gjykatësit e tyre. Në burg të Dubravës i mbajnë Frashërin, Atdheun e Egzonin pasi që i dënuan pa prova, fakte e argumente me shumë vjet burg, ndërsa në paraburgim në Lipjan na mbajnë Donikën dhe mua, për protestën dhe padëgjueshmërinë parlamentare kundër “Zajednicës” së Serbisë e Demarkacionit të Malit të Zi. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë të përballet me shantazhe, por do të zmadhohet përballë tyre pavarësisht se nga vijnë, sepse ne iu përgjigjemi me një aksion: emancipimin. Burgosjet tona janë dëshpërimi i regjimit. Edhe sa pak jetë i ka mbetur këtij regjimi tashmë varet më shumë prej nesh sesa prej vetë atyre.

Prandaj, janë të dhimbshme ndodhitë brenda Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendojnë fjalët që ajo ka thënë. E fal edhe sikurse të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Unë jam çuditur shumë e zhgënjyer thellë për qasjen destruktive, për dëshirën për arrestimin që na u bë, për linjën e posaçme të komunikimit prapa shpinës së organeve të VETËVENDOSJE!-s. Thelbi nuk është fjalori i saj, por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje, ky komunikim tinëz e kush e di për çfarë qëllimesh, e që janë fort shqetësuese. Aida nuk hyn as në 5, as në 10, as në 50 aktivistët e VETËVENDOSJE!-s me të cilët unë kam pasur mospajtimet më të theksuara. Si erdhi ajo në këtë pikë? Nuk kam shpjegim tjetër, përveçse mashtrimin. Që do të thotë se nuk është ajo fajtore.

Të dashur aktivistë,

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie. Disa njerëz kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se ndoshta privilegjet paskan qenë padrejtësi. Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara.

Kemi aq shumë potencial. Në mesin e rreth 30 mijë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së voni mësova se janë 580 juristë; ne kemi qindra ekonomistë, qindra inxhinierë, qindra mjekë në VETËVENDOSJE!. Fatkeqësisht, ata i kemi thirrur shpesh për trupat e tyre në protesta e tubime, por jo aq edhe për trurin e tyre në mbledhje e takime. Nga pikëpamja e organizatës, anëtari ynë është veçse banor në territor e jo edhe qytetar me profesion. Kjo besoj se duhet ndryshuar. Dhe, duhet t’i hapim portat e organizatës për njerëzit e dijshëm e të ndershëm të vendit e të Lëvizjes që duan të kontribuojnë. Pra, më shumë dije dhe nder, jo vetëm guxim. Sepse guximi pa dije dhe pa nder bëhet arrogancë e zullum.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka me dhjetëra mijëra faqe tekst, shkrime e intervista, për diskursin e saj, por ajo nuk i ka as dhjetëra faqe për teorinë dhe praktikën organizative. Çështja dhe çështjet organizative duhet të kthehen si pikë e rregullt e rendit të ditës në mbledhje të kryesisë dhe të bëhen të tilla edhe në Këshill të Përgjithshëm. Kur të hapet kjo temë për të cilën unë insistoj tash e dy vjet, kam aq shumë ide për të prezantuar, siç e di se keni edhe shumë prej jush, të cytur nga përvoja që keni dhe leximet që keni bërë. Për dekadën e dytë të Lëvizjes sonë, reforma organizative, me platformë diskutimi, me kritikë dhe mbikritikë, është vendimtare.

Duke diskutuar hapur dhe në forumet e Lëvizjes sonë, kontribuojmë që të zvogëlohet mjegullimi i mendjeve dhe helmimi i zemrave të aktivistëve tonë. Të flasim për të gjitha temat e dilemat, bashkë dhe shterrueshëm, pa kushtëzime dhe pa paragjykime. Për betejat jashtë e për sfidat brenda nevojitet vullnet i hekurt por edhe nerva të çelikta. Ashtu siç nuk ka barrierë që na ndal, nuk ka as pykë që na çan!

Ditën e mirë, punë të mbarë e mirupafshim!

(LVV)

Zaev: Mogherini e konfirmoi se vendet e Ballkanit perendimor janë në rrugë të mirë

Zaev-MogheriniKryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dhënë një njoftim në Facebook për takimin e  kryeministrave të Ballkanit me përfaqësuesen në Komisionin evropian, Frederica Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Jean-Claude Juncker më herët tha se vendet e Ballkanit perendimor janë në rrugë të mirë për integrim në BE. Ky ishte lajmi i vitit 2017 për ne si shtete. Kjo pra ishte tema me Frederica Mogherini. Kemi mbështetjen maksimale nga BE-ja dhe Komisioni Evropian” thuhet në postimin e Zaev.

Zaev do të vijojë me takime me zyrtarë të BE-së këto ditë. /Telegrafi/

Moti në Maqedoni deri në fundjavë

Moti në Maqedoni ka filluar të merr edhe shenjat e dimrit.

Sot në disa vende ka pasur reshje të borës dhe të shiut kurse gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë diell por temperatura të ulta.

Deri në fundjavë temperaturat do të lëvizin nga -6 në mëngjes dhe gjatë mbrëmjeve e deri në 6 gradë celsius gjatë ditës.

Diell, mjegulla, diell i mbuluar nga mjegullat dhe me erë nga Veri-Perendimi i vendit.

Dita me më shumë ajër të lagësht do të jetë dita e shtunë (23 dhjetor), ku lagështia e ajrit do të jetë 67%. /Telegrafi/

Gazetarja gjermane Mesale Tolu lirohet nga burgu në Turqi

Mwaale TolunNjë gjykatë në Stamboll ka urdhëruar lirimin e gazetares gjermane. Autoritetet turke e arrestuan Messale Tolun në prill nën akuzën për “propagandë terroriste”.

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi lirimin e gazetares gjermane dhe të përkthyeses Mesale Tolu në procesin gjyqësor në Stamboll. Heike Hänsel, një vëzhguese e partisë E Majta që e ndoqi si vëzhguese procesin, bëri të ditur në twitter se gjykata urdhëroi lirimin e Tolus me kusht që ajo të mos largohet nga vendi dhe të regjistrohet me detyrim.

Tolun e patën arrestuar në prill nën akuzën se kishte prodhuar “propagandë terroriste” si bashkëpunëtore e një një agjencie të majtë lajmesh. Grupe të të drejtave të njeriut thonë se kjo është një goditje e fjalës së lirë.

Tolun e kanë akuzuar edhe si anëtare të një “organizate terroriste”, të Partisë së Komunitetit Marksiste-Leniniste. E akuzuara i pati hedhur poshtë të gjitha këto akuza.

“Gjë e madhe”

Lajmin për lirimin me kusht të Mesale Tolus, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Gjermane, Maria Adebahr e quajti një “gjë të madhe”. Qeveria gjermane pati kërkuar lirimin pa kushte. Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert tha se lirimi me kusht “në asnjë mënyrë nuk do të thotë fund i rastit të Mesale Tolu-s”.

Pesë të arrestuar të tjerë të përfshirë në këtë rast gjithashtu u liruan krahas gazetares 33 vjeçare.

Deputeti gjerman, Cem Özdemir  i Të Gjelbërve e përshëndeti vendimin, por paralajmëroi se ai sinjalizon që pak gjëra do të ndryshojnë në Turqi. Özdemiri i bëri thirrje Ankarasë që të lirojë “të gjithë të burgosurit politikë dhe shtetasit gjermanë.” (dw)

Tiranë, kaos dhe tymuese në parlament, shumica zgjedh kryeprokurorin e përkohshëm.

parlamentiParlamenti në Tiranë sapo zgjodhi prokuroren e re të përgjithshme, Arta Marku, në një seancë të tensionuar nga protesta e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit.Ajo u betua, ndërsa salla është plot me tymra shumëngjyrësh të hedhura nga deputetët e opozitës.

Kryetari i Parlamentit arriti të hedhë në votim pikën 5 të rendit të ditës për prokuroren e përgjithshme, megjithë rrëmujën brenda dhe jashtë ndërtesës.

Një polic njoftohet se u plagos në kokë dhe një zonjë po ndihmohet për shëndetin e trazuar nga përplasjet.

Opozita ka mbledhur mijëra përkrahës të saj në sheshin para parlamentit “për të protestuar kundër kapjes së prokurorisë nga kryeministri Rama”, si u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Deputetë të opozitës po flasin në shesh, ndërkohë që brenda në sallë plenare socialistët po përpiqen të ndjekin rendin e ditës.

Shumica votoi që zgjedhja e prokurorit të mbetet në rendin e ditës, por opozita tha se kjo është një nismë antikushtetuese e rrezikshme. Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, tha se opozita mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se ecuria e seancës është e rregullt.

LSI u bëri thirrje 3 kandidatëve për prokurorë që të tërhiqen nga kandidimi.

Protestuesit e opozitës hodhën fishekzjarre ngjyrues në oborrin e Kuvendit, ndërsa nisën të shtyhen me kordonat e policisë.

Deputetja e opozitës, Grida Duma, tha në tubim se protestuesit mezi po presin të hyjnë në sallën e Kuvendit, sepse “ajo është salla juaj dhe jo e socialistëve të korruptuar, që po rrëmbejnë drejtësinë”.

Ndësa deputeti socialist, Ulsi Manja, tha se kjo është hera e parë që prokurorin e përgjithshëm nuk e zgjedh Partia Demokratike, ndaj ata protestojnë.

“Kjo duhej të ishte një seancë normale dhe ligjet dhe rregullat janë të qarta. Pretendimet e PD-së nuk qëndrojnë dhe pjesëmarrja në tubim nuk është e madhe, sepse njerëzit u thirrën jo për hallet e tyre si papunësia” – tha ai.

Kuvendi ndërpreu punimet disa herë pasi deputetët e Partisë Demokratike zunë vend në foltore për të mos lejuar vazhdimin e seancës, ku pritet të votohet prokurori i përgjithshëm i përkohshëm. përgjithshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha fillimisht në një fjalë të shkurtër se sot është një nga ditët më dramatike të parlamentit, se shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon si prokuroria.

“Kjo është një seancë antikushtuese. Socialistët po bëhen gati për një grusht shteti, po pushtetet duhet të jenë të ndara nga njëri-tjetri” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se edhe reforma në drejtësi i sheh të ndara pushtetet ashtu si Kushtetuta.

“Binduni urdhërit popullor ose përballuni me pasojat” – tha zoti Basha.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se jemi bërë pjesë e një nisme humanitare në ndihmë të qendrs spitalore të Kosovës, duke u përpjekur ta futë seancën në një rrjedhë normale.

Deputeti Sali Berisha kërkoi të marrë fjalën, por u pengua nga punonjësit e parlamentit dhe foli shkurt pas një pushimi, duke denoncuar përpjekjet e shumicës për të uzurpuar postin e prokurorit të përgjithshëm. (voa)