OKB: Tre vitet e fundit më të ngrohtat që prej 170 vjetësh

toka e thateMatjet e reja konfirmojnë ndryshimin e klimës: 2015, 2016 dhe 2017 janë vitet më të ngrohta që nga fillimi i matjeve. Këtë e ka hulumtuar Organizata Botërore e Motit, WMO. Viti më i nxehtë ka qenë 2016.

Grumbullimi i viteve veçanërisht të nxehta është një shenjë e qartë e ndryshimit të klimës, shkaktuar nga rritja e përqendrimit të gazrave të dëmshme në atmosferë, komunikoi WMO në Gjenevë.

2017 ashtu si edhe viti 2015 ka pasur një temperaturë rreth 1,1 gradë mbi atë të kohës paraindustriale. Dallimi mes këtyre dy viteve në statistikë nuk është i spikatur. Ndërsa në 2016 ka pasur një temperaturë plus sipas të dhënave të fundit rreth 1,2 gradë.

Sikurse deklaron më tej organizata shkencore e OKB-së pë rmotin, temperatura – krahasuar me mesataren e viteve 1981 deri më 2010 – vitin e kaluar ka qenë 0,46 gradë më e lartë. “Gradët e ngrohjes së temperaturës gjatë tre viteve të kaluara janë të jashtëzakonshme”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Motit (WMO) Petteri Taalas. “Ngritja në arktik është mjaft e spikatur”. Kjo do të ketë pasoja edhe ndaj motit në rajone të tjera.

Rekorde të nxehti pavarësisht La Niña-s

Ndryshe nga viti 2017 në dy vitet paraprirëse dukuria e motit El Niño ka influencuar në temperaturat e larta mesatare, sipas WMO. Një tipar i El Niño është rritja e temperaturës së ujit të detit, gjë që influencon ndaj motit. Në fillim dhe në fund të vitit të kaluar La Niña – e kundërta e El Niño është vrojtuar me një efekt ftohës. Megjithatë 2017 ka qenë viti më i ngrohtë i matur ndonjëherë i La-Niña-s.

Në SHBA viti i kaluar për shkak të motit ekstrem me uragane ka pasur dhe dëme të mëdha si asnjëherë më parë, theksoi Taalas. edhe vende të tjera kanë përjetuar më shumë vërshime dhe thatësira.

Gjetjet e WMO-së bazohen në të dhëna nga pesë agjencitë kryesore ndërkombëtare të motit: National Oceanic and Atmospheric Administration në SHBA, Agjencia Hapësinore NASA, Met Office britanike, Qendra Europiane për Parashikimin Afatmesëm të Motit dhe Agjencia japoneze e Meteorologjisë. (dw)

550 rrënjë ulliri për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Në 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 550 rrënjë ulliri u mbollën rreth Kalasë së Petrelës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua në këtë ditë nga përfaqësues të komunitetit arbëresh të ardhur nga Italia.

ullinjte-petrela“Në një moment kur ne shqiptarët e kemi zakon që të devijojmë, të humbasim fokusin, të përçahemi, të pengojmë njëri-tjetrin, Skënderbeu është ndoshta e vetmja figurë që na unifikon të gjithëve dhe për të cilin nuk kemi debat. Ndaj jam shumë i lumtur sot, që të gjithë vëllezërit tanë arbëreshë nga jugu i Italisë na u bashkuan, jo vetëm për të përkujtuar vitin e Skënderbeut, por edhe për disa simbolika shumë të forta”, tha Veliaj.

Në të njëjtën kohë, Veliaj ftoi edhe njëherë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen nismës për gjelbërimin e kryeqytetit.

“Skënderbeu ishte vet i pasionuar pas ullinjve dhe fakti që inkurajonte çdo çift të dashuruarish të mbillte një rrënjë ulliri do të thotë se, pavarësisht se në ato mote kishte luftë, dashuria ndaj atdheut nuk tregohej vetëm me shpatë, por tregohej edhe me dashurinë për atë copë të atdheut, që secili kishte në administrim, qoftë në Kalanë e Petrelës, atë të Krujës, apo kudo tjetër ku ishin shqiptarët”, u shpreh më tej Veliaj.

Nëse do të ecim me këto ritme, theksoi më tej kryebashkiaku, padyshim që viti që kemi nisur do të jetë më i gjelbër, duke kujtuar se synimi është për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja deri më 21 mars, Ditën Botërore të Pyjeve.

“Jemi në mbi 75 mijë pemë vetëm në këtë sezon mbjelljeje. Nëse do të vazhdojmë me këtë frymë, me kompanitë, me vullnetarët, me dashamirës, me patriotë, me qytetarë të mirë, do të kemi vitin më të gjelbër që ka parë Tirana”, deklaroi Erion Veliaj. (tch)

Deputetët, garanci ndaj arrestit? Socialistët propozojnë ndryshime të Rregullores së Kuvendit

sssssssssssGrupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit socialist të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.

 Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese.

Propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova. Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.

Ky debat i provave doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.

Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij.

Gjë që realisht ndodhi në rastin “Tahiri”, kur ishte deputeti që praktikisht mori në pyetje prokurorët. Propozimet e reja reduktojnë kohën e hartimit dhe të paraqitjes në seancë të raportit të Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin.

Ajo që ndodh në seancë shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet I hapur.

Pra, deputeti mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij. Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka. Ndonëse ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus.

 Top Channel

Kryeqytetet e Kulturës Europiane 2018 – Leeuwarden dhe Valeta

Malta Valetta Kulturhauptstadt (Leeuwarden-Fryslân/Tony Zelenhoff) Leeuwarden në veri të Holandës dhe Valeta, kryeqyteti i Maltës janë Kryeqytetet e Kulturës Europiane 2018. Vështirë se mund të jenë kaq të ndryshme qytetet dhe programet kultutore që ofrohen sivjet në këtë kuadër.

Panoramë e kryeqytetit të Maltës, Valeta

Mbi bazën e artit dhe kulturës në kryeqendrën rajonale të Frizlandit – në veri të Holandës – do të synohet të trajtohet ëndrra për një shoqëri të hapur që në gjuhën rajonale frizisht thuhet “iepen mienskip”. Në një sërë ekspozitasah, workshp-e dhe performimesh do të diskutohen tema si qendrueshmëria, diversiteti, pabaraziai sociale. “Ne do të guxojmë diçka, që nuk e kemi bërë kurrë më parë në këtë volum dhe në këtë nivel”, thuhet në faqen e internetit  “Leeuwarden-Fryslan 2018″.

Kulturhauptstadt Leeuwarden 2018 (picture alliance/Robert B. Fishman) Leeuwarden

Bujqësia takon artin në Frizland

Megjithatë ambicjet e mëdha vihen në jetë me këmbë në tokë. Organizatorët reflektojnë ndaj trashëgimisë rurale të Frizlandit. Një sërë pikash të programit kanë një fokus të fuqishëm tek bujësia, degën më të rëndësishme të ekonomisë në rajon. Në kuadër të projektit “Farm of the world” në një fermë dikur të braktisur kultivohen zarzavate biologjike dhe njëkohësisht ofrohet art i qendrueshëm. Pjesa teatrale muzikore “Të humbur në serë” rrëfen për miqëinë mes punëtorëvë të fushës nga Frizlandi dhe Polonia dhe trajton krahas qendrueshmërisë edhe temën e integrimit.

Leeuwarden, Niederlande Kulturhauptstadt (Leeuwarden-Fryslân 2018) Nga teatri muzikor “Të humbur në serë”

Në projektin bujqësor “Farm of the world” involvohen me lojëra edhe fëmijët për t’u mësuar me mënyrën e jetesës konform qednrueshmërisë në natyrë.

Përshtatur me moton e kryeqytetit kulturor Leeuëarden qendra e vizitorëve është vendsour në “De Blokhuispoort”, një ish-burg. Në veprimtaritë e përjavshme me diskutime banorët, vizitorët dhe artistët mund të bashkëpunojnë për transformimin e shoqërisë. Kushr dëshiron diçka më klasike mund ta gjejë atë jashtë Leeuwardens. Në kuadër të kryeqytetit kulturor në Groeningen nën titullin “Romantikë në Veri – nga Friedrich deri tek Turner” është hapur një ekspozitë e pikturës së pejzazheve romantike.

Trashëgimia barok e Maltës

Bildergalerie Malta Valetta Couvre Porte (viewingmalta.com/Mario Galea) Panoramë nga Valeta

Ndërsa kryeqyteti i KUlturës Europiane 2018 në Frizland në veri zhvillohet me nota disi të qeta me një kor kisghe dhe me vizitat falas nëpër muzeume, në Maltë është në program ceremonia e madhe e hapjes. Organizatorët premtojnë një festë tradicionale të ishullit “Festa”, me muzikë, vallëzim dhe artistë të rrugës. Në ishullin kryesor Maltë festohet e po ashtu në këtë festim involvohet edhe ishulli fqinj Gozo.

Pavarësisht buxhetit modest kalendari kulturor i Maltës është i mbushur plot me aktivitete. 140 projekte dhe 400 evente janë planifikuar përgjatë gjithë vitit në kryeqytetin Valeta. Sa u përket temave Malta njdek traditën e “trashëgimisë kutlruroe europiane”, që zhvillohet po ashtu më 2018. Veleta do të shpalosë “trashëgiminë unikale të ishullit maltez”.

Bildergalerie Malta Valetta Holzbalkone (viewingmalta.com/Peter Vanicsek
) Fasadat karakteristike në Valeta pjesë e trashëgimisë së kulturës botërore

Nga njëra anë është arkitektura barok e ishullit, që paraqitet me një shkëlqim të ri, nga ana thetër edhe lidhja me ujin, ku do të ketë gara spketakolare. Po ashtu në programin “Valeta 2018″ përfshihen edhe një festival filmi dhe letërsie si dhe një sfilatë mode.

Njohje e kulturës dhe nxitje e zhvillimit të qyteteve dhe turizmit

Athina, kryeqyteti i Greqisë, ka qenë kryeqyteti i parë i Kulturës Europiane më 1985. Kjo nismë është themeluar me nismën e ish-ministres greke të Kulturës asokohe Melina Mercouri. Qëllimi është që të bëhen të njohura veçoritë kulturore të qyteteve të ndryshme europiane. Që nga ajo kohë BE-ja vendos në dispozicion fonde financiare në mbështetje të këtij projekti, që shërben si një katalizator për zhvillimin e qyteteve dhe turizmit. (dw)

Athinë: Optimizëm për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë

greqia maqedoniaTë mërkurën (17.01) përfaqësuesit e Athinës dhe të Shkupit negociojnë në Nju Jork lidhur me emrin e “Maqedonisë”. Shpresa për zgjidhje është e madhe. Por vështirësi mund të krijojë partneri i koalicionti të Ciprasit

Që prej njëzet vjetësh diplomati me përvojë Matthew Nimetz përpiqet për një kompromis në grindjen, për një palë të tretë të pakuptueshme, lidhur me merin e “Maqedonisë”. Me emrin e ankoruar në kushtetutë “Republika e Maqedonisë” ky vend i vogël i Ballkanit më 1991 pas shpërbërjes së Jugosllavisë shpalli pavarësinë. Por Greqia e pretendon këtë emër për vete si pjesë të trashëgimisë historike dhe druan, se prej tij mund të zgjohen pretendime territoriale ndaj provincës greke me të njëjtin emër. Megjithatë partive politike pro-europiane në Greqi u është dashur të tërhiqen disi dhe të pranojnë një emërtim, që përmban atributin “maqedonase”. Po thjeshtë “Republika Maqedoni”? Jo, kjo nuk pranohet, mendon pala greke. Në këtë drejtim as sot nuk ka ndryshuar asgjë.

Përse pra pikërisht ky raund bisedimesh duhet të jetë i favorshëm për një zgjidhje me kompromis? “Sot në Shkup ka një udhëheqje të re politike, që vepron me arsye dhe është e interesuar me seriozitet për një afrim”, shpjegon Spiros Danellis, i cili është deputet i partisë social-liberale To Potami në parlamentin grek. Me këtë ai nënkupton largimin e kryeministrit populist të djathtë Nikola Gruevski, i cili fiksohej pas toneve nacionaliste. Pasardhësi i tij socialdemokrat Zoran Zaev ka sinjalizuar, që ai do të rifillojë bisedimet me Athinën të mbetura pezull që nga viti 2014. Por që afrimi me palën greke nuk është i vetëkuptueshëm, këtë Danellis e ka përjetuar në lëkurën e vet: Pas një interviste javën e kaluar atij ia kanë cunguar deklaratën duke e cituar gabimisht, sikur ai e pranon emërtimin për shtetin fqinj “Republika Maqedoni”. Ndaj tij vërshuan sulmet e urrejtjes nga skena e djathtë. Në atdheun e tij Kretë madje atë e kanë konfrontuar me kërcënime të hapura, thotë politikani socialdemokrat. Në bisedë për DW Danellis thekson, se ai nuk ka folur për një “Republika Maqedoni” dhe se as nuk do ta bëjë këtë. Megjithatë ai beson, që edhe pala greke duhet të shprehë gatishmëri për kompromis në bisedimet aktuale.

“Maqedonia e re” apo “Maqedonia e Vardarit”?

Ndërmjetësuesi Nimetz tregohet optimist. “Ka një qeveri të re në Shkup, e cila është shumë e interesuar ta trajtojë këtë çështje. Unë mendoj, se edhe qeveria greke e ka kuptuar, se një zgjidhje i shërben politikës së saj të jashtme në rajon”, u shpreh diplomati në intervistë për televizionin shtetëror grek ERT të hënën (15.01). Sidoqoftë: “Nuk ka asgjë krejtësisht të re, apo magjike në këtë debat, ne e dimë, se çfarë mendojnë të dyja palët.” Thënë qartë pra: edhe në Nju Jork pjesëmarrësit nuk presin një propozim nga ndërmjetësuesit që nuk ka qenë deri më sot temë e bisedimeve. Për këtë arsye shumë analistë në Athinë janë skeptikë. Jorgos Tzogopoulos, bashkëpunëtor i Think-Tanks ELIAMEP, i tha DW-së, se ai nuk e kupton optimizmin për bisedimet aktuale, sepse të dyja palët parimisht nuk do të tërhiqen nga qendrimet e tyre. “Vërtetë kanë marrë fund provokimet e Gruevskit, por kjo nuk do të thotë, se paasardhësi i tij do ta ndryshojë emrin e shtetit”, tërheq vëmendjen politiologu.

Sipas një informacioni të gazetës së Athinës Real News, që nuk është përgënjeshtruar, ndërmjetësuesi i OKB-së, Nimetz gjatë tri ditëve të ardhëshme do të paraqesë propozime alternativë në kontestin për emrin: Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Vardarit. Propozimi i tretë të kujton lumin qendror maqedonas, Vardar, dhe duket si i pranueshëm për grekët konservatorë, sepse ai nuk zgjon asnjë asosacion me historinë greke. E diskutueshme është tani, se sa do ta mbështesë qeveria e majtë e Aleksis Ciprasit një zgjidhje kompromisi. Kjo për më tepër që partneri populist i djathtë i koalicionit, partia ANEL, pozicionohet kundër emrit “Maqedoni” në çdo lloj forme. Të martën (16.01) kryetari i ANEL, Panos Kammenos, doli me një propozim të vetin: vendi fqinjë mund të quhet thjeshtë “Vardarska” pa shtesën “Maqedoni”, deklaroi ai në Twitter. “Për Kammenos do të ishte vetëvrasje politike çdo emërtim që përmban shtojcën ‘Maqedoni’, mendon analisti politik Tzogopoulos. Kjo do të kishte pasoja edhe për kryeministrin e majtë Cipras, që pas një largimi të mundshëm të partnerit të koalicionit nuk do të kishte më shumicën në parlament – e kjo pikërisht tani në kohën, kur ai sipas deklaratave të veta pret, që t’i jepet fund mbikqyrjes financiare të vendit dhe që Greqia të kthehet sërish në tregjet e financave.

Cipras do që zgjidhja e kompromisit të miratohet në parlament

E megjithatë qeveria e Athinës është optimiste. Pak pas miratimit të një pakete të re kursimesh dhe reformash në parlament një natë më parë, përfaqësuesi i qeverisë i surprizoi gazetarët që prisnin jashtë parlamentit me deklaratën, se në votimin tjetër të shpresojmë që të rregullohet edhe grindja për emrin. Formulimi ishte zgjedhur me mençuri: Ciprasi do që zgjidhja e ardhëshme e kompromisit të miratohet në parlament, pra jo me referendum. Kësisoj ai do të mbështetet nga një sërë partishë të opozitës. “Demokracia parlamentare ka rregullat e veta, të zgjedhurit nga populli duhet të marrin përsipër përgjegjësinë”, thotë Danellis. “Vetëm parlamenti në Athinë është vendi i duhur për debatin lidhur me zgjidhjen e kompromisit për emrin.” (dw)

Presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruaj ligjin për gjuhët

ali ivanovPresidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka bërë të ditur sot se nuk do ta nënshkruaj ligjin për gjuhët të cilin e miratoi parlamenti i Maqedonisë para një jave. Duke iu drejtuar opinionit publik përmes një mesazhi, ai theksoi se arësyetimin ia ka dërguar parlamentit, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve që t’i rishikojnë vërejtjt e tij.
“Ligji u miratua pa një debat publik, pa konsultuar ekspertët dhe pa opozitën”, thekson presidenti maqedonas duke shtuar se ligji po ashtu u miratua pa një direktivë të Bashkimit Evropian.

Presidenti Ivanov shkruan më tej se në punën e tij gjithmonë ka respektuar Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të vendit. Ai vlerëson se miratimi i ligjit synonte arritjen e pikëve politike nga parti të caktuara.

Qëndrimi i zotit Ivanov ndaj këtij ligji ishte i njohur. Edhe në paraqitjen e fundvitit para deputetëve ai pati theksuar se “Maqedonia do të bëhej shteti i parë evropian i cili i parashtron kushte vetëvetes të cilat ashkush, nuk i kërkonte”.
Zoti Ivanov, i cili po ushtron mandatin e dytë si president, i propozuar dhe mbështetur nga partia konservatore VMRO-DPMNE, thotë se ligji për gjuhët instalon një paralelizëm në të gjitha organet e pushtetit dhe bën bllokimin e tyre, ndërsa ekziston rreziku, sipas tij, për ripërkufizimin e Kushtetutës që do të cënonte bashkimin, sovranitetin dhe integritetin tokësor të Maqedonisë.
Ndërkaq në një reagim të qeverisë së Maqedonisë thuhet se ligji ishte miratuar në mënyrë të duhur sipas procedurave të parashikuara në parlament dhe në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë.
“Opozita kishte të gjitha mundësitë që përmes amendamenteve të marrë pjesë në përmirësimin e ligjit, por opozita vetë mori vendim për të mos marrë pjesë në procesin politik për ligjin e gjuhëve”, thuhet në një komunikatë të qeverisë, ndërsa theksohet më tej se “nëse një qytetar ndjen nevojë të flasë në gjuhën e tij amtare, me këtë përfitojnë të gjithë qytetarët dhe Republika e Maqedonisë. Me këtë ligj e avancojmë përdorimin e gjuhëve të gjitha komuniteteve në vend”, nënvizon qeveria.
Ligji në veçanti avanconte gjuhën shqipe e cila do të mund të përdorej në institucione të larta shtetërore dhe publike ku nuk kishte zënë vend deri më tash.
Pas vendimit të presidentit Ivanov, i takon parlamentit që të vendosë në një lexim të tretë, ku sipas pritshmërive, ligji do të miratohet edhe një herë, pa pasur nevojë për të debatuar më mbi të. (dw)

Kosovë, vazhdojnë hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç

KrimineliPolicia e Kosovës tha se po vazhdojnë hetimet lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, i cili u qëllua një ditë më parë me armë zjarri në veriun e Mitrovicës. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u qëllua para zyrës së tij në mëngjesin e së martës.

Policia tha se është duke shikuar regjistrimet e kamerave të sigurisë që ishin të vendosura në zyrën e të ndjerit por edhe përreth, në pëprjekje për të ndricuar rastin.

Trupi i të ndjerit tashmë është nisur për në Beograd ku pritet të varroset të enjten. Shumë qytetarë serb të veriut dolën në rrugë për të nderuar politikanin serb, i cili ishte përshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 në Kosovë.

Vrasja e Oliver Ivanoviç ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi ndërsa ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve ndër etnike në vend.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ndërsa e dënoi siç tha çdo tendencë që të shfrytëzohet ky rast për agjenda politike. Ai mblodhi të martën mbrëma Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka parametra të keqpërdorimit politik apo më shumë. Që nga momenti i marrjes së lajmit institucionet e vendit i kanë kryer përgjegjësitë e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Po ashtu të gjitha institucionet e vendit kanë qenë të mobilizuara. Ne e dënojmë këtë krim dhe njëkohësisht e dënojmë çdo tendencë që të shfrytëzohet ky krim, këtë vepër makabre për agjenda politike dhe agjenda tjera nga kushdo qoftë”, tha pas mbledhjes kryeministri Haradinaj.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë për Zërin e Amerikës se institucionet e vendit duhet të zbardhin rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç sikurse rastet e tjera, që sipas tij pastaj përdoren nga Serbia.

“Nëse politika e Beogradit mendon përmes trazirave e që e ka synim të vazhdueshëm trazirat dhe destabilizimit të Kosovës për të mbajtur peng, atëherë del një protest e cila mund të eskalojë në të dhunshme. Por, mbetet të shihet në ditët në vijim, a do të shkojnë nga mënyra më e butë siç është paralajmëruar vizita e zotit Vuçiç në Kosovë e cila mund të përshkruhet në dy mënyra e cila do të qetësojë gjakrat eventuale në veriun e Kosovës apo mund t’i nxisë eventualisht që të dalin në një protestë. Krejt kjo do të varet nga politika ditore apo e interesave të Beogradit”, tha ai.

Zoti Musliu thotë se nuk mund të ketë trazira të organizuara por sipas tij kjo do të varet edhe nga politika e Beogradit për të përfituar siç thotë në terren apo gjatë bisedimeve në Bruksel.

“Vlen të përmendët që në veriun e Kosovës kanë ndodhur mbi pesëdhjetë raste të vrasjeve, djegieve të veturave dhe hudhje të bombave por nuk është gjetur kryesi ende. Unë uroj që ky rast të zbardhet sa më shpejt për arsyen e vetme që mos ti jepet ndonjë arsye shtesë politikës së Beogradit që të ketë ndonjë përparësi në bisedime në Bruksel por të ketë edhe ndonjë arsye që të destabilizojë këtë pjesë të Ballkanit pasi që dihet se edhe ndikimi rus është shumë i madh viteve të fundit dhe Serbia përdoret në Ballkan si mjet destabilizues i Rusisë në Ballkan”, tha zoti Musliu.

Beogradi ndërpreu të martën bisedimet teknike me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi një vizitë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë pas vrasjes së djeshme. Qeveria e Kosovës i ka dhënë lejen për këtë vizitë.

Vrasja nxiti reagime në shkallë të gjerë edhe të institucioneve ndërkombëtare të cilat krahas thirrjeve për ndriçimin sa më të shpejtë të vrasjes, bënë thirrje për qetësi me drojën që incidenti mund të rrisë tensionet posaçërisht në veriun e Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë shtetësinë e Kosovës e cila muajin e ardhshëm kremton dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Nisma politike e Oliver Ivanovicçit u ishte nënshtruar trysnive gjatë zgjedhjeve për pushtetin komunal në tetor të viti 2017, në të cilat fitoi Lista Serbe një forcë politike që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Në muajin korrik në rrethana të pasqaruara ishte djegur makina e tij.

Oliver Ivanoviç ishte në pritje të rigjykimit nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile. Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në muajin shkurt të vitit 2017, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë. (voa)

Oliver Ivanoviç, varroset të enjten në Beograd

IvanovicGrupe qytetarësh në veriun e Mitrovicës i dhanë nderimet e fundit politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, i cili do të varroset të enjten në Beograd.

Ai u vra të martën para zyrave të nismës së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia”, në Mitrovicën veriore, në rrethana dhe nga autorë ende të panjohur, një vrasje që zgjoi drojën e rritjes së tensioneve në Kosovë.

Mjekët ligjorë thanë se ai kishte gjashtë plagë plumbash në kraharor. Policia e Kosovës tha se po kryen hetime intensive për ndriçimin e vrasjes. Ajo tha në një komunikatë se viktima është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9X19 mm, me shurdhues. Janë mbledhur videoregjistrimet nga kamerat e sigurisë si dhe janë intervistuar disa dëshmitarë. Policia tha se ka mbledhur informacione edhe për një makinë të djegur që besohet se mund të jetë përdorur nga autori apo autorët e vrasjes.

Beogradi kërkoi edhe të mërkurën që të përfshihet në hetimet dhe ndriçimin e vrasjes, duke paralajmëruar se do të kryej hetime të posaçme nëse nuk i lejohet një gjë e tillë.

Autoritetet në Kosovë thanë se do të kërkojnë ndihmën e FBI-së nëse është e nevojshme, por hetimet do të kryhen nga institucionet vendase.

Vrasja e tij u dënua gjerësisht nga institucionet e Kosovës që bën thirrje për ndriçimin sa më të shpejtë të vrasjes por edhe që kjo të mos përdoret për qëllime politike.

Beogradi ndërpreu bisedimet teknike me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi një vizitë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë pas vrasjes së djeshme.

Vrasja nxiti reagime në shkallë të gjerë edhe të institucioneve ndërkombëtare të cilat krahas thirrjeve për ndriçimin sa më të shpejtë të vrasjes, bënë thirrje për qetësi me drojën që incidenti mund të rrisë tensionet posaçërisht në veriun e Kosovës.

Serbia vazhdon të kundërshtojë shtetësinë e Kosovës e cila muajin e ardhshëm kremton dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Nisma politike e Oliver Ivanovicçit u ishte nënshtruar trysnive gjatë zgjedhjeve për pushtetin komunal në tetor të viti 2017, në të cilat fitoi Lista Serbe një forcë politike që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Në muajin korrik në rrethana të pasqaruara ishte djegur makina e tij.

Oliver Ivanoviç ishte në pritje të rigjykimit nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në muajin shkurt të vitit 2017, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë.

Oliver Ivanoviç, ishte përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë. (voa)

Sholtes: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale izolon Kosovën

SholtesIntervistë ekskluzive me Igor Sholtes, raportues i posacëm i PE për Kosovën. Ai kërkon që të mos shfuqizohet ligi për Gjykatën Speciale dhe të miratohet marrëveshja për demarkacionin.

Deutsche Welle: Zoti Sholtes, në Kosovë po debatohet gjithnjë e më shumë për mundësinë e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale pwr krime lufte. Cilat do të ishin pasojat e shfuqizimit të këtij ligji?

Igor Sholtes: Misioni i BE në Kosovë dhe shtetet e Kuintit kanë shprehur pakënaqësi të thellë me idenë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Fakt është që një vendim i tillë do të paraqiste një hap të madh mbrapa për Kosovën. Ky vendim do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e sundimit të ligjit dhe do të lëkundte kredibilitetin e Kosovës si një partner të barabartë me BE. Mendoj se një vendim i tillë do të rrezikonte shumë përparimin që është arritur në Kosovë në disa vitet e fundit. Mendoj se edhe ky kapitull i të kaluarës duhet të përmbyllet. Ndaj edhe njëherë u bëj thirrje të gjitha insitucioneve dhe liderëve të partive në Kosovë që të  mos lejojnë miratimin e një vendimi të tillë, sepse kjo do të thoshte që Kosova po shkon drejt izolimit dhe jo bashkëpunimit.

DW: Mendoni se Kosova vërtet do të izolohet edhe më shumë nëse shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale dhe cilat do të ishin pasojat konkrete për Kosovën?

Sholtes: Disa anëtare të Kuintit e kanë bërë të qartë se një vendim i tillë do të kishte pasoja ekstreme të dëmshme për Kosovën dhe do të rrezikonte punën e përbashkët që është bërë vitet e fundit. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë kapituj ku Kosova ende duhet të punojë shumë. Ndaj të gjitha aktivitetet e këtilla do të ishin shenja shumë të këqija për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare. Ndaj mendoj se do të kishte pasoja për negociatat e mëtutjeshme të BE me Kosovën.

DW: Çfarë do të thoshte shfuqizimi i këtij ligji: a do të thotë kjo se të dyshuarit për krime lufte nuk do të ndiqen dhe nuk do të nxirren para drejtësisë, apo do të krijohej një gjykatë e njëjtë, por me vendime të ndonjë organi tjetër?

Sholtes: Gjykata ekzsiton dhe duhet insistuar që një vendim i tillë të mos merret në Parlamentin e Kosovës. Nesër (të merkurën) vjen në Parlamentin Evropian një delegacion parlamentar nga Kosova nga pozita dhe opozita, dhe ne do t’ua shpjegojmë të gjithë atyre pasojat e mundshme që mund të ketë një vendim i tillë për shfuqizimin e Gjykatës. Ne do të theksojmë në rezolutën e përbashkët që të mos merret një vendim i tillë.

DW: Një çështje tjetër shumë me rëndësi për Parlamentin është edhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Aktualisht duket se kjo marrrëveshje nuk do të miratohet. Cilat do të jenë pasojat?

Sholtes: Kapitulli i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është shumë me rëndësi. Mendoj se kjo zgjon më shumë vëmendje dhe pritet me padurim nga qytetarët e Kosovës, sepse liberalizimi i vizave është hapi më i rëndësishëm për qytetarët, në rrugën e integrimeve evropiane. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë të ndërgjegjshme se çfarë përgjegjësie kanë mbi vete, sepse bllokimi i kësaj çështjeje rrezikon procesin e liberalizimit. Demarkacioni i kufirit është me rëndësi sepse në territorin e ish-Jugosllavisë ka shumë kufijë kontestues ku ende nuk është caktuar linja kufitare. Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet sa më parë në rrugën drejt BE, në mënyrë që më pas të mos ketë probleme.

DW: A do të hiqen vizat për shtetasit e Kosovës, nëse nuk miratohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi?

Sholtes: Jo. mendoj se ky është një obligim që e kanë nënshkruar autoritetet e Kosovës dhe ato të BE. Shpresoj se kjo do të ndodhë sa më parë, sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave.

DW: Do të thotë, vizat nuk do të hiqen nëse nuk miratohet marrëveshja?

Sholtes: Mendoj se BE-ja shumë vështirë mund ta ndryshojë mendimin.

DW: Në Serbi po zhvillohet dialogu për raportet me Kosovën. A mendoni se Serbia do të pranohet në BE pa njohjen e Kosovës dhe normalizimin e raporteve?

Sholtes: Këtu më parë duhet të bisedohet për zbatimin e rezultateve të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshjet nuk janë zbatuar në masën e kërkuar, si p.sh. kur bëhet fjalë për çështjet energjetike apo asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këto janë tema që duhet të zgjidhen. Ndaj duhet të shohim se cilat do të jenë sugjerimet e Komisionit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog është një prej çështjeve më të rëndësishme.

DW: Kur jemi tek sugjerimet: çfarë do të shkruanit në një raport për gjendejen në Kosovë, sikur ta bënit sot?

Scholtes: Para së gjithash do të dëshiroja një përparim në disa fusha. Ka dhe vështirësi objektive, por edhe subjektive. Shpresoj që autoritetet e Kosovës do t’i kryejnë obligimet e tyre dhe marrëveshjet që mundësojnë afrimin me BE. Shpresoj se Komisioni Evropian do të marrë dokumentacione ku shihet se Kosova ka shënuar përparim.

Eurodeputeti slloven Igor Sholtes (1964) është kryetar i partisë Verjamem (Besoj). Ai është pjesë e grupit parlamentar të ekologjistëve në PE. Në nëtor të vitit të kaluar është zgjedhur pasardhës i Ulrike Lunacek, si raportues i PE për Kosovën. Sholtes është nipi i ish-politikanit shumë të njohur në kohën e Jugosllavisë, Edvard Kardelj.

Bastoret, një sedativ psikologjik në Maqedoni

bastoreNë tërë Maqedoninë punojnë mbi 450 bastore sportive të regjistruara, ndërsa 46 për qind apo gati gjysma e popullatës janë frekuentues të rregullt të bastoreve sportive. Kjo përqindje kaq e madhe e frekuentimit të bastoreve i atribuohet mungesës së politikave konkrete sociale ekonomike nga ana e shtetit. Për të kompensuar këtë strategji shtetërore, qytetarët i përdorin bastoret më tepër si sedativë psikologjik, për të tejkaluar gjendjen në të cilën ndodhen.

Thellimi i krizës ekonomike zakonisht frenon zhvillimin e përgjithshëm, por, çuditërisht, stimulon një biznes. Bëhet fjalë për lojërat e fatit , të cilat vijnë e bëhen më të popullarizuara, shkruan gazeta KOHA. Në pamundësi për të gjetur përkrahjen e nevojshme sociale nga ana e institucioneve, qytetarët parapëlqejnë t’ua mësyjnë bastoreve. Kjo, në një farë mënyre stimulon edhe ambicien e tyre për t’u pasuruar “brenda natës.

Këtë e dëshmon edhe fakti se qytetarët në Maqedoni vetëm në vitin 2015 kanë lënë në bastore dhe kazino afër 200 milionë euro, me shpresë se do dalin prej problemeve të përditshme financiare. Gjithashtu, ndër 200 firmat me të ardhura më të mëdha në Maqedoni, renditen edhe gjashtë biznese të lojëra të fatit.
Bastoremania si dukuri ka prekur edhe shtetet tjera të rajonit. Në Shqipëri në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 15.2 miliardë lekë, ose gati 140 milionë dollarë, tregojnë bilancet e të ardhurave të subjekteve të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Nga ana tjetër, 16 kompanitë kryesore, që janë subjekt i lojërave të fatit, kanë qarkulluar zyrtarisht rreth 120 milionë euro gjatë vitit 2015, që tregon një rritje të dukshme të parave që qytetarët në Shqipëri harxhojnë në lojërat e fatit.

Të dhënat për Kroacinë flasin për rritjen e shumave që ndahen për bastore nga 4.7 miliardë kuna (afër 627 euro) në vitin 2011 – në 5.7 miliardë kuna (760 milionë euro) në vitin 2013.

Ekspertët japin interpretimet e tyre lidhur me përhapjen e kësaj dukurie në mësin e qytetarëve. Të gjithë pajtohen se paperspektiva ekonomike e sociale i detyron ata të gjejnë mënyra alternative të mbijetesës. Të ndodhur në një situatë të tillë, qytetarët provojnë fatin, sepse vetëm në atë mënyrë mendojnë të dalin nga kriza që i ka kapluar, vlerësojnë ekspertët.

Garat sportive në disiplina të ndryshme, janë zakonisht objekt përfitimesh, të cilat provohen përmes bastoreve të ndryshme. Praktika ka dëshmuar se prej disiplinave më të kërkuara nga bastoret janë futbolli në pesë ligat më të fuqishme evropiane, por edhe ligat e futbollit në Arabinë Saudite, Indi, Iran apo Japoni, si dhe sportet tjera (hokej, tenisi, formula një, futbolli amerikan NFL, Ragbi) si dhe sportet dimërore.

Me këtë rast ofrohen edhe llojet e ndryshme të fitimit, në rast se ia qëlloni se si do të përfundojë ndonjë lojë, sa gola do të shënohen, si do të përfundojë pjesa e parë ose dytë e kështu me radhë. Çdo kush mund ta provojë fatin dhe në rast se fiton, atëherë të hollat i merr ditën pasuese.

Përhapja e bastoreve dhe popullarizimi i lojërave të fatit, ka qenë objekt i hulumtimeve të shumta, ku rezulton se mbyllja e shumicës së fabrikave përgjatë viteve 90-të, dhe rritja e papunësisë, ka stimuluar këto forma alternative të mbijetesës nga ana e qytetarëve me status të rrezikuar social.

“Periudha e tranzicionit krijoi në Maqedoni një masë njerëzish që i nënshtrohen pasigurisë ekonomike dhe sociale, përjashtimin nga rrjedhat shoqërore si dhe papunësi të madhe. Disa nga këta njerëz në bastoret sportive kanë parë mundësinë që të fitojnë ndonjë denarë shtesë me të cilin do të mund të mbulojnë harxhimet e tyre dhe obligimet ndaj shtetit”, thuhet në studimin e Qendrës për hulumtime dhe krijime të politikave.

Vlerësohet se në tërë Maqedoninë punojnë mbi 450 bastore sportive të regjistruara, ndërsa 46 për qind apo gati gjysma e popullatës janë frekuentues të rregullt të bastoreve sportive, raporton KOHA.
Kjo përqindje kaq e madhe e frekuentimit të bastoreve i atribuohet mungesës së politikave konkrete sociale ekonomike nga ana e shtetit. Për të kompensuar këtë strategji shtetërore, qytetarët i përdorin bastoret më tepër si sedativ psikologjik, për të tejkaluar gjendjen në të cilën ndodhen./Koha.mk/