Ushtria e Kuqe – forca e armatosur e revolucionit

ushtria e kuqe100 vjet më parë u themelua Ushtria e Kuqe, armata e ish-Bashkimit Sovjetik. Që në fillim historia e saj ishte e lidhur ngushtë me atë të Gjermanisë.

Nja dy cigare dhe hip në kamion. Katër kilometra e gjatë është rruga nga fshatrat përreth qytezës branderburgase Erkner deri te stacioni i trenit. Një rrugë që nuk bëhet dot gjithnjë më këmbë a me biçikletë. Kështu që ishte shumë komode, kur atypari kalonte ndonjë kamion i kazernave të ushtrisë ruse: “Mjafton t’u jepje ndonjë cigare dhe të merrnin me vete në karroceri”, kujton fotogarfi Christian Thiel që është rritur në këtë zonë, në kohën e pushtimit sovjetik gjatë viteve 1950.

Gati një gjysmë shekulli, prej vitit 1945 deri kur u tërhoqën, në gusht të vitit 1994, Ushtria Ruse ishte stacionuar në pjesën lindore të Gjermanisë. Ajo ishte pararoja ushtarake e sundimit sovjetik e drejtuar kundër Europës Perëndimore.

“Për rusët ne ishim kafshë të egra”

Marrëdhëniet me popullsinë civile u normalizuan vonë. Në vitin 1945, Gjermania naziste sapo kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, gjermanët kishin shumë frikë nga ushtarët sovjetikë. Me të hyrë në Gjermani dhe pasi okupuan ndërtesën e Rajhstagut, ushtarët rusë e bënë të qartë se kush do ta kishte pushtetin këtej e tutje.

Me të marrë sovjetikët më 1 maj ndërtesën e Rajhstagut ata ngritën aty flamurin e Bashkimit Sovjetik. Fotografi rus Jewgeni Ananjewitsch Chaldei e ka fiksuar skenën me kamera. Edhe pse skena mund të jetë sajuar më pas, kjo fotografi është bërë tashmë ikonë e historisë së fotorafisë.

Në fillim, nën flamurin e kuq të Bashkimit Sovjetik sundonte dhuna dhe aribrariteti, viktimat kryesore të të cilave ishin gratë. “Rusët mund të bënin tani me ne çfarë të donin”, kujton berlinezja Eva Schliep ditët e para pas pushtimit të Berlinit në prill 1945, në gazetën e përditshme “Die Welt”. “Përdhunime, ekzekutime dhe plaçkitje dhe veç kësaj një urrejtje e pakufishme ndaj gjermanëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje rusëve na e bënin jetën shumë të vështirë.” Numri i grave të shfrytëzuara dhe përdhunuara gjatë muajve të parë të pushtimit rus nuk dihet saktësisht. Hamendësimet janë shumë të ndryshme: nga 200.000 deri në dy milionë.

Armiq të urryer

Në vitin 1945 Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania kishin një armiqësi të urryer. Edhe themelimi i Ushtrisë së Kuqe kishte qenë rezultat i një humbjeje shkurajuse që kishin pësuar rusët në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1917, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesë të tëra të perandorisë cariste që ishte në rrënim e sipër. Në dhjetor të po atij viti u takuan përfaqësues të dy shteteve për të bërë negociatat e paqes në qytetin Brest Litovsk, 180 km larg Varashavës. “Rrethanat historike”, do të shkruante Leo Trotzki, që disa muaj më pas organizoi themeleimin e Ushtrisë së Kuqe, “kishin bërë që të deleguarit e regjimit më revolucionar që ka parë historia të ulen në një tryezë me përfaqësuesit diplomatikë të kastave më reaksionare ndër të gjitha klasat qeverisëse”.

Kjo kastë reaksionarësh u diktoi rusëve një paqe shumë të disfavorshme. Bashkimi Sovjetik duhej t’i dorëzonte Perandorisë Gjermane pjesë të mëdha të terrenit të tij – një humbje poshtëruese që nuk duhej të përsëritej edhe një herë kështu.

Nga kazma te pushka

Kështu edhe Trotzki, në janar 1918, nisi të ndërtonte një ushtri sovjetike “të kuqe”. Ai e ndërtoi atë mbi bazën e ushtrisë cariste që nuk ishte shpërbërë ende, prej së cilës rekrutoi edhe shumë komandantë. “Përqindja e papërfillshme e analfabtëve ndër rekurtë sa vjen e ulet”, shënon ai në vitin 1934. “Gjatë vitit të kaluar, vetëm në Moskë kanë marrë çertifikatat e qitësve 50 000 punëtorë nga profesionet civile dhe shkollat.”

Spastrimi i madh

Për Stalinin ushtria me shumë oficerë që kishin shërbyer në kohën e carit, ishin të rrezikshëm. Themelusin e saj ai e kishte detyruar të mërgonte qysh në vitet 1928/29. Në vitin 1937 ai vendos të bëjë një “spastrim”: Shkarkoi afro 35 mijë oficerë, gati gjysmën e tyre i dërgoi në internim. Shumë syresh i ekzekutoi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe u bë ushtria më e madhe e botës. Ajo përfshinte 170 divizone këmbësorie, 35 divizione tankesh dhe 58 divizone artilerie, afro katër milionë e gyjsmë ushtarë ishin me armë në dorë. Por ushtria e rezervistëve ishte shumë më e madhe, afro 30 milionë vetë.

Tërhqja nga Gjermania

Edhe arsenali në tokën gjermane ishte shumë i madh. Kur Ushtria e Kuqe u largua nga RDGJ-ja në vitin 1994, ajo la pas një rrjet me 1.500 impiante ushatarake. Rreth një gyjmë milionë ushtarë u kthyen në shtëpi. Ata morën me vete afro 4.300 tanke, 100.000 kamionë, 3.600 armë dhe 180 sisteme raketore.

Gjermanisë, e cila sapo ishte bashkuar pak më parë, kjo i kushtoi shumë: ajo mori përsipër një pjesë të mirë të kostove të transportit të impianteve ushtarake, përafërsisht 7,5 milardë marka gjermane (afro katër miliardë euro). Shumë prej aparaturave janë ende në përdorim, si pjesë e inventarit të ushtrisë së shtetit pasardhës të Bashkimit Sovjetik, Federatës Ruse. (dw)

Cilët janë aktorët më të rëndësishëm në luftën e Sirisë?

SiriaNë luftën e Sirisë janë përfshirë shumë vende të tjera – jo vetëm regjimi i Assadit dhe kundërshtarët e tij. Interesa të tyre kanë edhe Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA…

Irani: Mbështetësi më i madh i Assadit

Regjimi jofetar i Sirisë dhe toekracia iraniane në parim nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por pikërisht Teherani e ka shpëtuar presidentin e Sirisë Baschar al-Assad nga rrëzimi. Të paktën deri në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në vjeshtën e vitit 2015, Irani ka qenë partneri më i rëndësishëm ushtarak i regjimit të Assadit. Teherani ka dërguar para, armë, informacione sekrete, këshilltarë ushtarakë dhe trupa në Siri. Ato trupa janë pjesë e Gardës Revolucionare, milicëve shiitë dhe Hezbollahut.

Tendosjet fetare i hapin hapësirë Iranit që të paraqitet atje si mbrojtës i shiitëve. Ndryshe aleanca e regjimit të Assadit me Iranin bazohet tek tri synime kryesore: dëshira për uljen e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, dobësimin e Izralit e më herët ka qenë edhe kufizimi i ndikimit të regjimit irakian në kohën e Saddam Husseinit. Ndërkohë të dy vendet janë edhe kundërshtare të Arabisë Saudite. Në aspektin rajonal, Siria është për Iranin një hallkë e rëndësishme për lidhje me Libanin.

Rusia: Shpëtimi i Asadit

Kur Assadi ishte me shpatulla pas muri, ishte Rusia ajo që e shpëtoi. Rusia i nisi mww 2015 aksionet ushtarake në mbështetje të regjimit të Assadit. Qëllimi zyrtar i Rusisë: lufta kundër terrorizmit. Faktikisht nuk është sulmuar vetëm “Shteti Islamik” (IS), por edhe shumë kundërshtarë të tjerë të Assadit.

Por Moska nuk është e interesuar vetëm për mbështetjen e Assadit. Pas izolimit të Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ka dashur që ta rikthejë vendin e vet në skenën ndërkombëtare – dhe e arriti me sukses. Edhe Assadi ka përfituar nga kjo ndërhyjre. Presidenti i Sirisë e ka rimarrww pushtetin në pjesën më të madhe të vendit. Rusia i ka arritur sukseset më të mëdha ushtarake në Aleppo dhe Palmyra. Por Kremlini është kritikuar shpesh edhe për krime lufte ndaj civilëve në zonat e luftës.

Arabia Saudite kundërshtare e Irani

Arabia  Saudite është shqetësuar për shkak të rritjes së influencës së Iranit në këtë rajon, që nga lufta e Irakut në vitin 2003. Riadi shqetësohet edhe për shkak të afërsisë mes Damaskut dhe Teheranit.

Prej fillimit të kryengritjeve në vitin 2011, Arabia Saudite ka mbështetur opozitën në Siri. Qëllimi: rrëzimi i Assadit dhe marrja e pushtetit nga opozita. Në këtë kuadër janë furnizuar me armë dhe para grupe të ndryshme xhihadiste.

Tuqia: Dikur mik e tani armik

Turqia me veprimet e saja të njëanshme dhe në veçanti presidenti Recep Tayyip Erdogan, kanë pasur nga mesi i vitit 2000 raporte të shkëlqyeshme me regjimin e Assadit. Ata kanë publikuar madje edhe fotografi nga pushime të përbashkëta në Detin Mesdhe.

Me shpërthimin e luftës qytetare në Siri, Turqia është pozicionuar kundër regjimit të Assadit dhe e ka mbështetur opozitën. Nëpër territorin e Turqisë kanë kaluar shumë armë dhe luftëtarë, që kanë shkuar në Siri, shpesh edhe xhihadistë dhe luftëtarë të IS. Ndërkohë duket se Turqia duket se ka një qëllim kryesor – të evitojë krijimin e territoreve të lira kurde në zonën e afërt kufitare me Turqinë – ndonëse këtu është në konflikt me partnerin në NATO – SHBA.

Përveç kësaj, Erdogani do që të ketë një fjalë vendimtare për rregullimin shtetëror të Sirisë pas luftës. Ky është një prej qëllimeve të ndërhyrjes ushtarake përtej kufirit. Projeksionet turke kanë për qëllim që Turqia të bëhet një fuqi hegjemoniste në Lindjen e Mesme.

Izraeli: Armiku gjendet në Teheran

Shqetësimi më i madh i Izraelit në luftën e Sirisë është prezenca e Gardës iraniane dhe milicëve të afërt me Teheranin në Siri. Izraeli ka frikë në radhë të parë se milicët e Hezbolllahut do të pozicionohen dhe fuqizohen në Golan, në zonën kufitare mes Sirisë dhe Izralit dhe prej atje mund të godasë territoret izraelite me raketa. Prej atje ndaj Izraelit janë nisur prej vitit 2011 rreth 100 sulme dhe ka pasur shumë autokolona me armë.

SHBA: Pa plan

Mësimet nga dështimet e ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe Libi, dhe hezitimet e ish-presidentit Barack Obama e kanë dobësuar pozitën amerikane në këtë rajon. Kur Assadi në vitin 2012 ishte buzë humbjes, Obama ka refuzuar një angazhim më të fuqishëm atje, ndonëse ka kritikuar ashpër sjelljen e Assadit. Në vend të SHBA ndërhyri Rusia dhe e mbështeti Assadin.

Hezituese është edhe politika e Donald Trumpit. Qëllimet e tij janë shkatërrimi i IS dhe dobësimi i influencës së Iranit. Ndaj prezenca amerikane kufizohet në angazhimin e njësive speciale dhe disa sulme ajrore. Në këtë mënyrë SHBA është përfshirë në këtë luftë, pa pasur ndonjë rol vërtet të rëndësishëm. Ofensiva më e re turke kundër kurdëve ka shkaktuar dilema në SHBA, sepse Turqia është një partner i rëndësishëm në NATO. Uashingtoni njëkohësisht i sheh milicët kurdë si partner të rëndësishëm në luftën kundër IS.

Gjermania: Ndihmat

Qeveria gjermane ka theksuar në të kaluarën gjithnjë se angazhohet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, por pa presidentin Assad. Së fundi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të ushtrojnë ndikimin e tyre. “Pa mbështetjen e këtyre partnerëve, regjimi i Assadit nuk do të ishte  atje ku është sot”.

Ushtarakisht Gjermania nuk është përfshirë në konfliktin e Sirisë dhe nuk paraqet lojtar tepër të fuqishëm në rajon. Ndonëse avionët gjermanë mbështesin aksionet për zbulimin e pozicioneve të IS. Avionët gjermanë kanë flutuar së pari nga Turqia, e pas tërheqjes së Bundesverit nga Incirliku, tani fluturojnë nga Jordania.

Përveç kësaj Bundesveri mbështet në veri të Irakut kurdët, që luftojnë kundër IS. Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Por së fundi ka pasur debate të shumta për shkak të dërgimit të tankeve gjermane Leopard në Turqi, të cilat përdoren tani nga Erdogani kundër kurdëve në Siri.

Franca: Macroni kërkon zgjidhje politike

Franca ka një rol të rëndësishëm atje. Fillimisht ka dërguar pajisje mjekësore për kryengritësit në Siri e më pas edhe armë. Në fund të shtatorit të vitit 2015, Franca ka zgjeruar sulmet ushtarake kundër trupave të IS, pas sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Prioritetet e Francës në Siri, sipas pohimeve në Paris, janë përmirësimi i gjendjes humanitare në Siri, lufta kundër terrirozmit dhe rifillimi i negociatave të paqes. Presidenti Emmanuel Macron në veçanti angazhohet për këto negociata. Macroni vitin e kaluar ka shpallur se Franca nuk kërkon domosdoshëmrisht rrëzimin e regjimit të Assadit për vazhdimin e negociatave paqësore.

Para një jave presidenti francez ka kërcënuar me sulme ushtarake, në qoftë se dëshmohet se atje po përdoren armë kimike kundër civilë. (dw)

Hahn:”Shqiptarët vuajnë nga një imazh i caktuar”

HahnKomisioneri i BE Johannes Hahn i thotë “Die Welt” se viti 2025 është vetëm synim për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi në BE. Për shqiptarët ai thotë se vuajnë nga imazhi i tyre për avancimin drejt BE.

“Viti 2025 është vetëm një datë indikative, jo garanci. Ajo i detyron Shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe BE që të merren seriozisht me një anëtarësim, i cili premtohet prej vitesh”. Kështu shprehet në një intervistë dhënë numrit të sotëm të gazetës gjermane “Die Welt” Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Johannes Hahn.

Hahn thekson më tej se, megjithatë datën e përmendur “vetëm ai që i plotëson njëqind përqind të gjitha kushtet politike, të shtetit juridik dhe kushtet ekonomike mund të anëtarësohet.” Me perspektivën e konkretizuar të zgjerimit në rajon krijohet një presion për motivim.

I pyetur për trajtimin e konflikteve të pazgjidhura kufitare midis shteteve ballkanike që duan të anëtarësohen në BE, në lidhje me Serbinë dhe Kosovën Johannes Hahn thotë se “Po të dojë të bëhet anëtare Serbia, ky vend duhet të lidhë me Kosovën një normalizim me një formë juridike detyruese. Marrëveshja duhet të jetë e gjerë, përfundimtare dhe detyruese në pikëpamje juridike”.

Së shpejti rekomandimi për Shqipërinë e Maqedoninë

Në lidhje me momentin e fillimit të negociatave të anëtarësimit për në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Hahn i thotë Die Welt se “Komisioni Evropian do t’u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë…Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit.

Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë.

Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”, thotë Hahn.

Por Shqipëria ka bërë “shumë veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar”, përfundon Johannes Hahn. (dw)

 

TI: Shqipëria shënon rënie ndërsa Kosova pak përparim në luftimin e korrupsionit

TIRaporti i organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, duke shënuar kësisoj përkeqësim të gjendjes në krahasim me një vit më herët kur ajo ishte radhitur në vendin e 83-të.

Kosova kësaj radhe radhitet e 85-ta, me gjithsej 39 pikë, duke shënuar përparim krahasuar me një vit më parë kur ajo radhitej e 95-ta me 36 pikë.

Kësisoj ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përparim. Bosnje e Hercegovina një vit më parë ishte në vendin e 83-të, ndërsa sivjet radhitet në vendin e 91-të.

Derisa Mali i Zi mbetet në vendin e 64-të njësoj sikurse edhe jë vit më parë, Serbia ka rënë nga vendi i 72-të në vendin e 77-të.

Më se keqi në rajon radhitet Maqedonia e cila nga vendi i 90-të ka rënë në vendin e 107-të.

Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda janë vendet më të pastra sa i përket korrupsionit, ndërsa në fund të listës radhiten Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

Organizata vlerëson se në gjashtë vitet e fundit shumë vende kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit. (voa)

Hahn: Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme, në verë rekomandimi për hapjen e negociatave

HahnKomisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn ka dhënë një intervistë së fundmi për “Die Welt” mbi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Johannes Hahn është shprehur se KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në verë.

“Komisioni Europian ka shumë të ngjarë që të rekomandojë hapjen e negociatave deri në verë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne besojmë se të dyja vendet kanë bërë reforma të rëndësishme dhe janë gati për këtë hap”, është shprehur Hahn.

Top Channel

Merkel premton mbështetje për Ballkanin

Zaev MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur sërish perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Merkel tha pas takimit me kryeministrin maqesonas Zoran Zaev se BE vazhdon interesimin për këtë rajon.

Kancelarja Angela Merkel ka kritikuar mungesën e mbështetjes së fuqishme nga Brukseli për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me kryeministrin e Maqedonië Zoran Zaev në Berlin, kancelarja gjermane tha se pyetja kryesore në këtë moment është “edhe sa kohë nevojitet që paratë e premtuara në kuadër të Procesit të Berlinit të ndahen” dhe që ato të mund të përdoren  për projektet e parashikuara në kuadër të zhvillimit ekonomik rajonal. Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë paraqitur projekte të ndryshme për zhvillimin ekonomik të rajonit, ndërsa Bashkimi Evropian ka premtuar se këto projekte do të financohen. Merkel tha se “njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë të interesuar për fillimin e ndërtimit të kilometrave të para në infrastrukturë” dhe jo për “sdudimet e projekteve të mundshme”.

BE duhet të veprojë

Bashkimin Evropian duhet të shtojë interesimin dhe veprimin në këtë rajon, sepse atje kanë shtuar infuencën e tyre së fundi edhe Rusia, Kina, Turqia dhe disa vende të tjera. Zaev dhe Merkel theksuan se investimet kineze nuk paraqesin diçka të keqe vetvetiu. Por këto investime nuk duhet të lidhen me kërkesa politike, theksoi kancelarja Merkel. Ndërsa Zaev nënvizoi se për Maqedoninë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor ekziston vetëm një perspektivë: ajo e anëtarësimit në BE.

Maqedonia pretendon të anëtarësohet edhe në Nato, por në këtë rrugë ka problemin e emrit me Greqinë, e cila ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në këtë Aleancë. “Në 10 vitet e fundit nuk ka qenë zgjidhja kaq afër sa tani”, theksoi Zaev, i cili të martën ka biseduar me kryeministrin grek Alexis Tsipras për këtë çështje. Por zgjidhje përfundimtare ende nuk ka. (dw)

Sulm në ambasadën amerikane në Podgoricë

PodgoricaQeveria e Malit të Zi tha se një person i panjohur hodhi një mjet shpërthyes mbi ndërtesën e ambasadës amerikane në Podgoricë, ndërsa më pas hodhi veten në erë, rreth gjysmë ore pas mesnatës.

Në një postim në rrjetin twitter, qeveria tha se “një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”.

Qeveria malazeze tha se “me gjasë, mjeti shpërthyes ishte granatë dore. Hetimet anë duke u zhvilluar” por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Nuk ka pasur dëme në njerëz e as dëme materiale në ambasadën amerikane e cila paralajmëroi shtetasit amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ambasadën deri në një njoftim të radhës. Të gjitha shërbimet konsullore për ditën e enjte, janë anuluar.

Mali i Zi, një nga vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29-të i NATO-s në muajin maj të vitit 2017. (voa)

Parlamenti i Kosovës voton të enjten marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi

kadri hajdutiKryesia e Parlamentit të Kosovës vendosi të thërrasë të enjten një seancë gjatë së cilës pritet të votohet marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Thirrja e seancës pasoi kërkesën e qeverisë së Kosovës për një gjë të tillë, e cila një ditë më parë miratoi projektligjin së bashku me deklaratat e presidentëve të Kosovës e Malit të Zi për të zgjidhur këtë çështje. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli bëri thirrje që projektligji të votohet nga të gjithë pa dallim.

Autoritetet po shpresojnë që deputetët do ta ratifikojnë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, një çështje kjo që ndarë skenën politike në vend për gati tri vite. Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka bërë të ditur se do ta votojë për këtë marrëveshje ndërsa lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë. I paqartë mbetet ndërkaq vendimi i Listës Serbe e cila deri më tani nuk ka treguar qëndrim për një gjë të tillë.

Organizimi i seancës pasoi një pajtim ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit duke përfshirë edhe mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar më marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015.

Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane. (voa)

Koment: Kaosi në Siri

Siria Gjithmonë e më qartë dëshmohet se lufta në Siri nuk ka më asnjë logjikë. Ajo nxitet nga aktorë cinikë që ndjekin vetëm taktika afatshkurtra, por jo një strategji afatgjate, është i mendimit Kersten Knipp.Të përpiqesh të kuptosh logjikën e fuqive ndërhyrëse në Siri, është si të merresh me një matematikë të zvetënuar. Kush, me kë dhe pse bën pakt? As një llogari nuk del e saktë, ekuacionet vlejnë vetëm për disa ditë dhe rrëzohen sërish. Pastaj analiza fillon nga e para, nga zeroja. Kaos i ri, përpjekje e re për të kuptuar logjikën e aleancave derisa në fund të ditës e kupton se edhe supozimet e reja do të qendrojnë vetëm për një kohë të shkurtër. Do të thotë: Motivet e aktorëve e kanë humbur logjikën. Së paku logjikën që qëndron pak më gjatë se disa ditë a javë.

Le të marrim si shembull marshimin e turqve në Afrin. Shumë analistë mendojnë se Moska i ka dhënë Ankarasë dritën e gjelbër për këtë hap. Rusia, fuqia mbrojtëse e Asadit? Po përse? Moska hesht. Një hipotezë: Me hyrjen e saj në Siri Turqia provokon edhe SHBA-të që janë partnere të kurdëve sirianë. Një tëhuajtje pra, ndoshta një konflikt ndërmjet dy partnerëve në NATO. Supozohet që ky tension t’i konvenojë Rusisë, sepse ajo minon kohezionin brenda NATO-s – një efekt ky i mirëseardhur edhe duke pasur parasysh tenstionet në Ukrainë.

Lojëra cinike pushteti

Të tjerë mendojnë se Rusia mund ta ketë hallin gjetkë. Drita e gjelbër për marshimin e Turqisë në Siri bën që e para të ngecë në një lulftë konsumuese, të dalë e dobësuar prej saj dhe në fund të kthehet nga Rusia. Atëherë i bie që në ndeshjen mes Rusisë dhe Turqisë të jemi 1:0 për Rusinë.

E tëra kjo nuk ka shumë të bëjë më me Sirinë. Janë lojëra për pushtet, të nxitura me një mizori të paparë. Turqia, sidoqoftë një anëtare e NATO-s, pushton pa kurrfarë skrupulli një vend të huaj. Irani selitet në Siri, blen toka, krijon kompani, ndërsa mullahët në Teheran janë të lumtur që me dhe falë ndihmës së Perëndisë mund ta kërcënojnë drejt e nga Golani Izraelin e urryer prej tyre. Veç kësaj dëgjohet si tallje, që pikërisht ata që janë mjeshtra për të shtypur, akuzojnë tani qeverinë turke për shpërfillje të të drejtave të njeriut  Gjë që në Iran ndodh përditë.

Tundimi i Europës

Siri, skena të një lufte totale. Një lufte që e ka humbur drejtimin e saj dhe që mesa duket nuk e gjen as atëherë kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëron se në rast të një sulmi të ri me gaz helmues do të dërgojë trupa në Siri kundër regjimit të Assadit. Macroni prej kësaj do të dilte i fituar, sepse do ta prezantonte veten nën shkëlqimin e pozës së tij të preferuar, pozës së humanizmit. Një humanizëm për të cilin nuk mund të thuhet se po ndihmon për të përfunduar luftën. A thua Macron me të vërtetë do të dërgojë avionët luftarakë kundër atyre rusë?

Europa nuk është fuqi e madhe ushtarake në Siri, e Franca, pas ndërhyrjes me pasoja katastrofale në Libi – ndërhyrje kjo e nxitur nga filozofi i shtetit, Bernard-Henri Lévy – ka arsye të mendohet mirë në këso rastesh. Ndryshe vendi ka rrezik të bëhet pre e vogëlsirave taktike që bëjnë aktorët e mbledhur atje në vendin e shkatërruar nga bombat. Viktimat e tyre janë ata që patën fatin e keq të lindeshin në atë vend, banorët e Afrinit dhe të Gutës Lindore.

Mëkati antixhihadist

E parë nga sot, duhet thënë se nuk ishte aspak e mençur që Aleanca Ndërkombëtare kundër të ashtuquajturit “Shtet Islamik” nisi në verën e vitit 2014 ofensivën kundër bandave vrastare xhihadiste pa marrë legjitimitet ndërkombëtar. Ky qe mëkati i parë që u pasua nga shumë të tjerë. Kundër këtyre tani nuk mund të thuhet më asgjë e besueshme: Sulmuesit që dënojnë sulmuesit nuk flasin nga një pozitë e favorshme.

Po doli mirë, atëherë edhe lufta ka ligjet e saj, sado të zymta. Por kur i humb ato ligje, siç po ndodh tashmë prej kohësh në Siri, atëherë ajo shndërroeht në një batërdi arbitrare, e nxitur nga mjeshtra cinizmi që nuk kanë asnjë synim të ndershëm. (dw)

Kotzias raporton te kryeministri Tsipras për bisedimet rreth emrit të Maqedonisë

Nikos-KotziasMinistri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias e ka njoftuar Kryeministrin grek Alexis Tsipras për ngjarjet e fundit në negociata e emrit. Kotzias, sipas mediave greke, mbrëmë e ka vizituar pallatin e Kryeministrit dhe në takim tet-a-tet e ka informuar Tsipras-in për kontaktet dhe bisedat që i ka pasur në ditët e fundit, lidhur me kontestin e emrit.

Në takimin, i cili nuk u paralajmërua paraprakisht, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina, kumtesën zyrtare, por edhe hollësi shtesë nuk ka, as nga MPJ-ja greke, e as nga kabineti i Kryeministrit grek.

Siç publikoi dje AIM-ja, Alexis Tsipras realizoi bisedë në telefon me Angela Merkelin, ndërsa mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen e emrit, por janë dakorduar të takohen nesër në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Biseda telefonike Tsipras – Merkel u realizua vetëm një ditë para vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane./AIM/