Maqedoni, pjesëmarrje e ulët, çështja e emrit shkon në parlament

sec mkKryeministri i Maqedonisë tha të dielën mbrëma se do të çojë në parlament çështjen e emrit të ri të vendit, ndonëse koalicioni i tij pranoi se referendumi dështoi të sigurojë një pjesëmarrje prej 50 për qind të votuesve që të quhej i suksesshëm.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se rreth 36 përqind e elektoratit kanë votuar në referendumin për ndryshimin e emrit.

Që referendumi të shpallet i vlefshëm kërkohet pjesëmarrja e gjysmës së mbi 1 milion e tetëqind mijë votuesve të regjistruar.

Ndërkaq, mbi 90 përqind e votuesve janë shprehur pro ndryshimit të emrit.

Gjatë referendumit të së dielës për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut u njoftua për incidente të vogla, pa ndikim mbi votimin.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbylljes së kutive të votimit tha para gazetarëve në Shkup se qytetarët realizuan një proces të qetë dhe demokratik; se Maqedonia dhe qytetarët e saj dëshmuan se janë pjesë e familjes së shteteve dhe popujve evropianë.

“Ata votuan me dinjitet dhe të lirë. Secili qytetar që sot doli për të votuar solli vendimin e vet sipas bindjes personale. Referendumi është mjeti më i lartë demokratik në të cilin dalin ata që votojnë. Vota e tyre është përfundimtare ndërsa vullneti i qytetarëve është i paluhatshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Në demokraci vendimet merren me anë të votimit. I uroj të gjithë qytetarët! Sot patën sukses për demokracinë dhe sukses për Maqedoninë evropiane,” tha kryeministri Zaev në një paraqitje për median rreth gjysëm ore pas mbylljes së qendrave të votimit.

Por, partneri i koalicionit qeveritar, Bashkimi Demokratik për Integrim duket se e pranon mossuksesin e referendumit. Kryetari i partisë, Ali Ahmeti tha se “sot, qytetarët e vendit ia deleguan vendim-marrjen Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe deputetëve të zgjedhur në zgjedhje legjitime dhe demokratike.”

Ndërkohë, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski e quajti dështim referendumin ku qytetarët e Maqedonisë dolën fitimtarë, sipas tij.

Është i qartë disponimi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Këtë betejë e fituan ata. Referendumi nuk pati sukses. Kjo është humbje e madhe për Zaevin dhe qeverinë e tij”, tha Mickovski në një konferencë për media, ndërkohë që i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga posti “dhe të shkojë në pension afatgjatë”. Ai akuzoi për mbushje të paligjshme të kutive të votimit në komunat e Sarajit e Butelit në Shkup dhe në Strugë.

Struktura kundër referendumit dhe të afërta me Federatën ruse nuk pushuan gjatë fushatës për t’i bindur maqedonasit që ta bojkotonin atë.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE, e cila e kundërshton marrëveshjen me Greqinë, ndonëse nuk bëri thirrje publike për bojkotimin e referendumit, në mënyrë të tërthortë ua pati bërë me dije përkrahësve të saj se referendumi bëhej në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

Interesi i vëzhguesve dhe sidomos i medias së huaj ishte i dukshëm.

Ambasadori Jan Petersen, shef i misionit të vëzhguesve të Zyrës për Institucione Demokratike – ODIHR, vizitoi një qendër votimi në Shkup.

“Kemi pasur dhjetë ekipe të vëzhguesve afatgjatë për më shumë së një muaj këtu; ata kanë vëzhguar procedurat e tjera të organizimit zgjedhor, administratën, legjislaturën dhe gjendjen e medias”, tha ambasadori Petersen.

Misioni nesër pritet të bëjë vlerësimet e para për procesin e ditës së diel.

Në orët e paraditës është vërejtur një shkallë më e lartë e daljes së votuesve në komunën Qendër të Shkupit, ndërsa më e ulët në rajone rurale të Maqedonisë lindore, sipas njoftimeve të Komisionit Shtetror të Zgjedhjeve.

Në një qendër votimi në Shkup ka pasur një sulm ndaj policëve dhe kërcënime ndaj votuesve; Autoritetet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve thanë se parregullsitë e raportuara janë të vogla dhe joserioze për të prishur procesin.

Maqedonia ka pak mbi 1 milionë e 800 mijë votues. Në mënyrë që referendumi të quhet i vlefshëm, gjysma e tyre duhet të dalin për të votuar. Pyetja në referendum ishte: A jeni për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO duke përkrahur marrëveshjen në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? (voa)

Lavrov: Ballkani, linjë e re konfrontimi në Europë

LavrovMinistri i Jashtëm rus në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së:: Shqetësim për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.

Kur flet për Ukrainën, ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse i shkon menjëherë mendja tek Ballkani. Dhe pa vonuar kalon aty. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të premten më 28 shtator, Sergej Lavrov shprehu shqetësimin për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.

“Ne jemi të shqetësuar nga dëshira për të hapur një linjë tjetër konfrontimi në Europë, kësaj here në Ballkan. Shteteve të rajonit po u kërkohet me insistim të futen në NATO. Duke përsëritur mantrat për papranueshmërinë e çdo lloj ndërhyrjeje në çështjet e tyre të brendshme, liderët europianë dhe amerikanë janë duke bërë personalisht fushatë për futjen e vendeve të Ballkanit në Aleancën Euroatlantike”, tha Lavrov.

“Në Kosovë, prania ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Komebev të Bashkuara është transformuar në bazë ushtarake amerikane. Forca ushtarake kosovare është krijuar. Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit ndërmjetësuar nga BE nuk është zbatuar,” tha Lavrov që i bëri thirrje palëve”të angazhohen në dialog në përputhje me principet e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Ndryshe nga të gjithë palët e angazhuara në rajon që kërkojnë zgjidhje të pranueshme si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, Lavrov kërkon zgjidhje të pranueshme për Serbinë. “Ne do të mbështesim një vendim që do të jetë i pranueshëm për Serbinë”, tha ai pa përmendur si do të jetë kjo zgjidhje.

Maqedonia

“Në përgjithësi ne inkurajojmë Ballkanin të mos kthehet sërish në arenë konfrontimesh ose të mos deklarohet pronë e dikujt. Njerëzit e vendeve të Ballkanit nuk janë të detyruar të përballen me zgjedhje të gabuara dhe duhet të parandalojnë shfaqjen e linjave të reja ndarëse”, duke patur këtu parasysh Maqedoninë dhe referendumin e atjeshëm, por pa e përmendur emrin e vendit.

Këtë e bëri më vonë. Mbas fjalimit që mbajti në Asamble, ai iu prezantua gazetarëve në një konferencë shtypi ku u pyet për pikëpamjet ruse për kriza të ndryshme në botë përfshirë Lindjen e Mesme, Indinë, Koretë, Venezuelën dhe Ukrainën.

Pa u pyetur ai foli për Maqedoninë në konferencën e shtypit, duke e marrë si shembull për ndërhyrjet e huaja. “Shikoni çfarë po ndodh para referendumit në Maqedoni. Liderët e vendeve të BE, personalisht, dalin në publik duke thënë, ju duhet të bëni një zgjidhje në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE, dhe të ndryshoni emrin po ashtu. E njëjta gjë është kërkuar edhe nga liderët amerikanë, së fundmi nga zoti Mattis, ministri amerikan i Mbrojtjes. Përfaqësuesja e lartë e BE, në një deklaratat në fillim të muajit tha se Ballkani është territor i Bashkimit Europian. Pra, aty ku jemi ne, nuk ka vend për të tjerët”, tha Lavrov.

Federata Ruse ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, organin vendimmarrës të OKB-së, dhe ka bllokuar me veto të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët në konfliktin Kosovë Serbi. (dw)

Maqedoni: Pjesёmarje e ulёt – Referendumi i pavlefshёm

vorimetSipas KSHZ pjesёmarrja nё referendum ishte 34 pёrqind. Si rrjedhojё referendumi pёr tё ardhmen e Maqedonisё rezulton i pavlefshёm, pasi nё tё do tё duhej tё merrnin pjesё mё shumё se gjysma e 1.8 milionё zgjedhёsve.

Nё votim morёn pjesё 34 pёrqind e 1,8 milionё qytetarёve me tё drejtё vote, njoftoi Komisioni Shtetёror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjysmё ore para mbylljes sё qendrave tё votimit. Pёr tё qenё i vlefshёm refendumi do tё duhej njё pjesёmarrje me mё shumё se gjysma e zgjedhёsve. Zgjedhёsit nё Maqedoni duhej t’i pёrgjigjeshin pyetjes, nёse e ranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr emrin e ri tё vendit, qё nё  tё ardhmen do duhej tё quhet Maqedoania e Veriut. Athina pёr gati tri dekada e ka bllokuar antarёsimin e Maqedonisё nё BE dhe nё NATO duke argumentuar, se ky vend nuk duhet tё mbaj tё njёjtin emёr si krahina veriore e Greqisё. Nёse referendumi do tё rezultonte i sukseshёm Maqedonia do tё mund tё bёhej anёtarja e 30 e NATO-s pati deklaruar SHBA. Edhe nё BE Maqedonia ёshtё qysh nga viti 2005 kanddate pёr antarёsim dhe shpreson hapjen e negociatave. Edhe pse referendumi dёshtoi, parlamenti mund tё japё njё rrugёdalje nga kjo situatё. Pёrderisa referendumi nuk ishte i detyrueshёm, por vetёm „konsultativ”, pёrfaqёsuesit e popullit nё parlament mund ta pranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr ndryshimin e emrit me shumicёn e dy tё tretave.

Sё fundi vetёm 69 nga120 deputetё kanё votuar pёr marrёveshjen, ndёrkohё qё 80 ishte numri inevojshёm i votave pro. Opozita e refuzon kategorikisht emrin e ri tё shtetit, sepse sipas tyre me kёtё hiqet dorё prej identiteit tё Maqedonisё.

vfb/dpa

Policia me plan për protestën e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e protestës, i cili ka për qëllim mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.

Policia përmes përfaqësuesve të saj, thotë se ditë më parë ka realizuar një takim me organizatorët e kësaj proteste, për të diskutuar rreth mbarëvajtjes së qetë të kësaj proteste, e që është qëllim primar i Policisë së Kosovës.

“PK-ja si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe për krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve, duke përfshirë masat në riorientim të trafikut rrugor. Policia e Kosovës mbështetur në të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e Policisë

Policia e Kosovës thotë se do të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, çdo herë duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe çdo herë duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore. /Telegrafi/

Schütz: Gjermania synon të sjellë Shqipërinë pranë Europës

ambasadorja gjermaneAmbasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, në intervistë ekskluzive për DW vlerëson, se SPAK është institucion shumë i rëndësishëm për vettingun e politikanëve.

DW: Znj. Ambasadore Schütz, në udhëtimin me gazetarë, të zhvilluar më 25-26 shtator, pata rastin të shikoj konkretisht projektet e bashkëpunimit për zhvillim Gjermani – Shqipëri, në Jug, nga Vlora në Himar.ë Cili është motivi që shtyn Gjermaninë të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të jetë donatorja më e madhe në Shqipëri?   

Susanne Schütz: Gjermania filloi bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë 30 vjet më parë, në vitin 1998, vetëm një vit pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në atë kohë Shqipëria ishte vendi më i varfër  në Europë. Gjermania, që në fillim, e ka konsideruar dhe e konsideron përherë rajonin e Ballkanit shumë të rëndësishëm. Rajoni është pjesë e Europës.  Shqipëria është e rrethuar nga Italia, Greqia;  e rrethuar nga Europa dhe ne gjermanët, europianët nuk mund t’ia lejonim vehtes që Shqipëria të mos zhvillohej në atë drejtim që e konsiderojmë të rëndësishëm dhe të drejtë.

DW: Cili është qëllimi strategjik i këtij bashkëpunimi, që për Gjermaninë ka një kosto financiare prej 1 miliard dollarësh donacione, shuma më e madhja në botë e dhënë nga Gjermania  për frymë të popullsisë?

Susanne Schütz: Të sjellim Shqipërinë pranë Europë, të përmirësojmë kushtet e jetesës së njerëzve në Shqipëri, në mënyrë të qëndrueshme. Kemi parë shumë prokjekte gjatë këtij udhëtimi: në sektorin e energjisë elektrike, të ujësjellës – kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve, arsimit, turizmit etj. Qëllimi pra, është që jeta të bëhet më e mirë për shqiptarët, këtu në Shqipëri.

DW: Shumë interesant projekti në kopshtin ë femijëve 4- 5 vjeҫarë, në Himarë, ku në sajë të mbështetjes gjermane ata po mësohen që nga mbetjet të krijojnë objekte utilitare. Vëmendje ndaj së ardhmes, një mendësie të re?

Susanne Schütz:  Synojmë të zvillojmë ndërgjejen e fëmijëve. Dhe kjo bëhet më mirë kur ata janë të vegjël dhe rriten me një ndërgjeje ndryshe nga ata që ndotin dhe shkatërrojnë natyrën, sendet.

DW: Cilat janë sfidat që duhet të përballojë Shqipëria  për të pasur një mjedis më tërheqës për investitorët  gjermanë, në përgjithësi për investitorët e huaj?

Susanne Schütz: Ka një interes në rritje ndaj Shqipërisë prej bizneseve gjermane dhe mundësive që vendi ofron p.sh. në turizëm . Por krahas këtij interesi bizneset shikojnë me shumë kujdes e vëmendje kushtet. Shqetësimet e tyre kryesore kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, që ka rëndësi vendimtare. Çdo investitor, që vjen në Shqipëri, kërkon të ketë besim në sistemin gjyqësor, gjykatat, gjykatësit, në kontratat dhe licencat. Një ҫështje tjetër ku Shqipëria  duhet të punojë është ajo e pronës. Gjatë tri dekadave Shqipëria ka nxjerrë rregulla të ndryshme për zhvillimin, kthimin dhe kompensimin e pronave,  që kanë ҫuar në rregullime konfliktuale, humbje të sigurisë, gjë që nuk është e rëndësishme vetëm për vetë shqiptarët por edhe për të huaj, që duan të blejnë tokë dhe të investojnë. Ka hapësira për përmirësim.

DW: Çfarë do ta sjellë besimin dhe sigurinë e investitorëve të huaj? Thellimi i reformës në drejtësi?

Susanne Schütz: Absolutisht, po. Ky është edhe thelbi i dizenjimit të kësaj reforme: të reformojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të sigurojë një drejtësi pa korrupsion dhe ndikim politik. Shpresoj që në përfundim të saj do të ketë një sistem drejtësie tek i cili besojnë të gjithë, investitorë shqiptarë dhe të huaj.

DW: Çfarë mendoni për mënyrën sesi është kryer deri tani vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve?

Susanne Schütz: Komisioni dhe strukturat e vettingut janë shumë të përkushtuara në atë që bëjnë dhe përpiqen të thellohen në sejcilin rast që shqyrtojnë. Natyrisht është edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që po vëzhgojnë procesin.  Deri tani mendoj që procesi po shkon  mirë.  Një  numër i madh gjykatësish dhe prokurorësh kanë dalë jashtë sistemit të drejtësisë nga vettingu. Tani ҫështja është ngritja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët e rinj për të plotësuar vendet e lira të punës në sistemin e reformuar të gjyqësorit.

DW: Cilat janë pritshmëritë tuaja të tjera nga këto dy institucione të miratuara në Kushtetutë dy vjet më pare?

Susanne Schütz: Shpresoj që ato të  zgjidhen sa më parë. Janë struktura shumë të rëndësishme të sistemit të ri të gjyqësorit. Kur të zgjidhet Këshili i Lartë i Prokurorisë do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e prokurorëve të SPAK – Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsinit dhe Krimit të organizuar- që besoj se do të jetë një institucion shumë i rëndësishëm për të kryer mes të tjerave edhe vettingun e  politikanëve.

DW: Si e shihni përpjekjen e opozitës që vettingu i politikanëve të mos bëhet nga SPAK, por përmes ndryshimesh kushtetuese ai të kryehet nga struktura të tjera?

Susanne Schütz: Besoj që është shumë e rëndësishme që ҫdo mosrespektim i ligjit, – korrupsioni është një prej  tyre – duhet hetuar, pavarësisht nga kush e kryen, politikanë apo të tjerë.  Në demokraci, ku funksionon zbatimi i ligjit, ka mekanizma gjyqësorë për ta bërë këtë. Dhe  mendoj se ky është rasti edhe për hetimin e ҫdo lloj mosrespektimi të ligjit. Debati lidhur me vettingun e politikanëve kam frikë se është një konsumim  kohe dhe energjie, që mund ta largojë vëmendhjen nga vettungu i gjyqësorit, që është vërtet thelbi i reformës në gjyqësor. Pa një vetting të suksesshëm të gjyqësorit nuk mund të ketë një sistem gjyqësor të reformuar për të hetuar politikanët.

DW: Çfarë mendoni për përfshirjen në vetting edhe të familiarëve të politikanëve?

Susanne  Schütz: Së pari  kush do ta bëjë vettingun politik të familiarëve? Nuk jam e sigurtë se cili do të jetë një institucion objektiv për ta bërë atë. Ka rreziqe, duhet të shikohet me shumë kujdes dhe duhet të jetë një proces në linjë me rregullimet ligjore. (dw)

Top Talk/ Kim Mehmeti: Referendumi do të thellojë ndasitë shqiptaro-maqedonase

kim-mehmeti-toptalkEmisioni “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja preku të premten çështjen e referendumit në Maqedoni për emrin e ri kushtetues të shtetit: Maqedonia Veriore. I ftuar në studio ishte Kim Mehmeti, shkrimtar dhe opinionist.

Sipas Mehmetit, do të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase pas këtij referendumi: “Çdo analizë për Maqedoninë duhet nisur nga fakti se Maqedonia nuk është dëshirë as e shqiptarëve dhe as e maqedonasve, por projekt ndërkombëtar dhe ky referendum do të vendosë lidhur me qëndrueshmërinë e këtij projekti. Nëse dështon ky projekt, dështon investimi i faktorit ndërkombëtar në një Maqedoni multietnike. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë pro, pasi nuk kanë plan B. Maqedonasit e kanë gjithmonë planin B, që është plani pro-rus. Shqiptarët kanë vetëm planin pro-evropian. Mendoj se do të thellohen ndasitë shqiptaro-maqedonase”.

Politikanëve shqiptarë u intereson Shqipëria e ndarë

Analisti Kim Mehmeti, deklaroi se politikanëve “u leverdis që të kemi 5 Shqipëri”.

“Ne kemi politikanë që vishen me Versace, por mendësinë e kanë të Konferencës së Londrës në 1913. Është e paimagjinueshme që mos të ketë një mendësi mbarëshqiptare se si do të zgjidhet problemi shqiptar në Maqedoni; na konsiderojnë aq budallenj sa të besojmë se Serbia do ia japë Luginën e Preshevës si dhuratë Kosovës; nuk e beson askush se kryeministri i Shqipërisë do e hapë temën e Çamërisë te kryeministri grek…
Ne nuk kemi të kaluar të përbashkët sepse jetuam në shtëpi të ndara, por as të sotme të përbashkët nuk krijuam. Politikanëve u leverdis që të kemi 5 Shqipëri”, tha Mehmeti.

Në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, Mehmeti u shpreh: “Shkëmbimi i territoreve është ide serbe. Hashim Thaçi kërkon të shpëtojë veten. Kudo në mediat kosovare përmendet për Gjykatën Speciale. Ka disa gjëra që do të zbulohen pasi disa njerëz të dalin të përgjigjjen për atë që ka ndodhur”.

Top Channel

Erdogan në Gjermani – “Mospërputhje të thella”

erdoganShumë nuk e pëlqejnë aspak që në Gjermani i shtrohet tapeti i kuq presidentit turk. Pak para pritjes zyrtarisht në Berlin vizita vlerësohet si një provokim i ri.Mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdon të ketë “mospërputhje të thella”, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk  Recep Tayyip Erdogan në Berlin. Të dy politkanët ishin takuar më parë për bisedime në zyrën e kancelares. Konkretisht Merkel përmendi gjendjen e lirisë së shtypit dhe të drejtat e njeriut në Turqi. Në këtë kontekst ajo tërhoqi vëmendjen, që të zgjidhet sa më shpejt edhe çështja e gazetarëve gjermanë të burgosur në Turqi. “Unë insistova, që edhe këto raste të zgjiidhen mundësisht shpejt”, tha Merkel.

Kancelarja theksoi edhe interesat e përbashkëta mes Gjermanisë e Turqisë: “Ne kemi shumë gjëra që na bashkojnë”, tha ajo, duke iu referuar partneritetit në NATO, çështjes së migracionit dhe luftës kundër terrorizmit.

Samiti i Sirisë në përgatitje

Merkel iu referua edhe luftës në Siri dhe sinjalizoi për një takim të nivelit të lartë në tetor me presidentët e Turqisë, Rusisë, dhe Francës. Gjatë këtyre konsultimeve duhet të jetë në fokus situata kritike në epiqendrën e rebelëve Idlib. Turqia jep një kontribut të “shkëlqyer” në strehimin e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë, shtoi ajo.

Erdogan kërkoi nga Gjermania një luftë më te vendosur kundër terrorizmit. Në Gjermani, tha ai, “qendrojnë anëtarë të organizatës terroriste PKK”. Po ashtu ka edhe qindra përkrahës të lëvizjes Gülen në Gjermani.

Njëkohësisht kreu i shtetit këmbënguli për ekstradimin e gazetarit të njohur turk Can Dündar. Ai, sipas Erdoganit, është “një agjent që ka bërë publike sekrete shtetërore”.

Përplasje qysh në fillim

Përpara bisedës me kancelaren Merkel, Erdogan u prit me nderime shtetërore nga presidenti Frank-Walter Steinmeier. Menjëherë pas kësaj u bë e ditur, se udhëheqja turke kërkon nga Gjermania ekstradimin e gazetarit Dündar si dhe të 68 personave të tjerë në kërkim nga Ankaraja. Gazeta turke e afërt me qeverinë  “Yeni Akit” njofton, se Erdogan tri ditë përpara vizitës i ka dërguar Merkelit listën përkatëse me emrat e personave.

Më 2015 Dündar u akuzua për shkak të një raportimi mbi furnizimet e fshehta me armë të shërbimit sekret turk tek rebelët islamistë në Siri. Në maj 2016 në instancën e parë ai u dënua me pesë vjet burg, në korrik 2016 ai kërkoi strehim për azil në Gjermani. Turqia e akuzon atë për spiunazh, tradhëti të sekretit shtetëror dhe propagandë. Dündar – ndonëse i akredituar – nuk mori pjesë në konferencën e shtypit Merkel dhe Erdogan. Turqia pati kërcënuar me refuzimin e konferencës së shtypit, në rast se në të do të merrte pjesë Dündar.

Incident në konferencën e shtypit 

Jo Can Dündar, por gazetari Ertugrul Yigit shkaktoi një irritim për pak çaste në konferencën e shtypit. Adil Yigit kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Gazetecilere Özgürlük – liri për gazetarët në Turqi” dhe për këtë arsye forcat e sigurisë e larguan atë nga salla para kamerave që filmonin. “Unë nuk kam bërë gjë”, thirri gazetari, i cili kishte një akreditim për pjesëmarrje në konferencë.

“Erdogan not welcome”

Vizita e presidentit turk zhvillohet nën masa të forta sigurie. Në Berlin shumë njerëz kanë protetsuar kundër Erdoganit. Vetëm në demonstratën e madhe “Erdogan not welcome” në sheshin Potsdamer Platz organizatorët llogarisin me rreth dhjetë mijë pjesëmarrës, që duan të protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe kufizimit të lirisë së shtypit në Turqi.

Në përfundim të vizitës në Gjermani Erdogan do të inagurojë xhaminë e re të madhe të Unionit Islam Turk në Gjermani, DITIB, në të shtunën (29.09) në Këln.  Edhe në Këln janë planifikuar protesta.

wa/se/hk/sti (afp, dpa, rtr)

Maqedoni, heshtje para referendumit të 30 shtatorit

qendrimi yt e drejta yteSot në Maqedoni është heshtje para referendumit të së dielës dhe subjektet politike dhe mediat po e respektojnë këtë masë ligjore.

Rreth 12 mijë vëzhgues vendas dhe 320 vëzhgues të huaj janë akredituar për ta ndjekur procesin.

Maqedonia ka një elektorat prej 1.8 milionë votuesish; një shifër kjo që ka qenë e dabatueshme prej vitesh, pasi ky shtet i vogël ballkanik vetë ka pak mbi dy milionë banorë. Censusi i fundit është bërë në vitin 2002; ai i vitit 2011 dështoi për shkak të ndërhyrjes së politikës, lidhur me të cilin po zhvillohet një proces gjyqësor.

Fushata e zhvilluar ka qenë në suaza të pritjeve; partitë e pushtetit kanë mbajtur takime me qytetarë por jo mitingje të mëdha dhe janë angazhuar në një fushatë mediatike ku kanë shpalosur përparësitë e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, për çka duhet të vendosin votuesit në referendum.

Edhe partitë shqiptare të cilat nuk janë pjesë e qeverisë, si Aleanca për Shqiptarët, e njëri krah i Lëvizjes “Besa” janë hedhur në fushatë duke u bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në referndum dhe të votojnë pro pyetjes së shtruar aty.

Megjithatë opozita shqiptare, e vogël në numër, me vetëm 4 deputetë në parlament nga 120 vende gjithësej, kërkon që pas referendumit kur të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët e Maqedonisë të figurojnë si element kushtetues në preambulë e jo siç është aktualisht: “pjesëtarë të një komuniteti që përbën të paktën 20 për qind të popullatës së vendit”.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e referendumit kanë dërguar mesazhe për injorimin apo bojkotin e tij sepse preken, sipas tyre, interesat kombëtare dhe vetë identiteti dhe gjuha maqedonase.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ndonëse nuk ka bërë thirrje direkte zyrtare për bojkotin e referendumit, sic duket për shkak të mosmarrëveshjeve brenda strukturave drejtuese, ua ka bërë me dije qoftë përmes medias apo rrjeteve sociale përkrahësve të saj se nuk duhet dalë në referendum për shkak të arësyeve të lartpërmendura.

Ndërkohë, presidenti Gjorgje Ivanov, i cili e ka kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për emrin, bëri thirrje të hapur dje nga foltorja e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku mbajti një fjalim, për bojkotin e referendumit.

Sipas tij, Greqia do të ketë një pozitë superiore dhe mbikqyrëse ndaj ndryshimeve që duhet të pasojnë në Repubikën e Maqedonisë si rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Unë si qytetar kam marrë tashmë vendimin tim: më 30 shtator nuk do të dal të votoj. Besoj që edhe ju bashkëqytetarë të mi do të merrni një vendim të mençur”, tha presidenti Ivanov, duke shkaktuar nga ana tjetër një revoltë tek një pjesë e mirë e faktorë politikë dhe të popullatës në Maqedoni, megjithëse nga fjalimi i tij nuk pritej ndonjë qasje më pozitive.

Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar pret një rezultat të suksesshëm në referendum. Drejtues e zyrtarë të lartë perëndimorë qëndruan në javët e fundit në Shkup për të bindur kundërshtarët e referendumit se ndryshimi i emrit të Maqedonisë ishte kushti i vetëm për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Në referendum duhet të dalë më tepër se gjysma e elektoratit që i bie pak mbi 900 mijë dhe një votë më tepër se gjysma e tyre të deklarohen pro pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, që referendumi të shpallet i suksesshëm. (voa)

Konflikti i Perëndimit dhe Rusisë në Maqedoni

ura e gurrit shkupNë Maqedoni përplasen interesat perëndimore dhe ruse, thonë ekspertët. Të dielën do të votohet në referendum për emrin e ri të Maqedonisë. Por referendumi shikohet nga perspektiva të ndryshme.

Shkupin nuk e kanë vizituar më parë kurrë më shumë politikanë perëndimorë sesa tani. Të gjithë ata kanë ardhur për të mbështetur qeverinë e Maqedonisë me qëllim që referendumi më 30 shtator të rezultojë me sukses. Kjo do ta afronte Maqedoninë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.

Në qershor të vitit 2018 është nënshkruar marrëveshja mes përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë – Maqedonia e Veriut. Mospajtimet mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin zgjasin prej vitit 1991, kur kjo ish-republikë jugosllave u shpall shtet i pavarur. Athina i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Kritikat ndaj Moskës

Ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis, e vizitoi Shkupin në shtator, dhe atje ai kritikoi Rusinë për përzierje në referedum. Mattis tha, se nuk ka aspak dyshimi se Moska po zhvillon një fushatë kundër referendumit. Moska, e cila nuk ka asnjë interes që Maqedonia të afrohet me BE dhe NATO, i ka hedhur poshtë këto akuza. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov thotë, se vendet perëndimore janë ato që po përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë, duke insistuar që të votohet marrëveshja e nënshkruar në Prespë.

Vet Greqia dhe Maqedonia verën e kaluar kritikuan Rusinë për përzierje në punët e tyre të brendshme. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e fajëson sipërmarrjen greko-ruse Ivan Savvidis, për financimin në Maqedoni të lëvizjeve që janë kundër referendumit dhe organizojnë protesta të dhunshme në këtë vend, me qëllim që të influencohen qytetarët para deklarimit për emrin.

Shqetësimet për pjesëmarrjen në referendum

Në sondazhet e fundit thuhet se shumica prej 57% e qytetarëve të Maqedonisë do të dakordohet me ndryshimin e emrit dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE dhe NATO. Por problemi më i madh është numri i qytetarëve që do të votojnë, sepse për suksesin e referendumit nevojitet të votojnë më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë, ndërkohë që edhe disa opozitarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët perëndimorë thonë se çdo ditë në Facebook paraqiten deri në 40 faqe të ndryshme ku bëhet thirrje për bojkotimin e referendumit. Diplomatët dyshojnë se këto faqe financohen nga Rusia.

Dushan Reljiq, ekspert i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë (SWP) i tha Deutsche Welles se mbështetësit e referendumit duhet të shqetësohen. “Ata duhet të sigurojnë daljen në referendum prej 50% të votuesve, që do të thotë mbi 900.000 vetë”.  Maqedonia ka rreth dy milionë banorë dhe një pjesë e madhe e tyre jeton jashtë vendit. Ndaj Zaevi nuk do ta ketë fare të lehtë të sigurojë pjesëmarrjen prej 50%.

Ku është problemi i Moskës?

Reljiq thotë se BE dhe në radhë të parë Gjermania përbën 80% të tregtisë së jashtme të Maqedonisë. Sipërmarrjet gjermane kanë investuar shumë në Maqedoni, në industrinë e furnizimit të automjeteve me pjesë këmbimi. Ndërkohë që shumica e rafinerive të natës dhe industria e metalit i takon sipërmarrjeve greke apo britanike. “Ky rajon është i ndërlidhur ngushtë ekonomikisht, politikisht dhe në çdo aspekt tjetër me BE-në. Ndërsa me Rusinë ka shumë pak lidhje ekonomike”, thotë Reljiq. Problemi i vetëm serioz i Rusisë është anëtarësimi i mundshëm i Maqedonisë në NATO, që do të thotë se Rusia do të dëbohej politikisht nga ky rajon.

Edhe drejtori i Institutit për Çështje Rajonale, Dmitrij Shuravljov thotë, se Rusinë nuk e pengon anëtarësimi në BE, por në NATO. “Përpjekja e NATO-s për zgjerim edhe në këtë vend cënon balancën e tanishme”, thotë ai.

Anëtarësimi në NATO dhe perspektiva e anëtarësimit në BE janë shumë të rëndësishme për Perëndimin, mendon Reljiq. “Maqedonia është një vend i ndarë etnikisht, me një minoritet të madh shqiptar, me të paktën 30% të numrit të përgjithshëm të poupullatës.” Minoriteti shqiptar jeton në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, dy vende ku jetojnë shqiptarë. “Krijimi i një shteti të madh shqiptar, do të mund të destabilizonte jo vetëm Maqedoninë por edhe rajonin. Ndërsa Perëndimi shpreson se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të ketë më shumë stabilitet në rajon.” (dw)

Britani, një tjetër agjent rus i përfshirë në sulmin kimik

ruset e dyshuar per sulmin kimikHetuesit britanikë njoftuan se një oficer i tretë i shërbimit rus të zbulimit u përfshi në helmimin në muajin mars të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në qytetin Salisbury, në Anglinë jugore.

Zyrtarët thonë se ai është identifikuar nga shërbimet britanike të sigurisë si personi që studioi terrenin për të përgatitur sulmin me agjentin nervor. Autoritetet britanike thanë se për momentin nuk po e bëjnë publik emrin e tij, apo pseudonimin që ai mund të ketë përdorur.

Ky njoftim vjen ndërsa zyrtarët e Kremlinit u munduan të mos i kushtojnë rëndësi zbulimit gjatë kësaj jave se njëri nga autorët e sulmit është një kolonel i dekoruar i GRU-së, shërbimit ushtarak rus të zbulimit.

Kolonel Anatoliy Chepiga është një veteran i GRU-së që mendohet se ka shërbyer në njësitë elitë të forcave speciale në Afganistan, si dhe në Çeçeni dhe Ukrainë. Në vitin 2014, ai u nderua me medaljen “Hero i Federatës Ruse”, nderimin më të lartë të Rusisë. Sipas analistëve të sigurisë, medalja mund t’i jetë dhënë personalisht nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Në filmimet e kamerave të sigurisë të publikuara nga autoritetet britanike, zoti Chepiga shfaqet duke qeshur, ndërsa së bashku me kolegun e tij me pseudonimin Alexander Petrov, ecin më 4 mars përgjatë një rruge në Salisbury, pak pasi helmuan Skripalin, ish-agjentin rus që kaloi në anën e britanikëve.

Të dy pretendojnë se janë specialistë të dietave sportive dhe thanë në një intervistë për kanalin e drejtuar nga Kremlini, “RT”, se kanë shkuar dy herë në Salisbury për të kundruar katedralen dhe orën e vjetër të qytetit. Ata thanë se u dështoi udhëtimi i parë për shkak të borës, ndërkohë që të dhënat e motit tregojnë se nuk pati borë në këtë qytet më datë 3 mars.

Grupi i gazetarisë investigative “Bellingcat”, së bashku me faqen e lajmeve “The Insider”, njoftuan se e identifikuan veteranin që pati përdorur pseudonimin Ruslan Boshirov, duke shqyrtuar të dhënat publike të akademive ushtarake ruse dhe duke krahasuar fotografitë e kadetëve. Një provë përfundimtare u paraqit kur u gjetën të dhënat e pasaportës së vërtetë të zotit Chepiga.

Ministria e jashtme ruse tha se ky është një lajm fals.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të enjten se “ashtu si ju, edhe ne po mësojmë rreth këtij hetimi nga mediat ku bëhet fjalë për njerëz që u ngjajnë njerëzve të tjerë”. Zyrtarë të tjerë të Kremlinit thonë se në shumë raste, njerëzit u ngjajnë të tjerëve.

Zyrtarët britanikë thonë se identifikimi i zotit Chepiga si një ndër autorët e tentativës për vrasje duke përdorur toksinën e rrallë “Novichok” e nxjerr të pabazë pretendimin e Kremlinit se nuk pati rol në këtë sulm. Gjithashtu, ata thonë se grada e tij e lartë në shërbimin GRU, sugjeron se sulmi ishte porositur nga vetë zyrtarët më të lartë të Kremlinit.

Sipas rrjetit “Bellingcat”, gjetjet e hetimit të tyre mbështeten edhe nga “burime të shumta pranë personit që konfirmuan identitetin e tij”. Zyrtarët britanikë thonë se nuk kanë asnjë dyshim për identifikimin, megjithëse nuk e konfirmojnë atë zyrtarisht, për arsye sigurie.

Banorët në fshatin e lindjes të zotit Chepiga, në Berezovka, rreth 640 kilometra pranë Moskës, u intervistuan nga gazeta ruse “Kommersant”, duke konfirmuar identitetin e tij dhe madje duke thënë se e dinin menjëherë se ishte ai edhe përpara se të botohej hetimi i rrjetit “Bellingcat”. Ata thanë se e patën njohur nga filmimet e kamerave të sigurisë të publikuara nga autoritetet britanike. Gazeta “Kommersant” thotë se banorët që folën ruajtën anonimitetin e tyre, për shkak se i frikësohen hakmarrjes.

“Po, ky është Tolya”, i tha një grua gazetës, duke përdorur nofkën e zotit Chepiga. Ajo thotë se ai ishte një i ri i disiplinuar. “Ai nuk pinte alkol, duhan dhe nuk përzihej kurrë me njerëz të papërshtatshëm”, tha ajo.

Analistët e sigurisë përmendin mundësinë se zoti Chepiga dhe zoti Skripal, ish-oficer i GRU-së, e njihnin njëri-tjetrin. Kjo mund t’i shtojë historisë edhe një aspekt personal. Zoti Skripal gjithashtu shërbeu në Afganistan, megjithëse jo si pjesë e forcave speciale dhe jo gjatë të njëjtës periudhë. (voa)