Rreth 37 mijë persona marrin pensionin e veteranit aktualisht

uckHetime e gjykime vazhdojnë edhe pas 20 vjet të përfundimit të luftës, ndërkohë nuk dihet saktë numri i atyre që morën pjesë si luftëtarë. Teksa të gjithë flasin për këtë çështje, rreth 37 mijë persona marrin pension si veteranë, e të gjithë krerët e vendit deklarojnë se ishin vetëm, rreth 15 mijë luftëtarë.

Thuhet shifra të ndryshme kur kërkohet numri i tërësishëm i atyre që morën pjesë në luftën fundit në Kosovë. Përveç imazhit të UCK-së tashmë po dëmtohet edhe buxheti i shtetit.

Teksa hetimet vazhdojnë, rreth 37 mijë persona marrin pensionin.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tregon sa janë aktualisht, e që sipas tij, numri po rritet vazhdimisht.

“Ato shifra aktualisht lëvizin çdo ditë, sepse çdo ditë ka kërkesa të reja. Nëse nuk gaboj,  sot nuk e kam marrë numrin e saktë, por janë rreth 37 mijë të cilat hyjnë në sistemin e pagesave, dhe ajo çka mund të ju garantoj veteranëve dhe qytetarëve ështe se ne kemi obligim moral dhe qytetar që të kujdesemi që të kemi buxhet, se ato të drejta të garantuara me ligj, ne duhet t’i zbatojmë në praktikë. Dhe përgjegjësia ime si ministër është që ne të planifikojmë buxhet për pagesat e tyre sipas ligjit”, thotë Reçica.

Pas luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmbylli mandatin e saj më 13 qershor. Më 29 qershor ajo u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, (TMK). Një prej detyrave të para në atë kohë ka qenë regjistrimi i veteranëve dhe i armëve që janë shfrytëzuar në luftë.

Shefi i logjistikës së shtabit të përgjithshëm në TMK aso kohe, Kadri Kastrati, tregon për Kosova Press se sa ka qenë numri i veteranëve të regjistruar në atë kohë.

“Një prej detyrave që ka qenë menjëherë pas luftës ka qenë regjistrimi i veteranëve dhe regjistrimi i armëve që kemi pas, për arsye se demilitalizmi ka kërkuar  një numër të armatimit sa kanë qenë edhe ushtar me i deponue në depot sipas marrëveshjes që kemi pasur me KFOR-in. Dhe saktë me Jonin dhe shtabin e përgjithshëm të TMK-së në atë kohë kanë qenë të regjistruar 13,458 veteranë luftëtarë, njerëz të pushkës dhe të uniformës që kanë qenë në vija të frontit të cilët i kanë dal në ballë armikut gjatë luftës 98-99”, thotë Kastrati.

Për numrin e veteranëve, ka deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se nuk ka pasur më shumë se 15 mijë veteranë të luftës.

“Të gjithë e dijmë se në listat zyrtare të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës  nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë  deri në 15 mijë… kur flas për 12 mijë deri në 15 mijë luftëtarë, që kanë qenë me armë në dorë dhe uniformë duke vlerësuar dhe respektuar kontributin e secilit qytetar që për mua të gjithë pa dallim, janë çlirimtarë të Kosovës  për kontributin që e kanë dhënë në një formë apo tjetrën”, ka deklaruar Thaçi.

Këto deklarata të presidentit Thaçi, nënkryetari i organizatave të dala nga lufta (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, po i quan spekulative, duke shtuar se ende është e paqartë fjala “veteran”.

“Ne nuk mund të spekulojmë me numra sepse kemi shumë paqartësi rreth fjalës veteran dhe kur them ashtu unë  mendoj që ndoshta aty ka menduar presidenti tek veteranët luftëtarë. Në opinion është përhapur një fjalë e madhe sa është ka keqpërdoret fjala veteran. Sepse veteran është edhe veterani pjesëmarrës, veteran është edhe ndihmësi në luftë, nëse thojmë vetëm si veteran atëherë unë mendoj që edhe numri 100 mijë po të jepët është real, mirëpo kur shkojmë te kategoria e parë e veteranëve, sepse më shumëështë ka përdoret fjala tek këta me pagesë, unë mendoj që këto lista janë të fryera, ose janë të plasuara keq, ose nuk janë të riklasifikume drejtë sipas ligjit”, thotë ai.

Thotë se janë të panevojshme të gjitha këto diskutime, përderisa është një ligj i aprovuar në Kuvend, i cili, sipas tij, asnjëherë nuk është implementuar.

Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë të cilën e  dërgoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për lëndën që trajton çështjen e veteranëve të UÇK-së, në drejtim të veprës penal – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në lidhje me këtë, po ashtu, janë publikuar lista e atyre që dyshohet se përfitojnë kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit të luftës. (rtk)

Shqipëria e Kosova, të fundit në rajon për të ardhurat për frymë

ardhurat per frymeSi Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Evropë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4324 dollarësh, renditet e 112-a.

Në rajon, të ardhurat më të larta i ka Mali i Zi, me  8,644 dollarë për frymë, duke u renditur e 79-a në botë, e ndjekur nga Serbia me  6,815 dollarë (vendi 88); Maqedonia, me 5,953 dollarë (95) dhe Bosnjë Hercegovina me  5,704 dollarë (e 100).

Prej vitesh Shqipëria, një vend i bekuar me shumë pasuri natyrore e pozicion të lakmueshëm gjeografik, nuk po arrin që të rrisë të ardhurat me ritme më të shpejta se fqinjët dhe shtetet e zhvilluara të BE-së (i ashtuquajturi procesi i konvergjencës), duke mbetur më e varfra në Evropë, se bashku me Kosovën.

Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së. Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane.

Edhe për Konsumin Aktual Individual (ACI), një tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Evropë, Shqipëria është e fundit, me 37 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian. Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). Më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind.

Shteti që ka të ardhurat për frymë më të lartat në botë është Luksemburgu, me rreth 114 mijë dollarë të vlerësuara për 2018-n, sipas shifrave të FMN-së.

Në vend të dytë është Zvicra, me 83.5 mijë dollarë, e ndjekur nga Norvegjia me 82 mijë dollarë, Makao në Kinë me 81.5 mijë, Islanda me 75.7 mijë dollarë.

Më pas në listë renditen Irlanda, Katari, Shtetet e Bashkuara, Singapori dhe dhjetëshja mbyllet nga Danimarka, shkruan ‘monitor’.

Në kontrast, shtetet me të ardhura më të ulëta për frymë janë Burundi dhe Sudani i Jugut, me rreth 307 dollarë për frymë, raporton Kosova Press.

Top Channel

Maqedoni: Tё hёnёn kuvendi shqyrton ndryshimet kushtetuese

parlamenti rmMaqedoni: Qeveria dorёzoi ё kuvend projektligjet pёr ndryshimet kushtetuese. Nga dita e hёnё nis nё kuvend procedura e shqyrtimit tё kёtyre amandamenteve, qё mund tё zgjasё deri nё dy muaj.

Pasi qeveria dorëzoi amandamentet për ndryshiemt kushtetuese në kuvend, deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandar Kiracovski sqaroi, se nevojitet debat deri nё tri ditë për një amendament në komision parlamentar dhe më vonë edhe në seancë plenare. E tërë procedura e miratimit për propozimin e amendamenteve do të marrë rreth dy muaj e gjysmë thotë Kiracovski. “Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente dhe të gjitha së bashku ta plotёsojnë procesin që na çon drejt BE-së dhe NATO-s”, u shpreh Aleksandar Kiracovski.

Opozita shqiptare me amendamete shtesë

Ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit, kanë aktualizuar kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje edhe në disa nene të tjera të Kushtetutës me qëllim, siç thonë ata, të avancimit të pozitës shqiptare në shtet. Aleanca për Shqiptarët (ASH)kërkon që amendamentet të mbështeten edhe nga partitë tjera me qëllim që të arrihet një kushtetutë, e cila do të promovojë të drejtat dhe jo t’i sanksionojë ato. “Plani dhe strategjia jonë është që amendamentet të kalojnë dhe ndryshimet kushtetuese ta gjejnë shtetin më të drejtë. Kushtetua të promovojë të drejta dhe liri e jo të sanksionojë. Kjo është ideja e ASH-së sepse vetëm kështu ka kuptim anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE”, deklaron Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami ka hartuar katër amendamente, me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të pёrcaktohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend. Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyra që kryetari i shtetit të mos mund t’i bllokojё ligjet që miratohen në Kuvend.

“Propozimet, që ne i japim për përdorimin e gjuhës shqipe është njё ҁёshtje që të gjitha subjektet politike shqiptare e thonë vazhdimisht, çështjen e preambulës e propozojmë si version që ofron një koncept, i cili është më afër realitetit shoqëror që e kemi në Maqedoni”, thotë Fadil Zendeli deputet i Lëvizjes Besa.

Ademi: Kërkesat e opozitës jashtë kornizës së Marveshjes së Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, kërkesat e opozitës shqiptare i ka vlersuar si të motivuara për fitimin e pikëve politike. Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi deklaroi, se asnjë amendament nga 4 amendamentet e qeverisë nuk do të pranohet dhe se amendamente shtesë mund të propozohen vetëm për 4 amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

“Amendamente mund të dorëzohen ekskluzivisht vetëm për 4 draft-amendamentet e propozuara të qeverisë. Amendament tjetër, shërbimet e Kuvendit nuk e pranojnë, sepse iniciativa është e shpjeguar strikt”, thotë Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së të përjashtuar nga partia, sepse votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, ende po dakordojnë mënyrën e mëtejshme të veprimtarisë së tyre në kuvend. Deri të hënën do të duhet që të zyrtarizohet formimi edhe i një grupi parlamentar në kuvend, për të cilin ata kanë të drejtë.

dw

 

BE-ja kundër mbetjeve plastike

mbetjet plastikeBE-ja i bashkohet luftës kundër mbeturinave plastike. Në hapin e parë do të ndalohen qeset për një përdorim, do të pakësohen ambalazhet plastike dhe do të jetë i detyrueshëm një riciklim më i mirë.

Imazhet e breshkave të detit që mbyten nga një pipë plastike, dhe delfinëve, që vdesin në rrjetat e peshkatarëve kanë dhënë efektin e tyre shokues në nivel ndërkombëtar. Edhe raportimet e shumë pushuesve nga plazhet e mbytura me kilometra të tëra prej mbeturinave plastike në mbarë botën i kanë nxitur politikanët dhe qytetarët që t’i thërrasin arsyes, se ka ardhur koha për të vepruar. Të martën një studiues austriak shokoi me zbulimin e tij, që partikujt plastikë dëshmohen edhe në zorrët e njeriut. Unanimiteti i Parlamentit Europian është përtej kufijve partiakë dhe një propozim i Komisionit të BE-së për kufizimin e mbeturinave plastike në Europë u pranua me shumicë dërmuese.

Për çfarë bëhet fjalë? 

BE-ja prodhon çdo vit 26 milionë ton mbeturina plastike, kjo i përgjigjet një të katërtës së volumit mbarëbotëror. Vetëm 30% e kësaj mase arrin të riciklohet. Kina ndërkohë e ka ndaluar importin e mbeturinave plastike nga Europa. Tajlanda do të pasojë me ndalimin e këtij importi pas dy vjetësh. BE-Ja duhet të zhvillojë strategji të reja, për ta zgjidhur problemin aty, ku ai e ka burimin.

Luftë plastikës që përdoret vetëm një herë

Gjatë dy viteve të ardhshme Komisioni i BE-së do të ndalojë enët plastike. E njëjta gjë vlen edhe për pipat e stekat për mbajtjen e tullumbacëve. Gjysma e mbeturinave plastike në Europë përbëhet prej të tilla mbetjesh.

Gjithashtu ambalazhimet plastike në tregun europian deri në vitin 2030 do të jenë të ripërdorueshme ose të riciklueshme me efikasitet në kosto. Në këtë drejtim kritikët si ekologjistët kërkojnë që afati i tranzicionit të shkurtohet deri në vitin 2025;  shmangia dhe ripërdorimi i ambalazheve plastike duhet të ketë prioritet kundrejt riciklimit.

E më e rëndësishmja mikroplastika, që përdoret në produktet kozmetike si pastë dhëmbësh apo kremëra, sa të jetë e mundur duhet të kufizohet. Kjo vlen edhe për uniformat e punës që përmbajnë mikropartikuj dhe shirita ndriçues apo elementë të ngjashëm, si dhe për të ashtuquajturat “palstikë oxo-biologjikisht e shpërbëshme”. Ato shpërbëhen në komponente gjithnjë e më të vogla dhe në fund në mikropartikuj, që gjithashtu depërtojnë në rrejtin e ushqimeve për njeriun dhe për kafshët.

Kritikët tërheqin vëmendjen në këtë drejtim, se duhet vepruar më shpejt dhe më ashpër. Suedia p.sh. e ka ndaluar mikroplastikën në produktet kozmetike qysh tani në vitin 2018. Ndalimi është i mundur të realizohet shpejt e pa probleme, deklarojnë ekologjistët në Parlamentin Europian. Probleme mund të krijohen edhe nga plastika, që konsiderohet si biologjikisht e shpërbëshme dhe e kompostueshme. Komisioni propozon etiketimin dhe një asgjësim më të mirë të mbetjeve të këtij lloji. Në të kundërt mbrojtësit e mjedisit paralajmërojnë nga shtimi i vazhdueshëm i partikujve plastikë edhe në tokat bujqësore. Përveç kësaj plastika kompostohet me shumë vështirësi.

Shishet plastike duhet përdoren shumë herë

Të gjitha shishet plastike në BE brenda shtatë viteve të ardhëshme duhet të kalojnë në sistemin e ripërdorimit. Për këtë do të vendosen sistemet e pagesës për shishen që kthehet. Pas disa vitesh aplikim ky sistem gjerman e rendit Gjermaninë në vendin e nderit për mbrojtjen e mjedisit. Propozohet gjtihashtu që në dekadën e ardhëshme gradualisht shihet të prodhohen nga material i rickliueshëm.

Masa të tjera janë udhëzimet për asgjësimin e përshtatshëm si dhe etiketimin e produkteve me përmbajtje plastike në facoletat kozmetike, tamponët apo tullumbacat.

Konsumatorët dhe disa grupe të caktuara profesionesh, si peshkatarët, duhet të informohen më mirë për pasojat e flakjes pa kriter të mbeturinave plastike. Rrjetat gjigande të peshkimit që notojnë nëpër detra paraqesin një rrezik të madh për kafshët e detit. Po ashtu prodhuesit duhet të involvohen më shumë si në kuadër të përgjegjësisë për kostot e mbetjeve që ato prodhojnë ashtu edhe në fushatat sensibilizuese për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Si do të ecet më tej?

Projektligji nga Parlamenti Europian do t’i kalojë këshillit të ministrave përgjegjës. Atje ekziston rreziku, që të përfshihen interesat kombëtare në legjislacion dhe kësisoj ligji të zbehet. Komision dhe parlamenti gjithësesi janë për një trajtim të shpejtë të temës: Ato duan që brenda kësaj periudhe legjislative, pra përpara zgjehdjeve të BE-së vitin e ardhshëm, të bëjnë gati direktivat e BE-së, që pastaj duhet të zbatohen në legjislacionet kombëtare.

Se sa efekt mund të kenë norma të tilla europiane? Ato krijohen dhe zhbëhen sipas vullnetit të mirë të vendeve anëtare. Mbrojtësit e mjedisit i shohin këto masa të propozuara si një hap të parë drejt një rruge të gjatë. Sidoqoftë qëkurse më 2016 është vendsour kufizimi i qeseve plastike, në BE ndërkohë është përgjysmuar konsumi i plastikës. (dw)

Putin: Rusia do të ndërtojë armë të pakrahasueshme me asnjë vend të botës

PutinPresidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij do të ndërtojë armë me fuqi të pakrahasueshme me asnjë vend të botës.

Ai foli pas një vendimi të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga traktati prej disa dekadash i armëve bërthamore.

Zoti Putin tha në një takim me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe të zbatimit të ligjit të enjten se “Rusia nuk kërcënon askënd dhe ka respektuar rreptësisht detyrimet e saj në sferën e sigurisë ndërkombëtare dhe kontrollit të armëve”.

Ai tha se armët aktuale të Rusisë do të modernizohen për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të mundshme.

Putini foli në të njëjtën ditë kur 55,000 trupa të NATO-s në Norvegji filluan manovrat më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.

Rritja ushtarake e Rusisë në kufirin e saj evropian ka qenë prej kohësh një burim tensionesh për vendet fqinje, të cilat janë të kujdesshme ndaj inkursioneve ruse si ato në Ukrainë dhe Gjeorgji. (voa)

Shqipëri: Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

MPB TiraneDorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u bë e ditur të shtunën (27.10) nga një njoftim i kryeministrit Edi Rama, në median sociale, që bën me dije, se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Xhafaj.

Nga postim i kryemnistrit të Shqipërisë, Edi Rama duket se arësye për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  është kërkesa për  “shpejtësi, energji dhe rezultate të reja”. Kryemnistri Rama njofton në postimin e tij, se në vend të Fatmir Xhafajt është emëruar Gjenerali Sandër Lleshi, për të cilin  Rama shkruan, se “do të sjellë një energji  të  re, pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Tani duhet  rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i kualifikuar në Gjermani

Gjenerali Sandër Lleshi, që do të jetë tani ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka kryer kualifikime  të larta  ushtarake në Gjermani. Ai ka qënë Atashe Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, nga viti 2003-2006.  Më herët ka përfunduar kursin e avancuar të gjuhës gjermane në  Institutin Federal të Gjuhëve, (Bundessprachenamt) , kursin e  Shtabit të Përgjithshëm dhe kursin e Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg. Gjeneral Lleshi ka kryer edhe  Seminarin e Lartë  Ekzekutiv në Qëndrën për Studime të Sigurisë Europiane George C. Marshall , në Garmisch  Partenkirchen, në Gjermani.

Xhafaj një nga arkitektët e reformës në Drejtesi. Pse dha dorëheqjen?

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur.  Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit , strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet:  në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale. U shkatërrua laboratori i përpunimit  të heroinës, në Has, të qarkut  të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me  krimn e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vet të ish-ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën  (27.10)paradite nuk dha  asnjë shkak për dorëheqjen e tij. “Sfidat kanë qënë tepër të mëdha , por jam krenar që në krye të një ekipi  me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej  të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë  dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait  të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002  në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar  nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit  të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”.  Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”. (dw)

Shqipëria fton investitorë gjermanë të zhvillojnë infrastrukturën aero-portuale

Andreas ScheuerAndreas Scheuer, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, përfundoi të premten ( 26.10.2018 ) një vizitë zyrtare, një ditore, në Tiranë.

Gjermania dhe Shqipëria konfirmojnë interes ë përbashkëtë për të thelluar bashkëpunimin në infrastrukturë dhe energji, kjo doli në ,pah gjatë vizitës në Tiranë (26.10) të ministrit gjerman të Transpportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer. Ministri nga Gjermania zhvilloi takime me homologun shqiptar, Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe me presidentin, Ilir Meta.

Gjermania mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë 

Burime zyrtare nga Ministria e Infrastrukturëss dhe Energjisë, në Tiranë, citojnë ministrin gjerman, Scheuer të ketë vlërësuar potencialet e Shqipërisë për investitorët gjermane.,

“Gjermania vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Ajo ka përvojën dhe investitorë të rëndësishëm. Gjermania është një donator i rëndësishëm i Shqipërisë në mënyrë të vetëdijshme, sepse shikon potenciale të mëdha që ky vend ofron në sektorin e ekonomisë, energjisë, bujqësisë dhe sigurisht të turizmit. Në të gjithë këta sektorë nevojitet infrastruktura e nevojshme”, theksoi ministri gjerman Scheuer në takimin me homologun shqiptar, Damian Gjiknuri,

Shqipëria fton biznesin gjerman të zhvillojë infrastruktutën aero-portuale në vend

Zhvillimi i infrastrukturës dixhitale është një nga prioritetet aktuale të Shqipërisë. Zyra e shtypit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Tiranë, citon mnistrin Damian Gjiknuri të ketë thënë që bisedimet me ministrin gjerman, Andreas Scheuer ” u fokusuam në bashkëpunimin e  Shqipërisë në fushën e infrastrukturës dixhitale. Jemi duke diskutuar  disa projekte të përbashkëta, pasi egziston interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aero-portuale në Shqipëri. I kërkova ministrit Scheuer të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug të Shqipërisë, Çdo kompani gjermane që vjen këtu është një besim dhe një forcë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, një garanci për të ardhmen” , citohet të ketë thënë Ministri, Damian Gjiknuri

Edhe ministri gjerman, Scheuer i ka vlerësuar “shumë të rëndësishme edhe për Gjermaninë” diskutimet për zhvillimin e transportit në Shqipëri. „Dëshirojmë që Shqipëria të shënojë zhvillime të mëtejshme jo vetëm përsa i përket proceseve integruese në Bashkimin Europian, ku Gjermania sigurisht ofron mbështetjen e vet, por dëshirojmë që të mbështesim këtë zhvillim edhe në interes të vetë Gjermanisë. Ne bashkëpunojmë shumë mirë me njëri –tjetrin,” tha në Tiranë, Andreas Scheuer.

Interes për ardhjen e biznesit gjerman për të investuar në infrastrukturën dhe transportin e Shqipërisë shprehu edhe presidenti Ilir Meta, në takimin me ministrin gjerman Scheuer. Meta citohet nga zyra e shtypit në Presidencë, se: “Ekonomia dixhitale dhe teknologjia e informacionit janë bazat e një modeli ekonomik, ku Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca gjermane”.

Vizita e ministrit Andreas Scheuer në Tiranë, bëhet kur Shqipëria po planifikon zhvillimin e infrastrukturës për transportin ajror në Jug të vendit. Projektet janë për ndërtimin e  aeroporteve në Vlorë dhe Sarandë, zona me intensitet të lartë turizmi. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në terrenin e ish-aerodromit ushtarak, që u përdor në vitet 1957-1990 për kursantët e shkollës së aviacionit, që stërviteshin aty për avionët MIG. Fjala është për një aeroport ndërkombëtar në Vlorë, më i madh se aeroporti “Nënë Tereza ” në Rinas, i cili vitin e kaluar pati 2,8 milionë pasagjerë. Ndërsa Aeroporti i Sarandës do të jetë turistik.

Beyer: “Nuk ka BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës”

Peter BeyerDeputeti gjerman Peter Beyer ka kërkuar publikisht në Beograd që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndryshe nuk do të ketë anëtarësim në BE. Deklarata ka shkaktuar habi të madhe në Serbi.

Deputeti i partisë CDU (partia e kancelares Angela Merkel), Peter Beyer ka qenë gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë shumë i qartë: Gjermania është kundër ndryshimit apo korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Por ajo që ka lënë edhe më shumë përshtypje në mediat serbe është deklarata e Peter Beyer se njohja e Kosovës është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Mediat serbe e kanë quajtur këtë si “dush i ftohtë për Beogradin”, sepse asnjë politikan tjetër evropian nuk e ka thënë kaq hapur një kërkesë të tillë në Beograd. Në media thuhet se “deputeti i Merkelit e ka thënë shumë qartë se Serbia nuk mud të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës”.

Autoritetet serbe pa komente

Kjo deklaratë duket se i ka gjetur të papërgatitur politikanët serbë. Ndaj ata kanë vendosur të heshtin. Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi pas takimit me Peter Beyer, se pika e vetme ku Gjermania dhe Serbia nuk pajtohen është çështja e Kosovës. Por ajo nuk i komentoi kërkesat e deputetit gjerman. Të kujdesshëm në deklaratat për DW janë edhe analistët serbë. Ata nënvizojnë se nga Evropa deri tani nuk ka ardhur politikisht kërkesa për njohjen e Kosovës, si kusht për anëtarësim në BE. Peter Beyer është i pari që e tha kaq qartë se ky është kushti, gjë që nuk është në harmoni me disa qëndrime të mëparshme të disa politikanëve amerikanë dhe evropianë, të cilët nuk e kanë hedhur poshtë as idenë e ndryshimit të kufijve.

Bashkëpunëtori i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurinë (ISAC), Igor Novakoviq thotë se duhet pritur të shihet nëse qëndrimi i deputetit Beyer është personal apo qëndrim i Berlinit zyrtar. Deri tani nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga institucionet evropiane në Bruksel.

Fati i dialogut

Beyer ishte i pari që në Beograd e ndërlidhi publikisht normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, me anëtarësimin e Serbisë në BE, thotë për DW Dragan Gjukanoviq, nënkryetar i  Qendrës për Politikën e Jashtme. “Duket se SHBA po përfshihet gjithnjë e më shumë në këtë proces. Është menduar se do të kërkohet nga Serbia njohja e Kosovës. Por kërkesa e paraqitur nga deputeti gjerman do të sfidojë edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse Beogradi ka pohuar deri tani se linja e kuqe e Serbisë është kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thotë Gjukanoviq.

Igor Novakoviq mendon se Beogradi do të insistojë gjithnjë e më shumë për ripërcaktimin apo korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të heqë dorë nga kërkesat e mëparshme që të mos njohë pavarësinë e Kosovës, si kusht për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd. Beyer ka deklaurar se ndryshimi i kufijve nuk është i pranueshëm për Gjermaninë, por Igor Novakoviq mendon se kjo ide ende nuk është hedhur poshtë nga vendet e tjera të BE.

„Ka vende në BE që e mbështesin këtë ide”, thotë ai duke shtuar se pas hapjes zyrtare të një mundësie të tillë pritet edhe qëndrimi zyrtar i BE-së.

SHBA do të vendosë?

Dragan Gjukanoviq është i bindur se çështja e Kosovës do të varet gjithnjë e më shumë nga SHBA. Po sa mund të ndikojë Uashingtoni në qëndrimin gjerman?

SHBA ka një pozitë të fuqishme në këtë proces, mendon Gjukanoviq, ndonëse BE është ndërmejtësuese në dialog. „Shumëçka varet nga ofensiva e paralajmëruar diplomatike dhe përfshirja eventuale e SHBA në proces. Mendoj se kjo është më e rëndësishme se qëndrimi i Brukselit apo i Berlinit. Qëndrimi i Gjermanisë është me rëndësi, por mendoj se pas marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, SHBA do të insistojë që të zgjidhet edhe çështja e Kosovës”, pohon Gjukanoviq. Ndërsa Igor Novakoviq mendon se në administratën amerikane ka vërtet një ndryshim klime sa i përket kufijve të jashtëm. “Por mbetet kontestuese nëse kjo ide vërtet do të mund të realizohet”, thotë ai.

Fundi i rrugës evropiane?

Autoritetet serbe do të kenë probleme të mëdha që opinionit t’ia shpjegojnë se çfarë do të ndodhë me integrimet evropiane, nëse edhe zyrtarisht kërkohet njohja e Kosovës. Beogradi thotë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. A mund të konsiderohet pra se procesi i integrimeve evropiane për Serbinë ka përfunduar?

Nuk jam i sigurt, mendon Novakoviq. “Në Evropë në të ardhmen do të ketë ndryshime politike, pas zgjedhjeve të ardhshme. Ndaj është e mundur që të ketë modifikime edhe në procesin e afrimit me BE-në. Dyshoj se Serbia mund të ndalë procesin e integrimeve evropiane, për shkak të një deklarate të deputetit Beyer”, mendon ai.

Optimist është edhe Dragan Gjukanoviq, i cili shpreson se palët do të gjejnë një kompromis. “Besoj se mund të gjendet një zgjidhje me të cilën do të ishin të kënaqura palët. Unë pres që të gjendet një zgjidhje kreative që do të çojë deri tek normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të vazhdojë rruga e integrimeve evropiane”, pohon Igor Novakoviq. Ai sugjeron që Serbia të jetë e qetë në reagime, të vazhdojë dialogun dhe komunikimin me Brukselin, Berlinin dhe me vendet tjera anëtare të BE-së. (dw)

Mbyllja e basteve, Ahmetaj në “Open”: Një nga arsyet, lufta kundër krimit

kuvendi ALKëtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro vendosi mbylljen më 31 dhjetor të këtij viti të lojërave të fatit. Për të folur për këtë vendim në studion e “Open” i ftua ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi një nga dy arsyet e këtij vendimi ka qenë edhe lufta kundër krimit.

Ahmetaj vuri në dukje se historia e lojërave të fatit ka qenë problematik ndër vite në Shqipëri dhe e cilësoi si të suksesshëm për kohën aksionin “Fundi i Marrëzisë” në 2013-ën.

Vendimi i sotëm historik. U vendos mbyllja e kazinove elektronike, bastet sportive, bastet për garat, sallat për bingot dhe lojërat online. Nuk ka asgjë të fshehtë, çdo gjë është publike. Historia e lojërave të fatit ka qenë ndër vite shumë e vështirë. Në 2013-tën pamë dhe certifikuam një situatë shumë të vështirë të lojërave të fatit. Aksioni “Fundi i Marrëzisë” në atë kohë ishte një sukses i plotë.

I pyetur nga Eni Vasili se përse lojërat e fatit nuk u mbyllën në 2013-ën, Ahmetaj u përgjigj se ka një reflektim shoqëror, por një fakt i rëndësishëm për marrjen e kësaj nisme këtë vit janë edhe raportimet nga agjencitë e inteligjencës, të vendit e të huaja, se një pjesë e lojërave të fatit kishin rënë në duart e krimit.

“Ka një reflektim shoqëror, ka një reaksion ndaj përhapjes së fenomenit dhe kthimit të tij në një plagë sociale. Një pjesë e lojërave të fatit ranë në duar që ishin të papërshtatshem, në duar të elementëve kriminale. Këtë e vumë re gjatë këtij viti, nga sondazhet, por edhe nga të gjitha institucionet e inteligjencës të vendit dhe të huaja, për terrenin që gjenin elementët kriminalë në Lojërat e Fatit. 2018-ta kulmoi në atë angazhim që ka qeveria edhe në luftën kundër krimit. Mos e shikoni thjesht si një mbyllje e një industrie, por ta shohim edhe si një reflektim të qeverisë. Ka dy korsi kryesore, njëra është pjesa sociale dhe pjesa tjetër është lufta kundër krimit”, u shpreh Ahmetaj.

Top Channel

Maqedoni, stacionet për cilësinë e ajrit nuk funksionojnë

ndotja-e-ajrit-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439Siç afrohen muajt dimëror, zmadhohet edhe prania e grimcave PM10 në ajër. Megjithatë, ditëve të kaluara qytetarët nuk mund të informohen për cilësinë e ajrit, sepse stacionet matëse në Lisiçe, Gazi Babë, Aerodrom, Mrshevci, Lazaropole, Veles dhe Manastir janë jashtë funksionit. Pikërisht këto vende viteve të kaluara janë më të ndoturat gjatë periudhës së dimrit.

Tv21 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se pse pikërisht në këto vende stacionet matëse janë nga funksione. Por, nga atje thonë se përgjigje për këtë çështje do te ketë pas tri ditëve.

Reaguan edhe shoqatat ekologjike, nga koalicioni qytetar “02” thonë se janë të zemëruar për neglizhencën nga ana e ministrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, nga Bashkia e Shkupit thonë se po ndërmerren masa për tejkalimin e ndodtjes së ajrit.

Në dy aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit ishin vendosur në vitin 2013 dhe kushtuan 900 mijë euro. Ndërtimi i stacionit qendror matës është pjesë e projektit të BE-së për përmirësimin e mjedisit jetësor, që kushton pesë milionë euro./Telegrafi/