Greqi, dorëhiqet ministri i jashtëm Kotzias

Kotzias 1Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u largua të mërkurën nga posti për shkak të mosmarrëveshjeve në kabinet rreth emrit të Maqedonisë.

Kryeministri Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë duke shtuar se postin e tij do ta marrë zoti Tsipras.

Në një takim të qeverisë dje, zoti Kotzias u ndesh me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit që mban në këmbë qeverinë e zotit Tsipras.

Kreu i partisë nacionaliste të Grekëve të Pavarur, Kammenos ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria pasi është kundër marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kotzias dhe Tsipras në fillim të këtij viti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.

Marrëveshja ka ngjallur kundërshtime të forta në të dy vendet.

Greqia ka një krahinë veriore me emrin Maqedoni, zemra e mbretërisë së dikurshme të Aleksandrit të Madh.

Shumë grekë kanë frikë se marrëveshja, që është ende në tryezë, do t’i krijojë mundësi Shkupit të ngrejë zyrtarisht pretendime ndaj trashëgimisë së tyre kulturore. (voa)

Sfida e Ballkanit Perëndimor për të mbajtur rininë në rajon

muller30% e rinisë nga Ballkani Perëndimor që kryen intership në kompanitë gjermane në nuk kthehet në atdhe. Për DW Antje Müller, Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor, Programi intership i Biznesit Gjerman.

DW: Znj. Müller, ҫfarë i ofron biznesi gjerman rinisë së Ballkanit Perëndimor (BP) me anë të programit të intership që ju drejtoni?

Antje Müller: Ofrojmë vende intershipi në kompanitë gjermane, kudo në Gjermani, nga 3- 6 muaj për të sapodiplomuarit. Kjo do të thotë që të rinjtë dhe të rejat mund të fitojnë njohuri praktike, që kombinohen me njohuritë e tyre teorike të fituara në universitet, pra  do të thotë një numër i madh të rinjsh dhe të rejash nga gjithë rajoni që marrin njohuri praktike dhe rrisin dijet e tyre profesionale.

Shans i madh të fitosh njohuri praktike tek kompanitë gjermane, që janë në avanguardë në teknologji, menaxhimin, respektim të të drejtave të punonjësve etj. Si lindi kjo nismë për t’ia dhënë këtë mundësi rinisë së BP?

Programi nisi pas vrasjes në vitin 2003 të Zoran Djindic, kryemnistrit të parë demokrat të Serbisë. Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik për Zhvillim, hapi programin duke synuar të kujdeset për trashëgiminë e Zoran Djindic, i cili shihte tek rinia një faktor të rëndësishëm me rol të veҫantë në zhvillimin e Serbisë. Zoran Djindic vlerësonte shumë potencialin e  rinisë në ndryshimin progresiv të shoqërisë serbe. Më vonë në program përfshimë edhe 5 vendet e tjera të BP si edhe Kroacinë  për të rritur potencialet e rinisë dhe rolin e saj në zhvilimin ekonomiko-social të BP.  Çdo vit ne ofrojmë 75 vende për intership, në bizneset gjermane, kudo në Gjermani. Kosto e qëndrimit të pjesëmarrësve, që pranohen për intership apo ndryshe alumni, përballohet 50% nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik për Zhvillim dhe 50% nga kompanitë gjermane, ku ata kryejnë praktikën, duke përfshirë edhe sigurimin shëndetësor. Ata marrin edhe 550 euro në muaj si bursë. Në varësi nga qyteti ku ndodhet kompania, ajo paguan ose pagë mujore ose qeranë e banesës. Kampania siguron edhe pajisjet për të punuar si edhe një mentor që i shoqëron ata në marrjen e njohurive praktike.  Pra, kuptohet që është një shumë e konsiderueshme financiare si edhe kapital human që Gjermania vë në dispozicion të rinisë së BP.

A ka të dhëna për numrin e pjesëmarrësve në programet intership që rikthehen në vendet e tyre përkatëse në BP dhe numrin e atyre që nuk rikthehen, por qëndrojnë në Gjermani?

Që kur programi ka filluar, në  të kanë marrë pjesë rreth 700 të rinj dhe të reja nga BP. Afërsisht 70% e tyre janë rikthyer në atdheun e tyre në BP;  kurse 30 % kanë qëndruar në Gjermani, vazhdojnë kualifikimin ose punojnë. Por qëllimi i programit është që ata të kthehen dhe t’i sjellin BP njohuritë që kanë fituar, të punësohen në kompani ndërkombëtare në vendin e tyre apo edhe të trajnojnë punonjësit e ardhshëm në bazë të njohurive që kanë fituar në Gjermani.

A është kusht paraprak që të fitojnë intership-in, rikthimi i tyre në atdhe pas përfundimit te intership? A i pyesni për këtë para se të merret vendimi përfundimtar?

Jo. Nuk është. Kompanitë janë të interesuara të dinë motivimin e rinisë, nga se nisen për të marrë një intership në kompanite gjermane të biznesit. Kjo është kryesorja në intervistën qëkompanitë kryejnë para me kandidatët para se të marrin vendimin përfundimtar.

Emigrimi i rinisë është një problem i madh shqetësues në BP, që vë në pikëpyetje zhvillimin ekonomiko-social të rajonit dhe arritjen e standarteve të kërkuara për hyrje në BE. Energjitë dhe potenciali i rinisë, që po emigron në masë, nuk shkon në BP por në vendet ku rinia po emigron. Dhe ju sapo thatë që 30 % e alumni nuk kthehen. Çfarë mendoni për këtë situatë?

Pa dyshim, Brain Drain është një sfidë e madhe për BP. Jam e bindur që duhet  të ndërmerren një sërë hapash që ikja, rrjedhja e trurit; nga rajoni të frenohet dhe mundësisht të ndalojë. Por duhet të pyesim vehten: Pse ikën rinia? Ju thatë që rinia në BP nuk është e kënaqur me sistemin e edukimit. A është arësye e ikjes sistemi arsimor, që nuk ka përqasjen e dhënies edhe të njohurive praktike? A është arësye  mungesa e vendeve të reja të punës, fakti që tregu i punës nuk ofron mundësi punësimi për rininë pas mbarimit  të studimeve të larta dhe kualifikimeve në vend? A është arësye që politikat në BP nuk marrin parasysh aspiratat e rinisë dhe të ardhmen e saj në atdhe? Apo është mungesa e një sistemi të mirë sigurimesh shoqërore?  Mendoj se ka një kombimin të shumë arësyevedhe problemeve që duhen përballuar nga vetë vendet e BP.

Znj. Müller, ka edhe një këndvështrim tjetër: Individi, në shoqëritë demokratikesot është i lirë të eksperimentojë, është e drejta e njeriut  të shkojë për të jetuar dhe punuar atje ku realizon aspiratat dhe potencialin e vet, natyrisht duke respektuar ligjet, nuk e kam fjalën për qëndrim në mënyrë të paligjshme. Si e shihni  ju raportin mes kësaj të drejte dhe nevojës urgjente që ka BP për të mbajtur rininë e tij në rajon?

Jam plotësisht dakord me këtë këndvështrim. Jetojmë në shekullin e 21-të. Është shekulli i globalizimit, Kushdo flet për lëvizjen, mobilitetin. Ka qindra programe që mbështesin lëvizjen e rinisë. Por ka ndryshim mes rinisë së Europës Perëndimore dhe asaj të BP: pjesa më e madhe e rinisë së Europës Perëndimore kthehet në vendin e saj, kurse e kundërta ndodh me rininë e BP. Ndryshimin duhet ta bëjnë vetë vendet e BP; vetë ato duhet të ndërmarrin hapa, të realizojnë ndryshimin që rinia të kthehet, në fund  të fundit., pas përvojave, por të ketë mundësi të realizo jë potencialin dhe endrrat e veta.

 

Antje Müller është Drejtore e Programit për Ballkanin Perëndimor, në Komitetin për Marrdhënie Ekonomike me Europën Lindore, Programi intership i Biznesit Gjerman, Berlin.

Vuçiç: Largimi i UNMIK-ut na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

VucicPresidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

Zoti Vuçiç nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë.

Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar “strategjinë e daljes” së misionit të OKB-së në Kosovë të njohur si UNMIK.

Presidenti Vuçiç tha se largimi i UNMIK-ut dhe formimi i mundshëm i ushtrisë së Kosovës, nuk do t’i linte Serbinë asnjë zgjedhje tjetër, por të mbronte vendin dhe njerëzit e saj, siç u shpreh ai.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. (voa)

Ministri i Jashtëm grek jep dorëheqjen

KotziasMinistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e mërkurë (17.10). Më parë ka pasur grindje mes Kotzias dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Kamenos.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e mërkurë (17.10). “Dorëheqja është pranuar”, ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë greke, Aleksis Tsipras.

Ministrinë e Jashtme e merr përsipër tani vetë kryeministri grek, Tsipras. Një ditë më parë mediat njoftuan për një grindje të ashpër të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, për shkak të ujdisë së arritur mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e konfliktit për emrin, një konflikt që zgjat më shumë se dy dekada e gjysmë.

Për shkak se Kotzias sipas gjasave nuk ka marrë shumë mbështetje nga kryeministri grek Tsipras, ai ka ofruar dorëheqjen, njofton shtypi grek, duke iu referuar qarqeve nga Ministri e Jashtme greke.

 

la/dpa/dw

Debati/ KLSH: Qeveria fshehu borxhin. Ahmetaj: Deficiti brenda ligjit, ulëm borxhin publik

KLSHRaporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit me kritikat ndaj financave të qeverisë është bërë objekt debatesh të forta në komisionet kuvendore. KLSH ka dalë në konkluzionin se qeveria ka fshehur shifrat e borxhit. Përgjigjet ministri i Financave, Ahmetaj thotë se deficiti është brenda ligjit. Borxhi publik është ulur.

Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqiti para Komisionit ekonomik raportin kritik për buxhetin e vitit 2017. Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë para deputetëve nuk ishte Bujar Leskaj, i cili e argumentoi mungesën me përfundimin e mandatit të tij në krye të KLSH-së.

“Në disa zëra buxhetorë, përfshirë deficitit dhe borxhit publik janë bërë devijime në drejtim të hartimit, zbatimit, monitorimit dhe raportimit”, u shpreh Manjola Naço, drejtoreshe e KLSH.

Por Ministri i Financave i ka hedhur poshtë përfundimet e KLSH-së se qeveria ka shtrembëruar shifrat e deficitit. Arben Ahmetaj tha se diferencat e pretenduara janë të stisura.

“Sisistemi informatik qeveritar i bërë si i tillë për të ndihmuar thesarin ka qenë edhe në vitin 2011. Që ka qenë edhe i njëjti”, u shpreh Arben Ahmetaj.

Sipas KLSH shtrembërimi kryesor i deficitit vjen nga krijimi i detyrimeve të prapambetura, veçanërisht për rimbursimin e TVSH-së.

Por Ministria e Financave thotë se ato që KLSH klasifikon si borxh i prapambetur janë riskeduluar në marrëveshje me vetë kompanitë. Arben Ahmetaj tha se financat e shtetit janë forcuar nga viti në vit dhe këtë e certifikoi dhe tregu ndërkombëtar.

“Ne skanohemi çdo muaj. Arritëm të emetonim një bono europiane, me një çmim 3,5 %. Që është një sukses i ekonomisë” tha Ahmetaj.

Top Channel

“Barbie” në Eurovizion, Efi Gjika do përfaqësojë Shqipërinë

Efi GjikaNë Eurovision për këtë vit do të na përfaqësojë një vajzë shumë e bukur. Si një kukull Barbie, me sytë bojqelli dhe flokët bionde. Megjithatë edhe kënga e saj ka lidhje me barbie-n, por jo në formën tradicionale të saj.

“Kënga ime flet për prindërit që i trajtojnë fëmijët si kukulla që s’kanë gojë. Kur fëmijët të rritën duhet të shfaqin pasiononin që ata duan jo çfarë prindërit duan”, thotë Efi Gjika, këngëtare.

Për fituesen e Junior Fest Albania Barbie nuk kupton gjithmonë brishtësi. Efi Gjika sapo ka prezantuar videoklipin e këngës së saj për Junior Eurovision Song Contest, që do të mbahet në Bjellorusi më 25 nëntor.

“Unë do të doja që t’ju thosha të gjithë prindërve që t’i lenë fëmijët që të shprehin pasionin e tyre dhe të shfaqin atë që duan ata”, thotë Efi.

Komentet për këngëtaren 10-vjeçare nga Shqipëri kanë qenë shumë pozitive ndërkohë që për look-n e saj diellor Efi ka menduar diçka të veçantë.

Top Channel

Efektet e ofertës së Zaevit për falje mund të jenë edhe negative

zaevNjohësit e çështjeve juridike thonë se ftesa e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për “falje dhe pajtim” në asnjë mënyrë nuk duhet t’i hap rrugë amnistisë për ngjarjet e dhunshme që ndodhën në parlament më 27 prill të vitit të kaluar.

Naser Ziberi, njohës i çështjeve juridike, i cili njëherësh ka ushtruar për disa mandate edhe profesionin e deputetit, për Radion Evropën e Lirë thotë se oferta e kryeministrit të Maqedonisë për “falje dhe pajtim” nuk është e qartë, ose më saktë mund të kuptohet në dy mënyra.

“Ajo deklaratë e kryeministrit Zaev për të shtrirë dorën e pajtimit mes deputetëve mund të kuptohet edhe si gjest human njerëzor për krijimin e unitetit duke falur veprimet e personave që sulmuan parlamentin, dhe shkaktuan gjithë atë kaos në ngjarjet e 27 prillit”.

“Por, kjo deklaratë mund të kuptohet edhe si thirrje drejtë opozitës për të sjellë një akt ligjorë me të cilin do ët liroheshin nga ndjekja e mëtutjeshme si dhe nga vuajtja e dënimit personat për të cilët është ngritur proces para organeve të drejtësisë. E të cilët akuzohen për cenimin e rendit kushtetues dhe terrorizëm”, thotë Ziberi.

Sipas tij, nëse kryeministri Zoran Zaev synon që përmes kësaj ofertë t`i hap rrugë amnistisë në funksion të sigurimit të dy të tretave të votave që janë të nevojshme për ndryshimet kushtetuese që janë të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, atëherë kjo do t’i jap një grusht stabilititetit juridik i cili edhe ashtu është në fokus të kritikave nga faktori ndërkombëtar.

“Në qoftë se apeli i kryeministrit Zoran Zaev është në funksion të sigurimit të shumicës së nevojshme prej dy të tretat e votave që të miratohen ndryshimet kushtetuese duke e kompensuar këtë me ligj për amnisti, mendoj se kjo do të jetë shumë e dëmshme për proceset politike dhe sidomos për stabilitetin juridik, sepse një akt i këtillë mund të bëjë që qytetarët të ndërmarin veprime si ajo e 27 prillit, të hyjnë në parlament të cenojnë rendin kushtetues, të pengojnë organet në veprimin e tyre ligjore dhe legale dhe të kenë shpresë ose besim se do të amnistohen një ditë si rezultat i një vendimi politik që mund ta ndërmerr shumica parlamentare në bashkëpunim me opozitën”, thotë Ziberi.

Nga ana tjetër, Mirjana Najçeska, ish kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, njëherësh ligjëruese në Fakultetin Juridik për Radion Evropa e Lirë thotë se Maqedonia në asnjë mënyrë nuk guxon të amnistojë ata të cilët kanë shkelur ligjin, në rastin konkret kanë penguar veprimin e organit ligjdhënës sepse kjo do të thotë se Maqedonia si shtet do të mbetet e bllokuar në rrethin virtuoz të “marrëveshjeve mes politikanëve që në fund kanë për bazë mbrojtjen e kriminelëve.

“Jo, mjaft është me pajtime duhet të fillohet me preje të thella të cilat do t’i hapin rrugë funksionimit të shtetit ligjor, sundimit të drejtësisë dhe vlerave të mirëfillta në shoqërinë tonë”, thotë Najceska.

Ajo thotë se votat e siguruara nga VMRO DPMNE përmes amnistisë eventuale në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojnë për të ardhmen e Maqedonisë aq më pak integrimet euroatlantike.

“Ata që shtetin e sjellin në një situatë të këtillë pa rrugëdalje, një herë e përgjithmonë duhet të kuptojnë se gjithmonë ka rrugëdalje, rruga e vetme që në fund u mbetet qytetarëve është që në pushtet të sjellin një garniturë e cila nuk do t’i vendos para aktit të kryer interesat e shtetit si dhe të ardhmen e qytetarëve”, thotë Najceska.

Ndërkohë, kryemnistri i Maqedonisë Zoran Zaev, të martën në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese në foltoren e parlamentit ka theksuar se deklarata e tij e një dite më parë për “falje dhe pajtim” është keqkuptuar dhe se në asnjë mënyrë siç është shprehur “nuk e ka ndërmend të ndërhyjë në punën e gjyqësorit”.

Ofertën për pajtim mes deputetëve Zaev e ka cilësuar si mundësi për të çuar para proceset e integrimit në strukturat euroatlantike për vendin.

“Aspak nuk më shkon ndërmend të ndikojë në punën e institucioneve, kur kam thënë se duhet të pajtohemi mes veti, por për pajtim dhe falje kemi nevojë në mënyrë që të mund të vazhdojnë të jetojnë së bashku“, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Pas kësaj deputetët e partisë maqedonase në opozitë VMRO DPMNE-së e cila dje e hodhi poshtë ofertën e kryeministrit Zoran Zaev duke theksuar se kjo parti “kërkon drejtësi dhe jo amnisti”, në foltoren e parlamentit i kërkuan kryeministrit Zaev që të ulet të bisedojë me Hristian Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së dhe jo çështjet të lihen në duart e deputetëve. (rel)

Ministri serb reagon ndaj ambasadorit të SHBA

Kyle Scot ambMinistri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran.

Ambasadori Scott, të hënën duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari serb që ju referua qeverisë së Kosovës si “e ashtuquajtura qeveri”, tha se “nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës por qeveri e Kosovës. Ne e njohim Kosovën si vend sovran dhe të pavarur dhe ata janë të zgjedhurit e Kosovës dhe ne kemi kontakte me ta sikurse me çdo përfaqësues të zgjedhur të shteteve të tjera të rajonit”, tha ai.

Ministri serb tha më vonë të hënën se ambasadori amerikan, Kyle Scott “ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund të shkelë dinjitetin e saj”. Madje sipas tij, nëse ambasadori Scott do ta bënte një deklaratë të tillë para presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, “do të dilte kryengulthi nga ndërtesa e qeverisë në Beograd.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Serbia vazhdon të kundërshtojë shtetësinë e saj e mbështetur edhe nga Rusia, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Por, bartësit e këtyre bisedimeve pohojnë se një marrëveshje normalizimi duket ende e largët. (voa)

Nga nesër nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve do të gjobiteni

mbeturinatQë nga dita e nesërme, kushdo që hedh mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të gjobitën prej 20 deri në 100 euro.

Kjo pasi nesër, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizik që hedhin mbeturina jashtë kontenjereve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro.

Ceremonia e nënshkrimit të udhëzimit,nesër në ora 11:00, në kabinetin e ministrit Matoshi.

rtk

Kujdes! Këto janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit

CaShëndeti i kockave e ka të domosdoshëm kalciumin i cili ka rolin kryesor për to. Përpos tyre, trupi jonë ka të nevojshme stabilizimin e presionit të gjakut dhe balancimin e hormoneve. Mungesa e kalciumit shkakton një sërë pasojat gjë e cila dallohet lehtësisht nga ne, pa dashur të bëjmë një analizë specifike.

Simptomat e caktuara që shkaktohen nga mungesa e kalciumit janë këto:

Lëkurë të thatë
Lëkura e thatë duket lehtë sepse në stinë të ndryshme ajo qëndron njësoj. Edhe pse përdorni kremra të ndryshme për tharjen e lëkurës, problemi kryesor qëndron te mungesa e kalciumit

Lodhja
Nëse ju vëreni që keni lodhje të vazhdueshme dhe konsumoni pije energjike, hiqni dorë prej tyre. Ajo që duhet të bëni është të rregulloni dietën dhe regjimin ushqimor. Të përdorni ushqime me sa më shumë kalcium në përbërjen e tyre.

Depresioni
Përbërësi kryesor i ndryshimit të emocioneve është kalciumi. Nëse ndiheni të depresionuar apo luhatje të ndryshimit të emocioneve pa asnjë arsye konkrete, kalciumi është shkaku.

Thonjtë
Dobësimi i thonjve të duarve shkakton nga mungesa e kalciumit. Nëse vini re që thonjtë janë të butë dhe thyhen shumë lehtë atëherë, kanë nevojë për kalcium.

(shekulli)