“Zaev është ankuar te diplomatët e huaj se Ali Ahmeti e udhëheq BDI-në me kriminelë”

ZAKM Zoran Zaev eshte ankuar te diplomatet e huaj Perendimor se Ali Ahmeti e udheheqe partine e tij me kriminele, qe mendjen e kane te tenderat, krimi dhe korrupcioni, kane afera te shumta me VMRO-ne dhe nuk ecin reformat si duhet ne shtet per shkak te tyre.

Tani KM Zaev per te gjitha deshtimet ne planin e brendshem e ka nje arsyetim te falsifikuar, ku Fajin do me ua lane shqiptareve per shkak te BDI-se.

Ndersa Ali Ahmeti ne vend qe te largohet nga qeveria e Zaevit, ka vendosur qe te hasmeroje shqiptaret e Shkupit me kercovaret e tij qe nuk e duan.

Boll MO! Dil prej qeverie, pastroje partine dhe provoje veten perseri ne zgjedhje. Mos na caj trapin me NATO dhe BE.

Ama jo me Artan Gruba, Musa Xhafera, Enver Maliqa…

Ky eshte opcioni yt me i Mire! Tani ta kane mesuar lojen shqiptaret, e dijne te gjithe si ke vepruar me njerezit e partise tende. Eshte dashur te jesh me i kujdesshem kur ke folur ne telefon me Musa Xhaferin dhe te tjeret.

Njejte sic dukesh tani, qe rri si nuse e paluar se gjoja nuk e di se cfare po ndodh me kercovaret. Dil tregoju aktivisteve se kercovaret nuk te duan!

Ti, a mendon se kot planeti Stevo-Pandero e emeroi vendasin tend drejtor ne sherbimin informativ.

Une nuk e kam votuar as Steven, as Reken, sepse e kam ditur se si do te behen punet! (Tim Shkupi)

 

Facebook do të paguajë 5 milardë dollarë lidhur me përdorimin e të dhënave personale

FacebookRrjeti social Facebook ka rënë dakord të paguajë 5 miliardë dollarë lidhur me akuzat se kishte keqpërdorur të dhëna personale të përdoruesve.

Marrëveshja që u njoftua në një deklaratë të mërkurën nga Komisioni Federal i Tregëtisë, është më e kushtueshmja e arritur ndonjëherë me një kompani teknologjike lidhur me privatësinë e përdoruesve.

Si rezultat i marrëveshjes me qeverinë, Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg do të duhet të vërtetojë çdo tremujor dhe çdo vit se Facebook po merr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

Marrëveshja përcakton gjithashtu ngritjen e një komisioni për privatësinë nga Facebook-u që do të merrte vendime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave. Në këtë mënyrë, rregullatorët u përpoqën të reduktojnë atë që e quajtën “kontroll të pafrenuar” nga ana e zotit Zuckerberg për të përcaktuar politikat e privatësisë të kompanisë.

Komisioni do të ishte përgjegjës për miratimin e zyrtarëve që do të punonin me zotin Zuckerberg për t’u siguruar që gjiganti i medias sociale do të respektojë rregullat dhe të dorëzojë certifkatat e plotësimit të kushteve.

Komisioni Federal i Tregëtisë hapi një hetim për Facebook-un vitin e kaluar, pasi u mor vesh se firma e konsulencës politike, Cambridge Analytica kishte pasur qasje në informacionit privat të miliona përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizim.

Në veçanti, rregullatorët ishin të interesuar të hetonin nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2012 që e udhëzonte kompaninë të merrte miratimin e përdoruesve para se të ndante të dhëna personale me palë të tjera.

Marrëveshja e së mërkurës u arrit pas akuzave nga Komisioni Federal i Tregëtisë se Facebook e shkeli marrëveshjen e vitit 2012 duke përdorur “informacione dhe parametra mashtruese për të minuar preferencat e privacies së përdoruesve”.

voa

Magjistralja Tetovë-Gostivar do të bëhet me tre korsi

Tetove-GostivarMagjistralja Tetovë-Gostiva do të bëhet me tre korsi në një drejtim, njoftoi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov i cili inspektoi punët ndërtimore në rekonstruimin e pjesës rrugore nga Tetova deri në Kodrën e Diellit. Shkak për zgjerimin e magjistrales Tetovë-Gostivar është frekuentimi i lartë i automjeteve.

“Pjesa A2 Tetovë-Gostivar është shumë e ngushtë. Është dorëzuar detyra projektuese e Fakultetit të Ndërtimtarisë ku ka dy zgjidhje alternative. Të dyja janë shumë të mira dhe me standard të lartë të magjistrales, por do ta them vetëm njërën. Sipas kësaj zgjidhje korsitë do të jenë të gjera 3.75 metra dhe 2.5 metra”, tha Kitanov.

Ai paralajmëroi rekonstruimin e tërësishëm të pikë pagesave në Korridorin 8 dhe vendosjen e pagesave elektronike. Në rajonin e Tetovës përveç rrugës Tetovë-Kodra e Diellit do të rekonstruhohen edhe pjesë tjera të rrugëve.

Ai tha se është përfunduar rekonstruimi i rrugës Pirok-Bogovin-Vrapçisht ku janë investuar 15 milionë denarë. /Telegrafi/

Ramush Haradinaj sot udhëton për në Hagë

RamushKryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj, zyrtarisht i njoftoi krerët e institucioneve e partive politike për dorëheqjen e tij, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Haradinaj niset për në Hagë.

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një letre i njoftoi zyrtarisht krerët e institucioneve qendrore dhe shefat e grupeve parlamentare me vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës. Burimet e Kryeministrisë e kanë konfirmuar për Deutsche Wellen se Ramush Haradinaj do të udhëtojë të martën për në Hagë, për t’iu përgjigjur ftesës nga hetuesit e Tribunalit në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte në Kosovë. Ndërkohë për në Hagë ka udhëtuar edhe ish-zëdhënësi i UÇK, Jakup Krasniqi, i cili po ashtu është ftuar për intervistim.

Dorëheqja e papritur dhe zgjedhjet

Ramush Haradinaj të premten dorëheqjen e tij të parevokueshme e bëri publike vetëm përmes medieve, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim. Dorëheqja e tij e papritur i zuri në befasi edhe vet partnerët e koalicionit me të cilët qeverisi për dy vjetë. Dorëheqja e Ramush Haradinajt u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme, që tash po mbështeten nga të gjitha partitë politike të cilat menjëherë kanë filluar përgatitjet për këtë proces. Në letrën zyrtare të dorëheqjes Haradinaj kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, thotë në letrën e tij të dorëheqjes Ramush Haradinajt.

Vendimi në duart e presidentit

Për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme vendimin duhet ta merr presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas konsultimit me partitë politike parlamentare. Mirëpo, deri tash, presidenti nuk ka njoftuar të ketë filluar konsultimet me partitë politike parlamentare, ndonëse secila nga partitë, përfshirë këtu edhe kryeministrin në dorëheqje, i kërkuan presidentit që brenda afateve ligjore të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Por, si duhet të rrjedhë procedura deri në vendimin e presidentit për zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit?

Procedurat

Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se nuk mund të organizohen zgjedhje të parakohshme, përderisa koalicioni parazgjedhor PAN (PDK-AAK-Nisma) që deri tash udhëheqnin me qeverinë, të deklarohet njëzëri që heqin dorë nga mandatet.

“Nuk mund të caktohen zgjedhjet e jashtëzakonshme pa heq dorë nga mandati i lënë në gjysmë koalicioni PAN. Së pari duhet të deklarohet PAN-i a deshiron të propozojë në proceduren 60 ditore mandatar për kryeminsitër të ri a jo. Nëse një subjekt politik si AAK nuk deshiron të jetë pjesë e koalicionit, PDK dhe NISMA duhet të hulumtojnë një partner të ri qeverisës. Nëse PDK dhe NISMA si trashigimtare të PAN-it pajtohen të shkojnë në zgjedhje, atëherë duhet presidenti t’i ftojë dhe të deklarohen se duan zgjedhje dhe se heqin dorë nga mandati aktual qeverisës. Në seancën tjetër të radhës presidenti duhet të ftojë serish krerët e partive politike të kuvendit dhe cakton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thotë Blerim Burjani.

Njohësit e rrethanave politike thonë se parlamenti mund të mblidhet dhe me dy të tretat e votave nga 120 deputet dhe ta shpërbëjë vetvetën. E në këtë rast presidenti fare thjeshtë mund ta shpallë datën e zgjedhjeve. Sidoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), thotë se është gati për të organizuar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, ndonëse ky mekanizëm po funksionon vetëm me 9 anëtarë nga 11 sa duhet t’i ketë. Dy anëtarë të koalicionit PAN, akoma nuk janë emëruar nga presidenti. Ekspertët thonë se KQZ e ka kuoruimin e mjaftueshëm për organizimjin e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

dw

Prokuroria ka marrë raportin nga ekspertiza e telefonit të Janevës

Janeva-ne-KuvendProkuroria për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë raport nga ekspertiza e telefonit të prokurorja speciale publike, Katica Janeva, që ishte marrë në lidhje me hetimin në rastin “Haraçi”, konfirmojnë për AIM-në nga Prokuroria.

Detajet zyrtare nga ajo që tregon raporti i ekspertizës, siç thonë ata nga Prokuroria, nuk mund të bëhen publike në interes të hetimit.

Ekspertiza e telefonit të Janevës kishte për qëllim të shihte komunikimin e saj me të dyshuarit në rastin “Haraçi”.

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, në intervistën për “KOD” tregoi se ata kanë inçizimet ku dëgjohet dhe shihet se i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me biznesmenin dëshmitarë, në dëgjimet telefonik ishte edhe në prokuror publik. /Telegrafi/

Vrasja e të vetëshpallurit President i Çamërisë, shokët: Vrasje politike. Policia dyshon edhe për borxhlinjtë

vrasja e LatosLajmi  qarkulloi prej 24 orës nëpër portale, por policisë shqiptare vetëm pas mesnatës i mbërriti konfirmimi i autoriteteve holandeze mbi ekzekutimin e Festim Latos, të vetëshpallur “Presidenti i Çamërisë”. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se ka qenë një  kalimtar i rastit, ai që e dalloi trupin e njeriut në ujë rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste një polaku, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për biznesmenin shqiptar, Festim Lato, i cili prej 25 vitesh jetonte në Holandë.

 Sipas De Gelderlander, Lato ka shmangur një ‘ushtri’ kreditorësh për një kohë të gjatë. Ai u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill të këtij viti. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me vrasjen e tij.

Një mik i mirë i Latos konfirmoi vdekjen e tij tek De Gelderlander. Ai i tha gazetës se  kohët e fundit e takonte shpesh dhe nuk kishte arsye të besonte se do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Angelo Aliu, kryeministri i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, konfirmoi vdekjen e Latos në Facebook. Ai tha se ishte i tronditur nga vdekja dhe e quajti atë “një vrasje të motivuar politikisht të një heroi të Çamërisë”.

Diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO – një organizatë e bazuar në Hagë për vendet, rajonet dhe popujt e papërfaqësuar – i tha De Gelderlander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta.” Ai kaloi shumë para përtej kufirit me Shqipërinë”, tha Zandberg.

“Ka bërë biznes me sipërmarrës që nuk paguajnë TVSH, e për rrjedhojë ka vulosur një numër marrëveshjesh të fshehura. Shumë kompani apo edhe qeveri i huazuan shuma të mëdha, por nuk i panë më kurrë me sy ato para, vazhdon Zandberg që u shpreh sidoqoftë i tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar 42-vjeçarin si një njeri që të bënte për vete me energjinë e tij.

I njohur si biznesmen, ai u kthye shpejt në njërin prej aktivistëve më të zëshëm të “çështjes çame”; 30 tetorin e 2016-ës pat shpallur Republikën e Çamërisë, e një vit më pas premtoi së shume shpejt do të prodhoheshin dhe 500 pasaporta të para të saj.

Në mediet greke ishte folur shumë për të; disa e përshkruanin si te rrezikshëm për vendin, ndërsa shteti grek ka qenë në gjyq me të në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit. Në fillim pati zëra se ekzekutimi ishte politik e i kryer ndoshta nga shërbimet sekrete. Por ndërkohe qarkullon dhe një variant tjetër i ngjarjes, sipas të cilit Lato ishte i mbytur në borxhe.

Familja  e tij në Vlorë ka hapur dyert e mortit, por ndërsa asnjë nga të afërmit nuk e ka pare trupin e Latos, ata ende ushqejnë shpresa se analizat e AND-se mund të mos e konfirmojnë lajmin e kobshëm.

Top Channel

Pas dorëheqjes së Haradinaj, Kosova shkon në zgjedhje në 8 Shtator

RamushPas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator.

Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Për këtë arsye, burime të RTK-së bëjnë me dije se Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 8 shtator.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e tij si dhe konfirmoi shpërndarjen e qeverisë që drejtonte pasi mori ftesën zyrtare për në gjykatën e Hagës. Kjo është hera e dytë që Haradinaj lë mandatin e kryeministrit të vendit për të dëshmuar në gjykatën e Hagës.

Në një postim në Facebook Haradinaj falenderon të gjithë mbështetësit që e përkrahën këto ditë. Ai thotë se kjo mbështetje e madhe tregoi për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!

Top Channel

SHBA: një studim i ri mbi raportet mes inteligjencës dhe gjinisë

grate shbaGjatë viteve të fundit, grave në Shtetet e Bashkuara u është dashur të përshkrojnë një rrugë të gjatë për të luftuar disa stereotipe të krijuara në shekuj mbi bazën gjinore, por disa të tjera vazhdojnë të jenë të ngulitura thellë – në këtë përfundim arrin një studim i botuar këtë javë në Revistën “Psikologu Amerikan”, të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.

Studjuesit kanë analizuar 16 sondazhe të opinionit publik për më shumë se 30 mijë vetë të rritur në Shtetet e Bashkuara nga viti 1946 deri në vitin 2018, për të përcaktuar ndryshimin e qëndrimeve në lidhje me pikat e forta dhe dobësitë e burrave dhe grave.

Në 62 vitet e fundit, përqindja e të anketuarve që mendonin se burrat dhe gratë ishin njësoj inteligjente u rritën nga 35 për qind, në 86 për qind. Kishte gjithashtu një zhvendosje të theksuar mes atyre që mendonin se kishte një ndryshim midis gjinive. Në vitin 1946, një numër më i madh të anketuarish mendonin se burrat ishin më inteligjentë se gratë. Në vitin 2018, kishte një numër më të madh të anketuarish që mendonin se gratë janë më kompetente sesa burrat.

Studimi u bazua në shqyrtimin e tre tipareve: aftësia (ku përfshihet inteligjenca dhe kreativiteti), komunikimi në nivel shpirtëror (ku hyjnë tipare si dhembshuria dhe ndjeshmëria) dhe aftësia për të patur ndikim (ku përfshihen karakteristika si ambicia dhe agresiviteti).

Por, autorja kryesore e studimit, psikologia e njohur amerikane e Universitetit Northwestern, Alice Eagly, tha se “meshkujt ende konsiderohen si më ambiciozë, agresivë dhe me më tepër aftësi vendimmarrëse sesa gratë. Ky stereotip nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1940.”

Mungesa e ndryshimit në perceptimin e aftësisë për vendimmarrje, thuhet në studim, i vë gratë në një disavantazh të qartë kur bëhet fjalë për pozita udhëheqëse në vendin e punës dhe në komunitet.

“Kur gratë filluan të bëhen pjesë e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga vitet ’60 dhe ’70, ato tentonin të hynin në role dhe profesione të caktuara që lidheshin më shumë me aftësitë e tyre sociale dhe që japin gjithashtu kontribute shoqërore: si mësuese, infermiere, shërbim ndaj klientit”, – thuhet në studim. “Detyra të tilla kërkojnë kompetencë, por punonjësit ambiciozë i shmangin ato, sepse ato rrallë të lejojnë të avancosh më tej.”

Studjuesja Eagly thotë se zbulimi mbi aftësitë për vendimarrje tregon një prirje për të qenë të nënshtruara.

“Shumica e të zgjedhurve në Kongres dhe drejtuesit e kompanive më të mëdha kryesore në Shtetet e Bashkuara janë burra. Zbulimi lidhur me aftësinë për vendimarrje duhet të merret seriozisht. Ai i tillë i pengon gratë të avancojnë në karriera të rëndësishme.” – thotë studjuesja.

voa

Gjermani: Universitet e kurorëzuara në nivel ekselence

Humboldt Universitat Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.

Vendimi u morr unanimitet: Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.

Ministre e shkences AnjaPër fituesit e konkurimit vihen në dispozicion 148 milionë euro në vit, nga të cilat tre të katërtat i jep federata.

Titullin ekselencë e kanë marrë:

  • Liga e Berlinit e përbërë nga tre universitete, Universiteti Humboldt, Universiteti Teknik dhe Universiteti i Lirë,
  • Shkolla e Lartë teknike në Ahen,
  • Universitti Friedrich-Wilhelms në Bon,
  • Universiteti Teknik në Drezden,
  • Universiteti i Hamburgut,
  • Universiteti i Hajdelbergut,
  • Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe,
  • Universiteti i Konstancës,
  • Universiteti Eberhard Karls në Tybingen,
  • Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih dhe
  • Universiteti Teknik në Mynih.

“Ne presim që tre vitet e ardhshme të kemi rezultate të shkëlqyera në fushën kërkimore,” tha në Bon ministrja e shkencave Karliczek, mbas takimit të komisionit për dhënien e titullit të ekselencës. Vendimi për fituesit u morr në unanimitet të plotë, sipas të dhënave të bëra të ditura. Në komisionin për zgjedhjen e universtiteteve ekselente marrin pjesë përveç ministres Karliczek edhe ministrat e landeve dhe ekspertë ndërkombëtarë. 17 universitete dhe dy liga shkollash të larta aplikuan tek Këshilli i Shkencës për të marrë titullin. Ndryshe nga deri tani, përkrahja financiare për universitetet që morrën titullin do të zgjasë shtatë vjet.

dw

Sistemi qeverisës unitar – gjenerator i përfaqësuesve shqiptarë të korruptuar dhe kKriminalizuar, burim i konfliktit të vazhdueshëm ndëretnik në ish IRJM

vladaMe publikimet e kohëve të fundit të bisedave telefonike të përgjuara në mes të eksponentëve të BDI, të njohura me kohë për LSDM dhe prokurorinë speciale, por qëllimisht të fshehura nga opinioni,  shqiptarët u njohën me fakte të hollësishme komprometuese dhe inkriminuese për përfaqësuesit e tyre në pushtet si dhe personalitetin e tyre të vërtetë. E gjitha kjo, e veçanërisht fjalori ofendues prej rrugaçi, përmes të cilit ata gjatë bisedave telefonike mes tyre, tallnin dhe ofendonin të gjithë shqiptarët, ngjalli zemërim dhe revoltë të ashpër të qytetarëve shqiptarë të manifestuar në rrjetet sociale dhe media, gjë që u përshkallëzua edhe me protesta të formave të ndryshme.  Qytetarët e revoltuar kërkojnë me ngulm dorëheqjen dhe përgjegjësinë para ligjit për udhëheqësin e BDI, e madje edhe dëbimin e selisë së kësaj partie nga Tetova.

Por a do të zgjidhnin me këtë, fenomenin e vazhdueshëm të  kriminalitetit dhe korrupsionit ndër përfaqësuesit e tyre në pushtet, të cilët, pavarësisht përkatësisë partiake, të gjithë kanë një emërues të përbashkët – përfitimin personal dhe klanor në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve? Përgjigjen e gjejmë  tek koncepti i sistemit qeverisës unitar,  të mbrojtur me kaq ngulm nga partitë sllave, të pranuar me përulje nga partitë shqiptare që synojnë me çdo kusht pushtetin, e madje të mbrojtur edhe nga kisha ortodokse e ish IRJM.

Sistemi Unitar ka shkallën më të lartë të centralizimit krahasuar me sistemet tjera, ndaj dhe shumica e monarkive dhe tiranive absolute funksionojnë nën sisteme unitare. Është i natyrshëm edhe për shtete kombe, sepse si i tillë është i përshtatshëm, për të zbatuar politika kombëtare përmes një qeverie kombëtare.  Por në asnjë mënyrë nuk është i përshtatshëm për shtete- bashkësi popujsh.  Në Evropë, ish IRJM është pothuajse shteti i vetëm i përbërë nga dy grupe etnike shumicë, që ka sistem qeverisës unitar. Që nga themelimi si shtet komb me vendimin e ASNOM-it në vitin 1944, sistemi unitar vazhdon të shërbejë si një garanci për bashkësinë etnike sllave, për statusin dhe privilegjet që gëzojnë si zotërues të vetëm të pushtetit.  Rrjedhimisht, kjo i bën edhe të vetmit pronarë të gjithë shtetit, pra edhe të territoreve të banuara në mënyrë homogjene me shqiptarë autoktonë, në vazhdimësi territoriale me pjesën tjetër të territoreve shqiptare në R. Shqipërisë dhe R. Kosovës. Duke qenë të vetëdijshëm  se kjo, në fakt përfaqëson një pushtet të imponuar, partitë sllave marrin masa për të mbrojtur këtë pushtet ilegjitim, duke mobilizuar në pushtet shqiptarë të dëgjueshëm si përfaqësues të shqiptarëve.  Duke i implikuar ata në afera korruptive fitimprurëse, i bëjnë të cënueshëm nga ligji, dhe si rrjedhojë të dëgjueshëm dhe lojal ndaj pushtetit.  Të njëjtit, përveçse shërbejnë si kozmetikë demokratike të një pushteti krejtësisht jo legjitim, pa shembull në Evropë, njëkohësisht shërbejnë edhe si dorë e zgjatur e partive sllave  për të disiplinuar popullsinë shqiptare për të qenë lojal  dhe të dëgjueshëm ndaj pushtetit unitar.

Sistemi qeverisës konfederativ do të bënte pikërisht të kundërtën e asaj që bën sistemi unitar në ish IRJM.  Duke qenë një marrëdhënie e lirshme midis njësive politike, në sistemet konfederative shumica dërrmuese e pushtetit politik qëndron në qeveritë lokale (njësive federale, ose kantoneve, ose landeve); qeveria qendrore federale ka shumë pak fuqi. Qeveritë lokale kanë një liri të madhe për të vepruar sipas dëshirës, gjë që i bën shtetet me këtë sistem qeverisës, një aleancë e vullnetshme midis shteteve të pavarura.  Duke patur mundësinë për të vetëqeverisur në njësitë ku janë shumicë,  shqiptarët jo vetëm që do të gëzonin të gjitha të drejtat si popull autokton dhe shtetformues, jo vetëm përfaqësuesit e tyre politikë do ju jepnin llogari drejtpërdrejt zgjedhësve në vend të partive sllave, jo vetëm do të ishin në gjendje të zbatojnë politika zhvillimore, arsimore dhe kulturore me buxhetin që ju takon, për të parandaluar eksodin e të rinjve jashtë vendit,  por kjo do të shuante konfliktet dhe do të relaksonte njëherë e mirë marrëdhëniet ndëretnike, dhe do të siguronte paqe në këtë pjesë të Gadishullit Ilirik.  Ashtu siç u mundësoi italianëve, francezëve dhe gjermanëve të jetojnë në paqe, dhe Zvicra të jetë një vend joshës për jetesë për të gjithë. Ashtu siç sistemi qeverisës konfederativ në Belgjikë, me tre nivele qeverisjeje, federale, regjionale dhe të komunitete gjuhësore, shuajti armiqësitë mes valonëve dhe flamanëve, dhe siguroi pjesë të pushtetit edhe për 1% gjermanë.

Shqiptarët, posaçërisht ata që patën guximin të publikojnë përgjimet, protestuesit, intelektualët (nëse ka të tillë), studentët dhe në përgjithësi të rinj e të reja, që sot me guxim nxjerrin përfaqësuesit e tyre politik në dritën e tyre të vërtetë, atë të kriminelëve dhe rrugaçëve, duhet t’i shkojnë deri në fund denoncimit të së keqes.  Nuk duhet të mjaftohen duke u marrë vetëm me pasojat (përfaqësuesit e tyre të shitur dhe kriminalizuar), por njëherë e përgjithmonë të luftojnë dhe pamundësojnë burimin e të keqes për shqiptarët, duke kërkuar ndryshimin e sistemit qeverisës! Pikërisht kërkesa për ndryshimin e sistemit qeverisës duhet të jetë në ballë të protestave të paralajmëruara për 26 korrik, krahas  kërkesës për lirimin e të burgosurve politikë dhe viktimave të pafajshme të proceseve të montuara pafund.

Afrim Fanda