Bob Hand: Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme politike

BobNë një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand, thotë se kriza e shumëfishtë në Shqipëri ndodh në një moment kritik për vendin, ndërsa Bashkimi Evropian pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit dhe në një kohë që Shqipëria pritet të marrë kryesinë e radhës të OSBE-së vitin e ardhshëm. Vendi në këtë moment ka nevojë për një udhëheqje të përgjegjshme politike, shton ai. Me zyrtarin e lartë të Komisionit amerikan për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë bisedoi shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, Shqipëria e gjen sot veten në një krizë të thellë politike dhe institucionale. Dy gjykatat më të larta të vendit nuk funksionojnë, partitë kryesore të opozitës janë jashtë parlamentit dhe ndaj presidentit ka filluar procesi i shkarkimit. Si i shikoni ju këto zhvillime në Shqipëri?

Robert Hand: Mendoj se situata e tanishme është përmbledhur më së miri nga kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Audrey Glover në përfundim të zgjedhjeve, kur theksoi se “zgjedhjet u zhvilluan pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit” . Ky vlerësim vlen edhe për problemet e tjera të sotme. Lufta politike mes partive, ose mes udhëheqësve të partive, zhvillohet pa marrë parasysh nevojën për përparimin e vendit. Dhe e gjithë kjo ndodh në një moment tepër kritik, kur Bashkimi Evropian pritet të marrë në tetor vendimin për të hapur ose jo negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap i rëndësishëm dhe ne e dimë se brenda B.E.-së ka vende që nuk janë pro zgjerimit dhe situata e sotme në Shqipëri ua bën më të lehtë këtyre vendeve të thonë le të mos i hapim dyert. Mendimi im është se Këshilli i Evropës duhet të rekomandojë hapjen e negociatave. Ka ardhur koha dhe Shqipëria e meriton këtë. Një moment tjetër po aq kritik është fakti se Shqipëria po bëhet gati të kryesojë OSBE-në vitin e ardhshëm. Ky është një post i rëndësishëm, nuk është diçka simbolike, ku thjesht vë emrin në krye të listës së 57 vendeve anëtare. OSBE-ja merret me konfliktin në Ukrainë, me agresionin rus, merret me konfliktet që egzistojnë në mbarë rajonin, merret me nxitjen e demokracisë në vende si Rusia por edhe në vendet e tjera të Azisë Qendrore. Arritja e suksesit në 2020 do të ishte shumë e vështirë në se vendi që ka kryesinë do ta ketë mendjen tek mosmarrëveshjet e veta të brendshme, në vend që të përfaqësonte Evropën për të ofruar zgjidhje për problemet me të cilat ndeshet rajoni në tërësi.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët zgjedhjet lokale. Ju keni vëzhguar pothuajse të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, që nga ato të parat pas rënies së komunizmit. A mendoni se zgjedhjet e fundit janë legjitime?

Robert Hand: T’ju korrigjoj për vëzhgimin e zgjedhjeve, unë kam vëzhguar ato të 1991 dhe shumë të tjera më pas, por jo këto të viteve të fundit për shkak të përgjegjësive të tjera. Për zgjedhjet e 30 qershorit do t’i qëndroja vlerësimit të OSBE-së. Ato u zhvilluan. Pati debat për datën dhe se çfarë duhet bërë, për shkak edhe të mungesës së gjykatave dhe nuk pati kohë të mjaftueshme për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje, pra nuk kishte alternativë tjetër veç bërjes së tyre. Është për të ardhur keq, pasi në se ato janë legjitime apo jo, nuk pati kandidatë alternativë në zgjedhje dhe për rrjedhojë ato janë më pak legjitime. Ky do të jetë një problem për të ardhmen.

Zëri i Amerikës: A mendoni se këto zgjedhje duhen përsëritur në një moment në të ardhmen?

Robert Hand: Kjo u takon shqiptarëve ta vendosin dhe të shpresojmë që do të ketë negociata se si do të veprohet.

Zëri i Amerikës: Si mund të dalë vendi nga një kaos i tillë?

Robert Hand: Kjo kërkon vullnet politik dhe vullnet të mirë nga udhëheqësit. Është e vështirë ta thuash. Shqipëria megjithë problemet që ka patur në të kaluarën ka qënë në gjendje të përparojë. Dhe në fakt ka bërë përparim gjatë viteve, ndonëse jo aq shpejt sa do të dëshironim. Kjo e tanishmja është një krizë e shumëfishtë, paksa e paprecedentë, ndoshta e krahasushsme me ato të fillimit të viteve 1990. Uroj që mes elitave politike shqiptare do të ketë vullnet për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet.

Zëri i Amerikës: Situata e tanishme është edhe një lloj pasoje e reformës në drejtësi për të cilën këmbëngulën Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst a mendoni se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen më të angazhuara?

Robert Hand: Nuk mendoj se duhet të luajnë rol ndërmjetësues. Shqiptarët duhet të largohen nga praktika e të kërkuarit ndihmë nga të huajt për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet e brendshme. Po, mendoj se Shtetet e Bashkuara, duke këmbëngulur për reformën dhe vetingun e gjyqtarëve, që çoi në mosfunksionimin e gjykatave, kanë luajtur një rol në këtë drejtim. Por mendoj se reforma dhe vetingu ishin të nevojshëm. Ndërkohë vendi ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme politike për të ecur përpara, deri në krijimin e një sistemi të besueshëm drejtësie, që do të zgjidhte mosmarëveshje të kësaj natyre. Ndërkohë u takon politikanëve të jenë të hapur për dialog dhe të arrijnë një zgjidhje, që vendi të ecë përpara në këtë kohë kritike.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka qënë në pushtet prej 6 vjetësh tashmë. Ka vëzhgues që thonë se Shqipëria ka bërë hapa pas përsa i përket demokracisë. Cili është mendimi juaj?

Robert Hand: Kryeminsitri Rama ka qënë në pushtet që nga 2013. Socialistët fituan të vetëm në zgjedhjet e fundit pa patur nevojë për koalicion. Duke parë Shqipërinë, por edhe vende të tjera, në dy-tri vitet e para të pushtetit arrihet përparim. Në mandatin e dytë, kur vjen tek viti i gjashtë, fillojnë dalin zhvillime, që janë problematike, pra kjo është një prirje që vihet re gjithandej dhe nuk dua të fajësoj për këtë vetëm kryeministrin. Megjithatë disa prirje të kësaj qeverie janë shqetësuese. Është shqetësuese nisma lidhur me median në internet dhe masat që mund të merren kundër portaleve të lajmeve, pasi mund të jenë vendime arbitrare nga një ent administrativ. Jo vetëm OSBE-ja, por shumë organizata të tjera që merren me lirinë e shtypit, brenda ose jashtë Shqipërisë, apo shoqëria civile, kanë shprehur shqetësim për të. Po ashtu është shqetësues problemi i korrupsionit që është i kudo-ndodhur në Shqipëri. Në pikëpamjen time vendi ka përparuar këto 6 vjet. Mendoj se reforma në drejtësi mund ta çojë vendin më përpara. Shqipëria duhet të shpërblehet për këtë, por kjo nuk i bën të padukshme problemet e tjera. Por largimi i opozitës nga parlamenti, siç ndodhi në shkurt, krijoi një problem të ri, duke e zhvendosur vëmendjen tek veprimi i saj, në se ishte kundër-produktiv apo jo dhe u lanë në harresë problemet e vërteta për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj, gjë që është pikërisht misioni i opozitës.

Zëri i Amerikës: A ishte kundër-produktiv vendimi i opozitës?

Robert Hand: Unë e shikoj këtë nga këndvështrimi se punoj për 18 anëtarë të Kongresit. Përgjithësisht, anëtarët e Kongresit këtu nuk besojnë se bojkotimi i parlamentit është një ide e mirë. Dhe ky nuk është thjesht një bojkot i përkohshëm, por lëshimi i mandateve pa asnjë mjet për rikthim. Kështu që, unë mendoj se ishte një veprim shumë kundërproduktiv, po të kesh parasysh edhe kohën kur u bë. Kjo mund të jetë kundërproduktive për opozitën edhe për sa i përket mbështetjes që ajo merr. Përpiqem të kërkoj shpresë kudo që mundem, dhe më dha zemër fakti që brenda partive opozitare pati disa mospajtime për këtë. Tre deputetë të parlamentit qëndruan në Parlament, nuk i braktisën mandatet e tyre dhe të tjerë nga listat e partive, hynë në parlament dhe plotësuan shumicën e vendeve të mbetura bosh. Nëse ata mbeten pjesë e Partisë Demokratike ose e LSI-së dhe kthehen përsëri aty, mbase mund të përpiqen t’i reformojnë këto parti. Një pjesë e problemit me Shqipërinë, mendoj se është fakti që nuk ka demokraci të mjaftueshme brenda partive. Ne nuk mund t’i detyrojmë partitë të jenë më demokratike. Kjo varet prej tyre, por sigurisht që do ta ndihmonte vendin në aspektin e udhëheqjes së përgjegjshme. Disa nga këta njerëz dhe me duket se disa tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, kanë vendosur të fillojnë vetë lëvizje të reja apo parti të reja. Mendoj se Shqipëria, në planin afatgjatë do të përfitonte me siguri nga kjo. Populli i Shqipërisë do të përfitonte nëse gjatë zgjedhjeve në të ardhmen do të kishin më shumë alternativa në kutinë e votimit.

Zëri i Amerikës: Si e shpjegoni prirjen që është vënë re në Shqipëri në këto 30 vitet e fundit. Një vend i dalë nga diktatura vazhdon të priret drejt udhëheqësve të fortë, personaliteteve të forta dhe jo drejt demokracisë brenda partive.

Robert Hand: Unë e ndjek Shqipërinë prej gati 30 vjetësh dhe e kam parë evolucionin e saj gjatë kësaj kohe. Një pjesë e këtij problemi natyrisht mund të jetë kulturor; një pjesë mund të ketë lidhje me dekadat e sundimit brutal të partisë komuniste. Por pas 30 vjetësh ngurroj ndonjëherë ta them këtë, sepse nuk e kam jetuar periudhën komuniste dhe nuk dua të pretendoj se e di se si ka qenë. Unë vetëm mund ta imagjinoj se sa e tmerrshme ishte për jetën e përditshme të njerëzve dhe sa e vështirë është të kapërcehet. Megjithatë, pas 30 vjetësh duhet të kishte patur shumë më tepër reforma sesa ato që shohim. Mendoj se disa nga drejtuesit që ishin intelektualë dhe aktivë në atë kohë, nuk u larguan dhe u rezistuan ndryshimeve të brendshme. Dhe natyrisht, për shkak të konflikteve të viteve 1990, gjithçka u përqendrua te nevoja për stabilitet, në krahasim me ndryshimet që ishin të nevojshme. Ndoshta me ndryshimin e brezave gjërat do të ndryshojnë. Ajo që mund të them është se sa më shumë hapje dhe sa më pak vendimmarrje nga lart poshtë që të ketë, aq më shumë do të përfitonte Shqipëria dhe populli shqiptar. Është diçka për të cilën unë do të vazhdoj të ngul këmbë.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët rolin e Shqipërisë kur të marrë kryesinë e radhës të OSBE-së, vitin e ardhshëm. Cilat pritet të jenë sfidat me të cilat do të ndeshet Shqipëria.

Robert Hand: Komisioni i Helsinkit, ku unë punoj, e ndjek nga shumë afër OSBE-në. Ne bashkëpunojmë me Departamentin e Shtetit dhe ndihmojmë për t’i dhënë formë politikës amerikane ndaj OSBE-së. Mund t’ju them se vitin e kaluar, kur dëgjuam për herë të parë që Shqipëria propozoi të kryesonte OSBE-në në vitin 2020, unë u tregova jashtëzakonisht mbështetës. Është një mundësi e mire për Shqipërinë që të mos jetë një importuese e sigurisë dhe stabilitetit nga jashtë, por të kontribuojë në fakt për sigurinë në të gjithë rajonin e OSBE-së. Dhe unë mendoj se ajo mund ta bënte këtë shumë mirë. Ajo ka një trup diplomatik shumë profesional, ministri i Jashtëm që po e mbështeste këtë ide, ishte kompetent, ai kishte shumë vite përvojë. Por ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE-ja u pajtua me idenë, në ministrinë e jashtme pati ndryshime. Ju e dini: tani ka një pikëpyetje nëse kjo përvojë është ende aty për të arritur ta shtyjë përpara OSBE-në. Siç e përmenda më lart për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por edhe të ndërhyrjeve diku tjetër në Evropë, situatën në Kaukaz, etj., OSBE-ja ka nevojë për udhëheqje të fortë, dhe unë vërtet shpresoj se Shqipëria do të jetë akoma në gjendje ta sigurojë atë udhëheqje, por sot jam pak më shumë i shqetësuar sesa isha vitin e kaluar kur u bë oferta e parë. Gjëja tjetër që do të thosha është se OSBE-ja, ose procesi i Helsinkit, ka qenë historikisht një fanar për shpresat e njerëzve, që të drejtat e tyre njerëzore të respektohen, që demokracia të përparojë. Dhe, që një vend të kryesojë OSBE-në, ai duhet t’i mishërojë disi këto parime të Helsinkit për demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe për sigurinë e vërtetë të përgjithshme. Kjo nuk do të thotë se çdo vend duhet të jetë si Norvegjia, ku gjithçka duket gjithmonë shumë paqësore shumë e qetë dhe shumë demokratike. Por një vend duhet të priret në drejtimin e duhur dhe pikërisht këtu ka disa shqetësime, për shembull në media, në trajtimin e gazetarëve investigativë dhe ndoshta në dëshirën për të gjobitur njerëzit për atë që publikojnë në internet. Kreut të zyrës së OSBE-së do t’i duhet të shkojë në vende si Moska, ose Bakuja, apo vende të Azinë Qendrore, dhe të kërkojë një respektim më të madh të të drejtave të njeriut, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhje të lira e të ndershme, ose norma demokratike. Është e vështirë ta bëjë këtë një vend kur nuk ecën në drejtimin e duhur. Kjo është një nga sfidat me të cilat do të ndeshet Shqipëria në 2020, po nuk ndryshoi kurs duke ecur në një drejtim më pozitiv.

Komisioni Amerikan i Helsinkit

Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ose siç njihet ndryshe Komisioni Amerikan i Helsinkit, është një agjenci e pavarur qeveritare e krijuar nga Kongresi në vitin 1975 për të vëzhguar dhe nxitur respektimin e Aktit Final të Helsinkit dhe të angazhimeve të tjera të OSBE-së. Komisioni përbëhet nga 18 ligjvenës amerikanë, 9 nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe 9 nga Senati. Po ashtu anëtarë të tij janë përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të Pentagonit dhe të Departamentit të Tregëtisë. Pozita e kryetarit dhe bashkë-kryetarit ndahet mes Dhomës së Përfqësuesve dhe Senatit dhe ndryshon çdo dy vjet pas zgjedhjeve në Kongres. Komisioni ndihmohet në punën e tij nga një ekip zyrtarësh. Aktualisht Kryetari i Komisionit të Helsinkit është ligjvenësi i Dhomës së Përfaqësuesve Alcee L. Hastings dhe Bashkë-kryetar është senatori Roger F. Wicker.

Shqipëri: Rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhë

Rama BashaKriza politike dhe institucionale, ku Shqipëria ndodhet që prej gjashtë muajsh, duket si rebus, që sa shkon dhe bëhet më i vështirë për t’u zgjidhur.

Të martën ( 6.08.2019) skadoi afati i regjistrimit në KQZ të partive politike në zbatim të dekretit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për përsëritjen e Lokaleve 2019 më 13 tetor. Fjala është për PD dhe partitë e tjera të opozitës jashtë parlamentit, pasi maxhoranca socialiste dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dekretin e 13 tetorit e quajnë antikushtetues. Skadim i afatit është një argument i freskët i mungesës së kompromisit politik dhe pakësimit të shanseve për një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë në tetor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kaos, asnjë shenjë vullneti nga palët për kompromis

Dështimi  i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parlamentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryemnistër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe  të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj „de jure” por refuzohet „de facto”. Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvilimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria

Thirrjes së presidentit drejtuar  forcave politike për t’u regjistruar në KQZ  iu përgjigjën vetëm dy parti të opozitës jashtë parlamentare: Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane.  Ashtu si pritej, KQZ nuk iu përgjigj kërkesës së tyre përderisa më herët i ka quajtur „ nul” dekretet e presidentit Meta.

PD ka paralajmëruar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësisht se nuk ia doli mbanë ta realizontë këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, as nga PD që të ecin drejt kompromisit. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos.

Si të vetmen zgjidhje që kjo të mos ndodhë dhe të rriten shanset për një vendim pozitiv në tetor lidhur me negociatat e integrimit në BE,  Meta sheh përsëritjen e Lokaleve 2019,  në 13 ose 18 tetor. Për Metën Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit  mbeten  “të paligjshme, votime dhe jo zgjedhje” përderisa zgjedhësit nuk patën alternativa konkurruese kandidatësh prej mospjesëmarrjes së opozitës. Mazhoranca socialiste e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Jo vetëm kaq por Meta, përsëritjen e zgjedhjeve e lidhi të martën,  me demokracinë dhe drejtësinë e pavarur: ” Pa zgjedhje, nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe

ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”, u shpreh ai në një postim në median sociale.

Meta: Maxhoranca socialiste pakicë me pushtet të paligjshëm

Kriza institucionale Kryeministri – Presidencë u rëndua më tej të martën, kur presidenti Meta e quajti mazhorancën socialiste, “një pakicë që nuk njeh rotacion, që nuk e do hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE , pasi ka për të humbur pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.

Mazhoranca socialiste nga ana e saj e akuzon Metën për “veprime anti-kushtetuese që cënojnë sovranitetin e popullit dhe Kuvendit” me dekretet e shfuqizmit të 30 qershorit dhe caktimit të 13 tetorit si datë e zhvillimit të Lokaleve  2019.  Ajo po vijon procedurat për shkarkimin e tij dhe pret Komisionin e Venecias, të cilit i është drejtuar zyrtarisht, të vijë në shtatot në Tiranë për mbledhur fakte dhe  dhënë opinionin e tij, nëse dekreti i Metës përbën ose jo shkelje të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese ҫelësi i munguar për zgjidhjen e krizës

Opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë ndikim mbi vendimin që do të marrë parlamenti për shkarkimin e Metës. Por fjalën e fundit dhe vendimin e jep Gjykata Kushtetuese, e cila prej dy vitesh nuk funksionon. Ende nuk janë miratuar kandidaturat e përzgjedhura për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata duhet  të kalojnë të gjitha fazat e vettingut, proces që e shtyn ngritjen e Gjykatës Kushtezuese për një kohë të pacaktuar në vjeshtë.

Duket se Gjykata Kushtetuese është  ҫelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të institucioneve dhe pushteteve.

Ndërkombëtarët: Topi në fushën e institucioneve vendase

Faktori ndërkombëtar i njeh si legjitime rezultatet e Lokaleve 2019 të 30 qershorit. Më shumë se interesi i zgjedhësve dhe pamundësia e tyre për të patur në zgjedhje alternativa politike nga  bojkoti i opozitës duket se peshon për faktorin ndërkombëtar fakti që ato u zhvilluan qetë dhe pa incidente.

Për përsëritjen e ose jo të Lokaleve 2019, ky faktor nuk po ndërhyn por  u drejton me këmbëngulje palëve thirrjen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Për BE, SHBA,OSBE / ODIHR-i vendimi mbetet për t’u marrë nga autoritetet dhe institucionet vendase. Por për sa kohë institucione kyҫ, si Gjykata Kushtetuese  dhe Gjykata e Lartë nuk funksiononjnë, kriza politike ka gjasa të thellohet dhe të ulë në minimum shanset e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor.

Skandali me ish kryeprokuroren Speciale, ende pa epilog

KaticaSkandali me ish kryeprokuroren Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin e quajtur “reket”, ka mbetur ende pa epilog nga organet e ndjekjes. Për këtë vepër penale të marrjes së 1.5 milion eurove të një afaristi për t’i lehtësuar atij gjykimin në një aferë tjetër korruptive, deri tani ndaj dy personave po zhvillohet procedurë para-hetimore ndërsa të njëjtit ndodhen në paraburgim 30 ditësh.

Kryeministri Zoran Zaev, në një mesazh drejtuar qytetarëve ka theksuar përkushtimin e qeverisë që drejton për të zbardhur të gjitha rastet dhe për të liruar siç ka thënë, “drejtësinë e robëruar nga regjimi i kaluar”.

“Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet. Inkurajojmë Prokurorinë që të vazhdojnë luftën, pa marrë parasysh se deri ku do të arrijë hetimi. Jemi para hapit final për lirimin e sistemit të drejtësisë nga kthetrat e regjimit të kaluar. Tani është koha që të lirohet shteti dhe në këtë betejë duhet të përfshihen të gjithë, para se gjithash opozita”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Opozita ndërkohë kërkon zgjerimin e hetimeve edhe me organizatën e dy të arrestuarve, që mban emrin “Lidhja Ndërkombëtare”, ku siç bëhet e ditur ka edhe zyrtarë të lartë të LSDM-së, së kryeministrit, Zoran Zaev.

“Nëse vërtetë prokurorja Vilma Ruskoska dëshiron zbardhjen e rastit, atëherë duhet të hetojnë tërë punën e organizatës “Lidhja Ndërkombëtare”. Por, ajo këtë nuk e bënë. A thua frikësohet të prek në punën e kësaj organizate, se mos vallë dalin në sipërfaqe zyrtarë të LSDM-së, apo ndoshta edhe vet Zoran Zaev”, ka thënë zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Ndërkohë, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Matthew Palmer, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe se mbetja e pezull e këtij rasti mund të mund të minojë perspektivat për bisedimet e pritura për një kohë të gjatë të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze,” i ka thënë Palmer Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës.

“Ne mbështesim një hetim të plotë, transparent të këtyre akuzave dhe nëse provat ekzistojnë, atëherë ndjekja të vazhdojë. Kjo është me të vërtetë një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut për të demonstruar përkushtim ndaj respektimit të sundimit të ligjit”, ka thënë Palmer duke inkurajuar partitë që të punojnë për zgjidhjen edhe të mosmarrëveshjeve për Ligjin e Prokurorisë publike.

Partitë politike tani një kohë nuk po gjejnë kompromisin për të ardhmen e Prokurorisë Speciale e cila sipas një draft-ligji të Qeverisë duhet të përfshihet në kuadër të një Prokurorie të re për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, që do të drejtohej nga prokurorja Vilma Ruskoska, por që nuk pranohet nga opozita, e cila konteston edhe disa përcaktime të draftit, kryesisht që ndërlidhen me aferën e përgjimeve.

rel

Era e re digjitale; Digitalb ofron dekoderat më të mirë në treg

digitalbPlatforma digitalb ka implementuar me sukses teknologjinë e transmetimeve numerike DVB T2 në të gjitha qarqet sipas afateve të procesit të digitalizimit.

Me dekoderat e DVB T2 të Digitalb mundësohet marrja e sinjalit televiziv me një cilësi të lartë dhe mjaft thjesht. Përveç paketave të Digitalb, qytetaret mund të shikojnë pa pagesë të gjitha kanalet kombëtare dhe lokale që transmetojnë sinjal.

“Mjafton të kesh këtë dekoder në të gjitha qarqet ku ka përfunduar procesi i digitalizimit mund të kapësh kanalet e Digitalb por jo vetëm, edhe kanale e lira, siç janë ato kombëtare dhe lokale, mjafton të kesh këtë aparaturën dhe këto kanale i shikon falas”, shprehet Amant Spirollari, përfaqësues i Digitalb.

Dekoderin tokësor DVB T2 të digitalb e merr falas me një abonim familjar, ndërkohë që ofrohet asistence teknike e vazhdueshme.

“Digitalb e ofron këtë aparaturën, mjafton të bësh një abonim në një paketë familjare dhe aparatin e merr falas. Nëse nuk kryeni pagesën, me këtë aparat përfitoni të gjitha kanalet e lira, mjafton të kesh këtë dekoder, një antenë dhe televizorin normalisht”, sqaron Amant Spirollari, përfaqesues i Digitalb.

Digjitalizimit i transmetimeve televizive është një detyrim ligjor për të gjitha vendet europiane përfshire dhe Shqipërinë. 1 shtatori është afati i fundit për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën duke mundësuar marrjen e këtij sinjali për 70% të popullisë.

Top Channel

Me 22 gusht shpërbëhet Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i KSKryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që me 22 gusht të vendoset për shpërbërjen e Parlamentit. Kjo nënkupton se Kosova do të shkojë së shpejti në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e partive politike konfirmuan se kryesia e Kuvendit ka rënë dakord që me datën 22 të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Vendimin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e LDK (Avdullah Hoti), AAK (Ahmet Isufi), PDK (Memli Krasniqi), Nismës dhe partive të tjera. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se vendimi është marrë në mënyrë konsesuale.

Vendimi konsensual

“Anëtarët e kryesisë kanë vendosur që të caktojnë datën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, që i mundëson Presidentit të vendit shpalljen e datës për zgjedhje të jashtëzakonshme”, theksoi Veseli. Lideri i PDK tha se zgjedhjet nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por drejtim i duhur, ku qytetarët duhet të thonë mendimin e tyre se kush duhet të qevesië vendin në katër vitet e ardhshme.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të mbahen më heret se 30 dhe jo më larg se 45 ditë nga dita e shpalljes së vendimit.

Analistët në Prishtinë mendojnë se zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të mbahen pra në fund të shtatorit, apo në javën e parë të tetorit. Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas dorëheqjes së kryeministrit të tanishëm në detyrë, Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte. Haradinaj është mbrojtur në Hagë në heshtje dhe ka vendosur të rikandidojë për votëbesimin e qytetarëve.

dw

Amerikanët shtrojnë pyetje pas sulmeve masive

El PasoAmerikanët po përballen me pasojat e tre vrasjeve masive brenda një jave, që kanë shkaktuar vdekjen e nëntë vetëve në Dejton të Ohajos dhe 20 në El Paso të Teksasit të shtunën dhe tre vetëve në Gilroy të Kalifornisë më 28 korrik. Me këto ngjarje, numri i sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit, ka arritur në mbi 250. Njerëzit po shtrojnë pyetjen se çfarë i motivoi vrasësit dhe se çfarë mund të bëhet për të ndalur dhunën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkruante në Twitter se vrasjet në Walmart të Teksasit të shtunën ishin një tragjedi dhe një akt prej burracakësh. Demokratët Nancy Pelosi dhe ish-nënpresidenti Joe Biden thanë se duhen marrë masa për të ndalur dhunën.

Ndëra El Paso mbante zi dhe kërkonte përgjigje, një tjetër vrasje masive tronditi Ohajon.

Anthony Reynolds ishte dëshmitar

“Njerëz që lëshonin britma dhe të firkësuar”.

Zyrtarët thonë se policët mbërritën brenda një minute, duke e vrarë autorin e sulmit dhe duke shpëtuar jetën e shumë vetëve. Motra e tij ishte një nga viktimat. Nan Whaley është kryebashkiake e Dejtonit

”Puna dhe trimëria e punënjësve të ndërhyrjes së shpejtë më motivon çdo ditë të bëj punën time”.

Amerika ende nuk e kishte marrë veten nga ngjarja e së dielës së kaluar, kur një person i armatosur vrau tre vetë dhe plagosi mbi 10 vetë në Gilroy të Kalifornisë para se të vriste veten.

Motivet për vrasjet në Kaliforni dhe Ohajo nuk janë të qarta por në Teksas, ndërsa banorët mbanin zi nga të dyja anët e kufirit SHBA-Meksikë, autoritetet thonë se vrasësi mund të kishte vënë në shënjestër hispanikët.

Greg Allen drejton policinë e qytetit të El Pasos.

“Ka një lidhje me një krim urrejtjeje. FBI-ja do ta hetojë së bashku me autoritetet e tjera federale”.

Sëmundjet mendore, armët dhe ekstremizmi mund të luajnë rol në vrasjet masive që tani ndodhin më shpesh se një herë në ditë në Amerikë. Kjo temë po trajtohet edhe në fushatat presidenciale.

Beto O’Rourke është kandidat demokrat për president

“Po, ligjet për armëmbajtje dhe mungesa e kontrollit të biografisë para blerjes, luajë rol. Po, duhet të ndalojmë shitjen e armëve në komunitete. Por duhet gjithashtu ta luftojmë shprehjen e urrejtjes që nuk e kam parë kurrë më parë.”

Ndërsa njerëzit në El Paso qëndrojnë në radhë për të dhuruar gjak, qyteti bëhet gati për 20 funerale, dhe Dejtoni për nëntë. Ndërsa shumë pyetje mbeten, përgjigjet janë të pakta.

30 tё vdekur gjatё tё shtёnave nё Teksas dhe Ohio

protesta armetSёrish tё shtёna nё SHBA nё vende, ku qendrojnё shumё njerёz. 20 vetё gjetёn vdekjen gjatё njё sulmi nё njё qendёr tregtare nё El Paso nё Teksas. Mё vonё njё i armatosur vrau nёntё vetё nё afёrsi tё njё bari nё Dayton.

Gjatё tё shtёnave nё kompleksin tregtar nё El Paso tё Teksasit, sipas tё dhёnave tё autoriteteve, kanё gjetur vdekjen tё paktёn 20 vetё. Njё i dyshuar ёshtё arrestuar. Sipas tё dhёnave zyrtare bёhet fjalё pёr njё tё bardhё 21 vjeҁar. Shumica e viktimave, sipas policisё, janё prekur prej plumbave nё njё supermerkato Walmart. Nё kohёn e atentatit nё kёtё dyqan, sikurse vlerёsohet, mund tё kenё qenё rreth 1000 deri nё 3000 vetё. Kryetari i bashkisё sё El Pasos Dee Margo tha, se i dyshuari vjen nga kjo zonё. Sipas mediave nё SHBA ai vinte nga qyteti Allen  nё veri tё Dallasit, rreth 930 km nё vijё ajrore larg El Pasos.

Shefi i policisё sё El Pasos, Greg Allen vё nё dukje, se ka njё manifest, prej nga kuptohet qё motivi i krimit mund tё ketё qenё urrejtja. Nё tekst -sipas policisё – ndёr tё tjera shkruhet pёr njё „invazion hispanik”. Megjithatё ende nuk ёshtё konfirmuar nёse ky mesazh luftarak ёshtё shkruar prej vet atentatorit. Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador nё njё video-mesazh komunikon, se ndёr tё vdekurit janё tre meksikanё. Sipas tё dhёnave tё Ministrisё sё Jashtme janё plagosur edhe gjashtё meksikanё tё tjerё, ndёr ta edhe njё vajzё dhjetё vjeҁ.

Nёntё tё vdekur gjatё tё shtёnave nё Dayton

Disa orё pas aktit tё dhunёs nё El Paso njё person i armatosur vrau nё Dayton nё shtetin federal tё SHBA-sё Ohio nёntё vetё dhe plagosi 16 tё tjerё. Kёtё e komunikoi policia gjatё natёs. Vet atentatori gjithashtu ka vdekur, thuhet mё tej. Policia Federale, FBI, po heton nё vendin e ngjarjes. Sipas mediave, tё shtёnat kanё qenё nё afёrsi tё njё bari nё Oregon nё distriktin nё qendёr tё Daytonit. Ndёrkohё nuk mund tё jepen tё dhёna pёr gjendjen e tё plagosurve, tha njё zёdhёnёse e spitalit. Policia u bёri thirrje dёshmitarёve okularё qё tё paraqiten pёr tё ndihmuar hetimet. Lidhur me motivet dhe identitetin e dorasit ende nuk janё publikuar tё dhёna.

Tё plagsur pas tё shtёnave nga njё makinё nё Çikago

Shtatё vetё u plagosёn nё Çikago nё shtetin e Ilinoisit nga tё shtёnat. Nё afёrsi tё njё parku nga njё makinё ёshtё qёlluar nё drejtim tё njё grupi njerёzish, njoftoi policia. Njё 21 vjeҁar ka marrё plagё me rrezik pёr jetёn. Sfondi i sulmit nuk ёshtё i qartё. Arrestime nuk ka pasur, bёhet e ditur mё tej.

Tё martёn (28.07) dy vetё nё shtetin federal tё Misisipit u vranё nga tё shtёnat nё njё superkmerkato Walmart. Nё fundjavёn e kaluar njё 19 vjeҁar hapi zjarr gjatё njё festivali nё qytetin e vogёl Gilroy nё veri tё Kalifornisё duke lёnё tё vrarё tre vetё. Atentatori u qёllua nga policia.

vfb/dpa/dw

Teknologjia blockchain zëvendëson recetat e shkruara me dorë

barnaShënimet dhe udhëzimet e mjekëve janë zakonisht të vështira për t’u lexuar. Recetat elektronike e kanë zgjidhur këtë problem, por kjo teknologji nuk është ende e disponueshme në vendet në zhvillim. Një zgjidhje e mundshme është “blockchain”, e njëjta teknologji që përdoret për transaksionet e monedhave elektronike.

Everardo Barojas dëshiron që receta e mjekut të mbetet diçka e së shkuarës dhe që të përdoret tashmë teknologjia moderne e njohur si “blockchain”.

“Nëse do të duhej të ndërtohej një sistem për të shkëmbyer në mënyrë të sigurtë të dhënat sensitive, atëherë do të veprohej nëpërmjet ‘blockchain’… Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim ku mund të ketë më pak rregulla që ta pengojnë një kompani farmaceutike për ta krijuar këtë proces”, thotë Everardo Barojas, drejtor i firmës “Prescrypto”.

Zoti Barojas krijoi aplikacionin “Prescrypto” për të krijuar, autorizuar dhe gjurmuar recetat në Amerikën Latine, ku ai thotë se ende jepen në letër.

“Letra falsifikohet shumë lehtë dhe është e pamundur të gjurmohet… Ka shumë biznese dhe qasje në shërbimet mjekësore që pengohen nga një copë letër, apo jo? Telemjekësia p.sh. nuk mund të realizohet me receta në letër”, thotë zoti Barojas.

Zoti Barojas diskutoi aplikacionin “Prescrypto” gjatë një aktiviteti të zhvilluar rishtazi në Nju Jork për teknologjinë “blockchain”, e cila krijon një lloj rrjeti të shpërndarë që është më i vështirë për t’u manipuluar.

Informacioni për pacientët kriptohet automatikisht.

Rreth 1 mijë doktorë në Amerikën Latine po e përdorin tashmë programin “Prescrypto” dhe zoti Barojas beson do të shtohet nevoja për të.

“Mendoni për një pacient të moshuar që nuk mund të largohet nga shtrati. E vetmja alternativë që i mbetet është që doktori t’i vijë në shtëpi, t’i japë një copë letër dhe pastaj një infermiere të shkojë në farmaci për të paraqitur recetën”, thotë zoti Barojas.

Ky aplikacion do ta përshtasë kështu këtë proces sipas mjekësisë së ditëve moderne.