SHBA, akuza të reja kundër firmës kineze Huawei

HuaweiQeveria amerikane ngriti të enjten një aktpadi të re, kundër kompanisë kineze të teknologjisë Huawei dhe drejtueses kryesore të saj Meng Wanzhou.

Aktakuza u ngrit në gjykatën federale të Bruklinit në Nju Jork.

“Huawei” akuzohet për komplot me qëllim shkeljen e aktit që ndalon krimet nëpërmjet zhvatjes dhe detyrimit si dhe aktivitetet korruptive, me synimin për të vjedhur sekretet tregtare të gjashtë kompanive amerikane të teknologjisë.

Në aktpadi ka akuza të reja në lidhje me kompaninë që përfshijnë vende ndaj të cilave rëndojnë sanksione, siç janë Irani dhe Koreja e Veriut.

“Huawei” akuzohet për vjedhje të sekretit tregtar lidhur me kodet që ruajnë të dhëna në internet, teknologjinë e antenave celulare si dhe në fushën e robotikës. Deri tani nuk ka patur asnjë koment nga kompania “Huawei” apo zonja Meng mbi këtë çështje.

voa

Konferenca e Sigurisë në Mynih: Gati marrëveshja e vullnetit të mirë për hekurudhat

Thaci GrenellNë kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore ishte dialogu, por ka edhe një marrëveshje.

Pas takimeve me krerët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq si dhe kosultimeve të mëparshme të ekipeve të këtyre dy vendeve, në Mynih u kumtua se të premten (14.02) do të nënshkruhet marrëveshja për hekurudhat. Kjo marrëveshje është në fakt një letër e qëllimeve të mira për hapjen e hekurudhës Beograd – Fushë Kosovë. Presidenti i Kosovës, Thaçi i tha Deutsche Welles se takimi i mbajtur mbrëmë me ambasadorin Grennell ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Thaçi dhe Grenelle, si dhe më parë Vuçiq dhe Grenell, në takime të ndara, kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet. Por Thaçi tha se me ambasadorin Grennell është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila do t’i „sillte Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohjen reciproke.”

Diskutimet për dialogun

Presidenti Thaçi tha se në takim është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke. Thaçi është i bindur se ky dialog do të sjellë paqe dhe përparim dhe rajon. Më parë Grenell bisedoi edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në veçanti nënvizoi vendosmërinë e Grenellit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Vuçiq tha se heqja e taksës është kushti për vazhdimin e dialogut me palën kosovare. Presidenti serb u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve, por bisedimet, sipas tij, nuk do të jenë fare të lehta. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë nuk përjashtojnë mundësinë që këtë vit të arrihet ndonjë marrëveshje finale mes palëve, por asnjëra palë nuk është tepër optimiste, se kjo do të arrihet.

Heshtja e Grenellit

Ambasadori Grenell nuk është prononcuar para mediave. Por gjatë ditës sot do të mbahet në Konferencën e sigurisë në Mynih edhe një panel për sigurinë në Ballkan. Ndër pjesëmarrësit janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe i ngarkuari i BE për politikë të Jashtme, Josep Borell.

dw

LSDM paralajmëron formim të qeverisë pa BDI-në dhe shtyrje të zgjedhjeve

ZaevSekretari I përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski ka paralajmeruar mundesine për formim të një shumice te re parlamentare. Përmes Facebookut, Nikollovski shkruan se në rast se nuk kalojnë në Kuvend ligjet e rëndësishme, do të formohet qeveri e re dhe do të mbahen zgjedhje të rregullta, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka përmendur Ligjin për Prokurorinë Publike, shkarkimin e ministres së VMRO DPMNE-së, Rashella Mizeahi, Ligjin për zgjedhjet dhe ligjin për mbrojtje. Ai akuzoi se Parlamenti është bllokuar, kurse mediumet e aferta me LSDM-në raportojnë se VMRO dhe BDI sërish janë bë bashkë për të bllokuar ligjet. lajm

Shufra lazer e tipit ‘Star Wars’ rrëzon dronët nga qielli në demonstrim

lazeri-1Në pamjet e publikuara nga minsitria izraelite e mbrojtjes tregohet sistemi i mbrojtjes anti-dron që goden objektivat në lëvzije me një shufër lazeri që më parë ishte parë vetëm në serialin Star Wars.

Prodhuesit e sistemit Drone Dome C-UAS thonë se makineria ka sukses 100 përqind teksa rrëzon dronët që lëvizin në zig-zage për të shmangur goditjen.

Në një nga testimet një grup prej tre dronësh fluturojnë në formacion por rrëzohen të tre nga sistemi lazer. Prodhuesit e tij mburren se mund të identifikojë dronët armiqësorë dhe të japë vendndodhjen e tyre të saktë në një distancë prej 2 miljesh.
Sistmi gjithashtu mund të funksionojë si një zhurmues dronësh duke bllokuar marrjen e komandave të tyre prek komanduesit si dhe të ndalojë transmetimin e pamjeve të kameras.

tch

Pompeo, letër Kurtit: Heqja e tarifave, marrëveshja me Serbinë të jenë përparësi

PompeoSekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i shkroi letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thekson se është koha për vendosjen e marrëdhënieve normale me Serbinë që kanë në qendër njohjen e ndërsjellë, ndërsa kërkon heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike. E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta në rritjen e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letrën e sekretarit Pompeo.

“Tani është koha të kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, që ka në qendër njohjen e ndërsjellë, është thelbësor për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do t’ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, shkruan në letër sekretari Pompeo duke nënvizuar se “heqja e tarifave për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja, do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tryezën e negociatave. Shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë përparësi dhe do të përfitoni nga situata e krijuar pas dy letrave të qëllimit për të vendosur linjën ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”.

Diplomatët amerikanë e kanë shtuar trysninë ndaj qeverisë së re për heqjen e tarifave e cila ndërkaq është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë, ndonëse ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë.

Në nëntor të vitit 2018, qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave, por qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj refuzoi çdo përpjekje të diplomacisë perëndimore për ta bindur për një gjë të tillë.

Opozita nuk pajtohet me planet e kryeministrit Kurti për heqjen e tarifave madje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, paralajmëroi këtë javë se “do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të penguar heqjen e tarifave”

Menjëherë pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit, ambasadori amerikan Richard Grenell, i dërguar i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se “pret që tarifat të hiqen menjëherë”.

Çështja pritet të diskutohet edhe gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih që i zhvillon punimet nga 14 deri më 16 shkurt e në të cilën do të marrë pjesë edhe sekretari Pompeo.

Nga Kosova pritet që atje të jenë edhe presidenti Hashim Thaci e kryeministri i ri Albin Kurti. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha gjatë kësaj jave se pritet që atje të marrë pjesë në një panel diskutimi me kryeministrin Albin Kurti dhe se ka mundësi që të hidhet nënshkrimi në një marrëveshje për vendosjen e linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 janar, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre, me ndërmjetësimin ambasadorit amerikan, Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet për këtë çështje u bënë pak ditë pasi që palët nënshkruan një marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell i cili ngulë këmbë se përmirësimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe hapja e vendeve të punës, do të ndihmojë tërë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

voa

Turqia këmbëngul për dëbimin e gylenistëve nga Shqipëria

Cavusoglu CakajTurqia përsëriti sot kërkesën e saj drejtuar autoriteteve shqiptare për të dëbuar nga vendi i tyre dhe kthimin e anëtarëve të së ashtuquajturës Lëvizjes Gyleniste, e konsideruar nga Ankaraja një organizatë terroriste

Në përfundim të takimit në Tiranë, me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shefi i diplomacisë turke theksoi disa herë se organizata terroriste Feto nuk është kërcënim vetëm për Turqinë po kudo që ndodhen anëtarët e saj. Ai deklaroi se këtë ja ka shpjeguar autoriteteve shqiptare dhe do ta bënte dhe në takimin e tij me kryeministrin Edi Rama, duke nënvizuar se Turqia nuk dëshiron që Shqipëria të jetë një port i sigurisë për anëtarët e FETO-s.

Ai tha se nuk kishte shifra të sakta për numrin e tyre në Shqipëri, por se sipas tj duhet të ishin disa qindra për të cilët Turqia pret kthimin e tyre. Ministri Cavusoglu, u shpreh se falenderon Shqipërinë për çfarë ka bërë dhe se e kupton që nuk është e lehtë, por këto janë hapa që duhet të hidhen për të ardhmen, theksoi ai.

Në fillim të këtij viti autoritetet shqiptare dëbuan brenda disa orësh, një shtetas turk, i cili konsiderohej si pjesë e Lëvizjes Gylen. Sapo doli nga burgu ku vuante dënimin, Harun Çelik, u transportua drejt aeroportit, pa ju lënë kohë as të ankimonte vendimin e dëbimit, siç e parashikon legjislacioni shqiptar.

Një tjetër shtetas turk, i arrestuar në të njëjtat kushte si Çelik, ka bërë ndërkohë kërkesë me shkrim për azil në Shqipëri, duke qenë se siç shprehet ai, në Turqi atë e konsiderojnë pjesë të lëvizjes Gulen e për pasojë “atje mund t’I nënshtrohet veprimeve keqtrajtuese”.

voa

Tiranë: Themelohet Aleanca për Media Etike

Aleanca per media etikeNë Tiranë, u themelua sot Aleanca për Media Etike. Nismëtare u bënë 19 media, të cilat synojnë të ngrejnë një mekanizëm vetë-rregullues në komunitetin e medias. Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës e mbështetën nismën, duke theksuar në mbledhjen themeluese se janë pro vetërregullimit në media.

19 media shqiptare themeluan sot Aleancën për Media Etike, një mekanizëm vet-rregullimi në komunitetin shqiptar të gazetarisë. Duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në themelim të kësaj nisme, përfaqësuesit e këtyre mediave ftuan edhe gjithë mediat e tjera vendase për t’iu bashkuar kësaj aleance për vet-rregullim etik.

Koloreto Cukali, një nga nismëtarët e Aleancës, dhe drejtues i Këshillimit Shqiptar të Medias, përvec disa ideve të mëparshme, nisma e sotme për vet-rregullim të medias mori shtytje të madhe nga përpjekjet e qeverisë për rregullim të medias me të ashtuquajturën paketa antishpifje.

“Qytetari shqiptar do të ketë mundësinë që të ankohet për mediat pjesëtare të Aleancës. Ankesat do të shqyrtohen nga një bord me integritet, i zgjedhur nga këto media dhe do të ndërmjetësohet një zgjidhje” – tha zoti Cukali.

Në këtë mbledhje themeluese të Aleancës, krahas shumë gazetarëve, morën pjesë si këshillues edhe diplomatë nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, UNESCO dhe Hollanda.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha se vet-rregullimi është rruga më e mirë, që e dëshiron edhe BE-ja për të përmirësuar gjendjen e medias shqiptare, për problemet e të cilës ai raporton çdo vit.

“Së pari është presioni politik dhe ekonomik ndaj mediave, së dyti është përqëndrimi i mediave në pak duar pronarësh, transparenca e financimeve, kontratat e gazetarëve, si dhe keqpërdorimi i internetit dhe liria e fjalës. Ne besojmë fort tek vet-rregullimi, dhe këtë e kemi thënë shumë herë këto muajt e fundit. Kjo mbledhje sot dhe angazhimi i vet gazetarëve për etikën është sinjal i fortë për të gjithë në shërbim të gazetarisë profesioniste dhe të pavarur, si dhe të lirisë së fjalës” – tha zoti Soreca.

Ndërsa, Mark Marku, shefi i departamentit të gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Unversitetit të Tiranës, tha në tryezë se Aleanca duhet mbështetur në rregulla të forta, të cilat më pas duhet t’i zbatojnë njerëz me integritet.

“Pavarësisht denigrimeve që marrin nga deklarata të ndryshme, gazetarët shqiptarë janë kategoria më e emancipuar e gazetarisë shqiptare. Ata janë të vetëdijshëm për profesionin e tyre, duan ta ushtrojnë mirë profesionin e tyre, por kanë disa pengesa që nuk i lejojnë” – tha zoti Marku.

Pjesëmarrësit në takim thanë se krahas shqyrtimit të ankesave që mund të vijnë nga qytetarët, Aleanca për Media Etike duhet të ndërmarrë edhe vet veprime në këtë fushë, për të thyer mosbesimin e të tjerëve, në mënyrë që sa më shumë media të bëhen pjesë e kësaj Aleance.

Ajo mori sot mbështetjen edhe të përfaqësues të Këshillit të Europës, i cili mbështet fort vetrregullimin, etikën dhe lirinë e fjalës.

“Ne do të vijojmë dhe rikonfirmojmë angazhimin e përbashkët me BE-në dhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar që etika të zërë sa më shumë vend në punën gazetareske në Shqipëri si në kryeqytet edhe në qytete të tjera” – tha Olsi Dekovi, zëvendës-kreu i Zyrës së KiE-s në Shqipëri.

Përfaqësuesit e mediave nismëtare të Aleancës i kushtuan rëndësi edhe bordit të etikës, dhe kërkuan të zgjidhen persona profesionistë dhe me integritet.

“Ky bord duhet ngritur me njerëz solidë, me integritet dhe të gjithëpranuar, sepse është i rëndësishëm perceptimi që do të ndërtohet se “kush e bën gjyqin”, kush është arbitri” – tha Alfred Lela nga media Politiko.al

Prej më shmë se një viti qeveria Rama polemizoi me shoqatat shqiptare dhe ndërkombëtare të mediave teksa hartoi dhe miratoi paketën ligjore e mbiquajtur për antishpifjen. Qeveria tha se ajo i vë kufi lajmeve të rreme, ndërsa, sipas shoqatave të mediave, ajo krijon një zyrë censure që godet mediat e papëlqyera nga qeveria.

Paketa është ende në zyrat e parlamentit dhe pret një rishikim pas kthimit nga presidenti i Republikës, ndërkohë që pritet po ashtu edhe një koment nga Komisioni i Venecias për të bërë rregullime të fundit.

voa

Zgjidhja e konfliktit të kufirit gjermano-danez – model për Ballkanin?

Prof dr Stefan Troebst100 vjet u mbushën këto ditë nga vendosja e kufirit gjermano-danez, që shihet si model për zgjidhjen e konflikteve të kufijve e pakicave që jetojnë aty. Pse pati sukses ky model dhe a mund të vlejë ai edhe për Ballkanin?

Deutsche Welle: T’i vendosësh kufijtë me referendum – si erdhën zhvillimet deri këtu dhe si u vendos vija e demarkacionit, që sot krijon kufirin mes Danimarkës dhe Gjermanisë?

Prof. Stefan Troebst: Në Konferencën e Parisit, 1919/1920 që pasoi Luftën e Parë Botërore, fuqitë fituese i dhanë një rëndësi të veçantë parimit etnik. Ai merrte në konsideratë referendumet popullore. Kështu parashikohej edhe në Marrëveshjen e Paqes së Versajës me Gjermaninë e mundur në vitin 1919 në disa rajone të përziera enike kufitare po kështu edhe për Belgjikën, Francën, Poloninë dhe Danimarkën, e në ish-principatën e Schleswig, pra plebishite për të ardhmen e përkatësisë shtetërore. Në vitin 1920 shumica e popullsisë me të drejtë vote në Schleswigun e jugut vendosën për perandorinë gjermane, veriu për Mbretërinë e Danimarkës. Kufiri i ri shtetëror u vendos përgjatë zonave të votimit I (Schleswigu verior) dhe II (Schleswigu i mesëm). Përjashtim përbënte këtu pjesa veriore e qarkut Tondern, në gjuhën daneze Tønder që vendosi për Danimarkën.

Çfarë parametrash e kthyen megjithatë në model vendosjen e kufirit gjermano-danez?

Fillimisht asnjë, sepse përgjatë gjithë kohës mes luftërave botërore u zhvillua një luftë e ashtuquajtur kufitare e ashpër mes Gjermanisë dhe Danimarkës, që çoi në tensione të mëdha etnopolitike mes shumicës dhe pakicës në të dyja anët e kufirit të ri. Pushtimi i Danimarkës nga trupat gjermane në vitin 1940 e keqësoi edhe më tej marrëdhënien ndëretnike. Këtu nuk ndryshoi gjë as krijimi i landit Schleswig-Holstein në vitin 1946. Vetëm Deklarata e Kielit në vitin e themelimit të Republikës Federale 1949, në të cilën si danezëve dhe frizonëve në pjesën e Landit Schleswig iu siguruan të drejtat bazë, e përmirësoi situatën e tyre ligjore në mënyrë graduale. Pikë kthese në marrëdhëniet bilaterale e në marrëdhënien mes shumicës e pakicës në të dyja anët e kufirit u bënë Deklaratat e Bonn-Kopenhagenit të vitit 1950 para hyrjes së gjermanëve në NATO, të cilat përmirësuan si statusin ligjor të danezëve dhe frizonëve në pjesën Schleswig të landit më verior gjerman edhe të gjermanëve në pjesën daneze të Schleswigut verior.

Si pasojë Gjermania pati mundësinë që të mbështeste financiarisht pakicën gjermane në Danimarkë, që pasoi nga ana e Danimarkës me mbështetjen e pakicës daneze për shkollimin, kulturën, mediat e shoqërinë për këtë pakicë. Më vonë qeveritë në Kopenhagë dhe Bonn ndërmorën përpjekje në nivel europian që marrëdhëniet e rirregulluara në zonën kufitare gjermano-daneze t’i paraqesnin si model që mund të shërbente edhe për zgjidhjen e konflikteve të tjera kufitare apo të pakicave. Jo rastësisht Gjermania dhe Danimarka themeluan në vitin 1996 Qendrën Europiane të Çështjeve të Minoriteteve (ECMI) në Flensburg, aktiviteti shkencor dhe praktik për parandalimin e konflikteve i së cilës është i orientuar sidomos në Europën Juglindore dhe hapësirën postsovjetike dhe Kaukazin.

Çfarë mësimesh janë nxjerrë nga politika e referendumeve për vendosjen e kufijve?

Mësimi është që në zonat kufitare me pakica në konflikt, tensionet mund të ulen, nëse këtë e mundësojnë konstelacione politike me rang më të lartë. Sepse anëtarësimi i Republikës Federale në NATO varej nga miratimi i Danimarkës, anëtare themeluese e aleancës. Përtej kësaj si shembull është edhe afrimi gjermano-francez që në vazhdën e zhvillimit të tij solli edhe zgjidhjen e problemit të landit Saar në vitin 1955, apo marrëveshjet e kushtëzuara nga viti epokal 1989 të Gjermanisë së bashkuar apo edhe si me Poloninë dhe Çekosllovakinë në vitet 1990 e 1992. Edhe shkëputja e Jugosllavisë nga blloku lindor mund të përmendet e mundësuar me zgjidhjen politike të çështjes së Triestes në marrëdhënien me Beogradin në Romë, nga ana e së drejtës ndërkombëtare pastaj në vitin 1975.

A mund të përdoret ky parim edhe sot? Edhe në debatin për mundësi të “korrigjimit të kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës diskutohet për referendume…

Jo, edhe pse në vështrim të parë mund të kesh disa paralele mes pjesës veriore të banuar me serbë në Kosovë dhe pjesës së banuar me shqiptarë në jugperëndim të Serbisë. Por kaloi gati një shekull nga Lufta Gjermano-Daneze në vitin 1864 deri tek Deklaratat e Bonn-Kopenhagenit, përkundër kësaj regjimi serb i aparteidit në Kosovë bashkë me terrorin e pushtimit dhe pastrimit etnik në Kosovë mori fund vetëm para 21 vjetësh. Në fjordet e Flensburgut nuk ka luftëtarë dhe as viktima civile të atëhershme, ndryshe është në Fushë Kosovë dhe Sumadije. Por arsyeja më kryesore, pse ky i ashtuquajtur model nuk mund të merret as në drejtim të Ballkanit, dhe as në vend tjetër në botë lidhet edhe me atë se standardi i jetesës së rajonit kufitar gjermano-danez me pakicat e veta ka qenë jashtëzakonisht i lartë në nivel global, madje edhe në nivelin europian. Nëse do mund të eksportohej ky nivel të ardhurash dhe shteti social së bashku me të pretenduarin si “karakter model”, atëherë konflikti serbo-kosovar me gjasë mund të zgjidhej në një periudhë prej dy ose tre brezash. Ky është mësimi i vërtetë nga historia e konfliktit të tejkaluar me sukses mes danezëve dhe gjermanëve.

 

Prof. Dr. Stefan Troebst është historian dhe publicist për çështjet e Europës Juglindore. Ai është profesor në Institutin e Sllavistikës të Universitetit të Leipzigut.

 

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke

Mynih: Konferenca e Sigurisë fton në një panel Kurtin, Vuçiq dhe Ramën

Konferenca e sigurise MynihNë Mynih fillon Konferenca e Sigurisë, ku do të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ulen së bashku në një panel. Por në panelin që mbahet pasidtën e së premtes (14.02.) do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i diplomacisë evorpiane Josep Borrell. Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nodnëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

(Mos)Koordinimi

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje të enjten (13.02) presidentit Thaçi që të koordinojnë aktivitetetet në Mynih dhe të dalin me pozicione unike në takimet e shumta që do të kenë në Konferencën e Mynihut e cila zgjat deri ditën e dielë (16.02). Kurti pohon se ai do që me presidentin aktual të „konsultohet e koordinohet për punët e shtetit”. Në letrën dërguar presidentit, Kurti thotë se duhet unifikuar “kapaciteti ynë intelektual e patriotik.”

Por vetëm pak minuta pas ftesës së Kurtit erdhi edhe përgjigja e kabitetit të presidentit Thaçi, ku thuhet se “presidenti është nisur për në Gjermani”.

Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Kurti do të takohen në Mynih, ndër tjera, edhe me ambasadorin amerikan Richard Grenell, i cili është i ngakruar i SHBA për dialogun mes Kosvës dhe Serbisë.

Takimet e presidentit

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në Gjermani do të takohet me dy senatorët amerikanë – Ron Johnson e Chris Murphy, të cilët gjatë vizitës së tyre të fundit në Prishtinë, kërkonin që Kosova dhe Serbia të bëjnë sakrificë për arritjen e marrëveshjes finale. Presidenti do të takohet edhe me Ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak (i cili është përmendur edhe si kandidat i mundëshm për postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd).

Nga burimet e DW mësojmë se takime të ngjeshura me shumë kryeministra dhe ministra të jashtëm do të ketë edhe kryeministri i ri Kurti, por ai deri tani nuk e ka publikuar zyrtarisht agjendën e tij. Kurti do të vijë më vonë në Mynih, pasi të enjten (13.02) ka pasur aktivitete edhe në Prishtinë. Deri tani nuk dihet nëse kryeministri dhe presidenti do të kenë konsultime eventuale në Mynih, para takimeve dhe panelit të së premtes.

Temat kryesore në Konferencën e Sigurisë, të cilën e organizon për vite me radhë ish-diplomati gjerman Wolfgang Ischinger (dikur edhe përfaqësues i BE-së në dialogun e Vjenës mes Kosovës dhe Serbisë), sivjet do të jenë çështjet më delikate të sigurisë në botë. Ndër pjesërmarrësit është edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeir (deri tani nuk ka të dhëna se në konferencë do të vijë edhe kancelarja Angela Merkel), presidenti i Francës Emanuelle Macron, ministri i Jashtëm amerikan Pompeo, ai rus Lavrov, presidenti i Ukrainës Selenskyj, shumë politikanë të njohur gjermanë, evropianë dhe botërorë.