Filmi “1917”, pretendent kryesor për çmimin Oscar

1917Drama e filmit të luftës ”1917” nga kineasti Sam Mendes, ka marrë 10 kandidatura për çmimin Oscar duke e bërë atë një nga pretendentët më të mirë për çmimet e akademisë. Filmi ndjek dy ushtarë të rinj gjatë Luftës së Parë Botërore në një mision për të paralajmëruar 1600 ushtarë britanikë se po çohen në një kurth nga forcat gjermane.

Rreshterët Schofield dhe Blake, luajtur nga George McKay dhe Dean-Charles Chapman, duhet të kalojnë në territorin e armikut në mënyrë që të çojnë lajmin në regjimentin e izoluar para se të jetë vonë.

“Ideja për filmin më lindi kur isha fëmijë shumë i vogël. Gjyshi im luftoi në Luftën e Parë Botërore. Quhej Alfred Hubert Mendes dhe shkoi në luftë në vitin 1917. Ai ishte lajmëtar në vijën e parë të frontit. Atij kishte detyrën të çonte një mesazh nga një post tek tjetri dhe vërtet fillova të krijojë me këtë fragment në mendje”.

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Sam Mendes, thotë që për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse për audiencën, ai filmoi rrugëtimin e ushtarëve në atë që duket si një sekuencë e pandërprerë dhe në kohë reale.

“Terreni nuk mund të jetë më i gjatë se skena dhe skena nuk mund të jetë më e gjatë se terreni. Prandaj, duhet të përgatiteshe për çdo rresht dhe dialog në vendndodhje“, thotë regjisori.

Sipas historianit të kinematografisë Steven Jay Rubin, filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 1998 “Saving Private Ryan” me regji të Steven Spielberg, ishte i pari që krijoi një realizëm gjithëpërfshirës përmes pamjeve nga afër në fushën e betejës. Por, “Saving Private Ryan” ishte një film i Luftës së Dytë Botërore, një temë shumë më afër zemrave të audiencës së gjerë sesa klasikët e Luftës së Parë Botërore, siç është “All Quiet on the Western Front,” fitues i Oskarit të viteve 1930, që përshkruan një luftë historikisht më të largët dhe të filmuar në të kaluarën e largët.

Mendes thotë se ai dëshironte ta mbërthente audiencën përsëri në fushën e betejës së Luftës së Parë Botërore duke përdorur tregime origjinale dhe një realizim të artit bashkëkohor.

“Aparatet e kamerave dhe mekanika duhet të jenë në një sinkron me atë që po bën aktori{, thotë regjisori Mendes.

“Çdo skenë është si një pjesë teatri. Pasi fillon, nuk mund të ndalesh. Nëse ka diçka që nuk shkon mirë, thjesht duhet të vazhdosh”, thotë aktori George McKay.

Ekipi filmoi pa ndërprerje brenda një llogoreje disa kilometra të gjatë të ndërtuar vetëm për realizimin e filmit.

“Është më klaustrofobike në një farë mënyre. Nuk ke rrugëdalje. Nuk ka asnjë pamje të përgjithshme”, thotë Roger Deakins.

Kinematografi fitues i Oskarit, Roger Deakins gjithashtu thotë se ndiçimi i skenave ishte një sfidë. Ndjekja e lëvizjeve të ushtarëve në plan të hapur, nuk të jepte asnjë mundësi për të vendosur drita askund dhe për një pamje uniforme, duhej të filmonin nën qiellin me re. Sapo dielli arrinte të dilte nga retë skena duhej të rifilmohej.

Duke lënë mënjanë aftësitë kinematografike, “1917” është një cope nga koha barbare e Luftës së Parë Botëtore, thotë George MacKay që luan reshterin Schofield.

“Ka vërtet një imazh të dhunshëm kur ngre kokën lart (të shohësh mbi llogore.) Mbaj mend që me të vërtetë më tronditi kur mendoja atë që duhet të kishin ndjerë ata ushtarë”.

voa

Warren e Sanders kundër financimit të fushatave nga miliarderët

elektion 2020Debati të premten në New Hampshire mes demokratëve në garë për të qenë kandidati zyrtar i partisë për zgjedhjet presidenciale, u përqëndrua tek financimi i fushatës presidenciale.

Kandidatët presidencialë Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders thanë se është koha për një ndryshim të sistemit ku milionerët dhe miliarderët janë kontribuesit kryesorë të kandidatit për president.

Të dy kandidatët u shfaqën të etur për të folur mbi kontributet dhënë fushatës së tyre nga nivelet bazë.

Mendoj se mënyra se si ne ndërtojmë një demokraci që përparon nuk janë miliarderët që shkundin xhepat. Mënyra se si ne e ndërtojmë atë është që të kemi një lëvizje që bazohet tek financimi nga rrënjët dhe kjo është mënyra se si unë po e drejtoj këtë fushatë”, tha zonja Warren.

“Ata që po punojnë me fushatën tonë dhe unë, jemi jashtëzakonisht krenar për këtë, pasi në dallim nga disa këtu, nuk kemi pas 40 miliarderë, që kontribuojnë në fushatë, që vijnë nga industria farmaceutike, nga Wall Streeti dhe që përfaqësojnë interesa të fuqishme. Ajo që ne kemi, janë mbi 6 milionë kontribute të 1.5 milionë njerëzve, mesatarisht 18 dollarë ai dhe 50 cent. Kjo gjë nuk ka ndodhur më parë në historinë e politikës amerikane“, tha zoti Sanders.

Komentet e zotit Sanders dhe zonjës Warren mbi rolin e parave në politikë i adresoheshin kandidatëve të tjerë demokratë, Pete Buttigieg dhe Michael Bloomberg. Zoti Buttigieg fitoi garën brenda partisë në Ioawa ndaj zotit Sanders ndërsa zoti Bloomberg nuk mori pjesë në Iowa dhe nuk është ftuar në asnjë prej debateve që janë mbajtur deri më tani.

voa

Kinë, vdekja e mjekut ngjall zemërim ndaj autoriteteve

Dr LiVdekja e një mjeku i cili u qortua se paralajmëroi për virusin e ri të Kinës, shkaktoi një furi lavdërimesh për të dhe zemërim që autoritetet komuniste e vendosin politikën mbi sigurinë publike.

Pas vdekjes, Dr. Li Wenliang u bë mishërimi i zemërimit të fortë ndaj kontrollit të Partisë Komuniste në pushtet mbi informacionin dhe ankesat se zyrtarët gënjejnë ose fshehin shpërthimet e sëmundjeve, derdhjet e materialeve kimike, produktet e rrezikshme të konsumit ose mashtrimet financiare.

Okulisti 34-vjeçar vdiq brenda natës në Spitalin Qendror të Wuhanit, ku ai punoi dhe ka gjasa të ketë marrë virusin gjatë trajtimit të pacientëve në ditët e para të shpërthimit të virusit.

“Një hero që publikoi informacione në lidhje me epideminë e Wuhanit në fazën e hershme. Dr. Li Wenliang është i pavdekshëm”, shkroi shkencëtari kryesor i Qendrës së Kinës për Kontrollin e Sëmundjeve, Zeng Guang, në një blog të rrjetit social kinez Sina Weibo.

Policia në dhjetor kishte qortuar tetë mjekë, ndër edhe dr. Li-në, për paralajmërimin e miqve në mediat sociale në lidhje me kërcënimin që ishte shfaqur. Gjykata e Lartë e Kinës e kritikoi më vonë policinë, por Partia Komuniste gjithashtu ka forcuar ndërkohë kontrollin e saj mbi informacionin rreth shpërthimit të virusit.

Përdoruesit e rrjetit social Weibo kanë lënë qindra mijëra mesazhe nën postimin e fundit të të ndjerit Li.

Një postim i njërit prej bashkëpunëtorëve të zotit Li, një infermiere në dhomën e urgjencës, tha që moti i ftohtë i Wuhanit ishte “po aq i zymtë sa gjendja ime shpirtërore”.

“Për ju, ne jemi engjëj dhe kaq të fortë. Por, sa e fortë mund të bëhet një zemër dhe të shohë pa u tronditur njerëzit pranë që bien një nga një?”, shkruajti zonja Li Mengping në llogarinë e saj të verifikuar.

Të tjerët fajësuan për vdekjet zyrtarët kinezë, dhe jo ndonjë specie shtazore nga ku mund të ishte përhapur virusi, dhe thanë që ata që i krijuan telashe mjekut duhet të përballen me pasojat. Komentet më të spikatura në internet u fshinë shpejt nga censuruesit.

Partia qeverisëse është përballur me akuza të ngjashme për sjellje të egër pas katastrofave të mëparshme. Ato përfshijnë shpërthimin e vitit 2003 të sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), një derdhje kimike të vitit 2005 që ndërpreu furnizimin me ujë të miliona njerëzve në verilindje të Kinës, për shitjen e qumështit të ndotur që sëmuri mijëra fëmijë, si dhe për dështimin e kompanive private financiare pas krizës globale ekonomike.

Në secilin rast, zyrtarët u akuzuan se po përpiqeshin të fshihnin ose vononin lëshimin e informacionit që publikut i nevojitej për t’u mbrojtur.

Partia komuniste shpesh përgjigjet duke lejuar që publiku të çlirohet përkohësisht, pastaj përdor kontrollin e saj për mediat dhe internetin për të shtypur kritikat. Personat që vazhdojnë të kritikojnë, mund të burgosen me akuza të paqarta për përhapjen e thashethemeve ose krijimin e telasheve.

Në rrugët e Pekinit, banorët shprehen me trishtim dhe thonë se Kina duhet të mësojë nga dr. Li.

“Ai ishte një njeri aq i mirë, por nuk ia doli dot”, tha Ning Yanqing. “Ata që mbeten, nuk guxojnë të flasin. Mjerisht, nuk di çfarë të them”.

Disa komente në internet të premten kanë lënë të kuptohet se pakënaqësia është realisht më e gjerë, ndaj partisë dhe presidentit kinez Xi Jinping që ka forcuar kontrollin mbi shoqërinë që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.

Drejtuesi më i fuqishëm kinez, të paktën që nga vitet ’80-të, Xi i dha vetes mundësinë e presidentit të përjetshëm, duke ndryshuar kushtetutën kineze në vitin 2018 për të hequr një limit dy-vjeçar.

Duke iu referuar njërës prej nismave të tij propagandistike, një mesazh që qarkullonte në mediat sociale thoshte: “Ëndrra ime kineze është e thyer”.

Në Wuhan, udhëheqësit lokalë u akuzuan se u thanë mjekëve në dhjetor të mos e shpallnin përhapjen e virusit, në mënyrë që të mos lihej në hije takimi vjetor i një organi legjislativ vendor.

Ndërsa përhapej virusi, mjekët u urdhëruan të fshinin postimet në mediat sociale që bënin thirrje për dhurime të furnizimeve mjekësore. Kjo shkaktoi ankesa se autoritetet shqetësoheshin më shumë për imazhin sesa sigurinë publike.

Dr. Li u ndalua nga policia pasi paralajmëroi për virusin në një grup të mediave sociale për ish-shokët e tij të klasës.

Episodi i fundit është jashtëzakonisht i vështirë për partinë në pushtet pasi zoti Li ishte mjek, pjesë e një grupi që vlerësohen si heronj të mbingarkuar dhe të paguar pak, të cilët janë vija mbrojtëse e Kinës kundër një sëmundjeje të re të frikshme.

“Ai tregoi një qëndrim të përgjegjshëm ndaj shoqërisë”, tha Cai Lin, një banor i Pekinit. “Ai tregoi sinqeritet dhe besnikëri. Kështu që unë mendoj se e gjithë shoqëria duhet të reflektojë për këtë.”

Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka lavdëruar përgjigjen e Kinës ndaj shpërthimit, u shpreh në një mesazh në Twitter se: “Ne jemi të pikëlluar thellë nga vdekja e Dr. Li Wenliang. Të gjithë duhet të kujtojmë punën që ai bëri kundër virusit”.

Aparati i propagandës zyrtare u përpoq të premten të qetësojë opinionin.

“Disa nga përvojat e Li Wenliang-ut gjatë jetës së tij pasqyrojnë mangësitë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë”, tha televizioni shtetëror në faqen e tij të internetit.

Ambasadori kinez në Uashington, Cui Tiankai, tha në Twitter, një platformë që censura e internetit e partisë e bllokon për publikun: “Me të vërtetë i trishtuar nga vdekja e Dr. Li Wenliang. Ai ishte një mjek shumë i përkushtuar. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj tij për atë që ai ka bërë në përpjekjet tona të përbashkëta duke luftuar kundër virusit 2019nCoV. ”

Qeveria njoftoi se një ekip nga Pekini do të dërgohej në Wuhan për të hetuar “çështjet e raportuara nga masa, që përfshijnë Dr. Li Wenliang”.

voa

OBSH: Ka ende shumë pikëpyetje mbi koronavirusin

OBSHNumri i rasteve të personave të konfirmuar si bartës të koronavirusit në Kinë u rrit me gati 4 mijë ndërsa ai i vdekjeve me rreth 75, brenda një dite. Deri tani shifrat e përgjithshme flasim për mbi 31.200 njerëz të infektuar dhe 636 që kanë humbur jetën. Ndërsa virusi vazhdon të përhapet, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se është ende shumë herët të thuhet nëse shpërthimi i virusit ka arritur pikën kulmore edhe pse të mërkurën numri i përgjithshëm i rasteve të reja ra për herë të parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se shifrat kanë pësuar një rënie të lehtë.

“Kur e shihni këtë grafik duket sikur numri nga dita në ditë po rritet, por shifra aktuale e raportuar sot, në krahasim me numrin e raportuar dje ka pësuar rënie. Nuk do të thotë asgjë, por të paktën nuk po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Mike Ryan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Media zyrtare njoftoi se në Wuhan të Kinës një foshnje u diagnostikua me koronavirus 36 orë pas lindjes, i infektuari në moshën me të re deri më tani.

Nëna e foshnjes rezultoi pozitive pas testit për virusin përpara lindjes. Mjeku Zeng Lingkong i spitalit të Fëmijëve në Wuhan tha se është e pamundur të konfirmohet nëse virusi u transmetua në barkun e nënës apo pas lindjes.

“E ndamë menjëherë foshnjën nga nëna pas lindjes dhe po e ushqyejmë në mënyrë artificiale”, thotë Zeng Lingkong, i spitalit të Fëmijëve në Wuhan.

Po të enjten një shtetas britanik u konfirmua se ishte prekur nga koronavirusi pas kthimit të tij nga një vend aziatik. Raste si ky tregojnë se rreziku i prekjes nga virusi është i lartë për një zonë më të gjerë.

“Më parë rreziku që dikush të infektohej jashtë Kinës ishte shumë i ulët dhe vetëm në rrethana mjaft të kufizuara këshillonim kryejen e testeve. Por tani këshillojmë testimin për një zonë më të gjerë gjeografike”, thotë një zyrtar i lartë i shërbimit mjeksor në Londër Chris Whitty.

Zyrtarët kanë ende nevojë për më shumë informacion që do t’i ndihmonte ata t’i jepnin fund përhapjes së mëtejshme të virusit thotë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Ne nuk e dimë burimin e shpërthimit, nuk e dimë se cili është rezervuari natyror i tij dhe nuk e kuptojmë siç duhet aftësinë e tij për t’u transmetuar apo shkallën e rrezikshmërisë së tij. Që ta ndalim, kemi nevojë t’u japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve”, thotë Tedros A. Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Kjo është arsyeja thotë ai pse OBSH-ja po organizon një forum botëror disa ditor që do t’i shërbejë identifikimit dhe koordinimit të përpjekjeve në fushën e kërkimit, gjetjes sa më shpejt të jetë e mundur të terapisë apo vaksinës që lufton virusin.

voa

Ndikimi i koronavirusit në ekonomi

maskaOrganizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se është tepër herët për të thënë nëse shpërthimi i koronavirusit ka arritur pikën kulmore, por shtoi se e mërkura ishte dita e parë që numri i përgjithshëm i infektimeve të reja në Kinë shënoi rënie. Organizata ka bërë thirrje për fonde prej 675 milion dollarësh për të luftuar koronavirusin e ri, kryesisht përmes investimeve në vendet që konsiderohen në rrezik. Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rreth 500, me më shumë se 24.300 raste të konfirmuara në Kinë. Jashtë Kinës ka 191 raste të konfirmuara në 24 vende.

Në Hong Kong dhe në Kinë, rrugët janë të zbrazëta ndërsa bizneset janë mbyllur me një karantinë të rreptë për të frenuar përhapjen e virusit, i cili ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda, thotë David Dollar i Institutit Brookings, një grup studimi në Uashington, DC.

“Në Kinë ka zona që prodhojnë rreth dy të tretat e PBB-së të cilat kanë zgjatur pushimet e tyre edhe për dy javë të tjera. Punëtorët nuk po kthehen në fabrika. Pra, tremujori i parë dhe me siguri edhe tremujori i dytë i vitit 2020 do të kenë rezultate shumë të dobëta ekonomike.”

Francis Lun, Drejtor Ekzekutiv i firmës Geo Securities në Hong Kong, paralajmëron se ndikimi mund ta tejkalojë Azinë.

“Rritja ekonomike globale mund të zvogëlohet me 0.5 përqind,” thotë zoti Lun.

Li Zimin, fermer luleshtrydhesh në Jiujiang, në kufi me provincën Hubei ku ka origjinën virusi, thotë se kjo periudhë e vitit duhet të ishte “sezoni i pikut”. Por për shkak të virusit, të ardhurat e tij të përditshme janë zvogëluar mjaft.

38-vjeçari ka rreth 23 serra të përhapura në 1.5 hektarë tokë në një zonë ku shikon mjaft vreshtarë dhe mbledhës të luleshtrydheve.

“Padyshim jam shumë i mërzitur. Por kjo epidemi nuk është krijuar nga njeriu, prandaj nuk kemi se çfarë t’i bëjmë. Thjesht shpresoj se epidemia do të përfundojë shpejt dhe shitja e luleshtrydheve do t’i kthehet normalitetit”.

Përhapja e virusit ka prekur edhe lojërat e fatit në Makaon e qeverisur nga Kina, ku kazinove u është kërkuar të mbyllen për dy javë. Kazinot e Makaos zakonisht janë të mbushura me kinezë të pasur, por këtë javë ato janë të zbrazëta për shkak se njerëzit po përpiqen të shmangin koronavirusin.

voa

Kancelarja Merkel fton Albin Kurtin në Berlin

MerkelKancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re dhe e fton atë në Berlin. Merkel thekson mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.

Kancelarja Merkel e uron së pari përzemërsisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re. Kështu shkruhet në një njoftim për shtyp të qeverisë gjermane të publikuar të shtunën (08.02). Më tej në urimin e saj, Merkel thekson, se “para jush dhe qeverisë tuaj ndodhen detyra të vështira”.

Kancelarja gjermane përmend ngritjen e forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimin e gjendjes ekonomike si “hapa qendrore për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës.” Por ajo thekson veçanërisht “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” si detyrat e rëndësishme të qeverisë së re.

Në urimin për zotin Kurti, kancelarja gjermane thekson edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim të Kosovës drejt Bashkimit Europian. “Qeveria gjermane do të vazhdojë edhe më tej t’iu mbështesë në këtë rrugë.”

“Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush”, e përfundon Merkel urimin e saj për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

la/ag

Astronautja e NASA-s Christina Koch, kthehet me sukses nga hapësira

Christina KochNASA astronaut Christina Koch reacts shortly after  landing of the Russian Soyuz MS-13 space capsule in a remote area southeast of Zhezkazgan in the Karaganda region of Kazakhstan, February 6, 2020. Sergei Ilnitsky/Pool via REUTERS

Astronautja e NASA-s Christina Koch, e cila shpenzoi rreth 11 muaj në orbitë, në atë që është vlerësuar si fluturimi më i gjatë në hapësirë i kryer nga një grua, zbarkoi e sigurtë në Kazakistan të enjten.

Astronautja amerikane shoqërohej nga dy kolegë të saj të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, komandantin e stacionit Luca Parmitano të Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Alexander Skvortsov të agjencisë ruse hapësinore “Roscosmos”.

Zonja Koch e përfundoi misionin 328-ditësh duke u siguruar studiuesve mundësinë për të vëzhguar efektet e fluturimit në hapësinorë për një kohë të gjatë tek një grua. Studimi është i rëndësishëm pasi NASA planifikon të kthehet në Hënë nën programin “Artemis” dhe po përgatitet për eksplorimin e Marsit nga njeriu.

Muajin e kaluar Christina Koch tha për agjencinë “Associated Press” se pjesëmarrja në ecjen e parë në hapësirë të vetëm astronauteve gra përbënte kulmi i misioni i saj.

Zonja Koch tha se ajo dhe kolegia e saj, astronautja e NASA-s Xhesika Meir vlerësojnë se ecja në hapësirë më 18 tetor “mund të shërbejë si frymëzim për eksploruesit e ardhshëm të hapësirës”.

Astronautët Parmitano dhe Skvortsov kaluan 201 ditë në hapësirë.

voa

Qendrat kulturore Shqipëri-MV/ Bushati: Shqiptarët s’mund të trajtohen si minoritet

Ditmir-Bushati

” Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ia kanë dalë të konsolidojnë pozitën e tyre shtet formuese, përmes përfaqësimit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën politike të vendit, forcimit të identitetit dhe përdorimit të simboleve kombëtare, si dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Çdo marrëveshje me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë një vlerë e shtuar në marrëdhëniet dypalëshe, duke i shërbyer interesit të shqiptarëve atje. Politika kombëtare kërkon disiplinë strategjike dhe ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast këtë gjë. ”

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka shpërthyer nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e re të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, për qendrat kulturore dhe informative.

Ai u shpreh se shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjet duhet të bëhen për t’ju sjellë atyre më shumë të drejta, dhe jo qendra kulturore.

Në fjalën e tij Bushati theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga njohja e pavarësisë dhe deri të anëtarësimi në NATO.

Bushati shprehu shqetësimin se kjo marrëveshje I trajtonte shqiptarët në shtetin fqinj si minoritet, ndryshe nga çfarë ata janë.

Sipas tij këto qendra kulturore janë të pavlefshme, pasi shqiptarët atje kanë 3 universitete në gjuhën shqipe, televizione dhe mjaft mundësi të tjera kulturore.

Kjo do të ishte vetëm një hap prapa për ata.

“Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo”, tha ndër të tjera Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit:

“Duhet të kemi një bashkëpunim rajonal.
Shqipëria ka qenë mjaft zemërgjerë me Maqedoninë e Veriut, pasi është nnga të parat që njohu pavarësinë e saj.
Angazhimi i Shqipërisë për Maqedoninë ka qenë i madh, edhe për anëtarësimin në NATO.
Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni.
Pozicioni i shqiptarëve është i dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo.
Dokumenti të shoqërohet me një plan zbatimi të saktë.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por ia kanë dalë të vendosin veten e tyre në shtetformimin e Maqedonisë.
Ata e kanë çarë rrugën me shumë sakrifica, për gjuhën, për identitetin kombëtar.
Shkupi ishte një nga vilajetet kryesore të Shqipërisë nën sundimin e osmanëve.
Smund të bëjmë marrëveshje që nuk i vlejnë shqiptarëve që jetojnë atje.
Nuk është cështje kulturore, është politike. Meriton trajtim politik”.
Gjithashtu Bushati ka përshëndetur edhe formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Ekskluzive/ “Aeroporti të përgjysmojë tarifat”/ Zbulohet raporti për financat e koncesionarit të Rinasit

AeroportiEksperti i pavarur që auditoi koncesionin e aeroportit të Rinasit i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të kërkojë menjëherë përgjysmimin e të gjitha tarifave aeroportuale.

Top Channel publikon ekskluzivisht raportin e BDO për auditimin ekonomik të kontratës koncesionare të aeroportit.

Sipas auditimit, kompania koncesionare Tirana International Airport ka fituar deri më tani 84 milionë euro më shumë nga skenari bazë që është miratuar me kontratën koncesionare në vitin 2004. Kjo i jep automatikisht të drejtë qeverisë që të kërkojë kompesim 100 për qind të këtyre parave.

Në raportin e auditimit, BDO ka analizuar disa skenarë se si mund të merret kompesimi. Por sipas saj mënyra më e mirë është kombinim I dy masave, ulja me 50 për qind e të gjitha tarifave aeroportuale dhe detyrimi i kompanisë koncesionare për të kryer 36 milionë euro investime shtesë deri në vitin 2027 kur përfundon koncesioni. Kjo sipas BDO, do të rikthente ekuilibrin ekonomik të koncesionit, siç parashikohet në marrëveshjen koncesionare.

Por çfarë do të thotë ky sugjerim për qytetarët? Aktualisht çdo pasagjer që niset nga Rinasi paguan 40 euro tarifa aeroportuale. Këto para paguhen në çmimin e biletës, por arkëtohen nga koncesionari i aeroportit. Auditiuesi i pavarur ka sugjeruar që kjo tarifë të ulët menjëherë në 20 euro, çka rrjedhimisht do të reflektohej në uljen e çmimit të biletave për qytetarët dhe do të afronte më shumë kompani “low cost” në Rinas.

Auditimi ekonomik i koncesionit të Rinasit u fillua në verën e vitit 2018, pas një urdhëri të përbashkët nga ministrat respektiv të infrastrukturës dhe financave të asaj kohe, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. BDO e përfundoi auditimin në janarin e vitit të kaluar. Por për një vit kjo çështje është lënë në heshtje dhe qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht të paktën 20 euro për çdo biletë nisje nga Rinasi./Klodian Tomorri/

Top Channel

Zaev: Shteti turk ka qenë dhe mbetet aleati ynë

ZaevKryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në selinë e partisë së tij u takua me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Hasan Mehmet Sekizqok.

Zaev, sipas njoftimit të LSDM-së, uroi ambasadorin për funksionin duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe duke shpresuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore do të avancohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për ne Turqia është ndër vendet më mike. Nuk e harrojmë përkrahjen që Turqia e ka dhënë në momente kyçe për vendin tonë por e vlerësojmë ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë mike”, tha Zaev.

Ai tha se ka bashkëpunim ekonomik me Turqinë dhe se Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Vend dhe ndikon pozitivisht në uljen e papunësisë, rritjen e pagave dhe rritjen ekonomike.

Sipas tij, investimet e reja turke dhe ato të mëhershmet janë të kënaqura me biznesin në Maqedoni dhe kjo do të thotë inkurajim për biznesmenët e rinj nga Turqia të investojnë në Maqedoni.

Në bisedë, Zaev ka folur edhe për procesin euro-integrues të vendit duke falënderuar Turqinë për përkrahjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ambasadori Sekuzqok theksoi se Turqia vazhdon të përkrahë Maqedoninë e Veriut duke theksuar shprehur kënaqësinë që këto dy shtete do të jenë partnerë në NATO.

Ambasadori i Turqisë theksoi se interes i dy vendeve është që të ketë bashkëpunim më të madh ekonomik dhe për këtë shkak inkurajohen biznesmenët turk që ta shfrytëzojnë potencialin që të investojnë sa më shumë në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/