Mjekja që provoi koronavirusin/ Flet nga karantina: U sëmur e gjithë familja

Mjekja NirvanaDitën që mbaron zyrtarisht gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallur nga qeveria, prej Koronavirusit, ne vendosëm t’ju përcjellim historinë e Nirvanës, mjeke familjeje.

Trajtoi shumë pacientë të prekur, erdhi një moment që u infektua edhe vetë.

“Ne nuk punojmë në fushë me lule, por me pacientë të prekur nga sëmundje të ndryshme. Erdhi një moment që u preka edhe vetë. Më pas u infektua vajza ime dhe prindërit. I kam në moshë dhe e harrova fare veten. Tani jemi më mirë. Vazhdojmë karantinën.
Unë pata këto simptoma: laringit, dhimbje trupi, temperaturë, humbje shije. Goca dhimbje koke dhe temperaturë.

Dëgjojmë histori konspiracioni, por unë them se Kovidi është realitet, ndaj duhet të vazhdojmë të bëjmë shumë kujdes.

Kur shikoj nga ballkoni njerëz, që e kanë ulur vigjilencën dhe nuk respektojnë rregullat, nga njëra anë, dhe unë e familja ime, që jemi karantinuar, janë dy realitete paralele.

Paragjykime ka. Një shoqe i tha vajzës: Po m’u sëmurën gjyshërit, ju të gjithë do mbani përgjegjësi.

Unë kam telefonuar gjithë kontaktet e para një jave nga infektimi, dhe të gjithe kanë bërë tampon dhe fatmirësisht dolën negativë.

Kovidi është sëmundje dhe vetmi në të njëjtën kohë”.

Top Channel

Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve, projektvendimi: Ku janë 20% e popullsisë, tabelat e rrugëve në 2 gjuhë…

tabela ne gjuhet e minoriteteveShteti shqiptar po mendon qe te njohe zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit  vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nëpërmjet një projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, parashikohet  ky ndryshim qe pritet t’i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqipërisë.

Në këtë projektvendim, pika dy, parasheh  se personat që i përkasin një pakice kombëtare, kanë të drejtën të paraqesin me shkrim kërkesën pranë njësisë vendore.

Në bazë të kërkesës së paraqitur, kryetari i bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtim në mbledhje, bazuar mbi këtë kërkesë. Nëse vlerësohet e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës, mund të zhvillohet një seancë dëgjimore me kërkuesit apo personin e autorizuar prej tyre.

Vendimi i këshillit bashkiak pasi i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut, i komunikohet personit të autorizuar

Kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për përdorimin e gjuhës së pakicës, në marrëdhënie mes personave që i përkasin pakicave kombëtare, kërkuesit kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

Projektvendimi i qeverise parashikon dhe rastet e përdorimit e gjuhës se pakicës si për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, paraqitjen e kërkesave drejtuar organeve baze te qeverisjes vendore etj.

Për të siguruar përdorimin në gjuhën e pakicës, organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore, parashikojnë në buxhetin vjetor të tyre, për aq sa është e mundur, zë të veçantë për punësimin e personave që njohin gjuhën e pakicës kombëtare, sipas parashikimeve të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe ligjit për financat vendore.

Top Channel

Koronavirusi, Ballkani/ Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, pavarësisht rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që ato të hapen në këtë datë.

KE-ja para dy javësh rekomandoi që kufijtë e brendshëm të bllokut të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.

Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”. Por që prej atëherë gjendja në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Rekomandimi për nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, tha zëdhënësi.

Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen e domosdoshme për një udhëtim të tillë. Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin e ri.

Top Channel

Virusi Corona: Një rreth gjerman mbyllet sërish pas shpërthimit të virusit

protestaRrethi Gütersloh, me rreth 100.000 banorë, do të bllokohet pas një shpërthimi të virusit në një fabrikë të përpunimit të mishit

Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokimi të rin deri në fund të qershorit pas një shpërthimi të Covid-19 në një fabrikë të përpunimit të mishit, njoftoi kryeministri i landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet. Masat e rrepta janë një përpjekje për ta frenuar shpërthimin e ri të virusit, që e pati fillesën në një fabrikë të përpunimit të mishit të sipërmarrësit Tönnies.

“Rregullat e reja janë të krahasueshme me ato që pamë [në të gjithë vendin] në mars,” tha kryeministri i landit Armin Lasche. Ai shtoi se afro 100000 banorë të rrethit Gütersloh mund të testohen falas për virusin Corona.

Ky vendim është bllokimin i parë lokal pasi fillimit të lehtësimit të kufizimeve në maj. Laschet e përshkroi shpërthimin në Gütersloh si “shfaqja më e madhe e infeksionit” brenda Gjermanisë; më shumë se 1.500 punëtorë në fabrikën e përpunimit të mishit Tönnes kanë rezultuar të infektuar me virusin. Në Gütersloh do të anulohen aktivitetet kulturore dhe do të mbyllen sërish palestrat, kinematë dhe baret. 7.000 punëtorët e Tönnies do të shkojnë në karantinë në shtëpi.

Krahasuar me shtete të tjera, mbyllja për shkak të virusit në Gjermani i Gjermanisë ishte e butë. Njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur, por ishin të lirë të dilnin jashtë sa herë të donin. Ishin të ndaluara takimet e më shumë se dy personave nga familje të ndryshme në publik, dhe nuk lejoheshin vizitat në shtëpi private.

Gjithashtu do të vendosen masa të reja në rrethin fqinj të Warendorf-it, por këto nuk duhet të zbatohen në të gjithë zonën. Sidoqoftë, po të mbetet i ulët numri i personave të infektuar jashtë stafit të thertoreve, së shpejti mund të ketë një kthim në normalitet. E mundshme është edhe një zgjatje e masave.

Wieler sheh disa shkaqe

Lidhur me shpërthimet e virusit në thertore, Presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler tha: “Ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka luajtur rol.” Kjo ka të bëjë me thertoren konkrete dhe me kushtet e jetesës së të punësuarve. “Kur jeton në një ambjent të ngushtë, ky është përgjithësisht një faktor që e lehtëson transmetimin e virusit”, tha eksperti. Temperatura gjithashtu mund të luajë një rol në thertore, pasi mishi në thertore duhet të ruhet i freskët. Për më tepër një faktor janë edhe aerosolet, pasi aerosolet mund të përhapen në thertore. Varet gjithashtu se sa afër qëndrojnë punonjësit në thertore kur punojnë.

aud(dpa, rtr)

Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në rend të ditës

Gjykata KushtetueseFunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në krye të listës prej 15 kushtesh, që disa vende të BE kanë kërkuar nga Shqipëria, para fillimit “de facto” të negociatave të anëtarësimit.

Në krye të listës prej 15 kushtesh, që Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja i kërkuan Këshillit Europian që t’i plotësojë Shqipëria, për fillimin “de facto” të negociatave të anëtarësimit është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtë përqasje e përforcoi Parlamenti Europian ditët e fundit, kur publikoi fundjavën e kaluar, votimin pro të një amendimi vetëm për Shqipërinë, në rezolutën e tij për gjithë Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të politikës së zgjerimit të BE në këtë rajon.

Amendimi, i kërkuar nga grupi i Partive Popullore Europiane, ka të bëjë me përfshirjen në këtë rezolutë, të plotësimit të këtyre kushteve para zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të vendeve anëtare të BE. Në krye të tyre mbetet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, (GJK) e cila prej dy vitesh nuk funksionon  ngaqë vettingu nxorri jashtë sistemit shumicën e trupës së gjyqtarëve të saj,  kryesisht për mos justifikim të pasurisë.

Procesi për emërimin e trupës së re të gjyqtarëve kushtetues ka  ngrirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Presidenti Meta e bllokoi atë duke mos thirrur për t’u betuar një kandidate për anëtare të GJK, të miratuar në Parlament dhe të mbështetur nga maxhoranca socialiste.

Si mund të zhbllokohet procesi?

Përgjigja erdhi javën e kaluar nga ekspertët e Komisionit të Venecias, (KV): Kushtetuta e Shqipërisë ka vakuum, zbrazëti lidhur me procedurat e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Rekomandohen ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar këtë procedurë, si edhe garantuar një mandat të plotë, 9 vjeꞔar për secilin prej gjykatësve kushtetues, shkruan ky komision në opinionin e tij, të kërkuar nga kryetari socialist i Parlamentit, Gramoz Ruꞔi.

“Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi para Presidentit është një parakusht për marrjen e detyrës”, thekson KV në opinionin e tij.

Në vijim të një tradite pothuase të konsoliduar, palët politike në Shqipëri e interpretojnë në mënyra të ndryshme rekomandimin e KV: Presidenti Meta e quan fitore të sloganit të tij, ”Kushtetuta e para”; opozita jashtë parlamentare e konsideron “hedhje poshtë të nismës ligjore të maxhorancës socialiste për të zhbllokuar procesin, nismë që ligjëron alternativen e betimi me shkrim, kur Presidenti nuk thërret një kandidat /e të miratuar në Parlament të bëjë betimin para tij; maxhoranca socialiste e kritikon perceptimin me “fitore” dhe e sheh atë si “tregues të mos shqetësimit për demokracinë, ligjin dhe standardet”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS , Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, interpretoi rekomandimin duke thënë se “Venecia u ka dhënë të të drejtë të dyja palëve. Komisioni pranoi vendosjen në Kushtetutë të mekanizmit zhbllokues”. Balla  i bëri thirrje Presidentit Meta dhe opozitës jashtë parlamentit të kryesuar nga PD  të “bashkëpunojnë për të bërë ndryshimet në kushtetutë lidhur me betimin e kandidatëve për anëtarë të GJK”.

A do të bashkëpunojnë palët që GJK të funksionojë?

Marrja e opinionit të Venecias për procedurat e emërimit të gjyqtarëe kushtetues është praktika e përdorur rëndom nga politikanët e Tiranës: adresimi tek një arbitër ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktin mes palëve si pranim i paaftësisë së aktorëve politikë, që të merren vesh mes tyre, të bëjnë kompromise dhe gjejnë zgjidhje.

Por zhbllokimi i procesit të plotësimit të trupës së gjykatësve kushtetues prej 9 vetësh – deri tani janë emëruar vetëm katër, me të cilët GJK nuk mund të funksionojë – shkon përtej interesave të palëve: zvarritja e funksionimit të GJK pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit, një zhvillim historik të dëshëruar nga 97 %  e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, PE foli qartë fundjavën e kaliar, kur përfshiu në rezolutën për BP, amendimin e propozuar nga grupi i Partive Popullore Europiane,- simotra me PD, që vazhdon të jetë jashtë sistemit politik, që nga shkurti 2019, kur braktisi parlamentin,-  që lidhet me listën e sipërpërmendur të 15 kushteve që Shqipëria duhe të plotësojë para zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të vendeve të BE, që është planifikuar të mbahet në pranverën 2021.

Nisur nga interesi madhor i Shqipërisë për hapjen e negociatave, pritshmëritë janë që palët të bashkëpunojnë për të plotësuar zbrazëtinë që konstaton KV në Kushtetutë lidhur me procedurat e emërimit  të gjykatësve kushtetues, duke lënë mënjanë interesat e tyre politike.

Konkretisht, shkarkimin ose jo të Presidentit Meta dhe ligjshmërinë ose jo të Lokaleve 2019 e vendos vetëm  GJK. Pikërisht kjo i pozicionon palët në konflikt interesi në raport me këtë gjykatë. Secila synon të ketë në anën e saj sa më shumë anëtarë të trupës së re të GJK.

Analistët: Zgjidhja tek vendim-marrja finale e GJK

Aleksandër Çipa, analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë thotë për DW se përplasjet për emërimet në GJK e kanë bazën në “interesa të aktorëve të lidershipit politik për llogari të rikapjes së sistemit të ri  drejtësisë”. Në funksion të këtyre interesave palët kanë lëshuar akuza të rënda dhe ndërmarrë veprime kundër njëra tjetrës. Presidenti Meta ka akuzuar qeverinë Rama për “grusht shteti përmes sistemit të ri të drejtësisë, shkelje të kushtetutës, lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar,” dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e Ramës në protestën mbarëkombëtare të 2 marsit të kaluar, si reagim ndaj ndryshimeve ligjore që maxhoranca socialiste miratoi në Parlament për procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, ndryshime që i hoqën Presidentit ekskluzivitetin e betimit në Presidencë, që i hap rrugën fillimit të punës në GJK.

Maxhoranca socialiste nga ana e saj, po e çon përpara procedurën për shkarkimin e Presidentit Meta për anullimin e datës së Lokaleve 2019 edhe pse KV nuk e konsideron shkelje të Kushtetutës që meriton shkarkim. Dialogu mes Presidencës dhe Parlamentit për të përshpejtuar funksionimin e GJK nuk po jep shenja të rifillojë.

Prof. Afrim Krasniqi, Drejtues i Institutit për Studime Politik, thotë për DW se “mungesa e dialogut mes dy institucioneve, Presidencës dhe Parlamentit ka sjellë përdorim të mjeteve populiste për axhenda politike, të cilave u jep fund vetëm funksionimi i GJK, vendim-marrja e saj finale.” Mungesa e dialogut tregon se kriza e besimit mes palëve mbetet e thellë. Parlamenti Europian me vendosjen e 15 kushteve për Shqipërinë në rezoluten mbështetëse ndaj zgjerimit  të BE në BP dhe rekomandimet e KV janë sinjale të qarta: perspektiva europiane e Shqipërisë është shumë më e ꞔmuar dhe jetëgjatë se interesat e politikanëve të përkohshëm drejtues. Funksionimi i GJK rikthehet në rend të ditës dhe nuk mund të vazhdojë të mbetet peng interesash politike.

dw

SHBA përballje të rëndësishme zgjedhore në disa shtete

zgjedhjetNë Shtetet e Bashkuara zhvillohen sot (të martën) zgjedhje paraprake në tre shtete, përfshirë një garë mes demokratëve në shtetin e Kentakit për të përcaktuar kandidatin që do të përballet me udhëheqësin e shumicës së Senatit, republikanin Mitch McConnell në nëntor. Një sfidë e ashpër dhe e rëndësishme për demokratët në kuadër të zgjedhjeve paraprake është përballja në Nju Jork e ligjvënësit prej disa mandatesh Eliot Engel.

Për sa i takon Kentakit, sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes ish-pilotes së marinës Amy McGrath, e cila humbi me një rezultat të ngushtë garën për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2018, dhe Charles Booker, një ligjvënës i këtij shteti prej 35 vitesh. Zonja McGrath ka qenë favorite që në fillim të garës por zoti Booker, e ka ngushtuar hendekun së fundmi. Fituesi i sfitës së sotme do të përballet në nëntor me 78-vjeçarin Mitch McConnell.

Zoti McConnell është një mbështetës i vendosur i propozimeve legjislative të Presidentit Donald Trump si dhe kandidatëve konservatorë për në Gjykatën e Lartë që zoti Trump ka propozuar. Për më tepër, presidenti gëzon popullaritet në Kentaki, një shtet në të cilin ai fitoi me rreth 30 për qind më shumë në vitin 2016.
Një garë tjetër e rëndësishme është ajo e Nju Jorkut, ku 73-vjeçari Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve po përballet me rivalin demokrat Jamaal Bowman, 44 vjeçar, drejtor i një shkolle të mesme i cili nuk ka kandiduar kurrë më parë për një post publik.

Zoti Bowman në dallim nga zoti Engel mbështet më shumë politikat e majta, dhe shpreson të largojë nga detyra ligjvënësin demokrat prej 16 mandatesh. Zoti Engel ka mbështetjen e figurave kryesore të Uashingtonit, përfshirë zotin Schumer, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, e cila humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 përballë zotit Trump.

Por progresistët e Nju Jorkut mbështesin zotin Bowman, sikurse ligjvënësja Alexandria Ocasio-Cortez, e cila përmbysi garën në vitin 2018, duke fituar ndaj një ligjvënësi të njohur demokrat.

voa

Covid 19: 118 raste të reja, 4 të vdekur dhe 74 persona të shëruar

Diagrami 23 qershorMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1363 teste dhe janë regjistruar 118 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 55 – Tetovë 20 – Ohër 9 – Kumanovë 9 – Resnjë 5 – Gostivar 4 – Prilep 4 – Strugë 2 – Strumicë 2 – Veles 2  – Shtip 1   – Manastir 1  – Sveti Nikollë 1  – Kërçovë 1  – Gjevgjeli 1  dhe  Dibër 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 4 viktima :

– Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 4 pacientë nga Shkupi: një pacient 58-vjeçar, nga Shkupi, i hospitalizuar më 9 qershor, një pacient 73-vjeçar, nga Shkupi, i hospitalizuar më 26 qershor, një paciente 73-vjeçare, nga Shkupi, e hospitalizuar më 22 qershor dhe një pacient 72-vjeçar, nga Shkupi, që vdiq më 21 qershor sot u vërtetua pozitiv me covid 19, me këta raste të vdekjeve, numri i personave që kanë ndërruar jetë u rrit në 251.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 74 pacient të shëruar në – Shkup 37 – Tetovë 24 – Prilep 5 – Gostivar 4 – Shtip 3  dhe Veles 1 .

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5311, numri i pacientëve të rikuperuar është 2048, numri i të ndjerëve është 251 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3012.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 20 raste të reja dhe 24 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 322.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 2588, aktiv 1734 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 558, aktiv 322 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë) .
  • Kumanovë – 703aktiv 250 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 276, aktiv 186 (me 43.625 banorë) .
  • Strugë – 181, aktive 101 (me 65.801 banorë) .
  • Ohër- 120, aktiv 100 (51.591 banorë).
  • Resnjë – 70aktiv 69 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 87, aktiv 50 (111.252 banorë) .
  • Veles – 169, aktiv 34 (me  54.384 banorë)
  • Dibër  – 83, aktiv 31 (me 20.863 banorë)
  • Koçani – 61, aktiv 27 (me 37.758 banorë)
  • Prilep – 235, aktiv 17 (me 75.132 banorë)
  • Probishtip – 13, aktiv 10 (me 15.085 banorë)
  • Manastir – 43aktiv 14 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 9, aktiv 6 (me 56.937 banorë)

Të enjten rifillon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Beograd PrishtinëDialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë dhe Bruksel.

Pala kosovare ka shumë të ngjarë të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Ende nuk ka konfirmim kush do të jetë përfaqësuesi i Beogradit zyrtar.

Ky raund do të organizohet përpara se palët të udhëtojnë në Uashington për të marrë pjesë në një proces negociator të ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Vazhdimi i dialogut në Bruksel, pason vizitën e përfaqësuesit të posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Ai pas bisedimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë tha se askush nuk mund t’i ofrojë të ardhme evropiane Kosovës, pos BE-së, andaj sipas tij, blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me takimin e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, të thirrur nga i dërguari i SHBA-së, Richard Grenell, Lajçak tha se ka dëgjuar për atë iniciativë, “por që ata nuk ishin këshilluar për të dhe nuk komentoj iniciativat e të tjerëve”.

Ndërkohë, shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë së zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, të paralajmëruar për 27 qershor.

Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo raund i bisedimeve në Bruksel do të shënojë rifillimin zyrtar të dialogut, i cili është pezulluar në nëntor të vitit 2018 për shkak të vendosjes së taksës prej 100 përqind të mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovinën nga ish qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Taksa u shfuqizua më pas, sikurse edhe masat e reciprocitetit që u vendosën nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurtit.

rel

OBSH: Pandemia e virusit Corona në një fazë të rrezikshme

covidShumë prej kufizimeve për Coronën janë hequr dhe gradualisht njerëzit po rikthehen në jetën normale. Por OBSH-ja paralajmëron që distanca fizike duhet të vazhdojë të respektohet.

Megjithë lehtësimin e masave të karantinës në Evropë pandemia e virusit Corona nuk ka marrë fund, përkundrazi “pandemia është duke u përshpejtuar,” tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Brenda një dite u raportuan më shumë se 150,000 infeksione të reja, më shumë se kurrë, tha etiopiani.

Përsëri shifra të larta nga Azia

Pothuajse gjysma e këtyre infeksioneve të reja u raportuan nga Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por një numër i madh infeksionesh njoftohet edhe nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme. “Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme,” tha Tedros. Ekziston një rrezik i rritur nga infeksioni sepse, kuptohet, shumë njerëz janë të ngopur me të ndejturit në shtëpi.

Virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi

“Edhe qeveritë duan t’i rihapin ndërmarrjet ekonomike dhe shoqërinë. Por virusi po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të prekshëm,” tha Tedros. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të mbajnë distancë, të lajnë duart shpesh dhe të zbatojnë masa e tjera higjienike. Të gjitha infeksionet duhet të gjurmohen dhe ato që preken nga virusi të izolohen.

Rritje e numrit të infeksioneve edhe në Gjermani

Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja me Covid19 u rrit brenda 24 orëve të fundit më tepër se gjatë një muaji. Autoritetet shëndetësore raportuan 770 raste të reja në Institutin Robert Koch (RKI) (të dhënat e datës 19 qershor, në mesnatë). Shifra kjo më e lartë që prej 20 majit 2020 kur u shënuan 797 infeksione të reja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin Sars-CoV-2 në Gjermani është 188.534 vetë.

dw

Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrje e ulët dhe zhgënjim; ODIHR kritika në raportin paraprak të misionit vëzhgues

zgjedhjet serbiBanorët e Beogradit reaguan të hënën ndaj rezultateve të zgjedhjeve pasi presidenti i Serbisë deklaroi një fitore të thellë për partinë e tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura mes shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit dhe një bojkot nga shumica e opozitës. Banorët shprehen se pjesëmarrja ishte e ulët dhe se ndjehen të zhgënjyer nga zgjedhjet.

Ndërkohë, edhe vëzhguesit ndërkombëtarë shprehën shqetësim për dominimin e zgjedhjeve nga partia në pushtet si dhe nga mungesa e diversitetit në media që kufizuan mundësitë e votuesve për të zgjedhur. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it bënë të ditura të hënën gjetjet e raportit të tyre paraprak ku thuhet gjithashtu se zgjedhjet ishin të organizuara në mënyrë efikase megjithë kushtet e vështira të pandemisë. Megjithatë, “…votuesit ishin të keqinformuar dhe të irrituar nga mungesa e qasjes në media të opozitës. Dominimi i partisë në pushtet rrezikon neutralitetin e institucioneve të vendit dhe kërkohet dialog për të tejkaluar ndasitë e thella politike dhe për të mbrojtur pluralizmin“, tha Urszula Gacek, kryetare e misionit të posaçëm të ODIHR-it për vlerësimin e zgjedhjeve.

Aleksandar Vucic u tha mbështetësve se Partia e tij Progresive Serbe fitoi mbi 60% të votave, ose rreth 190 vende në parlamentin serb me 250 vende.

Rezultatet fillestare jozyrtare tregojnë se Serbia do të ketë një asamble unike, me praktikisht asnjë kundër dhe vetëm tre ose katër parti nga 21 që kandidonin. Socialistët aleatë të zotit Vuçiç pritet të marrin 10% në vendin e dytë në votime.

Zgjedhjet nuk ishin me të vërtetë më të mirat. Pjesëmarrja në Beograd ishte e ulët, siç duket, sipas të dhënave që pashë këtë mëngjes. Në mbarë Serbinë ndoshta pjesëmarrja është më e lartë. Çfarë mund të them … Opozita është në një rrëmujë totale. Kështu që, kjo është gjithçka“, thotë Nemanja Kovaçeviç, banor i Beogradit.

Votimet e së dielës ishin zgjedhjet e para në rang kombëtar në Evropë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Të planifikuara fillimisht për në prill, ato u shtynë për shkak të pandemisë. Serbia ende raporton dhjetëra raste të reja çdo ditë, pasi lehtësoi plotësisht rregullat e saj të rrepta të izolimit.

Pjesëmarrja nga 6.6 milion votuesit që kishin të drejtë të votonin për parlamentin 250-anëtarësh të Serbisë dhe të zgjedhurit lokalë ishte më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme.

Megjithëse votuesit serbë nuk po zgjidhnin një president të dielën, zoti Vuçiç ka mbizotëruar fushatën përmes mediave kryesore që ai kontrollon, duke denoncuar dhe tallur kritikët e tij. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e abuzimit me pushtetin e tij zyrtar ceremonial si president duke marrë një rol udhëheqës në fushatë.

Jam i zhgënjyer sepse, për mendimin tim, këto zgjedhje na u imponuan plotësisht. Kishte një presion të vazhdueshëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe fushatës elektorale, e cila nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet parlamentare pasi Vuçiç ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës sikur këto të ishin zgjedhje presidenciale dhe jo ato parlamentare. Me fjalë të tjera, nuk ka SNS (Partia Progresive Serbe) – është vetëm ai“, thotë Goran Tomiç, banor i Beogradit.

Duke përmendur mungesën e kushteve të votimit të lirë dhe të drejtë dhe një rrezik për shëndetin publik, disa parti kryesore të opozitës bojkotuan votimin.

Ndërsa zoti Vuçiç tani thotë se kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Serbinë, kritikët paralajmërojnë se liritë demokratike janë dëmtuar që kur partia e tij erdhi në pushtet në 2012.

Presidenti autokratik u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë në masë për të marrë një mandat të fortë për negociatat e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët me Kosovën.

Një samit Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara do të mbahet në Uashington në 27 qershor, ndërsa zyrtarët e BE-së kanë njoftuar planet për të rifilluar negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.

Serbia nuk ka pranuar të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në këtë mosmarrëveshje.

voa