Covid 19: 94 raste të reja, 8 të vdekur dhe 42 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1612 teste dhe janë regjistruar 164 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 59 – Sveti Nikollë 23 – Dibër 18 – Shtip 17 – Kumanovë 12 – Gostivar 9 – Tetovë 6  – Strugë 6  – Kërçovë 6 – Kavadarci 2 – Probishtip 2 – Manastir 1 – Prilep 1– Resnjë 1 dhe  Demir Hisar 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 5 viktima : 3 nga Shkupi, 1 nga Tetova, dhe 1 nga Resnja.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 74 pacient të shëruar në – Shkup 42 – Shtip 7 – Resnjë 7 – Ohër 6 – Strugë 4 – Kavadarci 3 – Sveti Nikollë 2 – Tetovë 1  – Veles 1 dhe Negotinë 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 8786, numri i pacientëve të rikuperuar është 4676, numri i të ndjerëve është 406 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3704.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 6 raste të reja, 1 viktimë dhe 1 të shëruar.

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

55 raste të reja, 77 të shëruar dhe 3 humbje në 24 orët e fundit

ministria-e-shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me COVID19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik.
Higjiena dhe zbatimi i protokolleve është detyrim ligjor për çdo biznes, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga përhapja e Covid19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Coronavirusi, duhet të izoloheni, dhe të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)
Testime totale 34,606
Raste pozitive 3,906
Raste të shëruara 2,214
Raste Aktive 1,585
Humbje jete 107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 737
Durrës 206
Shkodër 187
Vlorë 105
Lezhë 84
Kukës 54
Korçë 49
Elbasan 42
Fier 39
Berat 37
Dibër 24
Gjirokastër 21

Hoti: Takim shumë i vështirë dhe mendime të kundërta për zgjidhjen përfundimtare

Hoti Borrel VucicPas më shumë se 20 muajsh në Bruksel vazhdoi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Temat kryesore ishin të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.

“Dialogu ka vazhduar mbi parime të qarta, të saktësuara në samitin e Parisit më 10 korrik dhe video-konferencën e Brukselit, dy ditë më vonë”, theksoi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimi të parë kokë më kokë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Takimi shënoi vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muaj ngecjeje, për shkak të taksave të ish-qeverisë Haradinaj, të vëna në tetor të vitit 2018.

Hoti pohon se bisedimi i sotëm, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në këtë dialogu, Miroslav Lajçak, ka qenë shumë i vështirë, sepe palët edhe në këtë takim kanë paraqitur mendime të kundërta për zgjidhjen përfundimtare. Por palët kanë rënë dakord që sot të trajtojnë dy tema të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetarët dhe këto dy vende: Tema e parë ishte ajo e personave të pagjetur si dhe bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Por më pas, presidenti i Serbisë Vuçiq dhe ndërmjetësuesi i dialogut Lajçak konfirmuan se në takim eshtë biseduar edhe për të zhvendosurit. Hoti pohon se është “arritur progres, në çështjen e të pagjeturve, por rezultatet konkrete do të shihen në ditët në vijim”.

Kryeministri i Kosovës pohon se ai ka mbrojtur qëndrimin e arritur me konsensus – që kjo është faza finale e përmbylljes së çështjeve të hapura me Serbinë. Palët kanë rënë dakord për punën që duhet bërë në javët dhe muajt e ardhshëm.

“Ky është një proces që duhet të marrë javë dhe muaj, e jo më shumë se kaq. Unë jam i bindur se mund të arrihet zgjidhje brenda kësaj periudhe, sepse kemi mbështetjen e BE dhe të ndërmjetësit Lajçak”, theksoi Hoti para pak gazetarëve që sot ishin mbledhur para godinës të përfaqësuesit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrel.

Borrel: BE merr timonin 

Vet Borrel para takimit tha se ai është “shumë i lumtur” për vazhdimin e dialogut pas vetëm katër ditësh, kur është mbajtur takimi i parë (përmes vídeos) i nivelit të lartë në dialogun Beograd-Prishtinë.

„Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi”, theksoi Borrel në një vídeo-mesazh. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës, sipas tij, kanë treguar “përkushtimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”. Borrel tha se ai pret një “diskutim konstruktiv” për çështje gjatë bisedimeve, “të cilat do t’i kontribuojnë në normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Unë i inkurajoj të dyja palët që bisedimet e sotme t’i shohin në frymën e kompromisit dhe të pragmatizmit, si dhe të së ardhmes evropiane për njerëzit në Kosovë dhe Serbi”, theksoi Borrel.

Vuçiq: Disa nuk i kanë kuptuar temat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se disa prej pjesëmarrësve “nuk i kanë kuptuar temat”, sepse në këtë takim është biseduar për të pagjeturit, personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike. Ndërsa ata flisnin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte për njohjen e Kosovës.

Vuçiqi është futur në takim nga garazhi i godinës dhe ka ikur po të njëjtën rrugë. Ai nuk u paraqit fare para gazetarëve, por zgjodhi të flasë vetëm para gazetarëve serbë, të ftuar në përfaqësinë e Serbisë në Bruksel. Ai kundërshtoi pohimet e Hotit se marrëveshja mund të arrihet brenda javësh apo muajsh duke shtuar se dialogu nuk është i lehtë, por “ne duhet të mbrojmë interesat e popullit tonë”.

“Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, për të mos qenë e izoluar nga mbarë bota. Nuk e kam të lehtë të dëgjoj trillime se ata janë viktimë e ne kriminelë. Por ne po luftojmë dhe do të përpiqemi të jemi fair në zgjidhjen e problemeve”, theksoi Vuçiq.

“Ne duhet të jetojmë me shqiptarët, ndaj duhet të zgjidhim problemet sa më parë. Por është e qartë se dallimet janë tepër të mëdha.”

Për dallim prej Hotit, Vuçiq saktësoi se dialogu në nivelin teknik do të vazhdojë javën e ardhshme, të mërkurën apo të enjten. Ndërsa takimi në nivelin e lartë, sipas Vuçiqit, do të mbahet më 5 ose 7 shtator, kur “do të hapen disa tema të tjera”.

Lajçak: takim i rëndësishëm

Ndërmjetësi në dialog Miroslav Lajçak e cilësoi si shumë të rëndësishëm vazhdimin e dialogut pas 20 muajsh. Ai tha se në takim është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe instensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ai po ashtu konfirmoi se dialogu do të vazhdojë në nivelin teknik javën që vjen, ndërsa në nivelin e lartë në fillim të shtatorit.

Ishte ky takimi i parë i nivelit të lartë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të filluar në vitin 2011, në të cilin nuk ishte i pranishëm presidentit i Kosovës Hashim Thaçi, që gjatë kësaj kohe merrej në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, që e akuzojnë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

dw

Përfundoi intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë

HTHPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas më shumë se shtatë orësh, doli të enjten nga ndërtesa e Prokurorisë së Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë, ku është intervistuar për katër ditë me radhë.

Ai tha pasi doli se “tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë me paanshmëri dëshminë time”.

Presidenti Thaçi tha se për katër ditë me radhë pati mundësinë “të jap sqarimet e mija për të gjitha çështjet që ndërlidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të jap dhe sqaroj informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon pra mandati i Gjykatës Speciale”.

Duke i cilësuar seancat si produktive, presidenti Thaçi nënvizoi se “tani i mbetet prokurorit dhe gjykatës që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale të paanshme dhe të ndershme, ata lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara. Në çdo rast, më lejoni të theksoj se lufta jonë ka qenë e drejtë sepse ka qenë luftë për liri, pikërisht që ka qenë luftë e drejtë ne kemi pasur mbështetjen e botës demokratike SHBA-së, BE-së dhe të NATO-s, rrugëtim ky që ka zgjatur i suksesshëm, i përbashkët tash e dy dekada dhe do të jetë i përjetshëm. Pikërisht përpjekjet për të rishkruar e ritheksoj historinë, përpjekjet për të njollosur luftën tonë të drejtë janë gjithashtu përpjekje për të njollosur intervenimin humanitar të NATO-s në Kosovë. Por e vërteta e jonë e dhimbshme dhe krenare është e pastër si loti ndërsa historinë tonë nuk do të mund ta ndryshoj askush, ajo është e drejtë e pastër dhe jemi krenarë”, tha ai.

Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Akuzat e Prokurorisë së Posaçme i janë dorëzuar një gjykatësi të procedurës paraprake i cili duhet të vendosë për konfirmimin apo hedhjen poshtë të tyre.

Gjykata e Posaçme për Kosovën e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua më 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës por me personel ndërkombëtar.

Pretendimet për krime lufte kundër pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

voa

Përfundoi takimi Kosovë – Serbi në Bruksel, takimi i radhës, ne shtator

Hoti Borrel VucicKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të sotëm në Bruksel, që ishte takimi i parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Fauci: Vaksina, para fundit të vitit

Dr FauciEksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, parashikon se vendi do ta përmbushë objektivin për të pasur një vaksinë për koronavirusin para fundit të këtij viti.

Ai tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuter se nuk ka garanci që kjo do të ndodhë, por se ndihet optimist për afatet e përcaktuara.

Shumë ekspertë e shohin prodhimin e një vaksine të sigurt dhe të efektshme si të vetmen rrugëdalje nga pandemia që ka infektuar miliona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 575,000 njerëzve në të gjithë botën.

Dr Fauci tha se edhe nëse një vaksinë arrin të provokojë një përgjigje imune nga trupi i njeriut, ende nuk është e qartë se për sa kohë mund të zgjasë kjo mbrojtje.

Ai tha se “këto janë pyetje që nuk kanë përgjigje tani për tani, sepse që nga shpërthimi i virusit kanë kaluar vetëm gjashtë muaj.” Sipas tij, mund të duhet të kalojë një vit para se t’i jepet përgjigje pyetjes së imunitetit.

Të mërkurën, numri i të infektuarve në SHBA shënoi një rekord të ri ditor, 67 mijë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është rreth 3.5 milion.

voa

KSHZ: LSDM 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15

ParlamentiSipas konkluzionit të KSHZ, prej numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore 1.814.236 në gjithsejtë 3,480 vendvotime, kanë votuar 942.334 votues prej prej të cilëve 910.868 fletëvotime janë të vlefshme dhe 31.466 fletëvotime janë të pavlefshme.

 

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mozeme” ka fituar 327.329 vota ose 46 mandate,

VMRO-DPMNE me koalicionin ka fituar 315.344 vota ose 44 mandate,

BDI ka fituar 104.587 vota ose 15 mandate,

Aleanca për Shqiptarët me Alternativa ka fituar 81.827 vota ose 12 mandate,

“Levica” ka fituar 37.551 vota ose 2 mandate dhe

PDSH ka fituar 13.891 vota ose 1 mandat.

Sipas njësive zgjedhore :

Podracni-edinici
Në njësinë zgjedhore 1
:

LSDM “Mozeme” ka fituar 8, VMRO-DPMNE dhe koalicioni 7, BDI 2, AA/A 2, dhe “Levica” 1.

Në njësinë zgjedhore 2:

LSDM “Mozeme” ka fituar 7, VMRO-DPMNE 7, BDI 3 dhe AA/A 3.

Në njësinë zgjedhore 3:

LSDM “Mozeme” ka fituar 9, VMRO-DPMNE 10 dhe “Levica” 1.

Në njësinë zgjedhore 4:

LSDM “Mozeme” ka fituar 10 dhe VMRO-DPMNE 10.

Në njësinë zgjedhore 5:

LSDM “Mozeme” ka fituar 8, VMRO-DPMNE 8, BDI 2, AA/A 2, dhe “Levica” 1.

Në njësinë zgjedhore 6:

BDI ka fituar 7, AA/A 6, LSDM “Mozeme” 4, VMRO-DPMNE 2, dhe PDSH 1.

Në krahasim me zgjedhje e parakohshme më 2016:

Blloku maqedonas më 2016: kishte gjithsejtë 942.070 votues ndërsa tani kanë 680.224 votues. ndërsa blloku shqiptar më 2016: 211.892 votues ndërsa tani kanë 200.305 pa i llogaritur votat shqiptare tek koalicioni i LSDM-së

BDI 2016       86.796 2020 104.587
PDSH 2016       30.964 2020 13.891
ASH 2016       35.121 ASH/A 2020 81.827
BESA /A 2016       57.868 BESA 2020  ? LSDM
PPD 2016         1.143 2020 0
        211.892   200.305

Sipas kësaj analize del se votuesit shqiptar kanë mbetur përafërsisht të njëjtë 211.892 dhe tani 200.305 pa pa patur mundësi për ti llogaritur votat shqiptare tek koalicioni i LSDM-së (tek blloku shqiptar duhet të llogariten edhe +18 vjeçarët shqiptar që kanë të drejtë të votojnë dmth brenda 4 viteve sa 18 vjeçar shqiptar janë shtuar, sepse llogaritet që popullata shqiptare është relativisht e re në moshë) fatkeqësisht nuk kemi burime të sakta, ndërsa tek blloku maqedonas kemi një zvogëlim të numrit të votuesve në krahasim me vitin 2016 ku kishte 942.070 votues ndërsa tani kanë 680.224 gjegjësisht 710.563 votues.

A thua vallë, pala maqedonase i hoqën votuesit e tyre fiktiv !?

KSHZ jozyrtarisht: LSDM 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15

ParlamentiSipas rezultateve të fundit jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në gjithsejtë 3,480 vendvotime, kanë votuar gjithsejt  942.334 votues, prej tyre  910.868 fletëvotime valide dhe 31.466 fletëvotime jovalide.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mozeme” ka fituar 327.329 vota ose 46 mandate, ndërsa VMRO-DPMNE me koalicionin ka fituar 315.344 vota ose 44 mandate,  BDI ka fituar 104.587 vota ose 15 mandate, Aleanca për Shqiptarët me Alternativa ka fituar 81.827 vota ose 12 mandate, “Levica” ka fituar 37.551 vota ose 2 mandate dhe PDSH ka fituar 13.891 vota ose 1 mandat.

Podracni-edinici

Në njësinë zgjedhore 1: LSDM “Mozeme” fitoi 8, VMRO-DPMNE dhe koalicioni 7, BDI fitoi 2, AA/A 2, dhe “Levica” 1.

Në njësinë zgjedhore 2: LSDM “Mozeme” fitoi 7, VMRO-DPMNE 7, BDI fitoi 3 dhe AA/A 3.

Në njësinë zgjedhore 3: LSDM “Mozeme” fitoi 9, VMRO-DPMNE 10 dhe “Levica” 1.

Në njësinë zgjedhore 4: LSDM “Mozeme” fitoi 10 dhe VMRO-DPMNE 10.

Në njësinë zgjedhore 5: LSDM “Mozeme” fitoi 8, VMRO-DPMNE 8, BDI fitoi 2, AA/A 2, dhe “Levica” 1.

Në njësinë zgjedhore 6: BDI fitoi 7, AA/A 6, LSDM “Mozeme” fitoi 4, VMRO-DPMNE 2, dhe PDSH 1.

 

Historia e panjohur e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Topulli-Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe, për më tepër, pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte.

I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar i cili, ndryshe nga Çerçizi që pushkën e kishte simbolin e lirisë, mbante penën.

SKENA E KRIMIT

Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetëra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjësonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit, ai dështoi.

Një skuadër ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qëndronte në Shkodër dhe, pa asnjë urdhër të shkruar e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij, Mustafa Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër.

Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar e këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qëndrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ata të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë.

Sapo karvani bëri disa kilometra në Fushën e Shtoijt, ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte, ushtarët i zbritën ata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata, duke qenë në numër të madh, arritën ta qëllonin për vdekje me plumba dhe duke i shpuar trupin me bajoneta.

Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.

SI U KRYE VRASJA

Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve, një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikal:

“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë.

Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kasha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”.

Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”.

Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:
“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropes gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.

cerciz-topulli-dhe-mihal-gramenoGREKËT NË VRASJE

Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve.
Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekëve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit, në Selanik, në vitin 1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar, i cili u vra nëpërmjet një intrige.

Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët? Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e parë që vërteton këtë është e Kol Bjankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:

“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar, shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”. Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik në gazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje atë që ai shkruan.

Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin:
“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”.

Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa një mijë prova.
Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eliminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndihej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli” që botohej në Shkodër, në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve, por sidomos të serbëve dhe, nga situata e krijuar, ishte një rast që, duke e bërë bashkë me Mustafanë Çerçizin, të eliminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.

KATËR VARRIME

Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranuar trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936, në Gjirokastër, në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori, sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkisë së qytetit.

Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajo Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial.

Shkëputur nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, me autor Roland Qafokun.

KultPlus

Bruksel, raund i ri i bisedimesh Kosovë – Serbi

BE flamujtKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan të enjten në Bruksel, për herë të parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Takimi i sotëm pason një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha para takimit se është “i kënaqur të shoh se Bashkimi Evropian është rikthyer në timonin e procesit. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë sot me ne në Bruksel për takimin e parë ballë përballë”, tha ai duke theksuar se duke u takuar për të dytën herë në një javë, “të dy udhëheqësit dëshmuan përkushtimin e vendosur për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja ndërmjet tyre dhe unë e mirëpres këtë”.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve “që t’u qasen bisedimeve të sotme në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit dhe duke pasur në mendje të ardhmen evropiane të qytetarëve të tyre në Kosovë dhe Serbi”.

I dërguari i posaçëm e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me takimin e së dielës procesi u kthye në binarë pas 20 muajsh.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë pritet të jetë ndër temat e para të diskutimeve të sotme të cilat u mirëpritën edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charkes Michel, i cili takoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë para fillimit të takimit.

Të premten e kaluar Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk u pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Kryeministri i Kosovës, tha gjatë asaj konference se “tërësia tokësore e Kosovës është e pa negociueshme dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të çojë në njohje të ndërsjellë”.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla, ndërsa shprehu siç tha gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

Takimi i fundit në Bruksel ishte mbajtur më 8 nëntor të vitit 2018 ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç. Por, bisedimet u pezulluan pasi që qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave por qeveria e ish kryeministrit Haradinaj i rezistoi trysnisë ndërkombëtare për heqjen e tyre.

Më 31 mars të këtij viti ish kryeministri Albin Kurti vendosi heqjen e tarifave dhe zëvendësimin e tyre me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, një vendim që u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara që kërkonin heqjen tërësishme të pengesave për rifillimin e bisedimeve. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, qeveria e re e kryeministrit Hoti hoqi të gjitha pengesat.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë.

voa