Ashpërsohen masat: Ndalohen klubet e natës, prioriteti nr.1 mbrojtja e shëndetit të qytetarëve

Ogerta ManastriliuFjala e plotë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu:

“Siç ju kemi informuar në mënyrë të përditshme, Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga Covid-19. 123 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në dy spitalet Covid, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, edhe pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafeve tona mjekësore.

Kjo situatë që po kalojmë kërkon zbatimin rigoroz të rregullave dhe protokolleve të sigurisë. Çdo neglizhencë apo mos respektim i masave, cënon shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk bën përzgjedhje. Ai prek çdo moshë, dhe përhapet me shpejtësi, atje ku njerëzit e lejojnë.

Ndërsa vihet re në javën e fundit, një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve, e respektimit më të mirë të masave të distancimit social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto.

Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Të rinjtë dhe personat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohë Pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

E kemi thënë dhe nuk do të lodhemi së përsërituri: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se për të mbrojtur shëndetin, duhet që gjithësecili të bëjë pjesën e vet, dhe gjithësecili të marrë përgjegjësi për veten dhe tjetrin.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se Normalja e Re kërkon edhe sakrifica, me qëllim që nesër, askush të mos pendohet për pasoja, që mund t’i kishte parandaluar thjesht përmes një sjellje më të përgjegjshme.

Çdo shtet dhe autoritet kudo në botë, ka kuptuar nga eksperienca disa mujore e luftës me virusin, se suksesi varet nga ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi i tyre me autoritetet e shëndetit. Dhe kudo, autoritet po u bëjnë thirrje qytetarëve, që në këtë luftë që do të zgjasë, të bëhen palë me autoritetet dhe jo me virusin.

Çdo shtet dhe institucion kudo në botë është duke përshtatur ditë pas dite masat, për frenimin e një pandemie, e cila do ta ketë fundin me gjetjen e kurës dhe prodhimin e vaksinës. Deri atëherë, të gjithë bashkë, do të duhet ta përballojmë normalitetin e ri me zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjenës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit tuaj”.

Florida, nuk ka më shtretër në njësitë e kujdesit intensiv

FloridaDrejtuesit e dyzet e pesë spitaleve të shtetin jugor amerikan atij të Floridës njoftuan të hënën se nuk kishin më shtretër në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet.

Shteti njoftoi më shumë se 12 mijë raste të reja me koronavirus të dielën, dita e pestë me rradhë që raportohen më shumë se 10 mijë raste infektsionesh. Më e goditura paraqitet veçanërisht zona e Majemit. Kryetari i bashkisë së qytetit të Majemit Francis Suarez njoftoi se duke filluar nga sot (e hënë) do të vendosen gjoba më të ashpra ndaj kujtdo që nuk vendos maskë në publik. Gjobat variojnë nga 50 dollarë në rast të shkeljes së rregullit për herë të parë deri në 500 dollarë për shkelësit përsëritës.

Në Los Anxhelos kryetari i Bashkisë Eric Garcetti tha të dielën se ndodhej në prag të vendimit për lëshimin e një urdhri të ri për qëndrim në shtëpi të banorëve.

Ai kritikoi administratën Trump për atë që ai e quajti mungesë të udhëheqjes se vendit në përpjekjet kundër pandemisë.

Të dielën në rang kombëtar në Shtetet e Bashkuara u shënuan më shumë se 500 vdekje dhe 63 mijë raste të reja me koronavirus.

voa

Dialogu teknik si “kurth” që stërzgjat dialogun politik Kosovë –Serbi

ilustrimRinisja procesit teknik të dialogut në Bruksel, në kohën kur pritej që ky proces të shkonte drejt një marrëveshjeje finale politike, po shoqërohet me kundërshtime në Prishtinë.

Përveç presidencës që është deklaruar kundër, edhe njohësit e proceseve politike kundërshtojnë rinisjen e një dialogu të nivelit teknik.

Ish-kryenegociatorja në dialogun teknik Kosovë-Serbi dhe ish-ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, thotë se nisja e çfarëdo dialogu të ri të nivelit teknik, mund të shtyjë procesin e arritjes së marrëveshjes finale.

“Kam frikën se ajo që është paralajmëruar si dialog teknik për këtë javë mund ta fusë këtë proces edhe në dhjetë vjetët e ardhshme dhe kjo qasje nuk i sjell paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm as rajonit, e as marrëdhënieve mes të të dyja shteteve”, tha Tahiri në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Pas 20 muajsh, dialogu Kosovë –Serbi ka rifilluar më 16 korrik në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Dy temat kryesore në këtë takim ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik.

Pas këtij takimi, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, pritet që në këtë takim të vazhdojnë diskutime lidhur me dy tema te ngritura në takimin Hoti – Vuçiq.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, te tema ekonomisë mes tjerash përfshihen edhe dëmet e luftës, borxhi shtetëror, pensionet, kursimet në banka si dhe dëmet e pronës private në kohën e luftës.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se këto tema që janë diskutuar në takimin e javës së kaluar në mes të kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq duhet të përfshihen në kuadër të marrëveshjes finale e jo të diskutohen në proces teknik.

“Tani duhet të punohet për marrëveshjen finale si dhe brenda saj mund të adresohen çështjet që quhen teknike, por që janë shumë të rëndësishme, reparacionet e luftës, pastaj suksesioni, ndarja e pasurisë e të tjera. Por, nëse përsëri shkohet më gjëra teknike dhe pastaj të vihet me marrëveshjen finale, kjo ka rrezik që ta lë procesin të hapur pafundësisht”, tha Tahiri.

BE pret palët që të konfirmojnë delegacionet

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Bashkimi Evropian konfirmon se ka dërguar ftesat te Kosova dhe Serbia, sa i takon rinisjes së dialogut teknik.

Zëdhënësja për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali, thotë se në takim do të diskutohet për çështjet që janë biseduar në takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, thotë Massrali.

Në BE nuk i komentojnë kornizat e takimit e as pritjet nga ky proces.

Qeveria thotë se s’ka dialog teknik

Radio Evropa e Lirë ka provuar gjatë të shtunës dhe të dielës që të marrë një qëndrim nga Qeveria e Kosovës se kush do të jetë pjesë e delegacionit në takimin teknik si dhe cila do të jetë korniza e takimit.

Zyra e kryeministrit Avdullah Hoti nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë, por pas insistimit dhe e vetmja përgjigje që është dhënë është se: “Do të njoftoheni me kohë”.

Por të hënën, kryeministri Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk do të ketë dialog në nivelin teknik.

“Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Presidenca kundër dialogut teknik

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku, thotë se qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, dialogu teknik është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo.

Emini: BE-ja ka qasje të gabuar në këtë proces

Njohësja e proceseve politike, Donika Emini, mundësinë e rinisjes së dialogut teknik, e cilëson si strategji të gabuar të Bashkimit Evropian.

“Të fillohet me proces teknik duke shpresuar se na sjell diçka politike edhe me elita politike të tilla nuk besoj se është strategjia që duhet ndjekur. Nuk ka nevojë të fillohet me një proces teknik ku mund t’i humbim ndoshta edhe dhjetë vjet të tjera duke folur për gjëra që nuk janë të rëndësishme, pra për gjëra që nuk sjellin asgjë në funksion të përfundimit të kësaj mosmarrëveshje dypalëshe në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.

Hoti në dialog pa mbështetje të opozitës

Kurse deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Artan Abrashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet, pasi siç thotë ai, kryeministri Avdullah Hoti udhëheq një qeveri pa mbështetje politike dhe legjitimitet.

“Ne nuk besojmë në procese dhe diskutime të kësaj natyre. Koha ka treguar se nuk ka çështje teknike. Problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është problem teknik. Është problem politik dhe nuk shohim asgjë pozitive nga ky proces, kur e dimë shumë mirë se ku do të përfundojë”, thotë Abrashi.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës kritikoi kryeministrin Avdullah Hoti për nxitim për të shkuar në Bruksel.

Deputeti Enver Hoxhaj, të shtunën në një konferencë për media, e quajti qeverinë dhe kryeministrin Hoti të papërvojë për ta udhëhequr këtë proces.

“Ajo (Qeveria e Kosovës) ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert”, deklaroi Hoxhaj.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan me 16 korrik në Bruksel.

Ky takim ndodhi pas gati dy vjetësh, pasi dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ndryshe, bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011.

Ideja ka qenë që të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve.

Në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, filluan edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri më tani janë arritur mbi 23 marrëveshje në dialogun në nivelin teknik dhe politik. Por, jo të gjitha marrëveshjet e arritura janë zbatuar.

rel

Fuqia e pabarabartë e protagonistëve në dialog

Hoti Vucic BorellKosova dhe Serbia i janë rikthyer dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me udhëheqës të palëve, kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, por ata janë të pabarabartë për kah fuqia politike dhe legjitimiteti përfaqësues, vlerësojnë analistët shqiptarë dhe serbë.

Përfaqësues të opozitës dhe analistë të çështjeve politike në Kosovë, vlerësojnë që kryeministri Hoti, për shkak të qeverisë së brishtë dhe opozitës së fuqishme në Kosovë, nuk do ta ketë legjitimitetin e mjaftueshëm për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ndërkaq, analistët serbë, vlerësojnë që Vuçiq, partia e të cilit tashmë ka shumicën prej dy të tretave të ulëseve në Parlamentin e Serbisë, mund “të shtyjnë” çfarëdo marrëveshje dhe ta ratifikojnë atë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, në disa raste kanë theksuar që e respektojnë faktin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që dialogun me Serbinë duhet ta udhëheqë Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deri më tash, në emër të Kosovës ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, ishte angazhuar që procesi i dialogut të kalojë në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se, siç kishte thënë, Brukseli e ka humbur kredibilitetit në këtë proces, por edhe në raportet me Kosovën.

Në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga viti i kaluar është përfshirë edhe i dërguari i presidentit amerikan, Richard Grenell, i cili deri më tash ka arritur t’i sigurojë tri marrëveshje në letër, për vendosjen e linjave ajrore dhe hekurudhore, si dhe për autostradën Prishtinë-Beograd.

Ndërmjet dy palëve, më 27 qershor, ishte caktuar takimi në Shtëpinë e Bardhë , i cili tri ditë para se të mbahej është shtyrë , për shkak të njoftimit për ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë.

Nagavci: Pafuqia e Hotit për marrëveshje në dialog, e pafavorshme për Kosovën

Në ditën e enjte, kur kishte rinisur dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, më 16 korrik, Thaçi po e përfundonte intervistimin katërditor para prokurorisë në Hagë. Në Bruksel, ai nuk ishte i ftuar.

Ndërkaq, në Kosovë, kryeministri Hoti nuk e ka mbështetjen politike për vazhdimin e dialogut. Në krye të vendit është qeveria e tij, e cila është miratuar me votat e 61 deputetëve nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës, ndërkohë që ekziston opozita e fortë e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kryeministri Hoti, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetorit të vitit 2019, ka fituar 26.094 vota dhe në listën e kandidatëve më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është renditur i pesti. Kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, kishte marrë 176. 016 vota, ndërkaq që vota më shumë se ajo, kishte marrë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjithsej 183.952.

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se faktorët gjeopolitik aktual, por edhe pafuqia e kryeministrit Hoti, jo vetëm në politikën e jashtme , por edhe në planin e brendshëm, për shkak të brishtësisë së qeverisë së tij, e vë Kosovën në situatë të pafavorshme në dialog me Serbinë.

Siç thotë Nagavci, kryeministri Hoti nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për çështjet, të cilat nuk është në gjendje t’i shtyjë tutje në interes të vendit, duke pasur parasysh edhe rolin dhe fuqinë e opozitës.

Ajo shpreh mendimin që madje nuk do të ketë së shpejti as marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga e cila, njohja e ndërsjellë duhet të jetë rezultati më i paktë që duhet të dalë.

“Hoti, për këtë as nuk është i përgatitur e as nuk ka një platformë, një ekip dhe të tjera si këto, si dhe nuk e ka legjitimitetin as brenda vendit. As në kuadër të koalicionit të tij qeverisës nuk e ka fuqinë, por as në raport me gjithë spektrin politik, përfshirë këtu edhe opozitën”, thekson Nagavci.

Krasniqi: Hoti nuk do të jetë i vetëm në dialog

Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për radion Evropa e lirë, thekson që shkuarja drejt përfundimit të dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, nuk do të mund të bëhet vetëm nga partitë të cilat janë në pushtet.

Sipas saj, në skenën politike në Kosovë do të ndikojnë edhe zhvillimet që do të jenë në procesin e aktakuzës, të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka paraqitur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç thotë ajo, në rast se aktakuza konfirmohet nga Dhomat e Specializuara, atëherë me siguri që do të ketë zhvillime të brendshme politike të cilat do të ndikojnë në rikonfigurimin institucional.

“Unë nuk e besoj që – në bazë të zhvillimeve politike që priten në Kosovë – që kryeministri Hoti do të jetë i vetëm në këtë proces, në qeverinë aktuale, në kuptimin që pritet që të ketë zhvillime të tjera politike, qoftë të një rikonfigurimi të qeverisë apo të rikonfigurimit të tërë institucional, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e dialogut. Edhe nëse nuk ndodhë kjo, e rëndësishme është që qeveria aktuale dhe secila qeveri, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë, duhet të ketë mbështetje të gjerë politike për ta shtyrë këtë proces përpara”, thotë Krasniqi.

Ajo shton se presidenti i vendit, i cili deri më tash ka qenë në rolin udhëheqës të palës së Kosovë në procesin e dialogut, tashmë ka vlerësuar se nuk është e dobishme të përfshihet në procesin e dialogut përderisa është duke u marrë me Dhomat e Specializuara.

Por, duke iu referuar një shkrimi në Facebook të këshilltarit të presidentit të Kosovës, Adil Behramajt, i cili kishte shkruar që “Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën”, Krasniqi thotë që porositë që vijnë nga këshilltarët e presidentit, janë kontradiktore.

“Ne kemi parë nga ana e Zyrës së Presidentit, në mënyrë joformale, që këshilltarët e tij kanë deklaruar që Hoti nuk e ka legjitimitetin, pasi që ai nuk është konsultuar as me presidentin. Pra, kjo dëshmon që duhet të ketë një mbështetje politike për këtë proces, e cila shkon përtej taboreve të institucioneve dhe përtej taboreve të partive politike. Përndryshe, është e vështirë që të shkohet deri te arritja e një marrëveshje në emër të Kosovës”, shton Krasniqi.

Kryeministri Hoti, më 10 qershor ka paraqitur platformën për dialogun, tre principet e së cilës thonë që nuk mund të bisedohet për territorin e Republikës së Kosovës dhe as për organizimin kushtetues të shtetit të Kosovës, si dhe që marrëveshjet që do të arrihen duhet të jenë në frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Fuqia e pakontestuar e Vuçiqit

Në anën tjetër, analisti nga Brukseli dhe eksperti i së drejtës evropiane, Gjorgje Bojoviq, thekson që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuiçiq, po i kthehet tavolinës së bisedimeve me Kosovën pas zgjedhjeve në Serbi, në të cilat partia e tij, Partia Progresiste Serbe, e vetme ka marrë dy të tretat shumicë të parlamentit serb.

“Kjo shumicë prej dy të tretave, ia mundëson atij madje edhe ndryshimin e Kushtetutës në ato pjesë, për të cilat nuk nevojitet referendumi, ndërkaq për pjesët që kanë të bëjnë me Kosovën – preambula dhe neni 182, është i nevojshëm referendumi”, sqaron Bojoviq.

Ai shton që çfarëdo marrëveshje që arrijnë Serbia dhe Kosova, do të ishte i zbatueshëm në Beograd, “në rast se Vuçiq vlerëson që mund ta mbijetojë politikisht”.

“Kjo për shkak se Partia progresiste Serbe është bërë makineri e tillë, sa që me fushatën e saj dhe me resurset e saj mund të promovojnë cilëndo marrëveshje dhe ‘ta shtyjnë’ atë, ndërkaq ata vet e kanë shumicën prej dy të tretave për ta ratifikuar. Esenca është vetëm nëse Vuçiq është i gatshëm që të arrijë marrëveshjen finale me Kosovën. Tash për tash, kjo nuk duket ashtu. Mendimi i shumicës është që Vuçiqi edhe më tej dëshiron të prolongojë këtë, sepse ai e di që në momentin që nënshkruhet marrëveshja gjithëpërfshirëse me Prishtinën, temat tjera do të vinin në rend të ditës”, thekson Bojoviq.

Sipas tij, për dallim nga pala e Kosovës, ku siç thotë ai, ekziston edhe negociatori kryesor dhe platforma për të cilën ideohet në kuvend, në Serbi kjo nuk është kështu. Ai thekson që Serbia ka Vuçiqin, si negociator de facto, si dikush që ka të gjithë pushtetin e koncentruar absolut dhe i cili në një mënyrë jo transparente i udhëheqë bisedimet.

Bojoviq thotë se është një ndryshim i rëndësishëm fakti që Bashkimi Evropian i ka rikthyer bisedimet nën ombrellën e saj, pas shtyrjes së takimit të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

“Ky është tereni ku Vuçiq dëshiron më pak të luaj. Ky është tereni në të cilin Vuçiq nuk e ka atë fuqinë të cilën potencialisht do ta kishte në SHBA. Nuk duhet harruar që Serbia dëshironte bisedime nën ombrellën amerikane, duke menduar që ekziston shansi për zgjidhje, e cila, sipas mendimit të tij, do të ishte më e favorshme për Serbinë”, vlerëson Bojoviq.

Por, duke shpjeguar idenë se pse fuqia e Vuçiqit është më e vogël në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja se sa në ato që do të zhvilloheshin nën ombrellën e SHBA-së, Bojoviq thotë që për këtë janë kyçe dy çështje.

“Mendoj që Vuçiq edhe sot nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për caktimin e kufijve, ndarjen e Kosovës ose ndonjë modalitet sipas të cilit do të lëvizej vija mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo ide kishte mbështetjen e heshtur ose të zëshme në Amerikë, për dallim nga Evropa, ku Gjermania kishte thënë ‘jo’ lidhur me këtë. Pikërisht sot (më 17 korrik) ka ardhur letra e opozitës serbe në Parlamentin Evropian. Këtë letër e kanë mbështetur tre nga katër grupimet më të mëdha të Parlamentit Evropian. Përveç nga Partia Popullore Evropiane, Vuçiqi nuk e ka mbështetjen në Parlamentin Evropian, gjë që e ulë mundësinë e tij për bisedime të lehta në Bruksel”, thotë Bojoviq.

Gjithashtu, sipas tij, problem mbetet edhe fakti që nuk dihet se kush do ta përbëjë ekipin negociator të palës së Serbisë, duke thënë se edhe serbët e Kosovës janë përjashtuar nga pjesëmarrja në dialog, nga të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi.

Madje, shton ai, edhe Kuvendi i Serbisë nuk është i përfshirë në bisedime. Siç thekson Bojoviq, deri më tash, për shtatë vite të bisedimeve në Bruksel, ka pasur vetëm një raport për Kosovën në Parlamentin Serbisë, në të cilin flitej se si shteti i Serbisë ka investuar në shëndetësi, arsim dhe nuk ka pasqyruar esencën e temave që janë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Ndryshe, dy tema që janë diskutuar gjatë rinisjes së dialogut në Bruksel kanë qenë çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik. Nga protagonistët, ky takim është cilësuar si ‘shumë i vështirë’ dhe është paralajmëruar se grupet teknike do të takohen prapë të mërkurën në Bruksel lidhur me këto çështje. Takimi i radhës i nivelit të lartë është paralajmëruar për në shtator.

rel

Robotët në shërbimin ushqimor, garanci kundër koronavirusit

robotNë kushtet e pandemisë, kur pronarët e restoranteve duhet të respektojnë distancën mes punonjësve në kuzhinë dhe me klientët, po rritet kërkesa për robotë që gatuajnë. Robotët që bënin pica apo hamburger ishin një pamje argëtuese para shfaqjes së koronavirusit, por tani po bëhen një domosdoshmëri për sigurinë kundër infeksionit:

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se rreziku nga COVID-19 nga ushqimi gatshëm, i blerë në restorante është i ulët. Megjithatë, ka plot raste të shfaqjes së infeksioneve që kanë prekur punonjës dhe klientë në restorante të ndryshme.

Kjo ka bërë që robotët në kuzhinat komerciale të bëhen gjithnjë e më të kërkuar.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojmë një shërbim pa kontakt, një shërbim plotësisht të sigurtë për klientët,” thotë shefi ekzekutiv i kompanisë “Blendid”, Vipin Jain.

Robotët mund të bëjnë pije të përziera, të bëjnë gatime të thjeshta ose përgatitjen e artikujve për gatim.

Prej vitesh ata kanë filluar të shfaqen në spitale apo hotele duke dërguar pjata ushqimesh, apo duke përmbushur porosi të ndryshme. Por që kur u shfaq koronavirusi kërkesat janë shumëfishuar:

“Që kur shpërtheu pandemia potenciali për këtë teknologji dhe kërkesa për robotë që bëjnë gatime është rritur shumëfish. Robotët bëjnë të mundur mjedise më të sigurta të shërbimit ushqimor. Ata punojnë shpejt, pra përmbushin nevojat në raste kur reduktohet stafi i rregullt,” thotë Buck Jordan, themeluesi i kompanisë “Miso Robotics”.

Ekspertët e zhvillimeve teknologjike kanë paralajmëruar prej kohësh se në dekadat e ardhshme robotët do të zëvendësojnë krahun e punës në funksione të pakualifikuara. Por në shërbimit ushqimor duket se pandemia e ka përshpejtuar këtë proces.

“Automatizimi nuk mund të ndalet. COVID-i e ka përshpejtuar pasi njerëzit kanë frikë se mund të infektohen nga ushqimi që blejnë. Duke eliminuar njeriun në procesin e gatimit klienti ndjehet më i sigurtë,” thotë Rck Wilmer, shefi ekzekutiv i kompanisë Chowbotics.

Max Elder, studiues në Kaliforni, nuk beson se robotët do të kenë jetë të gjatë në industrinë ushqimore, pas zhdukjes së pandemisë. Ai beson se edhe oreksi i klientelës për robotë kuzhinjerë do të bjerë kur të kthehet normaliteti:

“Kur e automatizojmë procesin dhe eliminojmë njeriun nga aktet e gatimit mendoj se humbasim shumë prej elementëve esencialë të përgatitjes së ushqimit. Eliminojmë shpirtin e gatimit dhe aktit të ushqyerjes së njeriut,” thotë zoti Elder.

Zume, një kompani që filloi të bënte pica me robotë në Kaliforni para pak vitesh në janar mbylli dyert. Tani kjo kompani prodhon maska dhe kuti të riciklueshme për paketimin e ushqimit.

voa

82 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Rovena DajaMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se:

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

  • COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)
  • Testime totale             35438
  • Raste pozitive             4090
  • Raste të shëruara         2311
  • Raste Aktive               1667
  • Humbje jete                112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
  • Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
  • Tiranë              787
  • Durrës             210
  • Shkodër           196
  • Vlorë               104
  • Lezhë              91
  • Korçë              58
  • Kukës              50
  • Elbasan          47
  • Fier                  40
  • Berat               38
  • Dibër               26
  • Gjirokastër      20

COVID-19: 118 RASTE TË REJA, 5 TË VDEKUR DHE 157 TË SHËRUAR

Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 904 testeve kemi 127 raste të reja, 8 të vdekur dhe 831 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 904 teste dhe janë regjistruar 127 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 57– Shtip 13 – Sveti Nikollë 12 – Strugë 10 – Gostivar 8 – Ohër 7 – Tetovë 6 – Kumanovë 4  – Kërçovë 4 – Probishtip 2 – Kratovë 2 – Kavadarci 1  dhe Demir Hisar 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima : 5 nga Shkupi 1 nga Tetova, 1 nga Struga  dhe 1 nga Kërçova.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 83 pacient të shëruar në – Shkup 35 – Tetovë 33 – Shtip 8 – Gostivar 5 –Veles 1 dhe Pehçevë 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 9153, numri i pacientëve të rikuperuar është 4810, numri i të ndjerëve është 422 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3921.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 6 raste të reja, 1 viktimë dhe 33 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 297.

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

COVID-19: 145 RASTE TË REJA, 6 TË VDEKUR DHE 171 TË SHËRUAR

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

102 raste të reja, 4 humbje në 24 orët e fundit

Dr Gentiana QirjakoMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Nje 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Rikujtojmë qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.
Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga COVID19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)
Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24