Ministria e Shëndetësisë: 131 raste të reja, 3 humbje jete dhe 115 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani dhe një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)
Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

Covid 19: prej 1697 testeve, sot, kemi 194 raste të reja, 2 viktima dhe 158 persona të shëruar

masat kunder covidGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1697 teste dhe 194 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 77-Kumanovë 9-Dibër 3 -Shtip 5 -Prilep 11 -Tetovë 16 -Struga 3 -Veles 5 -Manastir 6 -Ohër 2 -Kavadarci 3 -Gostivar 5 – Gjevgjeli 1 -Strumicë 9 – Kriva Pallankë 3  –Radovish 6 – Koçani 10 – Probishtip 3  -Berovë 1 -Valandovë 3 – Vinicë 3 –  Delçevë 2 – Sveti Nikollë 5 -Kërçovë 2 dhe Negotinë 1.
Kanë ndërruar jetë 2 persona, një pacientë nga Prilepi (80 vjeç) dhe një nga Velesi (54 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 158 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 33– Kumanovë 8 – Dibër 13 -Shtip 3 – Prilep 6 -Tetovë 29 – Struga 2 – Veles 6 – Manastiri 5 – Ohri 1 – Kavadarci 8 – Gostivar 5– Gjevgjeli 1 – Strumicë 14 -Kriva Pallankë 2 – Radovish 1 – Probishtip 1 – Makedonski Brod 4 – Berovë 5 -Valandovë 1 -Vinicë 5 dhe Kërçovë 5.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 188 777 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17977, numri i pacientëve të rikuperuar është 14959, numri i vdekjeve është 739, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2279.
Në shumë vende kemi rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, institucionet paralajmërojnë si shenjë e valës së dytë, prandaj, Ju lutemi mbroni vetveten,  ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

IKShPK : prej 580 mostrave 46 raste pozitive dhe 62 të shëruar!

covid komunat
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.
Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Shkenca nxjerr mësime të reja për COVID-19

Covid 19Rreth një million njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 në shkallë globale. Kjo humbje tragjike ka krijuar edhe një mundësi të rëndësishme për mjekët e shkencëtarët. Viktimat u ofrojnë mjekëve mundësinë për të kuptuar sëmundjen dhe trajtimet kundër saj, duke krijuar një shans unik në këtë periudhë krize globale:

Shtimi i ritmit të infektimeve në shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën ndërkohë që afron stina e ftohtë në hemisferën e veriut pritet të sjellë edhe shtim të viktimave.

Por, sipas statistikave, ritmet e vdekshmërisë po bien dhe njerëzit që infektohen tani kanë shanse më të mira të mbijetojnë krahasuar me muajt e parë të pandemisë.

Provat klinike kanë treguar se disa ilaçe japin efekt në mjekimin e COVID-19 dhe mjekët po mësojnë përditë e më shumë për praktikat më të mira të kujdesit për të sëmurët.

Për shembull, mjekët e dinë tani se pacientët duhen të qëndronte shtrirë barkas për të lehtësuar frymëmarrjen. Një tjetër ndryshim i madh, që nga fillimi i pandemisë, ka qenë përdorimi i steroideve.

Martin Landray është profesor në Departamentin e Shëndetësisë në Universitetin e Oksforit. Ai thotë se fillimisht ekspertët ishin kundër mjekimit me steroide:

“Tani e dimë se tek pacientët në aspiratorë mund të ulet vdekshmëria deri në 33% me një mjekim të thjeshtë, me kosto të ulët. Dimë gjithashtu se ilaçi antiviral remdisivir redukton kohën e qëndrimit në spital, megjithëse ende nuk është vërtetuar nëse rrit shanset për të mbijetuar”.

Në Angli studiuesit kanë raportuar rënie të vdekshmërisë që nga piku i epidemisë në prill. Një nga arsyet, thonë ata, është ndryshimi i grupit të popullatës që po preket nga sëmundja. Tani numri më i madh i infeksioneve të reja shfaqet në të rinj, të cilët kanë ritme më të ulëta vdekshmërie se pacientët e moshuar.

Mjekët gjatë muajve kanë arritur të bëjnë teste në shkallë të gjerë për të mësuar ndikimin e ilaçeve ekzistuese kundër COVID-it.

“Dimë se hidroksiklorokuina, megjithë bujën e madhe dhe entuziazmin, nuk jep rezultat për përmirësimin e pacientëve në spitale. Dimë që mjekime të tjera si lopinovir që përdoret tek pacientët me HIV, nuk funksionon tek pacientët me COVID,” thotë profesor Landray.

Shkenca ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për plazmën konvaleshente të marrë nga ish-pacientë me COVID, të cilët kanë antitrupa kundër sëmundjes.

“Plazma konvaleshente është përdorur tek më shumë se 100,000 pacientë në SHBA, por jo si pjesë e një studimi të randomizuar, pra rezultati nuk ka si të krahasohet statistikisht. Pra nëse pacientët kanë shfaqur përmirësim, është e pamundur të vërtetohet nëse kjo u arrit falë plazmës konvaleshente, apo do të kishte ndodhur edhe pa të,” thotë prof. Landray.

Shpresa përfundimtare do të jetë zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit. Por ky është proces i komplikuar dhe kërkon kohë. Deri në atë moment, thotë Dr. Jesse Goodman, profesor në Universitetin Georgetown, çdo gjë e re që shkenca mëson për këtë virus është një fitore e rëndësishme:

“COVID-i do të vazhdojë të jetë sfidë për ne. Pozitivja është se tani kemi identifikuar mënyra për ta zbutur ndikimin. Dimë se maskat ulin rrezikun e infektimit si për personin që vë maskë, ashtu edhe për të tjerët. Duhet të vazhdojmë të përhapim në mënyrë konsistente mesazhe për shëndetin publik,” thotë Dr. Goodman.

Ekspertët këshillojnë se zyrtarët dhe publiku duhet të fillojnë ta trajtojnë koronavirusin jo si pandemi, por si një sfidë e pranishme ndaj shëndetit, me të cilën popullata duhet të mësojë të përballet në mënyrë të vazhdueshme duke ndjekur praktikat që këshillojnë mjekët.

voa

LIRIA DHE QYTETËRIMI

“LIRIA ËSHTË PRODUKT I NJË QYTETËRIMI TË PJEKUR”

QYTETËRIM m.

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QYTETËROJ, QYTETËROHEM. Në rrugën e qytetërimit.
    2. Tërësia e arritjeve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqëror, që karakterizojnë një formacion ekonomiko-shoqëror ose një popull a vend të caktuar; shkallë e lartë e këtij zhvillimi. Qytetërimet e lashta. Qytetërimi shqiptar. Lindja (shuarja, zhdukja) e një qytetërimi.
    3. ek. Periudha e tretë e zhvillimit të shoqërisë së lashtë, pas egërsisë e barbarisë, në të cilën njeri e ngre në një shkallë më të lartë prodhimin dhe kulturën.

 

QYTETËROHEM vetv.

  1. Ngrihem në një shkallë më të lartë zhvillimi, duke marrë edukatë, arsim, kulturë etj., bëhem i qytetëruar.
    2. Pës. e QYTETËROJ.

 

QYTETËROJ kal.

  1. E ngre në një shkallë më të lartë zhvillimi, duke i dhënë edukatë, arsim, kulturë etj.; e shpie drejt një mënyre jetese më të lartë e më të kulturuar.

QYTETËRUAR mb.

  1. Që ka arsim e kulturë dhe që di të sillet në shoqëri; i edukuar. Njeri i qytetëruar.
    2. Që është në një shkallë të lartë zhvillimi shoqëror, kulturor e material. Komb i qytetëruar. Vend i qytetëruar. Popull i qytetëruar.

QYTETËRUES mb.

  1. Që sjell qytetërim, që përhap qytetërimin. Rol qytetërues. Veprimtari qytetëruese.

“LIRIA ËSHTË PRODUKT I NJË QYTETËRIMI TË PJEKUR”

Prandaj, jo rastësisht, Rilindasit, por edhe në vazhdimësi, gjeneratat e arsimtarëve dhe patriotëve, iu përkushtuan arsimimit, edukimit dhe qytetërimit të kombit tonë.

Por, automatikisht lind edhe pyetja, pse dështojmë në ndërtimin e shoqërisë shqiptare? A janë ose sa janë të qytetëruar udhëheqësit dhe vendimmarrësit e partive politike shqiptare në trojet shqiptare!?

Kraja: Të gjitha marrëveshjet janë koncesion që Kosova i bën Serbisë

KrajaKryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, thotë se në dialogun me Serbinë nuk duhet të diskutohet për sovranitetin e Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kraja thotë se të gjitha marrëveshjet me Serbinë, kanë një koncesion që Kosova i bën Serbisë. Ai flet edhe për Gjykatën Speciale dhe thotë se nëse ky institucion i drejtësisë ka atribute politike, duhet të kundërshtohet nga të gjithë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vlerësimet që ka dhënë deri tash, insiston se dialogu Kosovë-Serbi të jetë i hapur dhe transparent. Cili është vlerësimi juaj mbi këtë proces nën udhëheqjen e qeverisë aktuale?

Mehmet Kraja: Ne kemi dalë me një konstatim se dialogu Kosovë- Serbi, po duhet të jetë i hapur, duhet të ketë transparencë, duhet të mos ngutemi në këtë punë, se nuk kemi asnjëfarë emergjence dhe është një dialog i cili mund të presë, karshi situatave të tjera emergjente që i kemi.

Ne kemi bërë një publikim, një publikim të dokumenteve të asaj që është realizuar, të marrëveshjeve që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe t’ju them të drejtën, po i morët dhe patë ato, shihet se ne kemi pasur një qasje joserioze ndaj krejt kësaj pune. Prandaj them unë, nëse bëhet një analizë e sheh se si janë zhvilluar gjërat, absolutisht vjen në një përfundim se ne jemi ngutur dhe shpesh kemi qenë të paqëndrueshëm në këtë dialog.

Në disa rrethana, ne kemi krijuar atmosferën e tillë sikur ne na ngutet shumë për një dialog, sikur ne luftojmë për jetë a vdekje, nuk është e vërtetë fare. Dialogu është i mirëseardhur, do të duhej të zhvillohej në mënyrë normale, por ne nuk kemi asnjë nguti dhe nuk mundemi për shkak të ngutisë të lëmë anash një sërë çështjesh ose t’i kalojmë me shpejtësi një sërë çështjesh.

Mund t’i shikoni dokumentet që ne i kemi botuar dhe aty do të shihni se si është bërë ky dialog që nga Asociacioni i 2013-ës e mbrapa. Të gjitha marrëveshjet në fundamentin e tyre kanë një koncesion të tmerrshëm që Kosova i bën Serbisë. Të gjitha marrëveshjet, pa përjashtim, e përsëris të gjitha marrëveshjet pa përjashtim, të gjitha janë koncesion që Kosova i bën Serbisë.

“Sovraniteti nuk mund të diskutohet”

Natyrisht kur i merr këto dokumente sheh mënyrën se si janë formuluar, nuk ke se si të mos vish në përfundim se ose jemi ngutur ose kemi deficit në mendje ose nuk kemi ditur çka bëjmë ose jemi në një trysni të jashtëzakonshme.

Kush dhe si mund të bëjë trysni për gjëra kaq vitale dhe kaq të rëndësishme për Kosovën. Sovraniteti nuk mund të diskutohet, nuk mund të vihet në dyshim për shkak të asnjë trysnie dhe asnjë ngutje. Marr në përgjithësi, e kemi thënë dhe Akademia ka dalë me një qëndrim rreth kësaj, se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë.

Ne kemi propozuar këtu kur ka qenë kryeministri që të ketë edhe grupe të ekspertëve, të cilët merren me çështja të caktuara që me sa e di, ata ekspertë përsëri janë – rekrutohen nga spektri politik, jo nga fushat e caktuara të dijes dhe kjo ka shumë rëndësi sepse, pastaj dalin edhe deficitet e mëdha që i kemi brenda këtyre marrëveshjeve. Si përfundim mund të them se dialogun ne duhet ta zhvillojmë, ta bëjnë njerëzit të cilët kanë kredibilitet moral, ta bëjnë njerëzit të cilët kanë dije dhe të cilët kanë mandat për ta bërë një punë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Qeveria aktuale e ka mandatin?

Mehmet Kraja: Qeveria po, por qeveria nuk shkon në bisedime me Serbinë. Qeveria, kur shkon kryeministri diskutojnë për disa parime, por gjithmonë djalli fshihet te detajet. Edhe kryeministrat e mëhershëm kanë bërë, rregullisht janë marrë me kontaktet që kanë pasur me Serbinë, por marrëveshjet i kanë bërë njerëzit e tjerë dhe shihni tani se çfarë marrëveshjesh kemi në dispozicion.

As nuk ka preambulë dokumenti, as nuk dihet kush e nënshkruan, as nuk dihet kush e bën. Janë dokumente të cilat për shkak të koncesioneve që i bëhen Serbisë nuk i adresohen askujt. Si mund të bëhen kështu këto gjëra? Ne pretendojmë të jemi shtet, nuk e kemi komoditetin të jemi kaq joserioz.

“Serbia e pranishme në çdo pore të politikës në Kosovë”

Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë arritur një pajtim mbi bashkëpunimin ekonomik në Uashington. Cili është mendimi juaj për këtë marrëveshje dhe sa do t’i ndihmojë kjo arritjes së marrëveshjes finale?

Mehmet Kraja: Nëse kjo marrëveshje nuk është një hap në drejtim të marrëveshjes përfundimtare, kjo nuk ka shumë rëndësi. Kjo që po bëhet tani është më shumë zhurmë mediale sesa që ka ndonjë peshë të madhe në punët tona rreth marrëdhënieve me Serbinë.

Marrëdhëniet janë po ato, ne e shohim se asgjë nuk do të ndodhë. Investimet nëse ndodhin, nëse janë të formave të kredive të buta, nuk besoj se kanë shumë peshë për ekonominë e Kosovës, por edhe nëse kanë, mbetet të shihet. Ajo që ka rëndësi është se të gjitha këto marrëveshje duhet të çojnë në drejtim të një përfundimi.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për një gjë, Serbia është kthyer në Kosovë në të gjitha diskutimet dhe është e pranishme në çdo pore të politikës. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Kosovës. Ne asgjë nuk bëjmë pa shikuar se çfarë ndodh me Serbinë, pa shikuar se çfarë thotë Serbia, në mëngjes Serbia, në drekë Serbia, në mbrëmje Serbia dhe në njëfarë forme politikat na diktojnë marrëdhëniet me Serbinë.

Mirë është që kjo të hiqet nga rendi i ditës. Unë jam dakord që kjo ka peshë, ka rëndësi, po pati mundësi që të hiqet nga rendi i ditës që ne të merremi me vetën tonë, sepse kemi shumë probleme të cilat ne nuk po i trajtojmë ose nuk po i marrim në shqyrtim, ose nuk po merremi me to fare, për shkak të problemeve që i kemi me Serbinë. Në një rrethanë kësisoj, mendoj që kjo që ndodhi në Uashington, nëse çon në drejtim të një marrëveshjeje finale, ka rëndësi. Të tjerat unë i shoh krejtësisht të parëndësishme, krejt i shoh në kuadër të marketingut që i shërbejnë ose Amerikës ose Serbisë, më pak Kosovës, të jeni të sigurt.

“Pakoja e Ahtisarit, kulmi i të gjitha kompromiseve”

Radio Evropa e Lirë: Janë shtuar zëra mbi nevojën e një kompromisi që mund të çojë deri te marrëveshja finale dhe njohja eventuale mes Kosovës dhe Serbisë. Si duhet të reagojë Kosova lidhur me këto zëra?

Mehmet Kraja: Nuk kisha dashur që krejt biseda jonë të shkonte në atë drejtim sepse po e vërtetojmë atë që thash më herët, që prapë dhe ne te Serbia që te Serbia. Por, megjithatë, meqë pyetët po ju them se kompromiset ne i kemi bërë. Pakoja e Ahtisarit është e tëra kompromis. Ai që e lexon dhe ata që e lexojnë, unë besoj se ka të tillë që e lexojnë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës është kompromis e cila përfshin Pakon Ahtisarit, është kompromis. Përtej kësaj, unë nuk e di se çfarë kompromise mund të bëhen.

Kompromise me sovranitet, kompromise me integritet as nuk bëhen e as nuk mund të bëhen, nuk i bën askush në botë dhe as ne nuk mund t’i bëjmë. Nëse dikush pretendon t’i bëjë, ai ka dalë jashtë rrjedhave normale, qoftë ai politikan apo njeri i zakonshëm. Pra, nëse është politikan dhe nëse është përfaqësues i institucioneve, vihet përballë sanksioneve kushtetuese sepse askush nuk ka të drejtë të luajë me sovranitetin dhe integritetin territoriale të një shteti. Kompromiset që i kemi bërë ne me Pakon e Ahtisarit janë kulmi i të gjitha kompromiseve. Nuk ka më përtej kësaj ku të shkohet.

Ajo që pretendon Serbia, sigurisht që ajo do më shumë se kaq, dhe ajo e do një kompromis në të cilin do të kontestohej pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës, veçmas pavarësia. Këtë gatishmëri tonën që e presupozon Serbia, besoj se ne duhet ta artikulojmë qartë që ne nuk kthehemi prapa dhe pastaj të gjitha kompromiset janë çështje detajesh.

Ja për shembull, nuk do të marrim reparacionet e luftës edhe 98-shin, por vetëm 99-shin, ose do të marrim 98, 99 dhe nuk do marrim më herët se kaq. Këto janë kompromiset që mund t’i bëjmë me Serbinë. Ose detaje që kanë të bëjnë me trashëgiminë, me kulturën, do të thotë kaq mund të bëhen kompromise. Aty mund të diskutohen dhe ato duhet të jenë të kujdesshme sepse pastaj mos të vjelin pasojat. Por, kompromise të tjera nuk besoj se mund të bëhen.

Radio Evropa e Lirë: Momentalisht nuk ekziston konsensus politik brenda në Kosovë mbi procesin e dialogut. Si e shihni ju rrugëdaljen nga kjo situatë, por që mund të jetë në dobi të Kosovës?

Mehmet Kraja: Një minimum konsensusi, ne duhet ta pranojmë, ekziston në Kosovë. Një minimum konsensusi ekziston për të gjitha gjërat, megjithatë gjenden se ku gjenden aty disa çarje midis partive, spektrit politik, qofshin edhe midis individëve, të cilët pastaj krijojnë në opinion, krijojnë situata tensioni të panevojshëm, për mendimin tim.

Ne kemi një krizë politike aktualisht në Kosovë, e cila nuk do të duhej të ishte rezultat i raporteve kush çfarë mendon për dialogun me Serbinë. Nuk do të duhej të ishte ky problemi. Problemi për ne do të duhej të ishte ose të një mospajtimi të ndërvetshëm të spektrit politik të Kosovës, cilat janë dinamikat e zhvillimit, cilat janë përparësitë tona, cilët janë partnerët tanë strategjikë, jo dikush e nxjerr Serbinë, e tjetri e nxjerr Turqinë.

Cili është orientimi ynë politik drejt integrimit euro-atlantik? Do të thotë për gjëra të tilla, mund të diskutohet për finesat, për detajet. Por, nuk kemi pse diskutojmë e as nuk kemi pse të mos të merremi vesh në raport me Serbinë.

Aq më pak kur aty ekziston një limit, apo ekziston një prag i cili nuk guxon të tejkalohet prej askujt. Në raport me Serbinë, nuk kemi asnjë lloj… të shtrydhim mend shumë as të nxjerrim filozofi politike. Kemi nevojë vetëm të jemi të qartë dhe të mbajmë qëndrimet dhe t’i përballojmë trysnitë, të cilat ndonjëherë janë të pallogaritshme dhe vinë nga drejtime që si presim.

Radio Evropa e Lirë: Për çështjen e dialogut apo për ndonjë gjë tjetër a kërkohet ndihma e akademikëve nga drejtuesit e institucioneve?

Mehmet Kraja: Kryeministri kur ishte këtu në një takim, kryeministri aktual (Avdullah Hoti) e tha se do të bënte një grup ekspertësh. Deri tani nuk kam ndonjë njoftim se ka kërkuar dikush ndonjë ndihmë për një gjë të caktuar.

Ne, në fund të fundit nuk insistojmë në atë. Ne atë që mendojmë, atë që kemi për ta thënë do e themi gjithmonë, qoftë përmes komunikatave, qoftë me paraqitje individuale dhe nuk hezitojmë ta themi këtë, por nuk hezitojmë po ashtu, të ofrojmë ndihmë kur ajo kërkohet prej nesh.

“Njerëzit që e votuan Gjykatën Speciale tani po kërkojnë që të zhbëhet”

Radio Evropa e Lirë: Prokuroria e Specializuar në Hagë tashmë ka konfirmuar aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka arrestuar disa persona. Si i keni parë kundërshtimet ndaj kësaj gjykate e cila është formuar nga Kuvendi Kosovës?

Mehmet Kraja: Gjykata Speciale ka krijuar tensione politike në Kosovë dhe ka krijuar angazhim, ka shkaktuar angazhime divergjente që të jem më i qartë, se kush angazhohet në një drejtim se kush një drejtim tjetër, por ka një konsensus të përgjithshëm se Gjykata Speciale për Kosovën është e padrejtë.

Ata që e thonë kështu janë shumica dhe unë pajtohem me ta. Por, Gjykata Speciale ka pas një gjë: për të arritur këtu edhe ka kaluar nëpër disa faza. Faza e parë ka qenë miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Kush ju tha atyre 120 deputetëve – ai është miratuar me dy të tretat – që ta miratojnë atë. Janë po këta që sot ankohen për Gjykatën Speciale, të cilët kanë qenë në Parlamentin e Kosovës dhe e kanë votuar atë.

Kam dëgjuar të thonë që Parlamenti i Kosovës ose Kuvendi i Kosovës, hera herës ka dështuar në marrjen e vendimeve gjatë historisë tonë më të re, se ka marr vendime ku ta di unë në Prizren, mas Bujanit se ka marr vendime jo të drejta edhe me Kushtetutën e Serbisë, se pra ka pasur dështimet e veta në këtë histori sa ka parlamentare. Por, mos të harrojmë ky është parlament demokratik, është ndryshe nga parlamentet e përparshme.

Është parlament i zgjedhur me votën e popullit dhe ai ka vendosur në mënyre kushtetuese që të themelohet një Gjykatë Speciale. Po ata njerëz që e kanë votuar tani kërkojnë që ai të zhbëhet ose kërkojnë direkt ose indirekt, përmes ndërhyrjeve përmes kësaj, apo përmes asaj.

E vërteta është se drejtësia do vendos sepse Kosova nuk mund të mbajë barrën, peshën e kryqit për shumë kohë. Çështjet e drejtësisë duhet të përfundohen dhe duhet të marrin një epilog. Tani pse disa individë lajnë duart si Ponc Pilati dhe dalin me qëndrime ndryshe nga ç’thonë dhe ndryshe kanë vendosur vetë publikisht. Kjo është çështje ose ndryshe kërkojnë që të vendoset.

Kjo është çështje që duhet ta shikojnë veten e tyre, ku janë dhe vetë të identifikohen qartë se kush çfarë bën dhe çfarë mendon për këtë. Një gjë dua të them se Gjykata Speciale, nëse ka funksionin për të vendosur drejtësi ne nuk mund t’i kundërvihemi dhe askush nuk duhet t’i kundërvihet. Nëse ka atribute politike, të gjithë duhet t’i kundërvihemi, por më së pari duhet të marrin përgjegjësi ata që e kanë votuar. Ata le të dalin, le ta marrin përgjegjësin pse e kanë votuar dhe si kanë votuar.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kraja, cilat janë zhvillimet e fundit në Akademinë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të cilat bëhen në kuadër të plani strategjik gjithëpërfshirës të akademisë?

Mehmet Kraja: Për këtë vit, ne kemi pasur një sërë projektesh të cilat për shkak të rrethanave nuk kemi arritur t’i realizojmë, veçmas ato që kanë të bëjnë me format manifestative, siç është puna e promovimeve, pastaj e ekspozitave, e koncerteve si dhe një numër të tryezave shkencore dhe disa konferenca.

Situata e pandemisë doemos ka kërkuar që t’i përshtatemi kësaj rrethane dhe ne jemi përpjekur që megjithatë, aktivitetin, punën e akademisë të mos e ndalim, por kryesisht ta reduktojmë në ato forma të cilat janë më të mundshme, siç janë botime dhe disa projekte të cilat i kemi në zhvillim e sipër, në realizim e sipër.

Kemi realizuar një projekt për energjitë, tashmë është publikuar ose është në publikim e sipër. Pastaj, kemi realizuar një për arsimin të cilin nuk e kemi finalizuar akoma dhe kemi një për shkencë dhe kulturë të cilat presin të realizohen. Dhe natyrisht kemi bërë një përmbledhje dokumentesh për dialogun Kosovë- Serbi.

Atë e kemi bërë pak më herët, kështu që kemi arritur ta publikojmë. Të gjitha këto janë forma pune të cilat kanë vonesa, por po përpiqemi t’i mbajmë në veprim që aktiviteti dhe veprimtaria e akademisë të mos pezullohet dhe t’i përshtatet rrethanave të cilat u krijuan tani.

Ministria e Shëndetësisë: 127 raste të reja, 4 humbje jete dhe 103 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informo se në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 edhe atë në këto bashki :
75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

IKShPK : prej 670 mostrave 54 raste pozitive dhe 72 të shëruar!

covid komunat72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 1372 testeve, sot, kemi 112 raste të reja, 8 viktima dhe 159 persona të shëruar

parandalimi covid 19Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1372 teste dhe 112 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 46-Kumanovë 7-Shtip 1 -Prilep 2 -Tetovë 1 -Struga 6 -Veles 4 -Manastir 7 -Ohër 4 -Gostivar 3 -Strumicë 11 –Radovish 3 – Koçani 4 – Probishtip 1  -Berovë 1 -Valandovë 1 – Vinicë 1 –  Delçevë 1 -Kratovë1 – Sveti Nikollë 4 -Kërçovë 2 dhe Resnje1.
Kanë ndërruar jetë 8 persona, një pacientë nga Tetova (73 vjeç), një nga Strumica (58 vjeç), një nga Dellçeva (55 vjeç), dy nga Struga (74 dhe 80 vjeç) dge tre nga Shkupi (53, 76 dhe 82 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 159 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 42 – Kumanovë 8 – Shtip 3 – Prilep 8 -Tetovë 10 – Struga 6 – Veles 4 – Manastiri 3 – Ohri 10 – Kavadarci 2 – Gostivar 13 – Gjevgjeli 11 – Strumicë 4 -Kriva Pallankë 2 – Radovish 2 -Krushevë 2 – Koçani 2 – Koçani 4 – Probishtip 1 – makedonski Brod 2 -Pehçevë 1 – Berovë 3 -Valandovë 1 -Vinicë 2 – Dellçevë 8 -Kërçovë 3 dhe – Sveti Nikollë 3.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 187 080 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17786, numri i pacientëve të rikuperuar është 14801, numri i vdekjeve është 737, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2248.
Në shumë vende kemi rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, institucionet paralajmërojnë si shenjë e valës së dytë, prandaj, Ju lutemi mbroni vetveten,  ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike: në 2020 Shqipëria -7.5 përqind

FMNFondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në ulje vlerësimet e tij për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2020, duke marrë parasysh efektet e shtrira të pandemisë por dhe ato të tërmetit që tronditi vendin nëntorin e kaluar.

Në një deklaratë të tij, një mision i Fondit Monetar, i organizuar në distancë, përmes takimeve virtuale me autoritetet vendase, bëri të ditur se “për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe ndaj dërgesave të emigrantëve, ekonomia shqiptare parashikohet të tkurret me rreth 7,5 përqind në vitin 2020”. Më herët, FMN-ja kishte parashikuar një reçesion prej -5 përqind. “Defiҫiti fiskal parashikohet të rritet në rreth 7 përqind të PBB-së dhe borxhi publik pak mbi 80 përqind të PBB-së deri në fund të vitit 2020. Mbështetja financiare ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të FMN-së, si dhe emetimi i Eurobondit në qershor do të ndihmojë në mbulimin e nevojave për financim. Parashikojmë që ekonomia do të rimëkëmbet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2020 dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë vitit 2021, me zbutjen e efektit të goditjeve dhe me vijimin e rindërtimit pas tërmetit”, vë në dukje deklarata e misionit.

Edhe sipas Bankës së Shqipërisë “në skenarin bazë, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie të fortë gjatë vitit 2020” dhe kulmi i saj parashikohet të ketë qenë tremujori i dytë, për t’u zbehur më pas deri në fund të vitit. “Në supozimin e një ecurie të favorshme epidemiologjike, ekonomia shqiptare pritet të shënojë rritje dhe të rikuperojë vëllimin e humbur të aktivitetit ekonomik gjatë dy viteve në vijim”, deklaroi guvernatori Gent Sejko.

FMN u shpreh se “stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqipërisë është ruajtur, por risqet janë rritur për shkak të krizave. Krahas një pandemie botërore më të rëndë, risqet kryesore vijnë nga defiҫitet dhe borxhi i rritur publik, dobësitë në financat publike dhe nga një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme. Menaxhimi i këtyre risqeve mes pasigurive të mëdha do të kërkojë mbështetjen e vazhdueshme për ekonominë, duke rikrijuar gradualisht hapësirën për manovrim të politikave ndërkohë që rimëkëmbja të hedhë rrënjë, si edhe mbikëqyrje më të afërt të sektorit financiar”.

Ekspertët e FMN-së shpjegojnë se “mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, si dhe të jetë objekt i transparencës dhe i llogaridhënies. Duhen krijuar hapësira për të mbështetur aktivitetet thelbësore dhe për të mbrojtur grupet më të cënuara, duke përfshirë edhe kufizimin e shpenzimeve jo prioritare dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve”. Sipas FMN-së “kur pasojat e krizave të zbuten, që të rikrijohen hapësira manovrimi për politikën buxhetore, do të ketë rëndësi kritike rifillimi i një konsolidimi modest fiskal duke nisur nga viti 2021, që duhet të forcohet më tej, mbështetur në një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat. Autoritetet duhet t’i dyfishojnë përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat tatimore nëpërmjet ngritjes së një sistemi më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor i cili nxit rritjen ekonomike”, thekson deklarata, duke vënë në dukje se “rritja e të ardhurave fiskale ka rëndësi kritike për të mbështetur nevojat më të larta për shpenzime të njerëzve dhe të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kufizohen dhe menaxhohen risqet e rritura fiskale dhe të fuqizohet menaxhimi i burimeve publike, sidomos i investimeve publike, në mënyrë që të përftohet më shumë vlerë prej parave të shpenzuara”.

Ekspertët e FMN-së flasin për një nevojë urgjente për të fuqizuar menaxhimin e investimeve publike che cilësinë e shpenzimeve, duke ngritur dhe një herë shqetësimin për rreziqet e mundshme nga skemat e Partneritetit Publik Privat. FMN-ja ritheksoi “këshillën kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërin ë e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen”, e po ashtu u shpreh se mbetet e shqetësuar “që Korporata Shqiptare e Investimeve (KSHI) do të sjellë risqe të reja fiskale kur të fillojë nga puna”.

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar “kërkohet punë shumë e madhe për të ruajtur stabilitetin financiar duke mbështetur ndërkohë huamarrësit e goditur nga krizat” dhe se vendi “ka nevojë për të përgatitur masa rezervë në rast të një pandemie më të rëndë”.

voa