IKShPK : prej 1608 mostrave kemi 418 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 67 të shëruar!

komuna covid
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren).
Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Miroslav LajcakKosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare. Veç tyre Serbia kërkon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi u ndërmjetësua nga i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajqak. “Kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkroi Lajqak në Twitter, duke paralajmëruar së shpejti vazhdimin e bisedimeve, por pa dhënë data.

Megjithë diskutimet e gjata për pensionet dhe kadastrën ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve dhe diskutimet për këtë element të marrëveshjes së përgjithshme për pretendimet financiare dhe e çështjet të pronës midis dy vendeve do të vazhdojnë në takimin e radhës.

Petkoviq këmbëngul për Asociacion me kompetenca ekzekutive 

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk përmendet që palët kanë folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kërkesë kjo e vazhdueshme e qeverisë së Serbisë. Kryesuesi i palës serbe në dialog, që është njëkohësisht drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit se në bisedime “u ngrit edhe çështja e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, dhe sipas Petkoviq, “zbatimi i kësaj marrëveshje është i nevojshëm për vazhdimin e dialogut që do të ndihmonte në ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

“Pa formimin e Asociacionit ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet organizatë joqeveritare, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive”, tha Petar Petkoviq.

Këndvështrime të ndryshme

“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, tha  Petroviq, duke shtuar se normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi nënkupton kompromis.

“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbasin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës, por që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për Serbinë”, tha Petkoviq.

Tahiri akuzon Serbinë për hipokrizi

Takimi në Bruksel mes grupeve të ekspertëve Kosovë-Serbi ndodhi pas një muaji ndërprerjeje dhe një ditë pas votimit të qeverisë së Serbisë me kryeministre Ana Brnabiq. Kjo e fundit gjatë betimit të qeverisë dhe të ministrave të saj, lexuan tekstin e betimit, ku ndër të tjera shkruhej: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë”. Kjo frazë në tekstin e betimit të qeverisë së Serbisë, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës.

“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në tjetrën të bëhen deklarata të pamatura e nxitje të konfliktit. Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, shkroi në profilin e tij social zëvëndës-kryeministri Besnik Tahiri.

Në këtë fazë ku mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nga njëra anë dialog në nivel ekspertësh, dhe nga tjetër dhe polemika në distancë, Bashkimi Evropian po bën përpjekje që të ndërmjetësojë edhe një takim të nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. Në takimet që ndodhën në fund të gushtit dhe në shtator u diskutua çështja  e të pagjeturve, ndërsa Beogradi këmbëngul që të diskutohet edhe çështja e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kjo temë për Prishtinën zyrtare është e mbyllur dhe ajo nuk pranon të flitet më për të.

dw

Qeveria e re e Serbisë: Politika më e rëndësishme se profesionalizmi

Ana BërnabiçQeveria e re e Serbisë më në fund u plotësua pas ndarjes së portofoleve të fundit. Nga 21 postet ministrore, dhjetë i kaluan grave. Kabineti i ri drejtuar nga kryeministrja Ana Bërnabiç po diskuton programin e ri.

Edhe dyshimet e fundit rreth kuadrit u sqaruan, pasi Partia Socialiste e Serbisë (SPS) njoftoi se zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Branko Ruzhiç. Ivica Tonçev, edhe ai një kuadër i SPS, do të jetë ministër pa portofol, ndërsa kolegia nga partia e tij, Slavica Gjukiç Dejanoviç, do të jetë këshilltare speciale e Ivica Daçiçit, kryetarit të ri të parlamentit serb.

Kështu mori fund saga katërmujore për formimin e qeverisë së re, e cila në një mënyrë që tashmë është bërë e zakontë, shërbeu për një tjetër vonesë dhe argëtim mediatik me ofrimin e emrave të ministrave të mundshëm.

Nuk i beson askujt

Megjithëse u njoftua se në qeverinë e re do të gjenden shumë fytyra të reja, në fund u bë e qartë, se theksi kishte qenë më shumë tek rokadat e personelit brenda partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS). Një numër ministrash kanë ruajtur portofolet e tyre, disa kanë ndërruar vetëm vendet, dhe fytyrat e reja me përjashtime modeste, janë politikanë që deri tani kanë pasur promovim të fortë publik dhe mediatik.

Gjithashtu vihet re se shumë ministra gjenden në pozicione, për të cilat nuk kanë përvojë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me kualifikimet e tyre profesionale. Dushan Spasojeviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike, thotë për DW se “synimi ka qenë padyshim që në poste ministrore të vendosen njerëz të partisë ose që kanë qenë ndërkohë në qeveri, dhe jo se janë ekspertë për diçka”. Për shembull për ministrin Aleksandar Vulin kjo është ministria e katërt. E pamundur që ai të jetë një politikan aq universal, sa t’i bëjë të gjitha me po aq sukses”.

Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për DW se “Aleksandar Vuçiç i ka bërë institucionet aq të pakuptimta, sa po të mos i duhej zyrtarisht ta formonte qeverinë, nuk do ta kishte bërë”. Ai është një politikan, që nuk i beson askujt dhe kjo është arsyeja, pse duhet të jetë përgjegjës për gjithçka, që nga shëndetësia deri te ekonomia. Kemi të bëjmë me një kaos, në të cilin vetëm ai është udhëheqësi. “Këtu nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisë së parë dhe kësaj të fundit të përcaktuar nga Aleksandar Vuçiç”, mendon Stupar.

Mesazhet e Vuçiçit drejt Perëndimit

Vëmendje të veçantë shkaktoi rekomandimi i Presidentit të Serbisë, që në qeverinë e re të jenë 50 përqind gra. Ky synim është përmbushur kryesisht. Përshtypja se Vuçiç e mat me saktësi pulsin e opinionit publik perëndimor nuk është e re, sepse analistët pranojnë që Aleksandar Vuçiç e di shumë mirë se çfarë jep rezonancë pozitive në Perëndim.

“Pjesëmarrja e grave ka një funksion të ngjashëm me atë të kryeministres. Ky është informacioni, që do të transmetohet në pothuajse të gjitha mediat dhe është e sigurt se për këtë arsye mediat e huaja nuk do të merren me faktin se kush është Ratko Dmitrović dhe nëse ndonjë ministër është ekspert për vendin, ku është emëruar. Kjo tregon se Vuçiç e di se si funksionojnë mediat dhe si dërgohen mesazhet”, konstaton Dushan Spasojeviç.

Slobodan Stupar këtë moment e sheh si “dëshirën e dëshpëruar të Vuçiçit për të marrë ndonjë lavdërim nga Perëndimi”. Mendoj se edhe do të arrijë ta marrë ndonjë lëvdatë. Por nuk ka ndonjë mençuri të veçantë politike këtu, sepse nuk është e vështirë të vlerësosh, edhe për një njeri të thjeshtë, se çfarë i pëlqen Perëndimit”.

Qeveria e re do të ketë mandat të kufizuar, sepse është njoftuar se zgjedhjet e reja do të mbahen më së voni në fillim të prillit 2022. Megjithatë Dushan Spasojeviç tërheq vëmendjen për “një perceptim krejtësisht të gabuar nga opinioni publik serb, kur bëhet fjalë për këtë qeveri me mandat të kufizar”. Kur lexon për këtë, të krijohet përshtypja sikur është një qeveri, që do të funksionojë vetëm për disa javë. Në fakt ajo do të qeverisë për gati dy vjet, që nuk është pak, dhe mendoj se është e rëndësishme ta theksojmë këtë, sepse nuk është një mandat aq i shkurtër.”

Panik për shkak të Uashingtonit?

Gjithsesi kjo do të jetë qeveria e vazhdimësisë, kështu që nuk mund të presim diçka të re të veçantë, shton Spasojevic. “Përjashtim kyç mund të përbëjë politika e jashtme dhe nëse do të marrim ndonjë lloj nxitjeje, para së gjithash nga SHBA, kur është fjala për zgjedhjet presidenciale dhe ndoshta një lloj presioni më të fortë nga Bashkimi Evropian për Kosovën. “Kjo dinamikë e jashtme mund të ndikojë në mandatin e kësaj qeverie të re”, vlerëson Spasojeviç.

Fati politik i Aleksandar Vuçiçit me siguri që do të varet mjaft nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thekson Sllobodan Stupar. “Unë mendoj se Vuçiç është në panik nga një fitore e mundshme e Joseph Bidenit. Një herë është përcaktuar për kandidatin e gabuar dhe kjo mund të ndodhë përsëri. “Administrata e demokratëve do ta detyronte Vuçiçin për qartësi, kur bëhet fjalë për Kosovën”, thotë Stupar.

Rusia e (pa)kënaqur

Në vështrim të parë ndoshta nuk ka lidhje direkte, por disa analistë në Beograd mendojnë se përbërja e qeverisë flet edhe për pastrimin nga kuadri rus brenda saj. Kjo duket para së gjithash në pjesëmarrjen e reduktuar ndjeshëm të SPS në koalicionin qeverisës, dhe përmes statusit të pasigurtë të Nenad Popoviçit, lojtarit të fortë rus në jetën politike të Serbisë. Sidoqoftë informacionet e fundit flasin se të martën (2710) në parlament mbërriti propozimi që Popoviç të bëhet përsëri ministër pa portofol, që me siguri do të thotë edhe vazhdimësi e politikës së jashtme, kur është fjala për marrëdhëniet me Moskën – cilado qoftë ajo politikë.

Ndërsa anulimi i vizitës së Sergej Lavrovit, siç u njoftua për shkak të koronës, u interpretua shpejt në opinionin serb si një paralajmërim tjetër diplomatik nga Moska, e cila tani hamendësohet se është e pakënaqur me sasinë e faktorit prorus në pushtet. SPS mohoi se është “përfaqësuesi i Rusisë në Serbi”, siç deklaroi kryetari i socialistëve, Ivica Daçiç. Daçiç deklaroi edhe se “anulimi i vizitës së shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në Beograd nuk mund të interpretohet si mbështetje ruse për këtë parti.”

dw

Ndahet nga jeta kompozitori Avni Mula! Inva bën dedikimin prekës: Gjiganti jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë

Avni Inva Mula
Është ndarë nga jeta kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula.

Mësohet se Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçar. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e tij, Inva Mula, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë! Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”

Avni Mula lindi në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”

tch

Apeli i Tritan Kalos për kolegët dhe politikanët: Mos bëni gjithologji, po krijoni tollovi mendore

tritan-kaloMjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegë për më shumë kujdes si dhe shkruan se nuk është koha që të bëjmë gjithollogji, pasi krijohet tollovi mendore,

Ndër të tjera mjeku ka një kërkesë për të gjithë kolegët e tij duke kërkuar që të mos përfshihen dhe ndikohen nga politika.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….30.10.2020…mirëmëngjesi në këtë pragfundi të muajit….së bashku me Fjoralbën dhe Aidën, dy nga prurjet e reja në shërbimin e sëmundjeve infektive të qsut/covid-1…Jemi aty në çdo moment për t’u kujdesur e vigjëluar mbi shëndetin tuaj….Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush: maskë, higjienë, distancim (m.h.d.)….Mirëkuptim dhe mirëbesim në veten tuaj dhe në të gjithë mantelbardhët e punonjësit e tjerë të shëndetësisë publike dhe jo vetëm, në përballjen me “këtë flamë” mbarëbotërore të shkaktuar prej infeksionit të sars-COV2/COVID-19….

Më pak gjithollogji nga gjithkush qoftë ai/ajo edhe koleg në fushën e shëndetësisë sepse krijojnë jo pak tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetëmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre….

Nëse jeni betuar si hipokratistë dhe jo si hipokritistë apo militantistë, ju kërkoj që t’u bashkoheni përpjekjeve tona dhe mos na e shtoni barrën e punëve në këto kohë kritike…..

Më pak takime politike dhe elektorale nga cilido, por më shumë punë në respektimin e m.h.d., dhe në higjienizimin, dezinfektimin, dezinfektimin dhe deratizimin e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe vatrën më të ndezur të covid-19, Tiranën time, tuajën dhe të trojeve arbërore….Duhen ende punë, përpjekje dhe mirëkuptim e mirëbesim për t’u përballur me pandeminë e sars-cov2/covid-19….Bashkë jemi dhe do të jemi kurdoherë….together forever!!!

Top Channel

Engel: SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Eliot EngelMë pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Serbisë dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Në një diskutim organizuar nga prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias, kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, si edhe ish- Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark folën për të ardhmen e Kosovës.

Demokrati Eliot Engel, i bëri jehonë faktit se gjatë dekadave, republikanët dhe demokratët kanë ndjekur një politikë dypartiake ndaj këtij rajoni.

Unë shpresoj që çfarëdo administrate të kemi, (cilindo) President, apo Kongres duhet ta kuptojmë se është mirë për Shtetet e Bashkuara të sigurohet që liria të përparojë në të gjithë botën, jo vetëm për të mirën e këtij rajoni, por edhe për të mirën e Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit gjatë administratës së ish-Presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, tha se diskutimi vinte në një moment shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane.

Shpresa ime është që javën e ardhshme të shënojmë një pikë kthese ku të mund të kemi një fillim të ri pas katër vitesh dështimi dhe të fillojmë të largohemi nga qasja e pabalancuar e administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo duke përdorur një gjuhë të ngjashme me atë të kandidatit demokrat Joe Biden.

Edhe zoti Engel tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara t’i kthehet një roli tradicional në marrëdhëniet e jashtme.

Por administrata e Presidentit Trump thotë se është pikërisht mënyra e saj jotradicionale, që i dha një shtysë të re bisedimeve Kosovë-Serbi, me rënien dakord për normalizimin ekonomik muajin e kaluar, në një takim të parë të një profili të tillë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se pas “vitesh negociatash të dështuara, administrata ime, propozoi një rrugë të re për të kapërcyer ndasitë”.

Duke u përqendruar tek krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, të dyja vendet ishin në gjendje të realizonin një arritje të madhe”.

Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë një politikë e tillë tek një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, pengesa më e madhe ndaj së cilës është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për organizatorin e diskutimit, Profesorin e Universitetit të Kolumbias, David Phillips, thotë se nuk do të ketë paqe derisa të ketë normalizim.

Sipas mendimit tim normalizim do të thotë që Serbia ta pranojë se e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve që Millosheviçi bëri, që Kosova është një vend i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Pasojat e trashëgimisë së luftrave të viteve 90 në Ballkan, rëndojnë ende mbi rajon. Gjenerali Wesley Clark, ishte komandanti i forcave të NATO-s, kur aleanca ndërmori bombardime për të ndalur fushatën e Millosheviçit dhe forcave serbe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi arritjet e Kosovës.

Tani sfida është të ndërtohet një shtet të fortë ekonomikisht dhe politikisht në një nga rajonet më të vështira të botës”.

Kongresmeni Engel, duke vlerësuar angazhimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, gjë që u bë e njohur për herë parë, si një nga pikat e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë, tha se ashtu si Izraeli dhe vendet arabe po punojnë bashkë, ashtu duhet të ndodhë edhe në Ballkan.

Do të doja ta shihja në Ballkan, me shqiptarë dhe serbë dhe malazezë dhe të gjithë popujt që punojnë së bashku që jetojnë në një rajon shumë të vogël, por është më mirë për të dyja palët, ose të gjitha palët nëse ata punojnë së bashku dhe e njohin njëri-tjetrin”, tha ai.

voa

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli: Universitetet online, po vlerësohet edhe mbyllja pas orës 22:00 e lokaleve në Bllok

Prof MiraKryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Mira Rakacolli në një komunikim publik ka bërë me dije se vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online nga strukturat universitare.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Evropë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezencë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.
Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljen e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë, si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.
“Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.
“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane përqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtës që sjell më shumë grumbullime në ambientet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ju ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e COVID19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit.
“Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 2699 testeve, kemi 862 raste të reja, 14 viktima dhe 223 persona të shëruar

respekto masatGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2699 teste dhe 862 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 390 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Prilep – 55 (me 75.132 banorë).
  • Veles – 53 (me  54.384 banorë).
  • Tetovë – 48 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Manastir – 31 (me 91.983 banorë).
  • Shtip – 28 (me 43.625 banorë) .
  • Strumica – 27 (me 57.175 banorë)
  • Koçani – 25 (me 37.758 banorë).
  • Kavadarci – 24 (me 38.741 banorë).
  • Kumanovë – 22 (me 109.228 banorë) .
  • Ohër- 18 (51.591 banorë).
  • Gostivar – 18 (111.252 banorë) .
  • Kërçovë – 17 (me 56.937 banorë).
  • Gjevgjelia – 12 (me 22.706 banorë)
  • Probishtip – 12 (me 15.085 banorë).
  • Kriva Pallanka – 10 (me  20.820 banorë).
  • Vinicë – 9 (me 19.391 banorë).
  • Strugë – 9 (me 65.801 banorë) .
  • Negotinë – 8 (me  19.327 banorë).
  • Radovish – 7 (me 29.100 banorë).
  • Vallandovë – 6 (me  11.773 banorë).
  • Kratovë – 6 (me 9.376 banorë).
  • Sveti Nikollë – 6 (me 17.683 banorë)
  • Delçevë –5 (me 17.713 banorë).
  • Demir Hisar – 4 (me 8.177 banorë).
  • Pehçevë – 3 (me 5.517 banorë).
  • Resnjë – 3 (me 16.313 banorë)
  • Berovë – 3 (me 12.813 banorë).
  • Krushevë – 2 (me 9.418 banorë).
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë).
Kanë ndërruar jetë 14 persona , 5 pacientë nga Shkupi (35, 82, 62, 90 dhe 77 vjeç ), 1 pacientë nga Prilepi ( 54 vjeç) , 1 nga Tetova ( 88 vjeç) 1 nga Struga (66 vjeç),  1 nga Velesi (78 vjeç), 1 nga Manastiri (76 vjeç), 2 nga Strumica (63 dhe 68 vjeç), 1 nga Radovishi (66 vjeç),  dhe 1 nga Resnja (83 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 223 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 75-Kumanovë 9 -Shtip 10 -Prilep 16 -Tetovë 27 -Veles 6-Manastir 13-Kavadarci 6-Gostivar 5-Gjevgjeli 14-Strumicë 14-Radovish 6-Koçani 7-Demir Hisar 2-Berovë 3 -Pehçevë 1-Kratovë1-Sveti Nikolla 2-Kërçovë 4-Resnje 1 dhe Negotinë 1.
Deri më tani, në vend gjithsej janë kryer 243357 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara nga fillimi i epidemisë është 29558, numri i pacientëve të rikuperuar është 19994, numri i vdekjeve është 977 dhe numri i rasteve aktive është 8587.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1422 testime, 275 raste të reja, 6 humbje jete dhe 114 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1422 testime, nga të cilët kanë 275 qytetarë rezultuar pozitivë, gjegjësisht janë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore                              275
  • Të shëruar ne 24 orë                           114
  • Të shtruar në spitale                            291
  • Humbje jete në 24 orë                         6
  • Testime ditore                                     1422

 

  • Testime totale            122,426
  • Raste pozitive                20,315
  • Raste të shëruara            11,007
  • Raste Aktive                    8,809
  • Humbje jete                      499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             4468
  • Durrës             837
  • Fier              650
  • Korçë              544
  • Shkodër           522
  • Lezhë              396
  • Elbasan           378
  • Vlorë             352
  • Berat             256
  • Kukës                184
  • Gjirokastër        131
  • Dibër              91

Maas: Nuk duhet t’i mbyllim sytë ndaj rrjedhjes së trurit nga Ballkani Perëndimor

MaasGjithnjë e më shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor po zgjedhin të emigrojnë. Një konferencë në Berlin po kërkon zgjidhje.

71 përqind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor po mendohet të mërgojë, sipas Barometrit të Balkanit, që publikoi në qershor 2020 Këshilli i Kooperimit Rajonal. Për Gjermaninë, si presidente e radhës se Këshillit të BE, kjo ishte një arsye për ta drejtuar fokusin e politikës kah perspektiva e brezit të ri në rajon.

Por qëllimi nuk është ndalimi i migrimit, saktësoi të mërkurën, 28.10. ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në fjalën e hapjes së një konference online për këtë çështje. Kushdo që e ka provuar këtë në 30 vitet e fundit ka dështuar. “Por ne nuk mund t’i mbyllim sytë para problemeve që sjell me vete “rrjedhja e trurit”, që sa vjen e bëhet më e madhe, tha socialdemokrati.

Ai u shpreh për një strategji me tri hapa për të luftuar këtë fenomen: investimin në të ardhmen e rajonit, zgjidhjen e problemeve të së kaluarës dhe anëtarësimin në BE.

Investimet e kërkuara

BE-ja kohët e fundit vuri në dispozicion rreth 9 miliardë euro për ta bërë më tërheqës rajonin në aspektin ekonomik. Qëllimi kryesor i planit ishte mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të trajnimit.

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Olivér Várhelyi, tha në panelin vijues me ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor se plani krijon perspektiva për të rinjtë në rajon. “Krijon vende pune, përmirëson mundësitë e trajnimit dhe pjesëmarrjen”.

Por nuk është vetëm zhvillimi i dobët ekonomik që po bën që të rinjtë të zgjedhin BE-në si vendbanimin e tyre të ardhshëm. Sipas një studimi të Fondacionit Friedrich Ebert botuar në vitin 2019, janë edhe probleme të tjera, si korrupsioni, mungesa e shanseve të barabarta dhe e meritokracisë në rekrutime, që përbëjnë shkaqe për emigrimin.

Perspektiva evropiane

Këto janë sfida afatgjata në Ballkanin Perëndimor dhe deri tani receta e vetme e BE-së për zgjidhjen e tyre duket se është perspektiva evropiane. Ministri Maas premtoi edhe një herë  se do të përpiqej t’i hapë që këtë dhjetor edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, së paku me Maqedoninë e Veriut: “Para përfundimit të Presidencës Gjermane në Këshillin e BE-së, ne duam të mbajmë një konferencë të parë anëtarësimi me Maqedoninë e Veriut. Dhe, nëse e lejojnë rrethanat, edhe me Shqipërinë,” – tha Maas.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia e Kosova, më parë duhet të “braktisin fantazmat e së kaluarës” për të bërë hapa përpara në këtë rrugë.

Duke pasur parasysh bisedimet që po zhvillohen në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për një marrëveshje të shpejtë mes dy palëve: “Sa më shpejt të filloni me të”, tha Maas, “aq më shpejt do ta zhbllokoni perspektivën e BE-së për Kosovën dhe Serbinë”.

E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën, e cila është e ndarë etnikisht edhe sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.

Një vend në tryezë

Përfaqësuesit e brezit të ri, të cilët dolën në panelin e mbrëmjes, kërkuan më shumë drejta për të thënë fjalën e tyre. “Ne duam të na dëgjoni,” tha Egzona Bokshi nga Kosova, aktiviste që merret me punësimin dhe mundësitë e barabarta për të rinjtë në Kosovë. Ajo tha, se të rinjtë në vendin e saj po humbasin ngadalë besimin se do të bëhen dikur pjesë e BE-së.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, si dhe ministri në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj, kishin kërkuar më parë në fjalët e tyre liberalizimin e vizave për shetasit e Kosovës.

Konferenca triditore virtuale (28.10-30.10) me temë rininë, mërgimin dhe demografinë në Ballkanin Perëndimor organizohet nga Shoqëria për Evropën Juglindore (SOG) dhe Instituti Aspen Berlin dhe është pjesë e programit zyrtar të Presidencës Gjermane të Këshillit të BE.

dw