Çfarë ndodh nëse zgjedhjet presidenciale amerikane nuk nxjerrin qartazi fituesin?

shtepia e bardhePërpara zgjedhjeve presidenciale amerikane, shkencëtarët politikë dhe ekspertët e ligjit zgjedhor paraqitën një varietet skenarësh me të cilët vendi mund të përballej në Ditën e Zgjedhjeve dhe në javët që pasojnë. Mundësitë variojnë nga një fitore e qartë prej Presidentit Donald Trump, ose ish-Nënpresidentit Joe Biden, deri tek një betejë e papërfunduar ligjore, që e shtrin pasigurinë e rezultatit deri në janar, kur Kongresi i ri duhet të çertifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Ekspertët thonë se përcaktimi i fituesit të këtyre zgjedhjeve është veçanërisht i vështirë për shkak të një niveli të paprecedent të votimit nëpërmjet postës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Larmia e ligjeve të shteteve amerikane për mënyrën se si dhe kur duhen numëruar votat me postë, do të thotë se një numërim përfundimtar mund të dojë ditë ose javë që të përmbyllet.

Në atë që e quajti “skenarin e makthit”, studiuesi politik William Galston i Institutit Brookings, një organizëm jofitimprurës, shkruan se një rezultat shumë i afërt, që do vinte në dyshim fituesin “do ta hidhte vendin në kaos, nën rrethana shumë të dëmshme”.

Presidenti Trump ka ngritur vazhdimisht mundësinë se ushtrimi masiv i votimit nëpërmjet postës do të rezultojë në një rezultat të manipuluar zgjedhor dhe ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të angazhohet paraprakisht për një transferim paqësor të pushtetit në rast humbjeje. Zoti Biden ka thënë se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, me kushtin që të ketë një numërim të ndershëm të votave.

Për shkak të destabilizimit të mundshëm që do të krijonin zgjedhjet e kontestuara, skenari më i mirë do të kishte qenë një rezultat i sigurtë ose pothuajse i sigurtë në natën e zgjedhjeve. Por, natyra e sistemit amerikan për zgjedhjen e një presidenti lë hapur mundësitë për përfundime të shumta dhe të ndryshme.

Një proces kompleks

Presidenca amerikane nuk fitohet bazuar tek vota popullore. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen nëpërmjet një sistemi kompleks me dy faza, në të cilin votat e dhëna në nivelin e shtetit pasohen nga një votim i dytë në një trupë të njohur si Kolegji Elektoral. Shteteve individuale u caktohet një numër “elektorësh”, bazuar në numrin e popullsisë. Një listë elektorësh që mbështesin fituesin e votës popullore në secilin shtet çertifikohet sapo të jenë numëruar votat. (Në dy shtete amerikane, Maine dhe Nebraska, votat elektorale ndahen në bazë të rezultatit të secilit kandidat.)

Kolegji elektoral mblidhet më 14 dhjetor për votimin që përcakton zyrtarisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kandidati fitues duhet të marrë 270, nga një total prej 538 votash të Kolegjit Elektoral. Votat numërohen zyrtarisht gjatë një sesioni të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit më 6 janar.

Ndërsa shumë shteteve mund t’u duhen ditë ose javë për të numëruar të gjitha votat e tyre, një numër shtetesh të rëndësishme rezultati i të cilave mund të jetë shumë i afërt, mund të shkaktojnë tension.

Beteja të mundshme ligjore

“Nëse rezultati është i paqartë, le të themi në ditën e nesërme, pasi një numër domethënës shtetesh nuk mund të përfundojnë numërimin për shkak të volumit të madh të votave me postë, atëherë do të prisja mosmarrëveshje të mëdha në ato shtete, për vlefshmërinë e çdo vote të dërguar më postë”, thotë Richard H. Pildes, ekspert i ligjit zgjedhor dhe profesor i ligjit kushtetues në Universitetin e Nju Jorkut.

Ka disa etapa kyçe që nga Dita e Zgjedhjeve dhe deri më 6 janar, ditën kur Kongresi i numëron votat e elektorëve. E para është data 8 dhjetor, e ashtuquajtura “porti i sigurtë”, afati përfundimtar kur shtetet duhet të kenë dërguar listat e çertifikuara të elektorëve tek Arkivisti i Shteteve të Bashkuara (drejtori i Arkivave Kombëtare).

Në rastin kur një shtet nuk ka përfunduar numërimin e votave deri në atë datë, qoftë për shkak të vazhdimit të numërimit apo të proceseve ligjore, ekziston një parashikim në ligjin federal që i lejon legjislaturës së atij shteti që të mblidhet dhe të caktojë një listë elektorësh, pa ditur ende rezultatin përfundimtar të numërimit të votave.

Kjo krijon mundësinë që një legjislaturë partiake do të mund të emëronte një listë elektorësh që mbështesin kandidatin që rrjedhimisht humb votën popullore.

Në shtetet ku guvernatori dhe legjislatura janë të ndara mes partive, ekziston edhe një tjetër faktor komplikues. Për shkak se është guvernatori ai që çertifikon listën e elektorëve të përzgjedhur, është e mundshme që një shtet të paraqesë dy lista të ndryshme elektorësh që pretendojnë se janë legjitime.

Sipas ligjit federal, nëse Kongresit të ri i paraqiten dy lista të ndryshme elektorësh nga i njëjti shtet, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votojnë për të vendosur se cila listë do të pranohet. Nëse ata bien dakort, numërohen votat e listës së pranuar prej tyre. Nëse nuk bien dakort, mbizotëron lista e çertifikuar nga guvernatori i shtetit përkatës.

Barazimi në Kolegjin Elektoral

Është gjithashtu e mundshme, megjithëse ka shumë pak shanse të ndodhë, të mos ketë një fitues për presidencën pasi të jenë numëruar votat elektorale. Nëse të dy kandidatët marrin nga 269 vota secili, përgjegjësia e përcaktimit të fituesit i mbetet Dhomës së Përfaqësuesve. Megjithatë, në vend të një votimi ku secili prej 438 anëtarëve voton individualisht, delegacionet nga secili shtet votojnë në grup. Kjo do të thotë se partia që kontrollon numrin më të madh të shteteve individuale do të kontrollonte votën.

Një skenar i tillë do t’i jepte rreth 600 mijë banorëve të shtetit Uajoming, të njëjtën influencë në përzgjedhjen e presidentit, si ajo e 40 milionë banorëve të Kalifornisë.

Një tjetër problem në sistem mund të ishte mundësia që disa prej elektorëve të dërguar për të votuar për presidentin më 14 dhjetor të rezultonin “jo besnikë”. Në raste të rralla gjatë viteve, elektorë që ishin zotuar të votonin për një kandidat të caktuar, e kanë hedhur votën e tyre në Kolegjin Elektoral për kandidatin tjetër.

Disa shtete kanë miratuar ligje që i detyrojnë elektorët të votojnë për kandidatin që janë zotuar dhe Gjykata e Lartë ka vendosur se një praktikë e tillë është e ligjshme. Megjithatë ekziston mundësia e elektorëve jo besnikë që përpiqen të ndryshojnë rezultatin zgjedhor, por ekspertët vënë në dukje se për t’ia arritur kësaj duhet një rezultat tepër i afërt zgjedhor dhe një nivel koordinimi mes elektorëve që nuk ka gjasa të ndodhë.

Është e rëndësishme të vihet në dukje se megjithëse të mundshëm, asnjë prej këtyre skenarëve nuk ka gjasa të ndodhë.

Profesor Pildes thotë se edhe pa një numërim të plotë që në natën e zgjedhjeve, mund të shfaqet një qartësi e mjaftueshme se kush do të dalë fitues në përfundim të procesit.

“Edhe në shtetet që nuk përfundojnë dot numërimin, bashki individuale në këto shtete mund ta kenë përfunduar numërimin e tyre”, tha ai. “Mediat do të krahasojnë rezultatet e Presidentit Trump në ato bashki në vitin 2020 me rezultatet e vitit 2016. Nëse ai sistematikisht del me më pak, ky do të jetë një informacion shumë i vlefshëm që mund të sinjalizojë fort drejtimin e zgjedhjeve, megjithëse nuk mund të shpallet zyrtarisht një fitues… Mund të jetë edhe ky një skenar i ngjashëm”.

voa

Cila parti do të kontrollojë Senatin amerikan?

SenatiNdërsa vazhdon numërimi i votave, ende mbetet e paqartë se cila parti do të marrë kontrollin e Senatit amerikan. Në shtete si Karolina e Veriut, Mein (Maine) dhe Xhorxhia, diferenca e votave mbetet e ngushtë çfarë e bën të pamundur përcaktimin e fituesit.

Në Kolorado, demokratët shënuan fitore ndërsa Senatori republikan Cory Gardner humbi përballë demokratit John Hickenlooper, ish-guvernator i këtij shteti. Zoti Gardner është zyrtari i fundit republikan në atë shtet që dikur konsiderohej ndër shtetet e betejës elektorale.

Sipas organizatës jo-partiake “Cook Political Report”, vetëm shtatë nga 35 vendet për Senat për të cilat u votua të martën, u vlerësuan si të mundshme për fitore nga kundërshtari. Republikanët shkuan në votimet e së martës me një shumicë 53-47, por u përballën me një cikël të vështirë zgjedhor meqenëse ata po mbrojnë dy herë më shumë vende sesa demokratët.

Republikanët fituan një vend në Alabama, ndërsa ish trajneri i futbollit amerikan Tommy Tuberville, i mbështetur nga Presidenti Trump, mundi Senatorin demokrat Doug Jones. Alabama ishte i vetmi shtet për demokratët ku vendi në Senat nuk ishte i sigurtë.

Me fitoren në Kolorado dhe humbjen në Alabama, demokratëve tani u duhet të fitojnë tre vende nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton presidencën dhe katër vende nëse Presidenti Donald Trump rizgjidhet për një mandat të dytë.

Ndërsa demokratët forcojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kontrolli i Senatit do të jetë thelbësor lidhur me suksesin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale. Partia që do marrë shumicën në Senat do të jetë ajo që do të marrë në shqyrtim emërimet e ardhshme në Gjykatën e lartë dhe për gjykatësit federalë.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell i shtetit të Kentakit arriti një fitore të pritshme, pavarësisht sfidës së mirëfinancuar nga demokratja Amy McGrath. Në fjalimin e fitores të martën në mbrëmje, zoti McConnell tha se vendi përballet me sfida të rendësishme pas zgjedhjeve.

“Ende nuk e dimë se cili kandidat për president do të fillojë mandatin në janar, dhe nuk e dimë se cila parti do të kontrollojë Senatin. Por disa gjëra janë të sigurta tashmë. E dimë që sfida të mëdha do të kemi përpara, sfida që nuk duan t’ja dinë për polarizimin tonë politik. Ne e dimë që presidenti i ardhshëm do të duhet të unifikojë vendin ndërsa vazhdojmë të shtjellojmë ide dhe angazhime të ndryshme në tryezën e bisedimeve.”

Por nëse demokratët marrin kontrollin e Senatit, zoti McConnell nuk do të sherbejë më në rol udhëheqës. Senati do të kryesohet nga udhëheqësi demokrat Chuck Schumer, nga Nju Jorku.

Vendi atëherë do të përballet me perspektivën e një qeverie të ndarë, nëse Presidenti Trump merr një mandat të dytë, me republikanët që kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe demokratët që kontrollojnë Kongresin. Ose me një qeveri të unifikuar me demokratët që marrin kontrollin e Kongresit dhe të Shtëpisë së Bardhë nëse zoti Biden fiton.

Aleati i zotit Trump, Senatori republikan Lindsey Graham mundi kundërshtarin demokrat Jaime Harrison në Karolinën e Jugut. Harrison, ish-kryetar i Partisë Demokrate në atë shtet, pati rritur shpresat e demokratëve duke tejkaluar rekordin për mbledhjen e fondeve më të mëdha gjatë një tremujori të vetëm në historinë e Senatit, me 57 milionë dollarë. Në krye të Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, zoti Graham luajti kohët e fundit një rol të rëndësishëm në konfirmimin e të emëruarës së Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, Amy Coney Barret.

Kontrolli i Senatit mund të varet nga rezultati i votave në Xhorxhia, ku të dy vendet për senator të atij shteti janë për rizgjedhje.

Sfiduesi demokrat Jon Ossoff po përpiqet të mundë Senatorin republikan David Perdue. Vendi tjetër është një garë me tre kandidatë në një zgjedhje të veçantë. Senatorja republikane Kelly Loeffler dhe demokrati Raphael Warnock siguruan vota të mjaftueshme për të tejkaluar kongresmenin republikan Doug Collins. Balotazhi mes republikanes Loeffler dhe demokratit Warnock më 5 janar 2021 nënkupton se përbërja përfundimtare e Senatit mund të mos përcaktohet deri vitin që vjen.

Republikanët po ndjekin nga afër garën senatoriale në shtetin Ajova (Iowa), ku Senatorja republikane në detyrë Joni Ernst renditej pas kundërshtares demokrate Theresa Greenfield në shumicën e anketave disa ditë para zgjedhjeve të së martës. Të dy kandidatet kanë theksuar lidhjet e tyre me fermat në shtetin bujqësor.

Por zonja Ernst mbështeti fuqishëm luftërat tregtare të Presidentit Trump me Kinën që shkaktuan pasiguri ekonomike për shumë fermerë dhe gjatë një debati parazgjedhor ajo ngeci kur u pyet që të citonte çmimin e shitjes së misrit.

Vëmendja e republikanëve është edhe në shtetin Mejn (Maine) ku Senatorja në detyrë Susan Collins renditej pas demokrates Sara Gideon në anketimet e bëra para zgjedhjeve. Në shtetin e rëndësishëm dhe të pavendosur të Karolinës së Veriut, Senatori republikan Thom Tillis u përball me demokratin Cal Cunningham.

Në Dhomën e Përfaqësuesve demokratët pritet të forcojnë shumicën ndërsa kanë marrë të paktën pesë vende më shumë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e Kalifornisë ka gjasa të rizgjedhet në krye kur të mblidhet Kongresi i ri në janar. Ajo tha për gazetarët të martën se, “Këto zgjedhje nuk janë asgjë më pak se rikthimi i shpirtit të Amerikës, nëse vendi ynë do të ndjekë zërat e frikës ose nëse ne do të zgjedhim shpresën”.

voa

47 milion raste me COVID-19 në shkallë botërore

testShtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID-19, me rreth 9.3 milionë të infektuar, sipas të dhënave të fundit të ditës së martë. Ekspertët thonë se problemi do të përkeqësohet nëse amerikanët nuk bëjnë më shumë për të përmbajtur virusin, kryesisht me fillimin e motit të ftohtë. Dr. Robert Citronberg është specialist për sëmundjet infektive me grupin mjekësor “Advocate Aurora Health” .

“Shkalla e infektimit është alarmante. Duket se është po aq keq ose më keq se ishte në pranverë.”

Një paralajmërim serioz ndërsa amerikanët votuan të martën, me shumë prej tyre që morën masa për mbrojtjen nga virusi.

Presidenti Trump e ka minimizuar virusin, duke thënë për javë të tëra se vendi po e tejkalon atë. Kundërshtari Joe Biden e ka kritikuar presidentin lidhur me mënyrën e trajtimit të krizës shëndetësore.

Në shtetin Jutah (Utah) zyrtari më i lartë mjekësor Russell Vinik tha se është e vështirë gjetja e stafit të kualifikuar, edhe pse ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.

“Problemi ynë kryesor është mungesa e punonjësve të kualifikuar. Nuk janë shtretërit e spitalit. Kemi nevojë për punonjës të specializuar për t’u kundesur për pacientët.”

Ndërkohë India dhe Brazili renditen në vendin e dytë dhe të tretë për nga rastet. Rusia është e katërta me mbi 18 mijë raste ditore dhe më shumë se 1.6 milionë të infektuar në shkallë kombëtare.

Rusia ka urdhëruar popullsinë të përdorë maska në disa vende publike dhe u ka kërkuar autoriteteve të shqyrtojë mundësinë e mbylljes së loakleve gjatë natës. Maria Kanatova është banore e Moskës.

“Sigurisht që nuk dua një mbyllje siç ishte në pranverë, sepse është e lidhur ngushtë me situatën ekonomike. Por vënia e maskës para se të hysh në restorant dhe heqja e saj kur ulesh në tavolinë, sikurse virusi do të zhdukej, më duket shumë e çuditshme.”

Në Paris, policia sperkati me spec të djegës nxënësit e shkollës së mesme të cilët bllokuan hyrjen në shkollën e tyre me kërkesat për përgjysmimin e klasave. Jean është nxënës i Liceut Colbert dhe një nga protestuesit.

“Klasat janë të mbushura plot, me nxënësit të ulur krah për krah. U përpoqën të riorganizojnë bankat, por nuk ndryshon gjë sepse jemi 30 nxënës në një klasë.”

Presidenti Emmanuel Macron dha urdhër të premten për mbylljen e vendit por shkollat i la të hapura. Në Spanjë, të dhënat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë rritjen e infektimeve me mbi 55 mijë raste të hënën, më e madhja në atë vend që nga fillimi i pandemisë.

voa

Mali i Zi, rritet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Covid-19

Montenegro Health InstituteNumri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Covid-19 është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka mbërritur tashmë në rreth 20 mijë vetë, duke e tejkaluar nivelin 3.2 për qind të popullsisë së Malit të Zi. Ndërsa numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në rreth 350 persona. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, të martën është shënuar shifër rekord prej 767 të infekuarish brenda një dite, ndërsa numri i viktimave në të njejtën periudhë arriti në 12.

Situata më e rënduar paraqitet në Zhablak, Podgoricë, Cetinë, Ulqin, Budvë dhe Tivar. Në disa qytete, përfshirë Ulqinin, të hënën u hapën sërish shkollat dhe hotelet, të cilat kanë qenë të mbyllura për dy javë për shkak masave kufizuese të ndërmarra nga Trupi Koordinues Kombëtar për koronavirusin. Por fillimi i javës ka shënuar shifra të larta të të infektuarve në Ulqin.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se situata epidemiologjike në Mal të Zi është më e rëndë në krahasim me vendet tjera të rajonit. Parashikimet janë të zymta duke marrë parasysh faktin se vendi ndodhet në prag të fillimit të sezonit dimëror dhe gripit sezonal.

Ankthi mbi përkeqësimin e situatës u rrit edhe për shkak të tubimit masiv në ceremoninë e së dielës të varrimit të klerikut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, ku u shkelën masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

voa

 

 

Në pritje të rezultateve nga shtetet kyçe

biden trumpPërmbledhja

  • Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 3 nëntor, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.
  • Sistemi politik amerikan dominohet nga dy parti, andaj presidenti gjithmonë i përket njërës prej tyre.
  • Republikanët janë parti politike konservatore dhe kandidati i tyre në zgjedhjet e këtij viti është presidenti Donald Trump, i cili shpreson t’i sigurojë edhe katër vjet në pushtet.
  • Demokratët janë parti politike liberale dhe kandidat i tyre është Joe Biden, një politikan me përvojë, më i njohur për shërbimin e tij si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.
  • Të dy kandidatët, në të 70-tat e tyre, garojnë për të fituar votat e Kolegjit Zgjedhor.
  • Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.
  • Kolegji Zgjedhor ka gjithsej 538 vota dhe fitues i zgjedhjeve është kandidati që siguron 270 ose më shumë prej tyre. Fituesin nuk e përcakton vota e popullit.
  • Zgjedhjet në SHBA mbahen çdo katër vjet në të martën e parë të nëntorit dhe të drejtë vote ka secili shtetas amerikan mbi 18 vjeç.
  • Rezultati mund të dihet në natën e zgjedhjeve, por mund të marrë edhe ditë ose javë.
  • Presidenti i ri betohet zyrtarisht më 20 janar në një ceremoni që njihet si inaugurim.
17:46

Rezultati në shtetet kyçe deri në orën 17:30:

Arizona (11 vota elektorale)

Biden 51.0%, Trump 47.6%

Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.

Xhorxhia (16 vota elektorale)

Trump 50.5%, Biden 48.3%

Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.

Miçigen (16 vota elektorale)

Biden 49.5%, Trump 48.9%

Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.

Nevada (6 vota elektorale)

Biden 49.3%, Trump 48.7%

Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.

Pensilvania (20 vota elektorale)

Trump 54.2%, Biden 44.7%

Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.

Uiskonsin (10 vota elektorale)

Biden 49.6%, Trump 48.9%

Uiskonsini ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.8 për qind.

Burimi: https://www.270towin.com/2020-election-results-live/
17:38

Guvernatori i Penslvanisë: Rezultati mund të mos dihet sot

Rezultatet e zgjedhjeve në Pensilvani mund të mos dihen as sot, tha guvernatori demokrat i këtij shteti, Tom Wolf.

“Mund të mos e dimë rezultatin as sot, por gjëja më e rëndësishme është se kemi rezultate të sakta, edhe nëse marrin më shumë kohë”, tha Wolf në një konferencë për media.

“Mos harroni, demokracia jonë po testohet në këto zgjedhje”.

“Pensilvania do të ketë zgjedhje të drejta dhe këto zgjedhje nuk do të ndikohen nga jashtë”, shtoi ai.

Pensilvania është njëri nga gjashtë shtetet ku gara midis presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, është e ngushtë.

Deri në orën 16:30, Trump ka qenë në përparësi në këtë shtet.

Numërimi i votave me poshtë vazhdon ende.

16:59

Biden prin në katër shtete kyçe, Trump në dy

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbetet i paqartë, derisa numërimi i votave në gjashtë shtete kyçe vazhdon ende.

Deri në orën 16:30, kandidati demokrat, Joe Biden, ka pasur epërsi në Arizonë, Miçigen, Nevada dhe Uiskonsin, ndërsa presidenti Donald Trump në Xhorxhia dhe Pensilvani.

Megjithatë, zyrtarët zgjedhorë paralajmërojnë se rezultati mund të ndryshojë, meqë numërimi i dhjetëra mijëra votave me postë dhe me kusht është duke vazhduar.

Njërit kandidat i duhen së paku 270 vota elektorale për t’u shpallur fitues.

Sipas hartës sonë, Biden ka aktualisht 224 vota elektorale, ndërsa Trump 213.

16:35

Twitter etiketon postimin e kryeministrit slloven për “fitoren e Trumpit”

Twitter e ka etiketuar një postim nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, në të cilin ai e përgëzon Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe i akuzon “mediat kryesore” për “mohimin e fakteve”.

“Burimet zyrtare mund të mos i kenë shpallur rezultatet kur kjo është postuar”, ka shkruar Twitter nën postimin e tij.

Jansha vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e tij për Trumpin dhe politikat e tij qëkur është bërë kryeministër i Sllovenisë në muajin mars, shkruan BBC.

Shumë shtete në SHBA janë duke vazhduar numërimin e votave dhe as Trump, as sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, nuk mund të pretendojnë ende fitore bindëse.

Trump, para kohe, ka pretenduar fitoren dhe ka paralajmëruar se mund ta çojë rezultatin e zgjedhjeve në Gjykatën Supreme.

Biden ka thënë se është i bindur se është “në rrugën e duhur” për të fituar, por ka bërë thirrje për durim derisa numërimi i votave vazhdon.

Numërimi i votave që mund ta përcaktojnë rezultatin, vazhdon edhe në gjashtë shtete kyçe: Nevada, Xhorxhia, Miçigen, Karolinë e Veriut, Pensilvani dhe Uiskonsin.

rel

“Kokë më kokë” për Presidencën/ Trump: Dje isha në krye, sot nisën të zhdukeshin si me magji. Biden: Jam optimist

trump vs bidenAmerika ende nuk e di se cili do të jetë presidenti i saj. Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë e në disa shtete kyçe ku mund të duhen ditë të tëra për të numëruar votat.

Trump në një moment u shpreh haptazi i sigurt për fitoren vetëm që më pas të deklaronte me shqetësim parregullsi të cilat siç tha do t`i çojë në Gjykatën e lartë. Nuk do të lejojmë që të na i vjedhin zgjedhjet, ishte deklarata e tij.

Akuzat i vazhdoi me mesazhe të njëpasnjëshme në Twitter: “ Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me magji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e çuditshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar presidenti.

Për momentin, Biden është në avantazh me vota popullore me një diferencë prej rreth 2 milionë, një situatë e ngjashme kjo me zgjedhjet e kaluara kur një kryesim të ngjashëm mbajti deri në fund edhe sfidantja e atëhershme e republikanit, Hillary Clinton.

“ Nuk është as detyra ime e as e Trumpit të vendosëm se kush i fiton zgjedhjet. Kjo i takon popullit, por jam optimist për rezultatin”, deklaroi Biden duke shtuar se çdo votë do të numërohet.

Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave.

Nëse ndodhë një gjë e tillë “ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t’i rezistuar kësaj përpjekjeje,” tha menaxherja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon.

Deri tani, Bideni ka 238 vota elektorale nga 270 qe nevojiten për të siguruar presidencën, dhe Trump 213.

tch

Arrestohet Jakup Krasniqi! Niset për në Hagë

Jakup KrasniqiPas nëntë orësh bastisjeje të banesës së tij nga Gjykata Speciale, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht ish kryetar i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar.

Kjo u konfirmuar edhe nga avokati i Krasniqit, Valon Hasani, i cili shtoi se Krasniqi është nisur për në Hagë, ku shumë shpejt do të dalë përpara gjykatës. “ Sapo përfundoi bastisja, u krye ndalimi.

Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, tha avokati.  Aksioni nisi që në orën në 05:30, e vazhdoi edhe në shtëpinë e Krasniqit në Negroc të Drenasit.

Lëvizje të tilla janë konsideruar si të panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi. Operacionet u kryen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më herët, Partia Nisma Socialdemokrate reagoi në lidhje me këtë situatë.

“Ne vlerësojmë se, skenat që i kemi parë sot, kanë qenë të panevojshme dhe tronditëse për të afërmit e tij. Krasniqi çdoherë u është përgjigjur ftesave që kanë ardhur nga organet e drejtësisë, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare”, tha Sekretari I saj Bilall Sherifi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftuan sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.  Jakup Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më herët gjatë ditës, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri të ditur se po o ndjek nga afër këto zhvillim dhe tha se tha se “prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”.

Top Channel

IKShPK : prej 1626 mostrave kemi 546 raste pozitive, 9 të vdekur dhe 107 të shëruar!

tabela komunat
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.626 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 546 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1725 testime, 396 raste të reja 4 humbje jete dhe 105 të shëruar

tabela 4 nentorMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët 396 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725

Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5163
Durrës 921
Fier 788
Korçë 634
Shkodër 574
Lezhë 454
Elbasan 457
Vlorë 423
Berat 289
Kukës 221
Gjirokastër 160
Dibër 102

Shqiptari i indoktrinuar dhe manipuluar përmes fesë në shërbim dhe synime POLITIKE të shteteve të treta

Besimi fetar është një çështje PRIVATE e vullnetit të lirë të individit, një ushqim shpirtëror që nxit dhe formon PAQEN brenda vetes. Është marrëdhënia PRIVATE që vendoset përmes lutjeve dhe ritualeve tjera, mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore, pa pasur nevojë të publikohet dhe të vërtetohet logjikisht nëse këto të fundit ekzistojnë.
BESIMI FETAR NUK ËSHTË DHE NUK DUHET TË JETË NË ASNJË MËNYRË POLITIKË!
BESIMI FETAR NUK MUND TË JETË ZËVENDËSIM I JETËS SOCIALE DHE KULTURORE TË TË RINJVE SHQIPTARË!
Ky do të duhej të ishte mësimi për shoqërinë shqiptare nga ky rast tragjik, në të cilin një i ri shqiptar i indoktrinuar dhe manipuluar përmes fesë në shërbim dhe synime POLITIKE të shteteve të treta, me bashkautorët e tjerë terroristë vrau 4 kalimtarë të pafajshëm, në mes të cilëve dhe një të ri shqiptar, në një vend miqësor, i cili i strehoi dhe u dha mundësi për një jetë më të mirë, të cilën nuk ishin në gjendje ose të aftë ta ndërtonin në vendet prej nga vinin.
Ky rast i hidhur, padyshim shqetësues për të gjithë shqiptarët, e në veçanti për ata që për një jetë më të mirë zgjodhën emigrimin në një nga shtetet e perëndimit, do të duhej të ishte një mësim, që do t’i shtynte ata të braktisin oportunizmin dhe dyfytyrësinë, duke ndarë qartë të mirën nga e keqja dhe të drejtën nga e gabuara. Të distancohen qartë nga feja në shërbim të politikës, por edhe të denoncojnë xhami të shndërruara në çerdhe të indoktrinimit, manipulimit, dhe rekrutimit të shqiptarëve të ri si terroristë në shërbim të të huajve, siç ishte rasti i të riut nga Tetova.
Të distancohen qartë dhe me vendosmëri nga partitë, të cilat ngjajshëm me këta terroristë që vranë njerëz të pafajshëm në rrugët e Vjenës, përdorin fenë për synime politike në shërbim të shteteve të treta.
E pse jo, të nxjerrin edhe mësimin më të rëndësishëm, se duke ikur në vende të huaja, në vend të ballafaqimit dhe zgjidhjes së statusit të tyre, për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre, vërtetë zgjidhin një pjesë të problemit, zakonisht atë financiar, por, bashkë me brezat që vijnë, ngelen peng përjetë i të gjitha çështjeve të tjera të pazgjidhura, që më vonë, rezultojnë të jenë po aq të rëndësishme sa edhe çështja financiare.
Afrim Fanda
“… si e gjithë shoqëria shqiptare, ca të mllefosur, ca të shqetësuar, ca në pozita mbrojtëse, kërkojnë fajtorin për këtë që ndodhi…
Ndërkohë, përgjigjen e gjejmë tek vet ngjarja tragjike, e cila jep pasqyrën reale për situatën në të cilën gjendet e gjithë shoqëria shqiptare: edhe fajtorin edhe viktimën e gjejmë tek vet shoqëria shqiptare, ashtu siç gjejmë edhe agresorin (terroristi – shqiptari nga Tetova) edhe viktimën (i riu shqiptar nga Struga) në të njëjtën ngjarje tragjike në Vjenë.
Fajtorin nuk duhet ta kërkojmë tek austriakët. Dhe para se ta kërkojmë tek 20 vjeçari shqiptar, që mori pjesë në një krim makabër, dhe për këtë mori dënimin e merituar, fajin duhet ta kërkojmë tek shoqëria shqiptare dhe tek secili nga ne, si pjesëtar të saj, për atë që kemi bërë, dhe për atë që nuk kemi bërë!
Është po kjo shoqëri e cila nuk merr mundimin që të merr në duar të ardhmen e fëmijëve të vet, dhe të ndërtojë një mjedis të përshtatshëm jetese, me rrugë, shkolla, institucione kulturore dhe mirëqenie, por gjen zgjidhjen më të lehtë duke ikur, për të gëzuar të gjitha këto, që i kanë ndërtuar të tjerët për veten e tyre duke mos ikur, por duke qëndruar dhe ballafaquar me problemet.
Po kjo shoqëri duke ikur në një vend të huaj, fëmijët e vet i nxjerr para dy rrugëve të mundshme: integrimin në shoqërinë e atyre vendeve, duke mos qenë kurrë të vetëdijshëm se integrimin i plotë do të thotë asimilim, qoftë edhe pas disa brezash. Dhe rruga e dytë, ngushëllimi në fe, për t’u ndjerë ndryshe nga vendi “i huaj”, ku grabitqarët e ndryshëm do të kërkojnë, dhe herë pas here, do të gjejnë prenë e tyre të “humbur”, duke ua grabitur atë të fundit që u mbeti, pasi grabitqarët fqinjë ua rrëmbyen malet, detin, historinë – shpirtin e tyre, për ti shndërruar në vrasës pa shpirt!” – Afrim Fanda