Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit që të bëjë hapa përpara në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut

Maria AdebahrMinistria e punëve të jashtme gjermane ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha të mërkurën (02.12) në konferencën e rregullt në Berlin se po punojmë me intensitet të plotë për çeljen sa më shpejt të negociatave.

“Këshilli i BE-së tha në mars të këtij viti që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe qëllimi ynë mbetet që të fillojmë sa më shpejt me këto negociata. Ne jemi të mendimit se Bashkimi Evropian ka dhënë fjalën dhe këtu kemi të bëjmë me  besueshmërinë e BE-së dhe me stabilitetin  e Ballkanit Perëndimor, kështu që ajo që di unë deri tani është se ende po bëhen konsulta intensive në Bruksel dhe në nivelin bilateral në vendet anëtare dhe se këto vazhdojnë. Ne nuk po dorëzohemi dhe duhet të arrijmë përparime”, tha Maria Adebahr, zëdhënëse e ministrisë së jashtme gjermane në përgjigje të një pyetjeje ndaj korrespondentes së DW në Berlin.

Adebahr nuk tha nëse do të miratohet kuadri negociues me Shqipërinë: Ne dëshirojmë që këto negociata të fillojnë sa më shpejt, tha Adebahr. Një ditë më parë Euronews Albania kishte publikuar draftin e takimit të Këshillit të Ministrave të Evropës që do të mbahet në 8 dhjetor të këtij viti.  Aty thuhej se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të shtyhej për në mars të vitit të ardhshëm. Por deri DW mësoi nga burime të mirëinformuara se as takimi i sotëm i ambasadorëve të BE-së, ku do të trajtohej kjo çështje nuk solli një rezultat.

Shkëputje e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Qarqe diplomatike nga Berlini, i thanë DW se aktualisht po bëhet një përpjekje që të miratohet së paku korniza negociuese me Shqipërinë, pavarësisht nëse do të arrihet një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo është një ide e sekretariatit të Këshillit të BE-së, e cila mbështetet edhe nga Gjermania. Por qarqet i thanë DW se ka një sërë vendesh skeptike ndaj këtij propozimi.

Vëzhgues në Berlin e Bruksel mendojnë se miratimi i kornizës negociuese me Shqipërinë, edhe pse bëhet fjalë për një  akt me natyrë teknike, do të dërgonte një sinjal jo të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit aktualisht pengohet nga Bullgaria për shkak të një grindjeje për përkatësinë historike të gjuhës dhe kombit. Ndërsa për rastin e Shqipërisë vendet skeptike janë të pakënaqura edhe për faktin, që nuk janë përmbushur parakushtet e vëna nga BE-ja,  për çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Kancelarja Angela Merkel. në fillim të javës ishte shprehur e gatshme për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut qysh brenda këtij viti, ndërsa me Shqipërinë, ajo tha se nuk mund ta premtonte se do të arrihej qysh këtë vit, pro së shpejti.

dw

Hapen varrezat masive, por jo edhe arkivat

srs ksPresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq së fundmi ka deklaruar se në Kosovë ka varreza masive të serbëve. Po për cilat varreza dhe për çfarë krimesh e ka fjalën?

vend ku kanë janë mbajtur 30 persona të arrestuar nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në aktakuzën e Dhomave të Specializuara në Hagë, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në periudhën 1998 – 1999 në Kosovë dhe Shqipëri.

Në aktakuzë përmendet edhe Gjakova, një vend tjetër ku janë mbajtur serbë, për të cilët Vuçiq me datën 24 nëntor tha se është një prej vendeve për të cilat besohet se atje janë vrarë serbë.

Në raportin e saj vjetor, Zyra për Personat e Zhdukur thotë se në vitin 2018 janë ekshumuar në Gjakovë mbetjet e disa serbëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës. Identiteti i tyre është përcaktuar me analizat e ADN.

„Shumë njerëz të mbyllur në burgjet ilegale në Gjakovë dhe rrethinë flasin për tortura, vrasje dhe vendet ku janë futur trupat e pajetë. Mbi bazën e këtyre të dhënave është konstatuar se ka vende për të cilët me të drejtë besohet se atje janë futur trupat e pajetë të serbëve dhe jo shqiptarëve të vrarë. Informata të tjera për këto vende nuk mund të japim”, thonë për DW në këtë Komision.

DW ka kërkuar mendimin për këto pretendime edhe nga Zyra për personat e pagjetur në qeverinë e Kosovës, por deri në mbylljen e këtij teksti, ata nuk janë përgjigjur.

Nuk hapen arkivat

Deklaratat e Vuçiqit per pesë vende që duhet të hulumtohen erdhi vetëm rreth dhjetë ditë pas zbulimit të një varreze tjetër masive në Serbi, në Kizhevak afër Rashkës, ku besohet se janë futur trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Komisioni për personat e pagjetur ka bërë të ditur se me 30 nëntor kanë filluar punimet në Kizhevak për nxjerrjen e mbetjeve mortore dhe se identiteti i tyre do të përcaktohet me analizat e ADN.

Nëse me këto analiza konstatohet se në Kizhevak vërtetë janë futur trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë në Kosovë, do të ishte kjo varreza e pestë e konfirmuar masive në Serbi, ku janë futur trupat e shqiptarëve. Më parë varrezat masive janë zbuluar në Batajnicë, Peruçac, Petrovo Selo dhe Rudnice, prej nga janë nxjerrë dhe identfikuar deri tani trupat e 941 shqiptarëve civilë të vrarë në Kosovë.

Dyshohet se forcat serbe në mënyrë sekrete kanë futur në Kizhevak trupat e shqiptarëve të vrarë në fashin Rezallë në vitin1999. Këto të dhëna nga raporti amerikan për gjendjen e të drejtave të njeriut nga viti 2015 i ka publikuar Radio Evropa e Lirë me 23 nëntor. Për këto pohime nuk ka deri tani asnjë deklaratë zyrtare të autoriteteve serbe.

Por tri ditë më vonë, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq ka dhënë një deklaratë për media ku ka kofirmuar se në Kizhevak është zbuluar një varrezë masive. Ai tha se Prishtina ka refuzuar në takimin e fundit në Bruksel që atyre t’ua japë të dhënat nga arkivi i UÇK. Petkoviq thotë se në këto arkiva mund të konstatohet se sa varreza masive të serbëve ka në Kosovë. Këto dokumenta ka kërkuar edhe ish-kreu i Këshillit të dikurshëm Ekzekutiv të Kosovës, Zoran Angjelkoviq, i cili në anën tjetër pohon se Serbia i “ka dorëzuar të gjitha dokumentat e veta në Hagë”.

Por shtrohet pyetja: Pse Serbia nuk i ka hapur arkivat as 20 vjet pas përfundimit të luftës, sepse nga këto arkiva mund të mësohet diçka më shumë për personat të cilët ende llogariten si të zhdukur? Shtrohet edhe pyetja tjetër: A janë dorëzuar të gjitha dokumentat për persont e pagjetur tek organizatat ndërkombëtare dhe gjykatat ndërkombëtare, nga të cilat mund të shihen edhe të dhënat për varrezat masive?

Në këto pyetje të DW, në Komisionin e qeverisë serbe për të pagjeturit thonë se Beogradi prej vitit 2005 deri më sot i ka dhënë Prishtinës rreth 2.500 dokumenta nga arkivat e MUP-it (Ministrisë së Brendshme të Serbisë), si dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në bazë të këtyre të dhënave është bërë ekshumimi i trupave të shqiptarëve të vrarë. Por në këtë Komision thonë se ata kanë mundur të shohin vetëm pjesërisht dokumentat e Tribunalit të Hagës, KFOR-it, NATO-s, UNMIK-ut, OSBE-së dhe EULEKS-it.

Për domosdoshmërinë e hapjes së arkivave ka folur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Por në raportin e Komisionit për personat e pagjetur thuhet se Brnabiq ka kërkuar hapjen vetëm të arkivave të huaja, por jo edhe të Serbisë, gjë që do të mundësonte zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ka kërkuar të paktën dy herë hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë në Serbi. Së pari në vitin 2016, në dosjenë: “Hapja e dokumentave për krime kundër të drejtës ndërkombëtare në posedim të institucioneve të Serbisë: Sekreti i shtetit më i fortë se e drejta dhe e verteta”, e dy vjet më vonë ka kërkuar hapjen e arkivave edhe në Propozimin për politika praktike.

Sekretet e krimeve

Për rëndësinë e arkivave ka shkruar edhe rrjeti hulumtues BIRN, ku thuhet se Fondi për të Drejtën Humanigare në vitin 2014  ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes të dhënat për veprimin e Brigadës së motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës së Kosovës. Vetëm pak pas kësaj kërkese, i gjithë dokumentacioni i kësaj Brigade është shpallur – sekret shtetëror për 30 vitet e ardhshme.

Hulumtimi i arkivës së Brigadës së motorizuar 37 është i domosdoshëm, thuhet në Fondin për të Drejtën Humanitare, sepse kjo Brigadë ka vepruar në vendet ku janë bërë krime: Zabel të Ulët, Rezallë, Çikatovë të Vjetër dhe disa vende të tjera të kësaj zone ku janë vrarë shqiptarë, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Rundice. Komandant i kësaj Brigade gjatë luftës ka qenë Ljubisha Dikoviq, i cili ka qenë shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe prej vitit 2011 deri me 2018.

Vendimin që këto arkiva të shpallen “sekret i shtetit” e ka marrë ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiq, i cili këtë detyrë e ka ushtruar prej vitit 2014 deri me 2016.

„Është paradokasale por Gashiq është emëruar më pas drejtor i Agjensisë Informative të Serbisë (BIA), ku është edhe sot, që vetëm dëshmon se ata që i fshehin të dhënat për krimet e mundshme, që është në kundërshtim me Ligjin për sekrete, shumë shpejt shpërblehen në Serbi”, deklaroi në gusht koordinatori i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Marko Milosavljeviq, për rrjetin BIRN.

dw

Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të COVID-19

studimeStudiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën. Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh inflamohen, dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra. Gjaku shpesh mbingarkohet, gjë që mund të shkaktojë format e mpiksjes në mushkëri. Tashmë, një ekip i përbërë nga studiues të universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë Veriore dhe Perëndimore si dhe nga Holanda fqinje, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga COVID-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda.

Në mostrat e gjakut, shkencëtarët e Fondacionit Kërkimor Gjerman “Precision Medicine in Chronic Inflammation Cluster of Excellence” gjetën qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund të tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut.

Si rregull, megakariocitet, të cilat kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave. Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.

“Së bashku me të dhëna të tjera, siç janë vlerat klinike laboratorike dhe matjet e sinjalizuesve inflamatorë, ishim në gjendje të krijonim një lloj ‘gjurme gishti’, një nënshkrim, të funksionimit të ndryshuar të këtyre qelizave dhe gjurmimin e tyre me kalimin e kohës,” – tha mjekja Neha Mishra, e cila po bën kërkimet e saj post-doktorale në Institutin e Biologjisë Klinike Molekulare pranë universitetit të Kielit. Kjo ‘gjurmë gishti’ mund të përdoret për të zbuluar një rrjedhë potencialisht serioze të sëmundjes në një fazë të hershme, që nga ana tjetër do të thotë që kujdesi urgjent shëndetësor mund të personalizohet në përputhje me rrethanat.

Gjetjet u botuan në revistën shkencore “Imuniteti” nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish nga universiteti Kiel, Qendra Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein dhe universitete në Bon, Këln, Lübeck, Tübingen dhe Nijmegen. Qendra e Kërkimit “Borstel-Leibniz Lung Center”, Qendra Gjermane për Sëmundje Neurodegjenerative dhe Iniciativa OMICS Deutsche COVID-19 e Fondacionit Gjerman për Kërkime ishin gjithashtu të përfshira në kërkim.

dw

Ministria e Shëndetësisë: 2.256 testime, 572 të shëruar, 782 raste të reja dhe 13 humbje jete

Tabela-3-dhjetor

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.256 testime, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi, 782 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën,  të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore                         782
  • Të shëruar ne 24 orë                      572
  • Të shtruar në spitale                       480
  • Humbje jete në 24 orë                  13
  • Testime ditore                               2.256
  •  Testime totale                    197.062
  • Raste pozitive                      40.501
  • Raste të shëruara                20.484
  • Raste Aktive                           19.165
  • Humbje jete                           852

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 10282
  • Durrës  1320
  • Elbasan  794
  • Fier  1455
  • Korçë  982
  • Vlorë  953
  • Shkodër  844
  • Lezhë  742
  • Berat  649
  • Kukës  397
  • Dibër  213
  • Gjirokastër  534

IKShPK: prej 1510 mostrave kemi 627 raste pozitive, 22 të vdekur dhe 543 të shëruar!

kontaktet
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.510 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 627 raste pozitive.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Rahovec 2 raste (83,79 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 2564 testeve, kemi 946 raste të reja, 33 viktima dhe 789 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2564 teste dhe 946 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 426(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Manastir – 61(me 91.983 banorë).
  • Prilep – 56(me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 46(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 46(111.252 banorë).
  • Kumanovë – 36(me 109.228 banorë).
  • Ohër- 31(51.591 banorë).
  • Veles – 30(me  54.384 banorë).
  • Strugë – 24(me 65.801 banorë)
  • Kavadarci – 24(me 38.741 banorë).
  • Berovë – 24(me 12.813 banorë).
  • Shtip – 22(me 43.625 banorë) .
  • Negotinë – 20(me  19.327 banorë).
  • Resnjë –15(me 16.313 banorë)
  • Strumica – 15(me 57.175 banorë)
  • Koçani – 15 (me 37.758 banorë).
  • Kërçovë – 13(me 56.937 banorë).
  • Gjevgjeli – 12(me 22.706 banorë)
  • Delçevë –11(me 17.713 banorë)
  • Kriva Pallanka – 5(me  20.820 banorë).
  • Sveti Nikollë – 5(me 17.683 banorë)
  • Krushevë –4(me 9.418 banorë).
  • Probishtip – 3(me 15.085 banorë).
  • Koçani – 3(me 37.758 banorë).
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Radovish – 2(me 29.100 banorë).
  • Vallandovë – 2(me  11.773 banorë)
  • Kratovë – 2(me 9.376 banorë).
  • Pehçevë – 2(me 5.517 banorë).
  • Dibër – 2(me 20.863 banorë).
  • Demir Hisar – 1(me 8.177 banorë).
  • Vinicë – 1(me 19.391 banorë).
Kanë ndërruar jetë 33 persona , 7 pacientë nga Shkupi, 1 nga Kumanova , 1 nga Shtipi , 6 nga Prilepi, 1 pacientë nga Tetova, 4 nga Struga, 1 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 1 nga Gostivari,  1 nga Gjevgjelia, 1 nga Strumica, 1 nga Kriva Pallanka, 1 nga Probishtipi, 2 nga Berova, 1 nga Kratova dhe 1 nga Kërçova.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 789 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 295-Kumanovë 46-Shtip 46-Prilep 56-Tetovë 38-Strugë 15-Veles 26-Manastir 28-Ohër 60-Kavadarci 12-Gostivar 31-Gjevgjeli 10-Strumicë 22-Kriva Pallanka 10 -Radovish 7-Krushevë 1-Koçani 13-Probishtip 1-Demir Hisar 4-Pehçevë 1-Berovë 5-Valandovë 4-Vinicë 3-Kratovë 7-Sveti Nikolë 11-Kërçovë 19-Resnjë 9-Negotinë 9.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 337862 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 63890, numri i pacientëve të rikuperuar është 40977, numri i vdekjeve është 1825 dhe numri i rasteve aktive është 21088.
frenoni covid 19
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shqyrton vlefshmërinë e votës për qeverinë Hoti

gjykata kushtetuese KosovesGjykata Kushtetuese mbajti të mërkurën një seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

Deputeti Arifi, në prill të vitit 2018, ishte dënuar me dy vjet burgim, për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove. Dënimi i zotit Arifi, ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Por, me gjithë dënimin e formës së prerë, zoti Arifi votoi në dy seanca të rëndësishme të parlamentit të Kosovës, meqë gjykata i miratoi dy kërkesat e tij për shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç thuhej, shkaqe shëndetësore.

Në seancën e parlamentit më 25 mars ai votoi në mbështetje të mocionit të mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës që çoi në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Zoti Arifi me 3 qershor votoi në favor të ngritjes së qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se pjesëmarrja e Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, siç thuhet si votë përcaktuese, e bën qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti të paligjshme.

Përfaqësuesi i saj, Blerim Sallahu, tha në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese se vota e deputetit Etem Arifi është kundër kushtetuese.

“Dhe rrjedhimisht vendimi i qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me nenin 93.3 për arsye se në momentin e votimit qeveria i ka marrë vetëm 61 numra, nuk mund të funksionoj qeveria e Kosovës me një votë të korruptume, pra ajo votë në momentin që ai deputet nuk ka mandat dhe voton për një qeveri nuk mund të funksionojë qeveria mbi bazën e një vote të tillë. Qeveria duhet të ketë integritet kushtetues dhe duhet të notojë në shtratin kushtetues. Në asnjë mënyrë dhe asnjë rrethanë tjetër qeveria nuk mund të ushtrojë funksione tjera, andaj konsiderohet e pazgjedhur kjo qeveri, konsiderohet e pazgjedhur sepse nuk ka marr numrin e nevojshëm të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Por, avokati Besnik Berisha, që përfaqëson qeverinë e Kosovës, tha se deputeti Etem Arifi është dënuar gjatë legjislaturës së kaluar dhe kësisoj nuk mund t’i merret mandati nga parlamenti.

“Pra kërkesa jonë është që të rrëzoni kërkesën dhe konfirmoni se vendimi i zgjedhjes së qeverisë Hoti është në përputhje kushtetuese dhe nuk ka pasur papërshtatshmëri ligjore dhe as kushtetuese për ardhjen e qeverisë në funksionin dhe detyrat e saj”, tha zoti Berisha.

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj i tha Zërit të Amerikës se nga praktikat e ndërtuara deri tani, do të jetë vështirë që Gjykata Kushtetuese të shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi.

“Për arsye se aktgjykimi i formës së prerë ka ndodhur në legjislacionin e kaluar, në legjislaturën e 6-të që mund të ketë edhe pasoja juridike për marrjen e mandatit në atë legjislaturë. Nëse Gjykata Kushtetuese dëshiron të marr si precedentë praktikat e gjykatave Kushtetuese të shteteve tjera dhe do vendoste parimin që kujtdo që është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë i kufizohet e drejta për t’u kandiduar, atëherë sigurisht që do të ndërtonte një standard jashtëzakonisht të mirë që do të ndikonte në ngritjen e integritetit jo vetëm të parlamentit por edhe institucioneve tjera pasi që kjo pastaj do ta parandalonte situata kur persona të gjykuar, persona që kanë probleme me ligjin në një farë mënyre të përfaqësonin qoftë qytetarët e Kosovës në Kuvend qoftë edhe në institucione tjera, në qeveri apo institucione që kanë pushtet ekzekutiv”, tha ai.

Zoti Miftaraj tha se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos në favor të kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje atëherë i gjithë procesi i formimit të qeverisë do të kthehej në pikën zero.

“Pasojat do të ishin që kjo qeveri do të shpallej që është formuar në mënyrë kundër kushtetuese që do të thotë e njëjta do të pushonte së ekzistuari, por sidoqoftë të gjitha vendimet që i ka marr kjo qeveri do të mbeteshin në fuqi që nënkupton se nuk do të kishte pasoja në mënyrë retroaktive për çdo vendim që e ka marr. Në anën tjetër në bazë të praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me formimin e institucioneve por edhe qeverisë, krejt kjo do kthehej në pikën zero që nënkupton pastaj partia e cila i ka fituar zgjedhjet e fundit më 6 tetor të vitit të kaluar, lëvizja Vetëvendosje, do të duhej që brenda një afati prej 10 ditësh të propozojë kandidatin për mandatar për kryeministër tek presidentja e Kosovës.”, tha zoti Miftaraj.

Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti u votua me numrin minimal prej 61 votash, më 3 qershor.

voa

Kamera më e madhe dixhitale në botë shkrep fotografinë e parë

kamera dixhitaleU deshën më shumë se një dekadë dhe rreth 700 milionë dollarë për krijimin e saj, por kamera dixhitale më e madhe në botë realizoi fotografinë e saj të parë.

Kamera që është projekt i përbashkët i dy agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara, është krijuar për regjistrimin e imazheve të universit për dhjetë vitet e ardhshme.

Projekti më i madh filmik i të gjitha kohërave po ndërtohet në një qendër vrojtimi në Kili.

Misioni i tij? Asgjë më pak se regjistrimi i imazheve të asaj që është e dukshme në univers.
“E dinim se kishim nevojë për një kamera shumë të madhe. Ajo që ne kërkonim ishe më e madhe sesa çdo aparat i krijuar më parë“, tha Dr. Steven Kahn i qendrës vrojtuese “Vera C. Rubin.

Steven Kahn po udhëheq punimet për ndërtimin e kameras me rezolucion prej 3 miliardë pikselë që ofron fotografi 300 herë më të qarta sesa një telefon inteligjent dhe që do të filmojë qiellin gjatë natës për 10 vitet e ardhshme.

“Nëse e bëjmë këtë vazhdimisht për dhjetë vite, atëherë do të kemi mijëra imazhe të çdo pjese të qiellit. Duke krahasuar fotografitë, do të shohim dallimin në qiell dhe gjithçka që lëviz në të“, thotë Dr. Kahn.

Të dhënat që mblidhen për herë të parë nga kamera e financuar nga qeveria amerikane, do të ndihmojnë në zbardhjen e dy mistereve shkencore: errësirës dhe energjisë së saj.

Por studiuesit zgjodhën diçka më të zakonshme për provën e parë të kamerës: një copë brokoli.

“Fotografimi i saj ishte interesant sepse ndërsa e zmadhoje shihje më shumë gjëra”,shtoi zoti Khan.

Shfaqja e fotografisë së brokolit do të kërkonte një ekran me cilësi tejet të lartë.

Shkencëtarët por edhe qytetarët e interesuar do të analizojnë të dhënat e siguruara nga kamera.

Zoti Kahn thotë se ka mjaftueshëm galaktika për secilën klasë në botë, duke u mundësuar studentëve zbulimin e një supernove.

“Nxënësit e shkollave mund të jenë njerëzit e parë që do të shohin një supernovë.”

Kamera pritet të nisë grumbullimin e imazheve në vitin 2023.

voa

Florida përgatitet për shpërndarjen e vaksinës

VaccineNjë kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është gati për shpërndarjen e një vaksine të koronavirusit, sapo ajo të vihet në dispozicion. Vaksinat kandidate të kompanisë Pfizer dhe Moderna janë në pritje të miratimit të qeverisë amerikane për përdorim emergjent.

Kompania Jackson e kujdesit shëndetësor që vepron në Qarkun Miami-Dade të Floridës, thotë se do të jetë një nga rrjetet e para që do të marrë vaksinën Pfizer, kur të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave.

“Jackson është një sistem i madh shëndetësor në Qarkun Miami-Dade dhe kemi gjithashtu një spital. Ne u përzgjodhëm për shkak të numrit të rasteve me covid dhe se kemi aftësinë të shpërndajmë një numër të madh vaksinash për mjaft punonjës dhe më vonë për pacientët e komunitetit tonë,” thotë Venessa Goodnow, kryefarmaciste në sistemin shëndetësor Jackson Health.

Vaksina e firmës Pfizer përdor metodën e sinjalizuesit RNA për të aktivizuar sistemin imunitar kundër virusit dhe duhet të ruhet në temperaturën minus 70 gradë Celsius ose më ulët.

Personeli i kompanisë Jackson tregon me krenari sistemin e ftohjes që ata kanë tashmë gati për të ruajtur vaksinën.

“E presim vaksinën nga mesi i dhjetorit,” thotë kryefarmacistja e kompanisë Jackson Venessa Goodnow. “Jemi gati t’ua japim vaksinën punonjësve tanë për ata që zgjedhin të vaksinohen. Plani ynë është që së pari, vaksinën ta marrin punonjësit me rrezik të lartë dhe më pas të gjithë punonjësit që janë të interesuar”, thotë zonja Goodnow.

Qarku Miami-Dade është goditur veçanërisht rëndë nga COVID-19. Që nga e hëna qarku ka patur 230,000 infeksione, me gati 4,000 vdekje, sipas gazetës New York Times.

Pas tetë muajsh kufizime dhe mbyllje biznesesh për shkak të pandemisë, amerikanët janë në pritje të vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të cilat janë në proces miratimi për përdorim emergjent.

“Të dhënat fillestare duken shumë premtuese, dy vaksinat e para që priten të dalin shfaqin mbi 90 përqind efikasitet. Me këtë aftësi vaksinimi, ne do të mund të mbrohemi nga Covidi dhe kjo do të na lejojë ta hedhim vështrimin përpara”, thotë zonja Goodnow.

Rezultatet përfundimtare të provave për vaksinën kandidate të firmës Pfizer treguan se ajo kishte një sukses prej 95% dhe pa efekte anësore serioze.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 2.186 testime, 705 raste të reja, 17 humbje jete dhe 528 të shëruar

Tabela-2-dhjetorMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi, 705 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe janë identifikuar në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore                         705
  • Të shëruar ne 24 orë               528
  • Të shtruar në spitale                484
  • Humbje jete në 24 orë             17
  • Testime ditore                                2.186
  •  Testime totale            194.806
  • Raste pozitive                 39.719
  • Raste të shëruara              19.912
  • Raste Aktive                    18.968
  • Humbje jete                        839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 10051
  • Durrës  1343
  • Elbasan  822
  • Fier  1457
  • Korçë  1011
  • Vlorë  926
  • Shkodër  843
  • Lezhë  719
  • Berat  621
  • Kukës  400
  • Dibër  216
  • Gjirokastër  559