Planet e Evropës për vaksinimin kundër COVID-19

Kompania amerikane Pfizer, në bashkëpunim me atë gjermane, BioNTech po përgatiten që të dërgojnë 12.5 milionë doza të vaksinës që kanë prodhuar kundër koronavirusit në vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë, planifikojnë që të nisin vaksinimin prej 27 dhjetorit, teksa Evropa po mundohet që të zë hapin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, shtete këto që më herët gjatë këtij muaji nisën vaksinimin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Sipas rregullatorit të barnave të Bashkimit Evropian, vaksinën kundër koronavirusit mund ta marrin qytetarët mbi moshën 16-vjeçare.

Ndërkaq, rregullatori në Zvicër – shtet ky që nuk është pjesë e BE-së – e miratoi përdorimin e vaksinës gjatë fundjavës.

Ky është plani i shteteve evropiane sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit:

Zvicra

Që prej 23 dhjetorit, Zvicra nisi vaksinimin e grupeve më të ndjejshme shoqërore. Ushtria zvicerane shpërndau kontingjentin e parë të vaksinave, prej 107,000 dozave.

Qeveria zvicerane ka thënë se synon që të vaksinojë falas të gjithë qytetarët që duan ta marrin vaksinën, deri në mesin e vitit 2021.

Gjermania

Kontingjenti i parë prej 150,000 dozash të vaksinës, pritet të arrijë në Gjermani më 26 dhjetor, gjë që do të lejojë autoritetet që të nisin fushatën e vaksinimit, fillimisht në shtëpitë e pleqve më 27 dhjetor.

Mbi dy milionë doza, që janë të mjaftueshme për të vaksinuar mbi një milion qytetarë – pasi secili qytetar që vaksinohet duhet të marrë dy doza të vaksinës – do të arrijnë në Gjermani deri në fundin e javës së parë të janarit të vitit 2021.

Italia

Më 26 dhjetor, 9,750 doza të vaksinës së Pfizerit do të nisen nga Belgjika për në spitalin Spallanzani të Romës, ku do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit më 27 dhjetor.

Pas kësaj, doza të tjera të vaksinës së Pfizerit do të dërgohen edhe në 300 qendra të tjera në mbarë Italinë, ku do të bëhet administrimi i vaksinave.

Franca

Franca planifikon që të nisë programin e saj të vaksinimit më 27 dhjetor, ku prioritet fillimisht do të kenë grupet më të ndjeshme të shoqërisë, siç janë më të moshuarit.

Aprovimi formal nga rregullatori i barnave në Francë – që është i nevojshëm që vaksinimi të jetë i mundur – u bë më 24 dhjetor.

Spanja

Kontingjenti i parë i vaksinave në Spanjë, do të dërgohet në qytetin Guadalahara në Spanjën qendrore, ku do të nisë programi i vaksinimit më 27 dhjetor. Ky shtet do të pranojë 350,000 doza në javë të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, duke filluar nga 26 dhjetori.

Portugalia

Vaksinat e para kundër koronavirusit në Portugali do të fillojnë t’iu administrohen punëtorëve shëndetësorë më 27 dhjetor. Vaksinat do të administrohen në pesë spitale të mëdha: dy në Lisbonë, dy në Porto dhe një në Koimbra. Deri në fund të vitit 2020, Portugalia do të pranojë rreth 80,000 vaksina të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Ndërkaq, Austria, Spanja, Belgjika, Rumania dhe Republika Çeke kanë njoftuar se planifikojnë që të nisin vaksinimin e qytetarëve, dy ditë pas Festës së Krishtlindjes.

Rumania pret që të pranojë 10,000 dozat e para, të cilat do t’i shpërndajë në dhjetë qytete në mbarë vendin. Republika Çeke, Sllovakia dhe Bullgaria pritet që fillimisht të pranojnë sasi të ngjashme të vaksinës, gjatë dërgesave të para.

Hungaria

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se pret që vaksinimi të nisë më 27 ose 28 dhjetor. Ai ka thënë se dërgesa e parë që do të pranojë shteti, kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 35,000 qytetarë.

Belgjika/Luksemburgu

Belgjika dhe Luksemburgu pritet që të nisin fushatat e tyre të vaksinimit kundër koronavirusit në fund të dhjetorit, përkatësisht më 28 dhjetor.

Holanda

Shteti i Holandës ka planifikuar që të nisë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit më 8 janar, të vitit 2021, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Hugo Jonge.

“Ne kemi zgjedhur që të bëjmë një planifikim më të kujdesshëm, më të sigurt dhe më të përgjegjshëm”, tha ministri Jonge, në një letër drejtuar Parlamentit holandez.

Norvegjia/Suedia/Danimarka/Islanda

Suedia dhe Norvegjia do të pranojnë fillimisht 10,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Norvegjia ka thënë se dozat e para do të dërgohen në shtëpi të pleqve.

Danimarka pret që të ketë doza të mjaftueshme që fillimisht të vaksinojë 40,000 persona që jetojnë në shtëpi të pleqve, pasi ka konsideruar se ajo kategori e shoqërisë ka rrezikun më të madh. Më pas, punëtorët shëndetësorë do të vaksinohen kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri.

Ndërkaq, Islanda pritet që të pranojë 10,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, afër Vitit të Ri.

Serbia

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ishte personi i parë që është vaksinuar kundër koronavirusit në Serbi më 24 dhjetor.

Serbia më 22 dhjetor, pranoi dërgesën e parë nga Pfizer/BioNTech, me 4,875 doza të vaksinës.

Çfarë po ndodh me vaksinimin në Kosovë?

Kosova ende nuk e ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi të enjten se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, por nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Sipas planit të veprimit, të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë stafi shëndetësor dhe të sëmurët kronikë.

Kosova pret që të marrë vaksina kundër koronavirusit për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, program ky që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Pjesën tjetër të vaksinave, Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës, ka thënë se do t’i blejë vetë. Por, të pyetur ditë më parë nga Radio Evropa e Lirë, nëse Ministria e Shëndetësisë është duke negociuar me kompaninë amerikane Pfizer – vaksina e së cilës ka nisur të administrohet në vende të ndryshme të botës – ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këto informata janë konfidenciale.

rel

Covid 19: prej 2206 testeve, kemi 592 raste të reja, 21 viktima dhe 691 persona të shëruar

e enjte
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2206 teste dhe 592 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
 
  • Shkup – 259(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 35(me 38.741 banorë)
  • Kumanovë – 31(me 109.228 banorë)
  • Prilep – 30(me 75.132 banorë)
  • Ohër- 28(51.591 banorë)
  • Manastir – 24(me 91.983 banorë)
  • Strugë – 21(me 65.801 banorë)
  • Gostivar – 21(111.252 banorë)
  • Tetovë – 18(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Veles –17(me  54.384 banorë)
  • Strumica – 12(me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 12(me  19.327 banorë)
  • Kërçovë – 10(me 56.937 banorë)
  • Kriva Pallanka – 9(me  20.820 banorë)
  • Gjevgjeli – 8(me 22.706 banorë)
  • Shtip – 8(me 43.625 banorë)
  • Dibër – 7(me 20.863 banorë)
  • Koçani – 7(me 37.758 banorë)
  • Resnjë –7(me 16.313 banorë)
  • Sveti Nikollë – 5(me 17.683 banorë)
  • Radovish – 5(me 29.100 banorë)
  • Vinicë – 4(me 19.391 banorë)
  • Delçevë –4(me 17.713 banorë)
  • Vallandovë – 3(me  11.773 banorë)
  • Berovë – 2(me 12.813 banorë)
  • Probishtip – 1(me 15.085 banorë)
  • Demir Hisar – 1(me 8.177 banorë)
  • Makedonski Brod – 1(me  6.166 banorë)
  • Kratovë – 1(me 9.376 banorë)
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë)
Kanë ndërruar jetë 21 persona, gjashtë pacientë nga Shkupi (79,78,68,62, 64 dhe 53 vjeç), dy nga Kumanova (69 dhe 78), dy nga Tetova (60 dhe 72), tre nga Prilepi (61,77 dhe 85), një pacientë nga Shtipi (87), një nga Ohri (77), një nga Struga (69), dy pacientë nga Manastiri (64 dhe 85), një nga Strumica (83), një nga Berova (59) dhe një pacientë nga Vallandova (52). 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 691 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 245-Kumanovë 26-Shtip 28-Prilep 76-Tetovë 23-Strugë 12-Veles 23-Manastir 47-Ohër 13-Kavadar 25-Gostivar 29-Gjevgjeli 17-Strumicë 19-Kriva Pallankë 2-Radovish 5-Koçanë 13-Probishtip 2-Demir Hisar 2-Makedonski Brod 5-Pehçevë 1-Berovë 16-Valandovë 1-Vinicë 2-Dellçevë 12-Kratovë 4-Sveti Nikolë 7-Kërçovë 11-Resnjë 7-Negotinë 18.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 388.485 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 80.407, numri i pacientëve të rikuperuar është 57.434, numri i vdekjeve është 2.375 dhe numri i rasteve aktive është 20.598.
Maska
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 2198 testime, 510 raste të reja, 8 humbje jete dhe 477 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2198 testime dhe 510 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen për të kufizuar përhapjen e COVID-19, gjithashtu edhe ju rikujtojn se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që kanë të bëjnë me:

Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00 duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Duke përjashtuar shërbimin në banesë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 510
Të shëruar në 24 orë 477
Të shtruar në spitale 346
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2198

Testime totale 247,451
Raste pozitive 54,827
Raste të shëruara 30,276
Raste Aktive 23,426
Humbje jete 1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13089
Fier 1597
Shkodër 1313
Durrës 1288
Vlorë 1062
Korçë 964
Elbasan 925
Berat 886
Lezhë 878
Gjirokastër 506
Kukës 488
Dibër 430

Surprizë në prag të Krishtlindjes: Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ribëhet pas tri vitesh funksionale

Gjykata KushtetueseAmbasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, përshëndeti bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, pas tri vitesh mosfunksionimi të saj.

“Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror i konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.” thekson Ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Arrihet minimumi i kourimit 

Kushti qëndror i Këshillit Evropian dhe i Bundestagut Gjerman se pa bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e BE,  hapi i parë që BE të hapë negociatat e anëtarësit me Shqipërinë, u plotësua në minutën e fundit.

Në një kohë rekord, vetëm brenda disa orësh pas dërgimit të kanditaturës së juristit Përparim Kalo nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED) Presidenti i Republikës, Ilir Meta, firmosi emërimin e tij, duke e ꞔuar në 6 numrin e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, numër që plotëson kuorumin minimal për të zhvilluar seanca plenare dhe nisur gjykimin e vandakut të ꞔështjeve të pagjykuara në tri vitet e fundit.

Pas më shumë se një vit konfliktesh, mosmarrëveshjesh mes Presidentit, Parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) brenda pak orësh u arrit të zgjidhet rebusi i formimi të trupës së re të Gjykatës Kushtetueëse, me gjyqtarë që skaneri i vettingut i ka nxjerrë të pakorruptuar, të aftë profesiomalisht dhe me integritet moral.

Presidenti Meta e përligji shpejtësinë e emërimit të juristit Përparim Kalo me “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Emërimi si gjyqtar kushtetues i juristit Kalo, i ka hapur rrugën anëtarit të shtatë të trupës së Gjykatës Kushtetuese, për të cilin, të drejtën e emërimit të tij/saj Kushtetuta ia jep përsëri Presidentit.

Burime zyrtare pohuan për  DW se kandidatja e shtatë në garë është Sonila Bejtja. Pritet që kandidaturën e saj, KED t’ia dërgojë këto ditë Presidentit Meta për ta firmosur.

SHBA përshëndet bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e konsideroi ” lajm të madh” bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh. Ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është një hap shumë i madh përpara”  tha ajo.

Me betimin të enjten (24.12) tek Presidenti Meta, të juristit Përparim Kalo,  Shqipëria do të bëhet më në fund me një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

dw

Tiranë: Kryeministri Rama replikon me Presidenten e Kosovës në detyrë, Osmani

Vjosa EdiNjë javë pas vizitës në Tiranë të Presidentes së Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot që ishte i shqetësuar prej disa kohësh se politika e jashtme dhe ajo e brendshme e Kosovës kanë këmbyer rolet.

Zoti Rama i bëri këto komente pasi u pyet nga shtypi vendas mbi vizitën dhe fjalimin e Presidentes së Ksoovës në detyrë, Vjosa Osmani në parlamentin e Shqipërisë.

Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e parlamentit një javë më parë gjatë fjalimit të zonjës Osmani, ndërsa sot tha se udhëheqës të ndryshëm në Kosovë kanë qasje të ndryshme ndaj Shengenit rajonal.

“Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime dhe kryeministri i një qeverie legjitime të firmosin, me vullnetin e shtetit të Kosovës brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, në Shtëpinë e Bardhë për Shengenin rajonal, dhe një president në detyrë të shfaqet në Tiranë, pra jashtë Kosovës, dhe bën politikë të brendshme këtë shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë, që në këtë rast është edhe e Kosovës” – tha zoti Rama.

Ai e quajti grotesk dhe jodashamirës debatin për traun e autostradës Durrës – Kukës, sepse si tha zoti rama, “e paraqesin atë si një kufi i vendosur për Kosovën, duke bërë politikë të brendshme me një cështje administrative të një vendi fqinj, dhe të bësh propagandë në Tiranë për të fituar vota në Prishtinë me demagogji dhe një retorikë absurde”.

“Nëse për zonjën Vjosa Atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra në mes të Atdheut, që duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët kontributin për atë rrugë, që është një rrugë e Atdheut. Kjo vlen për të gjithë ata që e përdorin rrugën” – tha zoti Rama.

Ai tha se me paratë e mbledhura, ajo rrugë po pajiset me të gjithë standartet e sigurisë, ndërsa më parë ishte një rrugë e rrezikshme.

Një javë më parë Ushtruesja e Detyrës – Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, ku bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë ekonomik e diplomatik mes dy vendeve, si dhe për t’ia ndalur Beogradit gjuhën e urrejtjes antishqiptare dhe përpjekjet për të fshehur krimet dhe genocidin serb kundër popullit të Kosovës.

“Duhet të punojmë bashkë të gjithë si dy shtete sovrane me dy flamuj por me një shpirt që kurrë nuk ka mundur askush ta mposhtë, si populli më paqedashës, më proevropian, më proamerikan. T’i tregojmë botës mbarë se ne mund dhe do t’ja dalim t’i kthejmë dallimet tona në forcë për t’i shtyrë shtetet tona përpara. Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit europian vendosja e cfarëdo barriere në komunikimin në mes të dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore” – tha zonja Osmani.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës vlerësohen si shumë të mira dhe me hapësira të shumta për bashkëpunim më të ngushtë. Megjithatë politikanë kryesorë në dy anët e kufirit shkëmbejnë replika mes tyre sa herë që përmenden raportet e këtyre dy vendeve me Serbinë në nivel dypalësh apo rajonal.

voa

IKShPK: prej 1287 mostrave kemi 309 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 546 të shëruar!

kontaktetGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Mitrovicë 42 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Malishevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Suharekë 6 raste, Kamenicë 4 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Shtime dhe Zubin-Potok.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.
Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Përpjekje për të konfirmuar vërtetësinë e imazheve në internet

imazheteNë gjithë botën pamjet e manipuluara po shtohen çdo ditë në internet. Në këto kushte, si mund ta dallojmë se cilat janë të vërteta? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble analizon një nga zgjidhjet e mundshme: një vulë dixhitale që konfirmon vërtetësinë.

“Në vend që të përpiqesh të gjesh ato të rremet, provon se cilat janë të vërteta”, thotë Sherif Hanna, Nënpresident për Kërkimet dhe Zhvillimin në kompaninë Truepic.

Truepic prodhon programe që i pajis fotot me një logo të veçantë që ndihmon në konfirmimin e vërtetësisë së tyre.

Ata po bashkëpunojnë me kompaninë Qualcomm që prodhon një çip për ta përfshirë këtë teknologji në të njëjtin çip të sigurt që njeh shenjat e gishtërinjve në telefonat inteligjentë.

“Ne prodhojmë fotografi që kanë një shenjë dalluese”, thotë zoti Hanna.

“Nëse dikush do të modifikonte një foto, datën dhe orën, vendndodhjen ku janë marrë ajo vulë do të dëmtohej, dhe ne do të kuptonim se fotografia është modifikuar nga origjinali.”

Përveç vendndodhjes dhe momentit të fotografisë, ky sistem ofron edhe një hartë me tre përmasa të vendndodhjes në lente. Më vonë, një shikues mund të ketë qasje në të gjitha këto informacione si edhe çdo ndryshim të fotos.

“Pra kemi një transparencë të plotë të çdo gjëje që ka ndodhur me foton që nga shkrepja e saj e deri tek ajo që sheh në ekran“, thotë zoti Hanna.

Truepic po bashkëpunon me Microsoft-in, Adobe-n dhe organizatat e medias për një program që ata shpresojnë se do të përfshihet në çdo faqe dhe aplikacion që shfaq fotot.

“Nëse do të shikonim një hark kohor 10-vjeçar, ne duam që çdo foto ose video të vijë me provën e vërtetësisë”, thotë zoti Hanna.

Duke bërë më të lehtë zbulimin e imazheve të rreme.

voa

Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë dhe në Shqipëri?

Pushteti i korruptuarKjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet,
madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës së
brendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës,
e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’i
fshehë pas politikës së jashtme.
Pse mund të thuhet kështu?
Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe të
fillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogël
individësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me pak
a aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike,
me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspak
qartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyre
edhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara për
gjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.
Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prej
pushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumë
të ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëve
evropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim.
Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kur
do të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do të
dimë, që do të duhej tashmë ta dinim.
Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë para
meje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej
njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë
për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë
për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar
karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për
të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt
për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej
dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!
Dhe për shumëçka tjetër.
Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit që
nuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që është
ende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm si
shtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndaj
shumë të këqijave.
***
Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunat
e quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jo
vetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me të
cilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhe
për ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët për
të mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani –
populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë,
për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë,
korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen e
vjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politike
në vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa do
ta ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma që
mendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohen
udhëheqjet e tyre!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pa
mendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund të
gjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisë
vërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq e
mosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisur
pamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë të
mjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhe
moralisht të kësaj shtrese të mesme!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë të
rendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin e
nepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasin
pasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do të
shfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesin
të pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në Perandorinë
Romake e despotët në despotitë orientale!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpit
me të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptani
dhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitet
kombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aq
pushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë,
që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë e
dete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës,
duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinë
e tyre!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politike
e Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimet
ekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’i
shpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantët
e vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisë
kurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se Njëmendësia jonë
do të jetë e shënuar, o sa dëshpërueshëm: prej përmbysjes
intelektuale, prej mjerimit ekonomik dhe prej rënies morale,
që do t’i nxisin shqiptarët më masivisht se kurrë në historinë e
tyre që të kërkojnë shpëtim në Botë!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosurit
politikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin,
kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndaj
të këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive,
ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit,
nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale të
oligarkisë së sotme politike të Kosovës!
Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme të
thuhet sot: Mjaft më!
Por…? Por…? Por…?
Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresat
që kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato të
këqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur se
do të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtë
Njëmendësinë tonë!
Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të
këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në
Kosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse?
Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.
Fragmente nga parathënia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016
Rexhep Qosja

Ministria e Shëndetësisë: 2210 testime, 503 raste të reja, 6 humbje jete dhe 550 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2210 testime dhe 503 qytetarë kanë rezultuar pozitivë . Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 503
Të shëruar në 24 orë 550
Të shtruar në spitale 337
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2210

Testime totale 245,253
Raste pozitive 54,317
Raste të shëruara 29,799
Raste Aktive 23,401
Humbje jete 1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13000
Fier 1607
Shkodër 1309
Durrës 1274
Vlorë 1077
Korçë 1008
Elbasan 906
Berat 883
Lezhë 875
Gjirokastër 527
Kukës 502
Dibër 433

Pfizer, marrëveshje me SHBA për 100 milion vaksina shtesë

69 degrees Celsius as workers move boxes containing the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccineThe temperature on a freezer reads -69 degrees Celsius as workers move boxes containing the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine to be shipped at the Pfizer Global Supply Kalamazoo manufacturing plant in Portage, Mich., Sunday, Dec. 13, 2020.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech do të furnizojnë SHBA me 100 milionë doza shtesë të vaksinës për COVID-19, sipas një marrëveshjeje të dytë të arritur mes palëve.

Kompanitë farmaceutike thanë të mërkurën se ato shpresojnë që të gjitha dozat të jenë dorëzuar deri më 31 korrik.

Firma Pfizer tashmë ka një kontratë për të furnizuar qeverinë me 100 milionë vaksina të saj, e cila kërkon nga dy doza për pacient.

Sipas marrëveshjes prej gati 2 miliardë dollarësh të njoftuar të mërkurën, kompanitë do të dorëzojnë të paktën 70 milionë doza shtesë deri më 30 qershor, ndërsa 30 milionë të tjera, jo më vonë se 31 korriku. Qeverisë i lihet gjithashtu mundësia për të blerë deri në 400 milionë doza shtesë.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha në një deklaratë se marrëveshja mund t’u japë njerëzve besim “se ne do të kemi furnizim të mjaftueshëm për të vaksinuar deri në qershor 2021 çdo amerikan që dëshiron të vaksinohet.”

Vaksina e firmës Pfizer ishte e para që mori autorizimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe javën e kaluar nisi dërgimi i sasive të para. Tani asaj i është shtuar vaksina e firmës Moderna, e cila është krijuar në bashkëpunim më të ngushtë me shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Vaksina e Modernës, e cila gjithashtu kërkon dy doza, prodhohet në suazën e një përpjekjeje të qeverisë, të quajtur Operacioni “Warp Speed”. Kjo përpjekje publike-private u ndërmor për të pasur miliona doza vaksinash të gatshme, sapo të merrej miratimi i Administratës së Barnave dhe Ushqimeve.

Associated Press njoftoi më parë se qeveria amerikane është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me kompaninë Pfizer, e cila si shkëmbim do të ketë më shumë qasje ndaj materialeve që duhen për prodhimin e vaksinës.

Një ligj, që e ka fillesën që nga koha e Luftës së Koresë, i jep qeverisë autoritetin t’u kërkojnë firmave private të prodhojnë mallra me rëndësi kritike në periudha emergjencash kombëtare. Ligji i njohur me emrin Akti i Prodhimit për Mbrojtjen, pritet të shërbejë si bazë për të ndihmuar firmën Pfizer të sigurojë disa lëndë të para që janë të nevojshme për vaksinën e saj.

Përpara kësaj, Pfizer kishte nënshkruar një kontratë për të furnizuar qeverinë me 100 milionë doza të vaksinës së saj, por zyrtarët qeveritarë kanë thënë se ajo është më tepër një marrëdhënie ku palët nuk kanë detyrime të veçanta ndaj njëra-tjetrës dhe ku qeveria nuk ka shumë informacion për operacionet e kompanisë.

Pfizer do të marrë rreth 2 miliardë dollarë të tjera për marrëveshjen e dytë.

“Me këto 100 milionë doza shtesë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të mbrojnë më shumë individë dhe shpresojmë që t’i japin fund sa më shpejt kësaj pandemie shkatërrimtare,” tha kreu ekzekutiv i firmës Pfizer Albert Bourla në një deklaratë. “Ne shpresojmë të vazhdojmë punën me qeverinë dhe me institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin,” tha ai.

Vaksina e krijuar nga firma Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech kanë shtuar shpresat për të luftuar pandeminë e cila ka shkaktuar vdekjen e gati 320,000 njerëzve në SHBA dhe që ka sjellë dëme për një pjesë të mirë të ekonomisë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë për të moshuarit ishin të parët në listën e vaksinimeve.

Disa sondazhe tregojnë se skepticizmi në lidhje me vaksinën është ndoshta në rënie.

Pas dështimeve të fillimit përsa i përket testimeve për COVID-19, zyrtarët e administratës Trump shpresojnë të shkruajnë një kapitull të fundit shumë të ndryshëm me vaksinat. Operacioni Warp Speed ka financuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e miliona dozave, për të siguruar vaksinimin falas për çdo amerikan që e dëshiron atë.

Operacioni Warp Speed pritet të sigurojë rreth 40 milionë doza vaksinash deri në fund të këtij muaji, nga të cilat rreth 20 milionë do të jepen për vaksinimet e para që do të vazhdojnë deri në javën e parë të janarit. Si vaksina e kompanisë Pfizer ashtu edhe ajo e Modernas kërkojnë dy doza për të bërë efekt të plotë.

voa