IKShPK: prej 3031 mostrave kemi 246 raste pozitive dhe 201 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj.
Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.
Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 1814 testeve, kemi 180 raste të reja, 13 viktima dhe 206 persona të shëruar

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1814 teste dhe u regjistruan 180 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 78(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 18(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 15(me 38.741 banorë)
  • Tetovë – 12(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 10(me 57.175 banorë)
  • Ohër- 10(51.591 banorë)
  • Veles –6(me  54.384 banorë)
  • Strugë – 6(me 65.801 banorë)
  • Kumanovë – 6(me 109.228 banorë)
  • Dojran– 3(me 3.324 banorë)
  • Gjevgjeli – 2(me 22.706 banorë)
  • Negotinë – 2(me  19.327 banorë)
  • Gostivar – 2(111.252 banorë)
  • Shtip – 1(me 43.625 banorë)
  • Manastir – 1(me 91.983 banorë)
  • Resnjë –1(me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Berovë – 1(me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Vinicë – 1(me 19.391 banorë)

Janë raportuar gjithsej 13 raste vdekjeje. Gjashtë raste janë raportuara për vdekje të ndodhur në dhjetor. 6 pacientë nga Shkupi (89, 87, 79, 69, 61 dhe 60) , tre nga Gostivari (81, 63 dhe 59), dy nga Kumanova (71 dhe 62) dhe nga një në Manastiri (70) dhe Strugë (78).

Janë regjistruar 206 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 146-Kumanovë 14-Tetovë 8-Veles 7-Gostivar 5-Kërçovë 4-Strumicë, Shtip dhe Manastir nga 3 -Vinicë, Koçani, Kratovë dhe Demir Kapi nga 2 -Prilep, Kavadarci, Kriva Pallankë, Valandovë dhe Radovish  nga 1 .
 
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 486.961 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 97.052, numri i pacientëve të rikuperuar është 87.652, numri i vdekjeve është 2.989 dhe numri i rasteve aktive është 6.411.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Borë dhe temperaturave të ulëta

Tetova 14 shkurt 3Më së shumti borë kemi në kodrën e diellit 65 cm, Mavrovë 38 cm,  Manastir dhe Dibër 33 cm,  Tetovë dhe Ohër 22 cm, Shkup 14 cm, Kumanovë 9 cm.

Pritet që deri të mërkurën në mëngjes temperaturat në pjesën më të madhe të jenë nën -10 C, në disa vende edhe nën -15 C.
Temperaturat ditore në përgjithësi do të jenë nën zero , ndërsa ngrohja graduale do të fillojë prej ditës së Enjte.

Ja edhe disa foto nga Tetova…Tetova 14 shkurt 4Tetova 14 shkurt 1Tetova 14 shkurt 2

Fauci: Vaksinat COVID-19 duhet të jenë gati për të gjithë në SH.B.A. deri në mes të prillit

FauciEksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci tha të enjten se deri në prill, kushdo në Shtetet e Bashkuara që dëshiron të bëjë vaksinën për COVID-19 duhet të jetë në gjendje ta bëjë atë.

Në një intervistë për programin televiziv “Today” në kanalin NBC, Fauci, i cili është gjithashtu këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, tha se parashikimet tregojnë se grupet me përparësi kryesore, të tillë si punonjësit e vijës së pare të frontit dhe të moshuarit, duhet ta kenë marrë vaksinën deri në prill.

Fauci tha se pas kësaj, “pothuajse të gjithë dhe çdokush, në çdo kategori, mund të fillojë të vaksinohet”. Prej andej, tha ai, duke patur parasysh logjistikën, ka të ngjarë të duhen edhe disa muaj për të marrë vaksinën të gjithë ata që duan ta marrin.

Fauci shfaqi shpresën se deri në korrik ose gusht, “shumica dërrmuese e njerëzve në vend do të jenë vaksinuar”. Ai vlerësoi se vaksinat po bëhen më të disponueshme dhe kapaciteti është shtuar duke kontribuar në shpejtimin e procesit.

Një sondazh i agjencisë Associated Press dhe Qendrës NORC për Çështjet Publike tregon se 67 përqind e qytetarëve amerikanë planifikojnë të vaksinohen, dhe rreth një e treta thonë se ndoshta do të vaksinohen ose ndoshta jo. Ata që kanë dyshime thanë se siguria e vaksinave ishte shqetësimi i tyre kryesor.

voa

Kosova në heshtje parazgjedhore nesër votohet…

KQZSot në territorin e  Kosovës është heshtje elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen nesër (të dielën).

Rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës dhe ata mund të zgjedhin mes 28 subjekteve politike të regjistruara që synojnë të hynë në parlamentin prej 120 deputetëve të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tashmë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e procesit zgjedhor ndërsa bëri të ditur se deri më tani ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë për të mbikëqyrur procesin e votimit dhe numërimin e votave. Zyrtarë të këtij Komisioni u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve në zgjedhje që t’u përmbahen ligjeve të vendit dhe të mos keqpërdorin procesin zgjedhor.

Më se 100 prokurorë dhe gjykatës do të jenë të përfshirë në ditën e zgjedhjeve për të siguruar veprimet ligjore ndaj përpjekjeve për keqpërdorim të votës.

Thirrjeve për një proces të qetë e të lirë u janë bashkuar edhe autoritetet ndërkombëtare që vlerësojnë se zgjedhjet e së dielës do të shërbejnë si një udhërrëfyes për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefat e misioneve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë bënë thirrje të shtunën për zgjedhje transparente dhe të besueshme, ndërsa presin që të formohen shpejt institucionet e reja që dalin nga këto zgjedhje.

Zgjedhjet e së dielës vlerësohen si të rëndësishme për shkak të sfidave që ndodhen para Kosovës. Përveç formimit të qeverisë duhet të krijojnë mundësinë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një proces që kërkon mbështetjen e dy të tretave të parlamentit 120-vendësh të Kosovës.

Qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje do të përballet me pasojat e pandemisë së COVID-19 por edhe me vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, një proces i papërfunduar që filloi dhjetë vjet më parë.

Ministria e Shëndetësisë: 3982 testime, 1059 raste të reja, 14 humbje jetë dhe 881 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3994 testimeve 1152 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1152
Të shëruar në 24 orë      740
Të shtruar në spitale      512
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3994

Testime totale           410,393
Raste pozitive            91,987
Raste të shëruara      55,983
Raste Aktive               34,461
Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier     2980
Durrës     1770
Elbasan   1488
Shkodër  1497
Vlorë       1687
Lezhë   1122
Korçë      1036
Berat       1001
Gjirokastër 799
Kukës   467
Dibër    349

IKShPK: prej 2062 mostrave kemi 290 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 336 të shëruar!

IKSHPK
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.991.
Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3121testeve, kemi 357 raste të reja, 5 viktima dhe 122 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3121 teste dhe u regjistruan 357 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 140 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 35 (me 38.741 banorë)
  • Prilep – 32 (me 75.132 banorë)
  • Veles –23 (me  54.384 banorë)
  • Ohër- 19 (51.591 banorë)
  • Kumanovë – 14 (me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 11 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Negotinë – 10 (me  19.327 banorë)
  • Gostivar – 7 (111.252 banorë)
  • Manastir – 6 (me 91.983 banorë)
  • Strugë – 6 (me 65.801 banorë)
  • Gjevgjeli – 5 (me 22.706 banorë)
  • Shtip – 5 (me 43.625 banorë)
  • Bogdanci– 5 (me 8.178 banorë)
  • Berovë – 5 (me 12.813 banorë)
  • Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
  • Krushevë – 4 (me 9.418 banorë)
  • Delçevë –4 (me 17.713 banorë)
  • Vallandovë – 3 (me  11.773 banorë)
  • Kratovë – 3 (me 9.376 banorë)
  • Strumica – 3 (me 57.175 banorë)
  • Koçani – 2 (me 37.758 banorë)
  • Probishtip – 2 (me 15.085 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2 (me  20.820 banorë)
  • Radovish – 2 (me 29.100 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1 (me 17.683 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
  • Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)
  • Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)

Janë raportuar gjithsej 5 raste vdekjeje. Kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Struga (71 dhe 67) dhe nga një rast vdekjeje është raportuar në Shtip (75), në Gostivar (71) dhe në Shkup (76). 

Janë regjistruar 122 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 45 -Kavadar 16-Gostivar 8-Dibër 8-Veles 6-Gjevgjeli 5-Prilep 4-Kumanovë 4-Berovë 4-Tetovë 3-Koçanë 3-Kërçovë 3-Negotinë 2-Manastir 2-Resnje 2-Strumicë 2-Vinicë 2-Shtip 1-Krushevë 1-Dojran 1.
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 485.147 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 96.872, numri i pacientëve të rikuperuar është 87.446, numri i vdekjeve është 2.976 dhe numri i rasteve aktive është 6.450.
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 3982 testime, 1059 raste të reja, 14 humbje jetë dhe 881 të shëruar

12-shkurt-Ministria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3982 testimeve, 1059 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate në këto bashki: 363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,243 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 12 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1059
Të shëruar në 24 orë 881
Të shtruar në spitale 502
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3982

Testime totale 406,399
Raste pozitive 90,835
Raste të shëruara 55,243
Raste Aktive 34,061
Humbje jete 1,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19929
Fier 2927
Durrës 1677
Elbasan 1515
Shkodër 1510
Vlorë 1766
Lezhë 1108
Korçë 1030
Berat 1011
Gjirokastër 761
Kukës 470
Dibër 357

Shqipëri: Situatë kritike në Shkodër prej përmbytjeve

Permbytjet ShkoderRreshjet intensive të shirave ditët e fundit, shkritrja e dëborës në basenet e lumenjve Drin dhe Buna kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në veri dhe verilindje të Shqipërisë, sidomos në Qarkun e Shkodrës.

Lagjet pranë Liqenit të Shkodrës u përmbytën të enjten,  (11.02) pasi ujrat e liqenit arritën në kuota maksimale dhe vërshuan në ultësirat pranë tij ku niveli i ujit ka arritur 40 – 50 centimetra lartësi.

” I bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë  Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari, minimizimin e pasojave tek pronat dhe pasuritë e tyre në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar për shkak të pandemisë COVID-19” ,  theksoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në median sociale.

Ai e konsideroi “shumë serioze situatën në terren, që kërkon pa vonesë masa efektive për evakuimin e familjeve të rrezikuara dhe bagëtive nga uji”, vuri në dukje presidenti Meta në apelin e tij drejtuar qeverisë Rama, të enjten në mbrëmje.

Burime zyrtare thanë për DW se të enjten u përmbyt hyrja e qytetit të Shkodrës nga dalja jashtë shtratit të lumit Buna. Sinoptikanët paralajmërojnë vazhdimin e rreshjeve të  shiut, gjë që rrezikon përsëritjen e përmbytjeve massive në qarkun e Shkodrës si në vitin 2010, kur nën ujë pati 8 mijë hektarë tokë dhe dhjetra fshatra e komuna të përmbytyra.

Harta e përmbytjeve u zgjerua  (11.02) me 1025 hektarë, Sipërfaqja totale e tokës së  përmbytur është 5 300 hektarë. 350 banesa janë gjithashtu të përmbytyra. Rrugët e komunikimit në disa fshatra janë të bllokuara nga vërshimi i ujit.

Forcat  e Armatosura në ndihmë të banorëve

Automjete të larta transporti dhe varka të ushtrisë kanë mbërritur në zonat e përmbytyra në veri dhe verilindje të Shqipërië. Me ndihmën e tyre janë evakuuar familje në rrezik në lagjet periferike të Shkodrës, pranë liqenit dhe lumit Buna. Ushtria po mbështet edhe evakuimin e bagëtive dhe të gjësë së gjallë nga fermat bujqësore.

Rreshjet e dendura të shirave nisën sivjet në javën e parë të janarit dhe përmbytën tokat dhe lagjet pranë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Brenda një muaji harta e përmbytjeve është zgjeruar dhe dëmet e shkaktuara për fermerët e zonës së Shkodrës janë shumë të mëdha. Shpallja e ” Gjendjes së fatkeqësisë natyrore” presupozon edhe kompensimin nga shteti të dëmeve të fermerëve dhe qytetarëve prej përmbytjes.

dw