Transformimi dixhital i muzeumit “Adler Planetarium”

Muzeu “Adler Planetarium” në ÇikagoSonda robotike “Perseverance” e NASA-s po e fillon misionin e saj në sipërfaen marsiane pas uljes së sukseshme disa ditë më parë në planetin e kuq. Korrespondenti i Zërit të Amerikës e ndoqi momentin historik nga muzeu “Adler Planetarium” në Çikago që i është kushtuar tërësisht studimit të astronomisë dhe astrofizikës.

Festimi i uljes së një sonde të NASA-s në Mars është një arritje që zakonisht tërheq shumë njerëz në muzeumin “Adler Planetarium” në Çikago. Po jo kësaj here. Michelle Nichols është drejtoreshë e muzeumit për marrëdhëniet me publikun.

“Jemi mbyllur që nga marsi i kaluar si rezultat i pandemisë. Po të kishte qënë i hapur për publikun, do ta kishim ndjekur nga këtu momentin historik.”

Ndërsa teatri i muzeumit nuk ishte plot me njerëz, emocionet ishin të mëdha. Pavarësisht mungesës së publikut, një imazh gjigand i sondës robotike tërhoqi shumë ndjekës në internet.

“Po përdorim aftësi krijuese për të sjellë publikun virtualisht në muzeum me synimin që të ofrojmë të njëjtën eksperiencë”, thotë Michelle Nichols me muzeumin “Adler Planetarium”.

Gjatë prezantimit virtual, punonjësit e muzeumit iu përgjigjën pyetjeve lidhur me misionin në Mars dhe rëndësinë. Andrew Johnston është Nënpresident i muzeumit “Adler Planetarium” në Çikago.

“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e fenomenit mahnitës e dramatik të eksplorimit.”

12-vjeçarja Keira Smail, prindërit e së cilës punojnë në muzeum, ndoqi nga shtëpia prenzatimin e drejtpërdrejtë në Youtube të arritjeve të fundit të NASA-s.
‘Nuk besoj se do ta kishim parë nga shkolla, por për shkak të pandemisë, e ndoqa nga shtëpia.”

Smail, e cila nuk ka qënë në klasë që nga marsi i kaluar, e shikon komunikimin dixhital të muzeumit si një mënyrë të re për të tërhequr një audiencë më të gjerë.

“Shumë njerëz nga mbarë bota që nuk mund të shkojnë në muzeum tani mund ta vizitojnë atë virtualisht, pa patur nevojë të udhëtojnë.”

Mungesa e një audience të pranishme fizikisht nuk e zvogëloi dramacitetin e pritjes së zbarkimit në Mars, në misionin për kërkimin e shenjave të jetës, çfarë mund të riformojë përceptimin e njeriut për kozmosin.

“Është pothuajse sikur të jesh aty. Kamerat e montuara në sondë do të filmojnë ndërsa roboti lëviz në sipërfaqe. Një dron po ashtu do të filmojë nga lartësia. Është pothuajse sikur ta imagjinosh veten që ecën atje. Për këtë arsye njerëzit janë të frymëzuar të mësojnë për programe të tilla, për Marsin dhe të vizitojnë muzeumin Adler”, thotë Andrew Johnston me muzeumin “Adler Planetarium” në Çikago.

Misioni në Mars vjen ndërsa NASA po përgatitet për rikthimin në hënë, mes një mori misionesh të tjera që zonja Nichols thotë se mund të ndiqen nga muzeumi Adler.

“Anije hapsinore pa njerëz do të udhëtojnë drejt Hënës nga fundi i vitit. Kemi lëshimin e teleskopit hapësinor James Webb. Një shans tjetër për të tërhequr më shumë vizitorë virtualë. Do të kemi eklipse diellore në 2023 dhe 2024. Pra horizontet po zgjerohen. Shpresoj që në të ardhmen të bëhet e mundur vizita individuale në muze”, thotë zonja Michelle Nichols.

Ndërkohë, thotë ajo, muzeu do të ndjekë nga afër arritjet e sondës robotike në planetin Mars, mision i cili do të zgjasë disa vite.

voa

Studimi nga Izraeli: Vaksina e BioNTech pengon transmentimin e virusit

PfizerEnde nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmentimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.

Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse. Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në afër 99% të rasteve, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Por edhe një lajm tjetër i mirë vjen nga Izraeli: Në një studim vëzhgues ende të papublikuar të prodhuesit të vaksinës dhe ministrisë izraelite, me gjasa vaksina pengon deri në 90% transmentimin e virusit e me këtë edhe infektimin e një personi tjetër. Deri tani ishte e paqartë, nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth. Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë “Preprint” në një revistë shkencore.

Eksperti gjerman i shëndetësisë dhe politikani socialdemokrat, Karl Lauterbach është shprehur për gazetën “Bild” pas publikimit të lajmit, se “këto vlerësime janë me rëndësi të madhe”. Vaksina vërtet me këtë mundëson një imunitet të tufës dhe mundëson kthimin në jetën normale. Në Izrael e kanë marrë vaksinën gati gjysma e 9,3 milionë izraelitëve. Ky vend është vendi i parë në botë që ka kryer më shumë vaksinime dhe është i përshtatshëm për vëzhgime shkencore në masë.

la/ag

Ministria e Shëndetësisë: 4013 testime, 1184 raste të reja, 13 humbje jetë dhe 796 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 4013 testimeve 1184 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate  në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1184
Të shëruar në 24 orë 796
Të shtruar në spitale 632
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4013

Testime totale 440,490
Raste pozitive 100,246
Raste të shëruara 63,329
Raste Aktive 35,251
Humbje jete 1,666

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21449
Fier 2888
Durrës 1833
Vlorë 1816
Shkodër 1466
Elbasan 1087
Lezhë 1031
Berat 1017
Korçë 966
Gjirokastër 938
Dibër 382
Kukës 378

Pse u besojnë njerëzit lajmeve të rreme?

demo GjermaniPandemia tregon se njerëzit në të gjithë botën janë të ndikueshëm nga lajmet e rreme dhe teoritë e konspiracionit. Por cilat janë arsyet psikologjike për këtë? Dhe a ka njerëz që janë më të prirur për këtë se të tjerët?

Jacqueline F. ra pre e një lajmi të rremë në Instagram në vitin 2019. Oficerët e policisë keqtrajtuan dhe varën protestuesit në stacionet e metrosë në Kili, sipas një fotografie të një artikulli gazete, që u shpërnda në Instagram. Në atë kohë, kilianët protestuan kundër rritjes së çmimeve të biletave të metrosë. “Unë isha plotësisht e tronditur dhe mendova: ‘Çfarë po bëjnë policët?'”, thotë Jacqueline F. duke hedhur vështrimin pas.

Ajo ra aksidentalisht pre e një lajmi të rremë – të tjerët duan t’i besojnë dezinformimin dhe teoritë e konspiracionit. “Kjo varet nga preferencat e mia”, shpjegon studiuesi i konfliktit Andreas Zick, “unë besoj në mitet konspirative kur kam paraprakisht qëndrime ose stereotipe të caktuara negative.” Stereotipe negative mund të jenë, për shembull, policia, qeveria ose edhe aktivistët në luftë kundër ndryshimit të klimës.

Ekspertët në të gjithë botën i shohin teoricienët e konspiracionit si një kërcënim për demokracinë

Në internet ka oferta të panumërta që ta konfirmojnë mendimin tënd, thotë Zick. “Unë konsumoj atëherë vetëm kanale që korrespondojnë saktësisht me mendimin tim. Kjo është më shumë se një flluskë, është një lloj universi paralel që plotëson të gjitha nevojat e mundshme.”

Frika luan një rol të madh në këtë, thotë pedagogu i psikologjisë Andreas Kappes nga City University në Londër. “Mund të jetë që dikush ka frikë nga gjilpërat dhe nuk dëshiron të vaksinohet për shkak të kësaj,” shpjegon ai. Ky person kërkon pastaj informacion që thotë se vaksinat janë të rrezikshme dhe nuk duhet të vaksinohesh.

“Prandaj nuk ka rëndësi të pyesësh veten,” Pse nuk i besojnë njerëzit shkencës”, por më mirë të pyesësh “Pse nuk duan t’i besojnë shkencës?” Sipas Kappes pra nuk kemi të bëjmë me një situatë, në të cilën në njërën anë kemi njerëz të shkolluar dhe nga ana tjetër ata pa shkollkë.

Thuajse nuk ka ndryshim midis burimeve serioze dhe atyre të dyshimta

Sidoqoftë, aftësia për të bërë dallimin midis burimeve të mira dhe të këqija luan një rol të rëndësishëm, shpjegon neuroshkencëtarja Franca Parianen. “Ideologët e konspiracionit priren thuajse të mos bëjnë dallime, kur burimet e tyre janë burime ekspertët dhe kur burimi është thjesht ndonjë video në YouTube,” shpjegon ajo. Fëmijëve thjesht nuk ua mësojnë këtë mjaftueshëm në shkollë.

Përveç kësaj, të prirur për lajme të rreme janë shpesh njerëz, të cilët kanë përjetuar një humbje të madhe të kontrollit në jetën e tyre, thotë Parianen. Lajmet e rreme ua kthejnë njerëzve këtë kontroll. “Bota papritmas bëhet shumë e kuptueshme”, shpjegon neuroshkencëtarja. “Dhe kur ata që u besojnë teorive të konspiracionit ndihen të pasigurt, përpiqen edhe më fort t’i bindin njerëzit e tjerë. Sepse kur të njëjtën gjë e beson edhe dikush tjetër, atëherë unë ndjehem përsëri i konfirmuar.”

Një faktor nxitës gjatë pandemisë është edhe mërzia. “Mërzia kontribuon që njerëzit të ngatërrohen në teoritë e konsiperacionit”, shpjegon Parianen. Papritmas ke shumë kohë të shikosh në internet një numër faqesh dhe grupesh. Dhe ke një komunitet dhe nuk ndihesh më vetëm në shtëpi. Kështu identifikohesh me një grup.

Algoritmi si katalizator për lajmet e rreme

“Fake news” nuk është vetëm një produkt i psikologjisë së përdoruesit, thotë Jens Koed Madsen, Asistent i Lartë i Kërkimeve në Universitetin e Oksfordit – por edhe i rrjeteve sociale. Kombinimi i mendimit vetjak dhe i algoritmit është i rrezikshëm. Një studim amerikan thotë, për shembull: lajmet e rreme përhapen në Twitter shumë më shpejt sesa lajmet reale. “Lajmet e rreme shpesh përmbajnë gjuhë emocionale, shpesh edhe gjuhë shumë të çmendur”, shpjegon Madsen. Ndonjëherë dezinformimi është aq absurd dhe “qesharak” saqë atë e shpërndajnë madje edhe njerëz që nuk e besojnë atë.

Por njerëz që besojnë në teoritë e konspiracionit ende mund të binden me argumente racionale, shpjegon Andreas Kappes. Këtyre njerëzve thjesht duhet t’u drejtoheni në mënyrën e duhur. “Po t’i kundërshtosh, ata nuk do t’ju dëgjojnë”, thotë psikologu. Ju duhet të gjeni gjuhë të përbashkët, diçka për të cilën mund të bini dakord – pastaj diskutoni dhe përdorni fakte. Sepse: njerëzit që besojnë në lajme të rreme duhet të gjejnë diçka ku të mbështeten.

“Të ndihmon kur kërkon fusha në jetë që mund t’i kontrollosh, të anëtarësohesh në organizata demokratike,” shpjegon Parianen, “Lidhjet e sigurta në ambjentin tënd përreth të ndihmojnë gjithmonë”. Dhe: kompetenca për të kuptuar burimet. Dallimi se cilat burime janë serioze dhe cilat jo.

Kjo veçanërisht i ndihmon njerëzit si Jacqueline F. të cilët bien aksidentalisht pre e lajmeve të rreme. Kur Jacqueline F. vuri re se lajmet në lidhje me oficerët e policisë që keqtrajtuan dhe varën njerëz në Kili ishin të rreme, asaj i erdhi pak turp. Kjo është arsyeja pse që nga ajo kohë ajo hulumton më me kujdes: “Kur nuk e di nëse diçka është në rregull apo gabim, atëherë përpiqem të gjej më shumë informacion në lidhje me të. Mundohem të mbështetem në burime të besueshme dhe jo në faqe të dyshimta të inernetit.”

dw

Si do të rrjedhin procedurat për formimin e qeverisë së re të Kosovës

PrishtinaNë Kosovë nuk ka përfunduar ende procesi i plotëi numërimit të votave që më pas duhet certifikuar nga KQZ-ve. Kosova tash përballet me formimin e qeverisë dhe shpejtë edhe më një sfidë tjetër zgjedhjen e presidentit.

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora dhe ato me kusht akoma po vazhdon, ndërsa për votat e rregullta tashmë ka përfunduar procesi u numërimit, edhe pse disa komuna dhe qendra votimesh sipas KQZ-së, do të shkojnë në rinumërim për shkak të gabimeve teknike.

Nga votat e rregullta Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë ka 17.4 për qind. Lidhja Demokratike me 13 për qind  dhe AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me 7.60 %. Nga 120 vende sa i ka parlamenti, 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës. Vendet që mbeten bosh si pasojë e përqindjes së votave që shkojnë për partitë që nuk e kaluan pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare me një sistem proporcional, varësisht nga përqindja e fituar.

Procesi i numërimit të votave të diasporës mund të marrë disa ditë kohë. Zyrtarë të KQZ-së, thonë se deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 paketa me fletëvotime nga jashtë. Dhe ky proces numërimi mund të marrë kohë deri në dhjetë ditë. Numri i votave nga diaspora mund të jetë më i madh, pasi besohet se brenda një pakete mund të ketë më shumë se një fletë votimi.

Vijimi i procesit

Po si do të rrjedhë procesi tash pas përfundimit të zgjedhjeve. Fillimisht duhet përmbyllur komplet procesi i numërmit të votave. Pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë certfikimin e tyre, pas procesit eventual të  ankesave që mund të kenë partitë politike apo kandidatët që duhet shqyrtuar nga paneli për ankesa dhe parashtresa.

Për formimin e qeverisë së Kosovës, nevojiten më së paku 61 vota të deputetëve të kuvendit. Por fillimisht presidenti i Kosovës duhet ta mandatojë fituesin e zgjedhjeve që të formojë qeverinë. Mandatari i parë ka afat prej dy javësh që ta sigurojë numrin e votave në parlament më së paku 61 prej tyre. Nëse mandatari i parë nuk arrin të formojë qeverinë brenda 15 ditëve, atëherë, presidenti dekreton një tjetër mandatar, i cili ka një afat ligjor vetëm prej dhjetë ditësh për formimin e qeverisë së re. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Kurti kundër koalicioneve me parti të tjera

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se ai nuk do koalicion me asnjë parti. Ai thotë se ka bërë koalicion parazgjedhor me listën e Vjosa Osmanit. Kjo e fundit garoi në listën e Vetëvendosjes, por synon postin e presidentes.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund ta dekretojë Albin Kurtin që të krijojë qeverinë e re. Tash për tash akoma nuk dihet nëse zgjedhja e Kurtit kryeministër është e ligjshme për faktin që ai nuk u lejua të garojë në zgjedhje për shkak të dënimit të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe në nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, u tha se “kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë”.

Sidoqoftë, për t’u zgjedhur qeveria në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosja si partia fituese, duhen të paktën 61 vota.

Partia Demokratike e Kosovës PDK, që doli partia e dytë, sipas kandidatit të saj për kryeministër Enver Hoxhaj, do të qëndrojë në opozitë, sepse siç thotë “janë shumë larg me qëndrime me Vetëvendosjen”.

Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti, tha se partia e tij “do të qëndrojë në opozitë”.

“Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, thotë Avdullah Hoti.

Ndërsa, Aleanca  për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, i cili synon postin e presidentit, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e qeverisë Kurti. “Nuk kemi vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt tjetër politik”, thotë Haradinaj.

Pakicat pjesë edhe e qeverisë së re

Në zgjedhjet e vitit 2019 kur lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë dhe formoi qeverinë me LDK, nuk kishte koalicion me listën Srpska e cila i kishte marrë dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në kuvend. Por, në bazë të kushtetutës, përfaqësuesit e serbëve duhet të jenë pjesë e qeverisë dhe në qeverinë e kaluar ata kishin dy ministra. Një ministër ishte nga pakicat tjera jo-serbe. Pakicat do të jetë pjesë edhe e qeverisë së re.

Por në këtë fazë, si problem nuk po shihet formimi i qeverisë, por problem mund të jetë zgjedhja e presidentit të vendit. Kjo për faktin që Vjosa Osmani aktualisht ushtruese e detyrës së presidentes mund të ushtrojë detyrën e saj vetëm deri në  muajin prill. Pastaj kuvendi është i obliguar që të zgjedhe presidentin e ri. Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se presidenti i Kosovës  duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota në raundin e tretë nëse dështojnë dy të parat, ndërsa, në seancë duhet të marrin pjesë të paktën 81 deputetë. Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, ndërsa nëse ky proces dështon atëherë vendi në mënyrë automatike shkon serish në zgjedhje.

dw

Covid 19: prej 2160 testeve, kemi 254 raste të reja, 16 viktima dhe 151 persona të shëruar

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2160 teste dhe u regjistruan 254 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 111 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 29 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 20 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 13 (51.591 banorë)
  • Negotinë – 10 (me  19.327 banorë)
  • Manastir – 9 (me 91.983 banorë)
  • Gostivar – 7 (111.252 banorë)
  • Kumanovë – 6 (me 109.228 banorë)
  • Veles –6 (me  54.384 banorë)
  • Tetovë – 5 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gjevgjeli – 5 (me 22.706 banorë)
  • Shtip – 4 (me 43.625 banorë)
  • Strugë – 4 (me 65.801 banorë)
  • Strumica – 4 (me 57.175 banorë)
  • Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
  • Koçani –3 (me 37.758 banorë)
  • Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
  • Vinicë – 3 (me 19.391 banorë) 
  • Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)
  • Bogdanci– 1 (me 8.178 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1 (me  20.820 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
  • Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)
  • Krushevë – 1 (me 9.418 banorë)

Janë raportuar gjithsej 16 raste vdekjeje, janë raportuar 5 pacientë nga Prilep (83, 75, 75, 73, 49), 3 pacientë nga Ohri (85, 83, 77), 2 pacientë nga Shkupi (78, 62) dhe nga një pacient nga Kumanova (76), Kriva Pallanka ( 76), Struga (68), Gjevgjelia (75), Kocani (83) dhe Negotina (67).

Janë regjistruar 151 pacientë të rikuperuar në:   -Shkup 86, -Veles 17, -Prilep 15, -Tetova 7, -Kumanova 6, -Krusheva 4, -Gjevgjelia 3, -Manastiri, Kërçova, Vinica, Kratova nga 2, -Shtip, Kocani, Dibra, Kriva Pallanka, Radovishi nga 1.
 
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 502.711 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 99.285, numri i pacientëve të rikuperuar është 89.400, numri i vdekjeve është 3.063 dhe numri i rasteve aktive është 6.822.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 2996 mostrave kemi 398 raste pozitive, 1 të vdekur dhe 228 të shëruar!

Maska
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639
Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 398 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA!
DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Masa të reja për sigurinë kibernetike pas ndërhyrjes së hakerëve rusë

CISATë tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kibernetike të vendit dhe po pranojnë se një agjenci e krijuar dy vjet më parë për të mbrojtur rrjetet dhe infrastrukturën e Amerikës nuk ka fondet, mjetet dhe autoritetin për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tilla të sofistikuara.

Ndërhyrja, gjatë së cilës u vodh programi i përdorur gjerësisht nga kompania SolarWinds Inc. me bazë në Teksas, ka nxjerrë në pah ekspozimin e thellë ndaj rreziqeve të rrjeteve kompjuterike të strukurave të qeverisjes civile dhe kufizimet e përpjekjeve për t’i pikasur kërcënimet.

Ka mundësi që të fillojë gjithashtu një valë shpenzimesh për modernizimin e teknologjisë dhe sigurinë kibernetike.

“Ka nxjerrë në pah investimet që duhet të bëjmë në sigurinë kibernetike për të patur aftësinë për t’i bllokuar këto sulme në të ardhmen”, tha Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e sapoemëruar e sigurisë kombëtare për teknologjinë kibernetike dhe emergjencat, gjatë një seance informimi të Shtëpisë së Bardhë.

Reagimi pasqyron seriozitetin e një sulmi që u zbulua vetëm në muajin dhjetor. Hakerat, ende të paidentifikuar, por për të cilët zyrtarët thonë se gjasat janë që të jenë rusë, kishin qasje të pakufizuar në të dhënat dhe postën elektronike të të paktën nëntë agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe rreth 100 kompanive private, me shkallën e plotë të kompromentimit ende të panjohur. Dhe ndërsa ky incident duket se kishte për qëllim vjedhjen e informacionit, ai rriti frikën se hakerat e ardhshëm mund të dëmtojnë infrastrukturën kritike, si rrjetet elektrike ose ujësjellësat.

Presidenti Joe Biden ka në plan të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv që zonja Neuberger tha se do të përfshijë tetë masa të destinuara për të trajtuar mangësitë e sigurisë të ekspozuara nga sulmi. Administrata ka propozuar gjithashtu zgjerimin me 30% të buxhetit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara (CISA), një njësi pak e njohur më parë që tashmë është nën vëmendje intensive për shkak të sulmit kibernetik ndaj SolarWinds.

Presidenti Biden, duke mbajtur të premten fjalimin e tij të parë të rëndësishëm ndërkombëtar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha se trajtimi i “papërgjegjshmërisë ruse dhe piraterisë në rrjetet kompjuterike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë është bërë kritike për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive”.

Republikanët dhe demokratët në Kongres kanë bërë thirrje për zgjerimin e përmasave dhe rolit të agjencisë, e cila është pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ajo u krijua në nëntor 2018 ndërsa ishte krijuar perceptimi se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara po sulmonin gjithnjë e më shumë strukturat civile të qeverisjes dhe rrjetet e korporatave, si dhe infrastrukturën kyçe, si p.sh. rrjeti i energjisë që është gjithnjë e më i ekspozuar në një botë të ndërlidhur.

Duke folur në një seancë të fundit mbi sigurinë kibernetike, Ligjvënësi republikan nga Nju Jorku, John Katko, u kërkoi kolegëve të tij që me shpejtësi “të gjenin një mënyrë legjislative për t’i dhënë CISA-s burimet e nevojshme për të reaguar plotësisht dhe për të na mbrojtur”.

Paketa e ndihmës COVID-19 e Presidentit Biden bëri thirrje për 690 milionë dollarë më shumë për CISA-n, si dhe i jepte kësaj agjencie 9 miliardë dollarë për të modernizuar rrjetet kompjuterike në të gjithë qeverinë amerikane, në partneritet me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme.

Kjo është tërhequr nga versioni më i fundit i projektligjit për ndihmën sepse disa ligjvënës nuk panë ndonjë lidhje me pandeminë. Por Ligjvënësi Jim Langevin, bashkë-kryetar i Grupit të Sigurisë Kibernetike të Kongresit, tha se fondet shtesë për CISA-n ka të ngjarë të rigjenerohen me mbështetje dypalëshe në një legjislacion të ardhshëm, ndoshta në një projekt-ligj të infrastrukturës.

“Infrastruktura jonë kibernetike është aq e rëndësishme sa rrugët dhe urat tona”, tha ligjvënësi demokrat Langevin në një intervistë. “Është e rëndësishme për ekonominë tonë. Është e rëndësishme për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe ne duhet të sigurohemi se kemi një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme kibernetike.”

CISA operon një sistem, të emërtuar “Ajnshtajni”, për zbulimin e kërcënimeve, i cili nuk arriti të zbulonte ndërhyrjen tek SolarWinds. Brandon Wales, drejtori i përkohshëm i CISA-s, tha se kjo ishte për shkak se shkelja ishte fshehur në një përditësim legjitim të programit nga SolarWinds për klientët e saj. Pasi arriti të identifikojë veprimtarinë keqdashëse, sistemi ishte në gjendje të skanonte rrjetet federale dhe të identifikonte disa viktima nga radhët e punonjësve të qeverisë.

“U krijua për të punuar në bashkëpunim me programe të tjera të sigurisë brenda agjencive”, tha ai.

Ish-kreu i CISA-s, Christopher Krebs, i tha këtë muaj Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin mbështetjen për agjencinë, në mënyrë që të mund të lëshojë grante për shtetet dhe qeveritë lokale për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike dhe përshpejtimin e modernizimit të sistemeve elektronike në të gjithë qeverinë federale, siç propozohej në projekt-ligjin e Presidentit Biden.

voa

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve?

hartaRezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë tashmë janë publikuar, por rezultatet përfundimtare dhe certifikimi i tyre mund të marrë të paktën edhe dy javë. Zyrtarisht, askush nuk jep datë të saktë, por bazuar në praktikat e deritanishme, procedurat nuk mund të përfundojnë në afat të shpejtë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, janë dashur 52 ditë që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Por, në vitin 2017, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, janë shpallur 18 ditë pas mbajtjes së tyre. Edhe në ato zgjedhje kishte rinumërim të më se 500 kutive të votimit, por votat me postë nga diaspora, kanë qenë në numër shumëfish më të ulët, krahasuar me zgjedhjet e këtij viti.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur rezultatet përfundimtare më shpejt se në zgjedhjet e vitit 2019. KQZ-ja në këtë vit kishte shpallur rezultatet 16 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Aktualisht, me votat e numëruara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

Më shumë se 830 mijë persona kanë marr pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pse zgjat kaq shumë procesi?

Pas mbylljes së qendrave të votimit, komisionerët në vendvotime numërojnë votat për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Më pas, i tërë materiali zgjedhor dërgohet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), ku verifikohen të dhënat e dërguara nga qendrat e votimit. Në rast se ka mospërputhje në rezultatet e formularëve me votat në kuti ose ka dyshime për parregullsi, atëherë materialet vendosen në karantinë dhe më pas nis procesi i verifikimit. Këto janë procedura që marrin kohë. Zyrtarët kanë konfirmuar se nga zgjedhjet e 14 shkurtit, në karantinë janë vendosur 101 kuti votimi.

Pas sqarimit të paqartësive eventuale, atëherë nis procesi i verifikimit dhe numërimit të votave me kusht dhe të atyre të ardhura me postë nga diaspora. Edhe ky proces merr disa ditë kohë.

Procesi zgjat pasi pas çdo vendimi, secila palë ka të drejtë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e më pas edhe në Gjykatën Supreme.

Por, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Deksu, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht në këtë institucion të pavarur është vetëm një ankesë.

Sa ka vota me kusht dhe vota nga diaspora?

Mbi 27.249 votues, e kanë shfrytëzuar të dielën e 14 shkurtit, të drejtën e votimit me kusht. Ky lloj votimi lejohet të kryhet në të gjitha qendrat e votimit, për personat që nuk e gjejnë veten në listë ose që votojnë jashtë komunave të tyre, por më pas KQZ-ja verifikon, për t’u siguruar që ata nuk kanë votuar dy herë ose që janë në listën përfundimtare të votuesve.

Numri i saktë i votave me postë është në verifikim e sipër, por në KQZ brenda afatit ligjor, që ishte deri më 12 shkurt 2021, kanë arritur numër rekord prej 43.447 pako me fletëvotime nga jashtë, e të cilat mund të përmbajnë më shumë se një votë.

Deri më 20 shkurt, KQZ-ja ka verifikuar 16 mijë e 800 zarfe me fletëvotime.

Prej tyre, 11 mijë e 800 janë miratur, derisa 4,950 janë refuzuar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, këto zarfe janë refuzuar pasi disa prej tyre janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, gjatë periudhës së aplikimit.

“Po ashtu, disa prej tyre janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Rastet e tjera të refuzuara kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të paidentifikuar, apo ka pasur votim grupor”, ka thënë Elezi në një konferencë për media.

Në listën e votuesve nga jashtë, u ishin aprovuar kërkesat për votim më shumë se 103.000 shtetasve të Kosovës.

Kur mund të krijohen institucionet e reja?

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, konstituimi i legjislaturës së re duhet të bëhet brenda 30 ditëve.

Me dinamikën aktuale, kuvendi mund të konstituohet gjatë muajit mars.

Kuvendi më pas zgjedh qeverinë e re, që për herë të parë që pasluftës, me shumë gjasë do të formohet nga vetëm një parti shqiptare. Lëvizja Vetëvendosje deri më tani, sipas projeksioneve ka arritur që e vetme të fitojë 56 ulëse, e që me votat nga diaspora, mund të rrisë edhe më shumë numrin e ulëseve në kuvend.

Disa nga partitë e komuniteteve joserbe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, prandaj nuk priten vonesa në krijimin e qeverisë së re, Kurti 2.

Sfidë e parë për koalicionin qeveritar do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, pasi për këtë proces, nevojitet pjesëmarrja e mbi 80 deputetëve në votim. rel

Opozita maqedonase mbledh nënshkrime kundër regjistrimit të popullsisë

Kryetari i partisë VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, duke nënshkruar peticionin kundër regjistrimit të popullsisë.Partia VMRO-DPMNE ka nisur të shtunën mbledhjen e nënshkrimeve për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të paraparë për muajin prill.

Opozita maqedonase pretendon se partitë në pushtet kanë kurdisur rezultatet e regjistrimit sa i përket përqindjes së shqiptarëve në shtet dhe se me një veprim të tillë, sipas saj, nuk do të ketë operacion statistikor, por politik.

“Regjistrimi është një operacion statistikor, dhe si i tillë duhet të bazohet në një metodologji dhe proces që do të tregojë rezultate reale, dhe jo false, të bazuar në marrëveshje koalicioni. Pas përgjigjes masive të qytetarëve kundër regjistrimit,(kryeministri Zoran) Zaev duhet menjëherë të tërhiqet nga ideja e regjistrimit në prill”, thuhet në një komunikatë të VMRO-së, e cila pretendon se vetëm të shtunën janë grumbulluar mbi 25,000 nënshkrime të qytetarëve.

Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski ka akuzuar qeverinë për “rrënimin e shtetit dhe varfërimin e qytetarëve”.

“Imagjinoni për katër vjet ne u zhytëm në këtë kënetë dhe baltë politike. Nuk bënë asnjë projekt nga fillimi deri në fund. Imagjinoni si do të duket ky regjistrim i bërë për 20 ditë, sipas një recete të shkruar nga Zoran Zaev dhe LSDM? Unë ju them, ky është një turp i madh”, ka deklaruar Mickoski.

Sipas ligjeve në fuqi, opozita duhet të mbledhë mbi 30,000 nënshkrime për të rikthyer debatin për Ligjin e regjistrimit të popullsisë, por kjo nuk nënkupton me automatizëm dhe shtyrjen e procesit, pasi shumica parlamentare sërish mund të votojë të njëjtin ligj, që i jep formën e prerë regjistrimit të popullsisë.

Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, ka thënë se asnjë nismë e opozitës nuk do të mund të shtyjë regjistrimin ndërsa sipas saj, “VMRO me këtë hap synon të fshehë pakënaqësitë brenda saj”.

“VMRO-DPMNE me Hristijan Mickoskin janë parti anti-njerëzore, që punojnë kundër qytetarëve dhe kundër shtetit. Prandaj, është e qartë se nisma e Mickoskit është vetëm për përdorim brenda partiak dhe interesa personale. Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së, për të bllokuar këtë proces të rëndësishëm për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit, nuk do të kenë sukses”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Maqedonia e Veriut regjistrimin e fundit e ka mbajtur në vitin 2002.

Në vitin 2012 kishte një përpjekje për regjistrimin e popullsisë, por ai ishte ndërprerë disa ditë pasi kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me regjistrimin e diasporës shqiptare.

Sipas regjistrimit të fundit, Maqedonia e Veriut ka rreth 2 milionë banorë, prej tyre, 25.17 për qind janë shqiptarë.

rel