Arkivi mujor: Shkurt 2021
Debati në Shkup: Etniteti në letërnjoftim – po ose jo?
Në Maqedoninë e Veriut po diskutohet shënimi i përkatësisë etnike në letërnjoftim. Partitë shqiptare në përgjithësi e mbështesin këtë propozim të iniciuar nga Lëvizja Besa.
Lëvizja Besa ka propozuar ndryshimin e ligjit për letërnjoftim, me të cilin do të mundësohet që në letërnjoftime të ekzistojë shënimi i etnisë në mënyrë që krahas shtetësisë, qytetari të mund të deklarojë edhe përkatësin e tij etnike. Lëvizja Besa këtë ide e ka bazuar në marrëveshjen që kishte me LSDM e kryeministrit Zoran Zaev që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar. Nga Lëvizja Besa thonë, se propozimi i saj nuk cënon asnjë etnitet tjetër, në veçanti maqedonasit.
“Realizimi i kësaj iniciative nuk dëmton asnjë subjekt politik dhe etnik. Propozimi është thjesht një realitet shoqëror që Maqedonia e Veriut e ka si një vend shumëetnik”, vlerëson Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa. Propozimin e saj e kanë mbështetur edhe partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë.
VMRO-DPMNE: Përcaktimi i etnisë të vlejë për të gjithë
Partia më e madhe maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE nuk është kundër propozimit që në dokumentin personal të përcaktohet etnia, por kërkon që kjo të vlejë edhe për maqedonasit, të cilët sipas opozitës, në kategorinë e përkatësisë etnike të mund të deklarohen si “maqedonas”, gjë që nuk parashihet në propozimin e Lëvizjes-Besa.
“Kryeministri Zoran Zaev në vazhdimësi thotë, se nuk bëhet fjalë për kontestim të identitetit se jemi maqedonas, se flasim maqedonishten e kështu me radhë. Nëse qëndron kështu, atëherë pse në letërnjoftim mos të qëndrojë që unë jam maqedonas? Nëse vlen për të tjerët, kjo duhet të vlejë edhe për mua”, thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski.
Kryeministri Zoran Zaev nuk sheh asnjë problem që në letërnjoftim të ekzistojë shënimi për përkatësinë etnike të qytetarit: “Ne jemi shoqëri multietnike ku krahas shtetësisë maqedonase si qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut qytetarët janë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë e serbë. Nuk ekziston ndonjë problem që të kenë të drejtë të përcaktojnë edhe etninë e tyre”, deklaron kryeministri Zaev.
Krmov: Përcaktimi etnik do të institucionalizojë ndarjen
Partia opozitare maqedonase “E Majta” përcaktimin etnik në letërnjoftim e konsideron si nxitës të tensioneve ndëretnike.Sipas deputetit nga rradhët “E Majta” Branisllav Krmov në shumë pak vende të botës në letërnjoftim qëndron edhe përkatësia etnike. Ndaj kjo parti ka ndërhyrë me 1200 amendamende për të penguar miratimin e ligjit.
“Një propozim i tillë forcon ndarjet etnike që tani do të institucionalizohen edhe me ligj nëse kalon në Parlament. Vendosja e shënimit etnik në dokumentet personale nuk është praktikë botërore”, thotë deputeti i së majtës, Branisllav Krmov.
Muhiq: Përcaktimi etnik në letëlrnjoftim, ide e gabuar
Profesori i universitetit të Shkupit Ferid Muhiq vlerëson se ekzistimi i shënimit për etninë e qytetarit në letërnjoftim është një ide e gabuar dhe si e tillë nuk duhet të përkrahet. Kjo sipas tij do të gjenerojë ndarje të reja në shoqëri.
“Në letërnjoftim duhet të ekzistojë vetëm formulimi-qytetar i Maqedonisë së Veriut, kjo mjafton. Pse ka nevojë kur më ndalon polici në automjet ta dijë se a jam unë shqiptar, maqedonas, boshnjak apo serb. Në letërnjoftim ekziston numri i amzës së qytetarit dhe kjo është e mjaftueshme “, thotë Ferid Muhiq.
Analisti politik Sinisha Pekevski është i mendimit se me përcaktimin etnik në letërnjoftim, shteti nuk do të fitojë asgjë përpos ndarjes: “Nëse ne gjithnjë flasim se jemi shoqëri multietnike, në praktikë çdo herë bëjmë hapa të kundërt. Partitë shqiptare nuk mund të lëvdrohen me politika ekonomike, ato ende ushqejnë nacionalizmin. A ka menduar propozuesi se si do të ndjehen ata fëmijë që janë nga martesat e përziera, si do të përcaktohen ata në shënimin etnik?”, thotë analisti Pekevski.
Deri më tani kundër propozimit që në letërnjoftim të ekzistojë përcaktimi etnik janë vetëm dy parti maqedonase Lidhja demokratike e Pavle Trajanovit dhe “E Majta” e Dimitar Apasievit raporton Fatos Musliu për dw.
Por automatikisht lind pyetja dhe nuk ka sqarim, se çka përfitojnë shqiptarët nga shënimi i etnisë në letërnjoftim? Të ishte në pasaportë, ndoshta, sepse prezantohen jashtë shtetit dhe automatikisht del numri i shqiptarëve, por me letërnjoftim kujt i prezantohen? njëri tjetrit?
Covid 19: prej 2383 testeve, kemi 347 raste të reja, 7 viktima dhe 168 persona të shëruar
- Shkup – 157 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 35 (me 75.132 banorë)
- Kavadarci – 26 (me 38.741 banorë)
- Ohër- 19 (51.591 banorë)
- Kumanovë – 14 (me 109.228 banorë)
- Shtip – 13 (me 43.625 banorë)
- Negotinë – 13 (me 19.327 banorë)
- Tetovë – 12 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Gjevgjeli – 10 (me 22.706 banorë)
- Veles –6 (me 54.384 banorë)
- Krushevë – 6 (me 9.418 banorë)
- Manastir – 5 (me 91.983 banorë)
- Delçevë –5 (me 17.713 banorë)
- Gostivar – 5 (111.252 banorë)
- Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
- Kriva Pallanka – 3 (me 20.820 banorë)
- Dibër – 3 (me 20.863 banorë)
- Vinicë – 3 (me 19.391 banorë)
- Vallandovë – 2 (me 11.773 banorë)
- Kratovë – 2 (me 9.376 banorë)
- Resnjë –2 (me 16.313 banorë)
- Strumica – 1 (me 57.175 banorë)
- Koçani – 1 (me 37.758 banorë)
- Makedonska Kamenica – 1 (me 7.524 banorë)
Janë raportuar gjithsej 7 raste vdekjeje, 4 pacientë nga Shkupi (80, 79, 69 dhe 61), nga 1 prej Kumanove (80), Velesi (66) dhe Prilepi (61).
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
NASA në kërkim të dëshmive për jetë antike në Mars
Agjencia hapësinore amerikane NASA po dërgon sondën Perserverance drejt shtratit të një liqeni antik në Mars, ku shpreson në gjetjen e provave për jetë në të kaluarën e planetit. “Krateri Jezero”, është terreni që u zgjodh mes 60 pikave të mundshme të uljes në Planetin e Kuq.
NASA pritet të kryejë me sukses uljen e nëntë në Mars.
“Perservereance” pritet të mbërrijë në planetin e kuq të enjten, sonda më e madhe dhe më e avancuara e agjencisë hapësinore amerikane.
Makineria përdor teknologjinë e fundit të uljes si dhe është e pajisur me kamera dhe mikrofonë për marrjen e pamjeve dhe tingujve në Mars.
“Perserverance” synon ulje në Kraterin Jezero, një terren i vështirë dhe i pagjurmuar gurësh, shkëmbinjsh dhe kodrash me rërë e ku mund të ekzistojnë prova jete në atë që para më shumë se tre miliardë vitesh ishte një liqen.
“Jezero është një krater me diameter prej 45 kilometrash që dikur ishte një liqen me qindra metra thellësi. Terreni ndodhet në vendin ku takoheshin uji që rridhte nga një lum dhe uji i liqenit. Ky është vendi ku mikroorganizmat kanë rënë në fund të liqenit. Është një vend i mrekullueshëm për jetën e mikrobeve dhe një vend i mrekullueshëm për grumbullimin e provave për ekzistencën e jetës”, shpjegon shkencëtari i projektit Kenneth Farley.
Krateri Jezero është plot me gurë, shkëmbinj, kodra rëre dhe gropa, të cilat edhe mund t’i japin fund misionit të sondës “Preserverance”.
Por është një rrezik që ia vlen, thonë shkencëtarët që zgjodhën këtë terren prej 60 pikave tjera të uljes.
“Mund të themi se është i pasur me minerale argjili, karboni dhe silici. Këto minerale janë tregues për ujëra neutral e deri tek ato alkaline që janë të mira për jetë, ndërsa karboni dhe sicili janë gjithashtu minerale që bartin mikroorganizma dhe fosile për kohë të gjatë. Pra është vend i shkëlqyeshëm për gjurmimin e shenjave të jetës në Mars”, thekson shkencëtarja Bethany Ehlmann.
Shkencëtarët duan të dinë se si ishte jeta në Mars para miliarda vitesh kur kishte lumenj, liqene dhe oqeane që mundësonin jetën e organizmave të thjeshtë dhe të vegjël.
“Para rreth 3 miliardë e gjysmë vitesh planeti ishte ndryshe. Kishte rrjedhje të ujit në sipërfaqe, tregues se ishte më i ngrohtë dhe se kishte lagështi. Po kërkojmë prova jete në atë periudhë. Gjithashtu duam të kuptojmë se si është e mundur që Marsi kishte sipërfaqe ujore”, thotë shkencëtari Farley.
ShBA është vendi i vetëm që ka dërguar me sukses sonda në Mars, me tetë misione të suksesshme, duke filluar nga viti 1987.
Për momentin në planetin e kuq ndodhen dy sonda të NASA-s, “InSight” dhe “Curiosity”.
voa
SHBA – Identifikohen 7 variante të reja të koronavirusit
Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi ende në pritje për t’u miratuar.
Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe kanë qenë shfaqur që në korrik të vitit 2020. Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata po identifikojnë me kaq vonesë variantet e reja në SHBA, por shtojnë se është shumë herët për të ditur se çfarë efekti të ndryshëm do të kenë ato tek amerikanët.
Variantet e reja të virusit i shtohen një liste në rritje variantesh që gjenden tashmë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar variante që janë shfaqur për herë të parë në territorin amerikan, siç janë ato me origjinë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, Kaliforninë Jugore dhe shtete qendrore. voa
Ministria e Shëndetësisë: 3842 testime, 801 raste të reja, 15 humbje jetë dhe 1058 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3842 testimeve 801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 1058
Të shtruar në spitale 558
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3842
Testime totale 420,818
Raste pozitive 94,651
Raste të shëruara 58,794
Raste Aktive 34,275
Humbje jete 1,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20674
Fier 2894
Vlorë 1746
Durrës 1713
Shkodër 1474
Elbasan 1201
Lezhë 1046
Korçë 993
Berat 981
Gjirokastër 829
Kukës 406
Dibër 318
Covid 19: prej 2275 testeve, kemi 358 raste të reja, 5 viktima dhe 341 persona të shëruar
- Shkup – 173 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 41 (me 75.132 banorë)
- Kumanovë – 22 (me 109.228 banorë)
- Kavadarci – 21 (me 38.741 banorë)
- Tetovë – 13 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Veles –11 (me 54.384 banorë)
- Manastir – 9 (me 91.983 banorë)
- Kriva Pallanka – 9 (me 20.820 banorë)
- Ohër- 8 (51.591 banorë)
- Negotinë – 7 (me 19.327 banorë)
- Krushevë – 6 (me 9.418 banorë)
- Shtip – 5 (me 43.625 banorë)
- Strumica – 4 (me 57.175 banorë)
- Gjevgjeli – 4 (me 22.706 banorë)
- Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
- Vallandovë – 3 (me 11.773 banorë)
- Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
- Gostivar – 2 (111.252 banorë)
- Resnjë –2 (me 16.313 banorë)
- Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
- Radovish – 2 (me 29.100 banorë)
- Probishtip – 2 (me 15.085 banorë)
- Koçani – 1 (me 37.758 banorë)
- Sveti Nikollë – 1 (me 17.683 banorë)
- Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)
- Makedonski Brod – 1 (me 6.166 banorë)
- Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
- Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
Janë raportuar gjithsej 5 raste vdekjeje. 3 pacientë nga Shkupi (91, 80 dhe 58), nga 1 pacient nga Kavadarci (73) dhe Prilep (62).
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
Suedia dhe Danimarka planifikojnë „pasaporta vaksinimi” ndaj koronavirusit
Deri në verë Suedia dhe Danimarka duan të aplikojnë pasaportën digjitale ndaj vaksinës së koronavirusit – për të lehtësuar p.sh, udhëtimet. Kush përfiton dhe kush jo? Si paraqitet gjendja në vendet e tjera?
Suedia deri tani ka ndjekur një rrugë të veçantë në pandeminë e koronavirusit. Në vend të masave izoluese dhe kufizimeve si në vendet e tjera europiane, suedezët fillimisht i varën shpresat tek imuniteti i tufës – dhe më vonë tek arsyeja e njerëzve. Për këtë kjo strategji u kritikua shumë, kryesisht në sfondin e rritjes së numrit të infeksioneve. Sipas Universitetit John Hopkins deri tani në Suedi janë infektuar mbi 600.000 vetë me koronavirus.
Tani ky vend bashkë me Danimarkën sërish duan të ndjekin një rrugë të tyren duke dashur të aplikojnë deri në verë certifikatën digjitale të vaksinës ndaj koronavirusit.
Për çfarë është menduar pasaporta e vaksinimit?
Fillimisht synohet, sipas ministrit të Digjitalizimit Anders Ygeman, që në këtë mënyrë të vërtetohet, që personi është i vaksinuar.
Të tilla dëshmi mund të ndihmojnë p.sh. për udhëtimet në vende të tjera ose janë të rëndësishme edhe në veprimtaritë kulturore e sportive. Infrastruktura digjitale për vaksinën duhet të jetë gati deri më 1 qershor. Në këtë proces marrin pjesë disa dikastere.
Danimarka i bëri publike shumë më përpara planet e saj për pasaportën e vaksinimit. Kjo synon që të lehtësojë udhëtimet me shërbim pune. Ky dokument mund të jepet në formë digjitale përmes faqeve të internetit të institucioneve të shërbimit shëndetësor në Danimarkë ose përmes smartphone. Mundësi të tjera për përdorimin e saj nuk janë bërë të ditura.
Si po ecën vaksnimi në Danimarkë e në Suedi?
Aktualisht nga pasaporta digjitale e vaksinimit përfitojnë vetëm pak njerëz. SIpas platformës online “Our World in Data” (përditësuar më 14.02.) deri tani në Danimarkë janë vaksinuar 6,87 përqind e popullsisë, në Suedi 4,53 përqind. Në këtë mënyrë kuota e vaksinimit në të dyja vendet është e ngjashme si edhe në Gjermani (4,95 përqind) dhe në BE në përgjithësi. Sa për krahasim, vendi kryesues Izraeli ka vaksinuar deri tani rreth 74 përqind të popullsisë.
Eshtë e paqartë nëse në Suedi shumica e njerëzve do të pranojë të vaksinohet. Ky vend është në përgjithësi kritik ndaj vaksinimit, qëkurse pas vaksinimit masiv përpara dhjetë vjetësh ndaj gripit të derrit tek fëmijët dhe të rinjtë u konstatuan pasoja të rënda shëndetësore. Qindra u sëmurën në mënyrë të pashërueshme prej narkolepsisë, ku njerëzit zhvillojnë varësi prej gjumit të papritur, Vaksina e atëhershme konsiderohet si një ndër skandalet më të mëdha mjekësore në vend dhe ende ajo ka mbetur e ngulitur në memorjen kolektive të njerëzve.
Me një pasaportë vaksinimi të vaksinuarit mund të gëzojnë privilejge. Por ajo që duket si pozitive në vështrim të parë, ka edhe anën tjetër të medaljes. Kritikët druajnë, që kështu i hapet porta vaksnimit të detyruar – kryesisht për njerëzit, që duan ose u duhet të udhëtojnë ose të marrin pjesë në jetën shoqërore.
Kjo mund ta përçajë shoqërinë, argumenton ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer. Po ashtu një hap i tillë mund të trondisë besimin tek politika, që deri tani e ka përjashtuar vaksnimin e detyruar.
Në Suedi u bazuan gjatë tek arsyeja, ndonëse numri i infeksioneve ishte i lartë. Për aq kohë sa nuk ka mjaftueshëm vaksina, avantazhet për të vaksinuarit nuk janë korrekte, thonë kritikët. Kësaj i shtohet edhe fakti, që jo të gjithë njerëzit mund të vaksinohen pa asnjë kufizim. Sepse ka njerëz, që vuajnë nga alergjitë e rënda dhe marrin medikamente për forcimin e imunitetit, gratë shtatzëna dhe nënat lehonë do të duhej më mirë t‘i shmangeshin vaksinimit. Kësisoj këta njerëz do të përjashtoheshin me pa të drejtë nga avantzahet.
Çfarë është planifikuar në vendet e tjera europiane?
Edhe vende të tjera europiane si Greqiam Qiproja dhe Spanja kërkojnë aplikimin e unifikuar të pasaportës së vaksinimit, në mënyrë që të vaksinuarit të mund të udhëtojnë sërish. Kjo do t’i jepte sërish një hop turizmit. Polonia dhe Rumania kanë shfuqizuar detyrimin për karantinë për udhëtarët, nëse ata janë të vaksinuar ndaj koronavirusit. Edhe BE është duke e shqyrtuar mundësinë e pasaportës së vaksinimit. Komisarja e Shëndetësisë Stella Kyriakides deklaroi, se ajo nuk është për pasaportë, por për „certifikatë” vaksinimi. Dallimi është sipas saj që „në këtë dokument që ne mendojmë do të regjistrohet vetëm të dhënat mbi vaksinimin.”
dw
OBSH autorizon AstraZeneca-n, i hap rrugën shpërndarjes së dozave
Organizata Botërore e Shëndetësisë dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, një hap që mund t’i lejojë partnerët e agjencisë së OKB-së të dërgojnë miliona doza në vendet e ndryshme të botës, si pjesë e një programi për të zbutur pandeminë.
Në një deklaratë të hënën, OBSH tha se po autorizonte vaksinat e AstraZenecas të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë dhe nga kompania AstraZeneca-SKBio e Koresë së Jugut.
Leja e OBSH-së për përdorimin e vaksinës AstraZeneca është e dyta që jep kjo agjenci pas miratimit prej saj të vaksinës Pfizer-BioNTech në dhjetor. Njoftimi i së hënës pritet të shoqërohet me fillimin e shpërndarjes së qindra miliona dozave në vendet e regjistruara në nismën COVAX të mbështetur nga OKB-ja, e cila synon vaksinimin e njerëzve më të ekzpozuar në botë.
“Vendet që nuk kanë qasje te vaksina, do të jenë më në fund në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë dhe popullatat në rrezik,” tha Dr Mariangela Simão, Ndihmës-Drejtoreshë e Përgjithshme e OBSH-së për Barnat dhe Produktet Shëndetësore.
Pandemia e koronavirusit ka infektuar rreth 109 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2.4 milion prej tyre. Por shumë nga vendet e botës ende nuk kanë filluar programet e vaksinimit dhe madje vendet e pasura po përballen me mungesa të dozave, ndërsa kompanitë farmaceutike përpiqen të rritin prodhimin.
Vaksina AstraZeneca është autorizuar tashmë në më shumë se 50 vende, përfshirë Britaninë, Indinë, Argjentinën dhe Meksikën. Ajo është më e lirë dhe më e lehtë për tu trajtuar sesa vaksina Pfizer-BioNTech, e cila ka nevojë për t’u ruajtur në temperatura të ulta, kushte që nuk sigurohen dot në masë në shumë vende në zhvillim. Të dyja vaksinat kërkojnë dy doza për person, disa javë larg njëra-tjetrës.
Javën e kaluar, ekspertët e vaksinave të OBSH-së rekomanduan përdorimin e AstraZenecas për njerëzit mbi moshën 18 vjeç, përfshirë këtu edhe vendet që kanë zbuluar variante të tjera të COVID-19.
Por kjo ishte në kundërshtim me rekomandimin e Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat thanë se vendet që kishin identifikuar një variant të diktuar për herë të parë në Afrikën e Jugut duhet të ishin “të kujdesshme” në përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke sugjeruar që t’u jepej përparësi vaksinave të tjera.
Vaksina AstraZeneca përbën pjesën më të madhe të rezervave aktuale të nismës COVAX dhe kohët e fundit u ngritën shqetësime, pasi nga një studim i hershëm doli se ajo mund të mos parandalonte simptomat e lehta dhe të moderuara të shkaktuar nga varianti i Afrikës së Jugut. Javën e kaluar, Afrika e Jugut e ngadalësoi përdorimin e AstraZenecas, duke zgjedhur në vend të kësaj një vaksinë të palicencuar nga kompania Johnson & Johnson për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
OBSH dhe partnerët e saj, duke përfshirë aleancën e vaksinave GAVI, nuk kanë thënë se cilat vende do të marrin dozat e para nga COVAX. Por një plan fillestar tregoi se një numër vendesh të pasura që kanë nënshkruar marrëveshje të shumta private për vaksinat, përfshirë Kanadanë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re, gjithashtu janë planifikuar të marrin doza të hershme nga COVAX.
voa
Kryeministri britanik bën thirrje për traktat global mbi pandeminë
Kryeministri britank Boris Johnson sugjeroi të hënën se ai do të mbështeste një traktat global mbi pandeminë që do të vendoste standarde për ndarjen e të dhënave dhe transparencën.
Zoti Johnson i bëri komentet gjatë konferencës së tij të radhës për shtypin mbi koronavirusin nga zyra e tij në Londër, ndërsa u pyet lidhur me përfundimet e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vizitoi qytetin Wuhan në Kinë, për të hetuar burimin e pandemisë së koronavirusit.
Të premten, John Sullivan, këshiltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, publikoi një deklaratë ku thuhej se ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden ka respekt për OBSH-në dhe ekspertët që punojnë për atë organizatë, ai shprehu “shqetësime të thella” lidhur me gjetjet fillestare të ekipit hetues mbi koronavirusin dhe ngriti pikëpyetje lidhur me procesin e përdorur për të arritur në ato përfundime.
Administrata e Presidentit Biden i ka bërë thirrje Kinës që të vërë në dispozicion të botës të gjitha të dhënat fillestare mbi shpërthimin e virusit, në mënyrë që bota ta kuptojë më mirë pandeminë dhe të përgatitet për të ardhmen.
Kryeministri britanik Johnson shprehu mbështetjen për qëndrimin amerikan dhe thirrjen e administratës së Presidentit Biden për transparencë. Ai tha se do të shkonte në tej dhe do të mbështeste një traktat global mbi pandeminë që do të krijonte një marrëveshje të përgjithshme mbi mënyrën se si do të ndaheshin të dhënat sigurimin e transparencës.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel hodhi idenë për traktatin botëror për pandeminë nëntorin e shkuar në Forumin e Paqes në Paris. Një traktat i tillë mund të funskionojë me pjesmarrjen e organizatave të Kombeve të Bashkura, grupeve të shoqërisë civile dhe agjencive joqeveritare.
Në rastin e një pandemie shtetet që do të nënshkruanin një traktat të tillë, do të krijonin një sërë standartesh dhe udhëzimesh që rregullojnë mënyrën e ndarjes së të dhënave me pjesën tjetër të botës.
voa