KURTI: U VËRTETUA SE ZGJEDHJET E SOTME ISHIN REFERENDUM I CILI U FITUA

KurtiLëvizja Vetëvendsoje ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të përqindjeve të para të dala nga rezultati i zgjedhjeve të sotme.

Para mediave ka folur lideri i VV-së, Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin.

Kurti ka thënë se u vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua.

“Qytetarët morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua se ato ishin referendum. Ky referendum për drejtësi dhe punë u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Të gjith ata që mundësuan që të kemi një proces të rregullt e drejt zgjedhor. Dua të falënderoj mërgatën tonë, për qindra eurot e shpenzuara për postë, e për mijëra kilometrat e kaluara vetëm për ta sjellur votën e tyre. Ju i keni dhënë kurajo dhe shpresë një kombi të tërë. E falënderoj presidenten dhe kolegen time për përkushtimin dhe angazhimin e saj. Dua të falënderoj policët që kanë qëndruar në secilin vendvotim”, tha ai.

“Mediat dhe të gjithë gazetarët që kanë informuar publikun drejtë dhe paanshëm. Dhe nuk kam se si t’i harrojë ata që i dua më së shumti, aktivistët. Falënderoj dhe oponentët politik  për një garë pa incidente, dhe i uroj për reforma. Kjo fitore madhështore është mundësia që ne ta fillojmë ndryshimin. Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë ndonjë gabim, mirëpo qëllimin e kemi të mirë. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj kujtdo. Kjo fitore është e juaja, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh”, tha Kurti.

“Pa inate, pa ryshfet, pa nepozitën e pa korrupsion, do ta zhvillojmë dhe demokratizojmë vendin tonë”, tha tutje Kurti.

NUMËROHEN 81.16% E VOTAVE: VETËVENDOSJE MERR MBI 300 MIJË VOTA

hartaLëvizja Vetëvendosje ka rritur bindshëm numrin e votave të fituara në krahasim me zgjedhjet e tetorit.

Nga 81.16 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.94 për qind ose 305.167 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 85.059 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.46 për qind ose 47.513 votues, Nisma Socialdemokrate 2.80 për qind ose 17.830.

rtk

DNV PUBLIKON REZULTATET: VV-48,95%, PDK- 16,93%, LDK-13,34%, AAK-7,45%

DNVDemokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat rendisin Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese me rreth 49 për qind të votave.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media sonte ka bërë të ditur rezultatet preliminare të kësaj organizate për zgjedhjet në Kosovë.

“LVV- 48,95 për qind, e pasuar nga PDK- 16,93 për qind. Subjekti i tretë është LDK 13,34 për qind. Subjekti i katërt AAK 7,45 për qind. Lista Serbe 4,64 për qind. Subjekti i cili nuk e kalon pragun është Nisma me 2,5 për qind. Nuk janë të përfshira votat me kusht dhe votat nga diaspora”, ka thënë Kryeziu.

Ai tha se nuk kanë informatë për votat me kusht dhe për diasporën, edhe kjo është një përqindje e lartë, ndaj tha se pritet që ajo të reflektojë në përqindje.

“Demokracia në Veprim vlerëson se ecuria e votimit ka qenë në frymën demokratike. Ka qenë ecuri e qetë, mendojmë se këto parregullsi nuk e kanë cenuar integritetin e procesit të zgjedhjeve”, u shpreh Kryeziu.

rtk

 

KQZ: deri në ora 15:00, 32.38 % gjegjësisht 578.670 votues kanë votuar.

Votues në listën e votuesve 1.794.862
Numri i votuesve të përpunuar (99,58%) 1.787.310
Numri i votuesve që kanë votuar 578.670
Numri i vendvotimeve 2.382
Numri i vendvotimeve të procesuara (99,45%)2.369
Pjesëmarrja në zgjedhje* 32,38%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton se deri në ora 15:00 dalja në vendvotime ka qenë 32.38 % ose 578.670 votues.

Procesi është duke vijuar normalisht dhe nuk ka raportim për ndonjë parregullsi.

“Dalja në vendvotime ka qenë 32.38 % apo  578.670 votues”.

 
Pjesëmarrja sipas Komuna
Komuna
 
Votues në listën e votuesve
 
Të përpunuara
 
Votuar
 
Pjesëmarrja në zgjedhje*
 
DEÇAN 38.222 (100,00%)38.222 11.310
 
29,59%
GJAKOVË 108.542 (97,76%)106.115 29.645
 
27,94%
GLLOGOC 52.783 (98,09%)51.773 15.013
 
29,00%
GJILAN 94.293 (100,00%)94.293 32.884
 
34,87%
DRAGASH 38.142 (100,00%)38.142 7.686
 
20,15%
ISTOG 45.739 (100,00%)45.739 12.987
 
28,39%
KAÇANIK 30.828 (99,60%)30.705 10.687
 
34,81%
KLINË 46.340 (100,00%)46.340 12.396
 
26,75%
FUSHË KOSOVË 37.871 (100,00%)37.871 13.477
 
35,59%
KAMENICË 33.104 (100,00%)33.104 11.129
 
33,62%
MITROVICË JUGORE 74.157 (100,00%)74.157 22.983
 
30,99%
LEPOSAVIQ 12.482 (100,00%)12.482 7.671
 
61,46%
LIPJAN 57.713 (97,38%)56.200 20.368
 
36,24%
NOVOBËRDË 9.193 (94,12%)8.652 3.561
 
41,16%
OBILIQ 23.434 (100,00%)23.434 7.600
 
32,43%
RAHOVEC 54.341 (100,00%)54.341 15.405
 
28,35%
PEJË 104.082 (100,00%)104.082 32.323
 
31,06%
PODUJEVË 79.245 (100,00%)79.245 28.716
 
36,24%
PRISHTINË 185.635 (100,00%)185.635 70.031
 
37,73%
PRIZREN 165.951 (100,00%)165.951 44.653
 
26,91%
SKËNDERAJ 51.341 (100,00%)51.341 14.822
 
28,87%
SHTIME 25.452 (95,40%)24.282 8.320
 
34,26%
SHTËRPCË 12.222 (100,00%)12.222 5.152
 
42,15%
SUHAREKË 63.256 (100,00%)63.256 19.065
 
30,14%
FERIZAJ 104.688 (100,00%)104.688 33.951
 
32,43%
VITI 45.203 (100,00%)45.203 13.617
 
30,12%
VUSHTRRI 67.656 (100,00%)67.656 23.539
 
34,79%
ZUBIN POTOK 6.321 (87,85%)5.553 3.516
 
63,32%
ZVEÇAN 6.828 (100,00%)6.828 4.119
 
60,33%
MALISHEVË 51.333 (100,00%)51.333 15.457
 
30,11%
JUNIK 5.108 (100,00%)5.108 1.309
 
25,63%
MAMUSHË 4.214 (100,00%)4.214 1.417
 
33,63%
HANI I ELEZIT 8.218 (100,00%)8.218 2.448
 
29,79%
GRAÇANICË 20.367 (100,00%)20.367 6.586
 
32,34%
RANILLUG 4.851 (100,00%)4.851 2.129
 
43,89%
PARTESH 4.547 (100,00%)4.547 1.669
 
36,71%
KLLOKOT 3.592 (100,00%)3.592 1.327
 
36,94%
MITROVICË VERIORE 17.568 (100,00%)17.568 9.702
 
55,23%

krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, sot raportohet numër më i madh i personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë numrin më të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim. Pas tyre, vjen Prishtina dhe Ferizaji, ndërsa rajoni i Prizrenit ka daljen më të ulët.

Temperaturat e ulëta shkaktojnë ngrica në rrugë/ Cilat akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë

rrugaPas ndalimit të reshjeve të borës, temperaturat e ulëta kanë favorizuar krijimin e akullit në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton cilat janë zonat, ku duhet të keni kujdes dhe të përdornin zinxhirë.

Në rajonin verior, rekomandohem me zinxhirë akset:

Bicaj –Bushtricë, K.Domaj-Draje Rec, Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë), Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë), Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë) dhe Qafë Mali-Fierzë

Në akset Trebisht-Doganë, Ura e Çerenecit-Klenjë, Ura e Çerenecit-Sterblevë po punohet për pastrimin e rrugës.

Në rajonin qendror, ARrSh rekomandon qarkullimin me zinxhirë në rrugët: Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Pjesërisht me zinxhirë Zëmblak-Goricë.

Në jug të Shqipërisë rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit është e kalueshme me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopoja nuk paraqet probleme në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë rrugore.

 

Bllokohet Qafë Thana/ Rrëshqitja e një kamioni dhe autobusi mban të bllokuara automjetet prej dy orësh

qafe-thanRrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni ka sjellë trafik në zonën e Qafë Thanës ku prej pak më shumë 2 orë, asnjë makinë nuk mundet të lëvizë.

Trafiku bën që për borëpastruesen gjithashtu të jetë e pamundur për të shkuar në krye të zonës problematike.

Po ashtu Dogana Qafë Thanë është e bllokuar gjithashtu.

Aksi që të çon në këtë doganë është bllokuar pasi tek zona e quajtur “kthesa e Tetovarit” era ka grumbulluar mbi 1 m borë. Rradha e mjeteve i kalon 2 km.

Situata është mjaft problematike.

Top Channel

Ministria e Shëndetësisë: 3885 testime, 1088 raste të reja, 12 humbje jetë dhe 781 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3885 testimeve – 1088 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 14 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1088
Të shëruar në 24 orë      781
Të shtruar në spitale      531
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3885

Testime totale           414,278
Raste pozitive            93,075
Raste të shëruara      56,764
Raste Aktive               34,756
Humbje jete                1,555

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20366
Fier     2991
Durrës     1782
Elbasan   1403
Shkodër  1531
Vlorë       1804
Lezhë   1150
Korçë      1018
Berat       1031
Gjirokastër 863
Kukës   452
Dibër    365

Radiot dixhitale fuqizojnë komunikimin global

Radiot dixhitaleShumë transmetues po përdorin një larmi platformash të radiove dixhitale për transmetime me cilësi të lartë në distanca të largëta. Mike O’Sullivan njofton se si një format transmetimi ka filluar të luajë rol të rëndësishëm në komunikimet globale.

Më shumë se 2.5 milionë makina në Indi janë të pajisura me antena të radios dixhitale Mondiale dhe transmetuesi kombëtar i Indisë po zgjeron programet dixhitale në valë të mesme dhe të shkurtëra që mund të ndiqen në të gjithë globin.

Një transmetim nga India u dëgjua në Brazil.

Platforma për radiot dixhitale Mondiale, ose DRM mund të përdoret në valë të gjata ose frekuenca më të larta VHF të përdorura nga transmetuesit FM.

Kjo mundëson transmetimin me cilësi të lartë dhe shumë programe njëkohësisht.

” Tani janë tre kanale në vend të vetëm njërit, pra ka mundësi për të transmetuar tre programe njëkohësisht, ose për transmetime në tre stacione”, thotë Ruxandra Obreja, kryetare e kompanisë Radio Digital Mondiale (DRM).

Rrjeti britanik BBC, Agjencia Amerikane për Median Globale dhe agjenci të tjera transmetimi po e testojnë ose kanë filluar ta përdorin këtë platformë.

Kina tani është bërë transmetuesi më i madh në botë i programeve me valë të shkurtra në formatin DRM.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë teste përmes transmetimeve të Radio Marti-t në Kubë.

Një test i vitit 2009 nga Zëri i Amerikës u dëgjua në Austri.

Transmetimi u bë në valë të shkurtëra, me më pak ndërprerje që zakonisht i shoqëron programet në valët e shkurtëra të teknologjisë së vjetër.

Një ish-zyrtar i Zërit të Amerikës thotë se DRM ofron më shumë se sa thjesht mundësinë e transmetimit të programeve radiofonike.

“Ato janë të dhëna dixhitale, pavarësisht nëse bëhet fjalë për audio, skedarë apo imazhe”, thotë ai.

Stacioni fetar Trans World Radio transmeton mësime biblike përmes platformës DRM në Indi, Kinë dhe Japoni.

“Pra, kur bëhet fjalë për komunikimin, veçanërisht në zonat ku nuk kemi qasje në internet, kjo është mënyra më e mirë”, thotë George Ross nga Trans World Radio.

DRM ka avantazhe më të mëdha ndaj platformave të tjera dixhitale sepse për përdorimin e saj nevojitet më pak energji, ajo ka shtrirje më të gjërë përmes valëve të shkurtëra dhe aftësi më të mëdha të përpunimit të të dhënave.

Megjithatë ajo ka sfidat e saj. Përmirësimet e transmetuesve janë të shtrenjta dhe nuk ka ende një treg të madh të pajisjeve që mund të kapin sinjalin DRM. Ato kushtojnë më shumë sesa pajisjet e ngjashme analoge. Por çmimet po bien, dhe transmetuesit përdorin më pak energji elektrike, kanë shtrirje më të gjërë se transmetuesit analogë, dhe mund të arrijnë në distanca të largëta. Transmetuesi kombëtar i Brazilit po teston platformën DRM për komunitetet e izoluara të Amazonës, ndërsa një organizatë bamirësie private po teston një sistem më të thjeshtë të dhënash që lidh telefonat celularë përmes pajisjeve që funksionojnë me teknologji të valëve të shkurtra duke përdorur kodimin dixhital, jo platoformën DRM, por një përdorim të ngjashëm modern të teknologjisë së vjetër.

“Njerëzit thonë se radioja është platforma e së kaluarës dhe ne po shohim drejt së ardhmes. Por, e ardhmja është, si zakonisht, shumë e komplikuar, dhe ky është një kombinim platformash. Nuk mendoj se televizioni e ka eliminuar radion. Nuk mendoj se interneti e ka eliminuar televizionin”, thotë Ruxandra Obreja, kryetare e kompanisë Radio Digital Mondiale.

DRM, shton ajo, është pjesë e asaj të ardhmeje.

voa

Kosova po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare

votimi ksDeri në orën 15 afro 32 për qind e rreth 1 milion e 800 mijë votuesve të regjistruar morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë.

Një mijë e 52 kandidatë të 28 subjekteve politike të të gjitha etnive, synojnë të sigurojnë një ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Dhjetë nga këto vende i takojnë komunitetit serb, ndërsa dhjetë të tjera, komuniteteve tjera pakicë.

E diela është ditë e acartë në Kosovë, por vëzhguesit thanë se nuk janë parë shuma parregullsi deri tani. Temperaturat e ulëta bënë që në orët e paradites pjesëmarrja të ishte më e ultë sesa në të kaluarën.

Zgjedhjet pasuan aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila në dhjetor të vitit të kaluar shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, pas kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”

Qeveria e zotit Hoti e miratuar me 3 qershor të vitit 2020, pasoi rrëzimin e qeverisë së ish kryeministrit Albin Kurti me 25 mars

Votimet e sotme mbahen në kohë pandemie, masat për frenimin e së cilës u zbutën disa ditë para zgjedhjeve, por maskat, distanca fizike dhe grumbullimet e më shumë se 80 personave mbeten në fuqi, ndonëse përgjatë fushatës nuk janë respektuar nga partitë politike.

Deri të shtunën Kosova ka regjistruar 64 mijë e 95 raste të të prekurve nga COVID-19, nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 1 mijë e 544 veta.

Ambasada amerikane në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të bëjnë pjesën e tyre të punës për të ardhmen e Kosovës.

“Dilni dhe votoni, mirëpo në mënyrë të sigurt – mbani distancën, vendosni maskën, dhe ndiqni udhëzimet e punonjësve…”, shkroi në rrjetet sociale ambasada amerikane.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha gjatë një vizite ne një vendvotim në Prishtinë se “qytetarët në qendrat e votimit kanë njohuri dhe e dinë se çfarë po bëjnë, ata duken të vetëdijshëm për rolin e tyre dhe organizimi i zgjedhjeve deri më tani është mbresëlënës. Po ashtu ne mund të shohim që ka vështirësi në vëzhgim e zgjedhjeve për shkak të masave kundër COVID-19 dhe dua t’u bëj thirrje gjithsecilit që planifikon të votojë të sigurohet që i zbaton masat kundër COVID-19″, tha ai.

Pandemia ka çuar në rënie ekonomike në Kosovë dhe pritet të çojë në rritje të shkallës së papunësisë, zvogëlimi i së cilës, bashkë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë ndër sfidat kryesore të institucioneve që pritet të dalin nga këto zgjedhje.

Por, edhe formimi i institucioneve mund të jetë sfidë më vete. Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, nuk e ka çuar deri në fund mandatin e saj dhe asnjë forcë politike nuk ka arritur të formojë e vetme një qeveri.

Zgjedhjet e sotme duhet të krijojnë mundësinë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një proces që kërkon mbështetjen e dy të tretave të parlamentit 120 vendesh të Kosovës.

Për këtë post kandidaturën e kanë shpallur Vjosa Osmani që është në koalicion me lëvizjen Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Dështimi për të siguruar zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të reja.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefat e misioneve të vendeve anëtare të bllokut në Kosovë thanë të shtunën se presin formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve.

“Kemi besim se presidenti do të zgjidhet shpejt nga parlamenti i ri dhe do të formohet qeveria e re me kohë, në mënyrë që të zbatojë reformat, të luftojë korrupsionin, të forcojë sundimin e ligjit dhe të çojë përpara të ardhmen evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në një komunikatë.

Udhëheqësit e partive politike ndërsa hodhën votën e tyre, bënë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në zgjedhje.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është edhe e drejtë e cila më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur”, tha kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për postin e kryeministrit.

“Pres që të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimeve të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve më të mira evropiane me zgjedhje të lira, demokratike, ku qytetarët në mënyrë të lirshme e thonë fjalën e tyre”, tha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministrit, Avdullah Hoti.

“Sot është dita kur flasin qytetarët dhe jo ne politikanët, por është ditë kur flasin qytetarët e Kosovës dhe ne mendojmë që sot qytetarët e Kosovës janë para dy opsioneve, para opsionit të rimëkëmbjes ekonomike, të stabiliteti politik dhe integrimit ndërkombëtar apo para opsionit të mjegullës, të mjegullës dhe të mjegullës dhe të izolimit ndërkombëtar”, tha Enver Hoxhaj, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat i saj për postin e kryeministrit.

“I lus gjithë qytetarët e vendit që ta shfrytëzojnë të drejtën e vet, pra të votojnë, këto zgjedhje janë me rëndësi që t’u japim legjitimitet institucioneve të Kosovës që dalin nga këto zgjedhje. Na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë edhe forcimi i brendshëm i vendit”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe pretendent për postin e presidentit të Kosovës.

“Shpresoj që këto zgjedhje do të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile. Të gjitha këto vijnë nëse vazhdojmë të jemi krenarë për të kaluarën e duke mos harruar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen”, tha Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Ndonëse përgjatë fushatës para zgjedhjeve partitë politike nuk u kanë kushtuar shumë hapësirë, fituesit do të përballen edhe me sfidat e trashëguara siç janë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nëntë vjet pas përfundimit të luftës në vitin 1999 me ndërhyrjen e NATO-s.

Pavarësia e Kosovës, 13 vjetori i së cilës shënohet të mërkurën, është njohur nga mbi 100 vende të botës. Ditë më parë ajo u njoh edhe nga Izraeli.

voa

Wesley Clark: Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit

Wesley ClarkIsh-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo sjell përfitime për të dyja vendet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Clark thotë se administrata e re e Presidentit Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj Evropës Juglindore dhe Ballkanit. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci, gjenerali në pension tha se zhvillimet e fundit politike në Amerikë, tregojnë forcën e demokracisë dhe jo dobësinë e saj.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Clark, në një letër drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, presidenti Joe Biden foli për njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë Presidenti i Serbisë tha se kjo nuk do të ndodhë dhe se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka ndryshuar. A mendoni se një njohje e ndërsjellë do të jetë e mundur gjatë administratës së zotit Biden?

Wesley K. Clark: Mendoj se e ardhmja e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nëse do të ketë njohje reciproke varet nga udhëheqja në Serbi. Mendoj dhe shpresoj që udhëheqja në Serbi ta kuptojë rëndësinë e e një përafrimi më të madh me Perëndimin, dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo do të thoshte lënia pas e së shkuarës dhe vështrimi nga e ardhmja. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm nga Serbia, ata janë shumë të lidhur me vlerat perëndimore dhe shpresoj që udhëheqja serbe të mund të shohë se është në interesin e saj dhe të ndjejë dëshirën për një lidhje më të fortë me Perëndimin dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Me administratën e re Biden që thotë se normalizimi duhet të ketë njohjen e ndërsjellë, çfarë duhet bërë për të arritur për të bindur Serbinë për një gjë të tillë?

Wesley K. Clark: Gjithmonë pyetja ka qenë nëse Serbia do që të shikojë më shumë nga Perëndimi apo nga Lindja. Kështu ndërsa administrata e zotit Biden rikthen kahjen tradicionale të politikës së jashtme amerikane, ne do të kërkojmë koordinim më të ngushtë afërt me aleatët tanë evropianë. Ne e dimë që BE-ja është e rëndësishme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në botë dhe aftësinë tonë për të punuar me Kinën. Kështu që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të forcuar Bashkimin Evropian dhe kjo do të thotë se do të jetë gjithnjë e më shumë në interesin e Serbisë që të orientohet drejt perëndimit. Mendoj se kjo është shtysa më e madhe për Serbinë. Ku është përfitimi më i madh për njerëzit e saj? Është e qartë që do të jetë Perëndimi.

Zëri i Amerikës: Administrata e mëparshme, pavarësisht nga metodat e saj, e solli çështjen e Serbisë dhe Kosovës në qendër të vëmendjes, me takimin e udhëheqësve të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar. Çfarë mund të bëjë administrata e re për ta shtuar këtë vëmendje dhe a mund të presim një angazhim më të madh të saj?

Wesley K. Clark: Mendoj se shtysa ekonomike është diçka pozitive dhe e dobishme. Përpjekja tjetër e Shtëpisë së Bardhë (në administratën Trump) ishte për marrëdhënien me Izraelin, gjë që gjithashtu është pozitive. Mendoj se do të shohim një angazhim shumë më të madh nga Shtetet e Bashkuara për të punuar me aleatët dhe miqtë evropianë dhe unë mendoj se do të shohim një përpjekje për të ndihmuar Evropën që të përmirësojë situatën e saj, që të forcojë programet e saj të investimeve dhe stimujt ekonomikë drejt Lindjes. Po të shikojmë historinë e kuptojnë se thelbi i rritjes ekonomike dhe inovacionit është në Perëndim dhe se përfitimet e përafrimit me Perëndimin do të vijnë.

Zëri i Amerikës: Ju folët për vendimin që duhet të marrë Serbia dhe si duhet të angazhohen Shtetet e Bashkuara dhe të Bashkëpunojnë me BE-në. Një nga pyetjet që ka shtruar Serbia është se çfarë do të japë Kosova, ndërsa asaj (Serbisë) po i kërkohet njohje reciproke. Si do t’i përgjigjeshit një arsyestimi të tillë?

Wesley K. Clark: Mendoj se një njohje e ndërsjellë është në interes të të dy vendeve nga ana kulturore historike, ekonomike, të dyja do të përfitonin nga një gjë e tillë. Kështu që unë nuk mendoj se është çështje ku mund të thuhet “Unë të jap këtë, atëherë çfarë do të më japësh në këmbim?” Mendoj se është përfitim i ndërsjellë për të dy vendet. Armiqësia dhe tensionet nuk janë në interesin e askujt. Pra përfitimi për Serbinë është përafrimi më i madh me Perëndimin. Përfitimi për Serbinë është fundi i uljes së tensioneve me Kosovën. Po ashtu edhe për Kosovën. Kështu që unë mendoj se Serbia përfiton dyfishin sepse Kosova tashmë është në një linjë me Perëndimin. Kështu që unë shpresoj që udhëheqja në Serbi ta shohë këtë ashtu siç është: Një hapje e shkëlqyer nga Shtetet e Bashkuara ndaj Serbisë dhe unë inkurajoj popullin e Serbisë që të shkojnë përpara dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Zëri i Amerikës: Me gjithë sfidat që përballen Shtetet e Bashkuara, a parashikoni një rritje të angazhimit në Ballkan? Jo sepse nuk ka përparësi më të rëndësishme, por sepse të pakta janë rajonet ku angazhimi sjell më shumë përfitim…

Wesley K. Clark: Mendoj se keni të drejtë sepse po të shikosh historinë e konkurrencës Lindje-Perëndim, po të hedhësh një vështrim deri tek Lufta e Ftohtë, sfidat kryesore dhe përparimi që është arritur, gjithmonë ka qenë në periferi. Unë jam shumë i kënaqur që administrata dhe zoti Putin kanë rënë dakord të zgjasin traktatin e ri START për pesë vjet. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Negociatat dhe marrëdhënëniet me kundërshtarë ideologjikë dhe kulturorë si Kina dhe Rusia do të kenë gjithmonë një vend qendror në diplomacinë amerikane. Por përfitimet më të mëdha dhe ndikimi më i madh në këto marrëdhënie, ka qenë në të vërtetë në periferi. Dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar këtë. Ne e dimë që periferia është e rëndësishme dhe ne e dimë që kjo pllakë tektonike e njerëzimit që është Ballkani ku Islami, Krishterimi dhe Katolicizmi janë gërshetuar historikisht që nga Perandoria Osmane, Perandoria Romake dhe deri tek Greqia dhe Maqedonia, ka pasur gjithmonë përplasje dhe konflikt shpesh të hapur në këtë rajon të Evropës. Dhe ne e dimp që ky rajon është shumë i rëndësishëm.

Kujtesa historike është e gjatë në këtë rajon. Dhe mund të duket për disa sikur është rajon i parëndësishëm, por në fakt aty pikërisht është ndikimi. Aty kanë filluar konfliktet dhe aty mund të jetë efekti më i madh i diplomacisë amerikane.

Zëri i Amerikës: Si e parashikoni qasjen e administratës së re amerikane ndaj këtij rajoni?

Wesley K. Clark: Mendoj se administrata do të punojë nga afër (me vendet) përmes ambasadorëve të saj në rajon, do të negociojë mes ambicieve dhe interesave të ndryshme të vendeve. Ne jemi të inkurajuar që u zgjidh çështja e emrit të Maqedonisë është zgjidhur. Është diçka me të vërtetë e rëndësishme. Është bërë shumë përparim në këto 20 vjet, por mbetet shumë për të bërë. Unë e di që kjo administratë do ta konsiderojë Evropën Juglindore dhe Ballkanin me shumë përparësi.

Zëri i Amerikës: Vitet e fundit për shkak të politikës së brendshme në Shtetet e Bashkuara dhe për shkak të valës së populizmit në përgjithësi në botë, ka qenë e vështirë për SHBA-në të flasë për vlera demokratike për shembull, ose përpjekje anti-korrupsion, ose shtyp të lirë. A parashikoni të ndryshojë kjo prirje?

Wesley K. Clark: Mendoj se në fakt antikorrupsioni ka qenë vazdimisht në qendër të vëmendjs për Shtetet e Bashkuara. Çdo ambasador amerikan e nxit qeverinë e vendit ku shërben të forcojë masat anti-korrupsion, sepse ne e e kemi të qartë se korrupsioni është gjithmonë destabilizues për demokracitë, minon vullnetin e njerëzve dhe shkatërron besimin e njerëzve tek qeveria, tek vota e tyre e kështu me radhë, dhe si i tillë duhet të trajtohet. Nuk kam parë zbehje të angazhimit të diplomacisë amerikane në këtë drejtim. Besoj se kjo do të vazhdojë. Mendoj gjithashtu se do të shohim një shtim të theksit tek demokratizimi dhe të drejtat e njeriut me administratën e zotit Biden. Unë mendoj se ambasadorët e SHBA-së, diplomacia amerikane në përgjithësi, do t’u kërkojë të respektojnë standardet e kushtetutave të tyre dhe të mbajnë premtimet që u bënjë popujve të tyre. Mendoj se administrata Biden do ta vërë theksin më shumë tek vlerat politike, vlerat njerëzore dhe kulturore.

Zëri i Amerikës: Një nga pyetjet ose çështjet e ngritura nga publiku i këtyre vendeve gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve këtu, ishte nëse e kanë ende Shtetet e Bashkuara autoritetin moral t’u japin leksione vendeve me më pak traditë demokratike, me atë që po shohim të ndodhë këtu. Cila do të ishte përgjigjia juaj?

Wesley K. Clark: Të gjitha institucionet njerëzore janë në thelb të brishta. Diktaturat janë të brishta. Ato kanë një frikë të vazhdueshme bfa njerëzit e tyre. Po të shikosh, Rusinë, Bashkimin Sovjetik nën Stalinin, dhe spastrimet e njëpasnjëshme, ato u ndërmorën nga frika, nga dyshimet e tij tek besnikëria e njerëzve. Kina mund të duket si një vend i fortë dhe i qëndrueshëm, por si çdo vend, si çdo institucion ka presione dhe dinamikë të brendshme. Pyetja është vetëm nëse shfaqen hapur apo jo.

Në demokraci, forca jonë është që i shfaqim këto tensione dhe presione dhe interesa konkurruese hapur, ku ato mund të zgjidhen në mënyrë paqësore jo përmes vrasjeve në mesnatë ose masave të tjera që shpesh përdoren në regjime autoritare. Kështu që unë mendoj se ajo që po shohim në Shtetet e Bashkuara sot, ajo që keni parë që prej 6 Janarit, nuk tregon dobësinë e demokracisë, por forcën e saj, si për shembull që anëtarët e partisë së vetë presidentit në Xhorxhia e kundërshtuan atë dhe respektuan ligjin, në vend që të dorëzoheshin para prirjeve të tij autokratike. Dhe në Kongres, provat po paraqiten dhe po shfaqen popullit Amerikan dhe botës. Ne nuk po e fshehim këtë, po bëhet publikisht. Populli amerikan vendos për të ardhmen e tij përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur. Dhe është e vërtetë që ka disa prej këtyre përfaqësues të zgjedhur që shqetësohen për të ardhmen e tyre politike, ashtu siç duhet të jetë në fakt, sepse përfaqësuesit amerikanë duhet të përfaqësojnë votuesit e tyre. Ne e dimë se në sistemin amerikan duhet të përballemi edhe me ndikimin e medias sociale, dizinforminin, me këto algoritme që i tërheqin njerëzit drejt teorive të konspiracionit, nëse nuk gjejnë një mënyrë t’i shmangen. Shumë nga këta njerëz e kanë pranuar publikisht se ishin mashtruar. Dhe kështu fakti që e gjithë kjo del në dritë nuk është një shenjë dobësie, është shenjë force. Është aftësia e sistemeve demokratike për të qenë vetë-korrigjuese që i bën ato të qëndrueshme. Pra, ajo që duket e brishtë nga jashtë, në të vërtetë ka një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të brendshme. Ajo që duket e fortë nga jashtë, mund të jetë në fakt shumë e dobët.

Zëri i Amerikës: Por dikush me një pikëpamje më pesimiste do të thoshte për shembull se ky gjyq (ndaj zotit Trump) për fajësimin dhe gjithçka që ndodhi pas gjashtë janarit do të keta pasoja në vitet në vazhdim. Është e qartë se ju përqafoni një pikëpamje më optimiste…

Wesley K. Clark: Unë e shoh nga një këndvështrim optimist sepse besoj në forcën e popullit amerikan dhe institucioneve. Demokracia kalon përmes cikleve të ndryshme. Shtetet e Bashkuara kanë kaluar tre cikle kryesore që nga vetë Lufta Civile në vitet 1860. Kishim Epokën e Artë, epokën progresive që mbaroi rreth vitit 1980 në të vërtetë, dhe pastaj kishim epokën e Reganit për 40 vjet. Dhe çdo periudhë sjell përparimin e saj dhe pastaj ka ekzagjerimet e veta dhe pastaj ka një lëvizje korrigjuese. Pra, ajo që po shihni në ngritjen e së majtës amerikane, paralajmëron fundin e epokës së Reaganit. Presidenti ynë i fundit (Donald Trump) përfitoi nga të gjitha forcat e ndryshme ekonomike dhe shoqërore, forcat e imigracionit, të privatizimit të tepruar e kështu me radhë, për të krijuar një bazë të fortë mbështetësish me grupeve të caktuara të njerëzve dhe nëse kjo nuk trajtohet me sukses nga sistemi politik Amerikan, do të ketë alternativa të tjera. Por mendoj se po ta vësh në kontekstin historik, demokracia fiton. Është shprehja më e qëndrueshme e dëshirave të zemrës njerëzore për liri dhe për vetë-shprehje, dhe ato dëshira të zjarrta mund edhe të shtypen me force, por ato do të rishfaqen gjithmonë.

Tërmet i fuqishëm në Japoni

“|‰ó‚µ‚½•»Një tërmet i fuqishëm goditi pjesën lindore të Japonisë të shtunën, duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkaktuar ndërprerje energjie në një pjesë të madhe të vendit. Sipas të dhënave nuk ka njoftime për dëmtime serioze dhe nuk pati paralajmërime për cunam.

Tërmeti me magnitudë 7.3 e kishte epiqendrën pranë brigjeve të prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrash, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti goditi në orën 11 të mbrëmjes, sipas orës lokale dhe shkundi ndërtesat për pak kohë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në kryeqytetin Tokio, disa qindra kilometra larg. Mbi 20 njerëz u plagosën, njofton agjencia e lajmeve Kyodo. Sipas burimeve qeveritare rreth 950 mijë shtëpi nuk kanë energji elektrike. Autoritetet e centraleve bërthamore Fukushima Daiichi dhe Daini nuk kanë njoftuar për probleme nga tërmeti. Zyrtarët po ashtu thanë se nuk ka ndryshime në nivelin e radiacionit rreth centraleve bërthamore.

Tërmeti godet pranë Fokushimës disa javë para 10 vjetorit të tërmetit të 11 marsit të vitit 2011 që solli shkatërrime në verilindje të Japonisë pas një cumani që shkaktoi krizën bërthamore më të madhe në botë në një çerek shekulli. Japonia është një nga vendet më aktive në botë për tërmete. Aty ndodhin rreth 20% e tërmeteve të botës me magnitudë 6 ose më shumë.

Qendra Informative Shqiptare "Liria"