Agjencia Evropiane e Medikamenteve rekomandon vaksinimin me Astrazeneca për të gjitha moshat

AstraZenecaEMA sheh lidhje të mundshme mes vaksinës së AstraZenecas dhe trombozave, por rekomandon vaksinimin. Britania e Madhe vetë e kufizon vaksinën. Ndërsa pacientët e shëruar nga Covid-19 kanë pasoja specifike.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) sheh një lidhje të mundshme midis vaksinës së Astrazenecas kundër Covid-19 dhe trombozave shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Megjithatë, ajo rekomandon vaksinime të mëtejshme me vaksinën për të gjitha grupmoshat.

Këtë EMA e njoftoi të mërkurën (07.04.). Pavarësisht nga rastet shumë të rralla të trombozës së trurit, Agjencia e Medikamenteve të BE, EMA rekomandon pa rezerva përdorimin e vaksinës së Astrazenecas kundër Coronas. Dobia e preparatit duhet të vlerësohet më lart se rreziqet, shpjegoi EMA në Amsterdam. Megjithatë, në raportin për efektet anësore këtej e tutje duhet të përfshihet shënimi për një lidhje të mundshme me trombozën e rrallë të venës cerebrale.

Po sot, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në Britaninë e Madhe autoritetet rregullatore e kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për personat mbi 30 vjeç, pasi u raportuan disa raste të rralla të mpiksjes së gjakut. Paneli britanik për vaksinat rekomandon alternativa ndaj AstraZenecas për personat më të rinj se 30 vjeç.

Pacientët e Covid-19 vuajnë edhe pas shërimit nga pasoja specifike

Pacientët e sëmurë me Covid-19 vuajnë pas shërimit më dendur nga probleme psikologjike ose neurologjike, sesa njerëzit me sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Nga kjo janë të prekur më shumë se një e treta e pacientëve të sëmurë me Corona, sipas rezultateve të një studimi të Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Krahasuar me infektimet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, rreziku te këta pacientë ishte 16 përqind më i lartë.

Shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se 230.000 pacientëve të shëruar nga Covid-19 gjashtë muaj pas sëmundjes së tyre. Diagnozat më të zakonshme ishin çrregullimet e ankthit dhe humorit. Hemorragjitë cerebrale dhe goditjet në tru ishin më pak të zakonshme. Rreziku individual i sëmundjeve të tilla pas Covid-19 vërtet është i ulët, shpjegoi autori kryesor i studimit. Por në lidhje me të gjithë popullsinë e botës, megjithatë, shifrat janë “domethënëse”.

dw

Kurti dhe Osmani të koordinuar për dialogun me Serbinë

Albin & VjosaDialogun politik me Serbinë do ta udhëheqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u këshilluar me presidenten, Vjosa Osmanin, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka theksuar se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2019, e ka bërë të qartë se kush udhëheq me këtë proces.

“Natyrisht, kryeministri këtë do ta bëjë duke u këshilluar dhe koordinuar me presidenten dhe duke ndërtuar konsensus nacional e shtetëror në lidhje me dialogun. Kryeministri ka deklaruar disa herë tashmë se do të kërkojë konsensus dhe debat deri në shterim me opozitën për çështje kapitale për vendin dhe dialogu me Serbinë është ndër çështjet kryesore ku do të kërkohet konsensus”, u shpreh Kryeziu.

Sipas vendimit të vitit 2019, të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria e Kosovës është bartësja e procesit të dialogut me Serbinë.

Por, njohësit e zhvillimeve politike Rrahman Paçarizi dhe Dushan Janjiq, thonë se as Kurtit dhe as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pavarësisht qëndrimeve të shprehura në favor të dialogut ndërmjet dy vendeve, që të dy nuk janë të gatshëm që t’i qasen rinisjes së këtij procesi.

Pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit si dhe kompletimit të institucioneve të larta të vendit me përbërjen e re, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, partnerët perëndimorë të Kosovës janë duke insistuar për rinisjen e dialogut të saj me Serbinë në Bruksel.

Osmani dhe Kurti në bashkërendim për politikën e jashtme

Të mërkurën, më 7 prill, presidentja e Kosovës, Osmani ka pritur në takim kryeministrin Kurti dhe disa nga drejtuesit e dikastereve qeveritare, ku diskutuan për nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e nga Zyra e Osmanit.

Ndërkaq, në urimin që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell i ka shkruar më 5 prill, Vjosa Osmanit, me rastin e zgjedhjes së saj presidente, ka thënë se “me institucionet e reja në vend, Kosova mund të përqendrohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe në dialogun e lehtësuar nga BE-ja” .

Më 3 prill, kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër dhe i ka përmendur atij detyrat e rëndësishme dhe të rënda që e presin qeverinë e re, sikurse sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i situatës ekonomike dhe “veçanërisht, dialogu për normalizim me Serbinë”.

Presidentja Osmani ka deklaruar se dialogu është rruga që Kosova e ka përpara, por siç ka thënë ajo, “ai duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë”.

“Paqja do të arrihet vetëm kur të shohim pendesë nga Serbia, kur të kërkojë falje ajo dhe kur të vendoset drejtësi për ata që kanë pësuar nga krimet e tyre”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për dialogun me Serbinë duhet të vendosen katër parime. Siç ka theksuar ai, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur, duhet të pranohet e vërteta nga Serbia për krimet që ka kryer në Kosovë, të dyja palët duhet të jenë të barabarta në diskutim dhe që nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët.

Presidenti serb, Vuçiq më herët ka theksuar se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së Brukselit për të vazhduar dialogun. Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Vuçiq pati theksuar se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Bashkimin Evropian, të bëjnë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën në periudhën e ardhshme.

‘Manovrat e Kurtit’

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke manovruar për të shmangur dialogun me Serbinë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Paçarizi shpreh mendimin se kryeministri Kurti synon ta zvarrisë dialogun deri pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, që priten të mbahen në vjeshtë të këtij viti, në mënyrë që ta konfirmojë fuqinë e tij politike dhe rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Paçarizi thekson se Kurti ka nisur një betejë inteligjente, në mënyrë që ta zbërthejë dialogun, duke e shndërruar atë nga temat politike në çështje më teknike të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, siç thotë ai, bashkësia ndërkombëtare duket se e ka lexuar këtë manovër të Kurtit dhe në qoftë se llogaritë që nuk ka kohë për të humbur më tutje, nuk do t’i marrë parasysh manovrimet.

“Zoti Kurti ka bërë një përparim, nëse mund ta quajmë kështu, duke i zbutur kushtet e tij për dialogun – nga kërkim-falja në pranim të krimeve të kryera në Kosovë e çështje të tjera – mirëpo këto janë manovrime, me të cilat zoti Kurti mundtë fitojë paksa kohë. Por, nuk mund të fitojë aq kohë sa ai llogarit se i duhet e që është të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve lokale”, theksoi Paçarizi.

Por, për Dushan Janjiqin nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, këmbëngulja e Brukselit zyrtar për vazhdimin e dialogut, është shqetësuese. Sipas tij, administrata në Bruksel fare nuk e kupton dhe respekton realitetin e krijuar dhe kërkon që dialogu të rikthehet në formatin e vjetër, ku gjithçka për të cilën pajtohen palët nuk vlen në rast se nuk arrihet marrëveshja përfundimtare. Siç thotë Janjiq, çështja kyçe në kontestin ndërmjet dy palëve është statusi dhe pranimi i Kosovës.

“Amerikanët do të thonë (njohje) e ndërsjellë. Kurti do të thotë në mënyrën e tij, pra realiteti prej 2008 e këndej. Kjo është çështja kyçe. Ndërmjetësuesi është ai që duhet të sigurojë parimin tjetër, për të cilin flet Kurti, pra, barazia. Ndërmjetësuesi është këtu për barazi. Vetë fakti që Kosova dhe Serbia bisedojnë, flet për dy gjëra, veçanërisht pas marrëveshjes së Uashingtonit, ku Vuçiqi dhe (ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah) Hoti, në letra të ndryshme kanë nënshkruar në bazë të funksioneve të tyre. Pra, i kemi funksionet në letra. Pra, ata e kanë pranuar realitetin e ekzistencës së Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht të Republikës së Kosovës dhe të Beogradit. Por, këtë duhet ta vazhdojë edhe Bashkimi Evropian”, tha Janjiq.

Profesor Paçarizi vlerëson se kryeministri i Kosovës, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, janë ndër liderët me përkrahjen më të madhe popullore në vendet e tyre përkatëse dhe ata nuk kanë më hapësirë për t’iu shmangur vazhdimit të dialogut.

Për sa i përket palës së Kosovës, sipas tij, pritet që të ketë një sinkronizim të veprimeve ndërmjet presidentes dhe kryeministrit lidhur me dialogun, gjë që sipas tij, më parë nuk ka ndodhur. Në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, qeveria është ajo e cila e bartë barrën e dialogut me Serbinë. Por, Paçarizi konsideron që duke parë disponimin e ambasadave të huaja në Kosovë, shpresa e tyre për ta çuar përpara dialogun është presidentja Osmani, për shkak se kryeministri Kurti disa herë ka deklaruar se dialogu është vetëm në mesin e gjashtë prioriteteve dhe jo prioriteti kryesor. Në këtë pikë, sipas tij, mund të komplikohet situata e ndërveprimit presidencë-qeveri.

“Fillimisht, nuk do të ketë fërkime, pasi që do të ketë një lloj sinkronizimi ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. Mirëpo, fërkimet do të shfaqen pashmangshëm në momentet kur dialogu do të hyjë në fazat përfundimtare dhe në momentet kur palëve do t’u paraqiten dokumente konkrete, pasi që zoti Kurti në këtë fazë –pavarësisht nga mbështetja e madhe popullore që e ka – nuk është i gatshëm që të hyjë në marrëveshje të rënda, të cilat do të mund ta dëmtonin”, theksoi Paçarizi.

Vuçiq “nuk është në gjendje ta pranojë realitetin”

Ndërkaq, Dushan Janjiq, shpreh mendimin se tash për tash, presidenti serb Vuçiq nuk është në gjendje që të bëjë çfarëdo qoftë për të pranuar realitetin, për të cilin flet kryeministri i Kosovës, Kurti, e që është pavarësia e Kosovës. Sipas tij, ndërhyrjet e Rusisë në të gjithë rajonin e Ballkanit janë shumë të mëdha dhe konteksti politik është i tillë që për Vuçiqin, çfarëdo pranimi i realiteti do të nënkuptonte vetëvrasje politike.

Siç thotë Janjiq, elita politike në Serbia ka nxjerrë mësimin nga rëna e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, “që asnjëherë të mos u thuhet jo negociatave dhe asnjëherë të mos largohesh i pari nga bisedimet”.

“Natyrisht që thonë se janë të gatshëm për dialog, në kuptimin që do t’i përgjigjen çdo ftese. Por, a do të zhvillojnë dialog? Do ta zhvillojnë sikurse në periudhën e (ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica) Mogherinit, për 20 muaj një takim. Kjo nuk është ajo që i duhet Kosovës, Serbisë dhe BE-së. Në Serbi, politika e vetme, kundër së cilës Vuçiqi nuk do ta rrezikojë kokën dhe pozitën, është politika e status quo-së. Pra, për sa i përket Serbisë, nuk ka kushte për dialog të suksesshëm. Më mirë do të ishte që BE-ja të ‘ftohet’ pak dhe t’i lejojë kohë edhe Kosovës që të stabilizohet, sepse i ka edhe zgjedhjet lokale dhe me një metodologji të re të provojnë një pajtim me amerikanët që ta kapërcejnë këtë krizë”, theksoi Janjiq.

Të dy këta njohës të zhvillimeve politike, vlerësojnë se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, pavarësisht faktit që dinamikën e procesit të dialogut e përcakton ndërmjetësuesi, në këtë rast Bashkimi Evropian, do të manovrojnë në vazhdimësi për të zvarritur dialogun dhe çështjet eventuale që do të shtrohen aty.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 25 mars, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pati paralajmëruar se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

rel

Shqipëri, protestë e kontrollorëve ajrorë, bllokohet aeroporti “Nënë Tereza”

Tirana_AirportNë Shqipëri, fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, “Nënë Tereza” u bllokuan për shkak të një proteste të kontrollorëve ajrorë. Ata kanë kundërshtuar ndryshimin e kontratës së punës në prill të vitit të kaluar, që ka çuar në përgjysmimin e pagave të tyre mujore, dhe kanë deklaruar në bllok paaftësinë për të vijuar aktivitetin për shkak të stresit. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli për një grevë ilegale, ndërsa kryeministri për një prapavijë politike, pas së cilës sipas tij qëndron presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha

Avioni i fundit u ngrit sot nga aeroporti Nënë Tereza në orën 10.30. Më pas të gjitha fluturimet u anulluan. Shkak u bë një protestë në bllok e kontrollorëve ajrorë të cilët lanë mjediset e punës, pas një mosmarrveshjeje disa mujore me drejtuesit e Kompanisë Albcontrol, për shkak të ndryshimeve të kushteve të kontratës që në prill të vitit të shkuar, dhe thuajse përgjysmimit të të ardhurave të tyre mujore, si pasojë e rënies së volumit të punës nga pandemia.

Burimet financiare të Albcontrol-it, nuk varen nga shteti, por nga sasia e fluturimeve që kryhen në hapësirën ajrore të vendit.

Bisedimet e kontrollorëve edhe mbrëmë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, nuk sollën asnjë rezultat. Në bllok, kontrollorët kanë deklaruar paaftësinë e tyre për të punuar, pasi ndihen të stresuar. “Në momentin që kontrollorët e trafikut ajror, ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtrar funksionet në mënyrë të sigurtë, ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësiën e tyre për punë. Shkaku i paaftësisë është fakti se ndaj dy kontrollorëve që deklaruan se ishin të paaftë për punë, nisën procedurat për shkarkimin nga puna. Dhe procedurat e shkarkimit nga puna për një kontrollor që respekton një detyrim ligjor, ka prodhuar dhe stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë të cilët mendojnë se për shkak të këtij respektimi të detyrimit ligjor, mund të rrezikojnë të hiqen ga puna dh eta. Në këto kushte, të gjithë në mënyrë solidare, janë bindur se janë në kushtet e pamundësisë për të ushtruar në mënyrë të sigurtë funksionet e tyre të kontrollit”, deklaroi avokati i Sindikatës së Transportit ajror Rezart Kthupi

Për ministren Balluku gjithshka lidhet me uljen e pagës mujore nga rreth 4mijë e 4 dollarë në afro 2 mijë e 5 dollarë dhe sipas saj, ajo cfarë ka ndodhur është një grevë e paligjshme: “Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë, për të thënë se janë të paaftë për të operuar, kjo është një grevë ilegale në thyerje të hapur të kodit të punës, sipas nenit 197/5, sepse janë deklaruar që të gjithë në të njejtin moment. Janë paraqitur të gjithë me të njejtat letra, me të njejtin arsyetim, me stres të madh ndaj presionit financiar të papërballueshëm të jetës, me 2400 dollarë dhe kanë deklaruar paaftësi, duke futur në kolaps sistemin e navigimit ajror në Republikën e Shqipërisë.”

Ministrja Balluku foli për një prapavijë politike, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama sipas të cilit bëhej fjalë për një sabotim të rëndë të aktivitetit të aeroportit, duke paralajmëruar se “organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve”.

Zoti Rama drejtoi gishtin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe presidenti Iir Meta. Ky i fundit, pak ditë më parë kishte pritur përfaqësues të sindikatës së kontrollorëve. Të dy shkëmbyen replika , pasi zoti Meta përmes një statusi bëri të ditur se kishte vënë në dijeni autoritetet për situatën problematike të krijuar, ndërsa kërkoi që kontrollorët të mos ndërprisnin asnjë moment detyrën.

Nga ana e tij kryetari i opozitës Lulzim Basha foli për një lojë të kryeministrit, i cili qëndron sipas tij pas grevës në aeroport, duke e cilësuar si përgjegjësin e vetëm të situatës.

Ndërsa nuk ka asnjë shenjë të një zgjidhjeje kompromisi, qeveria vendosi të veprojë me guhën e forcës. Ndërtesa e Albcontrollit u vu në mbrëmje nën kontrollin e ushtrisë. Ministrja Balluku, ndërsa ripërsëriti se një grup i vogël e i kontrollorëve po vepron sipas saj për interesa politike, ajo i bëri gjithë pjesës tjetër që të kthehet në krye të detyrës, dhe të kryejnë funksionet e tyre për të rikthyer funksionimin e trafikut ajror. “Për ata që qëndrojnë në godinë të ulur në karrige, detyra konsiderohet e braktisur. Të gjitë këta persona që nuk duan të kryejnë këtë funksion do të argohen nga ndërtesa duke nisur nga ky moment”, deklaroi zonja Balluku duke bërë të ditur se “policia do të bëjë detyrën”.

voa

Tiranë: Analisti Veton Surroi komenton angazhimet e qeverisë Kurti në politikën e jashtme

VetonNë Tiranë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare organizoi sot një takim me publicistin e njohur nga Kosova, Veton Surroi mbi pritshmëritë e politikës së jashtme të qeverisë Kurti në Prishtinë.

Para një auditori me studiues dhe diplomatë nga të dy shtetet, zoti Surroi tha se Kosova ka për herë të parë një qeveri të qëndrueshme me një mandat të qartë nga vota e qytetarëve.

Kjo, sipas tij, është një përparësi e qeverisë Kurti në dialogun me Serbinë, ku për herë të parë Kosova mund të hyjë në një proces dialogu, të ndarë nga Gjykata Speciale, apo tema të tjera si këmbime territori apo amnistitë mbi krimet e luftës.

Në një auditor të larmishëm me studiues, diplomatë dhe analistë nga Shqipëria dhe Kosova, një pjesë në sallë dhe shumica përmes internetit, botuesi dhe analisti i njohur Vetton Surroi tha se edhe bisedimet me Serbinë do të jenë një sfidë e vazhdueshme për qeverinë Kurti, ashtu si për gjithë qeveritë e mëparshme.

Por ndryshe nga qeveritë e tjera, qeveria Kurti, tha ai, është shumë e qëndrueshme dhe me një mandat të qartë, ndaj këtë përparësi duhet ta shfrytëzojë për të zgjeruar edhe më tej legjitimitetin, duke përfshirë opozitën në procesin negociues.

Zoti Surroi tha se bisedimet Kosovë – Serbi kanë vazhduar pa rezultat për 10 vjet, sepse Beogradi nuk do ta njohë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, duke ndërlikuar edhe raportet me BE-në.

“Kapitulli më i vështirë për të dy palët, tha zoti Surroi, është ballafaqimi me të kaluarën, sepse gjuha e konfliktit vazhdon në Kosovë dhe Serbi, gjë që e vështirëson dialogun dypalësh, kur ende nuk dihet fati i të zhdukurve gjatë luftës, ndaj nevojitet një kulturë e paqes” – tha ai.

Ndaj nevojitet një rivlerësim i procesit negociator, përderisa koha nuk i shëroi plagët e luftës, madje koha e shpërdoruar keq mund të sjellë probleme të reja, ndërkohë që ka ndryshuar edhe konteksti i përgjithshëm i negociatave.

“Rusia e ka shfrytëzuar çështjen e Kosovës edhe për të frenuar përhapjen e NATO-s në Ballkan edhe destabilizimin e rajoneve afër Rusisë, duke përmendur Kosovën si një justifikim për veprimet e veta arbitrare ndaj ish republikave sovjetike” – tha ai.

Rusia është sot e angazhuar drejtpërdrejt kundër shtrirjes së Europës atlantiste, tha zoti Surroi, dhe pavarësia e Kosovës dhe mundësia që ajo të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së janë në qendër të zgjerimit atlantist të Europës.

Zoti Surroi theksoi se rikthimi i Shteteve të Bashkuara në “Dialogun” e Brukselit, në një platformë të përbashkët e në kushte të reja, është e nevojshme për Kosovën që të përfshihet në të dyja proceset, pra anëtarësimin në NATO dhe atë në BE.

Sipas tij, angazhimi i Kosovës në dialog bëhet edhe si matës për fqinjësinë e mirë, në kuadër të NATO-s.

voa

EMA konfirmon lidhjen e mundshme mes vaksinës së AstraZeneca-s me mpiksjen e gjakut

AstraZenecaStudiuesit e universitetit të Oksfordit kanë ndërprerë provat klinike me vaksinën e Oxford-AstraZenecas që përfshin fëmijë dhe adoleshentë ndërsa entet rregullatore britanike të barnave po kryejnë një rishikim mbi sigurinë e vaksinës.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor po shqyrton një lidhje të mundshme mes rasteve të vaksinës dhe mpiksjes së gjakut në të gjithë botën, përfshirë edhe disa vende evropiane. Nga 18 milionë doza të injektuara në të gjithë kontinentin evropian deri më tani ka pasur vetëm 30 raste të mpiksjes së gjakut, përfshirë shtatë viktima. Shumica e rasteve janë diagnostikuar si tromboza të sinusit cerebral venoz, që mund të çojnë në goditje në tru.

Marco Cavaleri, përgjegjësi për vaksinat në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), i tha një gazete italiane të martën se agjencia ishte e përgatitur të konfirmonte një lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Por më vonë agjencia lëshoi një deklaratë për agjencinë franceze të lajmeve AFP duke i mohuar këto pretendime. EMA bëri të ditur se do t’i njoftonte gjetjet e saj të mërkurën.

Fushatat e imunizimit me vaksinën e Oxford-AstraZeneca-s kanë krijuar një përshtjellim në të gjithë botën, fillimisht për shkak të mungesës së informacionit nga provat klinike të fazës së fundit lidhur me efektin e saj tek të moshuarit, gjë që ka ngadalësuar përpjekjet e vaksinimit në të gjithë Evropën. Shumë vende i kanë ndaluar fushatat e vaksimit me të për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut.

Britania shton vaksinën e Moderna-s

Britania ka futur vaksinën mjaft të suksesshme të kompanisë amerikane Moderna, e cila merret me dy doza, në fushatën e saj të imunizimit që nis të mërkurën në Uells.

Vaksina e Modernës është e treta e miratuar për përdorim në Britani pas asaj të Oxford-AstraZeneca-s dhe Pfizer-BioNTech-ut. 17 milionë doza të vaksinës së Modernës të porositura nga Britania vijnë në një kohë kur vendi po përballet me një mungesë të vaksinës së Oxford-AstraZeneca-s për shkak të problemeve në prodhim.

Ndikimi i COVID-it në tru

Një studim i ri i botuar të mërkurën në revistën mjekësore “Lancet Psychiatry” ka zbuluar se 34 për qind e personave që janë prekur nga COVID-19 vuajnë nga pasoja neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve nga infektimi.

Në mesin e më shumë se 230,000 pacientëve që u përfshinë në studim 17 për qind u diagnostikuan me ankth dhe 14 për qind me çrregullime të humorit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se të infektuarit me koronavirus në 44 për qind të rasteve kishin rrezik më të madh të vuanin nga sëmundje neurologjike dhe psikiatrike krahasuar me ata që ishin prekur e shëruar nga gripi dhe 16 për qind rrezik më të madh sesa ata persona që kishin vuajtur nga infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 2538 testime, 565 të shëruar, 256 raste të reja dhe 8 humbje jete

tabela 7 prillMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2538 testimeve , 256 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (07 Prill 2021)

Raste të reja ditore 256
Të shëruar në 24 orë 565
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2538

Testime totale 577,591
Raste pozitive 127,192
Raste të shëruara 95,600
Raste Aktive 29,301
Humbje jete 2291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20738
Fier 2560
Durrës 1226
Gjirokastër 1224
Shkodër 1030
Vlorë 721
Korçë 729
Kukës 345
Dibër 338
Elbasan 246
Lezhë 103
Berat 41

IKShPK: prej 4742 mostrave kemi 685 raste pozitive, 14 të vdekur dhe 788 të shëruar!

IKSHPK
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.
Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 4438 testeve, kemi 1302 raste të reja, 51 viktima dhe 626 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4438 teste dhe u regjistruan 1302 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 523(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 119(me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 87(me 109.228 banorë)
  • Prilep – 55(me 75.132 banorë)
  • Ohër- 54(51.591 banorë)
  • Tetovë – 51(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Veles –47(me  54.384 banorë)
  • Gostivar – 38(111.252 banorë)
  • Shtip – 34(me 43.625 banorë)
  • Koçani –31(me 37.758 banorë)
  • Kavadarci – 30(me 38.741 banorë)
  • Berovë – 27(me 12.813 banorë)
  • Strumica – 25(me 57.175 banorë)
  • Kërçovë – 25(me 56.937 banorë)
  • Gjevgjeli – 24(me 22.706 banorë)
  • Strugë – 22(me 65.801 banorë)
  • Negotinë – 17(me  19.327 banorë)
  • Resnjë –14(me 16.313 banorë)
  • Dibër – 11 (me 20.863 banorë)
  • Radovish – 10(me 29.100 banorë)
  • Sveti Nikollë – 10(me 17.683 banorë)
  • Probishtip – 8(me 15.085 banorë)
  • Kriva Pallanka – 7(me  20.820 banorë)
  • Vallandovë – 7(me  11.773 banorë)
  • Delçevë –5(me 17.713 banorë)
  • Vinicë – 5(me 19.391 banorë)
  • Makedonski Brod – 4(me  6.166 banorë)
  • Demir Hisar –3(me 8.177 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Bogdanci– 2(me 8.178 banorë)
  • Demir Kapi – 2(me  4.039 banorë)
  • Dojran– 2 (me 3.324 banorë)
  • Kratovë – 1(me 9.376 banorë)

Janë raportuar gjithsej 51 persona që kanë ndërruar jetë: 20 nga Shkupi (87, 81, 80, 80, 79, 79, 76, 73, 71, 69, 68, 68, 62, 62 60, 56, 55, 53, 51, 47), nga 5 pacientë nga Prilepi ( 84, 82, 77, 72, 72) dhe nga Strumica (84, 81, 77, 76, 70), nga 3 pacientë nga Kumanova (52, 52, 32) dhe Kocani (63, 61, 46), nga 2  pacient nga Tetova (69 dhe 55), Gostivari (83, 57), Kavadarci (77 dhe 74) dhe Ohri (77 dhe 66), dhe nga 1 pacient nga Manastiri (73), Negotina (68), Gjevgjelia (76), Radovishi (77), Dellçeva (79), Vinica (74) dhe Valandova (58).

 
Janë rregjistruar 626 pacientë të rikuperuar në:-Shkup 312-Prilep 77-Veles 33-Kumanova 31-Gostivari 26-Manastiri 22-Kavadarci 19-Tetova 18-Shtipi 15-Negotina dhe Gjevgjelia nga 12 -Kocani 9-Strumica 7-Kriva Palanka, Radovishi, Probishtip dhe Demir Kapia nga 4 -Bogdanci 3-Kërçovë, Sveti Nikollë, Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar nga 2-Delçevë, Resnjë, Vinica dhe Kratova nga 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 651.997 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 137.728, numri i pacientëve të rikuperuar është 111.765, numri i të vdekurve është 4.072 dhe numri i rasteve aktive është 21.891.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

BE pritet të konfirmojë lidhjen mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjeve të gjakut

Exterior of EMA, European Medicines Agency is seen in AmsterdamNjë zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve tha se ekziston një lidhje mes vaksinës së koronavirusit AstraZeneca dhe rasteve të rralla të mpiksjes të gjakut, por se është e paqartë se cila është lidhja dhe përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se sa rreziqet që ajo mund të paraqesë.

Marco Cavaleri, kreu i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për rreziqet shëndetësore dhe strategjinë e vaksinimit tha për gazetën Il Messaggero të Romës të martën se rregullatori i ilaçeve po përgatitet të bëjë një deklaratë më përfundimtare këtë javë mbi lidhjen e vaksinës së AstraZenekës me mpiksjet e gjakut.

E pyetur në lidhje me komentet e zotit Cavaleri, zyra e shtypit e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve tha se vlerësimi i saj “nuk ka arritur ende në një përfundim dhe shqyrtimi i çështjes po vazhdon.” Agjencia tha se po planifikon mbajtjen e një konference shtypi sapo të përfundojë shqyrtimi, të mërkurën ose të enjten.

Bazuar në provat e deritanishme, zoti Cavaleri tha se ekziston një lidhje e qartë midis vaksinës së AstraZenekës dhe dhjetëra mpiksjeve të rralla të gjakut që janë raportuar në të gjithë botën pas dhjetëra miliona të vaksinimeve të realizuara deri më tani.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të konfirmohet se nuk ekziston një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të shoqëruara me një nivel të ulët të trombozës në pllakat e gjakut”, tha zyrtari i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve, Marco Cavaleri.

Javën e kaluar, një tjetër zyrtar, Dr. Peter Arlett, tha se Agjencia Evropiane të Ilaçeve po shihte “më shumë raste të mpiksjeje gjaku sesa priste”, veçanërisht tek gratë më të reja, dhe se ekspertët e agjencisë po vazhdonin t’i hetonin këto raste.

AstraZeneca nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ekspertët e saj po vlerësonin gjithashtu një lidhje të mundshme midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjeve të rralla të gjakut, dhe se mund të ketë një “vlerësim të ri dhe përfundimtar” para të enjtes.

Në mars, një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë, pezulluan vaksinimet me AstraZeneca për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut. Shumica e vendeve të BE-së rinisën vaksinimet më 19 mars, disa me kufizime moshe, pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) tha se përfitimet e vaksinës ishin më të mëdha se sa rreziqet që mund të paraqesë ajo. Në atë kohë, EMA rekomandoi që broshura mbi vaksinën të azhurnohej me informacione rreth mpiksjeve të rralla të gjakut.

Çdo dyshim i mëtejshëm në lidhje me vaksinën AstraZeneca do të ishte një goditje për këtë vaksinë kundër koronavirusit, e cila është kritike për fushatën e imunizimit të Evropës dhe ndërlidhet me strategjinë globale vaksinimit të banorëve të vendeve të varfëra. Vaksina e AstraZenekës është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur sesa vaksinat rivale të kompanive Pfizer dhe Moderna dhe është miratuar për përdorim në mbi 50 vende dhe organizata, përfshirë BE-në me 27 vende dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Autoritetet amerikane janë ende në proces të vlerësimit të vaksinës.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 2334 testime, 141 raste të reja, 9 humbje jete dhe 604 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2334 testimeve, 141 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore        141
Të shëruar në 24 orë     604
Të shtruar në spitale      256
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2334

Testime totale            575,055
Raste pozitive             126,936
Raste të shëruara        95,035
Raste Aktive                 29,618
Humbje jete                  2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   20978
Fier      2556
Durrës   1233
Gjirokastër  1229
Shkodër  1028
Vlorë     743
Korçë   737
Kukës     346
Dibër    337
Elbasan  243
Lezhë     134
Berat     54