Gazeta franceze në vitin 1989: Reagimi i Kadaresë ndaj shkrimtarit serb mbi origjinën e shqiptarëve

ISRAEL-ALBANIA-LITERATURE-NOBEL-KADARENga Aurenc Bebja, Francë – 20 Qershor 2021

“Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Origjina e shqiptarëve

Burimi : Le Monde Diplomatique, tetor 1989, f.2
Burimi : Le Monde Diplomatique, tetor 1989, f.2

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare jep disa detaje mbi origjinën e shqiptarëve pasi lexoi artikullin e z. Vuk Drashkoviç mbi “marrëdhëniet serbo-shqiptare”, i cili u botua në numrin tonë të prillit të kaluar :

Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment të z. Vuk Drashkoviç “Asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.”

Me sa duket z. Vuk Drashkoviç duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut.

Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve. Unë do të citoja ndër të tjerët gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., Për të vazhduar me anglezët William Leak dhe Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj) dhe Radoslav Katiçiç dhe jugosllavi Aleksandër Stipceviç.

Por z. Drashkoviç pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur AIbania, thuhet se shqiptarët janë prej andej. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-diplomatique-1989-reagimi-i-shkrimtarit-te-madh-shqiptar-ismail-kadare-ndaj-shkrimtarit-dhe-politikanit-serb-vuk-drashkovic-mbi-origjinen-e-shqiptareve/?fbclid=IwAR2JGUy6r1hAwhQEZswYXkDpuNS1am-ORbFZIgkdP1FR5E9sVXDVIJ8Fc5A

Muzikantët e famshëm që kishin probleme me dëgjimin

ludwig_van_beethovenMuzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë.

Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët e tyre kanë më shumë ekspozim, shumë më të shpeshtë me tingujt. Rasti më i veçantë i kësaj liste është ai Ludwig van Beethoven. Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796.

Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ua dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysmënjeriu sa shumë padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorrigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Megjithatë, këta muzikantë kanë arritur të krijojnë muzikë që do ta kujtoni për tërë jetën.

Neil Young

Neil Young (lindur më 12 nëntor, 1945), është një kantautor kanadez, i cili është konsideruar si një nga muzikantët më me influencë të gjeneratës së tij. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe zë një vend të veçantë në muzeun e “The Rock and Roll Hall of Fame and Museum”, që ndodhet në Ohio, USA. Në këtë muze shpaloset historia e disa artistëve, producentëve më me influencë që kanë kontribuar në industrinë e muzikës dhe veçanërisht të zhanrit të muzikës Rock and Roll. Young ka qenë nderuar nga muzeu “Hall of Fame” si solo artist në vitin 1995 dhe si anëtari i bandës “Buffalo Springfiled”, grup amerikan i muzikës rok. Këngët më të bukura janë baladat “Heart of Gold” dhe kryevepra e “hard rock” është “Cowgirl in the Sand”, e cila ka pasur një kritikë të suksesshme dhe popullaritet të pabesueshëm.

Nëpërmjet të gjithave, ai ka vuajtur nga “tinnitus” – “zukatje në veshë”, shqetësim i përbashkët për muzikantët e muzikës rok and roll, e cila konsiston në një tringëllimë të vazhdueshëm në vesh. Young ka krijuar mbi 30 albume unike.

Ozzy Osbourne

John Michael “Ozzy” Osbourne (lindur më 3 dhjetor, 1948) është një kantautor anglez, karriera e të cilit shtrihet më shumë se 40 vjet. Osbourne konsiderohet si një nga pionierët e parë të bandës “Black Sabbath” të muzikës “heavy metal” dhe mbetet një nga muzikantët më të suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është edhe organizuesi i “Ozzfest”, festival që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mirëpret grupe të ndryshme të muzikës “heavy metal”. Pavarësisht nga sukseset e tij, Osbourne vuan nga humbja e dëgjimit.

Në dhjetor të vitit 2010, Osburne shiti më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën. Po në vitin 2010, fitoi “Literary Achievement”, çmim i dhënë nga Sony Pictures Studio, Kaliforni.

Phil Collins

Philip David “Phil” Collins (lindur më 30 janar të vitit 1951) është një kantautor, pianist, aktor. Këngëtari britanik u bë i famshëm si si vokalist dhe baterist me grupin e rrokut “Genesis”. Këngët e tij kanë qenë në vendet e para të hitparedeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe në periudhën midis 1978 dhe 1994. Mbas dyzet vitesh suksesi, muzikanti legjendar ka bërë të ditur se ai po vuan nga një sërë problemesh me shëndetin vitet e fundit. Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live dhe ka pasur shqetësime me shtyllën kurrizore, gjë e cila bën të pamundur uljen e tij sërish në bateri.

George Martin

George Martin (3 janar, 1926) është një producent, kompozitor dhe muzikant anglez. Shpesh herë ai është referuar si “the Fifth Beatle” – “Bitellësi i Pestë”, titull që i është vënë falë punës së tij si producent i albumeve origjinale të grupit të famshëm “The Beatles”. Gjithashtu, ai është konsideruar si një nga producentët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, ku 30 herë radhazi ka qenë në krye të hitparedit anglez dhe 23 herë në hitparedin amerikan. Martin ka kompozuar edhe kolonat zanore të filmave “Yellow Submarine” 1968, dhe “Live and Let Die” 1973.

Ai ka marrë shumë çmime nderi ndër to më i fundit është “Doctor of Music” nderuar nga Universiteti i Oxford-it më 29 qershor të këtij viti. Si Collin ai është i detyruar të tërhiqet nga muzika për shkak se dëgjimi i tij është i dëmtuar.

Will.i.am

William James Admas, Jr (15 mars, 1975), njohur më shumë si will.i.am është kënge autor, aktor, producent dhe raper amerikan. Ai u bë më shumë i njohur si themeluesi i grupit të muzikës pop dhe hip hop “The Black Eyed Peas” së bashku me këngëtaren e muzikës pop apl.de.ap dhe “Taboo”, më vonë njohur si këngëtarja Fergie. will.i.am ka realizuar disa albume të suksesshme si “Monkey Business and Elephunk” 2003. Si producent muzike ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur të muzikës si Britney Spears, U2, Rihanna, Justin Timberlake, Juanes dhe shumë të tjerë.

Çmimi i fundit ka qenë në 2010 si “Best Pop Performance by a duo or Group” me këngën “I Gotta Feeling”. Sipas will.i.am, çdo heshtje është e ndërprerë nga një tingëllim i dhimbshëm, e cila e frymëzon atë për të krijuar muzikë në të gjitha orët e ditës.

Brian Wilson

Brian Douglas Wilson (lindur më 20 qershor, 1942) është një muzikant amerikan, i famshëm si kantautori i grupit “The Beach Boys”.
Wilson si shumë të tjerë muzikantë ka pasur probleme me dëgjimin. Bob Dylan një tjetër muzikant i famshëm ka thënë për shqetësimin e Wilson-it: “ Jezus, shiko atë vesh.

Ai duhet t’ia dhurojë atë Smithsonian”. Smithsonian USA, është kompleksi më i gjerë kërkimor në botë ku përfshihen 19 muze, 9 qendra kërkimore dhe është binjakëzuar me më shumë se 140 muze në botë. Edhe pse me shumë probleme shëndetësore, ai orkestroi një nga albumet më të shkëlqyer i të gjitha kohërave “Pet Sounds”, 1966. Përveç çmimeve të tjera marra gjatë karrierës së tij, më 20 maj 2011, Wilson u nderua me çmimin “George and Ira Gershwin Award” nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angelo-s.

Jeff Beck

Geoffrey Arnold “Jeff” Beck (lindur më 24 qershor, 1944) është një kitarist anglez. Karriera e tij filloi duke lozur me “The Yardbirds”, grup muzikor roku formuar në vitet ’60. Në të njëjtin grup kanë qenë edhe kitaristi i shquar Eric Clapton dhe Jimmy Page. Gjithashtu, Beck formoi edhe dy grupe të tjera muzikore “The Jeff Beck Group” dhe “Beck, Bogert&Appice”. Ai është renditur i 14 në listën e “Rolling Stone” (revistë muzikore amerikane) si një nga kitaristët më me influencë të muzikës rok. Kanali amerikan MSNBC e ka cilësuar si “kitaristi i kitaristëve”.

Shumica e këngëve të tij janë instrumentale. Stili muzikor i këngëve të tij janë jazz fusion, blues-rok dhe heavy metal. Në 4 Prill, 2009 ai u fut në “Rock and Roll Hall of Fame of Museum” si anëtari i grupit “The Yardbirds” në vitin 1992 dhe si solo artist në vitin 2009.

Eric Clapton

Eric Patrick Clapton ( lindur më 30 mars, 1945) është një kitarist, këngëtar dhe kompozitor anglez. Kitaristi legjendar ka qenë pjesëtar i grupeve rok “Cream” dhe “The Yardbirds”, në këtë grup ka qenë edhe Jeff Beck. Karriera e tij njihet më shumë si solist. Stili i muzikës që ai loz është blues dhe rok. Vitin që shkoi, nxori një album “antik”, ku përzgjodhi rreth 20 këngë të shkruara mes viteve ’30 dhe ’50.

Clapton thekson se ky album është si një lloj autobiografie. Në këto këngë të zgjedhura ka bluz dhe xhaz. Këngët e tij të famshëm janë “Layla”, “Wonderful Tonight”, “My Father’s Eyes”, ” Rock’ N ‘Roll Heart” ,”Crossroads”, “White Room” etj.

Pete Townshend

Peter Denis Blandford “Pete” Townshend (lindur më 19 maj, 1945), është një kitarist roku, vokalist, kantautor dhe është i njohur si kitaristi i grupit rok “The Who”. Karriera e tij në këtë grup vazhdoi për më shumë se 40 vjet, dhe ky grup është konsideruar si një nga grupet më me influencë në vitet ‘60 dhe ’70 dhe sipas Eddi Vedder (muzikant amerikan), ndoshta grupi më i suksesshëm që këndon live. Këngët më të suksesshëm janë “My Generation”, “Won’t Get Fooled Again” dhe “Pinball Wizard.
Muzika me volum të lartë, pajisjet piroteknike kanë shkaktuar efekte të mëdha negative për humbjen e dëgjimit të muzikantit të famshëm. Pavarësisht nga kjo vështirësi, ai, si çdo anëtar tjetër i kësaj liste, vazhdon të luajë nëpër koncerte ekstravagante live.

Ludwig van Beethoven

Ludwig van Beethoven, lindi më 16 dhjetor, 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars të vitit 1827 në Vjenë, Austri. Beethoven ka qenë një kompozitor dhe pianist midis periudhave të Klasicizmit dhe Romantizmit në artin e muzikës perëndimore. Ai do të mbetet një nga kompozitorët më të shquar i të gjithë kompozitorëve i të gjitha kohërave. Aty nga viti 1800 filloi të humbiste dëgjimin.

Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që i ja vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë, në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zërë gjumi gjatë punës. Edhe humbja e dëgjimit të tij mbetet mister, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë, dëgjuar dhe pëlqyer nga gjeneratat e reja.

albertvataj

Josif Bagëri dhe Krahina e Rekës së Epërme

josif-bageri-shqypeja-e-shqypenisRasti i shqiptarëve të Rekës, kësaj krahine të përbërë nga 18 fshatra dhe të shtrirë në lindje të Dibrës, përtej maleve Korab, Velivar dhe Kërçin, në të dy anët e lumit Radikë[1], është një rast interesant i përfshirjes së tyre në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare pasi identiteti i tyre e kërcënonte Kisha Kombëtare Serbe që në kuadër të politikave asimiluese të saj që përkrahnin politikat nacionaliste të shtetit serb, kërkonte t’i përfshinte banorët e saj  brenda një identiteti kombëtar serb.
Ashtu si si vëllëzërit e tyre ortodoksë në jug të Shqipërisë që kërcënoheshin me asimilim nga ithtarët e Patrikanës së Stambollit që bënte përpjekje të vazhdueshme për të helenizuar jugun e Shqipërisë, edhe banorët e Rekës së Epërme  ishin nën kërcënimin serb që dëshironte që identitetin fetar ta shfrytëzonte për ti asimiluar. Jeta dhe kujtimet e aktivistit të njohur Josif Bagëri që mëson të shkruaj shqip në Sofie, dhe aty kthehet në një nga përhapësit i idesë kombëtare,  është një dëshmi e peripecive identitare që kalonin banorët e kësaj zone. Ardhja e tij në vitin 1908 në Rekë , menjëherë pas shpalljes së Hyrietit dhe përhapja e idesë kombëtare kishte vështirësi për shkak se propaganda serbe kishte zënë mirë vend. Si zakonisht në këto përpjekje asimiluese predominonte Kisha Ortodokse  Serbe, hierarkët e së cilës e kishin braktisur ideologjinë e universalizmit të krishterë dhe kishin rënë nën influencën e nacionalizmit. Josif Bagëri do të haste në këtë vështirësi dhe për këtë arsye ai iu drejtua fshatarëve të vet, duke iu sqaruar  se cili ishte qëndrimi i dhespotit serb Varnava të Dibrës ndaj tyre. “Vendi në të cilin asht ngulur Varnava nuk asht i ngulun me serbë as me bullgarë, po me fjesht shqyptarë. Detyra e secilit shqyptar asht t’përpiqet për me udhon dormën këtynej propagandorëve qi të qirohet vendi perj egërsinavet të mveshuna me lëkurë delje, se këto nuk janë gjë tjetër , përveç se ulq rrëmbenjës”.[2]Për herë të parë nëpërmjet kujtimeve të tij kemi edhe dokumentimin e hapjes së shkollës shqipe në këtë rajon, në fshatin e tij të lindjes Nistrovë, ku u bëri thirrje bashkatdhetarëve t’i çojnë fëmijët për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip. Ai kishte sjellë me vete,  20 copë abetare dhe filloi tu jepte mësim 8-9 fëmijëve të parë që u mblodhën. [3]Gjithsesi puna e nisur nga Bagëri që përdorte alfabetin e Stambollit në shkrimin e gjuhës shqipe,  nuk është se ishte përpjekja e parë e banorëve të kësaj zone për të shkruar shqip, pasi në vend lëvronin e edhe tradita të vjetra të shkrimit të shqipes si ishte rasti i përdorimit të alfabetit cirilik të bullgarishtes që mesa duket kishte qenë një medium i përdorur nga popullsia , kryesisht nga ajo që ishte e emigruar në qendra të ndryshme të Ballkanit. Një dokument i arkivave austriake i referohet në fakt ortodoksëve shqiptarë të fshatit të Prodecit, në rajonin e Rekës së Sipërme(afër Dibrës), të vendosur në Stamboll. Këta të fundit në vitin 1911 kishin themeluar një shoqëri bamirësie dhe arsimore, statuti i së cilës, hartuar në shqip dhe në alfabetin cirilik bullgar, tregonte një vullnet për të botuar libra në shqip me këtë alfabet, për të hapur një shkollë në fshatin e tyre të origjinës dhe për të restauruar kishën e fshatit.[4]

Fati i popullsisë së Rekës do të diskutohej dhe 5 vjet më vonë pasi Bagëri do të largohej nga Nistrova,  në Konferencën e Londrës, ku përfaqësuesi diplomatik i Rusisë do kërkonte që Dibra të përfshihej në shtetin serb për shkak të traditave kishtare dhe fetare të popullsisë ortodokse të një pjese të vogël të qytetit. Gjakova dhe Dibra kërkoheshin për Serbinë( nga ana e përfaqësuesit rus Petrajev në Konferencën e Londrës-shënimi im) jo për karrekterin sllav të popullsisë lokale që nuk mund të provohej, por sepse manastiri serb i Deçanit kishte prona të gjera tokësore në krahinën e Gjakovës, kurse Dibra ishte selia e dy peshkopëve ortodoksë dhe fare pranë saj ndodhej një manastir ortodoks ( i Shën Jovan Bigorit)[5].

[1] Ruzhdi Mata. Josif Bagëri, , Tiranë:1983, Shtëpia botuese: 8 nëntori,  fq 7

[2] Po aty, fq 93

[3] Po aty, fq 95

[4] Nathalie Clayer. Ne fillimet e Nacionalizmit shqiptar. Perpjekja:2009, Tiranë, fq 574

[5] Arben Puto. Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914, Shtepia botuese 8 nëntori: Tiranë, fq 196-197

(DK)

Sofja kërkon nga Shkupi marrëveshje për identitetin maqedonas

zaevBullgaria kërkon marrëveshje të re me Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga ajo për fqinjësi të mirë që ishte arritur në gusht të vitit 2017, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, Risto Nikovski dhe Arsim Sinani, duke komentuar vizitën të enjten në Sofje, të kryeministrit, Zoran Zaev dhe takimet me kreun shtetëror bullgar.

Përveç angazhimit deklarativ apo nevojës për vazhdim të dialogut, në takimet e realizuara nuk u shënua asnjë përparim, madje presidenti bullgar theksoi nevojën për një marrëveshje të re, që sipas ish diplomatit Risto Nikovski, interpretohet si marrëveshje për zhbërjen e identitetit maqedonas.

Nikovski thotë për Radion Evropa e Lirë, se takimet ishin të panevojshme, pasi që pozicionet e Bullgarisë, tani më janë të njohura për opinionin e gjerë.

“Kërkesa e presidentit Radev mbi nevojën e një marrëveshje të re, është diçka që ne vet po e kërkojmë dhe tani jemi në situatë të heqjes dorë nga marrëveshja e përkuljes, lutjes, të gjithë asaj që kërkon pala bullgare. Nuk ka asnjë dilemë për atë se çfarë kërkon Bullgaria nga ne dhe këtë e ka bërë të qartë në mënyrën më zyrtare të mundshme, në Qeveri dhe Parlament. Ajo kërkon që ne të pranojmë se deri në vitin 1945, nuk ka pasur maqedonas, se nuk ka pasur gjuhë maqedonase, apo se ne jemi ende bullgarë të fjetur, apo se kemi ndryshuar pak, por se pas Luftës së Dytë Botërore, kemi një identitet të ri me prejardhje bullgare”, thotë Nikovski.

Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë për Radion Evropa e Lirë se një marrëveshje me Sofjen është e domosdoshme, ashtu siç ka thënë presidenti bullgar Rumen Radev. Sipas tij, pa një marrëveshje, zhbllokim të procesin integrues nuk mund të ketë.

“Nuk mendoj se Bullgaria do të lëshoj pe për arsye se kontesti, qartazi ka të bëjë me çështje historike, të identitetit, gjuhësore dhe kombëtare, si dhe nuk besoj se Bullgaria do të bëjë lëshime. Por pjesa e politikanëve të Maqedonisë së Veriut, nuk e kupton se duhet të bëjnë kompromis për shkak se ai do të ndihmonte në kapërcimin e situates, për të lëvizur drejt asaj që vendit t’i mundësohet vazhdimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thotë Sinani, duke shtuar se pala maqedonase duhet të pranoj të kaluarën historike, apo se ka më shumë lidhshmëri me Sofjen, por se largimi mes dy popujve, sipas tij, ndodhi pas vitit 1945, kur maqedonasit nisën të ndikohen nga fryma jugosllave për krijimin e një identiteti të ri.

“Situata është pak e ndërlikuar për shkak se nga viti 1945 e këndej në identitetin e maqedonasve të sotëm është investuar që ata të ikin nga identiteti i tyre i vërtetë i para vitit 1945, që realisht më i përafërt ka qenë me Bullgarinë. Dhe Maqedonisë së Veriut i duhet një kohë që të lirohet nga fryma jugosllave dhe të pranojë të kaluarën e vet, pasi në të kundërtën do të kemi probleme të cilat do ti paguajnë jo vetëm maqedonasit, por edhe qytetarët e tjerë që jetojnë në këtë vend”, thotë Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike.

Kryeministri Zoran Zaev, tha se në takimin me drejtuesit e lartë bullgarë, ka dorëzuar një propozim për zhbllokimin e procesit negociues, por pa dhënë detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

Jo zyrtarisht, bëhet e ditur se propozimi bazohet në atë të presidencës portugeze me BE-në, që siç është bërë e ditur, ka të bëjë me pranimin e palës maqedonase të modifikimit të çështjeve të identitetit pas vitit 1945, por pa saktësuar prejardhjen e maqedonasve apo të gjuhës së tyre para kësaj periudhe.

Ish diplomati Risto Nikovski, thotë se çfarëdo që të jetë propozimi i Zaevit, paraqet kapitullim para palës bullgare.

“Propozimet që i paraqet pala maqedonase, nuk janë gjë tjetër pos kapitullim, ashtu siç u bë me Greqinë, por shpresoj se këtë populli nuk do ta lejojë. Ne nuk duhet të ngutemi me datën e bisedimeve. Kjo më duket jo normale, pasi sikur edhe sot të nisim bisedimet, ato mund të zgjasin 15 apo 20 vjet, ndërkohë që ne po humbim gjithçka që ka të bëjë me identitetin tonë”, thotë ish diplomati Risto Nikovski.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e institucioneve, thotë se dialogu me palën bullgare do të vazhdojë dhe nëse jo në samitin evropian të 22 qershorit, atëherë deri në vjeshtë apo më së voni deri në fund të vitit, vendi do të arrijë ndonjë kompromis me Sofjen, për zhbllokimin e integrimit evropian.

rel

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po kryeson një samit midis Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Samiti mblodhi në Vjenë udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Në samit po merr pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Kurz paralajmëroi se në samit do të theksohet se Ballkani Perëndimor mund të llogarisë në mbështetjen e plotë për reformat në rrugën drejt BE-së dhe për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Do të flitet edhe për luftën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, shkroi Kurz në Twitter.

rel

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani

EU hyrjaGjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë nga e diela, 20.06.

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi zyrtarisht të premten (18.06), të heqë kufizimet e lëvizjes së lirë për disa vende të treta, të konsideruara më parë si vende jashtë rrezikut. Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

Lista e plotë:

Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Australia
Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Izraeli
Japonia
Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Maqedonia e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Singapori
Korea e Veriut
Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Tajlanda
SHBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

dw

Kosovë: Opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e kryetares së KQZ-së

GJKKPas shkarkimit nga presidentja të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, kreu i zyrës së BE-së në Kosovë tha, se është e rëndësishme që të ruhet pavarësia e KQZ-së para zgjedhjeve lokale këtë vit.

Partitë politike opozitare tashmë siguruan nënshkrimet e deputetëve dhe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Opozita dhe vetë Valdete Daka, shkarkimin nga pozita e kryetares së KQZ-së e cilësojnë të “jashtëligjshëm, antikushtetues dhe vendim politik kundër një organi të pavarur”.

PDK: Presidentja mori një vendim politik

Udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se vendimi i presidentes për shkarkimin e kryetares së KQZ-së dëmton institucionet demokratike. “Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, tha Hoxhaj.

Vendimi: Daka cënoi pavarësinë e integritetin e KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tre ditë më parë i ndërpreu mandatin kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe në vend të saj,  emëroi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi. Shkarkimi i Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, pasoi pakënaqësitë e shfaqura nga lëvizja Vetëvendosje, ndaj Valdete Dakës. Pjesë e listës së lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte edhe vetë zonja Osmani me një numër të kandidatëve të saj. Në vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e zonjës Daka nga detyra e kryetares së KQZ-së, thuhet ndër të tjera se “Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.

Valdete Daka: Vendim i porositur

Edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk pajtohet me vendimin e presidentes dhe paralajmëroi se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente. “Ky është vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim jo që është i paligjshëm por edhe kontradiktor dhe qesharak. Ky është vendim i porositur. Ky vendim i bërë publik pasditen e së hënës shihet qartë se ishte përgatitur më herët, këtë e dëshmon edhe fakti i emërimit të kryetarit të ri të KQZ brenda pak minutave. Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takimit tim me presidenten ku ajo më kërkoi të japë dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, tha në reagimin e saj Valdete Daka.

Vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës e ka cilësuar si shkelje kushtetuese edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. “Është shkelje e pastër Kushtetuese. Parametri kushtetues është kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ-së mund të bëhet nga presidentja siç e ka bërë presidentja e Kosovës. Që ta kemi të qartë, asnjë kompetencë e presidentit të Kosovës dhe presidentëve që kanë sistem të ngjashëm me ne, nuk kanë kompetencë ekzekutive, të gjitha janë zinxhirore. Kushtetuta e thotë shumë mirë se presidenti ka të drejtë vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, tha Enver Hasani.

Reagime të shoqërisë civile: Vendim i motivuar politikisht

Edhe shumë organizata të shoqërisë civile, shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, e cilësuan “të motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”. Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave Demokracia plus, shkroi se kompetencat e presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa ka vepruar presidentja Osmani. Presidentja Osmani në vendimin për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera: Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit, PZAP-së dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, shkroi Krasniqi, sipas të cilit është i domosdoshëm interpretimi nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, pas shkarkimit të zonjës Valdete Daka nga pozita e kryetares së KQZ-së, tha se “është e rëndësishme të ruhet pavarësia e KQZ, duke siguruar përgatitje profesionale për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit”. “Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, shkroi Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë.

dw

Rriten infeksionet – Lisbona mbyllet për dy ditë

LissabonPas muajsh të vështirë pandemie me shifra të larta infektimesh e vdekjesh, Portugalia kishte hyrë në rrugën e duhur të mposhtjes së pandemisë. Por tani shifrat po rriten, kryeqyteti Lisbonë mbyll në fundjavë dyert.

Janë masa drastike, këto që po merr qeveria portugeze: Rreth 2,8 milionë banorët e Lisbonës mund ta largohen nga kryeqyteti gjatë fundjavës vetëm me një arsye  të rëndësishme edhe nga jashtë lejohet hyrja po ashtu me arsye. Kjo rregullore hyn në fuqinë të premten pasdite e vlen deri të hënën në mëngjes.

Shkak për këtë masë është bërë rritja e ndjeshme e infektimeve të reja. Me 925 infektime në 24 orë të enjten, kryeqyteti shënoi shifrën më të lartë nga shkurti. Në Lisbonë po përhapet shpejt varianti delta, tha ministrja portugeze e presidencës, Mariana Vieira da Silva. “Nuk është e lehtë të marrim masa të tilla, por nuk ka rrugë tjetër, me qëllim që gjendja që është në Lisbonë, të mos përhapet në të gjithë vendin.”

Portugalia ka qenë vendi më i goditur në muajt e dimrit nga virusi, dhe pas masash të ashpra kufizuese, në pranverë arriti të kishte shifrat më të ulëta në Europë. Krahas Portugalisë edhe Spanja shënon rritje të infektimeve. Shifrat javore të infektimeve në krahasim me javën e kaluar u rritën me 21%, kurse në Portugali ka pasur rritje 38%. Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa e ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e një lockdaun të ri. Kurse kreu i qeverisë, Antonio Costa  ishte më i kujdesshëm. “Askush nuk mund të garantojë, se nuk do na duhet të kthehemi në lockdaun.”

la/mak/bru (dpa, afp)

Kompania IBM paraqet kompjuterin e parë kuantik në Gjermani

IBM Quantum ComputerKompania IBM paraqiti në Gjermani të martën një nga kompjuterat më të fuqishëm kuantikë të Evropës, duke reklamuar përpjekjet e vendit për të qënë konkurrentë në atë që konsiderohet të jetë një nga teknologjitë kryesore të së ardhmes.

Kompjuterat kuantikë përdorin grimca më të vogla se atomi për të kapërcyer kufizimet e fizikës tradicionale dhe për të kryer përllogaritje me shpejtësi shumë më të lartë se edhe superkompjuterat më të shpejtë ekzistues.

Ndërsa është konsideruar prej kohësh si një sferë hulumtimesh misterioze, kompanitë gjithnjë e më shumë po shpresojnë të përdorin kompjutera kuantikë për të zhvilluar materiale të reja, ilaçe apo aplikime të inteligjencës artificiale.

Sistemi i ri i IBM-së është kompjuteri i parë kuantik jashtë Shteteve të Bashkuara, ku kompania ka tashmë më shumë se 30 kompjutera të tillë.

Ai është vendosur në një strukturë në Ehningen, që drejtohet nga Shoqata Kërkimore gjermane Fraunhofer.

“Kompjuterat kuantikë kanë potencialin të zgjidhin kategori të reja problemesh që nuk mund të arrihen të zgjidhjen edhe nga kompjuterat më të fuqishëm konvencionalë sot. Ilaçe dhe materiale të reja, modele më të sakta të motit, bateri që mund të jenë një mijë herë më të fuqishme, plehra kimike që kërkojnë më pak energji”, thotë Arvind Krishna, kreu dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë IBM.

IBM-ja thotë se sistemi në Ehningen mund të procesojë 27 bit kuantikë, apo kubits në të njëjtën kohë.

Por Martin Jetter, kreu i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, thotë se IBM-ja synon të ketë një kompjuter kuantik të qëndrueshëm, të aftë për të procesuar më shumë se 1.000 kubits deri në vitin 2023.

“Sistemi tradicional i përllogaritjeve ka një fund dhe ai nuk mund të plotësojë më sfidat që paraqet bota, inovacionet e reja janë të nevojshme”, tha Martin Jetter.

Qeveria gjermane njoftoi muajin e kaluar se ka në plan të investonte rreth 2 miliardë euro në fushën e kërkimeve të teknologjisë kuantike deri në vitin 2025.

voa

SHBA, miliarda për pilulën kundër COVID-it dhe viruseve të tjera

Shtetet e Bashkuara po investojnë 3.2 miliardë dollarë për zhvillimin e pilulave antivirale për COVID-19ën dhe viruset e tjera që mund të shkaktojnë pandemi të reja.

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, e bëri njoftimin të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një iniciative të re të quajtur Programi Antiviral për Pandemitë.

Programi do të mbështesë punën kërkimore për zhvillimin e barnave të reja për të trajtuar simptomat e shkaktuara nga koronavirusi dhe viruse të tjera potencialisht të rrezikshme.

Tabletat për COVID-19ën janë tashmë në fazën e zhvillimit dhe mund të fillojnë të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2021 nëse provat klinike janë të suksesshme.

Financimi do të përshpejtojë provat dhe do të forcojë mbështetjen për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e sektorit privat.

Shtetet e Bashkuara më parë aprovuan ilaçin antiviral remdesivir si një kurë për COVID-19ën. SHBA gjithashtu kanë autorizuar për përdorim urgjent tre kombinime të antitrupave që ndihmojnë në luftimin e virusit. Por ilaçet mund të merren vetëm nga pacientë të shtruar në spital apo në klinikë mjekësore, një problem logjistik që ka rezultuar në një kërkesë të dobët.

Kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Pfizer dhe Roche kanë filluar testimin e ilaçeve antivirale në formë pilule.

voa