Ethet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Mazedonien SkopjeNë mesnatë skadon afati për nënshkrimet për kandidatura të pavarura për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor. Për këto zgjedhje ka interesim të madh për kandidaturat e pavarura e në veçanti për qytetin e Shkupit.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë sjellë një befasi për nga numri i kandidatëve të pavarur që do të garojnë për kryetar komunash. Sipas të dhënave të KSHZ janë gjithsej 18 kandidatë të pavarur, ndërsa 15 të tjerë janë në pritje të mbylljes së këti procesi.

Sipas analistëve  kjo gjë është shumë pozitive për të ardhmen politike të vendit, por ajo që po e ul entuziazmin është se disa prej kandidatëve që kanë dalë si të pavarur, kanë marrë mbështetjen e disa partive politike me çka kanë marrë ngjyrime politike.

Daniela Arsovska është një nga emrat që ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për të parën e Qytetit të Shkupit e proklamuae si e pavarur, por që brenda një periudhe shumë të shkurtër mori mbështetjen e partive më të mëdha opozitare maqedonase  dhe shqiptare. Edhe Petar Georgievski që do të garojë për Shkupin, edhe pse u regjistrua si kandidat i pavarur, ka mbështetjen e së  “Majtës”. Sipas analistit Albert Musliu në përzgjedhjen e kryetarëve të ardhshëm rëndësi të veçantë do të kenë edhe vetë emrat e kandidatëve.

“Edhe emri përcakton fituesin, sepse flasim për zgjedhje lokale të cilat janë më gjithpërfshirëse se të gjitha zgjedhjet e tjera. Partitë opozitare do të instistojnë edhe në tema të ashtuquajtura “të mëdha”, që është gabim. Ka kaluar periudha kur në zgjedhje lokale është folur për tema që nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal”, vlerëson Musliu.

Koalicion parazgjedhor mes opozitës shqiptare dhe maqedonase

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka potencuar se  bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën është një hap historik si për VMRO-DPMNE-në ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Është hera e parë që partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare bëjnë koalicion parazgjedhor.

 

“Unë pres që ky koalicion të kapërcejë përçarjet, pashpresën, krimin, korrupsionin, mungesën e ideve, paaftësinë, mungesën e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin e Maqedonisë, një moment historik për të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike, për të treguar se Maqedonia vërtet ka mundësi me politikanët tjerë të cilët janë jashtë matricës së LSDM -së dhe BDI -së dhe që mund të jetë ndryshe ”, ka thënë Mickoski.

LSDM beson në fitore bindëse

LSDM ka koalicionin që bindshëm do të fitojë në zgjedhjet lokale sipas të gjithë kritereve dhe parametrave, për shkak se LSDM ndërton koalicion në bazë të ofertës së qartë, konkrete dhe të realizueshme, thotë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai ka thënë se LSDM ka bashkëpunim të shkëlqyer si koalicion parazgjedhor me  BDI-në, Lëvizjen BESA dhe me PDSH-në.

“Besoj në një fitore të madhe të koalicionit tonë, sepse është i qëndrueshëm dhe unike. Do t’i besojmë dhe do t’i japim mbështetjen njëri -tjetrit, besojmë se në këtë mënyrë do t’u shërbejmë qytetarëve shumë më mirë, sepse jemi gjithashtu një qeveri qendrore, ndërsa komuniteti i reflektuar në nivelin lokal do të ketë më shumë kapacitet për t’u përballur më lehtë me sfidat dhe të zbatojë sa më shumë projekte në të ardhmen”, është shprehur kryeministri Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm kolicionin e partive në pushtet për zgjedhjet lokale. Ky koalicion sipas tij është koalicion  shumë i dobishme për palët.

“Është interesi i BDI që në ato vende ku nuk mund të fitojmë të mbështesim partnerin, por me marrëveshje lokale. Ne në Shkup nuk mund ta fitojmë kryetarin dhe mbështesim kandidatin e partnerit, ashtu siç nuk mundet që në Tetovë të fitojë partneri. Mendoj që kjo është një zgjidhje e mirë”, ka thënë Ahmeti.

dw

Gabriel Escobar pritet të zëvendësojë Matthew Palmerin

Gabriel Escobar.Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar javën e ardhshme pritet të marrë detyrën e Zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ky lajm është konfirmuar për agjencinë e lajmeve serbe, Beta nga Ambasada amerikane në Beograd.

Deri më tani këtë post e ka mbajtur Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor.

Kush është Gabriel Escobar?

Gabriel Escobar në gusht të vitit 2019 u emërua në postin e zëvendësshefit të misionit në Ambasadën amerikane në Beograd. Më herët, ai kishte shërbyer si i ngarkuar me punë në këtë ambasadë.

Nga viti 1998 deri më 2001, Gabriel përfundoi katër turne radhazi në ish-Jugosllavi, ku ka shërbyer edhe si shef i stafit në Zyrën e përfaqësuesit të lartë në Banja Llukë të Bosnje e Hercegovinës, shef i degës së ambasadës në Banja Llukë, zëvendësdrejtor i ekipit të Zyrës ndërlidhëse diplomatike të SHBA-së në Podgoricë dhe më 2001, pak pasi u rihap ambasada në Beograd ka shërbyer si shef i njësisë politike në Ambasadën amerikane.

Ndërkaq, në Byronë për Çështje Evropiane, Gabriel ka shërbyer si këshilltar për çështje politike dhe ekonomike në ambasadën në Lisbonë, zëvendëskëshilltar politik në Romë dhe zyrtar ushtarak politik në Pragë si dhe zëvendëskonsull në Moskë.

Gabriel, një diplomat karriere, është nderuar gjashtë herë nga Departamenti amerikan i Shtetit me Çmimin e Lartë të Nderit dhe një herë me Çmimin për Merita të Larta. Ai po ashtu është nderuar nga DASH-i për Çmimin për Shërbimin Civil si dhe ka marrë Çmimin për Shërbim Ushtarak.

Po ashtu ai ka mbajtur pozita të larta në Ambsadën amerikane në Bagdad, në La Paz, Peshavar si dhe ka qenë udhëheqës i ekipit amerikan për rindërtim në Kirkuk të Irakut.

Gabriel ka diplomuar në Universitetin Colombia në Nju Jork dhe flet gjuhën spanjolle, ruse, italiane, serbe, çeke dhe portugeze.

rel

TË GJITHA MASAT E REJA QË HYJNË NË FUQI SOT NË KOSOVË

qeveriaQeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.

Nga sot, policët pritet të punojnë 12 orë, ndërsa shkurtohet orari i gastronomisë.

Këto janë të gjitha masat të dërguara nga zyra për media e ZKM-së:

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; 2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës  2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë] 5.

Nga data 30 gusht deri me datë 12 shtator 2021, në institucionet publike dhe private, obligohet që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial udhëzohet të punojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

6. Punëdhënësit publik dhe privat obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.

7. Punëdhënësit publik dhe privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit, kur kjo të jetë e mundur.

8. Nga data 13 shtator 2021, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

9. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një person përgjegjës, i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

10. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

11. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

12. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

13. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

14. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

15. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë. 16. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

17. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

17.4 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohëshme sipas pikës 19, për shkak të ngjarjes së rëndësisë së veçantë.

18. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

19. Ministri i Shëndetësisë mundet që për për ngjarje të rëndësisë së veçantë, të lëshojë lejë të veçantë, sipas së cilës lejohet vetëm për nevoja të kësaj ngjarje, që kufizimi i qarkullimit të zgjatet përkohësisht për një kategori të caktuar të personave.

Dh. [Institucionet e arsimit]

20. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar pezullohet deri me datë 13 shtator 2021.

21.Përjashtimisht nga pika 20, institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor vazhdojnë aktivitetin sipas udhëzuesit përkatës. 22.

Nga data 13 shtator 2021, stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni arsimor sipas pikës 21, është i obliguar të caktojë një person përgjegjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

24. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve. E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

25. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.. F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

26. Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime, ngjarje kulturore). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave. 26.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

27. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

28. Pavarësisht pikës 26 dhe 27, për koncerte dhe festivale vlen pika 31.

29. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

30. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

31. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gj. [Gastronomia]

32. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

34. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

35. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokalave të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

35.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

35.2 Ndërsa paguan porosinë;

35.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

35.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

36. Në rastet nga pika 35.1 deri 35.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën. 37. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.

38. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

39. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

40. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

41. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

42. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

43. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

44. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

45. Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

I. [Puna me palë]

46. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave. J. [Transporti publik]

47. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

48. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

49. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë. K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

50. Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.

51. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet. L. [Sporti dhe rekreacioni]

52. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

53. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

54. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.

55. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 10 % të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

56. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

57. Organizatorët e garës janë të obliguar caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

58. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

59. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

60. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

61. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit. Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

62. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

62.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

62.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

62.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

62.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

62.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

62.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

62.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

62.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

62.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

62.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

63. Udhëzuesit nga pika 62 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

64. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi. M. [Zbatimi]

65. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

66. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

67. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

68. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

69. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

70. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. N.[Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/27]

71. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/27 i datës 18.08.2021. Nj.

[Hyrja në fuqi]

72. Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

rtk

 

KOSOVA PRITET TË HIQET NGA LISTA E “VENDEVE TË SIGURTA” TË BE-SË

Bashkimi Evropian nga sot pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende.

Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut.

Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit.

BE i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Por, varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar rritje të mprehtë numrit të të infektuarve në javët e fundit.

Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimum 75 raste të reja në 100,000 banorë, në dy javët e fundit.

Shkalla e infeksionit në Kosovë është mbi këtë shifër.

Të dielën, Kosova ka shënuar ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.

Autoritetet konfirmuan vdekjen e 36 personave në 24 orë, ndërsa raportuan edhe për mbi 1,600 raste të reja pozitive.

rtk

Ora policore në 23:00/ Masat e reja antiCovid në vend: Vaksinimi me detyrim për këto kategori, 3 kushte kush hyn në Shqipëri

May be an image of text that says 'PERDITÄSIMI I SITUATES SẼ COVID -19 NỀ SHQIPERI 30 GUSHT 2021 RASTE Të REJA DITORE 486 Të SHERUAR NE 24 ORE Te SHTRUAR NỀ SPITALE 207 24 97 HUMBJE JETE NỀ 24 ORE TESTIME DITORE 3 RASTE POZITIVE 4,532 145,333 145, Të SHERUAR AKTIVE 133,332 HUMBJE JETE 9,506 2,495'Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për tu njohur me situatën e epidemisë në vend.

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid dhe shtimit të humbjeve të jetëve, komiteti na ka njohur edhe masat e reja AntiCovid që do të hyjnë në fuqi nga data 1 shtator.

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.

Shtatori duke qenë muaji i hapur, arsimtarët dhe studentët të vaksinohen dhe deri më 30 shtator të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Pas kësaj date, ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të paraqesin vazhdimisht testin PCR.

Pasagjerët duhet të mbajnë me rigorozitet maskën, mbetet në fuqi moslejimi i familjarëve për personat që janë të shtruar. Për çdo neglizhencë të maskës, do të vijojë ndëshkimi, gjobë 3000 lekë për herë të parë dhe 5000 lekë kur përsëritet. Për bizneset, moszbatimi i protokollet shkon nga 100 mijë – 700 mijë lekë.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga Ministria e Shëndetësisë.

Top Channel

SHBA-ja i dhuron FSK-së automjete ushtarake

Automjetet e tipit ASV të dhuruara nga SHBA-ja, shihen në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë më 30 gusht 2021. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka pranuar 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto pajisje ushtarake, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndihmojnë FSK-në që të ngrehë kapacitetet e saj për ruajtjen e garantimin e paqes.

Osmani tha se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë.

“Këto pajisje do t’iu ndihmojnë juve edhe më tej që të zhvilloni kapacitetet tuaja, të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, mbështetur në misionin dhe mandatin tuaj të ri. Këto do të ndikojnë që aftësitë operacionale të FSK-së të rriten dukshëm si dhe që ushtria jonë të jetë plotësisht ndërvepruese me partnerët tonë, sidomos me SHBA-në, duke ndikuar që së bashku me ta të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajon, por në gjithë botën”, tha Osmani gjatë ceremonisë së pranimit të këtyre automjeteve.

Osmani tha se shpreson se faza tjetër e tranzicionit të FSK-së të përfshijë edhe pajisjen me helikopterë.

Presidentja Osmani tha se FSK-ja është e përkushtuar që të përfundojë sa më shpejt fazën e trancizionit dhe se në këtë sipas saj, kontribut të madh janë duke dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se donacioni amerikan prej 55 automjetesh do t’i shërbejë FSK-së që të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit dhe rajon dhe më gjerë.

“Në do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes, të përditësojmë kornizën ligjore dhe të ndërtojmë kapacitete operacionale të FSK-së në atë drejtim që të jenë të përputhshme dhe të ndërveprueshme me NATO-n, dhe me qëllim përafrimin dhe anëtarësimin në këtë organizatë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Automjetet që Qeveria amerikane i ka dhuruar FSK-së janë të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Prodhimi i këtyre automjeteve ushtarake ka filluar në vitet e 90-ta dhe ato përdoren gjerësisht në ushtrinë amerikane.

Kohë më parë, Kosova kishte blerë 51 automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja. Në vitin 2018 ishte nënshkruar kontrata ndërmjet kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e dy dronëve për nevoja të FSK-së në vlerë rreth 11 milionë euro.

Automjete ushtarake po ashtu janë blerë nga Turqia. Javë më parë, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara nga shteti i Turqisë.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes patën deklaruar se blerja e automjeteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës është pjesë e procesit të tranzicionit të kësaj force në ushtri të ardhshme të Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ndryshoi mandatin e FSK-së dhe në bazë të ndryshimeve ligjore, parashihet që kjo forcë në një periudhë prej 10 vjetësh të ketë kapacitete të plota ushtarake.

Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

rel

Kosova ashpërson masat anti-covid – rikthehet ora policore

Serbien Kursumlija | Coronakrise: Bewohner werden geimpftMasat e reja anti-covid përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si dhe paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për t’u lejuar të hyjnë në vendet e punës nga punonjësit e sektorit publik.

Situata epidemiologjike në Kosovë është rënduar shumë dhe për pasojë qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë kufizimin e lirisë së lëvizjes. Masat do të jenë në fuqi nga data 28.08. deri më 13.09. Po ashtu qeveria vendosi që viti i ri shkollor që parashikohet të fillojë më 1 shtator, të shtyhet për dy javë deri më 13 shtator. Grupmoshat e reja sipas autoriteteve të shëndetësisë janë bërë së fundmi shpërndarës të virusit. Në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë ku u vendos për ashpërsimin e masave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se “situata paraqet një ngritje e madhe të rasteve të infektimit me COVID-19”.

Masat e reja anti-covid përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me një orë, pra deri në orën 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë vetëm me stafin e domosdoshëm deri më 13 shtator. Pas kësaj date punonjësit e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’u lejohet hyrja në vendet e punës. Për shkak se akoma ka hezitim për vaksinim, kjo masë sipas ministrit Vitia “gradualisht do të përfshijë edhe sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon, ndonëse akoma ka hezitim në masë për marrjen e vaksinës. Megjithatë sipas kryeministrit Albin Kurti, “pavarësisht se Kosova nisi e fundit në rajon fushatën e vaksinimit, ky proces po shkon mire” dhe sipas tij, deri më 6 shtator pritet që në vend të arrijnë edhe 650.000 doza vaksine.

Kurse ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se “me ritmin aktual të vaksinimit, deri në fund të vitit Kosova synon të arrijë shkallën e vaksinimit 60 për qind të popullsisë.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi na mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë se disa vende, përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve efekti mbrojtës i vaksinave duke se është 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Prandaj ne si qeveri qysh tashmë jemi bërë gati për të siguruar dhe negociuar edhe dozën e tretë që të jemi të gatshëm, nëse paraqitet nevoja”, tha ministri Vitia.

Javëve të fundit situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar në Kosovë. Vetëm javën e fundit u regjistruan 107 viktima dhe 13.475 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, pasi varianti Delta i virusit korona po përhapet me shpejtësi dhe po shënohet dhe rritje e shpejtë e rasteve pozitive me këtë virus.

dw

IKSHPK: Prej 11017 testimeve, kemi 1630 qytetarë pozitiv, 36 viktima dhe 816 persona te shëruar.

May be an image of text that says 'Ministria Shöndetesise Ministarstva Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E DIEL 29.08.2021 Të vaksinuar brenda 24 orëve Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë Numri totali dozave të administruara 11.458 538.766 E DIEL 269.312 எம் 808.078 29.08.2021 Numri testimeve 11.017 Raste pozitive 1.630 Të sheruar 816 Rastet evdekjes 36 Rastet aktive 26.575'Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.
Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës.
Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Covid 19: prej 4618 testeve, kemi 674 raste të reja, 27 viktima dhe 403 persona të shëruar – rastet aktive Shkupi 5348, Tetova 2130, Gostivari 1330, Kumanova 898, Strumica 714, Kërçova 642, Struga 517, Ohri 420, Manastiri 263, Dibra 229…

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4618 teste dhe 674 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 253(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 105(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 44(111.252 banorë)
  • Kumanovë – 36(me 109.228 banorë)
  • Strumica – 32(me 57.175 banorë)
  • Kërçovë – 26(me 56.937 banorë)
  • Prilep – 24(me 75.132 banorë)
  • Dibër – 19(me 20.863 banorë)
  • Manastir – 18(me 91.983 banorë)
  • Shtip – 16(me 43.625 banorë)
  • Sveti Nikollë – 14(me 17.683 banorë)
  • Strugë – 13(me 65.801 banorë)
  • Veles –12(me  54.384 banorë)
  • Ohër- 12(51.591 banorë)
  • Kavadarci – 12(me 38.741 banorë)
  • Resnje – 7(me 16.313 banorë)
  • Gjevgjeli – 5(me 22.706 banorë)
  • Kratovë – 5(me 9.376 banorë)
  • Koçani – 5(me 37.758 banorë)
  • Negotinë – 3(me  19.327 banorë)
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Makedonski Brod – 1(me  6.166 banorë)
  • Bogdanci– 1(me 8.178 banorë)…

Kanë ndërruar jetë 27 persona:  7 persona të vdekur nga Tetova (49, 69, 71, 74, 74, 81 dhe 89 vjeç), 6 të vdekur nga Gostivari (37, 65, 71, 72, 74 dhe 76 vjeç), 5 të vdekur nga Shkupi (49, 60, 68, 78 dhe 87 vjeç), 2 persona të vdekur nga Dibra (49 dhe 61 vjeç), Sveti Nikolla (58 dhe 73 vjeç) dhe Struga (36 dhe 77 vjeç), dhe nga një te vdekur nga Kumanova (63 vjeç), Strumica (56 vjeç) dhe Velesi (69 vjeç)

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 403 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.149.699 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 175.330, numri i pacientëve të shëruar është 155.101, numri i vdekjeve është 5.869 dhe numri i rasteve aktive është 14.360.

Gjermania arrin kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

Coronavirus - Impfung beim Kinder- und JugendarztMinistria e Shëndetësisë në Gjermani e publikoi shifrën të shtunën. Më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit.

Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë vetë në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Njoftimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani të shtunën. Kurse 65% ose 54 milionë vetë janë vaksinuar të paktën një herë.

Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë. “Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter.

 

la/ag

Shqipëri: Mbërrin grupi i dytë dhe i tretë me qytetarë afganë nga Kabuli

Një grup i dytë prej 95 qytetarësh afganë sapo mbërritën në Shqipëri para mesnatës të të shtunës me një fluturim të drejtpërdrejtë nga aeroporti i Kabulit. Midis tyre janë edhe dy foshnje.

Ashtu si edhe grupi i parë mbrëmë me 121 persona, edhe ky grup i dytë përbëhet nga veprimtarë të shoqërisë civile, pjesë e fondacioneve humanitare, që kanë punuar këto vite në Afganistan.

Edhe ky grup i dytë u prit në aeroport nga ministrja e punëve të jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Ky është fluturimi i dytë drejt Shqipërisë, që sjell shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna e talebanëve në Afganistan.

Sipas ministres së jashtme, Olta Xhaçka, e cila po koordinon përpjekjet e Shqipërisë në ndihmën për afganët e shpërngulur, “derisa të lirohen strukturat hoteliere nga piku i sezonit turistik, grupet e tjera të afganëve, që do të vijnë në vazhdim, do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”.

Pak kohë pas avionit të dytë mbërriti edhe një grup i tretë me 60 qytetarë afganë me një avion, që erdhi nga Doha.

Ata i priti në aeroport kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Grupi i parë i qytetarëve afganë nga Kabuli mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Janë 121 persona, kryesisht aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre një pjesë fëmijë si dhe 11 foshnja.

Ata tashmë janë strehuar përkohësisht në hotele të sigurtë pranë Durrësit.

Kryeministri Edi Rama i vizitoi qytetarët afganë, duke i garantuar për kushte normale jetese dhe sigurie, si dhe u shpërndau lodra fëmijëve.

Shqipëria u angazhua ndër të parat vende se do t’i bashkohej menjeherë përpjekjeve për të ndihmuar dhe strehuar përkohësisht shtetas afganë, të cilëve u rrezikohej jeta nga dhuna e talebanëve në atdheun e tyre.

Autoritetet pohuan në fillim se mund të merrnin disa qindra persona, por më pas shprehën gadishmërinë për deri në 4 mijë afganë të shpërngulur.

voa

Qendra Informative Shqiptare "Liria"