Biden: Dekadë vendimtare për planetin

BidenNë samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë presidenti amerikan u zotua për një angazhim të ri të guximshëm nga Shtetet e Bashkuara: një reduktim prej 50 deri në 52 për qind të emetimit të gazrave karbonike deri në vitin 2030, objektiv ky që e vendos Uashingtonin në rrugën e duhur drejt reduktimit në zero të emetimit deri në vitin 2050.

“Rruga që kemi përpara është shumë e qartë. A do të reagojmë, a do të bëjmë atë që është e nevojshme, a do ta shfrytëzojmë mundësinë që kemi para vetes, apo do të shohim gjeneratat e ardhshme teksa vuajnë. Kjo është dekada që do të përcaktojë përgjigjen. Shkenca është e qartë. Kemi vetëm një dritare të vogël para vetes, e cila po ngushtohet, për të rritur ambiciet dhe përmbushur detyrimin”, thotë Presidenti Biden.

Ndër çështjet kryesore në programin e konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën janë përfundimi i rregulloreve për mekanizmat e tregut të Marrëveshjes së Parisit dhe premtimet e paplotësuara nga vendet e pasura për të ndihmuar financiarisht vendet në zhvillim në luftën ndaj sfidave që lidhen me klimën.

Konferenca vjen në një kohë kur bota po përballet me një seri katastrofash natyrore, si përmbytje dhe zjarre, të shkaktuara nga ndryshimet e klimës.

“Ndryshimet e shpejta klimatike po alarmojnë botën mbi domosdëshmërinë e marrjes së masave, për të adresuar humbjet dhe dëmet dhe që ngrohja globale të mbahet në 1.5 gradë Celsius. Ne e dimë se kjo konferencë është shpresa jonë e vetme për ta arritur këtë. E di se kemi një program të paprecedent për të negociuar, por besoj se do të arrihen rezultate”, thtë Alok Sharma, president i konferencës.

Samiti për klimën pason takimin e udhëheqësve të G20-ës në Romë, ku përfaqësuesit e vendeve u pajtuan që të punojnë për arritjen e neutralitetit të karbonit nga mesi i shekullit dhe u zotuan që deri në fund të vitit të ndërpresin financimin e termocentraleve me qymyr në vende tëp tjera, por ata nuk ranë dakord për eliminimin graduale të qymyrit në vendet e tyre.

dw

Jon Bon Jovi anulloi koncertin pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

Jon Bon JoviMediat lokale në Majami raportuan se ylli i rrokut Jon Bon Jovi u detyrua të anulojë një koncert të shtunën disa minuta para se të dilte në skenë pasi doli pozitiv nga testimi për COVID-19.

Një stacion televiziv i Majamit tha se një zëdhënës i këngëtarit plotësisht të vaksinuar i tha audiencës të shtunën në mbrëmje se Bon Jovi kishte rezultuar pozitiv pasi ai dhe anëtarët e grupit të tij bënë testet e shpejta. Zëdhënësi tha se ylli i muzikës rock “ndihet mirë”, por se nuk do të luante në skenë dhe se ishte nisur për t’u çlodhur.

Grupi raportohet se ka qëndruar dhe ka luajtur për turmën pa këngëtarin kryesor.

Nuk pati asnjë fjalë nëse koncerti do të caktohej për t’u zhvilluar sërish në një datë tjetër.

Bon Jovi mori pjesë në fushatat e shërbimit publik vitin e kaluar duke inkurajuar njerëzit të mbajnë maska dhe të praktikojnë distancimin shoqëror.

Më herët të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se më shumë se 5 milionë vdekje nga COVID-19 ishte “një turp global” dhe një kujtesë se shumica e botës po “dështon” nga pabarazia e vaksinave.

Mbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19-ës. Qendra që monitoron dhe informon publikun mbi situatën lidhur me pandeminë, në universitetin “John Hopkins”, e njoftoi shifrën e zymtë ditën e hënë.

Vetëm disa muaj më parë, në qershor, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë së koronavirusit arriti në 4 milionë.

Shifra e re vjen ndërsa disa vende vazhdojnë të hasin vështirësi në sigurimin e vaksinave, në një kohë kur një pjesë ka nisur të vaksinojë popullsinë me dozën përforcuese.

Në një letër të hapur, drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të Grupit të Njëzetëshes, që u takuan në Romë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vinte theksin tek pabarazia në shpërndarjen e vaksinave mes vendeve të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta.

Hendeku aktual demonstron një mospërfillje për jetën e më të varfërve dhe më të pambrojturve në botë“, thuhej në deklaratë.

Për çdo 100 persona në vendet me të ardhura të larta, janë ofruar 133 doza vaksinash, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta, vetëm 4 doza për 100 persona”.

Në letrën e OBSH-së thuhej se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave po merr çdo ditë jetë njerëzish dhe vazhdon të rrezikojë të gjithë.

Historia dhe shkenca e bëjnë të qartë: veprimi i koordinuar me qasje të barabartë në burimet e shëndetit publik është mënyra e vetme për t’u përballuar me plagë globale të shëndetit publik si COVID-19. Ne kemi nevojë për një shtytje të fortë e kolektive për të shpëtuar jetë, për të zvogëluar vuajtjet, si dhe për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme globale”, thuhet më tej në deklaratën e OBSH-së.

voa

Partitë e koalicionit nuk e pranojnë dorëheqjen e Zaevit

zaevPartitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut nuk e pranojnë dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev, të cilën e bëri të ditur të dielën (31 tetor) në mbrëmje pas disfatës së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të Lëvizjes Besa, të PDSH-së, dhe partitë tjera më të vogla maqedonase, thanë pas një takimi të realizuar të hënën pasdite se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian.

Mazhoranca është stabile dhe se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, thanë ata.

“Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë për vazhdueshmërinë e politikave aktuale në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave, në aspektin e sigurisë dhe siguruam edhe vetë kryeministrin Zaev se, ne partnerët tjerë jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së.

Edhe lëvizja BESA, që fitoi BDI-në në Tetovë që është komuna më të madhe e banuar me shqiptarë, doli kundër dorëheqjes së Zaevit

“Nga takimi u dakorduam se në këtë situatë, në këtë pozicion politik në të cilin gjendet shteti zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësore dhe të sigurisë”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.

Pas takimit, kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev nuk është prononcuar për mediat.

Partia e tij Lidhja Social Demokrate pësoi disfatë të thellë nga VMRO DPMNE-ja opozitarë në dy raundet zgjedhore më 17 dhe 31 tetor.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO DPMNE-aj ka fituar 41 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal. LSDM-ja ka fituar 16 komuna, BDI-ja dhjetë komuna, Lëvizja BESA dy komuna, Aleanca për Shqiptarët gjithashtu dy komuna, ndërsa partitë tjera nga një komunë.

“Unë marr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta dhe paraqes dorëheqjen edhe nga posti i kryeministrit, sikur edhe nga posti i kryetarit të partisë. Nuk mendoj se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të qëndroj këtu gjatë kësaj periudhe për të organizuar një Qeveri të re me një shumicë progresive që mund edhe të zgjerohet”, ka deklaruar Zaev duke pranuat disfatën në zgjedhje.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, tha më herët se “Zaev duhet ta pranojë realitetin, të pranojë mesazhin e popullit dhe të largohet”.

“Ne dëshmuan se edhe përkundër dallimeve mund të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët, për një Maqedoni pa korrupsion dhe e cila do të ec përpara, për një Maqedoni të integruar në Bashkimin Evropian. Këtë mund ta bëjë një bllok i bashkuar opozitar që tashmë është realitet dhe që do të sjell një fitore bindshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Mickovski.

rel

Sputnik dhe Astrazeneca nuk kombinohen! Ja kur duhet ta bëni dozën përforcuese në varësi të vaksinës që keni marrë

VakcinaNë 1 nëntor në Shqipëri nisi vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës së covid, por ecuria e procesit nuk ka qenë njësoj kudo.

Në Tiranë nuk ka nisur ende vaksinimi me dozën e tretë, pasi udhëzimi për procesin u ka shkuar me vonesë mjekëve.

Nga vaksinimi me dozën e tretë përfshihet popullsia 60 vjeç+ dhe po kështu fëmijë 12-16 me diagnoza, dhe 16 e lart por me lejen e prindërve.

Udhëzimi ishte bërë gati më herët por u ka mbërritur me shumë vonesë nëpër qendra shëndetësore , raportoi gazetarja e Top Channel Alma Demiraj, e cila ka kontaktuar disa mjekë që i kanë thënë se vetëm sot e kanë pasur udhëzimin në tavolinën e tyre.

E megjithatë vaksinimi me dozën e tretë , ashtu si vaksinimi në total është një proces i cili do të koordinohet nga mjeku i familjes.

Demiraj raportoi se pas një intervsite që pati me Silva Binon, ajo i shpjegoi se: personat që janë vaksinuar me dy doza coronavac, mund të vaksinohen me çfarëdo lloj doze vaksine tjetër.

Po ashtu do vaksinohen të parët ata që kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë , por ata që kanë probleme shëndetësore, të cilët do të njoftohen nga mjeku.

Ata që kanë kryer astrazeneca mund të bëjnë cilën vaksinë të duan pas 6 muajsh, por jo sputnik. E njëjta gjë që vlen edhe për ata që kanë bërë sputnik.

Pra këto dy vaksina nuk mund të kombinohen.
Ndërsa ata që kanë bërë Pfizer, mund të bëjnë çfarëdo lloj vaksine.

Ata që kanë bërë coronavac mund ta bëjnë dhe për 4 muaj, ndërkohë vlen të theksohet se ata që kanë pasur efekte anësore duhet të flasin paraprakisht me mjekun e familjes.

Ndërkohë për fëmijët me diagnoza duhet marrë miratimi nga mjeku pediatër.

Top Channel

Konferenca Botërore për Klimën: “Duhet të veprojmë tani”

KlimaNë Konferencën Botërore të Klimës që po zhvillohet në Glasgou të hënën vështrimi drejtohet tek takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Sinjalet para konsultimeve nuk kanë qenë shumë shpresëdhënëse.

“Ora është një 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, kërkon kryeministri i vendit mikpritës, Boris Johnson, sipas fragmenteve të publikuara para fjalimit të tij në Konferencën Botërore të Klimës, (COP26) në Glasgoun britanik. Njerëzimi për një kohë të gjatë ka luajtur me kohën për sa i përket klimës. Në listën e atyre që do të marrin fjalën në Glasgou krahas kryeministrit britanik, është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, presidenti amerikan, Joe Biden, ai francez, Emmanuel Macron dhe krerë të BE. Për Gjermaninë kancelarja Merkel do të japë një statement përmes videos në këtë konferencë. Në këtë konferencë mungojnë dy presidentë të dy vendeve që janë emetues të mëdhenj të gazrave karbonikë, presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin. Me shumë interes pritet të hënën, nëse presidenti i Indisë, Narendra Modi do të bëjë të ditur objektiva ambiciozë të klimës për vendin e tij, kjo mund të rrisë presionin ndaj Kinës.

Jo sinjal i fortë nga Roma

Fundjavën që kaloi në takimin e 20 vendeve më të industrializuara në Romë, vende përgjegjëse për një pjesë të madhe te emetimeve dëmtuese për klimën, u arrit vetëm një konsensus minimal: Vërtet që u përforcua premtimi për kufizimin e ngrohjes globale mundësisht në 1,5 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale, por nuk u dha një datë e caktuar për këtë.

Edhe në drejtim të mosemetimit të CO2-it nuk pati një ujdi mes shteveve të G20-s. Sipas deklaratës së samitit, ky objektiv duhet të arrihet “deri në mesin apo fundin e shekullit”. Në samit pati shumë kundërshtime nga vendet në ekspansion dhe shtetet me prodhim të madh të energjisë nga lëndët fosile.

Aktivistët e klimës i kritikuar rezultatet e samitit si të pamjaftueshme. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tregua i pakënaqur. “Po largohem nga Roma me shpresa të papërmbushura, por të paktën ato nuk janë varrosur”, shkroi Guterres në twitter. Kurse kryeministri britanik, Boris Johnson u shpreh, se “nëse dështon Glasgou, dështon e gjitha.”

 

Gjermania dëshiron të jetë urëndërtuese

Ministrja gjermane e Mjedisit në detyrë, Svenja Schulze e shikon Gjermaninë në Konferencën Botërore të Klimës në rolin e një urëndërtueseje. “Ne kemi ekspertizën, përvojën, dhe bazën e një përvoje, që mund të bëjë të mundur progresin në konferenca të tilla”, tha Schulze për gazetën gjermane “Rheinische Post”. Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera në luftë kundër ndryshimit të klimës financiarisht dhe me përvojën e saj. Schulze thekson, se Gjermania në këtë konferencë shkon me një objektiv shumë të fortë dhe ligjërisht të detyrueshëm në këtë konferencë. “Ne duam të jemi neutral ndaj klimës në vitin 2045, pra pesë vite më herët se BE.”

 

Në hapjen e konferencës COP26 në Glasgou, e ngarkuara e OKB-së për klimën, Patricia Espinoza u shpreh të dielën, se “nëse vazhdohet edhe më tej kështu”, në drejtim të emetimit të gazrave karbonikë, kjo do të thotë “investim në shuarjen tonë”. Kreu i presidencës britanike të COP26, Alok Sharma tha se dritarja për arritjen e objektivit të kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë po mbyllet. “Kjo konferencë ndërkombëtare duhet të ofrojë zgjidhje.”

Përgjysmim i emetimeve

Sipas ekspertëve, objektivi i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë mund të arrihet vetëm atëherë, nëse përgjysmohen emetimet botërore të gazit karbonik CO2 në fund të këtij dhjetëvjeçari, dhe më së voni bota në vitin 2050 është neutrale ndaj klimës. Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara, Toka po shkon drejt një ngrohjeje globale në 2,7 gradë në këtë shekull.

la/wa/sti (afp, dpa, epd)

Asociacioni: Përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë

Osmani VucicPresidenti Vuçiq pret përgjigje nga BE lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po përplas sërish Kosovën dhe Serbinë me pasojë të mundshme ngecjen edhe më tej të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ishte deklarata e fundit e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që nxiti reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Për një televizion lokal kanal10, Vjosa Osmani tha se “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb. Një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je.” Sipas saj, Serbia vazhdimisht po rrezikon stabilitetin rajonal. 

Osmani: Serbia nuk ka interes për marrëveshje finale me Kosovën

Për presidenten e Kosovës Serbia me Rusinë “rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rus në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.” Ajo ka shprehur mosbesim ndaj qëndrimit serb. “Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale më Kosovën”.

“Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave'”, ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të, ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, ka thënë presidentja Osmani. 

Vuçiq pret reagim nga BE pas deklaratave të Osmanit

Pas deklaratave të Osmanit ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se ai pret përgjigje dhe reagim nga BE-ja lidhur me deklaratën e Osmanit, sipas së cilës “Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.

“Kjo është çështje për BE-në. Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiq, duke shtuar se ”refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit flet më shumë për Prishtinën sesa për Beogradin”.

Krizë e re?

Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq reagoi pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani: Përmes një komunikate për medie, ai  tha se “Vjosa Osmani, po përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”. “Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviq.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka kërcënuar, se “nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”. Lista Srpska ka 10 deputetë në kuvendin e Kosovës dhe është pjesë e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Vetë kryeministri Kurti në një konferencë për medie pas miratimit të buxhetit, tha se një takim i radhës ndërmjet tij me  presidentin e Serbisë Vuçiq, varet nga lehtësuesit e dialogut, përkatësisht BE-ja. “Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona, ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë, por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarit të tij MiroslavLajçak: Pa Asociacionin e Komunave Serbe nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbiçak”, tha Kurti.

Marrëveshja e themelimit të Asociacionit

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, patën arritur dhe nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dy vjet më vonë të dyja vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi, se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe debatohet prej kohësh në Kosovë. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, EPIK, ka thënë për DW në një intervistë të fundit, se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. “Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marrë Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare.”

Sipas analisitit Demush Shasha çdo dështim për jetësimin obligimeve ndërkombëtare do të ketë pasoja në reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës. Ai kërkon nga politika që të kuptojë, se “vendimet nuk mund të merren nga asnjë mazhorancë momentale, por çdo herë duhet të reflektojnë vullnetin konsensual të spektrit politik. Një qasje e tillë çdo herë siguron vazhdimësinë e respektimit të obligimeve tona ndërkombëtare. Në fakt një gjë e tillë është edhe kërkesë kushtetutese, sipas nenit 18.1”.

Ngritja e Asociacionit do mbetet si temë ende në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë Shasha. Ai beson, se “kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.

dw

Mbi 5 milionë të vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

covidMbi 5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19-ës. Qendra që monitoron dhe informon publikun mbi situatën lidhur me pandeminë, në universitetin “John Hopkins”, e njoftoi shifrën e zymtë ditën e hënë.

Vetëm disa muaj më parë, në qershor, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë së koronavirusit arriti në 4 milionë.

Shifra e re vjen ndërsa disa vende vazhdojnë të hasin vështirësi në sigurimin e vaksinave, në një kohë kur një pjesë ka nisur të vaksinojë popullsinë me dozën përforcuese.

Në një letër të hapur, drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të Grupit të Njëzetëshes, që u takuan në Romë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vinte theksin tek pabarazia në shpërndarjen e vaksinave mes vendeve të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta.

Hendeku aktual demonstron një mospërfillje për jetën e më të varfërve dhe më të pambrojturve në botë“, thuhej në deklaratë.

Për çdo 100 persona në vendet me të ardhura të larta, janë ofruar 133 doza vaksinash, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta, vetëm 4 doza për 100 persona”.

Në letrën e OBSH-së thuhej se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave po merr çdo ditë jetë njerëzish dhe vazhdon të rrezikojë të gjithë.

Historia dhe shkenca e bëjnë të qartë: veprimi i koordinuar me qasje të barabartë në burimet e shëndetit publik është mënyra e vetme për t’u përballuar me plagë globale të shëndetit publik si COVID-19. Ne kemi nevojë për një shtytje të fortë e kolektive për të shpëtuar jetë, për të zvogëluar vuajtjet, si dhe për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme globale”, thuhet më tej në deklaratën e OBSH-së.

voa