ARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR PËR VRASJEN E TREFISHTË NË GLLOGJAN

prokuroria e ksPolicia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Lajmi është bërë i ditur përmes një konference për media të thirrur nga Prokuroria e Shtetit.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, potencoi Kurtmehaj.

Më 26 nëntor në sulmin ndaj një autobusi të linjës Gjakovë-Deçan mbetën të vdekur 3 persona, dy nxënës dhe shoferi.

rtk

Mohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandar Vulin

VulinBE, SHBA e Kosova kanë reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili masakrën e vitit 1999 në Reçak të Kosovës, e cilësoi “gënjeshtër të madhe dhe fabrikim të jashtëzakonshëm”.

Mohimi i masakrës së Reçakut nga zyrtarë të qeverisë së Serbisë ka nxitur reagime të ashpra  në Kosovë dhe tek autoritetet ndërkombëtare, të cilët janë kundërpërgjigjur duke thënë, se masakra e Recakut është një mizori e dokumentuar mirë. Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili masakrën e Reçakut e quajti “gënjeshtër” erdhi menjëherë reagimi i zëdhënësit të përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili theksoi, se “masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999-n”. “Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Peter Stano.

Reagime ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”, thuhet në një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thekson DASH.

Deklarata e ministrit të Brendshëm serb

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin një ditë më parë masakrën e Reçakut, e quajti “gënjeshtër”, ndërsa vrasjen e civilëve shqiptarë si “falsifikim”. Këtë deklaratë Vulin e bëri në një lokacion afër qytetit jugor serb të Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak. Siҫ tha Vulin “pretendimi për masakrën është fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Osmani: Vulin përpiqet të ndryshojë faktet historike

Ndaj këtyre deklaratave reagoi ashpër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një deklaratë për medie, ku theksohet, tha se “mohimi nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”. Presidentja Osmani tha se Aleksandër Vulin, “me propagandë po përpiqet t’i ndryshojë faktet historike”.

“Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vulinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, deklaroi presidentja Osmani. Sipas Osmanit, “e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagandë e Vulinit dhe bashkëmendimtarëve të tij”.

“Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë”, vazhdon në reagimin e  saj presidentja Osmani.

Reagon edhe diplomati Walker që vizitoi i pari Reçakun

Reagim pati edhe nga ish-diplomati amerikan, William Walker, i cili ishte i pari që vizitoi vendin ku ndodhi masakra në janar të vitit 1999. William Walker, që në atë kohë kryesonte misionin vëzhgues të OSBE-së, u shpreh, se “përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë”.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi”, deklaroi Walker. Në vitin 1999 William Walker pas vizitës në vendin e masakrës mbajti një konferencë në Prishtinë, ku për herë të parë deklaroi se “ajo që kishte parë, ishte një krim i rëndë kundër njerëzimit”.

Pas gjithë këtyre reagimeve ridoli me një deklaratë për medie shfaq ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandër Vulin. Të shtunën (11.12.), ai reagoi ndaj kritikave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së lidhur me deklaratat e tij për masakrën e Reçakut në Kosovë. Sipas Vulin, “asgjë nuk mund të bëhet që e vërteta për Reçakun të mos bëhet e dukshme dhe e dëshmuar”.

“Të mëdhenjtë po zemërohen me serbët, të cilët nuk frikësohen të thonë të vërtetën, sidomos të vërtetën e cila tregon se sa të mëdhenjtë ishin të vegjël para popullit tonë. Filmat nga Kosharja, Pashtriku, Reçaku i xhiruam që zemërimi i fuqive të mëdha dhe frika e disa serbëve të mos e vrasin të vërtetën”, deklaroi  Vulin në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Vulin tha se “është krenar që është pjesë e luftës për të vërtetën”. “Jam i gatshëm që për këtë të paguaj çmimin edhe politik edhe personal. Koka ime është çmim i vogël për të drejtën e serbëve që për shkak të gënjeshtrave të të tjerëve të mos turpërohen para fëmijëve të vet”, tha Aleksandër Vulin.

Forcat policore e ushtarake serbe në Kosovë, më 15 janar 1999, vranë 45 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte edhe gra e fëmijë. Kjo masakër ishte momenti kryesor që solli vendimin e NATO-s për të filluar intervenimin ajror ushtarak ndaj Serbisë  për shkak të luftës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

voa

BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

KurtiI ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgjigjet,se Asociacioni nuk ka kaluar testin e kushtetutës.

 

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përplasi në Bruksel, kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku hapur ata shfaqen mospajtimet mes tyre. Asociacioni edhe pse nuk ishte përmendur të ishte pjesë e agjendës, u diskutua në Bruksel në takim të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku Kosovës iu kërkua që ta zbatojë marrëveshjen e Asociacionit.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe është arritur nga palët. Presim që marrëveshjet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht nga të dyja palët, sepse trajtimi i nevojave të komunitetit serb, është një element i rëndësishëm i procesit të normalizimit të marrëdhënieve”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë konferencës së përbashkët për medie me kryeministrin kosovar.

Kurti: Asociacioni nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Por kryeministri Kurti u përgjigj, se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. “Janë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradi gjithnjë e përmend vetëm një marrëveshje e cila nuk e ka kaluar sprovën në Gjykatën Kushtetuese. Mbaj mend se më 31 dhjetor të vitit 2015, kur Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi, vetëm Beogradi. Prandaj bisedimet duhet të kenë synim përfitimet e qytetarëve të të dyja vendeve”, tha kryeministri Kurti.

 

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi, nuk duhet të shihet si një proces që kënaq politikanët, por, që përfitojnë qytetarët. “Unë jam demokrat, prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jenë aty për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo fytyrën e një politikani tjetër, por për të ndihmuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Kam frikë se ky Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, është më shumë në shërbim të Beogradit sesa qytetarëve të varfër serbë të Kosovës, të cilëve unë u shërbej si kryeministër i republikës sonë”, tha kryeministri Kurti.

Borrell reagon

Kjo deklaratë  bëri që aty për aty të reagojë shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, i cili rikujtoi  Kurtit siҫ tha që “vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk e bën të pamundur  themelimin e Asociacionit”. “Më duhet të them se unë jam demokrat po ashtu dhe nuk jam këtu t’i shërbej asnjë politikani të cilësdo palë. Nuk pajtohem me ju që Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo u arrit nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe në pajtim me normat ndërkombëtare dhe në kuadër të bisedimeve. Më vjen keq kryeministër, por duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di se ka edhe marrëveshje të tjera, të cilat nuk janë zbatuar, por çështja e Asociacionit është shumë e rëndësishme”, e përsëriti Josep Borrell.

Asociacioni kthehet në pengesë për takimin Kurti-Vuçiq

 

Është pikërisht çështja e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe dhe mospajtimet e Kosovës dhe Serbisë rreth saj, që po pengon një takim të kërkuar nga BE, ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Beogradi këmbëngul që çështja e Asociaiconit të jetë tema kryesore e dialogut, ndërsa Prishtina kërkon që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe çështje tjera më të ngutshme. Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut me Serbinë ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. E ky i fundit deklaroi në Beograd se “Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën porse Prishtina është ajo, e cila nuk do që dialogu të vazhdojë”. “Ne duam, duam të arrijmë edhe marrëveshje për të zhdukurit porse Prishtina nuk e do këtë. Nuk dëshiron fare të diskutojë me ne”, tha  Vuçiq në Beograd.

Vetë kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell javë më parë paralajmëroi një takim të mundshëm Kurti Vuҫiq deri në fund të këtij viti, por si duket gjasat janë të vogla. “Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim, nëse kushtet nuk përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga i ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe nga puna e tij e palodhshme, nuk ka gatishmëri në këtë pikë. Mirëpo, ende s’ka përfunduar viti dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, tha Josep Borrell.

dw

Teknologjitë e reja në shërbim të uljes së dioksidit të karbonit në atmosferë

co2Një mori teknologjish të reja që mund të ndihmojnë në neutralizimin e çlirimit të dioksidit të karbonit në shkallë globale deri në vitin 2050 po shfaqen kohët e fundit dhe të gjitha kanë nevojë për investime. Qeveritë në mbarë botën duhet të vendosin se cila i përshtatet gjeografisë së tyre dhe sa mund të shpenzojnë për një teknologji të caktuar.

Në shtator, disa kompani energjitike që janë përpjekur të pastrojnëatmosferën nga karboni festuan disa arritje të rëndësishme.

Në Islandë, dy kompani hapën një nga impiantet më të mëdha të kapjes dhe magazinimit të dioksidit të karbonit.

“Kanë një kapacitet 4,000 tonë dioksid karboni që kapet në ajër çdo vit, çka është e jashtëzakonshme. Ne pastaj ua dorëzojmë këtë sasi partnerëve tanë nga Carbfix për ta injektuar nën tokë. Dhe dioksidi i karbonit atje mineralizohet, duke u kthyer në gur”, thotë Jan Wurzbacher, shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i kompanisë Climeworks.

Shkrirja, ashtu si kapja e drejtpërdrejtë e dioksidit të karbonit në ajër, është një tjetër zhvillim i ri potencial në energjinë alternative. Shkrirja është një mënyrë për të përftuar energji pa karbon bazuar në të njëjtat parime që ngrohin diellin.

Në Francë, një eksperiment gjigant i shkrirjes që përfshinte magnetin më të madh deri tani u realizua në Reaktorin Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear, ose ITER, një megaprojekt ndërkombëtar i kërkimit dhe inxhinierisë së shkrirjes bërthamore. Një hap i madh, thotë ITER ndaj objektivit të tij për të prodhuar energji elektrike pa një nënprodukt radioaktiv.

“ITER-i pritet të kushtojë 20 miliardë euro, pak a shumë, të ndërtohet. Tani për tani, Evropa po importon 1 miliard Euro naftë çdo ditë. Pra, tani ata paguajnë në thelb çdo tre javë shumën e një viti”, thotë Laban Coblentz, zëdhënësi i ITER-it.

Në fillim të këtij viti, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se angazhimet aktuale për klimën nga qeveritë

mund të mos arrijnë atë që kërkohet për t’i sjellë çlirimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë në zero deri në vitin 2050. Laura Diaz Anadon e Universitetit të Kembrixhit.

“Nëse nuk kemi energji elektrike të pastër, çlrimi i gazeve nuk do të bjerë. Pra përparësia duhet të jetë dekarbonizimi i sektorit të energjisë, dhe kjo do të thotë se burimet e rinovueshme, magazinimi dhe disa teknologji që mund të sigurojnë kapacitete të mëdha energjie do të jetë vërtet të rëndësishme”, thotë Prof. Laura Diaz Anadone e Universitetit të Kembrixhit.

Ajay Gambhir, një studiues i Institutit Grantham për Ndryshimet Klimatike në Kolegjin Imperial në Londër, thotë se ai beson se deri më tani, dy burime energjie kanë shënuar arritje.

“Fotovoltaikët diellorë dhe turbinat e erës po depërtojnë në sistemet e energjisë mjaft shpejt në të gjithë botën për momentin; kostoja e tyre po ulet jashtëzakonisht shpejt. Pra, ata po rezultojnë shumë premtues përsa i përket alternativave me karbon të ulët”, thotë ai.

Por sfidat mbeten kur bëhet fjalë për magazinimin e energjisë në planin afatgjatë.

“Kështu, për shembull, ne kemi bërë një përparim të madh në lidhje me koston dhe efektivitetin e baterive me litium. Gjatë 10 viteve të fundit, kostoja e baterive me litium është ulur me rreth 80, 85 për qind, kryesisht për shkak të përdorimit në tregun e automjeteve elektrike”, thotë zonja Anadon.

“Nuk ka aktualisht bateri që të jenë aq ekonomike ose të mëdha, për të plotësuar të gjitha nevojat për energji elektrike që u duhen vendeve gjatë muajve të dimrit, për shembull. E kam fjalën për kohëzgjatjen e ruajtjes së energjisë. Ne tashmë e kemi një gjë të tillë për sa i përket hidrocentraleve me pompa, por më pas kemi një sërë teknologjish të tjera që janë ose ekzistuese ose janë duke u zhvilluar. Hidrogjeni ka potencial të madh për t’u përdorur si rezervë energjie.”

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës 2021, ose COP26, do të mbahet në Nëntor në Glasgow, Skoci.

voa 

Spërkatësi I hundës, një alternativë për të parandaluar Covid-19

spreyNjë numër gjithnjë e më i madh kompanish po shtojnë provat klinike për spërkatësit e hundës si një mënyrë për të trajtuar COVID-19. Kompanitë bioteknike ndodhen nën trysni për të gjetur metoda alternative për të luftuar koronavirusin, në kushtet kur infeksionet po rriten, duke rikthyer kufizimet në disa qytete evropiane, dhe kur hezitimi mbi vaksinat vazhdon të jetë ende njëproblem.

Një laborator në Universitetin Queen Mary të Londrës përdoret për kërkime mbi sëmundjet më infektive, në këtë rast COVID-19.

Studiuesit kanë shpenzuar më shumë se një vit duke testuar në mënyrë të pavarur një alternativë, të krijuar nga kompania bioteknike Raphael Labs.

Kreu i kompanisë Raphael Labs, Rakesh Uppal është gjithashtu profesor i Kirurgjisë Kardiovaskulare në Barts dhe në Shkollën e Mjekësisë në Londër.

“Që virusi të hyjë në qelizë, duhet t’i nënshtrohet disa reaksioneve kimike shumë specifike. Ne kemi arritur të gjejmë një mënyrë për të manipuluar atë reaksion kimik, dhe të ndalojmë hyrjen e virusit. Nuk ka rëndësi se çfarë lloji është. E kam testuar kundër të gjitha viruseve shqetësuese, të gjitha mutacioneve shqetësuese dhe ka efikasitet të barabartë sepse është një zgjidhje me bazë kimike”.

I quajtur pHOXWELL, spërkatësi funksionon në një mënyrë krejt të ndryshme nga vaksinat. Uppal thotë se ai është më shumë si një pengesë për të marrë virusin sesa një vaksinë:

“Vaksina na lejon të gjenerojmë antitrupa në pritje të një sulmi viral. Pra, ne tashmë jemi të përgatitur paraprakisht, por në fakt, vaksinat nuk pengojnë të prekesh nga SARS-CoV-2. Siç e dini, kemi njerëz plotësisht të vaksinuar që preken nga SARS-CoV-2. Thjesht, vaksina bën që të mos ketë një gjendje serioze ndaj hyrjes virale. Spërkatësi i hundës në fakt ju ndalon ta merrni atë”.

Besimi i kompanisë vjen nga një provë klinike me 648 punonjës shëndetësorë në Indi.

Prova u krye gjatë rritjes së pikut të variantit shumë infektiv Delta gjatë prillit dhe korrikut të këtij viti (2021).

Një shishe me spërkatës është projektuar të zgjasë përafërsisht 30 ditë, me çdo aplikim që pritet të jetë efektiv nga pesë deri në gjashtë orë.

Uppal po kërkon miratim nga autoritetet rregullatore indiane dhe vende të tjera, përfshirë Vietnamin. Ai po shqyrton gjithashtu mundësinë e provave të mëtejshme.

Interesi për spërkatësit në hundë është universal. Një tjetër është spërkatësi i zhvilluar nga kompania SanOTize me qendër në Vankuver të Kanadasë.

Spërkatësi është testuar në stafin e spitalit në Surrey të Anglisë.

Pjesëmarrësja Sharron Main thotë se e gjithë familja e saj rezultoi pozitive për COVID-19, më pas ajo e kapi virusin dhe ra dakord të përdorte spërkatësin.

“Mora spërkatësin në hundë dhe menjëherë funksionoi. Simptomat u larguan dhe unë pata një dhimbje koke të tmerrshme, që dhe ajo u zhduk,” thotë ajo.

Shkencëtarët që zhvilluan spërkatësin në hundë besojnë se koronavirusi transmetohet përmes grimcave ajrore në mukozën e hundës, ku rritet gjatë një periudhe tre-ditore inkubacioni. Pikërisht gjatë kësaj periudhe ata besojnë se spërkatësi do të jetë më efektiv.

Ndërsa Evropa hyn në sezonin e dimrit dhe infeksionet po rriten, ekziston një nevojë më e madhe për një alternativë më të pëlqyeshme sesa vaksinat.

voa

Vaksina Pfizer/BioNTech neutralizon Omicron-in me tre doza

BioNTechKompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech thanë të mërkurën se një regjim me tre doza i vaksinës së tyre arriti të neutralizojë variantin e ri Omicron gjatë një testi laboratorik.

 

Pfizer/BioNTech lter gjithashtu se ata mund të prodhonin një vaksinë kundër Omicron-it në mars të vitit 2022, nëse ishte e nevojshme.

Sipas Pfizer/BioNTech-ut të dhënat tregojnë se lterna Omicron ishte neutralizuar me po aq efektivitet pas lter së tretë, sikurse dy dozat kanë vepruar ndaj virusit lternat të gjetur për lte të lte në Kinë.

Vaksinimi I plotë me dy dozat e para dhe bërja e lter përforcuese, mbetet mënyra më e lte për të parandaluar përhapjen e COVID-19-s”, ltern një deklaratë shefi I Pfizer-it, Albert Bourla.

Gjetjet janë gjerësisht në përputhje me një studim paraprak të publikuar të ltern nga studiuesit e Institutit të Kërkimeve në Fushën e Mjekësisë në Afrikën e Jugut. Ata sugjerojnë se një injeksion I tretë I vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndihmojë në shmangnien e infeksionit me Omicron.

Por sipas një analizë laboratorike të kryer në spitalin universitar të Frankfurtit në Gjermani, përgjigjia me antitrupa ndaj Omicron-it ishte e ulët edhe pas tre injeksionesh.

voa

Kuvendi i Berishës, votohet pro shkarkimit të kryetarit të PD. Reagon Basha

KuvendiNë Shqipëri, Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij votoi të shtunën për shkarkimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kuvendi miratoi një statut të ri në bazë të të cilit u vendos dhe shpallja e pavlefshme e zgjedhjes së strukturave drejtuese aktuale. Zoti Basha u kundërpërgjigj në mbrëmje me një mbledhje të kryesisë e cila i propozoi Këshillit kombëtar shkarkimin e kryetarit të këtij Këshilli, Edi Paloka dhe disa anëtarëve të kryesisë, ndërsa u shkarkuan menjëherë disa kryetarë degësh. Ai tha se “asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Vendimi u mor pasi më herët u votua një statut i ri i PD-së, në bazë të të cilit u shpallën të pavlefshme dhe të gjitha strukturat drejtuese aktuale si dhe vendimet e marra prej tyre së fundmi, përfshirë thirrjen e një Kuvendi më 18 Dhjetor. Pikërisht në këtë datë sipas vendimit të sotëm, anëtarët e partisë do të duhet të shprehen me referendum për rezultatin e votimit për shkarkimin e zotit Basha.

Një Komision për Rithemelimin e PD-së i përbërë nga 29 anëtarë, përfshirë zotin Berisha, do të jetë institucioni Kolegjial që do të drejtojë partinë deri në Kuvendin e ardhshëm më 22 Mars 2022, ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese.

Statuti i ri, u miratua pa ju nënshtruar asnjë lloj debati. Në të parashikohen ndërhyrje të thella që nga parimi 1 anëtar 1 votë edhe për zgjedhjen e organeve në qendër dhe ato lokale, te organizimi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve si për deputetë ashtu dhe për nivelet lokale, te referendumet, lejimi i fraksioneve, riformatimi i strukturave drejtuese e sansksionimi i largimit të kryetarit të partisë nga posti në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Data e zgjedhur për Kuvendin e sotëm, përban një simbolikë të fortë, sepse përkon me ditën e themelimit të Partisë Demokratike. Dhe ky Kuvend është cilësuar si akti i “rithemelimit” të kësaj force politike, dhe “rikthimin e saj në një focë të vërtetë opozitare të sigurtë që do udhëheqë revolucionin demokratik paqësor të shqiptarëve”.

Vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit, në muajin maj, për të përcaktuar zotin Berisha në listën e zyrtarëve të përfshirë “në korrupsion në nivel të lartë”, e për pasojë duke mos lejuar më hyrjen e tij dhe familjes së tij në territorin e Shteteve të Bashkuara ishte një goditje e fortë për PD-në, e sapo dalë e humbur nga zgjedhjet e radhës së 25 Prillit.

Por tronditja e madhe erdhi pak muaj më pas, kur në fillim të shtatorit kryetari i PD-së Lulzim Basha njoftoi vendimin për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar. Një akt të cilin ish kryeministri nuk e gëlltiti për asnjë moment, e që pasoi me një lëvizje të fortë të tij brenda radhëve të demokratëve. Kryetari Lulzim Basha, njeriu të cilin ai e kishte përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht, humbjeve radhazi në disa zgjedhje, u kthye menjëhere në shënjestrën e sulmeve të zotit Berisha në turin që ai ndërmori nëpër qytete të ndryshme në mbarë Shqipërinë.

Edhe sot zoti Berisha lëshoi akzua të ashpra ndaj zotit Basha, i cili sipas tij e ka çuar partinë përpara një sfide ekzistenciale, se i është përkulur Edi Ramës dhe se ka lënë në mes të gjitha nismat e rëndësishme të ndërmarra, dhe se pas zgjedhjeve të 25 prillit u kujdes më shumë për karriken e tij.

“Pasi tradhtoi votën tuaj e të 620 mijë shqiptarëve vijoi në rrugën e tij duke kryer krimin më të shëmtuar që mund të kryejë një udhëheqës, shkelmimin e sovranitetit, për të shpëtuar kokën e tij, sepse si burracak, nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen”, deklaroi zoti Berisha duke ju referuar vendimit të kryetarit demokrat për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Zoti Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke ushqyer te mbështetësit e tij idenë e një akti politik të marrë nën ndikime njerëzve të caktuar. Ai sot foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA”, ndërsa sulmoi dhe ambasadaoren amerikane në Tiranë Yuri Kim. “Eshtë e trishtuar, e dhimbshme, të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë dikur”, tha ai duke folur për standarte të dyfishta që çuan në ndëshkimin e tij.

Por në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla në “News 24”, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar saktësoi se vendimi përfaqëson “përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të”.

Për më tepër, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, zoti Escobar bëri të qartë se “nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj”. Zoti Escobar tha gjithashtu se “do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit”.

Zoti Berisha megjithatë deklaroi sot se “ftoj zyrtarët e Departamentit të rishqyrtojnë vendimin sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtute të njerëzve të lirë”.

Zoti Basha ishte shënjestra e të gjithë folësve të mëpasshëm. I vetmi zë i ndryshëm ishte ai i zotit Fatbardh Kadilli i cili në qershor kandidoi, së bashku me zonjën Edit Harxhi dhe deputetin Agron Shehaj në garën për kryetar, përballë zotit Basha. Ndonëse të tre denoncuan një garë të pabarabartë “askush nga ju nuk u shqetësua për këto. U bëtë të gjithë me Lulzim Bashën. Dhe me ndihmën tuaj Basha fitoi në një garë që nuk ishte” u shpreh ai duke ju drejtuar delegatëve, të cilëve u kujtoi gjithashtu se ndryshimet statutore që u votuan sot ai i kishte propozuar në Kuvendin e mbajtur në korrik, por as ato nuk u përfillën.

Sipas zotit Kadilli “ndryshimi i partisë sonë është sfidë e vështirë, sepse kërkon në rradhë të parë ndryshimin e mendësisë sonë. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar veten dhe të tjerët”. Ai pati dhe një thirrje direkte drejtuar zotit Berisha: Kky është momenti për t’i hapur rrugën të resë. Më mirë se kushdo tjetër në këtë tubim, ju e dini mirë se çfarë i duhet PD-së për të rigjetur besimin e shqiptarëve dhe riardhur në pushtet. Rikthimi juaj në krye të PD-së mund të duket sikur zgjidh krizën e sotme, por ajo vdes të ardhmen. Lejoni të ardhmen të vijë në PD”, theksoi zoti Kadilli.

Paralel, nga selia e partisë zoti Basha kishte zgjedhur të festonte ditëlindjen e PD-së, pavarësisht se sipas tij “ky 11 dhjetor është një ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlere, vendosjes së interesit personal mbi interesin e demokratëve, mbi interesin e Shqipërisë, mbi interesin kombëtar. Por e dimë që ditëlindje, jo çdo ditëlindje shkon ashtu siç e duam, por ne mësojmë dhe ecim përpara. Me zemrën e hapur, për këdo që ka gabuar por që ka motive të pastra, me vendosmërinë për t’i thënë kujtdo jashtë radhëve tona politike, jashtë familjes tonë politike apo që instrumentalizohet brenda familjes tonë politike nga ata që e duan Partinë Demokratike të përçarë, nuk do t’ia dilni”.

Në mbrëmje zoti Basha mblodhi kryesinë e partisë duke u kundërpërgjigjur me masa ndëshkuese ndaj anëtarëve të strukturave drejtuese që ishin pjesë aktive e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha. Për nesër është thirru një mbledhje e Jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar për të miratuar propozimet për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Edi Paloka, të disa anëtarëve të vetë kryesisë, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimirit, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka, si dhe të katër sekretarëve sekretarëve Ledina Mandia, Ervin Minarolli, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso. Po ashtu është propozuar dhe shkarkimi i drejtuesve të 10 degëve të PD-së.

Zoti Basha deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se “sot është një ditë e keqe për PD dhe demokracinë shqiptare. 31 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës për tju kundërvënë SHBA. Ne i bëjmë të ditur çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar anti-amerikane e Sali Berishës se kjo ishte përpjekja e fundit, e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për ta marrë peng Partinë Demokratike dhe për ta përdorur atë si bunker për hallin e tij”, u shpreh zoti Basha duke saktësuar se “asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. Sigurojmë cdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve”, u shpreh zoti Basha.

voa

Të korruptuarit para drejtësisë – Mesazhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

KorrupcioniBE: Lufta kundër korrupsionit jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe anëtarësimin e tij në BE.

Delegacioni i Bashkimit Europian në TIranë u bëri thirrje “gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korruptive.”

Në një postim në “Facebook”të këtij delegacioni në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit,

lufta kundër korrupsionit vlerësohet ”jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe anëtarësimin e tij në BE.”

 

“Korrupsioni shterr burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet si edhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. BE qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë, ” thuhet në mesazhin e BE.

Gjermania: Korrupsioni një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin

Korrupcioni 1Ambasada gjermane në Tiranë në mesazhin e me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, e cilëson atë, ”një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën.”

 

“Nga korrupsioni shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillim i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi #BashkëKundërKorrupsionit!,” theksohet në deklaratën e ambasadës gjermane në Tiranë, të publikuar në median e saj sociale.

SHBA: Lufta kundër korrupsionit prioritet në diplomaci

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në kuadër të prezantimit të strategjisë së re të Shtëpisë së Bardhë kundër korrupsionit, njoftoi në median sociale se „SHBA po ndërmarrin veprime shtesë kundër korrusionit, financimeve të paligjshme dhe shpalljes përgjegjës të aktorëve të korruptuar,”

Kim: Korrupsioni kancer brenda trupit të shoqërisë

Në deklaratën e botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë lidhur me Strategjinë e re kundër korrupsionit. theksohet që „ata që abuzojnë me pozitat e pushtetit për përfitime private vjedhin jo vetëm pasurinë materiale por edhe dinjitetin dhe mirëqënien njerëzore.”

 

Në të vihet në dukje që „SHBA do të zgjerojnë dhe rrisin përpjekjet e tyre duke përfshirë punën kundër korrupsionit si prioritet në diplomaci.”

Në fillim të qershorit të këtij viti, Presidenti Biden e cilësoi luftën kundër korrupsionit „një interes themelor të sigurisë kombëtare të SHBA. „

Gabriel Escobar në Tiranë – korrupsioni pjesë e agjendës

Zv.Ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i Posaꞔëm për Ballkanin Peëndimor, Gabriel Escobar, rishpreh gjatë vizitës zyrtare në Tiranë vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor, në takimet me autoritetet dhe liderin e opozitës Basha.

Basha tha se në takimin me Escobar ishte temë diskutimi edhe vendimi i SHBA për të shpallur „person të padëshëruar” ish-kryeministrin Berisha.

 

Më 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken, i shpalli Sali Berishën adhe familjen e tij, “persona të padëshëruar” për të hyrë në SHBA me motivacionin „e përfshitjes në akte korruptive si keqpërdorim fondesh publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politikë përfshirë edhe familjen në kurriz të besimit të publikut fuqinë ndaj qeverisë shqiptare dhe institucioneve.”

Lideri i opozitës Basha, me t në takimin me Escobar filloi takimet sot në Tiranë në një deklaratë për mediat thase ” vendimi i SHBA për të shpallur „ person të padëshëruar” ish kryeministrin Bersisha ishte temë diskutimi.”

dw

Ekonomia turke: Erdogani i bën reklamë “modelit kinez”

ErdoganPresidenti turk ka kontribuar në zhvlerësimin e lirës turke. Megjithatë, Recep Tayyip Erdogan kërkon që të vazhdojë me këtë kurs, që ka pasur sukses në Kinë. Ekspertët thonë se krahasimi çalon.

Ka vite që ekonomia turke është duke u rrënuar nga turbo-inflacioni. Rritja e madhe e çmimeve po i mundon njerëzit. Energjia, banesa ose ushqimet kryesore duhen paguar shtrenjtë që të sigurohen. Më e keqja për shumë turq është se presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe qeveria e tij në Ankara nuk po ndërmarrin asgjë, për të ndaluar këtë zhvillim, përkundrazi.

Këtë e treguan edhe javët e kaluara: Me urdhër të Erdoganit Banka Qendrore turke vendosi që të ulë përqindjet e interesit nga 16 në 15 përqind. Ulja e përqindjeve të interesit gjatë inflacionit, është një gjë e pazakontë. Zakonisht Bankat Qendrore e luftojnë inflacionin e lartë me rritjen e nivelit të përqindjeve.

Siç pritej erdhi dhe fatura e pagesës: Lira turke ra shumë. Për një dollar amerikan duhen paguar tani 14 lira, rreth 50 përqind më shumë se një muaj më parë. Edhe inflacioni është rritur shumë dhe ka arritur tani më shumë se 21 përqind.

Kush mendonte se Erdogani do i jepte fund kësaj fiaskoje, u zhgënjye. Në vend të saj ai i kërkon njerëzve të kenë durim dhe premton se politika e tij monetare do të ketë sukses në afat të gjatë. Investimet dhe prodhimi do të nxiten menjëherë dhe eksportet do të shtohen. Kjo politikë ekonomike dhe monetare i ngjan “modelit kinez”, tha presidenti sipas mediave turke, para kryesisë së partisë në pushtet, AKP.

Në fakt monedha e dobët i bën më të lira eksportet vendase duke i bërë ato më tërheqëse. Edhe Kina është kritikuar shpesh në të kaluarën se në krahasim me konkurrencën, ka krijuar favorizime duke i rritur eksportet me anë të zhvleftësimit artificial të monedhës. Megjithatë, yuani kinez nuk është krejt i lirë për t’u tregtuar, kursi i tij mbahet në kufij të caktuar nga Banka Qendrore kineze.

Erdogani sheh ngjashmëri të tjera midis Turqisë dhe Kinës. Të dy ekonomitë popullore arritën që të kishin rritje edhe në vitin e krizës së Coronës, 2020. Po ashtu, të dyja vendet janë të preferuara nga investitorët, që përfitojnë prej kostove të ulta të punës dhe prodhimit. Megjithatë shumë ekspertë dhe politikanë në opozitë me Erdoganin, thonë se krahasimi me Kinën është absurd.

Krahasim i çalë me Kinën

Turqia nuk mund të orientohet nga modeli kinez, sepse nuk ka ekonomi dhe popullsi aq të madhe, thotë Arda Tunca, nga kryesia e ofruesit të shërbimeve financiare, Eko Faktory. “Aty ka një dinamikë krejt tjetër ekonomike “, thotë Tunca. “Kina ka popullsinë më të madhe të botës dhe tërheq gjithë botën me vete me kapacitetin gjigant të prodhimit.”

Dhe ndryshe nga Turqia, Kina nuk e ka lënë pas dore specializimin e fuqisë së kualifikuar punëtore. Si ekonomist, ai nuk beson se Turqia ka mjaft forca të specializuara, për ta bërë prodhimin edhe më inovativ. Në vend të kësaj, qeveria turke mbështetet tek fuqia e lirë punëtore nga Siria dhe Afganistani. “Në mënyrë që të industrializohet, Turqia duhet të ndjekë një politikë ekonomike që në afat të gjatë rrit prodhimin, në vend që të luajë me kurset e këmbimit dhe përqindjet e interesit,” paralajmëron Tunca.

Murat Birdal, studiues i ekonomisë në Universitetin e Stambollit, shton se modeli kinez nuk duhet ndjekur nga Turqia. Sepse ai është një model që mund të përdoret nga regjimet autoritare. Po ashtu Bidal thekson se ekonomia kineze nuk e shpërndan pasurinë tek të gjitha shtresat e popullsisë.

Dëmton Erdogani ata që e kanë votuar?

Dikur Presidenti turk Erdogan e arsyetonte suksesin që kishte si politikan me përfitimin që e gjithë popullsia kishte nga rritja ekonomike e viteve 2000. Edhe pjesët e popullsisë fetare në provincat anatole me ekonomi të varfër arritën të mernin një copë nga torta. Por tani janë sidomos turqit me të ardhura të pakta, mes të cilëve edhe shumë votues të Erdoganit, ata që vuajnë nga inflacioni i lartë. Një tendencë, të cilën presidenti e ka thelluar edhe më shumë me presionin që ushtron mbi Bankën Qendrore.

dw

Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?

MacronMacron kërkon që BE t’i ketë nën kontroll kufijtë e saj. Tre javë para se Franca të marrë presidencën e radhës së BE, nga Pallati Élysée vijnë kërkesa të qarta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë fjalë për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën e Shengenit, është shprehur Macron në një konferencë shtypi para marrjes së presidencës franceze të BE në Paris. I mundur është edhe dërgimi i forcave të sigurisë dhe materialeve nga shtete të tjera anëtare.

Macron kërkoi edhe kontrollimin politik të zonës së Shengenit sipas modelit të eurozonës. Sipas tij duhet të ketë raunde të rregullta takimi të ministrave, që mund të vendosin për një forcim të kontrolleve të kufijve. “Një Europë sovrane është për mua një Europë që i ka nën kontroll kufijtë e saj”, është shprehur Macron. Ai iu referua situatës në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, si edhe në Kanalin e La Manshës, ku javët e kaluara sundon një gjendje dramatike e refugjatëve dhe konflikte me vendet fqinjë.

“Ne jemi të vonuar”

“Deri më tani reagimet tona kanë ardhur shumë vonë, kur njëri nga partnerët tanë është lutur për ndihmë”, ka thënë presidenti francez. Gjatë presidencës franceze Macron kërkon të shënohet progres në paktin europian të migracionit, që parashikon një ndarje më të drejtë të refugjatëve në Europë. Për këtë është e nevojshme që “të bashkëpunohet me vendet e tranzitit dhe të origjinës, për të luftuar bandat e kontrabandistëve”. Macron është i mendimit, se rregullat e azilit duhet të harmonizohen dhe të thjeshtëzohen.

Nga ana tjetër Macron kërkoi edhe rishikimin e rregullave të BE për borxhet shtetërore. Për të justifikuar nevojën për investime të reja pas pandemisë së Coronës duhet që korniza buxhetore të riformatohet, kërkoi Macron. Rregulloret e BE për buxhetin bazohen në Marrëveshjen e Maastrichtit të vitit 1992, sipas të cilave borxhet e reja të shteteve anëtare nuk duhet të kalojnë 3% , kurse borxhi përgjithshëm nuk duhet të jetë më shumë se 60% e kapacitetit ekonomik të një vendi. Zbutja e rregulloreve të marrjes së borxheve kërkohet prej kohësh nga vendet jugore të BE. Gjermania dhe vende të tjera si Holanda, Danimarka e Suedia janë në mënyrë strikte kundër.

la/ag