Putin: “Perëndimi po përgatitej të pushtonte tokën tonë”

PutinPresidenti rus Vladimir Putin, ngjalli të hënën kujtimin e heroizmit sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, për të nxitur ushtrinë e tij drejt fitores në Ukrainë, por pranoi çmimin e luftës ndërsa u zotua të ndihmojë familjet e ushtarëve të rënë.

Duke iu drejtuar personelit ushtarak në Sheshin e Kuq në 77-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste, presidenti rus dënoi ato që ai i quajti kërcënime të jashtme për të dobësuar dhe përçarë Rusinë dhe përsëriti argumentet e njohura që ai kishte përdorur për të arsyetuar sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, se NATO-ja po paraqiste kërcënim, pikërisht pranë kufijve të saj.

Dhjetorin e kaluar, ne propozuam një traktat mbi garancitë e sigurisë. Rusia i bëri thirrje perëndimit që të angazhohet në dialog të drejtë, të kërkojë zgjidhje të arsyeshme kompromisi duke marrë parasysh interesat e njëri-tjetrit. Gjithçka ishte e kotë. Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin, në fakt ata kishin plane krejtësisht tjera. Dhe ne e pamë këtë”, tha ai, duke theksuar se “hapur po bëheshin përgatitje për një tjetër operacion ndëshkues në Donbas dhe një pushtim të tokave tona historike, përfshirë Krimenë”.

Ai akuzoi Kievin se po bëhej gati të blinte armë bërthamore, ndërsa NATO-n për një grumbullim ushtarak ngjitur me territoret ruse.

Rusia iu kundërvu në mënyrë parandaluese agresionit. Ishte një vendim i detyrueshëm në kohë dhe i vetmi vendim i duhur. Vendimi i një vendi sovran, të fortë, të pavarur“, tha presidenti rus.

Ai iu drejtua ushtarëve që luftojnë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, të cilin Rusia është zotuar ta “çlirojë” nga kontrolli i Kievit.

Ju po luftoni për atdheun, për të ardhmen e tij, që askush të mos harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore. Që të mos ketë vend në botë për xhelatët dhe nazistët“, tha ai.

Fjalimi i tij përfshiu një minutë zie. “Vdekja e secilit prej ushtarëve dhe oficerëve tanë është pikëllimi ynë i përbashkët dhe një humbje e pakompensueshme për miqtë dhe të afërmit e tyre”, tha presidenti Putin, duke premtuar se shteti do të kujdeset për fëmijët dhe familjet e tyre.

Por fjalimi i tij 11-minutësh, në ditën e 75-të të agresionit mbi Ukrainën, ra në sy për ato që nuk i tha.

Ai nuk e përmendi Ukrainën me emër, nuk dha asnjë vlerësim rreth përparimit në luftë dhe nuk ofroi asnjë shenjë se sa kohë ajo mund të vazhdojë. Nuk përmendi betejën e përgjakshme për Mariupolin, ku mbrojtësit ukrainas të strehuar në rrënojat e fabrikës së çelikut Azovstal, ende po e sfidojnë sulmin e Rusisë.

Presidenti Putin e ka krahasuar vazhdimisht luftën, të cilën ai e cilëson si një betejë kundër nacionalistëve të rrezikshëm të frymëzuar nga “nazistët” në Ukrainë, me sfidën me të cilën u përball Bashkimi Sovjetik kur Adolf Hitleri e sulmoi atë në vitin 1941.

Zelenskyy: Së shpejti do të ketë dy Ditë Fitoreje në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se është Rusia ajo që po kryen një “rikthim të përgjakshëm të nazizmit” në Ukrainë, ndërsa theksoi se së shpejti Ukraina do të kremtojë dy Ditë të Fitores.

“Nuk ka asnjë pushtues që mund të hedhë rrënjë në tokën tonë të lirë. Nuk ka asnjë pushtues që mund të sundojë mbi njerëzit tanë të lirë. Herët a vonë ne do të fitojmë,” tha ai, në një video mesazh të transmetuar të hënën.

“Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe për këtë arsye do të fitojmë”, tha presidenti Zelenskyy.

Ai paralajmëroi gjithashtu se përvjetori, i cili shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945, mund të përshkohet me sulme të reja ndaj vendit të tij.

voa

Rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut, jeta po bëhet më e shtrenjtë

marketKonfirmimi i rritjes së kostos së jetesës vjen nga Enti Shtetëror i Statistikave të RMV-së, të cilët llogaritën se në një vit indeksi i kostos së jetesës është rritur për më shumë se 10 për qind.

Sipas njoftimeve nga ESHS, kostoja e jetesës në prill të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur për 10.5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë janë rritur për 11.1 për qind.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me një muaj më parë, kostoja e jetesës është rritur me 2.2 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me dy për qind.

Në bazë mujore, rritja më e madhe e kostove është shënuar te vaji dhe yndyrat me 20.2 për qind dhe te perimet e freskëta dhe patatet dhe frutat e tjera me 12.9 për qind.

“Rritje e indekseve të kostos së jetesës në prill 2022, krahasuar me një muaj më parë, ka fruta të freskëta dhe të ftohta me 4.4 për qind, djathë dhe gjizë me 3.7 për qind, mish me 3.4 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 2.3 për qind, birra me 1.9 për qind, peshk dhe prodhime deti me 1.7 për qind, kafe, çaj, kakao me 1.6 për qind, produkte ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 1.3 për qind”, thuhet në deklaratën e ESHS-së.

Telegrafi

Maqedoni, publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

naftaKomisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë Veriore ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,88% krahasuar me vendimin e datës 4.05.2022.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës EURODIZEL (DE V) ulet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë shtëpiake (EL-1) nuk ndryshon.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,261 den/kg dhe tani do të arrijë në 53,848 den/kg.

Nga data 10.5.2022 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Motor benzin EUROSUPER BS – 95 90.50 (dena/litër)

Motor benzin EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë / litër)

Naftë EURODIESEL BS (DE V) 89.50 (dena/litër)

Vaj për djegie Extra light 1 (EL-1) 87.50 (den/litër)

Naftë M-1 NS 53,848 (denarë / kg)

Me foto të Putinit dhe simbolin famëkeq rus ‘Z’ – qytetarët serb në Beograd marshojnë për Ditën e Fitores në përkrahje të agresionit në Ukrainë

marshi-beograd Nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd kanë marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

putin-belgrade 9 maj 22Me pjesëmarrjen e ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, ministrit pa portofol Nenad Popoviq, drejtorit e Srbijagas, Dushan Bajatoviq disa dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën në Monumentin e Vukut për të bërë një marshim përgjatë rrugës Roosevelt.

Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimi “Regjimenti i pavdekshëm – Beograd”, ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus Vladimir Putin dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Kurse, Putin gjatë fjalimit të tij në Sheshin e Kuq në Moskë u përpoq të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Telegrafi

Kovaçevski: Bisedimet me BE-në të nisin sa më parë

goce bullgarinBashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimin dhe të caktojë sa më shpejt datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, që do të shënonte fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ka deklaruar të dielën kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

“Si shtet kemi bërë shumë gjëra dhe qytetarët kanë bërë shumë sa i përket pritjeve për negociatat me BE-në. Në këtë rrugë ne kemi hequr dorë nga disa gjëra, kemi marrë vendime të vështira dhe BE-ja më në fund duhet të marrë vendimin, e kam fjalën për të gjithë anëtaret dhe Bullgarinë fqinje, që të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sipas tij, “çdo proces që zgjat shumë dhe në fund nuk ka rezultate, çon në uljen e besimit të qytetarëve në BE-në, përkundër faktit se i japin mbështetje të fortë procesit të integrimit evropian”.

Ai theksoi, se personalisht nuk është i lidhur me data, por megjithatë tha se zgjerimi i BE-së në rajon aktualisht nuk është vetëm një çështje politike dhe ekonomike, por edhe gjeostrategjike, për shkak të luftës në Ukrainë dhe interesit të vendeve të treta që të mos zgjerohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kavaçevski ka komentuar edhe dialogun strategjik me SHBA-të që duhet të filloj më 2 qershor duke theksuar se ai nuk zëvendëson anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Dialogu strategjik me SHBA-të fillon në qershor në disa fusha – politikën e jashtme, ekonominë, investimet, arsimin, mbrojtjen. Javën e ardhshme do të përcaktohet një ekip ministrash dhe ekspertësh, të cilët do të shkojnë në Uashington ku do të zhvillojnë takime në nivele të ndryshme. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara, nuk është një zëvendësim për anëtarësimin në BE”, ka deklaruar Kovaçevski.

Dialogu strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut ishte paralajmëruar nga Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup, më 28 prill.

rel

G-7 shënon Ditën e Fitores, duke shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës

g7Udhëheqësit e vendeve të G-7-ës u zotuan të dielën të ulin gradualisht ose të ndalojnë importin e karburantit rus, ndërsa u takuan me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, për të theksuar mbështetjen e tyre dhe për të treguar unitetin e aleatëve perëndimorë në Ditën e Fitores në Evropë, e cila shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Ulja e furnizimit me karburant nga Rusia “do të godasë fort në arterien kryesore të ekonomisë së Presidentit Putin dhe do t’i mohojë atij të ardhurat që i duhen për të financuar luftën”, thuhet në një deklaratë të vendeve G-7, ku janë anëtarë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia.

“Do të sigurohemi që të veprojmë në kohën e duhur dhe me rregullin e duhur, në mënyra që do t’i ofrojnë botës kohë për të siguruar furnizime alternative”, thanë ata.

Duke e kthyer vështrimin pas në Luftën e Dytë Botërore, udhëheqësit theksuan unitetin në vendosmërinë e tyre që Presidenti Putin të mos triumfojë.

“I detyrohemi kujtimit të atyre që luftuan për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore, që ta vazhdojmë luftën për këtë edhe sot, për popullin e Ukrainës, për Evropën dhe komunitetin global”, thanë ata.

Një bisedë telefonike mes Presidenti amerikan Joe Biden, udhëheqësve të G7-ës dhe Presidentit Zelenskyy zgjati për gati një orë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të sulmit të saj në Ukrainë. Ato përfshijnë ndërprerjen e reklamave perëndimore në tre televizionet më të mëdha ruse, ndalimin e ofrimit të shërbimeve ndaj shtetasve rusë të kompanive amerikane të kontabilitetit dhe konsulencës, shtimin e sanksioneve të mëtejshme ndaj sektorit energjitik të Rusisë, përfshirë ndalimin e produkteve të drurit, motorëve dhe mjeteve industriale, etj.

Shtëpia e Bardhë i njoftoi sanksionet e reja përpara Ditës së Fitores më 9 maj, kur Presidenti rus Putin pritet të flasë të hënën për atë që e quan një operacion special ushtarak në Ukrainë, gjatë një fjalimi përpara forcave ushtarake të mbledhura në Sheshin e Kuq.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë po kundërpërgjigjen me mesazhin se Presidenti Putin po e izolon gjithnjë e më shumë Rusinë nga pjesa tjetër e botës dhe se po i shkakton dëm të jashtëzakonshëm ekonomisë ruse. Përpara lidhjes telefonike, zyrtarët britanikë thanë se Britania do të ofrojë 1.6 miliard dollarë të tjerë në mbështetje ushtarake për Ukrainën për ta ndihmuar të mbrohet nga forcat ruse.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau bëri një vizitë të befasishme në Ukrainë të dielën, ku vizitoi qytetin verior Irpin, i cili u dëmtua rëndë në fillimet e luftës, gjatë përpjekjeve të Rusisë për të marrë kryeqytetin Kiev. Kryetari i bashkisë publikoi në mediat sociale të dielën pamje të zotit Trudeau, dhe tha se udhëheqësi kanadez ishte tronditur kur pa dëmet ndaj shtëpive të civilëve.

Zyra e zotit Trudeau tha më vonë se “kryeministri ishte në Ukrainë për t’u takuar me Presidentin Zelenskyy dhe për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për popullin ukrainas”.

Në Gjermani, Kancelari Olaf Scholz tha në një fjalim të transmetuar nëpërmjet televizionit se kjo e dielë është “një 8 maj si asnjë tjetër”.

Ai tha se Gjermania ka punuar shumë për të mbajtur përgjegjësitë e veprimeve të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën, dhe duke iu përkushtuar konceptit “kurrë më”. Por sulmi “barbar” i Rusisë në Ukrainë në muajin shkurt e riktheu luftën sërish në Evropë, tha zoti Scholz, diçka që më parë ishte e paimagjinueshme.

“Liria dhe siguria do të mibzotërojnë – ashtu siç liria dhe siguria triumfuan mbi mungesën e lirisë, mbi dhunën dhe diktaturën 77 vite më parë”, tha zoti Schulz në fjalimin e tij.

Edhe kryeministri i Kroacisë vizitoi të dielën Ukrainën, pas njoftimeve se një shtetas kroat që luftonte në Mariupol ishte kapur rob nga forcat ruse. Qeveria kroate tha se vizita e Kryeministrit Andrej Plenkovic ishte “një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje” për udhëheqësit dhe popullin ukrainas.

voa

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: “Thellësisht i shqetësuar”

okbDy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë, madje edhe Moska dha miratimin e saj.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dy muaj pas marshimit të Rusisë në Ukrainë ka rënë dakord për herë të parë në një pozicionim të përbashkët në lidhje me luftën. Instanca më e lartë e OKB-së deklaroi njëzëri, madje edhe me miratimin e vendit sulmues, Rusisë, se ekziston një “shqetësim i thellë” për konfliktin në Ukrainë. Në të njëjtën kohë Këshilli i Sigurimit vlerësoi përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

 

Do të rivihet në lëvizje diplomacia?

Kjo deklaratë shihet si deklarata më e dobët e mundshme e kësaj instance, por edhe si një shenjë shprese, që të vihet në lëvizje diplomacie në OKB. “Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me presidentin rus, Vladimir Putin ky është një sinjal, se Rusia dhe perëndimi janë të gatshëm t’i japin Guterres një shans për diplomacinë e ecejakeve”, tha eksperti i OKB-së” Richard Gowan nga thinktanku Crisis Group.

Rusia pas marshimit në Ukranë i kishte penguar të gjitha nismat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftën me veton e saj. Diplomatët perëndimorë flasin për ndarje të thella në komunikimin e përditshëm me përfaqësuesit e Moskës. Në Këshillin e Sigurimit bëjnë pjesë 5 anëtarë të përhershëm dhe fuqi me veto, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe 10 vende me vend jo të përhershëm.

la/ag

Mickoski: Osmani po manipulon me popullin, do të ketë vetëm pranim të kornizës bullgare

Hristijan-MickoskiOsmani vazhdon të mos e thotë të vërtetën dhe të manipulojë popullin, sepse ajo që dëgjojmë në Sofja është se sigurisht që nuk do të ketë negociata. E vetmja gjë që mund të ndodhë është që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, tha kryetari i OBRM-PDUKMsë, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes për deklaratën e ministrit të Jashtëm Osmani për marrëveshje të mundshme dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Ai konsideron se konferenca e parë ndërqeveritare është “folklor, një ngjarje pa esencë”.

“Përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë do të fotografohen dhe këtu përfundon gjithçka. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të respektohet e gjithë korniza negociuese dhe ajo kornizë negociuese do të përfshijë kërkesat e Bullgarisë, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai theksoi se OBRM-PDUKM nuk do t’i mbështesë ato ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse kërkon 2/3, pikërisht sepse nuk ka garanci se do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se deri në anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nuk do të kemi më kërkesa nga politikanët e fqinjit tonë lindor.

Telegrafi

Dialogu strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara më 2 qershor në Uashington

ShkupiMinistri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot kur shënojmë 14 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një konferencë për media kushtuar dialogut të ardhshëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet më 2 qershor në Uashington.

Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të zhvillojë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara, që është një sukses i madh diplomatik, por edhe pjesë e rëndësishme e përmbushjes së interesave tona strategjike në përputhje me kursin euroatlantik të vendit.

“Dialogu strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është një konfirmim i kësaj aleance të fortë mes dy vendeve dhe në të njëjtën kohë një forum i rëndësishëm që do të sigurojë përmirësimin e partneritetit strategjik, forcimin e bashkëpunimit dhe në një farë mënyre ngritjen e marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë. Do të thotë inkuadrim i bashkëpunimit bilateral në një formë të mirëfilltë institucionale, të udhëhequr nga diplomatët e dy vendeve, që në planin afatmesëm dhe afatgjatë sigurisht që do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në një fushë më të gjerë”, tha Osmani.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme tashmë është krijuar një grup pune me diplomatë me përvojë, të cilët do të punojnë për përgatitjen e suksesshme të dialogut strategjik, ndërsa javën e ardhshme do të formohet një grup pune më i gjerë ndërministror, ​​i cili do të përfshijë një numër të madh përfaqësuesish nga disa ministri, institucione dhe agjenci në vend, dhe i cili do të ketë për detyrë të përcaktojë propozimet dhe planet konkrete dhe të detajuara që do të diskutuar gjatë dialogut strategjik.

Dialogu strategjik do të përfshijë tema nga marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato që janë me interes të madh global. Fokusi do të jetë në mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtinë dhe investimet, por edhe arsimin, transportin, energjinë, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit etj.

Telegrafi

Shkup: Opozita bllokon Kuvendin – kërkon zgjedhje paralamentare

Parlamenti rsmVMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nëse shumica parlamentare refuzon kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Do të nisim me bllokimin e punës së kuvendit. Bllokimi i punës do të përfshijë gjithçka përveç nëse do të ketë ligje për rritje pagash apo për ndonjë ndihmë për qytetarët. Gjithçka tjetër do të bllokohet nga Grupi Parlamentar i VMRO- DPMNE-së qoftë përmes amendamenteve apo fjalimeve në komisionet parlamentare”, ka deklaruar Mickoski. Sipas tij qeveria aktuale nuk e ka legjitimitetin për të vazhduar me qeverisjen e vendit.

 

Edhe opozita shqiptare pro zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka thënë se do t’i bashkangjiten nismës së VMRO-DPMNE-së për bllokimin e kuvendit. Sipas tij qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin dhe zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Qeveria ka humbur kredibilitetin pas dështimit për të marrë datë për negociata. Duke pasur parasysh krizën ekonomike, energjetike dhe gjithë krizat e tjera, ne vlerësojmë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare. Ne jemi për bllokadë aktive të kuvendit ”, është shprehur Kasami.

Për zgjedhje të parakohshme parlamentare është edhe partia opozitre shqiptare Aleanca për Shqiptarët. “Shumica parlamentare nuk ka asnjë lloj legjitimiteti. Kjo qeveri u formua pas dorëheqjes së Zoran Zaevit përmes kombinimeve të ndryshme vetëm për sigurimin e votave. Legjitimiteti fitohet nga qytetarët, prandaj duhet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka bërë të ditur Aleanca për Shqiptarët.

 

LSDM: Bllokimi është rrugë e gabuar

Kjo që po bën VMRO-DPMNE-ja është gjëja më e papërgjegjshme që mund të bëjë dikush gjatë krizës më të madhe ekonomike, energjetike, shëndetësore dhe ushtarake në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, thotë kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski. Ai  nuk do të pranojë takim liderësh për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse VMRO-DPMNE-ja ka vendosur të bllokojë kuvendin.

“Mbajtje takimesh nën shantazhe dhe kërcënime, janë të papranueshme për socialdemokratët. Kaluan kohërat kur VMRO-DPMNE-ja bënte zgjedhje çdo dy vite vetëm për përfitime personale. Tani është koha  të menaxhojmë krizën”, është shprehur Kovaçevski. Kryeministri thotë se kanë shumicë të qendrueshme dhe qeveri nga zgjedhje të rregullta do të ketë në vitin 2024.

 

dw