SHBA-ja dhe BE-ja i kërkojnë Shqipërisë të luftojë korrupsionin

Juri KimSHBA dhe BE nxitën sërish sot autoritetet shqiptare të luftojnë korrupsionin me masa më energjike, ndërkohë që vendi po përgatitet të përparojë në procesin e integrimit europian.

 

Përfaqësues të Uashingtonit dhe Brukselit i bënë këto komente në një konferencë kombëtare kundër korrupsionin, organizuar nga qeveria shqiptare.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Juri Kim, theksoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe në dyert e BE-së për anëtarësim, dhe se i duhet të marrë vendime të vështira për të ecur përpara, por nuk mund ta bëjë këtë, nëse korrupsioni shihet si i zakonshëm dhe i pranueshëm.

“Jeni në një çast kritik të historisë suaj, duhet të vendosni se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do ta zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normal të Shqipërisë. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike” – theksoi ambasadorja Kim.

Ajo tha se korrupsioni është çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-të, sepse ne duam që aleatët tanë, që Shqipëria të jetë e fortë, e pavarur, e pasur, një partner i plotë.

“Ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më shumë një partner dhe jo një problem, por ky problem, nuk zgjidhet pa ju, dhe këtë luftë duhet ta bëni ju. Ne do të jemi me ju në çdo hap kësaj rruge” – tha ambasadorja Kim.

Ajo theksoi se 3 dekada më parë Shqipëria fitoi lirinë nga diktatura komuniste dhe korrupsioni i atij regjimi, ndërsa sot është koha që në formë të përhershme ligji të bëhet i zbatueshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë.

“Ky vend ka energji të madhe për të arritur shumë më tepër, por e bllokon korrupsioni. Kësaj duhet t’i jepet fund. SHBA dhe Shqipëria duhet të bashkojnë forcat në këtë çast historik për të thënë mjaft më me korrupsionin, se duhet të mbrojmë demokracinë” – tha ambasadorja Kim.

Ndërsa zyrtarja e Komisionit Europian, Michela Matuella, në fjalën e saj në një lidhje virtuale në konferencën kundër korrupsionit se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë që problemet nuk ekzistojnë më.

“Shqipëria duhet të konsolidojë rezultatet dhe të përshpejtojë më tej punën e saj. Reformat nuk duhet të reshtin, por të përshpejtohen. Gjithçka do të bëhet më e shpejtë kur të nisin negociatat” – tha zonja Matuella.

Ajo theksoi se është bërë shumë punë me reformën në drejtësi për të vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve, që janë gati të ndërmarrin reforma kurajoze për një sistem të mirë ligjor dhe institucione të shëndetshme.

“Reforma në drejtësi është historike, sepse nisur një ndryshim thelbësor, e kjo do të thotë që askush nuk mund të gëzojë më mosndëshkimin. Kjo është një vlerë e rëndësishme e BE-së dhe ne jemi partnerë të fuqishëm të Shqipërisë” – tha zonja Matuella.

Ajo shtoi se priten rezultate sistematike në ndjekjen penale të vazhdueshme ndaj sjelljeve kriminale që kanë nxjerrë në hap organet e vettingut, dhe se kjo përpjekje paralele po sjell më shumë integritet në institucionet shqiptare.

“Ne do të mbështesim punën e organeve të vettingut nga sulmet dhe nga frikësimet, që vijnë prej atyre personave që nuk i dëshirojnë që do të vazhdojë të japë reforma në drejtësi” – tha zonja Matuella.

Zyrtarja e Komisionit Europian tha se ende ka sfida dhe shumë punë për t’u bërë me sekuestrimin e aseteve kriminale dhe me ndjekjen penale të dyshuarve nga SPAK, ndërsa vlerësoi operacionet e përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së.

voa

 

Shtypi gjerman analizon udhëtimin ballkanik të Kancelarit Scholz

Scholz ShkupShtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të gjerë vizitës së kancelarit Olaf Scholz në disa shtete të Ballkanit. Frankfurter Allgemeine Zeitung është ndalur në dy refuzime.

 

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan në numrin e së hënës për dy refuzime që mori për zhbllokimin e punëve në Sofje dhe në Serbi. Në Sofje tema ishte bllokimi nga Bullgaria i fillimit të negociatave të negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.

“Në veçanti, Sofja dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Pas kësaj duket se qëndron pikëpamja se banorët e Maqedonisë së Veriut nuk përbëjnë një komb më vete. Edhe pikëpamja se maqedonishtja është vetëm një dialekt perëndimor bullgar është një dialekt i përhapur në Bullgari”.

Scholz e bëwri të qartë në Shkup pas bisedës me kryeministrin Dimitar Kovaçevskise “BE i ka borxh veçanërisht Maqedonisë së Veriut, e cila i plotëson të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”. Negociatat e nisura dy vjet më parë, tani duhet të përfundojnë me sukses.

Scholz Sofje“Ka ardhur koha për të mbajtur premtimet, të cilat u janë bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor qysh në vitin 2003. Fakti që e gjithë kjo ka zgjatur kaq shumë është edhe për shkak të BE. “Atij i mungonte lidershipi politik, edhe për të guxuar diçka,” tha kancelari. Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria e meritojnë që “konferenca e parë e anëtarësimit të hapet menjëherë”. Ai do të angazhohet që BE të të marrë një vendim përkatës për të dyja vendet.”

Analisti Markus Vener shkruan më tej se Scholzi kishte marrë tashmë një refuzim po aq të qartë sa në Sofje një ditë më parë, kur kishte shkuar në Kosovë e më pas në Serbi.

“Në Prishtinë kancelari deklaroi se nuk ishte e mundur që shtetet të cilat nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE. Në Beograd, ai u kundërshtua nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Serbia nuk reagon ndaj presionit, “kur dikush na kërcënon”, tha Vuçiçi. Dhe: “Nuk kemi dëgjuar kurrë që kërkohet njohje reciproke”. Përkundrazi, gjithmonë është folur për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Scholzi tha për këtë se qëndrimi i Gjermanisë se edhe Kosova duhet të bëhet anëtare e BE duhej të njihej prej kohësh. “Sa për pjesën tjetër, thashë diçka që është më se dukshme, ndoshta kjo do të ndihmojë.”

Scholz Beograd“Megjithatë, kancelari nuk dëshiron të dekurajohet nga kokëfortësia e bashkëbiseduesve të tij në Beograd dhe Sofje – në çdo rast, ai  nuk kishte pasur iluzione se udhëtimi i tij do të zgjidhte drejtpërdrejt problemet në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se takoi shumë miq në udhëtimin e tij, të cilët ishin të lumtur që panë Gjermaninë të merrte këtë rol. Në fund të udhëtimit të tij, Scholz u shfaq optimist me këmbëngulje”.

“Ka shumë probleme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por janë jo probleme të pazgjidhshme”.  Falë luftës së Rusisë, Scholzi sheh një gatishmëri të re të vendeve anëtare të BE-së për t’u angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sa për të gjitha kundërshtimet për këtë temë, është e sigurt se ato duhen “mënjanuar”.

dw

PE: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohjen reciproke

BE flamujtParlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

 

Ky vlerësim u prezantua gjatë votimit për amendamentin në raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit (AFET).

Për këtë raport votuan 50 anëtarë të AFET-it, pesë ishin kundër dhe tre abstenuan.

Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar përfshin edhe harmonizimin me politikat e sanksioneve kundër Rusisë, si përcaktues i progresit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Autoriteteve në Beograd u kërkohet të “tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të harmonizohen me vendimet dhe pozicionet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë”.

Vladimir Bilçik, raportuesi i përhershëm për Serbinë në PE dhe autori i tekstit, tha pas votimit se dëshira e tij është që pas zgjedhjeve të prillit dhe luftës së agresionit rus, partnerët në Serbi të kuptojnë se sa urgjente është të shkohet para në rrugën e tyre evropiane.

“Mund të bëhet më shumë për të ecur me vendosmëri drejt BE-së dhe si raportues i PE-së jam i gatshëm të punoj së bashku me lidershipin e ri në Beograd për të ndihmuar në arritjen e ndryshimeve pozitive për Serbinë evropiane”, tha Bilçik.

Autoriteteve serbe u kërkohet, gjithashtu, të veprojnë kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të ndalojnë çdo retorikë dhe veprim që cenon integritetin e vendeve fqinje dhe rrezikon stabilitetin dhe pajtimin rajonal.

Ai i bëri thirrje shumicës së sapozgjedhur që të forcojë garancitë për pavarësinë dhe efikasitetin e Gjyqësorit si çështje me prioritet.

Raporti i votuar do të shfaqet në seancën plenare të PE-së në korrik, kur ky version i tekstit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian.

 

Raportet për Kosovën

Gjatë ditës së martë, Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do t’i diskutojë raportet për Kosovën, përfshirë edhe qindra amandamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte.

Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Ai është ankuar për presionin e vazhdueshëm ndaj gjyqësorit dhe mohimin publik të gjykimeve ndërkombëtare të krimeve të luftës.

Në dokument përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kosovës i bëhet ftesë të vazhdojë procesin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse konstatohet se Kosova ka shënuar një përparim në këtë drejtim.

Sipas dokumentit, Parlamenti Evropian shprehet i kënaqur që Kosova u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione, dhe me një rezolutë të veçantë në Kuvend ka dënuar këtë agresion.

Megjithatë, Kosova është kritikuar për situatën në gjyqësor.

Është shprehur shqetësim me arsyetimin se gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike.

Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën në prokurori dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias.

Për raportin për Kosovën janë paraqitur më shumë se 300 amendamente. Një numër i madh i tyre janë paraqitur nga disa deputetë nga Spanja, të cilët kanë propozuar që nga raporti të largohen të gjitha referencat që e trajtojnë Kosovën si shtet.

Ndërkaq disa deputetë nga e djathta ekstreme, më së shumti nga Franca dhe Gjermania, kanë propozuar që, në vend të thirrjes për liberalizim vizash, të thuhet se “vizat nuk duhet të liberalizohen në një të ardhme të afërt”.

Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raportet për të tria shtetet do të diskutohen dhe do të miratohen si rezoluta të Parlamentit Evropian.

Këto rezoluta kanë peshë politike, por nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së

 

rel

Sarrazin flet për Ballkanin, katër ditë pas vizitës me kancelarin Scholz

SarazinNuk është se u pa shumë, por megjithatë, ishte prezent.  Ky është emisari special i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor, Manuel Sarrazin.

 

Qeveria e Gjermanisë në përgjigje për RTKlive, konfirmoi se Sarrazin ishte prezent në vendete   Ballkanit perëndimor, gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, katër ditë më parë.

“Z. Sarazin ishte pjesë e delegacionit zyrtar dhe mori pjesë në të gjitha bisedimet politike”, thonë për RTKlive, në përgjigje me shkrim nga Qeveria e Gjermanisë.

Në anën tjetër, vetë Sarrazin, me një postim në rrjetet sociale, sot deklaroi rajoni i Ballkanit perëndimor është shumë i rëndësishëm për vetë Evropën.

“Nëse e shikoni me maturi, Ballkani perëndimor është një rajon kyç për të ardhmen e Bashkimit Europian”,deklaroi Sarrazin, vetëm katër ditë pas vizitës së tij në rajon.

Sarrazin ishte bashkë me kancelarin Scholz në vendet e Ballkanit perëndimor.

Ky i fundit gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi, tha se njohja reciproke mes dy vendeve është thelbi i një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Ai tha se nuk ka integrim në BE, pa e njohur Kosova e Serbia njëra-tjetrën.

Deklarimi i tillë i kancelarit Scholz ishte ndër më të drejtpërdrejtit që një lider i një vendi të BE-së, si Gjermania,  e ka thënë, kur është fjala për raportet Kosovë-Serbi.

rtk

Kryediplomati austriak nesër në Kosovë, takon Osmanin, Kurtin dhe Gërvallen

Alexander SchallenbergMinistri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, nesër ( e martë) do të vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen, theksoi gjithashtu se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it në Kosovë.

“Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor” tha për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Gbariele Juen.

Austria është angazhuar vazhdimisht për proceset euro-integruese të vendeve të Ballkanit dhe i ka inkurajuar vazhdimisht ato.

Ndryshe javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

rtk

Pushime në Vlorë/ Çfarë kërkojnë të huajt në Shqipëri

pushimet vloreÇmimet konkurruese që ofron Shqipëria krahasuar me ato te rajonit për pushimet me kamper vijojnë  dhe këtë vit të tërheqin turistë të ndryshëm nga vende të Europës , si Irlanda, Gjermania. Italia e Polonia.

Vlora dhe jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushuesit të cilët e kanë vizituar më parë Shqipërinë por dhe pushues të rinj.

Arsyet janë çmimet e arsyeshme dhe bukuritë natyrore. Mes pushuesve me kampera gjejmë pushues të cilët prej vitesh vijnë në Shqipëri, por dhe pushues të cilët  pavarësisht komenteve negative kanë guxuar ta eksplorojnë dhe shijojnë Shqipërinë me syrin e tyre.

 “Unë jam Markes dhe hoqa dorë nga puna për të shijuar jugun e Evropes, dhe ndodhem me familjen time në Shqipëri dhe është një nga ndalesat që kishim planifikuar. Na pëlqen natyra dhe të eksploroj gjëra të reja”.

“Emri im është  Xherald vi nga jugu i Irlandes. Pas covid dhe dy vitesh i mbyllur në shtëpi vendosa të provoj këto lloj pushimesh. Miqtë e mi më penguan të vija, pasi sipas tyre Shqipëria nuk është vend i sigurt, por unë vendosa ta shikoj këtë me syrin tim dhe ja ku jam. Prej dy javësh ndodhem këtu dhe më pëlqen shumë. Çmime të lira krahasuar me Kroacinë. Jemi bërë si një familje  dhe shijojmë çdo mbrëmje ushqim, pije dhe krijomë kontakte të reja”.

Qyteti i Vlorës dhe shtrirja  gjeografike e saj ofron shume mundësi për çdo lloj pushimesh në çdo sezon.

Top Channel

Përhap teori konspirative të çuditshme, kush është Nikolai Patrushev, këshilltari më i afërt i Vladimir Putin mbi Ukrainën

Nikolai Patrushev kgbNikolai Patrushev, është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka një ndikim të madh në politikën e qeverisë ruse, në cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Këshilli është vendi ku formulohet politika ruse e sigurisë, dhe qendra ku merren informacione nga burime dhe rrjetet agjenturore jashtë Rusisë.

 

Patrushev është ai që i interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nëpër botë. Patrushevjep shpesh intervista për mediat shtetërore ruse në lidhje me pikëpamjet e tij konspirative ndaj Perëndimin, dhe atë që Kremlini e përshkruan ende si një “operacion ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë.

Nuk ka asgjë mënyrë për ta përgënjeshtruar dezinformimin e tij, pasi të gjitha mediat e pavarura në Rusi janë mbyllur. Dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë. Si një studiues që merret prej kohësh me Putinin dhe rrethin e tij të ngushtë, për mua është e qartë se marrëdhënia e ngushtë e Patrushev me Putinin, që ka nisur më shumë se 50 vjet më parë, i ka dhënë atij një ndikim të fortë mbi presidentin.

Që të dy e dënojnë shembjen e Bashkimit Sovjetik, dhe që të dy janë shumë mosbesues ndaj Perëndimit, një ndjenjë që ushqehet nga teori konspirative absurde. Patrushev është shfaqur si një nga zërat kryesorë në rrethin e brendshëm të Putinit, që dëshiron zhvillimin e një lufte të pamëshirshme në Ukrainë, me objektivin përfundimtar pushtimin e Kievit.

Mark Galeoti, ekspert britanik mbi shërbimet ruse të sigurisë, thotë se Patrushev është ideologu më i djathtë i Putinit dhe quhet “Skifteri i Skifterëve” brenda rrethit të brendshëm të presidentit rus. Këtu përfshihen ata që ashtu si Patrushev, vazhdojnë të përsërisin dezinformimin se Ukraina është një vend plot me nazistë, dhe se Rusia duhet të mbrohet nga planet e liga të Perëndimit.

Patrushev nuk ngurron të japë intervista. Unë kam lexuar shumë nga intervistat dhe esetë e tij, dhe ato nuk zhgënjejnë asnjëherë, duke zbuluar mënyrën e tij konspirative të tëmenduarit. Më 26 prill 2022, Patrushev dha një intervistë për gazetën shtetërore ruse “Rossiskaya gazeta” .

Ai e filloi me temën e tij të preferuar:synimet e liga të Perëndimit në përgjithësi, dhe të Shteteve të Bashkuara në veçanti. Patrushev tha se ndërsa vendet e tjera janë të frikësuara nga SHBA dhe “nuk mund të ngrenë as kokën”, Rusia “jo vetëm ka guxuar, por ka deklaruar publikisht se nuk do të luajë sipas rregullave të vendosura” nga Amerika.

Në fakt, qeveria ruse nuk ka gënjyer në ato që ka thënë, siç dëshmohet nga lufta brutale që po bën kundër Ukrainës dhe popullit të saj, e cila është në kundërshtim flagrant me të gjitha konventat e luftës. Gjatë intervistës, Patrushev flet për një “komunitet kriminelësh të arratisur nga Ukraina, të cilët janë tani të angazhuar në biznesin e përhapur të shitjes së jetimëve qëjanë larguar nga Ukraina”.

Ndërkohë, Perëndimi, pohon Patrushev, “ka ringjallur tashmë tregun e zi të blerjes sëorganeve njerëzore në dëm të segmenteve socialisht të cenueshme të popullsisë ukrainase, për operacione klandestine transplantimi për pacientët evropianë”.

Perëndimi, vazhdon më tej Patrushev “po u jep mbështetje neo-nazistëve ukrainas, duke vazhduar ta furnizojë me armë Ukrainën”. Më pas Patrushev citon Putinin, që e quajti Perëndimin një “perandori të gënjeshtrës”, pasi ishin vendosur sanksionet. Sipas botëkuptimit të Patrushev, Perëndimi synon që të zvogëlojë “në mënyra të ndryshme popullsinë e botës”.

Putin dhe Patrushev njihen që nga viti 1970. Të dy vijnë nga Leningradi, sot Shën Petersburgu, dhe kanë punuar bashkë në KGB-në e Leningradit në departamente të ndryshme. Po ashtu, që të dy shërbyen në qeverinë e Boris Jelcinit. Në vitin 1998, Jelcin e emëroi Putinin për të udhëhequr FSB-në, pasardhësin e KGB-së, ndërsa Patrushev u bë zëvendësi i tij i parë.

Kur Jelcin e emëroi Putinin si kryeministër në detyrë më 9 gusht 1999, Patrushev zëvendësoi Putinin si drejtor i FSB-së. Mbrëmjen e Vitit të Ri 1999, Jelcin bëri njoftimin e papritur se Putini do ta zëvendësonte atë si president në detyrë. Putin i fitoi zgjedhjet presidenciale më 26 mars 2000.

Pak para se Putini të fitonte zgjedhjet, marrëdhënia e ngushtë Putin–Patrushev u shfaq në sytëe të gjithëve, kur të dy vendosën që natën e Vitit të Ri 2000, të shkonin në Çeçeni bashkë me gratë e tyre për të takuar trupat ruse që luftonin atje. Kjo ndodhi gjatë Luftës së Dytë Çeçenetë viteve 1999-2009.

Pavarësisht masakrave që kryenin përditë në terren trupat ruse ndaj civilëve çeçenë, Putin dhe Patrushev hapën 2 shishe shampanjë, dhe të dyja çiftet pinë ndërsa po udhëtonin me njëhelikopter mbi zonën e luftimit. Pasi kaluan një orë me një njësi ushtarësh rusë të befasuarnga prania e tyre, ata u rikthyen në Moskë.

Një javë përpara inaugurimit të Putinit si presidenti 7 maj 2000, gazeta ruse ”Kommersant”vuri në dukje se Putini ishte duke e mbushur administratën e tij të re me ish-zyrtarë nga FSB, agjencia kryesore e sigurisë ruse, së bashku me SVR, Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme, që kishte qenë gjithashtu pjesë e KGB-ja gjatë periudhës sovjetike, por që tani ishte një agjenci më vete.

Në një artikull të mëpasshëm, “Kommersant” shkroi se agjentët e vendosën “jetën politike nëRusi nën kontrollin e plotë të Kremlinit, nëpërmjet metodave të KGB-së”. Në një intervistë dhënë për mediat në dhjetor 2000, Patrushev sqaroi edhe dominimin e ish-zyrtarëve të FSB dhe SVR në Kremlin, administratën presidenciale dhe në rajonet periferike të Federatës Ruse.

“Ata janë vendosur në nivelet më të larta të pushtetit, pasi kanë pasur role udhëheqëse në institucionet e sigurisë kombëtare”- tha ai. Patrushev shtoi se ekzistonte një “nevojë jetike për të ringjallur trupin administrativ rus me ‘gjak të freskët’… jo me idealistë naivë, por mepragmatistë të ashpër që kuptojnë zhvillimet politike ndërkombëtare dhe të brendshme, kontradiktat dhe kërcënimet që shfaqen”.

I emëruar në vitin 2008, Patrushev është bërë sekretari më jetëgjatë i Këshillit të Sigurimit . Që atëherë, këshilli ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet 1990, kur ishte një mënyrë për të sistemuar me punë veteranët e moshuar të forcave të sigurisë. Patrushev e ka shndërruar atë në një institucion dinamik, që merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e Rusisë, dhe është pozicionuar si kryekëshilltari i Putinit.

Galeoti beson se Patrushev është i rrezikshëm për shkak të “mendësisë së tij paranojake të orientuar nga konspiracionet”. Kjo është thelbësore për të kuptuar Rusinë e sotme, sepse idetë konspirative të Patrushevit dhe këndvështrimi i tij mbi botës, janë thjerrëza përmes së cilës e sheh botën edhe miku i tij Vladimir Putin. /“The Conversation “ – Bota.al

Presidenti Steinmeier kritikon ish-kancelarin Schröder

Steinmeier SchroederPresidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-kancelarin Schröder se ka dëmtuar Gjermaninë me aktivitetet e tij në Rusi. Steinmeier dhe Schröder kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë dikur.

 

Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-kancelarin Schröder se e ka dëmtuar Gjermaninë me aktivitetet e tij në Rusi. “Angazhimi i Gerhard Shröderit në kompaniët ruse të energjisë ka lënë shumë pikëpyetje në Evropë, veçanërisht me fqinjët tanë të Evropës Lindore, por edhe në lidhje me vendin tonë”, tha Steinmeier për gazetën “Bild am Sonntag”.

Pjesa më e madhe e asaj që Gerhard Schröder inicioi gjatë kohës sa ishte kancelar u zbeh për shkak të sjelljes së tij pas mandatit të tij si kancelar. “Kjo nuk ishte mirë”, tha Steinmeier duke shtuar se kjo ka pasur pasoja jo vetëm për Schröderin personalisht, por ehde për të gjithë Gjermaninë.

 

Bashkëpunimi i dikurshëm dhe ndarja

Në të kaluarën, Steinmeier ka punuar ngushtë me mikun e tij të partisë Schröder – nga viti 1999 deri në 2005 ai ishte kreu i kancelarisë gjatë kohës sa Schröder ishte kancelar. Presidenti federal në intervistë është distancuar edhe nga ai personalisht: “15 vjet kemi ecur së bashku në një rrugë, por ka 17 vjet që unë eci rrugën time politike pa të. Gjatë kësaj kohe, Gerhard Schröder mori vendime personale që na kanë larguar mes vete”, tha Steinmeier. Ai këtë vit nuk e ka uruar as për ditëlindjen.

Schröder është kritikuar prej vitesh për angazhimin e tij në kompanitë shtetërore ruse dhe për marrëdhëniet e tij tepër të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. Pas sulmit rus në Ukrainë, presioni ndaj tij është rritur shumë. Por pas fillimit të luftës dhe agresionit rus, është kritikuar edhe vetë Steinmeier për politikën e tij ndaj Rusisë gjatë dy dekadave të fundit. Pas disa hezitimeve, ai ka pranuar se në të kaluarën ka bërë gabime, për shembull në vlerësimin e Putinit.

dw

Scholz: Do angazhohem personalisht që MV të nisë bisedimet për anëtarësim

Scholz KovacevskiKancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të turneut të tij dyditor në rajon ka vizituar të shtunën Shkupin në vizitën e parë zyrtare të tij në Maqedoninë e Veriut.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në takimin kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Scholz u diskutua për çështjet më të rëndësishme për raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe çështjet me interes të përbashkët, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.

 

Kovaçevski: Gjermania mbetet mbështetëse kryesore e eurointegrimit

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet një nga mbështetësit kryesorë në procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë Procesin e Berlinit, si një mekanizëm për realizimin e rekomandimeve të BE-së. “Në samitin e BE-së në qershor, nën kryesimin e Francës, në Bruksel pritet një mesazh i qartë dhe hap drejt zhbllokimit të procesit të zgjerimit me nisjen e bisedimeve për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet, dhe si një vendim strategjik për sigurinë në Evropë”, është shprehur Kovaçevski.

 

Scholz: BE ka dhënë premtim

Kurse kancelari gjerman ka theksuar në Shkup, se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike. “Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave, ka thënë Olaf Scholz në Shkup.

Ai ka shprehur admirimin për forcën politike që u tregua nga politika dhe që mundësoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Pjesa tjetër e detyrës gjithashtu duhet të përfundojë me sukses, sepse për të kanë punuar Qeveria dhe qytetarët, tha Scholz.

 

Maqedonia e Veriut, sipas kancelarit gjerman, i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe premtoi se personalisht do të angazhohet që këto bisedime të fillojnë. “Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore”, ka deklaruar Olaf Scholz në konferencën për shtyp.

 

Gjermania partnere tregtare

Gjermania do të mbetet e përkushtuar që të jetë partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë së Veriut, u tha pas takimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kancelarit gjerman. Këtë e tregon edhe numri në rritje i kompanive gjermane të pranishme në Maqedoninë e Veriut, në të cilat punojnë më shumë se 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkupi, kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e takimeve në Sofje pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

dw

Luftimi i lajmeve të rreme përmes edukimit mediatik

fake newsMosverifikimi i lajmeve dhe shpërndarja e shpejt e informacioneve në rrjetet sociale ka bërë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut jo rrallë herë të bien pre e lajmeve të rreme.

 

Për të luftuar lajmet e rreme dhe identifikimin e tyre, nga viti i ardhshëm, studentët e Fakultetit të Filologjisë “Bllazhe Konevski”, të Fakultetit të Pedagogjisë “Shën KLimenti i Ohrit” në kuadër të Universitetit të Shkupit dhe studentëve të dy universiteteve private, do të kenë lëndë plotësuese lëndën e Edukimit Mediatik.

Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime të Komunikimit, tregon për Radion Evropa e Lirë se hulumtimi që ky institut ka zhvilluar vitin e kaluar në universitetet maqedonase, ka nxjerr në pah se për gjeneratat e reja edukimi mediatik nuk është i panjohur.

Por, sipas tij, problem vazhdon të paraqesë se kjo lëndë po zhvillohet shpejt, teksa studentëve u ofrohen programe të vjetra që nuk përkojë me realitetin e zhvillimit të mediave.

“Në esencë, realisht pak mund të bëhet në fakultete, pasi grup-moshat më të reja, e kam fjalën për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, kryesisht informohen përmes mediave online, informacione që shpërndahen përmes rrjeteve sociale, të cilat jo rrallë herë, për shkak të klikimeve, nuk hezitojnë të plasojë edhe lajme të pavërteta ose gjysmë të vërteta. Ata duhet të mësohen që më herët, në mënyrë që kur të vijnë në fakultete të kenë një bazë të shëndoshë në këtë lëmi”, thotë Temenugova.

Fakulteti i Pedagogjisë do të ketë për detyrë që të përgatisë mësimdhënësit dhe punonjësit e bibliotekave që të mësojnë gjeneratat e reja për shkrimin, leximin mediatik si dhe artikulimin e mendimeve për mesazhet mediatike.

Demash Bajrami, dekan në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimeve në Universitetin e Evropës Juglindore, thotë për Radion Evropa e Lirë se fakulteti ku ai punon edhe më herët i ka kushtuar rëndësi edukimit mediatik, por tani këtë do ta bëjë përmes kurikulave të posaçme.

“Shkathtësitë digjitale në epokën digjitale nuk janë të rëndësishme vetëm për punonjësit mediatikë, por edhe për të gjitha profesionet pasi informacioni i duhur në momentin e duhur i jep shtytje çdo profesioni. Me rëndësi të veçantë është mendimi kritik për krijimin e një gjenerate e cila do të jetë pjesë përbërëse dhe aktive e zhvillimit demokratik të shoqërisë”, thotë Bajrami.

 

Ndërkaq, udhëheqësja e projektit për edukimin mediatik, Kristina Nikollovska, thotë se mësimi i vazhdueshëm për edukimin mediatik është i rëndësishëm pasi u mundëson qytetarëve që të dinë të dallojnë informacionet që u ofrohen.

“Fokusi mbetet që studentët t’i mësojmë se si të filtrojnë informacionet përmes mendimit kritik. Ky proces kërkon një bazë të mirë të njohurive, andaj rezultatet do të duken pas një kohe të gjatë, por diku duhet filluar”, thotë Nikollovska.

Ekspertët e mediave kërkojnë që edukimi mediatik të futet si lëndë që nga shkolla fillore, në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë më herët si të dallojnë, analizojnë dhe krijojnë mesazhe mediatike.

Gjatë pandemisë së koronavirusit u theksua edhe më shumë rëndësia e luftimit të lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut, pas informacioneve për vaksinimin kundër koronavirusit. Lajme të rreme po shpërndahen po ashtu edhe për zhvillimet që po ndodhin në Ukrainë, shtet që prej 24 shkurtit po përballet me pushtimin e Rusisë.

Po ashtu, së fundmi, ish-këshilltari i Presidencës, Risto Nikovski, është detyruar që të demantojë lajmin për vdekjen e tij që u shpërnda në mediat online dhe në rrjetet sociale.

rel