Ambasadorja e BE-së: Samiti, vlerësim për rolin e Ballkanit Perëndimor

ambasadorja e BE në Tiranë Christiane HohmannGjatë të gjithë  paradites të kësaj të Hëne, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann, bashkë me stafin e saj,  ka qëndruar në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare,  ku do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

 

E pyetur  për pritshmëritë e këtij samiti nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann deklaroi:

“Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të ritheksojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit”tha ambasadorja Christiane Hohmann.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë.

Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

ÇËSHTJET PËR DISKUTIM NË SAMIT

  1. Pasojat e agresionit rus në Ukrainë
  2. Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit
  3. Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja
  4. Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar
  5. Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike
  6. Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor
  7. Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në përfundim të samitit pritet të dilet me një deklaratë, e cila do të njihet si “Deklarata e Tiranës”.

Top Channel

Kurti: Kosova ndanë orientime dhe interesa të përbashkëta me SHBA-të

Albin usaid McKeePas presidencës, adresë e ndihmës administratores së USAID-it, Erin E. McKee ka qenë Qeveria e Republikës. Në zyrën kryeministrore, McKee u prit nga shefi qeveritar, Albin Kurti. Pas takimit dyshja folën para gazetarëve.

 

Sipas kryeministrit ndihma e USAID-it deri sot kap vlerën mbi 1 miliard dollar dhe përshkon secilën fazë të historisë si shtet.

Ai tha se fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial si në drejtësi, ekonomi, demokraci, energji dhe qeverisje, për të cilat fusha tha se në 21 muaj qeverisje është shënuar përparim.

“Unë e njoftova zonjën McKee me indikatorët më të fundit ekonomik e demokratik për përparimin e sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, reformat e deritashme dhe të mëtejshme në sistemin e drejtësisë dhe kornizën ligjore, qeverisjen e mirë dhe planet tona për investime në sektorin e energjisë”, tregoi para gazetarëve shefi qeveritar.

Ai tha se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova ndanë vlera, orientime dhe  interesa të përbashkëta.

“Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi e demokraci. Tek USAID-i gjejmë edhe Shtetet e Bashkuara si shtet edhe popullin mik amerikan. Andaj le t’i zgjerojmë lidhjet e le ta thellojmë bashkëpunimin në shërbim të dy vendeve e dy popujve tanë mbi bazën e vlerave e bindjeve që ndajmë”, shtoi kryeministri.

Ndërkaq, ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee tha se SHBA-të do të vazhdojë të jenë të përkushtuara  t’i ndihmojnë Kosovës të zë vendin meritor në institucionet evropiane e euroatlantike.

“Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më i fuqishëm se kurdoherë. Qëllimi ynë mbetet që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova”, tha tutje ajo.

Ajo ka uruar institucionet për të arriturat në indeksin e sundimit të ligjit. “Kjo punë është shumë e rëndësishme për të zvogëluar hapësirën për korrupsion dhe për të forcuar sundimin e ligjit e forcuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, shtoi McKee.

Ajo tha se do të vazhdojnë të prioritizojnë, të mbështesim zhvillimin ekonomik në Kosovë e t’i pajisin të rinjtë me shkathtësi që do tu mundësojnë atyre të marrin pjesë më aktive në shoqëri, por sipas saj kjo nuk mund të realizohet pa pasur një sundim të fuqishëm të ligjit që do t’i tërheqë investimet e jashtme në mesin e tyre edhe kompanitë amerikane.

Kur foli për energjinë tha se e ardhmja evropiane e Kosovës do të varet nga një furnizim i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji. “Kriza akute energjetike në Evropë e ka bërë këtë shumë të qartë, prandaj ne do të punojmë në partneritet me Kosovën, duke rritur investimet, dhe do të mbështesim po ashtu edhe tranzicionin drejtë dekarbonizimit. Kosova duhet të ketë sistem energjetik sa më të sigurt e të qëndrueshëm”, tha McKee.

rtk

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Tirana nesër kryeqytet i Europës. Nis mbërritja e delegacioneve

tiranaEkspertët e sigurisë të BE-s bashkë me ata shqiptarë, të filmuar nga kamera e Top Channel, shfaqen duke dhanë dorën e fundit përgatitjeve për të vënë në zbatim planin e masave për samitin e parë mes BE-s dhe Ballkanit perëndimor.

 

Pak metra më tutje, jashtë hotelit në pranë stadiumit arena kombëtare, qëndrojnë  ekipet e protokollit të shtetit shqiptarë bashkë e ata të BE-s për të koordinuar çdo detaj në mikpritjen e 44 delegacioneve paraditen 6 Dhjetorit.

Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, President i Këshillit Europian.

Top Channel mëson se janë edhe 11 delegacione të tjera mbërritur në Tiranë të Hënën,  ndërsa pjesa tjetër paraditen e të Martës prej orës 09:15 e mik-pritur më pas nga kryeministri Edi Rama në Sheshin Italia.

 

Delegacionet e mbërritura sot janë; Presidenti Hungarisë, Presidenti Qipros, Presidenti Bullgarisë, Presidenti i radhës i Bosnje Hercegovinës, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Komisionit Europian, Presidenti BERZH, Komisioneri për Zgjerim, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Portugalisë dhe Kryeministri i Irlandës.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

E pyetur  për pritshmëritë e këtij samiti ekskluzivisht për Top Channel ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann dha këtë përgjigje.

“Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të rikthesojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit“.

 Qytetarët e Tiranës shprehen pozitivisht për këtë samit i cili e kthen Tiranën për herë të parë në pak orë kryeqytet të BE-së.

“Mendoj që do ketë projekte të mëdha për rrugën drejt Bashkimit Europian”

“BE ka bërë për Shqipërinë, po shqiptarët çfarë duhet të bëjnë për shqiptarët”

“Mundësi e mirë për shtetin shqiptar, mundësi ka plot por duhet edhe ne t’i shfrytëzojmë se rinia po ikën”.

“BE duhet të japë më shumë financime për Shqipërinë. Që në vitin 1992 ne kemi aspiruar, Shqipëria si gjithë Europa”- u shprehën qytetarët.

tch

Del plani i BE-së: Të pengohen emigrantët që hyjnë nga Ballkani!

EmigrantetPrej kohësh i shqetësuar nga vala në rritje e emigrantëve të paligjshëm që po vërshojnë sërish drejt vendeve të tij anëtare përmes Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian doli me një plan konkret për krizën.

 

Përmes kësaj rruge, sipas shifrave që disponon KE, vetëm në tetor hynë në shtetet e bllokut 22.000 klandestinë, 300% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas plan-veprimit që synon përballjen me këtë fenomen, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet.

Po kështu, do të duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian.

 

“E kemi bërë të qartë se është e një rëndësie kyce të kalohet në veprim. Plani parashtron 20 aksione konkrete që duhen ndërmarrë menjëherë për të ulur numrin e hyrjeve të paligjshme”- shprehet Margaritis Schinas, nënkryetar i KE-së.

BE e konsideron një problem serioz faktin që në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Europian.

KE u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e shteteve të këtij rajoni.

Top Channel

Mërgimi – protesta e heshtur e shqiptarëve

SteinmeierKrerët e qeverive të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor takohen në Shqipëri. Tirana e sheh këtë si dëshmi të politikës të suksesshme. Por emigracioni masiv hedh një hije mbi vendin.

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Perëndimor të martën (6 dhjetor 2022). “Shqipëria do të përjetojë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të saj ndërkombëtare. Kjo është një arritje e padiskutueshme”, u vetëlëvdua Rama gjatë një bisede virtuale me gazetarë dhe qytetarë, të dielën. Sipas tij, është rezultat i politikave të suksesshme të jashtme dhe të brendshme të qeverisë.

Fakt është që në politikën e jashtme, Shqipëria gëzon një reputacion të mirë në BE Këtë e vuri në dukje edhe presidenti gjerman  Frank-Walter Steinmeier, i cili vizitoi vendin javën e kaluar. Në fjalimin e tij në parlamentin shqiptar, Steinmeier e quajti Shqipërinë një “partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm”. Si anëtare e NATO-s dhe OSBE-së dhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria “ka dëshmuar prej kohësh ndërkombëtarisht se është një demokraci e pjekur”, tha Presidenti Gjerman.

Në verën e vitit 2022, Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut, morën dritën jeshile për të hapur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Por për shqiptarët, anëtarësimi në BE duket se është shumë larg. “Ata vetë nuk besojnë se reformat e kërkuara nga BE do të përparojnë kaq shpejt dhe po përpiqen të shkojnë vetë në këto vende,” tha për DW vëzhguesja e njohur politike shqiptare, Edlira Gjoni, duke pasur parasysh shifrat e larta të emigracionit.

 

Largim i fuqisë punëtore

Edhe Lediana Daci ka vendosur të mërgojë. Laborantja ka rezervuar një biletë njëdrejtimëshe për 3 janar 2023, me destinacion Gjermaninë. Aty, në qytetin jugor të Freiburgut, ajo mund të fillojë menjëherë nga puna, në një spital publik. “Jam e lumtur, por edhe pak e shqetësuar se a do ta përballoj”, thotë Lediana për DW. Si ajo ashtu edhe partneri i saj, Bledi Voco, i cili punon si montazhier në një televizion privat në Tiranë, i kanë pagat mbi mesataren e Shqipërisë, që, sipas Instatit, aktualisht është 510 euro në muaj. Por paratë dalin sa për të hequr ca shpenzime bazike, thotë Lediana.

Nëse do të rrisësh fëmijë, atëherë bëhet shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse çifti ka dy vite që mëson gjermanisht dhe kanë vendosur të emigrojnë, para se të krijojnë familje. Bledi, veç kësaj, ka bërë edhe një patentë kamionisti, për rastin nëse nuk gjen menjëherë punë në profesionin e tij.

 

Sipas Barometrit aktual të Ballkanit, i cili publikohet çdo vit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal me bazë në Sarajevë, një institucion i ngjashëm me Komisionin e BE-së, por për Ballkanin Perëndimor, 78 për qind e të rinjve shqiptarë po mendojnë të emigrojnë. Të rinjtë shqiptarë janë kështu të parët në Ballkan, për nga dëshira për emigrim,, sipas Barometrit. Por këtë e dëshmojnë edhe statistikat e emigracionit të viteve të fundit: Sipas Eurostat-it, vendet e BE-së kanë lëshuar mbi 55 mijë leje qëndrimi fillestare për shtetasit shqiptarë vetëm në vitin 2021, që ishte viti pandemie.

 

Varfëri e skajme dhe mungesë shprese

Por jo të gjithë kanë mundësinë të hyjnë legalisht në BE. Shumë shqiptarë provojnë fatin me rrugë jo të rregullt. Në vitin 2021, kanë shtruar kërkesën e parë për azil në vendet e BE-së mbi 8 mijë shqiptarë. Për një numër prej mbi dyfishin e këtyre (mbi 18,500), udhëtimi përfundoi në kufirin e jashtëm të BE-së, siç mund të shihet nga statistikat e BE-së për migracionin dhe azilin për vitin 2021. Kjo dëshirë e madhe për emigrim, nuk çudit,  kur mendon se, sipas Bankës Botërore, 22 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton nën kufirin e varfërisë, që,  pra me më pak se 5.5 dollarë në ditë (5.21 euro).

 

Ekelejda Ania e njeh këtë varfëri të skajme. Çdo muaj, ajo mbledh para së bashku me koleget dhe kolegët e punës, dhe blen një shportë me ushqime për dy familje në periferi të Tiranës. Familjet i ka njohur gjatë një aktiviteti bamirësie të kompanisë së saj, një bankë ndërkombëtare në Tiranë. “Nuk u besova syve kur vizitova familjet për herë të parë”, tha Enkelejda Ania për DW. “Në njërën prej familjeve nënë e bijë jetojnë me pensionin e invaliditetit të nënës uloke,  pra, me afro 100 euro në muaj. Jetojnë në një barakë teneqeje pa ngrohje, pa xhama, diritaret janë me qese. “Nuk e kam besuar më parë se në Shqipëri kishte një varfëri të tillë. Por kjo familje nuk është e vetmja.”

Enkelejda Ania njeh edhe anën tjetër të jetës shqiptare: njerëz që nuk kanë frikë të shpenzojnë 5 000, ose 10 000 euro në lokalet e kryeqytetit në një natë të vetme. “Kjo të jep një ndjenjë pafuqie, sepse e di që një pasuri e tillë nuk është e mundur pa mbrojtje politike”, thotë ajo. Çdo raport progresi nga Komisioni i BE-së thekson se Shqipëria duhet të marrë nën kontroll korrupsionin dhe krimin e organizuar përpara se të anëtarësohet në BE. “Megjithatë, lufta zhvillohet vetëm nën presion të madh dhe rrallëherë vullnetarisht”, thotë ekspertja politike Edlira Gjoni.

Analistja shpreh keqardhjen që BE-ja e ka zvarritur kaq shumë çeljen e negociatave me Shqipërinë për shkak të mospajtimeve të brendshme mes shteteve  anëtare. Kjo e ka ulur trysninë mbi qeverinë e Shqipërisë për ta luftuar seriozisht korrupsionin. Gjoni shpreson që çelja e negociatave të sjellë një dinamikë të re. ”

 

Opozita e copëtuar

Laborantja  Lediana Daci nuk beson se Shqipëria do të shpëtojë shpejt nga korrupsioni. “Para disa vitesh kisha shpresë, por tani besoj se kushdo që të vijë në pushtet gjendja nuk do të ndryshojë”, thotë ajo.

Jonila Godole nga Instituci Dmeokraci, Media dhe Kulturë në Tiranë, thotë se përgjegjësia për gjendjen nuk i bie vetëm qeverisë, por edhe opozitës. Që kur në vitin 2021 ish-kryeministri Sali Berisha u shpall nga qeveria amerikane “persona non grata”, 78-vjeçari është aktivizuar sërish në politikën e vendit, për të “shpëtuar nderin”. Dhe tani po bën një luftë për drejtimin e Partisë Demokratike, të themeluar prej tij.

Për më 6 dhjetor, Berisha, i cili e sheh veten viktimë të një komploti të të ashtuquajturës “mafjeje sorosiane”, paralajmëroi një protestë të madhe në qendër të Tiranës. Ai mbështetet edhe nga ish-Presidenti Ilir Meta, dhe lëvizja e tij e re: Berisha pohon vazhdimisht se protesta e tij nuk ka për qëllim të sulmojë BE-në. Përkundrazi, ai thotë se  donte të tërhiqte vëmendjen e udhëheqjes së BE-së për faktin se vendi po drejtohej nga një “mafie e korruptuar”. “Por kjo nuk është protesta e popullit shqiptar”, thotë Godole. “Shqiptarët nuk protestojnë më në rrugë, ata  kanë kohë që kanë zgjedhur mërgimin. Është protesta e heshtur e shqiptarëve”.

dw

Irani shpërbën Policinë e Dokeve dhe të Zakoneve

IranE ashtuquajtura Polici e Dokeve dhe e Zakoneve kontrollonte kryesisht respektimin e kodit të veshjes për gratë.Presidenti Ebrahim Raisi zhvilloi një samit krize.

 

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit Policia e Dokeve dhe e Zakoneve, e cila ishte kryesisht përgjegjëse për zbatimin e kodeve të veshjes për gratë, është shpërbërë. “Policia e Dokeve dhe e Zakoneve është shpërbërë, por gjyqësori do të vazhdojë të merret me këtë sfidë shoqërore,” citoi e përditshmja Shargh Prokurorin e Përgjithshëm Mohammed Jafar Montaseri. Detaje të mëtejshme për rrethanat dhe zbatimin e vendimit për shpërbërjen e kësaj policie nuk u dhanë.

 

Presidenti iranian Raisi organizon një samit krize

 

Në të njëjtën kohë presidenti Ebrahim Raisi zhvilloi me disa ministra një takim krize. Agjencia Isna njofton se në agjendën e takimit jopublik të zhvilluar në ndërtesën e parlamentit në Teheran ishin zhvillimet e fundit në vend .

Detaje se për çfarë do të diskutohej saktësisht në samitin e krizës nuk pati. Në fillim pati spekulime se mund të bëhej fjalë për kërkesat e demonstruesve. Këto përfshijnë rishikimin e kushtetutës iraniane dhe heqjen e detyrimit për të mbajtur shaminë, por edhe zgjedhje të reja dhe një referendum për reformimin e sistemit politik të vendit.

 

Vëzhguesit, megjithatë, nuk kishin pritshmëri të mëdha nga takimi. Raisi thekson vazhdimisht se ndërsa Irani është tolerant ndaj kritikave, ai nuk është tolerant ndaj trazirave të kontrolluara nga jashtë të kryera nga mercenarët e tyre, siç i përshkruan ai protestat. Kleriku pohon gjithashtu se kushtetuta iraniane është ndër më të avancuarat në botë dhe se nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar atë.

Republika Islamike akuzon shërbimet sekrete të Izraelit dhe vendeve perëndimore se duan të provokojnë një luftë civile.

 

Arrestime dhe ekzekutime

Në Iran po zhvillohen prej javësh protesta, të shkaktuara nga vdekja e kurdes 22-vjeçare Jina Mahsa Amini. Ajo u arrestua nga skuadrat e Policisë së Dokeve dhe të Zakoneve në mes të shtatorit nën dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes për gratë. Gjatë demonstratave janë arrestuar mijëra vetë. Po ashtu gjykatat kanë vendosur edhe të paktën gjashtë dënime me vdekje.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, Irani është, pas Kinës, një nga vendet që ekzekuton më shumë të burgosur në botë. Nga Teherani njoftohet vazhdimisht për arrestime njerëzish të akuzuar për lidhje me agjencitë e huaja të shërbimeve sekrete, veçanërisht me shërbimin sekret të Izraelit, Mosad. Udhëheqësi shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei akuzon gjithashtu armiqtë e përbetuar, SHBA-në dhe Izraelin, për nxitjen e lëvizjes protestuese në Iran.

dw

Pacientët dhe studiuesit reagojnë me shpresë ndaj ilaçit të ri që ngadalëson Alchaimerin

AlchaimerStudiuesit kanë arritur në përfundimin se një ilaç eksperimental për Alchaimerin ngadalësoi në mënyrë modeste përkeqësimin e pashmangshëm nga sëmundja që prek trurin. Prodhuesi japonez i barnave Eisai dhe partneri i tij amerikan Biogen kishin njoftuar më herët këtë vjeshtë se ilaçi lecanemab dukej se funksiononte për ngadalësimin. Tani shkencëtarët mund të kenë qasje tek studimi i plotë.
Pyetja që është se si mund të ndikojë ky zbulim në jetën e njerëzve.

John Teeling u diagnostikua me Alchaimer para tetë vitesh. Ish-inxhinieri mekanik tani në pension, thotë se lajmi për sëmundjen ishte shkatërrues.

“Ishte sikur u hap toka para meje dhe pastaj pyeta veten: Po tani? Sepse mendja të shkon menjëherë tek skenari më i keq, nuk mendon asgjë tjetër. Kur sheh njerëz me Alcaimer, që nuk ngrihen dot, ndoshta duke iu dridhur buzët, ata janë në fazat e fundit,” thotë ai.

Studimi i ri është një sukses shumë i nevojshëm për pacientë si Teeling dhe për shkencëtarët, pas zhgënjimeve të përsëritura në kërkimin për trajtime më të mira të Alcaimerit.

Studimi u krye me 1800 pacientë në fazat më të hershme të sëmundjes.

Çdo dy javë për 18 muaj, pjesëmarrësit e studimit morën ilaçin lecanemab intravenoz ose një infuzion pa ilaç.

Përparimi i sëmundjes tek ata që morën lecanemab ishte më i ngadaltë, sipas studimit nga ekipi hulumtues i udhëhequr nga Dr. Christopher van Dyck i Universitetit Yale.

Po ashtu ata që morën lecanemab kishin 31% më pak gjasa që faza tjetër e sëmundjes të përparonte, tregon faza tjetër e studimit.

Në fillim të viteve ’90, John Hardy, sot profesor i neuroshkencës në Institutin e Neurologjisë në Universitetin e Kolegjit të Londrës (UCL), ishte pjesë e një ekipi që gjeti për herë të parë mutacionin e amiloidit, në sëmundjen e Alchaimerit.

Ata hodhën hipotezën se nëse mund të hiqnin amiloidin nga truri, një proteinë e dëmshme, mund të kishte një efekt klinik të dobishëm. Prof. Hardy thotë se studimi “po e kthen kurbën” në trajtimin e Alchaimerit.

“Nëse do të më pyesnit 30 vjet më parë se sa kohë do të zgjaste gjetja e një kure, do të thosha 5 deri në 10 vjet. Pra, për mua, është padyshim i rëndësishëm. Mendoj se për pacientët është një hap i vërtetë përpara.” thotë prof. Hardy.

Ai nuk ishte i përfshirë në studim, por ka bashkëpunuar me prodhuesin e ilaçit, Eisai.

“Amiloidi e nxit sëmundjen, udhëheq të gjitha diagnozat e tjera. Pra, është si të heqësh këmbën nga pedali i gazit, në thelb. Kështu, amiloidi goditet, këmba hiqet nga pedali i gazit dhe gradualisht ngadalësohet rënia”, thotë ai.

Por mjekët janë të ndarë rreth faktit se sa ndryshim mund të sjellin këto ngadalësime për pacientët dhe familjet e tyre

Ilaçet që vënë në shënjestër amiloidin mund të shkaktojnë efekte anësore që përfshijnë enjtje dhe gjakderdhje në tru, dhe lecanemab shkaktoi këto pasoja tek rreth 13% e atyre që morën ilaçin në eksperiment. Firma Eisai tha se shumica ishin efekte të lehta ose asimptomatike.

Po ashtu dy vdekje janë raportuar publikisht mes përdoruesve të lecanemabit, të cilët merrnin gjithashtu ilaçe për hollimin e gjakut për probleme të tjera shëndetësore. Firma Eisai tha se vdekjet nuk mund t’i atribuohen ilaçit në fjalë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara po shqyrton miratimin e përshpejtuar të lecanemabit dhe një vendim pritet në fillim të janarit. Nëse miratohet, ai do të ishte ilaçi i dytë anti-amiloid në treg.

Pothuajse të gjitha trajtimet për Alcaimerin, i lehtësojnë vetëm përkohësisht simptomat.

Të dhënat u prezantuan në një takim tnë San Françisko dhe u botuan në Revistën New England për Mjekësinë.

Lajmet për ilaçin janë shpresëdhënëse për pacientët si Teeling, i cili e përshkruan sëmundjen si një “vdekje të gjatë”.

“Çdo përparim është i mirë. Çdo gjë që e ngadalëson ose më jep shpresë,” thotë ai.

voa

Vuçiç fyen Albin Kurtin dhe kërcënon se nuk do të shkojë në takimin e Tiranës

VucicPresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kërcënon se nuk do të shkojë në Tiranë në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. Arsye për pakënaqësinë në Beograd është reagimi i vakët i BE-së.

 

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiçin si ministër për Komunitetet në qeverinë e tij, dhe Rada Trajkoviçin si zëvendësen e tij, ka shkaktuar një reagim deri tani të paparë të presidentit të Serbisë.

Me një ton të ashpër të pazakontë Aleksandar Vuçiç e ka quajtur kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”, duke u shprehur „se kanë zgjedhur llumin më të keq serb nga fundi i koshit që nuk kanë kurrfarë besimi në Serbi, por që kanë besimin e Kurtit dhe të agjenturave perëndimore”.

Kësaj ai i shtoi edhe paralajmërimin se nuk do të shkojë në samitin e paralajmëruar të 6 dhjetorit. Rada Trajkoviç, duke reaguar ndaj këtyre akuzave, tha se “e kupton Vuçiçin si pacient, por nuk e kupton si presient të Serbisë”.

Aleksandar Vuçiç përsëriti pas takimit me komisionerin e BE për zgjerim Oliver Varhelyi se u përmbahet vlerësimeve të tij për Rashiçin dhe Rada Trajkoviçin, por shtoi se ditët në vijim do të vendosë për pjesëmarrjen në samitin në Tiranë. Beogradi është i pakënaqur edhe me reagimin e BE, i cili sipas zyrtarëve serbë është tepër i vakët.

 

Atmosferë negative në rajon

Presidenti i Serbisë e shfrytëzoi këtë rast për të shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Prishtinës ndaj komunitetit serb, thekson për DW, Igor Novakoviç, drejtor i kërkimeve të fondit ISAC.

“Mendoj se nuk është një mesazh, që ka të bëjë me procesin e bashkëpunimit rajonal, por është mbi të gjitha një mesazh për BE-në dhe qeverinë e Albin Kurtit”.

Igor Novakoviç mendon “se shfrytëzimi i samitit rajonal si platformë për të dërguar ndonjë mesazh është i keq”. Bashkëpunimi rajonal është interesi i të gjithë të interesuarve, e këtu është fjala për raportin e ndërsjelltë mes Beogradit dhe Prishtinës. Kështu që nuk shoh pasoja të mëdha, nëse Serbia eventualisht nuk merr pjesë në këtë samit, por është e mundur që të lërë pas një atmosferë negative mes vetë pjesëmarrësve në procesin e bashkëpunimit rajonal”, shton Novakoviç.

 

Histori e interpretuar keq

Reagimi i Aleksandër Vuçiçit do të ishte shumë më efikas, në rast se pozicioni i Serbisë do të kishte qenë disi më i mirë, thotë për DW Aleksandar Popov, drejtori Qendrës për Rajonalizmin.

“Pozicioni i Serbisë nuk është i tillë, plus ajo përformancë me fjalor të papërshtatshëm dhe e gjitha kjo çoi në një vendim të nxituar për të mos shkuar në Tiranë. E gjithë kjo histori është e luajtur keq dhe mendoj se nuk i shërben pozicionit të Serbisë në BE”. Por unë megjithatë mendoj, vazhdon Popov, “se pas një sulmi të tillë do të ketë tërheqje, dhe se në fund ai do të shkojë në Tiranë. Gjithsesi emocionet nuk janë aleat i mirë dhe duhet të mendojmë mirë, se sa hapësirë kemi për të bërë një hap prapa e për të rrezikuar procesin e integrimeve evropiane,” thotë Popov.

 

A është shkatërruar monopoli i Listës Serbe?

Rada Trajković vendosjen e saj në funksionin e ri në qeverinë e Kosovës e ka vlerësuar si lajm të mirë, pasi sipas saj “kjo do të thotë se Milan Radoiçiç nuk do të ketë asnjë ndikim në atë që ndodh, dhe se në këtë mënyrë do të thyhet monopoli i Listës Serbe për promovimin mendor të serbëve”.

Igor Novaković mendon se kjo nuk është e sigurtë deri në fund, “sepse Nenad Rashiç dhe Rada Trajkoviç janë subjekte politike që kanë marrë shumë pak vota në votime dhe nuk kanë legjitimitet politik. Megjithatë ajo që është e mundur në këtë moment, është një lloj fillimi i ndarjes në kuadrin e vetë bashkësisë serbe në Kosovë, pra që serbët që jetojnë në jug do të pranojnë modalitete të bashkëpunimit me qeverinë e Kurtit, ndërsa serbët në veri do të jenë mbështetës ndaj qendrimit të qeverisë në Beograd”, thekson Novaković.

Përvoja ime nga terreni thotë se serbët e jugut do të donin më shumë pluralizëm dhe mundësi për të zgjedhur, tërheq vëmendjen Aleksandar Popov. “Ata shpesh thonë se disa lëvizje të Beogradit u bien në kokë, sepse duhet pasur kujdes edhe për serbët në enklava. Po ta shohim nga ana legjitime, Kurti mund të kishte marrë në qeverinë e tij këdo, por problemi është që vetë Kurti ka bërë mjaft lëvizje kontraproduktive kohët e fundit, të cilat faktikisht e kanë ndërprerë procesin e bisedimeve”, thotë Popov.

 

(Pa)mundësi kompromisi

Kur është fjala për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, edhe ky episod e rrezikon më tej procesin. Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e BE-së dërgojnë mesazhe optimiste se si ndonjë lloj marrëveshjeje do të mund të arrihej në pranverën e vitit të ardhshëm, por Igor Novakoviç vlerëson se “edhe pse nga Brukseli përhapet optimizëm më duket se situata mes dy palëve është aq e nxehtë, saqë do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis i caktuar”.

Një pjesë të fajit për ngecjen e dialogut mban edhe perëndimi, shton Aleksandar Popov, i cili vëren “se nuk ka sa duhet sinkronizim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Gjatë krizës rreth targave çdo gjë është zgjidhur me një telefonatë nga Uashingtoni, dhe kjo në një farë mënyre ka qenë poshtërim i BE. Kjo pastaj ka hapur hapësirë për kalkulime të ndryshme dhe mendoj se do të kishte shkuar shumë më mirë, nëse nuk do të kishte pasur favorizim të një pale”, përfundon drejtori i Qendrës për Rajonalizmin.

dw

 

Vuçiç: Nuk do të shkojë në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

VucicPresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemërim ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës.

 

“Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, u medieve në Beograd presidenti serb, duke theksuar se zoti Rashiç nuk e ka besimin e askujt në Kosovë, “por e ka besimin e (kryeministrit) Albin Kurti dhe perëndimit dhe mendojnë se kësisoj mund të frikësojnë serbët”.

Ai përsëriti se Kosova është “shenjtëria më e madhe serbe”.

“Më mirë të mos jem sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzojë. Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”, tha ai, duke shprehur zemërimin me siç tha “reagimin e butë të Bashkimit Evropian” ndaj emërimit të zotit Rashiç.

Ai iu referua një deklarate të zëdhënësit të BE-së për mediat serbe i cili citohet të ketë thënë se “është me rëndësi thelbësore që emërimet e ministrave të bëhen në pajtim më Kushtetutën e Kosovës. Në rastin konkret i bëjmë thirrje Kosovës të sigurohet që janë përmbushur të gjithë hapat procedural për emërimin e ministrit që përfaqëson bashkësitë jo shumicë”.

Emërimi i ministrit Rashiç u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë qendrore për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Aktualisht në institucionet e Kosovës në veri nuk ka punonjës serbë, ndërsa Lista Serbe mbushi vendet e lëna bosh në parlamentin e Kosovës, siç u tha, për të mos lejuar që ato të mbushen me serbë të “dëgjueshëm” ndaj autoriteteve në Prishtinë.

 

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione.

Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.

voa

Steinmeier: Shqipëria partner me rëndësi i Gjermanisë dhe BE

Steinmeier BegajGjermania dhe Shqipëria do të përforcojnë lidhjen e vaçantë të tyre, tha presidenti gjerman Steinmeier pas një takimi me homologun e tij, Bajram Begaj.

 

Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi të enjten  (01.12) në Tiranë se Gjermania dhe Shqipëria “do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes tyre.”

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ai e cilësoi Shqipërinë një ”vend mik dhe partner të rëndësishëm të Gjermanisë dhe BE.”

“Në 30 vjet Gjermania dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Pritshmëritë janë rritja dhe forcimi i tyre” vuri në dukje Presidenti Steinmeier.

Vlerësim për angazhimin ndërkombëtar të Shqipërisë

Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në „kohezionin brenda BE dhe në sigurinë e rajonit”

“Në kontekstin e luftës në Ukrainë është e rëndësishme të ruajmë dhe forcojmë kohezionin brenda Europës. Shqipëria jep kontribut  në këtë synim duke mbështetur politikën e jashtme të BE dhe është një partnere e besueshme e NATO-s, në mbrojtjen e krahut lindor si edhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor,” theksoi Presidenti federal  Steinmeier.

Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen kolektive dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “në një periudhë jo të lehtë” vuri ai në dukje.

Presidenti Steinmeier e cilësoi vizitën e tij të sotme në Tiranë, e cila është e para e një presidenti të Gjermanisë në 27 vitet e fundit, si ”vizitë që njeh dhe respekton ꞔfarë ka arritur Shqipëria në rrugën e saj drejt BE dhe një inkurajim për të vazhduar në rrugën e nisur”

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare”

Presidenti Steinmeier përmendi në prononcimin e tij për mediat se Gjermania e ka shoqëruar Shqipërinë në “afrimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me BE.”

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progres drejt BE Premtoj që në kontekstin e reformave për integrimin europian Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë që të bëhet sa më parë anëtare e BE” tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

 

Ai përmendi mbështetjen gjermane në kryerjen e reformës në drejtësi dhe atë elektorale.

“Marrëveshjet e Procesit të Berlinit duhet të zbatohen”

Presidenti Steinmeier vlerësoi lart 3 marrëveshjet e nënshkruara së fundi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP)  në kontekstin e Procesit të Berlinit që ” do ta bëjnë rajonin më tërheqës, konkurrues dhe do të mundësojnë ngritjen e tregut të përbashkët rajonal” theksoi ai.

“Këto marrëveshje duhet të zbatohen konkretisht  dhe jo të mbetem vetëm marrëveshje politike” tërhoqi ai vëmendjen. Ai tha se vitin e ardhshëm Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë.

“Ballkani i Hapur të jetë gjithëpërfshirës”

Presidenti Steinmeier u ndal edhe në krizën aktuale energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. “Gjermania dhe BE janë angazhuar të japin mbështetje Shqipërisë dhe do të jenë në krah të saj”,  premtoi ai.

Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier, tha lidhur me nismën “Ballkani i Hapur” se “ꞔdo kontribut që ul konfliktet në rajon është i mirëpritur.” Presidenti i Shqipërisë Begaj e vlerësoi Procesin e Berlinit  “shumë të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”. Për nismën “Ballkani i Hapur” ai tha që “Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e organizmave rajonale”.

Lidhur me samitin BE-BP që pritet të zhvillohet javën që vjen, më 6 dhjetor në Tiranë, Presidenti gjerman tha se “nuk do të merren vendime të caktuara. Do të jepet inkurajim që të vazhdohet në rrugën drejt integrimit në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë se me çfarë të krenohen në këtë samit”, theksoi ai.

dw