NASA, kapsula Orion përfundoi me sukses misionin

kapsula OrionKapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga hëna të dielën, duke zbritur me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. Kjo i jep fund fluturimit provë që mendohet se do t’u hapë rrugën fluturimeve me astronautë në bord në orbitën hënorë.

 

Kapsula hyri në atmosferë me një shpejtësi 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit ndërsa i rezistoi temperaturës 2,760 gradë Celsius, që krijohet nga futja në atmosferë, para se zbriste pranë ishullit Guadalupe në perëndim të shtetit Baja California të Meksikës.

Një anije e marinës amerikane tërhoqi nga oqeani anijen hapësinore dhe pajisjet testuese për vëzhdimin e dridhjeve dhe matjen e rrezatimit. NASA tha se zbritja ishte pothuajse e përsosur.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson tha nga Hjustoni se, “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme. Është historike sepse tani po rikthehemi në hapësirë, dhe më tutje, me një gjeneratë të re”.

Suksesi i këtij fluturimi testues u hap rrugën fluturimeve të tjera me astronautë në bord. Në vitin 2024 është planifkuar fluturimi tjetër përreth hënës me katër astronautë në bordin e kapsulës Orion. Kjo do të pasohet me zbritjen e dy astronautëve në hënë në vitin 2025.

50 vjet më parë astronautët zbritën në hënë për herë të fundit, më 11 dhjetor të vitit 1972. Astronautët Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt të misionit Apollo 17 eksploruan për tre ditë luginën “Taurus-Littrow”. Ata ishin dy njerëzit e fundit, nga 12 syresh, që ecën në hënë.

voa

Emri, kush e zëvendëson ambasadoren Yuri Kim

yuriNë mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

 

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se besohet që  zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick. Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin ai është këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon “US Army Joint Staff”.

Ardhja e ambasadorit të ri  konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.

Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.

Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.

Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.

tch

Anulohet sërish seanca për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

seancaSot sërish është shtyrë sërish seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Seanca u shty, pas mospajtimeve të shprehura nga ana e avokatëve të të gjithë të akuzuarve, rreth prezantimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë.

 

Ata kërkuan që prokurori të lexojë të gjitha dëshmitë, në vend që të citojë vetëm titujt. Po ashtu, kishin vërejtje se disa prej titujve nuk kanë në listën e dëshmive që prokuroria ia ka dorëzuar gjykatës.

Ndërkohë, në fillim të seancës, të akuzuarit për këtë rast shprehur se nuk ndjehen fajtorë dhe nuk kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Kjo është hera e katër që anulohet seanca për zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Seanca e radhës u caktua për më 27 dhjetor në orën 10.

Për këtë rast akuzohen tre persona fizik dhe një person juridik, përkatësisht ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, akuzohen për vepër që dëmton sigurinë e përgjithshme. Mjeku Boban Vuçevski, akuzohet për mosveprim në bazë të rekomandimeve mjekësore në kohën e pandemisë, si dhe Spitali Klinik Tetovë, si person juridik, akuzohet për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim në përputhje me rekomandimet në kohë pandemie.

Ndryshe nga zjarri në spitalin modular në Tetovës që ndodhi më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Teuta Buçi/KlanMacedonia/

Situata në veri e qetë, persona të maskuar te Lagjja e Boshnjakëve

mitrovicaPersona të maskuar vazhdojnë të qëndrojnë te Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, raporton gazetarja e RTK-së në terren.

 

Sipas gazetares së RTK-së, situata tani është e qetë dhe shihet prani e karabinierëve italianë.

Mbrëmë në veri, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

rtk

Një polic i plagosur në veriun e Kosovës

PoliciaPolicia e Kosovës tha se një pjesëtar i saj është plagosur lehtë në një sulm i armatosur në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

 

Në një njoftim të policisë thuhet se në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, njësitë e policisë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtarë i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Policia tha se po kryen hetime por nuk dha më shumë hollësi.

 

Incidenti ndodhi disa orë pasi policia tha se ka shtuar praninë e saj në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit i cili e cilësoi këtë si “pushtim të veriut” nga Prishtina.

Në një njoftim të policisë thuhet se “përparësi e saj është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, ditëve në vijim do të shtojë praninë policore në veri”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve të vendit, komuniteteve pa dallim dhe ofrimin e sigurisë së përgjithshme në gjithë territorin e vendit, thuhet në njoftim.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se “ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”.

 

Shtimi i pranisë policore në veri, ku nuk ka më policë të përkatësisë kombëtare serbe të cilët braktisën vendet e punës në fillim të muajit nëntor, nxiti reagimin e Beogradit.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se 300 deri në 350 policë të Kosovës, përfshirë pjesëtarë të forcave të posaçme “kanë pushtuar dhe bllokuar” Mitrovicën e Veriut.

Serbia, tha ai, “do të shqyrtojë dërgimin e 1 mijë forcave të saj të sigurisë” në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, duke ju referuar dy neneve të asaj Rezolute që parashihte kthimin e një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.

Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë e Kosovës dhe që muajve të fundit kanë shtuar praninë në veriun e vendit, ku ndodhen edhe forcat e policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Autoritetet vendase e ndërkombëtare nuk e komentuan deklaratën e zyrtarit serb, ndërsa policia tha se në veriun e Mitrovicës po patrullojnë njësitë e rregullta të saj dhe jo njësitë e posaçme. Prania e saj është përqendruar në lagjet me popullsi të përzier në veriun e qytetit.

Incidentet e fundit në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së Komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave, që janë caktuar për datën 18 dhjetor. Grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

Situata e krijuar në zonë ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk është koha e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës.

Presidentja e Kosovës tha se brenda ditësh do të sqarohet se cilat do të jenë veprimet e mëtejshme.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

voa

Kurti: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, ul ndikimin rus në rajon

AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një proces të përshpejtuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se futja në BE e këtij rajoni do të sjellë përfitime nga BE dhe e do të ulë influencën ruse në Ballkan.

 

“Tani ka influencë malinje nga Federata Ruse në Ballkanin Perëndimor, futja në BE do të sjellë më shumë demokraci, dhe më pak influencë ruse në këtë drejtim”, tha Kurti në Samitin e socialdemokratëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë të Austrisë, raporton RTKlive.

Shefi i ekzekutivit kosovar, vlerësoi se po jetojmë në kohën e fashizmit rus. “Duhet të jemi bllok kundër këtij fashizmit rus”, theksoi ai.

Kurti ka folur edhe për zhvillimet ekonomike e sociale në vend. “Ne kemi rritur pensionet, kemi pasur edhe pakon ekonomike, kemi ndihmuar personat për pagesën e energjisë, i kemi dhënë shtesa në paga, kemi dyfishuar pensionet, ndihmat sociale, kemi studime falas për BA dhe MA. Kemi dhënë bursa për studentë”, tha ai.

Sipas tij Kosova është histori e dyfishtë e suksesit, e ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit, por edhe për të pasur rritje ekonomike së bashku me demokraci cilësore.

“Për shembull, vitin e kaluar ne u përmirësuam për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, dhe më pas më 17 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror, Reporterët Pa Kufij, lirinë e medias. Dhe për herë të dytë ne dalim të parët nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit sipas World Justice Project. Mes 14 vendeve në Evropën Lindore që ende nuk janë pjesë e BE-së, ne jemi numri dy pas Gjeorgjisë. Pra, demokracia cilësore, të drejtat e njeriut, pluralizmi politik, qeverisja e mirë, shkojnë së bashku me rritjen ekonomike. Vitin e kaluar kemi pasur rritje ekonomike prej 10.7% të BPV-së. Këtë vit do të jetë të paktën 4% pas zbritjes së inflacionit”, tha ai.

rtk

Stano paralajmëron takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel

flamujZëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar në Bruksel për një takim.

 

Stano në konferencë për media, ka thënë se BE-ja e ka përsëritur disa herë se do të ketë takim. Por, ka thënë se së shpejti do të bëhet e ditur data e saktë.

“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vijnë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, ka thënë Stano.

rtk

Motra e udhëheqësit suprem të Iranit dënon shtypjen e protestave

KhameneiMotra e udhëheqësit suprem të Iranit ka dënuar shtypjen e protestave në Iran dhe i ka bërë thirrje Gardës Revolucionare të tërhiqet, sipas një letre të publikuar nga djali i saj në Francë.

 

Në letrën e shkruar në dhjetor të këtij viti, Badri Hosseini Khamenei, e cila jeton në Iran, kritikon mënyrën se si Republika Islamike është ngritur që nga themelet e saj e deri më sot.

“Mendoj se tani është koha të deklaroj se i kundërshtoj veprimet e vëllait tim dhe shpreh mbështetjen për të gjitha nënat që vuajnë krimet e Republikës Islamike, që nga koha e Khomeineit e deri tek epoka e tanishme e kalifatit despotik të Ali Khameneit”, shkruante ajo në letrën që djali i saj Mahmoud Moradkhani e shpërndau të mërkurën në Twitter.

“Shpresoj se fjalët e nënës sime do të thyejnë heshtjen e klerikëve që kundërshtojnë (Republikën Islamike)”, i tha zoti Moradkhani shërbimit persian të Zërit të Amerikës.

Zoti Moradkhani tha se ai dhe nëna e tij nuk kanë patur asnjë kontakt me udhëheqësin suprem të Iranit që nga viti 2009 dhe se nëna e tij po flet tani për të treguar se “ka qënë kundër këtij regjimi nga fillimi”.

Ai shtoi se protestuesit “nuk kanë më frikë nga ky regjim”.

“Shtypja nga qeveria nuk po ndikon negativisht në lëvizjet dhe nuk po i dobëson protestat”, tha ai.

Në letrën e saj, Badri Khamenei i kërkon Gardës Revolucionare të “ulë armët” dhe “të bashkohet me njerëzit, para se të jetë tepër vonë”.

Media shtetërore iraniane njoftoi sot se Irani ekzekutoi një të dënuar për bllokimin e një rruge si dhe për sulmin ndaj një pjesëtari të forcës së sigurisë në Teheran.

Të mërkurën, studentët dolën në rrugët e Iranit, në vazhdim të protestave që pasuan vdekjen në shtator të një gruaje kurde iraniane, ndërsa mbahej nën arrest nga policia e moralit.

Shërbimi persian i Zërit të Amerikës citon disa raporte që thonë se protestat u zhvilluan në rreth 20 universitete dhe se forcat e sigurisë kanë ushtruar dhunë për shtypjen e tyre.

Ndërkohë dje ishte dita e tretë e një greve të thirrur nga protestuesit, që u bënë thirrje pronarëve të dyqaneve në të gjithë vendin të mbyllin bizneset e tyre deri të mërkurën, për të nxitur reforma në qeveri.

Atuoritetet iraniane urdhëruan arrestimin e atyre që inkurajojnë shitësit të mbyllin bizneset e tyre.

Greva pason konfuzionin mbi statusin e policisë morale të Iranit, e cila zbaton rregulla strikte për veshjen e grave. Sipas një agjencie lajmesh, kryeprokurori iranian, Mohammad Jafar tha se policia e moralit “nuk funksionon më”.

Aktivistët shprehën dyshime për vërtetësinë e këtij njoftimi. Një raport i publikuar të dielën vonë nga gazeta shtetërore Al-Alam thotë se kryeprokurori nuk mbikëqyr policinë e moralit.

Zyrtarët e qeverisë nuk kanë komentuar publikisht lidhur me këtë çështje.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton gjatë javëve të fundit se është ulur numri i oficerëve të policisë morale në qytetet iraniane dhe se tani në rrugë vërehen më shumë gra pa mbulesën e kokës.

Demonstratat antiqeveritare në Iran filluan pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini u arrestua nga policia e moralit për shkak të shamisë. Vdekja e saj gjatë kohës qësshte në paraburgim shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave grupet për të drejtat e njeriut thonë se janë vrarë të paktën 471 persona.

 

voa

Sot duhet të fillojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë me ç’rast 14 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra u lënduan

Spitali_ModularTë akuzuar janë drejtorët Florin Besimi (BDI) dhe Artan Etemi (BESA), si dhe mjeku Boban Buçeski dhe Spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik.

 

Sot në Gjykatën themelore në Tetovë është caktuar përpjekja e katërt për të filluar gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator të vitit të kaluar, me ç’rast 14 njerëz humbën jetën, ndërkaq pati edhe dhjetëra të lënduar.

 

Gjykatësi, Jordan Velkovski më 8 nëntor gjykimin e shtyu për më 7 dhjetor në orën 10:00, sepse njëri prej të akuzuarve nuk kishte avokat mbrojtës. Gjykatësi informoi se nëse nuk siguron avokat për herën e ardhshme, do të duhet të fillojë seanca kryesore edhe pa praninë e mbrojtësit të të akuzuarit.

Pas hetimit dhjetëmujor, fillimi i gjykimit ishte caktuar për më 6 shtator 2022, më pas është shtyrë për më 14 tetor për shkak të mungesës së dy të akuzuarve. Më 14 tetor ishte shtyrë për më 8 nëntor për shkak se dy të akuzuarit nuk kishin avokatë.

 

Të akuzuar janë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku Boban Buçeski dhe Spitali klinik i Tetovës si subjekt juridik.

Prokuroria e Tetovës i akuzoi dy drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për vepër penale – vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe mjekun Boban Buçevski për vepër penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, përderisa subjektin juridik, IPSH Spitali klinik Tetovë për vepra penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Deri tek gjykimi erdhi pasi që më 27 korrik Prokuroria parashtroi lëndë akuzuese nga Gjykata themelore Tetovë. Prokuroria dhjetë muaj zhvilloi hetim në të cilin analizat profesionale dhe ekspertizat u bënë nga MPB, Fakulteti teknologjik, elektroinxhinierë dhe ekspertë-hetues nga policia federale e Gjermanisë për kriminalistikë.

Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular u krijua si pasojë e kabllos së djegur, në të cilën ishin të kyçur aparati-defibrilator për reanimacion, karrikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër, informoi prokuroria.

Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës parashtruan dorëheqje, por mbetën në funksion deri në ristrukturimin e Qeverisë.

Para dy ditëve filloi edhe mënjanimi i mbetjeve nga spitali i djegur modular.

 

 

 

Arrin në Shkup ekipi për sanksione nga SHBA-ja

Ambasadorja amerikane në Shkup Angela AggelerNjë ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

 

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha përmes një postim në Twitter se ky ekip do të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme për këta zyrtarë që po hetohen.

“Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ajo.

Aggeler tha se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Vendimi i Uashingtonit për të dërguar në Shkup ekipin për sanksione vjen disa ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se sanksionet e SHBA-së ndaj politikanëve të korruptuar nga Ballkani po japin efekt dhe se të vazhdojnë me këto sanksione.

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, më 16 nëntor u kërkoi institucioneve të ndjekës së krimit angazhim më të madh në luftimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.

Këto kritika i bëri me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore se pse mbi 90 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesit e institucioneve kanë thënë se po bëjnë gjithçka për luftimin e korrupsionin, por nuk kanë dhënë detaje mbi rezultatet e arritura që kanë shkaktuar edhe reagime fillimisht nga SHBA-ja, e më pas edhe nga zyra e BE-së në Shkup.

Reagimet janë intensifikuar pas zgjedhjes së Islam Abazit një krye të Prokurorisë së Krimi të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë.

Në prill të këtij viti, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, në listën e zezë edhe anëtarët u futën edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

rel