Kosovë: Cili mund të jetë modeli i Asociacionit të komunave me shumicë serbe?

Pamje nga Mitrovica e Veriut - arkivMinistri i punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, tha të martën se vendi i tij mbështet çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se modeli kroat për trajtimin e të drejtave të pakicave kombëtare mund të shërbejë si model edhe për Kosovën.

 

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve, në një periudhë diskutimesh për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë dhe mospajtimeve rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një javë më parë, ekipi menaxhues për hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe paraqiti projektin e parë të tij gjatë bisedimeve të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi projekt statutin të cilin e cilësoi të papajtueshëm me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës por edhe vlerat evropiane. Ai tha se propozoi një projekt pikëpamje se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë, duke u frymëzuar siç tha, nga një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, tha se modeli i vendit të tij ishte i suksesshëm por, ekzistojnë modele të shumta në botë që mund të përdoren. Në Kroaci tha ai, të drejtat e pakicave janë të mbrojtura dhe mund të jetë shembull shumë i mirë, ndërsa nënvizoi se Zagrebi mbështet çdo qasje që ka synim një marrëveshje me të cilën Kosova dhe Serbia janë të kënaqura.

Ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Kosova ka shqyrtuar modele për mbrojtjen e pakicave që janë prezantuar nga ndërmjetësuesi evropian i bisedimeve me Serbinë, Miroslav Lajçak, duke nënvizuar se Kushtetuta e Kosovës u ofron pakicave shumë më shumë të drejta se sa të gjitha modelet tjera.

“Prandaj ne kemi trajtuar modele, i kemi parë cilat janë ato për cilat për neve nuk vijnë në shprehje sepse shkelin vijat e kuqe që kemi në këtë dialog. Asnjë lloj formacioni, asnjë lloj Asociacioni, asnjë lloj mekanizmi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse e shkel së pari sovranitetin e vendit, së dyti Kushtetutën e vendit dhe së treti funksionalitetin e Republikës së Kosovës sepse këto tre elemente janë bazë për funksionimin e shtetit. Çfarë kemi parë në Bosnje e Hercegovinë përmes Republikës Serbe të instaluar atje është një bllokim i tërësishëm të funksionimit të shtetit. Nuk ka për të ndodhur në Republikën e Kosovës. Ky rajon e ka mjaft një Republikë Serbe dhe nuk ka nevojë për një të dytë”, tha zonja Gërvalla.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në muajin gusht të vitit 2015 për parimet e tij. Po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin vazhdon të mbetët sfida kryesore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kthimin e punonjësve serbë në institucionet që i braktisën në nëntor të vitit të kaluar.

“Ata (Kosova) ose do ta pranojnë atë për të cilën jemi pajtuar në vitin 2015, ose do të jetë fundi i çdo gjëje”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit me 2 maj në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Lidhjes i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se dokumenti i projekt statutit, i hartuar nga Ekipi menaxhues, është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi, është shtet brenda shtetit. Ai shkroi në rrjetet sociale se “një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës – nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues. Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike” shkroi ai duke nënvizuar se në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë.

Qeveria e Kosovës vendosi shpërbërjen e ekipit menaxhues, duke nxitur reagimin e Beogradit i cili e akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se projekti i parë i paraqitur nga ekipi menaxhues për statutin e Asociacionit nuk është përfundimtar, por “është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve”.

Themelimi i Asociacionit parashihet edhe me pajtimin e arritur në Ohër me 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rrugën e zbatimit të një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ajo parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha javën e kaluar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje fillon me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zoti Escobar tha se zgjidhja duhet kërkuar në një kompromis ndërmjet palëve dhe statuti i asociacionit “duhet të jetë një statut i negociuar që mbron të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Pritjet dhe aspiratat tona janë të qarta dhe të larta dhe mbështetja jonë që palët të arrijnë një pozicion të përparuar është e qartë”, tha ai.

Marrëveshja e Ohrit, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

voa

FBI çaktivizon rrjetin e programeve të përdorura nga elita e spiunëve rusë

cyber codeFBI-ja ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterike të përdorura nga elita e spiunëve rusë, thanë të martën autoritetet amerikane, duke ofruar një pasqyrë të vogël të përballjes digjitale midis dy superfuqive kibernetike.

 

Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit thanë se ekspertët teknikë të FBI-së kishin identifikuar dhe çaktivizuar programet e përdorura nga shërbimi rus i sigurisë, FSB kundër një numri të pazbuluar kompjuterësh amerikanë, një veprim që ata shpresojnë se do t’i japë një goditje vdekjeprurëse një prej programeve kryesore të spiunazhit kibernetik të Rusisë.

“Ne e vlerësojmë këtë si mjetin e tyre kryesor të spiunazhit”, u tha gazetarëve një nga zyrtarët amerikanë përpara deklaratës publike mbi këtë çështje. Ai tha se Uashingtoni shpresonte se operacioni do ta “çrrënjoste atë nga fushëbeteja virtuale”.

Zyrtari tha se spiunët e FSB-së që përdornin programin kompjuterik, të njohur me emërtimin “Snake”, janë pjesë e një grupi famëkeq hakerimi i njohur si “Turla”.

Grupi ka qenë aktiv për dy dekada, duke vënë në shënjestër një sërë objektivash të NATO-s, agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe kompanive të teknologjisë, tha një zyrtar i lartë i FBI-së.

Diplomatët rusë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Moska zakonisht mohon përfshirjen në operacione të spiunazhit kibernetik.

Zyrtarët amerikanë folën me gazetarët të martën përpara publikimit të lajmit në kushte anonimiteti. Njoftime të ngjashme për përpjekjet për sulme kibernetike të FSB-së u bënë nga agjencitë e sigurisë në Britani, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

Turla konsiderohet gjerësisht si një nga ekipet më të sofistikuara të hakerave të studiuara nga komuniteti i sigurisë.

“Ata kanë vazhduar të veprojnë në hije duke u fokusuar në sigurinë e fshehtë dhe operacionale”, tha John Hultquist, nënpresident për analizimin e kërcënimeve në kompaninë amerikane të sigurisë kibernetike Mandiant. “Ata janë një nga objektivat më të vështira që kemi hasur”.

Qeveria amerikane e titulloi operacionin për ndërprerjen e programit Snake si “Operation Medusa”. FBI-ja dhe partnerët e saj identifikuan se ku ishte vendosur mjeti i hakerave në internet dhe ndërtuan një program unik softuerësh për të shkatërruar infrastrukturën e hakerëve.

FBI-ja u mbështet në autorizimet ekzistuese të urdhrave të kërkimit për të hyrë në distancë në programin keqdashës rus të përdorur brenda rrjeteve të viktimave në SHBA dhe për të shkëputur lidhjet e tij.

Zyrtari i lartë i FBI-së tha se mjeti i Byrosë Federale ishte krijuar vetëm për të komunikuar me programin rus të spiunazhit.

voa

BE: Draft-statuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin

VarhelyiNga BE thuhet, se draft-statuti për Asociacionin i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk është final, por pikënisje e rëndësishme. Nga ana e tij Kurti prezantoi draft-vizionin e tij. Dy draft-statute e asnjë zgjidhje?

 

Në një debat për Kosovën, të mbajtur të martën (09.05.) në Parlamentin Evropian ka qenë i pranishëm edhe Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. Për të draft-statuti i ekipit menaxhues të Kosovës, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni sipas draft-statutit i cili u prezantua me 2 maj në Bruksel, do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, ka thënë Varhelyi.

 

Kroacia ofron modelin e saj të pakicave kombëtare

Komisioneri Evropian e vuri theksin tek krijimi i Asociacionit si obligim që del nga marrëveshjet e dialogut. “Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç ka nënvizuar Përfaqësuesi special për dialog Miroslav Lajçak, draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga ekipi menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit”, tha Varhelyi.

Një model për Kosovën ka ofruar ministri i Jashtëm i  Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i cili ishte të  martën për vizitë në Prishtinë. Modeli kroat për trajtimin e të drejtave të pakicave kombëtare mund të shërbejë si model i mirë edhe për Kosovën, tha Radman, duke shtuar, se vendi i tij mbështet çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas ministrit të Jashtëm kroat modeli i vendit të tij ishte i suksesshëm por, ekzistojnë modele të shumta në botë që mund të përdoren.

 

Gërvalla: Nuk na nevojitet një Republikë e dytë serbe

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, tha se Kosova ka shqyrtuar modele të shumta për mbrojtjen e pakicave, por nënvizoi se “Kushtetuta e Kosovës u ofron pakicave shumë më shumë të drejta se sa të gjitha modelet e tjera”. “Ne kemi trajtuar modele, i kemi parë cilat janë ato të cilat për neve nuk vijnë në shprehje, sepse shkelin vijat e kuqe që kemi në këtë dialog. Asnjë lloj formacioni, asnjë lloj Asociacioni, asnjë lloj mekanizmi nuk mund të implementohet në Kosovë, nëse e shkel së pari sovranitetin e vendit, së dyti Kushtetutën e vendit dhe së treti funksionalitetin e Republikës së Kosovës, sepse, këto tre elemente janë bazë për funksionimin e shtetit. Çfarë kemi parë në Bosnje e Hercegovinë përmes Republikës Serbe të instaluar atje, është një bllokim i tërësishëm i funksionimit të shtetit. Nuk ka për të ndodhur në Republikën e Kosovës. Ky rajon e ka mjaft një Republikë Serbe dhe nuk ka nevojë për një të dytë”, tha Ministrja Donika Gërvalla.

 

Drafti i parë i Asociacionit

Një javë më parë ekipi menaxhues për hartimin e statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, prezantoi në Bruksel draftin e parë. Ky draft, ka 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare. Sipas draft-statutit që e publikuan të martën mediet në Prishtinë, Asociacioni do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave” të të gjithë banorëve dhe komuniteteve që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit. Qendra administrative e tij, bazuar në draft-statutin e prezantuar, është Mitrovica e Veriut. Do të ketë Kuvendin e Asociacionit, i zgjedhur nga komunat anëtare, dhe Kuvendi është organi suprem i Asociacionit.

Ky draft statut që e publikuan mediet në Prishtinë, u kundërshtua ashpër edhe nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, “dokumenti i projekt statutit, i hartuar nga Ekipi menaxhues, është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi, është shtet brenda shtetit. Ai shkroi në rrjetet sociale se “një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mban referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues”.

 

Draft-vizioni i kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi këtë draft-statut menjëherë sapo u prezantua në Bruksel, duke thënë se ai është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe vlerat evropiane. Në të njëjtën kohë, Kurti  propozoi një draft-vizion siç e quan ai, se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë. Në këtë dokument të kryeministrit të Kosovës, mes tjerash, thuhet se ai do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t’u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë. E Presidenti i Serbisë, pas refuzimit që i bëri Kurti draftit të Asociacionit të prezantuar nga ekipi menaxhues, tha se “është shumë i shqetësuar, sepse është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. “Kosova ose do ta pranojnë atë për të cilën jemi pajtuar në vitin 2015, ose do të jetë fundi i çdo gjëje”, tha presidenti serb Aleksandar Vuqiç,  pas takimit me 2 maj në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një draft vizion për Asociacionin që u prezantua  nga kryeministri Kurti, po e mbështet ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, i cili tha se është koha që “Kosova  nga ana e saj, “ta prezantojë zyrtarisht draft-statutin për Asociacionin”. Sipas tij, një dokument i tillë le të prezantohet duke u bazuar në draft-vizionin e paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ambasadori Abbot, duke konfirmuar se Kosovën e viziton këtë javë e i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia u morën vesh për themelimin e Asociacionit. Po ashtu në vitin 2015, u dakorduan për parimet e tij. Po në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se 22 nene të Asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Themelimi i Asociacionit parashihet tanimë edhe me marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha javën e kaluar se “zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, nis me Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.

dw

Shkenca studion dukurinë Déjà-vu

truriTë gjithë kanë pasur një herë Déjà-vu. Për disa njerëz kjo është dukuri e mbinatyrshme, kurse për të tjerët shpjegohet me neurologji. Çfarë shpjegimi ka kjo ndjenjë disi e trazuar?

Prit pak, mos jemi parë diku? Ah! A kam qenë edhe herë tjetër këtu? Më vjen keq nëse ju krijohet përshtypja se i keni lexuar këto rreshta edhe herë tjetër. Me siguri jeni duke pasur Déjà-vu. A ju ka ndodhur të vendoseni për herë të parë në një qytet të ri dhe çdo gjë ju duket disi e njohur? Ose jeni duke u prezantuar me dikë dhe ju duket sikur e njihni që më parë? Atëherë ju jeni nga ata njerëz që kanë pasur Déjà-vu.

Në vitin 1876 filozofi dhe shkencëtari francez Émile Boirac i dha emrin kësaj përshtypjeje me kuptimin që ka në gjuhën franceze “Déjà-vu, parë më parë”. Mendimtarë të ndryshëm kanë qenë munduar edhe më parë ta shpjegojnë këtë fenomen. Në Greqinë antike, filozofi Platon e shihte këtë fenomen si shenjë nga jeta e mëparshme. Në kohët moderne psikanalisti Sigmund Freud, e përshkruante Déjà-vunë si kujtim të një fantazie të nënvetëdijes, të lidhur me dëshirën e përmirësimit të situatës aktuale. Kurse psikiatri Carl Jung besonte se ajo ka lidhje me nënvetëdijen kolektive, ndërkohë që filmat e Hollywood-it e paraqesin si “gabim të matrikës”.

“Ajo nuk ka të bëjë me ngjarje të mbinatyrshme. Ndjenja e Déjà-vu-së është krejt normale”,  thotë James J. Giordano, profesor i neurologjisë në Universitetin Georgetown të Uashington, D.C.-së. “Déjà-vu-ja është ndjenja subjektive e një personi, që mendon se i ka përjetuar një herë ngjarje, aktivitete, mendime dhe ndjenja të caktuara, megjithëse në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.”

Rreth 90 përqind e popullsisë ka pasur një herë Déjà-vu. Me kalimin e moshës, ky përjetim fillon rrallohet.

E dini pse vjen nganjëherë kjo ndjenjë e trazuar?

“Nuk ka asnjë arsye që të ndodhë,” thotë Giordano për DW. “Truri ynë funksionon si sahat. Ai percepton çdo gjë nga e tanishmja dhe e krahason me përjetime të ngjashme ose jo të ngjashme të së kaluarës. Kështu truri ynë bën planifikimet për të ardhmen. Por ndodh që këto sinjale të ngatërrohen.”

Giordano mendon se kjo dukuri ka të bëjë me atë pjesë të trurit që ndodhet në qendër të tij, me Thalamus-in. Të gjitha informacionet që perceptohen nga dëgjimi, shija, prekja e kështu me radhë, duhet të kalojnë nëpër Thalamus, për të përfunduar në shtresën më periferike të trurit, tek korteksi celebral ku vazhdon të interpretohet dhe përpunohet më tej.
“Nëse shpejtësia e këtyre ndërveprimeve të ndryshme devijon pak nga njera-tjetra, përjetimi ynë në të tanishmen na duket sikur është një kujtim nga e kaluara. Truri ynë, shprehimisht, e ka ngatërruar të tanishmen me të kaluarën,” shpjegon Giordano.

Roderick Spears, profesor që merret me studimin e migrenës dhe bën kërkime klinike në universitetin amerikan Brown, në Providencë të Rhode Island-ës, është po ashtu i mendimit, se nuk ekzistojnë shpjegime të vlefshme për pyetjet pse dhe si vjen Déjà-vuja. Shkenca e ka të vështirë të nxjerrë konkluzione.

Sa shpesh shfaqen Déjà-vutë?

“Déjà-vutë është e vështirë të vëzhgohen sepse ato shfaqen spontanisht. Ne nuk e dimë si t’i krijojmë në laborator këto episode,” thotë me keqardhje Spears. Dekada me radhë shkencëtarët kanë zhvilluar teori të ndryshme për pse dhe si zhvillohet Déjà-vu-ja.

Një teori e preferuar në neurologji thotë, se kemi të bëjmë me përpunimin e dyfishtë neurologjik të informacioneve, ku informacionet ruhen dhe thirren në dy procese të ndryshme të trurit. Për shembull ju jeni në dhomën e ndenjes, ulur në karrige duke lexuar në artikull. Nga kuzhina vjen aroma e darkës që po gatuhet. Macja shtriqet në koshin e saj. Celulari jep sinjal se ka marrë një mesazh dhe ju jeni duke ndier mbi lëkurë ngrohtësinë e diellit që po perëndon. Të gjitha këto përjetime ndërthurren me njeri-tjetrin kur përpunohen nga truri dhe ruhen si një përjetim i vetëm.

Nëse gjatë përpunimit të këtyre të dhënave në tru ndodh një vonesë minimale, atëherë truri, thotë teoria, e interpreton këtë përvojë sikur të ishin dy përvoja që ndjekin njera-tjetrën, duke iu krijuar juve përshtypjen se përvojën e parë e keni pasur një herë në të kaluarën.

Fizikanti teorik Michio Kaku është i bindur se gjatë Déjà-vusë kemi të bëjmë me një çrregullim të kujtesës, e cila shfaqet kur “thirren fragmentet e kujtesës të ruajtur në tru, kur ne ndodhemi në një ambient që ka ngjashmëri me diçka që kemi përjetuar më parë.” Kaku ka teori edhe për pyetjen nëse ne mund të zhvendosemi midis universeve paralele, dhe për pyetjen nëse Déjà-vuja na thotë ndonjë gjë për pozicionin tonë në këto universe.

A mund të shkaktohen Déjà-vutë nga stresi?

Studime të tjera thonë se stresi mund të luajë një rol për Déjà-vutë. “Truri funksionon më mirë kur është i çplodhur dhe i ngarkuar me energji. Nëse keni shumë stres ose jeni shumë të shqetësuar, atëherë truri lodhet. Atëherë mund të ndodhë që modeli t’i zhvendosë lehtë aktivitetet e trurit. Në kushte të tilla nuk është e pazakonshme që të keni Déjà-vu”, sqaron Giordano.

Spears shton se njerëzit me shkollim të lartë tentojnë më shumë se njerëzit që kanë pak arsim, që të kenë Déjà-vu. “Njerëzit që udhëtojnë shumë, që janë në gjendje të kujtohen për ëndërrat e tyre dhe që kanë pikëpamje liberale, përjetojnë më shpesh Déjà-vu.”  

Janë Déjà-vutë shenja të ndonjë çrregullimi psiqik?

“Aspak,” thotë me siguri Giordano kur pyetet për këtë çështje. Edhe njerëzit me psiqikë të shëndetshme përjetojnë herë pas here Déjà-vu. Më shpesh ato shfaqen në moshën nga 15 deri 25 vjeç. Spears këshillon sidoqoftë se kush përjeton Déjà-vu më shumë se një herë në vit, për shmebull disa herë në muaj, duhet të marrë këshilla nga mjeku. Nëse Déjà-vu është e lidhur me humbje të vetëdijes ose një gjendje të pazakontë ëndrre, ajo jep shenja për një problem më serioz.

“Duhet bërë kujdes për të parë nëse një Déjà-vu zgjat më shumë se disa sekonda, ose nëse personi ka vështirësi të kuptojë çfarë është reale dhe çfarë është joreale,” shton Spears. “Mbase shihet se personi është duke pasur sjellje të pavetëdijshme, për shembull duke luajtur me flokët e veta ose duke mos mbajtur dot sende në duar. Edhe rritja e frekuencës së rrahjeve të zemrës ose ndenja e madhe e frikës do të ishin arsye për një vizitë tek mjeku.”

Sepse në raste të rralla Déjà-vuja mund të jetë shenjë për një krizë, sidomos krizë epileptike. “Pjesa më e madhe e krizave e kanë fillesën tek lobi temporal i trurit. Ato shkaktohen kur lobi temporal ngacmohet dhe personi është ende në gjysmë-vetëdije, pra jo krejt i pavetëdijshëm. Kjo mund të shkaktojë ndjenjën e Déjà-vusë.”

Në përgjithësi nuk ekziston ndonjë mirëkuptim për çështjen se si e ndien njeriu një Déjà-vu dhe ka teori të ndryshme për pyetjen se çfarë e shkakton. Shkencëtarë nuk e dinë ende çfarë e shkakton faktikisht. Spears shpreh keqardhjen duke thënë: “Ne nuk kemi ende një shpjegim solid strukturor për këtë gjë.”

dw

110-vjetori i krijimit të Gjykatës së Lartë, Kim: Themeli i reformës në drejtësi është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik

Yuri KimAmbasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjatë 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë tha se themeli i reformës në drejtësi është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik.

Diplomatja amerikane theksoi se reforma në drejtësi po jep rezultat në vendin tonë, ndërsa bëri thirrje që Gjykata e Lartë duhet të plotësohet sa më shpejt me tre anëtarët e fundit.

 

Askush nuk është mbi ligjin, ripërsëriti Kim, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në reformën në drejtësi.

 

Yuri Kim: Shqiptarët duan drejtësi dhe  mundësi të barabarta, një arsye për të qëndruar në këtë vend. Reforma në drejtësi po jep rezultat. Gjykata e Lartë duhet të plotësohet sa më shpejt me tre anëtarët e fundit. Drejtësia duhet dhënë në kohë dhe populli shqiptar e meriton këtë. Kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që ajo të dështojë, dhe kjo është një shenjë që reforma po funksionin vërtet. Në fund i përket Shqipërisë ta çojë para reformën. Themeli i reformës është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik. SHBA mbështet Shqipërinë dhe ky vend ecën përpara drejt integrimit. Ka kaluar mbi tre vite dhe është koha për një ambasador të ri. SHBA nuk ka për të ndryshuar dhe do e mbështesë reformën në drejtësi edhe pse do të ndryshohet ambasadori. Shpresoj që ju do të kuptoni se kur SHBA flet për reformën këmbëngul që të bëhet mirë,  sepse ne e dimë që ka gjëra më të mëdha për Shqipërinë. Askush nuk është mbi ligjin.

Top Channel

Lugina e Valbonës është një nga atraksionet kryesore turistike të vendit tonë.

ValbonPor fatkeqësisht, një ditë më parë atje humbën jetën dy turiste, një franceze dhe një belge.

Aida Gjeçaj, një sipërmarrëse që prej 10 vitesh zotëron një bujtinë në Theth që gjithashtu është Guidë e Certifikuar Kombëtare me ekspertizë për Alpet Shqiptare, tregon sesi turistët nuk ndjekin këshillat.

Ne kemi guida malore të certifikuara dhe shumë profesionistë, të paktën nga dy tre për Luginë. 200 mijë turistë për gjatë gjithë sezonit përshkojnë Thethin ose Valbonën”- shprehet Aida Gjeçaj, Guidë e Certifikuar Kombëtare, Theth.

 

Çfarë bëhet për sigurimin e jetës së turistëve, veçanërisht për ata që kërkojnë turizmin e aventurës?

“Agjencitë partnere që kemi në vendet europiae gjithmonë presin një siguracion jete për çdo turist që ata sjellin nga jashtë.  Çdo turist që fle në bujtinat tona, qoft në Theth apo në Valbonë nëse i tregon pronarit të bujtinës që unë nesër dua të bëj kalimin e qafës së Valbonës, do t’i rekomandohej që jo, shtegu është i mbyllur, është i rrezikshëm është i pakalueshëm. Të paktën deri nga gjysma e majit. Ka nga ata që ndjejnë një farë vetëbesimi duke qenë se mbase vijnë nga zonat alpine të Europës dhe që mendojnë që mund ta menaxhojnë borën. Nganjëherë më duket se duan t’i kursejnë ato pak lekë për të marrë një guidë.

Para dy ditësh kisha katër turistë të rinj 20-vjeçar që shpresoj të mos jenë grupi në fjalë, të cilët ishin kampista me çadra që vijnë për të eksploruar Parkun Kombëtar dhe nuk flenë në asnjë bujtinë. Ata po kërkonin shtegun e Valbonës, në momentin që kuptova që duan të bëjnë kalimin ne qafën e Valbonës, i thoja që është e pamundur, por ndjeva një perceptim që nuk ishin të bindur 100% në atë që unë po thoja dhe pata frikë se mund ta provonin. Shpresoj të mos ketë qenë grupi në fjalë pasi dy vajzat që u rrëzuan ishin bashkë me miqtë e tyre dhe kanë qenë miqtë që kanë lajmëruar banorët lokal dhe si rrjedhojë policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë”- shprehet Aida Gjeçaj.

Top Channel

Dy nxënës të mitur në Tetovë kanë përpiluar listë me emra të nxënësve dhe kërcënime

mpb-maqedoniSiç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në praninë e psikologut, pedagogut dhe prindërve kanë pasur bisedë informative me një të mitur dhe një djalë 11 vjet.

“Kemi vepruar pas një raportimi të mëhershëm se në banjën në shkollën fillore në të cilën jetojnë kanë lënë letër me emra të nxënësve dhe kërcënime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB shtojnë se është njoftuar Qendra për Punë dhe Politikë Sociale dhe Prokurori Publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme në dy shkolla fillore kishte përpilime të “Listave të zeza” me emra të nxënësve, ndërsa këto raste vijnë pas vrasjeve që ndodhën javën e kaluar në Serbi.

Telegrafi