Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

mali i ziPartitë e ish Frontit Demokratik pro-rus dhe Partia Boshnjake, u bënë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, pasi parlamenti malazez miratoi të martën me shumicë votash riorganizimin e saj, mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara, kundërshtimit të presidentit të vendit dhe të opozitës.

 

Partitë pro-ruse dhe pro-serbe do të kenë dy poste zëvendëskryeministrash dhe tri ministri, ndërsa boshnjakët një post zëvendëskryeministri dhe pesë ministri.

Qeveri do të ketë 24 poste ministrash dhe 7 poste zv/kryeministrash, gjë që e bën atë më të madhen në historinë e parlamentarizmit në Malin e Zi.

Në fjalën e tij para deputetëve, kryeministri Milojko Spajiç vuri në dukje rëndësinë e qeverisë për të ardhmen e vendit.

“Kjo qeveri është një garantuese i qëndrueshmërisë dhe pjekurisë. Ne jemi shembull se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët, serbët dhe malazezët – të gjithë mund të jetojnë dhe punojnë së bashku. Ne do të jemi një fanar për gjithë Ballkanin”, tha kryeministri malazez.

Riorganizimi i qeverisë u kritikua nga partitë opozitare malazeze, të cilat thanë se hyrja e partive pro-ruse, nënkupton një qeveri që do të drejtohet nga Moska dhe Beogradi.

“Koka dhe truri janë në Moskë. Shefi i kësaj qeverie është (kryetari i parlamentit) Andrija Mandiç dhe në të nuk ka asnjë përfaqësues nga kombi malazez”, tha Andrija Nikoliç nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Sipas opozitës këto parti “mbrojnë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtarë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebernicë dhe mbështesin kriminelët e luftës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç të dënuar në Hagë”.

Ky është riorganizimi i parë i qeverisë malazeze e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar, duke lënë në opozitë pas gati tre dekadash Partinë Demokratike të Socialistëve të ish presidentit Milo Gjukanoviç.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht se partitë dhe udhëheqësit që kundërshtojnë vlerat euroatlantike të mos jenë pjesë e pushtetit. Një qëndrim të ngjashëm kanë shprehur edhe institucionet evropiane.

Të martën, ambasada amerikane në Podgoricë shprehu shqetësimin e saj me përbërjen e re të qeverisë.

Jemi të shqetësuar për përfshirjen në qeveri të partive dhe udhëheqësve që nuk e dënojnë agresionin rus në Ukrainë, kundërshtojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe veprimet e të cilëve janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore“, tha ambasada amerikane në një përgjigje për Zërin e Amerikës.

Si aleat dhe partner i ngushtë i Malit të Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin dhe njohin veprimet konstruktive të parlamentit dhe qeverisë, duke vënë në dukje aktivitete që janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike dhe rrezikojnë përparimin e prekshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, duke u bërë thirrje qeveria dhe deputetëve të qëndrojnë të përqendruar në qëllimin e përbashkët të anëtarësimit në BE dhe të shmangin çështjet që nxisin përçarje.

Para seancës së parlamentit, presidenti malazez Jakov Milatoviç, tha se “Mali i Zi sot është viktimë e tregtisë më primitive politike dhe papërgjegjshmërisë që kryeministri vazhdimisht e demonstron ndaj drejtimit të vendit”.

Në një postim në platformën e medieve sociale X, presidenti shkroi se “kur menduam që asgjë nuk mund të na befasojë më, sot jemi dëshmitarë të një tjetër mashtrimi dhe fyerjeje ndaj mendjes së shëndoshë të qytetarëve të Malit të Zi. Pasi u bë e qartë për qytetarët se ideja e ndryshimit është tradhtuar, rrënimi i jetës politike dhe i proceseve demokratike vazhdon. Mostransparenca, mungesa e parimeve dhe tregtia me interesat shtetërore, arrijnë kulmin me votimin e qeverisë më të madhe në historinë e Malit të Zi, qëllimi i së cilës është mbrojtja e interesave individuale, e jo përmirësimi i shoqërisë sonë dhe rruga evropiane e vendit”.

Mali i Zi, një vend anëtar i NATO-s që nga viti 2017, konsiderohej si vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Por, për shkak të krizës politike dhe institucionale, që nga dhjetori vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një konferencë ndërqeveritare me BE-në, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

voa

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Kamala

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris konsolidoi me shpejtësi të hënën mbështetjen e demokratëve, përfshirë nga figurat kryesore të partisë, për kandidaturën e saj presidenciale, duke siguruar përkrahjen e qindra delegatëve të Kuvendit dhe duke njoftuar për grumbullimin e një sasie masive fondesh, pasi Presidenti Joe Biden u largua papritur nga gara.

 

Duke folur para ekipit të fushatës presidenciale në Uilmington të Delauerës, zonja Harris e pranoi se javët e fundit kishin qenë intensive, por shprehu besimin tek ky ekip.

“Objektivi im është të fitoj emërimin dhe të fitoj në zgjedhje”, tha ajo. Ajo premtoi “të bashkojë partinë Demokrate, të bashkojë vendin dhe të fitojë zgjedhjet.”

Ajo përmendi temat qendrore që do të spikasin në fushatën e saj kundër zotit Trump gjatë 100 ditëve të ardhshme, duke vënë në dukje kontrastin mes saj si ish-prokurore dhe ish-Presidentit që përballet me probleme të shumta ligjore.

Ajo e paraqiti veten si avokate e mundësive ekonomike dhe së drejtës për qasjne në abort.

“Lufta jonë për të ardhmen është gjithashtu një luftë për liri,” tha ajo. “Stafeta është në duart tona.”

Presidenti telefonoi nga shtëpia e tij në Rehoboth të Delauerës, ku po merr veten nga COVID-19, për të shprehur mbështetjen ndaj zonjës Harris.

Ai planifikon të flasë për vendimin e tij për t’u larguar nga gara në një fjalim drejtuar kombit më vonë këtë javë.

Presidenti Biden thotë se misioni i fushatës nuk ka ndryshuar dhe premtoi se do të bëjë fushatë për zonjën Harris.

“Ishte gjëja e duhur”, tha zoti Biden lidhur me vendimin e tij për të dalë nga gara.

Zonja Harris po siguron me shpejtësi mbështetjen e demokratëve. Ligjvënësja demokrate Nancy Pelosi, ish-Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një zë me ndikim i Partisë Demokratike, mbështeti të hënën emërimin zonjës Harris si kandidate për presidente të kësaj partie, duke u bërë e fundit mes një vale demokratësh me peshë që e bënë një gjë të tillë.

Zonja Pelosi, e cila vazhdon të jetë zë me ndikim që kur përfundoi mandatin e saj si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2022, luajti një rol thelbësor për ta bindur zotin Biden që të tërhiqet nga fushata për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes së tij mendore dhe aftësisë për ta mundur kandidatin republikan Donald Trump apo për të shërbyer në pozitën e presidentit për katër vitet e ardhshme.

“Me dashuri dhe mirënjohje, përgëzoj Presidentin Biden për besimin që ka pasur gjithmonë tek mundësitë që ofron Amerika dhe që u jep njerëzve shansin për të përmbushur potencialin e tyre”, deklaroi zonja Pelosi, 84 vjeçe, në një deklaratë. “Duhet të bashkohemi, të ecim përpara me vendosmëri për ta mposhtur Donald Trumpin dhe me entuziazëm ta zgjedhim Kamala Harris Presidente të Shteteve të Bashkuara.”

Fushata synon të sigurojë deri në mbrëmjen e së mërkurës angazhimet e shumicës së afro 4,000 delegatëve demokratë në Kuvendin e Partisë Demokrate që mbahet muajin e ardhshëm, i thanë disa burime agjencisë Reuters. Një gjë e tillë do t’i siguronte asaj praktikisht emërimin si kandidate e partisë. Zyrtarët dhe aleatët e fushatës së saj kanë bërë qindra telefonata duke u kërkuar delegatëve që të propozojnë zonjën Harris për presidente në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Fushata e zonjës Harris tha se ka mbledhur 81 milionë dollarë në 24 orët pas largimit të zotit Biden, shifra më e lartë për një ditë të vetme deri tani në fushatën për zgjedhjet e këtij viti për secilën palë.

Pothuaj se të gjithë demokratët me ndikim, të cilët janë konsideruar si rivalë të mundshëm të zonjës Harris kanë ofruar përkrahjen e tyre për të, përfshirë guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer, të Kalifornisë Gavin Newsom dhe Andy Beshear nga Kentaki.

Zonja Harris, 59 vjeçe, falenderoi zotin Biden për kontributin e tij të hënën më herët në Uashington.

“Trashëgimia e Joe Bidenit gjatë këtyre tre viteve është e pashembullt në historinë moderne,” deklaroi zonja Harris në një aktivitet të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë për të nderuar sportistët e universiteteve. “Çdo ditë, presidenti ynë, Joe Biden, lufton për amerikanët dhe ne jemi thellësisht, thellësisht mirënjohës për shërbimin që ai i bën vendit tonë.”

Demokratët shpresojnë që zonja Harris të mund të rigjallërojë atë që kishte qenë një fushatë presidenciale e vakët, disa ditë pasi Kuvendi Kombëtar Republikan, paraqiti një front të bashkuar dhe tregoi mbizotërimin e ish-Presidentit Trump në partinë e tij.

Nënpresidentja Harris pritet të vazhdojë kryesisht politikën e jashtme të Presidentit Biden për çështje të tilla si Kina, Irani dhe Ukraina, por mund të ketë një ton më të ashpër me Izraelin lidhur me luftën në Gazë, nëse fiton zgjedhjet e nëntorit.

Ajo ka qenë e hapur për mbrojtjen e të drejtave të abortit, një çështje që rezonon me votuesit më të rinj dhe demokratët më liberalë.

Përkrahësit argumentojnë se ajo do t’i mobilizonte ata votues, do të konsolidonte mbështetjen e afrikano-amerikanëve dhe do të sillte aftësinë e saj për të debatuar përballë ish-presidentit.

Më shumë se 44,000 gra dhe aleatë afrikano-amerikanë, përfshirë ligjvënëset Maxine Waters, Jasmine Crockett dhe Joyce Beatty, bënë thirrje për mbështetjen e zonjës Harris, dhe grumbulluan më shumë se 1.5 milionë dollarë për fushatën e saj presidenciale, thanë organizatorët për agjencinë Reuters.

Por disa demokratë janë të shqetësuar lidhur me historinë e gjatë të diskriminimit racor dhe gjinor në vend.

SHBA nuk ka zgjedhur asnjëherë një grua presidente në historinë e saj gati 250-vjeçare.

Zonja Harris shkoi në Delauerë të hënën pasdite për të vizituar ish-selinë e fushatës së zotit Biden që tani shërben si zyra e saj kryesore e fushatës.

voa

Ministrat e jashtëm të BE për zgjedhjet në SHBA

Minisitri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto

Fillimisht atentati ndaj Trumpit dhe tani zëvendësim për Biden: Vëzhguesit në BE me shqetësim dhe shpresë për fushatën elektorale në SHBA. Hungaria mbetet temë shqetësuese.

 

Disa ministre dhe ministra të jashtëm tëBE-së e prisnin tërheqjen e Joe Biden nga gara elektorale, të tjerë shpresonin për këtë. Kështu mund të shmangen ndoshta sërish disi shanset për një mandat të dytë presidencial në SHBA për republikanin Donald Trump, hamendësojnë diplomatë të BE-së në Bruksel.

Në Bruksel zhvilluan mbledhjen e radhës 27 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Vetëm ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib u shpreh qartë, se kë sheh ajo tani në garë. “Tërheqja e Bidenit nuk do të thotë fitore për Trump. Unë i uroj gjithë të mirat Kamala Harris, e cila tani ndoshta do të marrë drejtimin tek demokratët. Ajo është një grua e fortë”, mendon ministrja belge, e cila në qershor humbi zgjedhjet dhe së shpejti do të largohet nga posti.

Europa në pritje

 

Ministrat e tjerë të BE-së mbajtën një qëndrim ngjashëm si qeveria gjermane, që u shpreh disi vakët. Fillimisht duhet të emërohet si kandidate e demokratëve për presidente nënpresidentja aktuale Kamala Harris. Pastaj fjalën do ta kenë zgjedhëset dhe zgjedhësit amerikanë, u shpreh një zëdhënëse qeveritare në Berlin.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha se nuk është detyrë e BE-së që tani t’u thotë amerikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Vetëm kaq. Por natyrisht, që “për ne ka efekt të madh”, se kush zbarkon në Shtëpinë e Bardhë. Borrell dhe shumica e ministrave të jashtëm preferojnë më shumë një demokrat në Shtëpinë e Bardhë se sa Donald Trumpin shpërthyes dhe miqësor ndaj Rusisë.

Por gjithësesi politkanët drejtues në mbarë Europën i shprehën konsideratat 81- vjeçarit Joe Biden për angazhimin e tij, drejtimin dhe “vendimin dinjitoz”, për t’u tërhequr. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një mesazh në X shkruan. “Një gjest i madh nga një president i madh, i cili gjithmonë ka luftuar për demokracinë dhe lirinë”.

“Falë tij është i ngushtë bashkëpunimi transatlantik, NATO është e fortë dhe SHBA një partnere e besueshme për ne”, vlerësoi kancelari gjerman Olaf Scholz “mikun” e tij Joe Biden. Shumë deklarime të ngjashme me fjalë simpatie tingëllojnë më shumë si një nekrologji.

 

Hungaria sërish mban qendrim ndryshe

Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj falenderoi në Kiev Joe Bidenin për “mbështetejn e tij të palëkundur për Ukrainën”. Ai dhe mbështetja mbipartiake në Kongres vazhdojnë të jenë vendimtare, tha Selenskyj. Vetëm një kryeministër i BE-së e sheh Ukrainën dhe mbështetjen e Bidenit për mbrojtjen nga agresori rus krejt ndryshe – kryeministri hungarez Viktor Orban, aktualisht edhe president i këshillit të BE-së, një post që jepet me rotacion çdo gjashtë muaj.

Orban e konsideron politikën amerikane ndaj Rusisë dhe Ukrainës vetëm si nxitje dhe zgjatje të luftës. “Unë nuk e kuptoj përse jam i vetmi kryeministër në BE, që angazhohet për paqen”, u shpreh Orban në samitin e EPG-së javën e kaluar Blenheim Palace, në Britaninë e Madhe.

Orban dhe ministri i tij i Jashtëm Péter Szijjártó, që në fakt duhet të moderojnë si president të radhës të Këshillit, i bëjnë akuza të rënda shteteve europiane. Misioni i paqes, që ka menduar Hungaria, sipas presidencës hungareze në BE, duhet të vazhdojë. Orban ishte në Kiev, Moskë, Pekin dhe në Floridë. Në rezidencën në Mar-a-Lago të Trumpit presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Orban pozoi me krenari duke i premtuar mbështetje atij në garën presidenciale. Edhe kjo vizitë e Orbanit është si një halë në sy për shumicën e shteteve të BE-së. Vetëm ministri i Brendshëm sllovak tha në Budapest, se vendi i tij e mbështet misionin e paqes.

 

Baerbock: Veprim kokë më vete

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e kritikoi në Bruksel presidentin e radhë stë këshillit të BE-së: “Nuk është habi, që këto ture krye më vete të ditëve të fundit kanë shkaktuar irritim dhe habi në pjesë të tëra të botës- “Hungaria flet për vete, jo për BE-në. Për BE-në i vetmi i ngarkuar për politikën e jashtme është Josep Borrell.

Megjithatë në takimin e ministrave të jashtëm pa asnjë debat u zgjat afati i sanksioneve ndaj Rusisë edhe për gjashtë muaj. As Hungaria dhe as ndonjë vend tjetër i BE-së nuk vendosën veto në procesin e votimit. Hungaria megjithatë vazhdon të bllokojë pagesën e 6,2 miliardë eurove për Ukrainën nga një fond special i BE-së.

Nuk bojkotohet presidenca hungareze

Pavarësisht zemëratës për percemtimin e jashtëzakonshëm të Hungarisë të rolit të presidencës së këshillit të BE-së, vendet anëtare nuk ia dolën që të ndërmarrin hapa të përbashkëta. Kësisoj nuk do të ketë një bojkotim zyrtar të presidencës hungareze. Shteteve anëtare u lihet në dorë ta vendosin vet, se si të reagojnë. Në këshillin e ministrave të brendshëm për shembull, nuk mori pjesë minsitrja gjermane, por ishte e pranishme homologia e saj austriake. Edhe Luksemburgu nuk do të dërgojë ministra në takimet në Hungari.

dw

Do të ketë gjithmonë të tillë që nuk e hanë sapunin për djath, dhe që hulumtojnë dhe zbulojnë të vërtetën. Faleminderit perëndisë për këtë!

Manastiri

Si ia ndryshuan serbo-bullgarët (sllavomaqedonët) emrin e Manastirit të Tolit në “Bitolje”, për të fshehur emrin shqiptar.

Shqiptarët ende e quajnë këtë qytet të shkurtuar “Manastir” dhe sllavomaqedonasit e quajnë “Bitolj”.

Ata gjithashtu ndryshuan totalisht strukturën e popullsisë, dhe asimiluan (sllavizuan) të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks. Sot shqiptarët janë pakicë në qytetin e tyre!

Sandzak Albania

Kako su srbo-bugari ( slavomakedonci) promijenili naziv Toli-evom Manastiru u “Bitolje”, kako bi sakrili Albansko ime.

Albanci i dalje ovaj grad nazivaju skraceno “Manastir” a slavomakedonci “Bitolj”

Oni su takodje totalno promijenili strukturu stanovnistva, te sve Albance pravoslavne vjere asimilirali ( slavizirali). Danas su Albanci manjina u svom gradu!

Si ia ndrruan emrin Manastirit të Tolit sllavet e Maqedonise :

Manastiri 3

Manastiri 2

A.F.

Sekreti i madh i BIA-s së Vuçiqit: Çfarë fshehu presidenti serb nga Scholz

Vucic Scholz

E përditshmja sarajevase “Slobodna Bosna” ka bërë një hulumtim i cili sipas tyre zbulon qëllimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së rëndësishme me kancelarin gjerman Olaf Scholz, që lidhet me prapaskenën e gërmimit të litiumit nga ana tjetër e Drinës.

“Që litiumi serb është një shkak i mundshëm i konflikteve të reja në Serbi dhe rajon, dhe rrjedhimisht edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, e kanë konfirmuar bashkëbiseduesit tanë, por edhe burime afër regjimit të Vuçiqit. Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, ose shkurt ‘Memorandumi për litiumin’, duhet të shihet nga dy aspekte, ekonomike dhe politike”, thuhet në artikullin e “Slobodna Bosna”.

 

“Nëse marrëveshja e fundit do të ishte nënshkruar nga përfaqësuesit e Serbisë, politika e të cilës është plotësisht në harmoni me politikën e BE-së, nëse Serbia do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë, nëse Serbia do të kishte respektuar çdo marrëveshje që ka nënshkruar me Kosovën, do të kishte njohur pavarësinë dhe do të ishte një partner i fortë i Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në OKB dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, nëse Serbia dhe Kosova do të shkonin së bashku drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, nëse Serbia si një partner i rëndësishëm i BeH-së do të mbronte interesat e saj dhe jo të mbështeste shkëputjen e Republikës Serbe, nëse Serbia do të ishte një partner i fortë i Malit të Zi dhe jo një faktor përçarës i brendshëm që me ndihmën e klanit kriminal të Shkaljarëve mbështet zgjerimin e madh serb me qëllim të shkaktimit të trazirave në Malin e Zi, nëse Serbia nuk do të mbështeste një Kishë Ortodokse Serbe paramilitare dhe nëse Aleksandar Vuçiq nuk do të kishte qenë nënshkrues i memorandumit për litiumin, nuk do të kishte asgjë të diskutueshme dhe unë do të kisha mbështetur fuqishëm nënshkrimin e atij dokumenti dhe nismën ekonomike”, tha ekonomisti Boban Bogdanoviq për ‘Slobodna Bosna’.

Është krejtësisht logjike dhe në përputhje me interesat ekonomike të çdo vendi në botë, përfshirë edhe Serbinë, që të kryejë kërkime minerare dhe shfrytëzim të mineraleve në përputhje me kushtet më të sigurta dhe më moderne ekologjike. Megjithatë, që nga fillimi i ardhjes së kompanisë Rio Tinto në Serbi, që nga viti 2001, ka nisur korrupsioni më i madh sistematik i regjistruar deri më tani në botë, thekson për “Slobodna Bosna” disidenti politik serb Boban Bogdanoviq.

Bogdanoviq, i cili për pak shpëtoi nga likuidimi i shërbimeve të regjimit dhe më pas mori azil në një nga vendet evropiane, nga një vend sekret për “Slobodna Bosna” foli për qëllimet e Vuçiqit dhe regjimit të tij, si dhe për atë që fshihet pas nënshkrimit të marrëveshjes me Scholz-in.

“Rio Tinto priti me durim ardhjen në pushtet të Aleksandar Vuçiqit në mënyrë që përveç të drejtës hetimore, të siguronte edhe të drejtën e shfrytëzimit për gërmimin e litiumit, pa e kryer kurrë më parë këtë veprimtari. Pak kush e di këtë që do të them tani, mbështetjen kyçe në realizimin e korrupsionit sistematik të kryesuar nga Aleksandar Vuçiq, në vitin 2017 e dhanë: Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Siç dihet, pjesën më të madhe në Rio Tinto e kanë kinezët me një pjesë të kapitalit rus”, tha Bogdanoviq.

Ai ka folur edhe për atë që po bën opozita në Serbi. “Fragmentet e opozitës po udhëhiqen nga ide dhe slogane populiste dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë të angazhohet që nëse do të ndodhë gërmimi i litiumit, do të japin dorëheqje dhe do të tërhiqen nga jeta publike. Sa i përket opozitës që identifikohen si euroatlantistë, kemi vetëm disa politikanë që janë shumë të rezervuar ndaj gjithçkaje, gjë që është shumë mirë. Ata konsiderojnë, ashtu si edhe unë, që litiumi është një mundësi zhvillimi për Serbinë, por që nuk duhet të bazohet në atë që bazohet tani”, tha Bogdanoviq.

Sipas tij shkaku për nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit ishte pikërisht garancia që iu dha Vuçiqit.

“Trump i premtoi Vuçiqit ndarjen e Kosovës dhe mos ndërhyrjen e Amerikës në çështjet e brendshme të Serbisë, si dhe mbështetjen e plotë për Milorad Dodik dhe për të rrëzuar Milo Gjukanoviqin në vitin 2020 në Malin e Zi. Në këmbim, Vuçiq u zotua që Rio Tinto do të merrte të drejtën e shfrytëzimit të litiumit dhe që dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, do t’i mundësohej ndërtimi i hoteleve në vendin e shtabit të përgjithshëm të ish-ushtrisë jugosllave. Gjithashtu, Vuçiq u zotua që do të lejonte miliarderin Elon Musk të hapte fabrikat e tij në Serbi për prodhimin e baterive të litiumit. Për të sjellë fakte, e provon vetë Milorad Dodik, i cili nuk mundi të përmbahej deri në fund të gjithë lojës pa deklaruar dëshirën e tij për një takim me Elon Musk, pasi të gjithë janë pothuajse të sigurt për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë. Ashtu si miliona qytetarë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe unë mes të gjithëve, e urrej Aleksandar Vuçiqin dhe veprimtarinë e tij politike që nga viti 1993 e deri më sot, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë në të gjithë ish-Jugosllavinë. Të gjithë e dimë mirë se kush është Aleksandar Vuçiq dhe në vend që si patriot serb dhe euroatlantist të mbështes nënshkrimin e memorandumit për litiumin, për shkak të paqes në rajon, nuk mund ta bëj këtë pikërisht për të gjitha pikat e përmendura në fillim të intervistës sonë. Ata që besojnë ende në Vuçiqin, dhe nuk janë pjesë e trupit të tij politik, shpresojnë se ky memorandum do ta mbrojë Serbinë nga një katastrofë ekologjike dhe se pikërisht ky memorandum është një garanci që Rio Tinto nuk mund të marrë të drejtën e shfrytëzimit, sepse ligjet e rrepta të BE-së e mbrojnë këtë. Madje edhe unë isha i prirur që fillimisht të besoja në partneritetin e sinqertë të BE-së dhe në një përfundim të tillë, por duke njohur Vuçiqin dhe të gjitha dobësitë e kancelarit Scholz, jam i sigurt se nga kjo nuk do të dalë asgjë”, tha tutje Bogdanoviq.

Sipas informacioneve të “Slobodna Bosna”, regjimi i Vuçiqit, pas Malit të Zi dhe Kosovës, është në ekspansion kur bëhet fjalë për “gllabërimin” e mediave të papërshtatshme në rajon.

“Slobodna Bosna” shkruan se pas ‘aksioneve’ në Malin e Zi, radha ka ardhur për sulmin mediatik në Kosovë. Sipas kësaj gazete pretendohet se një portal në Kosovë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, ndërsa një portal tjetër ka pranuar transaksion milionësh, me qëllim të publikimit të shkrimeve kritike për qeverinë e Albin Kurtit.

Gjithashtu, siç mëson “Slobodna Bosna”, nën vëzhgimin e Vuçiqit janë edhe mediat në Federatën e BeH.

“Sipas njohurive tona, përveç një medie të njohur në Sarajevë, emrin e së cilës nuk do ta zbulojmë ende, në radarët e Vuçiqit është edhe ‘Slobodna Bosna’. Sipas një skenari të mirëpërgatitur, një ushtri botësh ka për detyrë të rrëzojë serverët dhe të kryejë sulme ndaj portalit dhe rrjeteve sociale, gjë që deri tani kemi qenë dëshmitarë të panumërt të sulmeve të tilla, dhe nëse ai plan nuk arrin, fillohet me përpjekjet për të marrë nën kontroll median. Detajet e mëtejshme rreth mediave që ka marrë nën kontroll regjimi i Vuçiqit do t’i lexoni së shpejti në vazhdimin e hetimit tonë”, thekson tutje Slobodna Bosna.

Sipas “Slobodna Bosna” në 12 vitet e fundit BE-ja ka një qëndrim selektiv ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, por se a është kjo e mirë për qytetarët e Serbisë, përgjigjet Bogdanoviq: “Kur analizoj me kujdes, shoh se nacionalizmi i krishterë amerikan i udhëhequr nga Trump dhe kleronacionalizmi serb i Aleksandar Vuçiqit janë dy barazi dhe mbështetje të ndërsjella që mbështeten në korpusin fashist rus të Vladimir Putinit dhe komunizmin liberal të Xi Jinping-ut. Kjo është pikërisht një nga arsyet kryesore pse të drejtën e shfrytëzimit nuk do ta marrë kompania amerikane Albemarle ose Livent, të cilët janë liderë në botë në shfrytëzimin e litiumit në përputhje me kushtet më të rrepta ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit”.

Bogdanoviq tutje përmendi dobësitë e kancelarit Scholz dhe politikës së jashtme gjermane ndaj Serbisë. “ Me nënshkrimin e memorandumit për litiumin, kancelari Scholz ka hequr dorë nga strategjia e diplomacisë gjermane të udhëhequr nga ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, e cila para së gjithash insistonte në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e standardeve të BE-së në Serbi. Deputetët gjermanë të Bundestagut dhe politikanët kryesorë në Gjermani, si dhe shumë prej nesh në rajon, janë të shqetësuar për mbështetjen e heshtur të Scholz-it ndaj politikës nacionaliste revizioniste të Aleksandar Vuçiqit sepse është gjithashtu mbështetje për deklaratën e kuvendit gjithë-serb dhe doktrinës naziste ‘Bota Serbe’. Fatkeqësisht, kancelari Scholz nuk e sheh ose nuk dëshiron ta shohë se si mbështetja e tij po çon rajonin tonë drejt destabilizimit. Me nënshkrimin e memorandumit për litiumin, kancelari Scholz duket se i ka dhënë Putinit kontrollin e plotë mbi Serbinë dhe mundësinë që Putini të dobësojë dhe ndajë Evropën”, ka shtuar ai.

Sipas “Slobodna Bosna” Vuçiq ka mësuar nga Putini një leksion shumë të rëndësishëm, se është e mundur të joshësh kundërshtarët dhe t’i bësh ata të varur nga vetja.

“Vuçiq, jam i sigurt, do ta përdorë këtë fuqi ekonomike mbi Gjermaninë për të shtyrë me sukses interesat e projektit kleronacionalist ‘Bota Serbe’, dhe e gjithë Evropa do të shikojë përshkallëzimin e konfliktit dhe unë që sot frikësohem nga shpërthimi i mundshëm i një luftë civile në Serbi”, tha tutje Bogdanoviq.

Ai paralajmëron gjithashtu se regjimi i Vuçiqit po kërcënon të përdorë forcën kundër qytetarëve të Serbisë dhe se ai ka informacione se më shumë se një milion qytetarë serbë janë të gatshëm të mbrojnë malet Cer dhe luginën e Jadrës me armët dhe jetën e tyre.

“Qytetarët e Serbisë sigurisht që nuk e dëshirojnë zbatimin e këtij memorandumi dhe jam i sigurt se as shumica e qytetarëve të BE-së, e të mos përmend edhe popujt e ish-Jugosllavisë. Scholz me vetëdije abuzoi me pozitën e tij si kancelar dhe bëri një gabim të madh me këtë mbështetje për Vuçiqin, të njëjtin gabim si BE-ja dikur me Putinin. Kam frikë se me nënshkrimin e memorandumit për litiumin është shpërdoruar mundësia për zgjidhje përfundimtare dhe ndërprerjen e të gjitha konflikteve në Ballkan, veçanërisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Flakadani i Vuçiqit për fat të keq po digjet dhe së shpejti ai zjarr mund të bëhet një element i zjarrtë që do të përpijë shumë jetë. Scholz ka treguar dhe vërtetuar se nuk ka karakter dhe politika e tij e paaftësisë do të shkatërrojë gjithçka që u ndërtua në BE pas vitit 1945, që është mbi të gjitha paqe, liri dhe demokraci në BE. Ky memorandum për litiumin paraqet një kërcënim të madh për të gjithë ne”, tha në fund Bogdanoviq për ‘Slobodna Bosna’.

Linku i artikullit të “Slobodna Bosna”

https://www.slobodna-bosna.ba/vijest/366941/ekskluzivno_najveca_tajna_vuchiceve_sr_bia_e_i_sta_je_predsjednik_srbije_zatajio_scholzu_i_zasto_se_dodik_nije_mogao_suzdrzati.html

“Njeriu me bllok”, Meta e akuzoi për vrasjet e 21 Janarit, reagon Basha: Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme, s’mund t’i fshehin faktet

Basha Meta

Pas deklaratës së Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë, kur tha se Lulzim Basha është përgjegjës për vrasjen e katër plotësuesve të 21 Janarit, si ministër i asaj kohe, ka reaguar ky i fundit.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha, duke i kujtuar Metës “bllokun”, shprehet se “mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet”.

Ish-kreu i PD thotë se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.

 

Deklarata e plotë:

Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.

Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj.

Top Channel

Alexander Kasanof, zv/ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Departament of State A

Departamenti amerikan i Shtetit, bëri të ditur se Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar zëvendës ndihmës i sekretarit për Ballkanin Perëndimor, një post që deri në muajin maj e mbante ish i dërguari për rajonin, Gabriel Escobar.

 

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e DASH-it në internet, zoti Kasanof është edhe zëvendës ndihmës i sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë.

Në njoftim thuhet se zoti Kasanof kishte shërbyer si asistent ekzekutiv i ish nënsekretares për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.

Ai ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën amerikane në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më agresionit rus në Ukrainë, kishte fituar çmimin James Clement Dunn, një çmim i themeluar në vitin 1980 për të njohur punën e mirë të diplomatëve të karrierës në Departamentin e Shtetit.

Në njoftim thuhet se në Uashington ai ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Politika Globale dhe Programe në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, drejtor i Zyrës për çështje të Evropës Lindore dhe zëvendësdrejtor i Zyrës për çështje të Kaukazit dhe konflikteve rajonale.

Alexander “Sasha” Kasanof, thuhet në njoftim, ka përfunduar studimet në Kolegjin Kombëtar të Luftës, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Johns Hopkins dhe në Kolegjin Hamilton. Ai flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.

voa

Tendencat islamiste në Ballkanin Perëndimor

imami

A po shkakton lufta në Gaza një valë të re radikalizimi në Ballkanin Perëndimor? Tentativa e sulmit ndaj një rojeje në ambasadën izraelite në Beograd lë vend për shqetësime.

 

Islamizmi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Sanxhakut në jugperëndim të Serbisë konsiderohet kozmopolit dhe tolerant. Këtu myslimanët sunitë kanë jetuar prej shekujsh me të krishterët dhe hebrenjtë dhe kanë krijuar formën e tyre të islamit evropian. Por që nga vitet 1990 ky islam ka qenë vazhdimisht nën ndikimin e presioneve të jashtme. Një sulm ndaj një rojeje të ambasadës izraelite në Beograd me 29.06.2024 shton drojën, se mund të krijohet një valë e re radikalizmi.

 

Para luftës në Bosnjë (1992-1995) në Ballkan nuk kanë ekzistuar salafistë apo vehabistë, thotë Vedran Dzihic nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë. “Ata nuk i kanë rrënjët në Ballkan.” Deri sot grupet radikale janë një pakicë e vogël ndër muslimanët.

 

Para luftës në Bosnjë (1992-1995) në Ballkan nuk kanë ekzistuar salafistë apo vehabistë

Ndikimi i grupeve radikale gjatë luftës në Bosnjë

Gjatë luftës në Bosnjë boshnjakët muslimanë morën mbështetje të konsiderueshme ushtarake veçanërisht nga vendet islamike dhe së bashku me luftëtarët e huaj, në vend hynë edhe rryma radikale të islamit, të cilat nuk u zhdukën prapë me përfundimin e luftës. Ata përbëjnë “bazën e islamizmit politik” në Bosnjë-Hercegovinë, shkruan Karsten Dümmel në një analizë për Fondacionin Konrad-Adenauer (KAS). Dümmel ka qenë drejtues i zyrës së KAS në Sarajevo nga 2014 deri 2018.

Rreth 4000 muxhahedinë nga vendet arabe luftuan në atë kohë në anën boshnjake, shumë prej tyre qëndruan aty pas marrëveshjes së Paqes së Dayton-it në vitin 1995. Me ndihmën e hapur nga Arabia Saudite grupimet radikale u etabluan që nga fundi i viteve 1990-të në disa rajone të Bosnjë-Hercegovinësdhe Sanxhakut. Me paratë saudite u ndërtuan xhamitë salafiste dhe u mirëmbajtën institucionet kulturore.

Gjatë luftës në Siri dhe Irak shteti islamik shërbeu si orientim për të rinjtë, që ishin të frustruar nga shoqëria dhe që shkuan të luftonin për xhihadin në Siri dhe Irak, thëtë politologu Dzihic. Bosnjë-Hercegovina ishte në atë kohë një nga vendet evropiane me numrin më të madh të luftëtarëve të IS-it në raport me numrin e popullsisë. Këta simpatizantë të IS-it vinin kryesisht nga disa fshatra salafistë të mbikqyrur mirë në Bosnjë. Pas rënies të IS në Siri dhe në Irak në vitin 2019 kjo formë radikalizimi u zbeh sërish; që atëherë nuk ka pasur më sulme islamiste në Ballkanin Perëndimor.

 

Tërheqja e sauditëve

Por organizatat radikale vazhdojnë të ekzistojnë, megjithëse Arabia-Saudite i ka reduktuar ndihmat e saj financiare. Autori në Beograd, një serb i konvertuar, sipas mediave u radikalizua prej tyre. Ai jetonte kohët e fundit në qytetin me shumicë muslimane të Novi Pazarit në rajonin Sanxhakut në Serbinë jugore.

Në janar 2020 princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman bëri të ditur, se nuk do të ndihmojë më për ndërtimin e xhamive jashtë vendit. Në një fjalim televiziv në vitin 2021 sundimtari de-fakto i vendit e cilësoi “interpretimin ultra-konservator të islamit si të kapërcyer”.

Këtu u shemb në fakt një shtyllë e ekstremizmit, por faktorët e rinj luajnë një rol të konsiderueshëm. Lufta e vazhdueshme në Lindjen e Mesme mund të bëhet një shtytje e re për radikalizim. “Deri tani ka pasur vetëm pak ndikime të luftës së Gazës në Ballkan”, mendon Giorgio Cafiero, ekspert për Ballkanin në think tank-un amerikan Gulf State Analytics. “Por sa më shumë të zgjasë situata në Gaza, aq më shumë shtohet rreziku.” Lufta në Gaza është duke kontribuar më shumë se çdo konflikt në botë për radikalizimin e muslimanëve të rinj. “Në botën arabe dhe islame kemi emocione të forta për shkak të vdekjeve të shumta në Gaza, që ndodhin çdo ditë.” Kjo mund t`i shtyjë shumë të rinj në duar të forcave radikale.

 

Radikalizim nga lufta në Gaza?

Edhe politologu Vedran Dzihic mendon se ngjarjet aktuale në Lindjen e Mesme mund të krijonin një valë të re radikalizimi, edhe pse se sa është numri i radikalëve të rinj nuk mund të thuhet saktësisht. Në Ballkanin Perëndimor lufta në Gaza përceptohet si një fushatë mbarëbotërore kundër muslimanëve.

“Perëndimi vajton fëmijët e vdekur në Ukrainë, për Gazën heshtet.” Kjo çon në hidhërim, në ndjenja antiperëndimore dhe antisemitizëm.

Edhe politika e Serbisë perceptohet si ambivalente. Nga njëra anë vendi mbështet shqetësimet e palestinezëve, nga ana tjetër ai furnizon me armë edhe Izraelin që nga 7.1.2023.

 

Pabarazia sociale dhe pakënaqësia

Shumica e muslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Sanxhak i refuzojnë tendencat ekstreme si një abuzim me fenë e tyre. Bashkësia islame u distancua qartë nga sulmi terrorist në Beograd. Por krahas luftës në Gaza, pabarazia sociale dhe premtimi i pambajtur për një të ardhme më të mirë pas fundit të luftës në Bosnjë përbën terren radikalizmi.

“I gjithë rajoni në vitet 1990 përjetoi një rënie të madhe sociale dhe ekonomike”, thotë Vedran Dzihic. “Shpresat për një ‘proces përmirësimi” nuk janë plotësuar.” Ajo që ka përfituar është vetëm një elitë e vogël, e afërt me regjimet. Masa e madhe e boshnjakëve lufton me margjinalizimin, varfërinë dhe me një standart të ulët jetese gati në kufirin e varfërisë. Ndër të rinjtë ka një pakënaqësi të madhe për gjendjen e tyre. Me qindra largohen çdo vit nga rajoni.

“Kjo situatë shkakton pakënaqësi dhe ushqen terrenin për ideologjitë ekstreme, jo vetëm ato islamiste, por edhe për nacionalizmin serb.” Muslimanët në Sanxhak e shohin veten edhe të pafavorizuar dhe të diskriminuar nga serbët. Pas sulmit në Beograd rreziku i ndjenjave antimuslimane në Serbi po rritet. Kjo nga ana tjetër do të nxiste më tej spiralen e zhgënjimit dhe të radikalizimit.

Autore: Claudia Mende

“Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri”, Ngjela: Janë inferiorë ndaj shqiptarëve, vajtojnë që u bashkuan me Rusinë

Bejleri Ngjela

Po dëgjoj politikën greke që ende e ka shpresën te Beleri.

 

Unë kam qenë i sigurt që Beleri nuk është asgjë. Një hajdut dhe vrasës që përkrahet nga politika greke.
Komedi.

Pse Beleri do tua japë grekëve territoret mijëravjeçare shqiptare?

Injorantë mendjengushtë, por edhe të trembur nga Shqipëria dhe shqiptarët.

Kot shpresojnë, dhe janë në varfëri mendore. Si gjithmonë: Grekët kanë qenë inferiore me shqiptarët, por janë pushtues të Çamërisë, që ua kanë dhënë fuqitë e mëdha në vitin 1913..

Tani vajtojnë injorancën e tyre, që u bashkua me Rusinë për të ndaluar progresin e pandërprerë shqiptar.

Kurse Shqipëria është tani me dy shtete të pavarur shqiptarë në Gadishullin Ilirik. Por, po del edhe një i tretë në Maqedoninë e Veriut, pas shpërbërje se Maqedonisë së Veriut, që po pritet të ndodhë.

Asgjë nuk bëjnë dot kundër Shqipërise. Vetëm të qajna nga inati i pushtuesit të mundur. Nuk ka tragjedi me një të madhe në politikë se pushtuesi i mundur

Shqipëria do të triumfojë në shpëtimin e historisë së saj territoriale të pushtuar në mbi 100 vite.
Prisni dhe shikoni ngjarjet që priten të ndodhin shumë shpejt në kohë. Për progresin shqiptar nuk mund të ketë jetë një më kthim mbrapa…

Top Channel

Tetova si në Afganistan, e lënë në mëshirën e zotit: me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të ndotjes së burimeve

ujë

Qyteti i Tetovës në këto temperatura të larta ka mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të ndotjes së ujësjellësit të Leshnicës. Nga Ndërmarrja Publike “Sharri” thonë se për momentin Tetova furnizohet me 350 litra ujë në sekondë.

Lulzim Shaqiri thotë se ujë në Leshnicë për shkak të reshurave është i ndotur ndërsa bën apel që uji të përdoret me më shumë kujdes, që të gjithë qytetarët të kenë ujë të pijshëm.

“Për shkak të reshjeve që ndodhën ditën e shtunë dhe kohës së vështirë solli deri tek rëndimet që ndotën burimet e hapura të Krivishies dhe Leshnicës, situata e atyre dy ujëra të hapura u ndotën, indeksi i ndotjes u ritë edhe nuk patëm mundësi që të fusin në sistemin e ujit të pijshëm, dhe indeksi nuk na lejon që të fusim, në ujësjellës për momenti qyteti furnizohet me 350 litra por për shkak të temperaturave të larta edhe shfrytëzimit të pa kontrolluar të qytetarëve kemi problem me furnizim në disa pjesë të qytetit”, deklaroi Lulzim Shaqiri.