A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në SHBA në Balkan?

Trump Haris BallkanDjali i Donlad Trump shkon në Beograd, dhëndri i tij bën biznese në Serbi dhe Shqipëri – ndërsa në Kosovë zgjedhjet presidenciale në SHBA shihen me shqetësim. Çfarë pasojash do të ketë rezultati i tyre ndaj Ballkanit?

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor – veçanërisht Serbia dhe Kosova – po i shikojnë me vëmendje zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Çfarë ndikimi do të ketë rezultati i zgjedhjeve në këtë cep të Europës Juglindore? Më 23 shtator, djali i Donald Trump, Donald Jr., u shoqërua nga biznesmenë serbë në Beograd për të diskutuar mundësitë e investimeve. Kjo nuk ishte hera e parë për familjen Trump: kontaktet e ish-presidentit me sipërmarrës dhe përfaqësues të qeverisë filluan që në vitin 2013. Në atë kohë, Ivica Daçiq, atëherë kryeministër i Serbisë, foli publikisht për interesimin e Trump në një projekt për patundshmëri. Objekti në fjalë ishte ish selia e Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë gjatë bombardimet e NATO-s të vitit 1999. Por negociatat dështuan.

Por, në maj të këtij viti, dhëndri i Trump, Jared Kushner, i udhëhequr nga ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, vulosi marrëveshjen. Kontrata në vlerë prej një miliard dollarësh përfshin një qira 99-vjeçare të kompleksit. Grenell shihet si një kandidat i mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor. Ai është konsideruar si ambasadori më i papëlqyer i SHBA-së në Gjermaninë e pas-luftës. Gazeta e përditshme zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) shkoi aq larg sa e quajti atë “jodiplomatik” për shkak të “sjelljes së tij të neveritshme”. Donald Trump Jr së fundmi e vlerësoi Grenell si “kandidatin kryesor për postin e sekretarit të shtetit”.

 

Kursi i dështuar ballkanik i Trump 2020

Grenelli, si i dërguar i posaçëm i Trump për Ballkanin, “tërhiqte fijet e marionetave” në vitin 2020 kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti u rrëzua për shkak se ai qëndroi në rrugën e një marrëveshjeje tjetër. Marrëveshja në fjalë dyshohet se kishte të bënte me një shkëmbim territorial përgjatë vijave etnike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në qershor 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, donin të takoheshin me Trump në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen.

 

Sipas raporteve, marrëveshja do të kishte lejuar që katër komunitetet me shumicë etnike serbe në veri të Kosovës të bëhen pjesë e Serbisë. Në këmbim, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare etnike në Serbinë jugore do të ishte bërë pjesë e Kosovës. Një shkëmbim territorial si ky mund të kishte një efekt domino në rajon, sepse shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të gjitha ende kryesisht multietnike.

 

Lidhje të ngushta Trump-Serbi

Udhëheqësi i Republika Srpska në Bosne dhe Hercegovinë, Milorad Dodik kishte kërcënuar se nëse do të bëhej një shkëmbin territorial, Republika Srpska do t’i bashkohej Serbisë. Ky shkëmbin do të mund të sillte një “luftë të re ballkanike”. Rishikimi etnik i kufijve ka potencial të madh për konflikt. Por planet e Trumpit u prishën nga një aktakuzë kundër Presidentit Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Thaçi u vetë-dorëzua në gjykatë.

Ndërkohë, popullariteti i qëndrueshëm i Grenellit në Serbi ilustrohet nga fakti se Marko Gjuriq, ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, dhe tashmë ministëri i punëve të jashtme të Serbisë, kohët e fundit tha se Grenell ishte “pa dyshim miku i Serbisë”.

Në vitin 2023, presidenti Vuçiç i dorëzoi Grenellit urdhrin më të lartë të vendit si njohje e avokimit të tij për Serbinë, duke e arsyetuar vendimin e tij duke thënë se: “Unë mendoj se ai është një nga njerëzit e paktë nga SHBA që ka një qasje të ekuilibruar ndaj Kosovës”.

 

Çfarë do të thotë një fitore e Harris për rajonin?

Qëndrimi pro-serb i Trump lë të kuptohet se çfarë mund të presë Ballkani Perëndimor nëse republikani do të kthehej në Zyrën Ovale në nëntor. Linja e ndjekur nga kandidatja e Partisë Demokratike Kamala Harris, nga ana tjetër, nuk ka qenë deri më tani aq e qartë. Megjithatë, disa përfundime mund të nxirren në bazë të të kaluarës së saj personale dhe pikëpamjeve të politikës së jashtme.

Është e pagjasshme që Harris të favorizojë nacionalistët serbë apo ndojnë grup etnonacionalist tjetër. Përveç kësaj, qëndrimi pro-ukrainas i Harris është i dokumentuar. Është e mundur që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka paralajmëruar atë për planet e supozuara të Moskës për të destabilizuar Ballkanin ose për të hapur fronte të reja atje me ndihmën e nacionalistëve irredentistë serbë pro-Moskë. Lidhjet e ngushta midis Beogradit dhe Moskës mund ta shtyjnë Harrisin të ndryshojë kursin e Amerikës.

Edward Joseph, një studiues i konflikteve në Universitetin e njohur Johns Hopkins, kritikoi kohët e fundit se administrata e Biden-it po bëhej me Serbinë. Ai tha gjithashtu se Vuçiq e ka zhvendosur orientimin e Beogradit si kurrë më parë kah lindja dhe se nuk ka asnjë arsye pse Harris, nëse zgjidhet, të vazhdojë politikën e pasuksesshme të Bidenit. Ish-diplomati amerikan Shaun Byrnes mbajti të njëjtën linjë, duke rekomanduar se SHBA duhet të jetë “më e ashpër me Serbinë, sepse ajo vazhdon të ketë një qasje armiqësore ndaj Kosovës”.

 

‘Fantazia diplomatike’ e Bidenit në Ballkan

Daniel Serwer, një diplomat i vjetër që ka punuar me Richard Holbrooke, arkitektin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e ka përshkruar politikën e Bidenit për Ballkanin si “fantazi diplomatike”. Në sytë e Serwer, për të ndërtuar Vuçiqin, që kishte qenë ministër propagande në kohën e  Slobodan Millosheviçit në vitet 1990, si një spirancë stabiliteti ishte shumë larg realitetit.

Vizitat e shpeshta në Moskë nga aleati i Vuçiqit dhe zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili së fundmi siguroi personalisht presidentin rus Vladimir Putin se Serbia është “partneri dhe aleati strategjik i Rusisë”, vë në dyshim politikën e SHBA-së për Ballkanin. Aktivitetet e anëtarëve të rrethit të Trump në Beograd kanë treguar se nëse ish-presidenti rizgjedh në nëntor, objektivat ekonomike do të jenë në ballë të politikës së Amerikës për Ballkanin Perëndimor në të ardhmen. Fakti që presidenti i Serbisë Vuçiq ka marrëdhënie të shkëlqyera me Putinin, i shkon për shtat Trumpit deri në fund.

 

Shqetësimet për një administratë të dytë të mundshme të Trump

Megjithatë, për Ukrainën, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, e gjithë kjo është alarmante. Sepse, megjithëse Bosnja dhe Kosova janë dy shtete qartësisht pro-amerikane, pro-perëndimore me popullsi shumicë myslimane, ato nuk mund të mbështeten automatikisht në mbrojtjen e SHBA-së kundër dëshirave ekspansioniste të Serbisë nëse Trump rizgjedhët si president.

Trump ka treguar në të kaluarën se nuk ka asnjë problem t’i lërë aleatët, nëse kjo i përshtatet agjendës së tij. Për shembull, Në dhjetor 2018, ai njoftoi se do të tërhiqte shumicën e trupave amerikane nga Siria. Duke vepruar kështu, ai tradhtoi kurdët, të cilët kishin bërë shumicën e luftimeve në terren në betejën kundër Shtetit Islamik (IS). Kjo tradhti e aleatëve bëri që Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, të jepte dorëheqje.

 

Para se të dështonte marrëveshja e shkëmbimit territorial, Serbi-Kosovë, Trump e kishte kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në disa raste se do të tërhiqte trupat amerikane nga Kosova. Prania e këtyre trupave shihet si një politikë jetësore për sigurinë Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Është e diskutueshme nëse trupat e KFOR-it të NATO-s mund të garantojnë sigurinë e Kosovës pa amerikanët. Por, administrata Biden duket se ka marrë të paktën një masë paraprake në këtë drejtim: SHBA-ja e ka furnizuar Kosovën me 250 raketa antitank Javelin, nga ato që ka dërguar edhe në Ukrainë. Edhe Turqia e ka furnizuar Kosovën me dronët e saj Bayraktar. Pa këto dy sisteme armësh, Ukraina nuk do të ekzistonte më si shtet i pavarur. Por ndryshe nga Serbia, që karreth 250 tanke lufte, Kosova nuk ka asnjë. Pra, numri i raketave antitank të furnizuara nga SHBA-ja sigurisht nuk ishte rastësi.

Alexander Rhotert është politolog dhe autor. Studiues i ish-Jugosllavisë që nga viti 1991, ai ka punuar për OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje dhe Hercegovinë, ndër organizata të tjera.

Ky artikull u botua në gjermanisht.

dw

Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

euKomisioni i BE-së prezantoi raportin vjetor të zgjerimit. Përveç vullnetit për reforma në disa vende, Komisioni vëren edhe ngecje të procesit.

 

Konsideratat gjeostrategjike – si agresioni rus në

Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së. “Situata e tensionuar gjeopolitike e bën më të domosdoshme se kurrë që të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë nën vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me rastin e prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit.

Në këtë raport Komisioni i BE-së bën një pasqyrë të zgjerimit të BE-së dhe jep rekomandime për hapa të mëtejshëm. Këto duhet të vendosen më pas nga Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet anëtare.

 

Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni

Në konferencën për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi shumë të qartë një pikë: “Nuk mund të vazhdosh të kesh marrëdhënie me Rusinë ose të përpiqesh të vazhdosh si më parë dhe të presësh që vendi të bëhet anëtar i BE.”

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, disa vende, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vullnetarisht edhe Kosova, janë tashmë plotësisht në përputhje me vijën e BE-në.

 

Mali i Zi dhe Shqipëria 

Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është aktualisht përpara kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ky vend gjendet në fazën përfundimtare, e cila përfshin mbylljen e kapitujve që tashmë janë negociuar, shpjegoi komisioneri i zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi. Pyetjes se kur do të hartohej marrëveshja e zgjerimit, ai tha se nuk mund të jepte ndonjë datë të caktuar.

BE dhe Shqipëria po negociojnë aspektet përmabjtësore të anëtarësimit të ardhshëm që nga muaji tetor. Në raportin e saj BE i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat përkatëse, por rekomandon gjithashtu hapjen e kapitullit të negociatave për politikën e jashtme.

 

Serbia dhe Kosova

Nga Serbia Komisioni i BE-së dëshiron ndër të tjera që ky vend ta përshtasë politikën e tij të jashtme me qëndrimet e BE-së – p.sh. në rastin e sanksioneve kundër Rusisë. Duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni u shpreh edhe për hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociimit.

Për Kosovën, e cila mbetet kandidate potenciale për anëtarësim, Komisioni i BE-së kërkon veçanërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike. Nëse Këshilli i jep atij mandatin, ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për procesin e anëtarësimit.

 

Maqedonia e Verit dhe Bosnje-Hercegovina

As Maqedonia e Veriut dhe as Bosnje-Hercegovina nuk janë në fazën përmbajtësore të negociatave. Sipas Komisionit të BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma të mëtejshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, sistemit të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.

Bosnje-Hercegovina duhet gjithashtu të zbatojë rekomandimet e BE-së përpara se të zbatohen hapat e ardhshëm zyrtarë për fillimin e negociatave.

dw

Gërvalla: Problemi i Vuçiqit s’është asociacioni por ekzistenca jonë, ai po përgatitet

gervallaMinistrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, porse atë e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës.

 

Gërvalla duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se gjitha pretendimet e Serbisë kinse për shkelje të të drejtave të minoriteteve janë gënjeshtra të kulluara.

“Ta sqarojmë njëherë se nuk ka asnjë vend në botë, që quhet Kosovë e Metohi. Ka Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës…Të mos besohet asnjë nga gënjeshtrat se kinse qytetarët e Kosovës nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare. Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale”, ka thënë Gërvalla.

 

Gjatë adresimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ishte test për perëndimin, test për ato që pritet të vijnë.

“Sulmi i Serbisë më 24 shtator të vitit të kaluar është planifikuar si invazion ushtarak dhe aneksim i një vendi paqësor me mijëra trupa të NATO-s. Për ta bërë të qartë këtë, ky ishte sulmi i parë i aleancës së Putinit ndaj një vendi me prezencë të NATO-s, është  test për perëndimin, test për ato që pritet të vijnë”, tha gjatë fjalës së saj shefja e diplomacisë kosovare.

Tutje tha ajo se Vuçiqi e Putini nuk janë dorëzuar. Ajo i ka quajtur si kryeministrin serb Millosh Vuçeviq, zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, antiperëndimorë dhe prorusë.

“Prandaj na duhet zmbrapsja e tyre pikë së pari e pastaj dialogu. Vetëm me zmbrapsje të tillë mund të kemi paqe e siguri, sepse kur Vuçiqi e Gjuriqi e të tjerë në Serbi thonë dialog, nuk e kanë këtë në mendje. Nuk kanë ndonjë interesim në dialog, thjesht kanë interes të shkatërrojnë Republikën e pavarur të Kosovës dhe atë me forcë. Askush nuk mund të mashtrohet, kjo është dëshmuar tashmë dhe do ta provojnë prapë. Kështu, Kosova është falënderuese për NATO-n për ngritjen e numrit të trupave për ta zmbrapsur Serbinë nga agresioni i radhës. Ministri i mbrojtjes i Serbisë që përgatiti sulmin paramilitar për më shumë se një vit, mori ngritje në detyrë nga Vuçiqi, tani ai është kryeministër i ri i Serbisë. Presidentja e KE-së refuzoi ta takonte për shkak të lidhjeve të tij aktive me Rusinë”, shtoi Gërvalla.
Gërvalla ka tërhequr vërejtjen se “Vuçiqi po përgatitet pë më tepër”.

“Mos i besoni këta njerëz të rrezikshëm. Asnjë fjalë. Vuçiqi po përgatitet, është i gatshëm për më shumë. Ka murale gjigante nëpër Serbi që thonë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Murale të tilla në një vend të tillë autokratik, s’janë rastësi. Përditë e më shumë ekspertë paralajmërojnë se Serbia i ngjan Serbisë fashite të viteve ’90…Problemi i Vuçiqit s’ka të bëjë me Asociacionin, por me vetë ekzistencën tonë. Për të Asociacioni nuk është vegël për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është opsion për ta copëtuar një vend të territorit tonë”, tha Gërvalla.

Ajo tha se duhet të flasin për rrezikun, e që disa sipas saj, kanë frikë ta përmendin, për luftën dhe si ta parandalojnë një luftë të ardhshme në Evropë.

 

“E nderuara presidente duhet të flasim për rrezikun që disa kanë frikë ta përmendin e duhet të flasim edhe për luftën, se si ta parandalojmë një luftë të ardhshme në Evropë, për të cilën disa thonë Putini mund ta ketë Ballkanin shënjestrën e ardhshme. Dora e zgjatur e Putinit, Vuçiqi vazhdon të mbrojë terroristët që udhëhoqën sulmin paramilitar të Serbisë kundër Republikës së Kosovës vitin e kaluar. Lideri i tyre, Radoiçiqi një prej njerëzve më brutal e më të pasur në Serbi, jo i pasur duke trashëguar nga prindërit e tij pasuri, por me anë të krimit, është angazhuar në zhvatje e vrasje të qytetarëve serb të Kosovës”, shtoi Gërvalla, derisa bëri të qartë kërkesën që ai të ekstradohet në Kosovë.

“Kosova kërkon ekstradimin e tij, ai është përgjegjës për vrasjen e zyrtarit tonë policor, heroit tonë kombëtar, toger, Afrim Bunjaku. Këtë Gjuriqi e di shumë mirë nga vitet e tij të shumta si dorë e djathtë e Vuçiqit në luftën kundër Kosovës gjatë viteve 2013-2020. Gjuriq dhe Radoiçiq vrasësi ishin aleat në shtypjen e qytetarëve serb të ndershëm që dëshironin vetëm jetë normale. Gjuriqi ishte kryesori kur Radoiçiqi u angazhua në vrasjen e politikanit më të shquar serb Oliver Ivanoviq që u vra para derës së tij. Dhe Gjuriqi takohej me të prapë, tash së voni duke pirë kafe në Beograd me të njëjtin kriminel e terrorist. E kjo tregon llojin e karaktereve me të cilët ballafaqohemi. Kush këtu është në rregull që të pihet kafe me një vrasës brutal”, tha Gërvalla derisa shpalosi edhe fotografinë e një takimi mes Gjuriqit e Radoiçiqit.

Para Gërvallës në Këshill të Sigurimit foli shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e cila e paraqiti raportin gjashtëmujor. Ajo tha se situata në veri vazhdon të jetë e brishtë.

Ziadeh tha se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri “reduktuan mundësinë e komuniteteve pakicë, mbi të gjitha serbëve, për të pasur qasje në nevojat elementare, përfshirë shëndetësi e arsim”.
Paralajmëroi edhe se për rrezikun që paraqet hapja e paralajmëruar e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e veturave.

Ziadeh ka kërkuar po ashtu një hetim të plotë të sulmit terrorist në Banjskë  më 23 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ajo e ka quajtur atë si “të papranueshëm dhe një incident të rëndë sigurie”.

E ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar veprim “të shpejtë nga Këshilli i Sigurimit”.

“Kërkoj veprimin tuaj të shpejtë dhe të vendoset”, tha Gjuriq.

 

Gërvalla: Vendosmëria e Perëndimit do të vendosë për fatin e Ballkanit

 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se vendosmëria e Perëndimit do të vendosë për fatin e Ballkanit.

Ajo sa i përket dialogut ka thënë se Kosova e ripërsërit ofertën se është e gatshme të nënshkruajë dokumentet që BE-ja i ka propozuar, porse presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar këtë.

“Po përballemi me atë për të cilin qëndron ky Këshill i Sigurimit, me kërcënimin më të madh të sigurisë në Evropë pas luftës në Ukrainë. Vendosmëria e Perëndimit vendos për fatin e Ballkanit. Jam e bindur për këtë…Sa i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, më lejoni ta përsërisë se oferta mbetet e hapur. Jemi të gatshëm të nënshkruajmë dokumentet që BE-ja i ka propozuar. Po presim nënshkrimin e Vuçiqit, por ai s’po vjen dhe në vend të kësaj vazhdon të përsërisë se s’ka obligime për Serbinë nga marrëveshja. Është shenjë e keqe. Vërtetë shpresoj që viti 2025 do të ketë rifillim të ri në dialog me objektivë e strategji të qartë, që na mundëson hapa të vegjël kudo që të jetë e mundur, që të mund të tejkalojmë këtë ngecje të shkaktuar nga Serbia”, tha Gërvalla në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Ajo sa i përket pjesëmarrjes së serbëve në institucione të Kosovës, ka thënë se është çështje e ndjeshme pasi serbët janë larguar vetë nga institucionet.

“Serbia kërkoi që t’i braktisin. I kërcënoi ata që nuk deshën të largohen dhe e bënë të pamundur që ata të jenë në këto institucione”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla kja thënë se fton Serbinë ta barazojë nivelin e mbrojtjes së pakicave në Serbi siç mbrohen pakicat nga Kosova.

Ajo ka përmendur diskriminimet  që u bëhen shqiptarëve në Luginë të Preshevës.  Po ashtu i ka lutur të gjithë që të kontrollojnë burimin e informatave e të mos bien pre e dezinformatave.

E ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë fjalimit i ka thënë Gërvallës se “në bazë të drejtës ndërkombëtare publike, Vuçiq është edhe president i juaji”.

Ka përmendur po ashtu çështjen e shtëpisë së Xhafer Devës.

 

SHBA-ja në KS të OKB-së i kërkon Serbisë llogaridhënie për sulmin në Banjskë

 

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë llogaridhënie për sulmin e ndodhur në Banjskë të Kosovës vitin e kaluar. Ai ka theksuar se Serbia nuk ka bërë asnjë përparim në mbajtjen përgjegjës të kryesve të atij sulmi.

Në KS të OKB-së përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shtuar se duhet të rishikohet mandati i UNMIK-ut, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të ruajë neutralitetin dhe paanshmërinë.

“UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij fillestar dhe i bëjmë thirrje Këshillit që ta rishikojë mandatin e UNMIK-u dhe të fillojë planifikimin e perëndimit të tij. Inkurajojmë UNMIK-un që në të ardhmen të ruajë këndvështrimin neutral dhe të shprehë paanshmërinë e UNMIK-ut. Ka më shumë se një vit nga sulmi paramilitar në veri të Kosovës dhe Serbia nuk ka bërë asnjë lloj progresi në sigurimin e llogaridhënies së kryesve përfshirë Radoiçiqin. Inkurajojmë në llogaridhënie të plotë në pajtim me sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur shqetësimin për veprimet e Qeverisë së Kosovës të cilat i ka quajtur të pakoordinuara.

“Mbesim të shqetësuar për veprimet e pakoordinuara nga Qeveria e Kosovës që nuk janë në përputhje me zotimin e Kosovës që të punojë në këtë drejtim. Këto cenojnë jetesën e komuniteteve dhe cenojnë rrugëtimin drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dialogu është rrugëtimi i dakorduar për normalizim dhe progresit drejt institucioneve evropiane. SHBA vazhdon të punojë me OKB, BE dhe OSBE për të zmbrapsur veprimet eskaluese nga secila palë dhe do vazhdojmë tutje në zbatim të të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.

 

Britania jep dy porosi: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta – Serbia të luajë rol konstruktiv

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit ka shprehur shqetësimin se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur. Ai ka adresuar dy thirrje shteteve, teksa ka theksuar se ato duhet të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese të dala nga dialogu.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të tregojnë përkushtimin në proces dhe të “demonstrojnë vullnetin politik por edhe guximin që t’i implementojnë marrëveshjet ekzistuese nga dialogu, përfshirë themelimin e Asociacionit”.

“Inkurajojmë Kosovën që të marrë parasysh me kujdes ndikimin e vendimeve të saj mbi të gjithë qytetarët, përfshirë ata të komuniteteve joshumicë dhe të punojë me partnerët e saj. E inkurajojmë Serbinë që të luajë rolin e vet në përpjekje për sigurim të drejtësisë dhe llogaridhënie për kryesit e sulmit tronditës të vitit të kaluar në Banjskë dhe të luajë rol konstruktiv në uljen e tensioneve dhe promovim të marrëdhënieve pozitive në rajon”, ka thënë përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është përkrahëse afatgjatë e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe përpjekjet e Kosovës për rekrutimin e policëve nga komunitetet joshumicë dhe trajtimin e dhunës nga konflikti.

“Mbesim të përkushtuar të përkrahim një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë. Mirëpresim përpjekjen e Kosovës që të rekrutojë policë nga komunitetet joshumicë dhe përkushtimin e saj për trajtimin e dhunës nga konflikti. Por për shumë vjet mungesa e marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në jetët e individëve në të dyja shtetet dhe në stabilitetin rajonal. Në javët e fundit kemi parë hapa pozitivë drejt bashkëpunimi më të madh, kjo përfshin heqjen e kufizimeve ndaj importeve të Serbisë në Kosovë dhe marrëveshjen që siguron përfaqësimin e Kosovës në CEFTA”.

E ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel Zhbogar, ka kërkuar themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe “fundin e izolimit ndërkombëtar të Kosovës”.

Zhbogar tha se kërkon që të respektohet marrëveshja e Brukselit e Ohrit, dhe ka dënuar retorikën nxitëse dhe lëvizjes e pakujdesshme.

“Lëvizjet e tilla nuk i kontribuojnë proceset integruese. I bëjë thirrje Serbisë që të ndihmojë në hetimin  e ngjarjeve në Banjskë. Nëse duam të ardhme më të mirë duhet t’i drejtohemi promovimit të arsimit, trashëgimisë dhe tolerancës”, tha Zhbogar.

E përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja bazë. Franca po vazhdu ka dënuar siç ka thënë veprimet e njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri.

“Ato kanë ndikuar në jetën e komunitetit serb atje dhe nxisin tensione pa nevojë”, tha ai.

Ndërkohë ai ka kërkuar nga Serbia që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë të vihen para drejtësisë.

“Autoritetet serbe e dinë se cilat janë obligimet e tyre…Normalizimi s’bëhet pa kërkim kompromisi mes palëve. S’bëhet pa guxim politik për të arritur këtë. U bëjë thirrje liderëve të Kosovës e Serbisë të punojnë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ai.

koha

Mbahet në Tiranë Takimi i Komisionit Parlamentar BE-Shqipëri për Stabilizim-Asocimin

KE tiraneKomisioni Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri, po zhvillon në Tiranë takimin e 18-të. Dy delegacionet diskutuan mbi sundimin e ligjit në Shqipëri, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në takim u theksua që Shqipëria duhet të garantojë lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut, si dhe të shtojë rezultatet kundër korrupsionit. Pjesëmarrësit diskutuan edhe për zgjedhjet, për zhvilimin ekonomik, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Qysh në hapje të takimit ndërparlamentar, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian, Marco Tarquinio, theksoi se në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra vitet e fundit dhe përpjekjet dhe reformat e nisura tashmë prej palës shqiptare kanë mbështetjen europiane në rrugën e integrimit, aq shumë të dëshiruar nga populli shqiptar, duke trajtuar gjithë sfidat që kanë dalë përpara në fusha të ndryshme, sepse zgjidhje të lehta nuk ka.

Ndërsa kryetari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, Toni Gogu, tha se takimi i dytë ndërqeveritar Shqipëri – BE, ku u hapën negociatat për kapitujt themelorë, shtoi më shumë përgjegjësi për Kuvendin e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri theksuan se rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhen shtuar dhe se autoritetet shqiptare duhet të garantojnë lirinë e medias dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të mbështesin forcimin e shoqërisë civile krahas konsultimeve me të.

Ambasadosja e Hungarisë, Martina Kasnyik, vendi i të cilës ka kryesinë e radhës së BE-së, kujtoi në fjalën e saj angazhimet e Brukselit se zgjerimi është ambicje BE-së si dhe për të hapur gjatë negociatave të gjithë grupkapitujt e integrimit sa më parë, ndërsa theksoi se përparimi në këto negociata do të kërkojë shtimin e rezultateve për sundimin e ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Diplomatët e BE-së nënvizuan se liria dhe pluralizmi i medias, të drejtat e pakicave etnike dhe çështja e pronave janë fusha me rëndësi që meritojnë vëmendje maksimale sa i takon grup-kapitujve themelorë të sapohapur.

Po ashtu nevojitet një klimë dialogu në parlament dhe funksionim normal dhe konsultime të hapra, që të përfshijnë edhe shoërinë civile, pohuan ata. Pjesë e kërkesave janë edhe ndryshimet në kodin zgjedhor të kërkuara nga OSBE-odihr për të shmangur shkeljet e vërejtura më parë mbi financimet, përdorimin e burimeve shtetërore në fushata zgjedhore.

BE-ja e ka vlerësuar Shqipërinë për harmonizimin e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë, si një tjetër shenjë e vendosmërisë së shqiptarëve në rrugën e integrimit europian.

voa

BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze

tarifa beBashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini.

 

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara.

Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë se ato do të hyjnë në fuqi të mërkurën.

Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare të bllokut, ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të luftuar ato që thotë se janë subvencione të padrejta, përfshirë financimin e preferuar dhe ndihmat e tjera financiare, si edhe tokën, bateritë dhe lëndët e para të vlerësuara nën çmimin e tregut.

BE-ja thotë se kapaciteti shtesë prej 3 milionë automjetesh elektrike kineze në vit është sa dyfishi i tregut të bllokut. Duke patur parasysh tarifat prej 100% në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, tregu më i mundshëm për këto mjete elektrike është Evropa.

Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE tha se ishte thellësisht e zhgënjyer nga masa “proteksioniste” dhe “arbitrare” e bllokut dhe ishte e dëshpëruar nga mungesa e përparimit thelbësor në negociatat për të gjetur një alternativë ndaj tarifave.

Këtë vit Pekini nisi hetimet e veta për importet nga BE-ja të konjakut, bulmetit dhe produkteve të derrit, një shenjë e dukshme hakmarrjeje. Kina ka kundërshtuar gjithashtu në Organizatën Botërore të Tregtisë masat e përkohshme të BE-së.

Kompanitë evropiane të makinave po përballen me një fluks të automjeteve elektrike me kosto të ulët nga rivalët kinezë. Komisioni vlerëson se makinat elektrike kineze përbëjnë 8% të tregut evropian, krahasuar me 1% në vitin 2019 dhe mund të arrijë në 15% në vitin 2025. Komisioni thotë se çmimet e makinave elektrike kineze janë zakonisht 20% më të ulëta se ato të makinave elektrike evropiane.

Qëndrimi i BE-së ndaj Pekinit është ngurtësuar gjatë pesë viteve të fundit. Blloku e sheh Kinën si një partnere të mundshme në disa fusha, por edhe si konkurrente dhe rivale. Vendet anëtare të BE-së nuk pajton për tarifat ndaj automjeteve elektrike. Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së dhe prodhuesi kryesor i makinave, u shpreh kundër tarifave përmes një votim këtë muaj, në të cilin 10 anëtarë të BE-së i mbështetën ato, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan.

voa

Makinat gjermane me “çmime të arsyeshme”?

vwProdhuesit kinezë do të donin të hynin në treg me makina elektrike të lira. Puna e tyre është bërë më e lehtë nga prodhuesit nga Gjermania. Po pse?

 

Gerold Freiberg ende e kujton makinën e tij të parë të re: në vitin 2002, menjëherë pas futjes së euros, ai bleu një Volkswagen Passat 1.9 TDI. Inxhinieri nga Nordhausen në Tyringi udhëton shumë për punë dhe ka nevojë për një makinë të rehatshme. E ka paguar për katër vite, me këste mujore prej 295 euro. Ishte makina e lirë e re që kishte blerë ndonjëherë. Por çmimet tani janë rritur në Gjermani.

Pas kësaj ai bleu edhe pesë makina të reja: një Toyota Corolla, dy Skoda Octavia, pastaj dy Opel Grandlands. Ishin të gjitha automjete të rangut të mesëm, pa pajisje të tepërta, thotë 63-vjeçari.

 

“Ne kemi nevojë për çmime të arsyeshme”

Këstet rriteshin me çdo makinë të re. Ngadalë në fillim, pastaj më shpejt dhe më shpejt. Nga viti 2006 ka paguar 310 euro në muaj, nga viti 2010 330, më pas nga viti 2014 rreth 360 euro dhe nga viti 2018 paguan 400 euro në muaj. Ndërsa nga viti 2022, ai duhej të paguante 500 euro në muaj për makinën e tij. Tani ai më nuk do të blejë makinë tjetër të re. “Nëse llogaritni se sa kohë duhet të punoni për të paguar tani një makinë të re dhe si ishte dikur – dallimi është shumë i madh”, thotë ai.

Këtë e vërtetojnë të dhënat aktuale statistikore të institutit të kërkimit të tregut të makinave DAT. Në vitin 1974, klienti duhej të punonte mesatarisht 4.6 muaj për një makinë të re. Njëzet vjet më vonë, ishin 7.4 muaj. Kështu ishte deri në vitin 2019, por më pas çmimet u rritën. Sot, një blerës duhet të paguajë me të gjitha të ardhurat e tij 9.6 muaj për të blerë një makinë të re.E nëse dëshiron të blejë ndonjë makinë elektrike më të shtrenjtë, atëherë duhet të punojë 11.4 muaj. Arsyet për këtë janë se të ardhurat kanë mbetur në vendnumëro, ndërsa marzhet e fitimit të prodhuesve janë bërë të larta.

 

Rezultati i gjithë kësaj është se njerëzit hezitojnë të blejnë makina. Në Gjermani, në vitin 2019 u regjistruan 3.6 milionë makina të reja. Ndërsa këtë vit pritet të regjistrohen rreth 2.7 milionë, që është një rënie prej 25 për qind. Tregtari Helmut Peter thotë se “ne kemi nevojë për çmime të arsyeshme që klientët mund të përballojnë” thotë ai.

 

Makinat gjermane, shumë më të lira në Kinë

Kriza e shitjeve prek të gjithë prodhuesit. Në Volkswagen ekziston rreziku i pushimeve nga puna dhe mbyllja e fabrikave. BMW dhe Mercedes-Benz paralajmërojnë uljen e fitimeve. “Situata është serioze,” thotë Stefan Brazel nga Qendra për Menaxhimin e Automobilave. “Nëse nuk veproni në mënyrë strategjike tani, në tre deri në pesë vitet e ardhshme, situata e përgjithshme për industrinë gjermane të automjeteve do të jetë shumë kritike.”

Gjërat po shkojnë veçanërisht keq për Volkswagen dhe partnerët e tij në tregun kinez. Për vite të tëra, kompanitë gjermane të makinave bënë fitime të mëdha atje. Tani është ulur në mënyrë dramatike fitimi. Klientët preferojnë makina elektrike nga prodhuesit kinezë, të cilat janë dukshëm më të lira me të njëjtën cilësi, dhe ate jo vetëm për shkak të subvencioneve shtetërore.

“Ka konkurrencë të ashpër, si në një ekonomi tregu. Si rezultat, çmimet kanë rënë në mënyrë dramatike. Kjo është arsyeja e vetme që prodhuesit kinezë janë tani në epërsi”, thotë eksperti i Kinës Anders Hove nga Instituti i Oksfordit për Studimet e Energjisë.

Makinat janë dukshëm më të lira në Kinë sesa në Gjermani, pavarësisht nëse janë motorë me djegie të brendshme apo makina elektrike. Golf 2.0 TSI kushton 23.000 euro atje, ndërsa në Gjermani 35.500 euro. BMW i4 eDrive40 Gran Coupe mund të merret për 58,200 euro në Kinë, ndërs në Gjermani kushton 63,000 euro. Edhe Tesla Model 3 kushton 31,800 euro atje, ndërsa në Gjermani 41,000 euro. Si rezultat i kësaj lufte çmimesh, marzhet po bien në mbarë botën. Vitin e kaluar, Mercedes-Benz fitoi mesatarisht 7.022 euro për një veturë të shitur, ndërsa tani fiton vetëm 4.321 euro – që është një rënie prej 39 për qind. Tesla ka humbje nga fitimet me 38 për qind, BMW të paktën dhjetë për qind. Në Volkswagen, rënia ishte 23 për qind, ndërsa në gjigantin kinez të automobilave BYD fitimi është 28 për qind.

 

Si të konkurroni me makinat elektrike kineze

BYD e Kinës po sulmon botën me makinat e saj elektrike me çmime konkurruese. Bashkimi Evropian dëshiron ta parandalojë këtë me tarifat ndëshkuese doganore që duhet të vendosë nga nëntori. Ata do t’i bëjnë makinat kineze më të shtrenjta, por qëllimi – që është të shiten më shumë makina elektrike – nuk do të arrihet. BYD mund të shmangë tarifat ndëshkuese në afat të mesëm: kompania tashmë po planifikon të ndërtojë fabrikën e saj në Hungari. Kinezët duan fillimisht të hapin tregje më të vogla makinash – në vendet që nuk e kanë të zhvilluar industrinë e tyre të makinave. “Këtu është më e lehtë të zhvendosësh prodhuesit tradicionalë”, thonë ekspertët.

Prodhuesit tradicionalë kanë filluar të luftojnë. Volkswagen dëshiron të investojë 120 miliardë euro në makina elektrike deri në vitin 2028. Qëllimi i tyre është t’i bëjnë automjetet e tyre të përballueshme. Në Zwickau (Saksoni), për shembull, prodhimi është 30 për qind i automatizuar – deri tani ishte vetëm rreth dhjetë për qind. Në vend të njerëzve, panelet e kontrollit tani instalohen nga robotë – e kjo kursen kostot. Por duke qenë se makinat elektrike pothuajse nuk shiten fare, objektet e prodhimit nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Në fabrika, puna bëhet vetëm me dy turne, në vend të tre. Ekziston edhe frika e mbylljes së fabrikës.

BMW ka investuar 1.6 miliardë euro në fabrikën e saj në Leipzig. Atje makinat me motorë me djegie dhe automjetet elektrike dalin nga e njëjta linjë montimi. “Ne arritëm të prodhojmë katër modele të ndryshme në të njëjtën linjë, benzinë, naftë, hibride plug-in dhe automjete plotësisht elektrike,” thotë menaxherja e fabrikës Petra Peterhenzel. “Kjo do të thotë se ne jemi fleksibël dhe mund të reagojmë ndaj ndryshimeve në treg”.

 

Kostot e larta të baterive për makinat elektrike

Megjithatë, prodhuesit gjermanë kanë mbetur prapa kur bëhet fjalë për komponentin më të shtrenjtë të një makine elektrike: baterinë. Ajo përbën deri në 40 për qind të kostove të prodhimit. Teknologjia po bën përparim të madh. “Prodhuesit kinezë po arrijnë të ulin ndjeshëm kostot e baterive,” thotë Brazel. “Ndaj ne mund të presim kosto më të ulëta për automjetet elektrike në të ardhmen.”

Volkswagen është në proces të krijimit të prodhimit të baterive të veta. Ky shqetësim, si dhe prodhues të tjerë, ofrohet nga lideri kinez në tregun global, CATL. “Fokusi duhet të jetë në teknologjinë moderne dhe të lirë të baterive”, thotë Anders Hove nga Instituti i Oksfordit. “Për ta bërë këtë, ju duhet të stimuloni tregun vendor dhe më pas të krijoni një grup industrial rreth kësaj teknologjie.”

E për të stimuluar tregun, makinat duhet të jenë me çmime të përballueshme. Volkswagen ka njoftuar fillimin e prodhimit të makinës së vogël elektrike ID.1, në segmentin e çmimeve rreth 20 mijë euro. Gerold Freiberg do të mund ta përballonte këtë çmim. Por fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin 2027.

dw

BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

EUBashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

 

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Të mërkurën, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, tha se duke bërë kështu, Serbia ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e bllokut.

“Projektligjet e Qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha Massralli.

BE-ja ia rikujton Serbisë se është e detyruar t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e nga dialogu me Kosovën, të cilin është duke e zhvilluar nën ndërmjetësimin e bllokut prej vitit 2011, si pjesë e synimeve të saj për integrim evropian.

Ajo i bëri thirrje Serbisë ta rishqyrtojë këtë projektligj, i cili kërkon themelimin e një prokurorie speciale dhe një trupi gjykues special “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi të martën Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës me këto projektligje.

Bislimi, i cili është dhe kryenegociator në dialog, tha se Serbia “bën bën çdo përpjekje për ta bllokuar” normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Projektligjit thotë se juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd, sipas Qeverisë serbe.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për gjyqësorin në vitin 2015 dhe më 2017 u pajtuan për zbatimin e tij dhe integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Por, qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, të pakënaqur me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Kjo e shtyri Beogradin zyrtar të njoftojë në shtator se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” në Kosovë.

Një ditë më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte paraqitur një sërë masash për Kosovën, duke thënë se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të “ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe” në Kosovë.

Ai tha sokohe se kjo masë nuk do të zgjaste “përjetësisht,” por vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakorduara dhe të nënshkruara në Bruksel, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit.

rel

Mickoski: Ahmeti po ankohet për gjykatësit që vetë i ka zgjedhur

Ali MickoKryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi të martën se ka pranuar letrën e dërguar një ditë më parë nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, në të cilën ky i fundit shprehu shqetësimet për ndikimin e vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese në kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.
Sipas Mickoskit, Ahmeti në pjesë e parë letrës adreson çështje të situatës gjeopolitike dhe në pjesën e dytë shpreh pakënaqësi për vendimet e gjykatësve, të cilat, sipas tij, “janë zgjedhur me mbështetje të pushtetit paraprak, BDI-së dhe Lidhjes Socialdemokarte(LSDM)”.

“Nuk e kam ditur se këta gjykatës, po e përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, zbatojnë një program të VMRO-DPMNE-së. Se qenka i shqetësuar për çështjen që ka të bëjë me Ligjin për gjuhët, dhe se duhej ndërhyrë te gjykatësit kushtetues të zgjedhur nga LSDM dhe BDI, të kenë kujdes se çfarë po bëjnë, sepse në këtë mënyrë mund të destabilizojnë shtetin. Përafërsisht kjo është letra. Publiku le ta vlerësojë nëse kjo meriton koment”, u përgjigj Mickoski të martën, para konferencës së platformës Bloomberg Adria.

Ai theksoi se nuk pajtohet me qëndrimin e BDI-së për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, dhe shtoi se “koha kur politikanët mund të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve, ka përfunduar”.

Ahmeti, përpos Mickoskit, të dielën, letrën ua dërgoi edhe liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe atyre ndërkombëtarë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për të adresuar vendimet e fundit: shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore (Balancuesin) dhe formimin e një Qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik.

Përgjigje letrës së Ahmetit, i dha edhe ish-diplomati amerikan Daniel Server, njëherësh profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, në Uashington.

Ai tha se për problemet që Ahmeti thekson në letër duhet të vendosin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, e jo dikush nga jashtë.

Sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Server tha se nuk ka asnjë dilemë pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit, dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.

“Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet”, ka thënë ish-diplomati Server.

 

Për ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore (Balancuesin), gjë që, sipas Ahmetit, cenon parimin e të drejtave kolektive të bashkësive etnike, dhe prek thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, Server tha kjo ka për qëllim dominimin aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare.

“Dyshoj se qëllimi i këtij propozimi është vazhdimi i dominimit aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare. Maqedonia [e Veriut] duhet të diversifikojë të punësuarit në sektorin publik për të pasqyruar më plotësisht diversitetin e popullsisë. Unë nuk jam adhurues i kuotave. Por, veprimi afirmativ me përparësi kualifikimeve është një proces që mund të prodhojë rezultate të arsyeshme. Shumë shqiptarë kanë një kualifikim që i mungon shumicës së maqedonasve, flasin të dyja gjuhët. Qeveria duhet ta marrë parasysh këtë kur punëson”.
Kurse për ankesën e tretë të Ahmetit, “formimin e një Qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik”, ish-diplomati Server e ka cilësuar më shumë si ankesë politike, sesa vërejtje ligjore apo kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua shtatë vjet më parë.

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut përdoren si gjuhë zyrtare ato gjuhë që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve të vendit.

Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron përdorimin e gjuhëve të tjera të komuniteteve me përfaqësim më të vogël se 20 për qind.

Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, shfuqizoi Balancuesin, një mekanizëm softuerik që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve etnike në administratën publike.

Ky mekanizëm ishte krijuar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001 dhe siguronte që përqindja e punësimeve të përputhej me përbërjen etnike të popullsisë.

 

 

Si përgjigje ndaj shfuqizimit të Balancuesit, koalicioni shqiptar VLEN, që është pjesë e Qeverisë maqedonase, ka njoftuar se është duke hartuar “ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.

Por, pavarësisht këtij pohimi të koalicionit VLEN, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka deklaruar se ende nuk e ka parë draft-versionin e koalicionit “VLEN”.

Kryeministri Mickoski, kishte vlerësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen.

Por, Mickoski, shfuqizimin e “Balancuesit” e kishte pjesë të programit zgjedhor të partisë së tij, VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 8 maj.

rel

 

Përse u shërben shqiptarëve politika?

Sapo kishte filluar të ngjitej në hierarkinë e BDI-së, e cila po akomodohej në pushtetin që i ndau partneri i koalicionit të parë bashkëqeverisës pas themelimit saj. Erdhi dhe u ul në tavolinë serioz, me pamjen e një njeriu që ishte menduar gjithë natën për të gjetur përgjigjen e një sekreti të madh jetësor, dhe më në fund e kishte gjetur: “Kemi patur një bindje të gabuar, naive për politikën Afrim” tha, duke vazhduar më tej, ”politika nuk është për të jetësuar ideale dhe për të arritur synime politike siç kemi menduar ne, por thjesht për të bërë para…kështu është në gjithë botën”.

E tha me një qëndrim pompoz, por njëkohësisht edhe i lehtësuar sepse më në fund kishte gjetur arsyetimin për të qetësuar ndërgjegjen dhe për të përligjur atë që po bënte. I ndodhur para dilemës morale migjeniane: “Derr I kënaqur me atë trupin e majmun e të shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përclluem në flakën e bukurisë hyjnore” apo “Sokrat i vuejtun, me dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike”, natyrisht, e kishte zgjedhur atë të parën. Nuk është se ishte i pasigurtë apo i pakënaqur me “mençurinë” dhe “shkathtësinë” e tij për zgjedhjen që kishte bërë, por i mungonte edhe fytyra maskë e “Sokratit të vuejtun” për ta vendosur para neve të tjerëve që “nuk e kuptonim” se përse shërbente politika.

Më tregoi për “zbulimin” e tij, i pavetëdishëm se në fakt sapo kishte përshkruar mendësinë e shqiptarit egoist, servil dhe mizor, i gatshëm për të shkelur mbi bashkëkombasit e tij për përfitimet nga të shërbyerit pushtetit në duart e të huajve, duke filluar që nga bjelerët dhe pashallarët shqiptarë që shërbyen sulltanëve të Perandorisë Osmane, duke vazhduar me ata që shërbyen krajlit, Titos, e deri ata që sot shërbejnë Mickovskit histerik antishqiptar. Kishte përshkruar mendësinë e klasës politike të korruptuar, të shitur dhe të blerë – monstra të gatshëm për të shkatërruar të sotmen dhe të nesërmen e miliona shqiptarëve, për milionat dhe miliardat e dollarëve që nuk do ti gëzojnë kurrë. Kishte përshkruar mendësinë e shqiptarit, egoist edhe ndaj fëmijëve të tij, që futet në parti jo për të ndryshuar të nesërmen e fëmijëve të tij, por për t’u futur sot, vet ai në punë.

Në fakt, i pavetëdishëm, ai po përshkruante shoqërinë shqiptare, për të cilën, për fat të keq edhe sot vlen me saktësi përshkrimi i Migjenit, që ai e bëri në prozën e tij të njohur “Sokrat i vuejtun apo një derr i kënaqur”. Po përshkruante të gjithë ata shqiptarë “derra të majmë, të zgjuar dhe të shkathët” që me kompromisin moral që kishin bërë, vërtetë kishin fituar nga politika, kush vilat dhe makinat e luksit e kush një copë bukë për lëmoshë, por të gjithë me të njëjtën nevojë të dëshpëruar për ndërgjegje të pastër dhe respektin e të tjerëve, atë që Migjeni e përshkroi si fytyrën maskë të Sokratit në trupin e derrit të majmë.

Biseda me këtë mikun tim, mu kujtua këto ditë, kur në një moment po mendoja, athua edhe këta politikanë dhe pushtetarë që sot përballen, dhe të tjerët që padyshim do të përballen nesër me drejtësinë, e kanë menduar kështu politikën… se shërben për të bërë “pak para”!?

Afrim Fanda

Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus

sherbimi gjemanRritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë.

 

Ishte një parashikim i zymtë që tre krerët e shërbimeve të inteligjencës gjermane dhanë të hënën gjatë seancës dëgjimore vjetore para deputetëve.

“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, tha kreu u Shërbimit Federal të Zbulimit (BfV), Service Thomas Haldenwang, duke iu referuar kërcënimeve nga jashtë, nga Rusia, Kina, Irani, si edhe kërcënimeve të brendshme nga radikalizmi islamik dhe e djathta eksteeme.

Zyrtarët e inteligjencës kanë qenë veçanërisht të zëshëm për ndërhyrjen e Moskës në Gjermani në kontekstin e luftës në Ukrainë. Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania është furnizuesi më i madh iarmëve për Ukrainën.

“Na pëlqen ose jo, jemi në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Bruno Kahl kreu i agjencisë gjermane të zbulimit (BND).

 

Pako bombë?

“Spiunazhi dhe sabotazhi rus po shtohen në Gjermani, si në sasi edhe në cilësi”, shtoi zoti Haldenwang.

Gjermania është tronditur nga disa raste të spiunazhit pas të cilave dyshohet se qëndron Rusia, veçanërisht që nga agresioni rud ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Në prill, dy burra me nënshtetësi ruse dhe gjermane u akuzuan për planifikim të akteve të sabotimit për interesa të Rusisë, përfshirë në një bazë ushtarake të SHBA-së, për të minuar ndihmën gjermane për Ukrainën.

Zoti Haldenwang akuzoi Moskën se qëndron pas ngjarjes së shënuar në korrik, kur një pako mori flakë në një qendër të DHL-së në qytetin Leipzig, përpara transportit të planifikuar me avion.

Nëse pakoja “do të kishte shpërthyer në bord gjatë fluturimit”, tha ai, “do të ndodhte përplasje dhe mbetjet do të preknin të gjithë njerëzit këtu në Gjermani që simpatizojnë [presidentin rus Vladimir] Putinin dhe regjimin e tij, në mënyrë të hapur apo të fshehtë”.

Drejtorja e shërbimit të zbulimit ushtarak gjerman (BAMAD), Martina Rosenberg, raportoi një “rritje të konsiderueshme të akteve të spiunazhit dhe sabotimit” që kanë si objektiv ushtrinë gjermane.

Moska po kërkon të marrë informacion mbi “dërgimin e armëve gjermane në Ukrainë” dhe “të krijojë një ndjenjë pasigurie”, u shpreh ajo.

“Kremlini po përgatitet për përshkallëzim të mëtejshëm të akteve hibride dhe të fshehta”, shtoi zonja Kahl.

 

Vijat e kuqe

“Me këto akte ndërhyrjeje të një “niveli të pashembullt”, Kremlini dëshiron të “testojë vijat e kuqe të Perëndimit”, vlerësoi drejtori i shërbimit sekret.

Sipas tij, Rusia “ndoshta” do të jetë në gjendje “të kryejë një sulm kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade”.

“Një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n po bëhet një opsion për Rusinë”, shtoi zoti Kahl.

Rusia hodhi poshtë këto deklarata, duke thënë se ishte NATO-ja ajo që kërcënoi Rusinë.

Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte NATO-ja ajo që kishte lëvizur drejt Rusisë dhe jo anasjelltas.

voa