Bota pret Vitin e Ri 2025

SidnejAuklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2025, me mijëra njerëz që numëruan sekondat deri sa mbërriti mesnata dhe shijuan fishekzjarret shumëngjyrëshe që u lëshuan nga ndërtesa më e lartë e Zelandës së Re, ‘Sky Tower’ dhe një shfaqje spektakolare dritash në qendër të qytetit. Festimet pasojnë një vit që është shënuar nga protestat për të drejtat e fisit indigjen ‘Maori’ në vendin me 5 milionë banorë.

Dy orë pas Zelandës së Re, më shumë se 1 milion njerëz ndoqën shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve në Sidnei të Australisë. Ylli britanik i muzikës pop, Robbie Williams udhëhoqi programin dhe ceremonitë që këtë vit iu kushtohen fiseve indigjene australiane.

Ndërkohë, edhe qytetet e tjera anembanë botës po përgatiten të mirëpresin Vitin e Ri, me festime që nxjerrin në pah kulturat dhe traditat e ndryshme lokale, pas një viti të trazuar me konflikte të vazhdueshme dhe paqëndrueshmëri politike.

Azia përgatitet për ‘Vitin e Gjarprit’

Pjesa më e madhe e Japonisë është mbyllur në prag të festimeve më të mëdha në vend, me tempujt dhe shtëpitë që iu nënshtruan një pastrimi të plotë. Ky ‘Vit i Ri i Gjarprit’, siç njihet në kulturën aziatike, është thënë se është viti i rilindjes – duke iu referuar ndërrimit të lëkurës së gjarpërinjve.

Për shkak të kësaj feste, dyqanet në Japoni po shesin objekte zbukuruese të ndryshme që lidhen me gjarpërinjtë. Vendet e tjera në Azi do të nisin kremtimet e ‘Vitit të Gjarprit’ më vonë, me Vitin e Ri Hënor.

Në Korenë e Jugut festimet u ndërprenë ose u anuluan, për shkak të zisë kombëtare pas rrëzimit të dielën të një avioni të kompanisë ‘Jeju Air’ në Muan, ku si pasojë humbën jetën 179 persona.

Rivalët e perëndimit demonstrojnë marrëdhëniet mes tyre

Mediat shtetërore kineze njoftuan një shkëmbim urimesh për Vitin e Ri mes Presidentit të Kinës, Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin, një tregues i marrëdhënieve gjithnjë e më të afërta të dy udhëheqësve që kanë raporte të tensionuara me Perëndimin.

Presidenti Xi i tha homolgut të tij rus Putin se vendet e tyre “gjithmonë do të përparojnë krah për krah”, njoftoi të martën agjencia e lajmeve ‘Xinhua’.

Kina ka ruajtur lidhje të forta dhe ka zhvilluar tregti me Rusinë që nga sulmi rus kundër Ukrianës në vitin 2022, duke e ndihmuar Moskën në kompensimin e dëmeve për shkak të sanksioneve dhe përpjekjeve të Perëndimit për ta izoluar Putinin.

Meshë mesnate, dolli me shampanjë

Në qytetin e Romës, festimeve tradicionale të Vitit të Ri i shtohet edhe fillimi i Vitit të Shenjtë të Papa Françeskut. Festa që shënohet në çdo çerek shekulli, pritet të sjellë rreth 32 milionë pelegrinë në kryeqytetin italian, që njihet edhe si ‘qyteti i përjetshëm’.

Të martën nisin kremtimet me ceremoni lutjesh në bazilikën e Shën Pjetrit, pasuar me meshën e së mërkurës, ku pritet që Papa Françesku të përsëris thirrjet për fundin e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, Katedralja e Shën Palit në Minesota organizon një meshë që fillon një orë para mesnatës dhe një dolli për shënimin e Vitit të Ri.

1 janari është një ditë detyrimi për katolikët, që shënon ‘Solemnitetin e Marisë’, ndërsa shumë kisha që do të zhvillojnë mesha pasditën e së martës dhe në mbrëmje.

Festa me fishekzjarre në Paris dhe Londër

Parisi shënon Vitit e Ri me numërimin tradicional të sekondave deri në mesnatë dhe fishekzjarret në bulevardin e njohur ‘Champs-Elysees’.

Organizimi i Lojërave Olimpike Verore dhe Lojërave Paraolimpike nga korriku deri në shtator ka transformuar kryeqytetin francez në një vend gëzimi, vëllazërie dhe arritjeve sportive, një tjetër moment historik që shënon rimëkëmbjen e qytetit nga sulmet vdekjeprurëse ekstremiste islamike më 2015.

Kryeqyteti anglez do ta presë Vitin e Ri me një shfaqje fishekzjarresh përgjatë lumit Thames dhe një paradë me 10 mijë interpretues në qendër të qytetit të mërkurën.

Për shkak të motit të ligë në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, ceremonitë e planifikuara në Edinburg të Skocisë u anuluan.

Në Rio do të festojnë 2 milionë njerëz

Në plazhin Copacabana të Rio de Zhaneiros do të zhvillohet ceremoinia kryesore e pritjes së Vitit të Ri, me 10 tragete në det që do të ofrojnë një shfaqje 12 minutëshe fishekzjarresh. Mijëra turistë në gjashtë anije do të shohin nga afër këtë shfaqje.

Më shumë se 2 milionë njerëz pritet të mblidhen në Copacabana, të cilët do të shijojnë koncertin e artistëve të njohur brazilianë si këngëtarja e muzikës pop, Anitta dhe fituesi i çmimit Grammy, Caetano Veloso.

Traditat e reja dhe të vjetra amerikane

Në qytetin e Nju Jorkut, kompania që menaxhon sheshin e njohur ‘Times Square’ testoi rënien e topit të famshëm, simbolin e vitit 2025, numrat, dritat dhe mijëra kristale,t që janë pjesë e traditës së njohur të pritjes së Vitit të Ri që ka nisur nga viti 1907. Festimi i këtij viti do të përfshijë një shfaqje muzikore ku do të performojnë artistë të njohur si Rita Ora, TLC, Jonas Brothers dhe Sophie Ellir-Bextor.

Fstimet në ‘Times Square’ pritet të mbledhin turma të mëdha njerëzish, pavarësisht parashikimeve për reshje shiu dhe motit të ftohtë.

Ndërkohë, në Las Vegas të Nevadës do të ketë tradita të vjetra dhe të reja të pritjes së vitit të ri. Shfaqja vjetore tetë-minutëshe e fishekzarrjeve nga çatitë e nëntë kazinove pritet të mbledhë rreth 340 mijë njerëz.

Aty pranë, objekti masiv i njohur me emrin ‘Sphere’ do të shfaqë për herë të parë numërimin mbrapsht deri në mesnatë në zona të ndryshme kohore.

Muzikë, futboll, vrap në mesnatë

Qyteti Pasadena në Kaliforni është përgatitur për ‘Paradën e Trëndafilave’, një traditë e përvitshme amerikane që filloi 134 vjet më parë. Parada i paraprin një ndeshje futbolli amerikan mes klubeve ‘Ohio State Buckeyes’ dhe ‘Oregon Ducks’ më 1 janar.

Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në një garë vrapi.

Rreth 200 mijë njerëz do të festojnë në Nashvill të Tenesisë, në një koncert pesë-orësh të disa prej yjeve më të mëdha të muzikës ‘country’.

Samoa Amerikane është ndër të fundit që mirëpret vitin e ri, plot 24 orë pas Zelandës së Re.

voa

Urimi i Presidentit Begaj në ndërrimin e viteve drejtuar bashkëkombësve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Diasporë

PresidentiPresidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu drejtua me një mesazh të posaçëm urimi në ndërrimin e viteve bashkëkombësve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Diasporë.

 

“Gëzuar Vitin e Ri 2025!”, – uroi Presidenti Begaj, bashkë me dëshirën për një Shqipëri më të begatë, të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane.

“Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më tëbegatë. Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes”, – u shpreh Presidenti i Republikës, i cili ndau urimet dhe falënderimet për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit,që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane.

Një urim të veçantë Presidenti përcolli për të gjithë ata që natën e ndrrimit të viteve e kalojnë në punë dhe larg familjeve të tyre, ata që janë në emigracion, apo studiojnë e shërbejnë në misione jashtë vendit.

Duke e cilësuar ndërrimin e moteve si moment bilanci dhe reflektimi individual, familjar, shoqëror, shtetëror dhe kombëtar, Presidenti i Republikës theksoi se “Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj”.

“Viti që lamë pas, – thekson Presidenti Begaj, – shënoi arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike”.

“Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritësee miliona turistëve. Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës”.

Kreu i Shtetit theksoi se të gjithë shqiptarët ndajnë të njëjtën shpresë e vizion për të ardhmen:

“Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh. Shqipëria ka nevojëpër një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse.Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione tëforta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore. Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar”.

Duke iu drejtuar të rinjve, Presidenti i Republikës kërkoi nga ky brez që, krahas hapjes ndaj risive, të ruajnë trashëgiminë, gjuhën shqipe dhe lidhjet me vendin.

Për sa i përket vitit elektoral, Presidenti i Republikës bëri apel për reflektim, duke mësuar nga gabimet e të shkuarës e duke u shprehur se Shqipëria i ka mundësitë dhe kapacitetet për arritjene objektivave.

“Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë tëshohim përpara”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.

Gëzuar Tetovarë!

 

Grenci Bili

Urimi im per Vitin e ri 2025, për bashkëkombasit e mi kudo që janë dhe në veçanti për bashkëqytetarët e mi të Tetovës:

FIlindenskaillimisht, uroj të posalindurit që gëzuan familjet e tetovarëve para tre viteve, të mos vazhdojnë të rriten pa e parë qytetin e tyre të zbukuruar për vit të ri, ashtu si gjithë fëmijët e tjerë shqiptarë dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të botës së civilizuar perëndimore!

Uroj prindërit e tyre, si dhe të gjithë shqiptarët të aftë për punë, që në 2025 dhe në vitet në vazhdim të kenë një jetë sa më dinjitoze, me më shumë guxim, kurajo dhe vetëdije, për të mos u detyruar të ndjekin dhe përulen para përfaqësuesve të tyre politikë, mashtrues, për një copë bukë për fëmijët e tyre!

Uroj  familjet shqiptare të presin vitin e ri bashkë me të dashurit e tyre, pa u detyruar të ndahen nga ata me lot në sy, në ditët e para të vitit të ri!

Uroj gjithë shqiptarët që në vazhdim, të presin vitin e ri në qytetet e tyre, të regulluara, të pastra, me rrugë, shkolla, spitale, çerdhe, teatro… të bukura ashtu si qytetet ku ikin për një jetë më të mirë!

Uroj gjithë shqiptarëve që në vitet në vazhdim të dinë të zgjedhin njerëz të mirë dhe të ndershëm për përfaqësues të tyre, që do të punojnë për të mirën e vendit dhe fëmijëve të tyre, në vend të gjakpirësve që grabitën, shitën dhe shkatruan vendin e tyre!

Uroj bashkëkombasit e mi me gjithë zemër, për një jetë më të mirë dhe të lumtur!

Gëzuar Vitin e Ri 2025! Një vit të mbarë, shëndet, begati dhe lumturi!

Afrim Fanda

Vasalizmi është rol përbuzës dhe i rëndë!

KimA i keni vërejtur orvatjet e pushtetarëve shqiptarë që të jenë sa më të pëlqyer nga punëdhënësi i tyre – sunduesi maqedonas!

 

Mund edhe të mos e besoni, por shumica e pushtetarëve shqiptarë as që mund ta kundërshtojnë punëdhënësin e tyre nga frika që të mos e humbin vendin e punës, e le më, për shembull, të kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe!

Kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe, pushtetarët shqiptarë as që e dinë pse pala maqedonase e pengon zyrtarizimin e saj: ajo e dinë atë që nuk e dinë pushtetarët shqiptarë – se sot për sot, gjuha shqipe është ajo q i shlyen të gjithë kufijtë shqiptaro-shqiptarë dhe ajo është ‘atdheu’ i vetëm që e bashkon mbarë shqiptarinë.

Ndërkohë gjuha shqipe në Maqedoni do zyrtarizohej brenda 24 orëve nëse vasalët shqiptarë do kishin guxim t’i thoshin punëdhënësit të tyre: nuk do vijmë në punë nëse nuk hapet kushtetuta dhe nëse gjuha jonë aty nuk emërtohet me emrin e vërtetë, e jo si gjuha e ‘20 për qind shit’!

Por sidoqoftë duhet pranuar; vasal nuk bëhesh, por duhet të jesh i lindur si i tillë.

Pastaj nuk është e lehtë të jesh vasal dhe jo çdokush mund të jetë i tillë sepse shërbëtor i devotshëm i sunduesit mund të jetë vetëm ai që në vend të trurit i ka xhepat e tenderokratit dhe, në vend të fytyrës, prapanicën e vasalit!

Kim Mehmeti

Olsi Yazikxhi dhe dylberët e Erdoganit

misionaretNë dy shkrimet e mia të titulluara “Kush janë teologët dhe historianët shqiptarë në shërbim të propagandës serbe” dhe “Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe”, nxora në shesh mercenarizmin e një numri individësh me tituj “Doktor shkence”, në mesin e të cilëve edhe personi me forma të ndryshme të emrit të vet: Dr. Olsi Jazexhi / Olsi Yazeji / ОлсиЈахеџи).

 

Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, të datës 26 qershor 2018, Olsi Yazikxhi deklaroi se dëshironte “të kruhej me shqiptarët e Maqedonisë”. Ndaj qëndrimeve të shprehura në këtë emision me emër serb, publikova shkrimin tim të titulluar “Olsi Yazikxhi dëshiron “të kruhet” me shqiptarët e Maqedonisë”.

Për të më treguar se ende “i kruhetme shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në Maqedoni, përmes mesazhit privat, Olsi Yazikxhi më dërgoi videon e intervistës së tij të datës 6 korrik 2018 për “Shijak Televizion”.

Për fyerjet që na bëri gjatë kësaj interviste, privatisht i përcolla këngën e “Unikkatilit”, “Diss Hysen”. Do të isha kufizuar në porositë e kësaj kënge dhe nuk do të reagoja publikisht, sikur ai të mos kishte hapur çështjen e financimit me para që shtete të caktuara bëjnë për të përhapur ndikimin e tyre politik, kulturor, religjioz etj.

Në këtë kontekst, Olsi Yazikxhi vjell vrer kundër OJQ-ve amerikane dhe europiane, të cilat, sipas tij, bëjnë “shpëlarjen e trurit të shqiptarëve”. Mirëpo, kur është fjala për Erdoganin dhe për Rusinë, ai deklaron se “nuk është keq të jesh me Erdoganin dhe Rusinë, sepse Erdogani dhe Rusia përfaqësojnë qendra pushteti”.

Për të kompletuar mënyrën se si e sheh ndikimin e parasë në raportet shoqërore, mënyrë që nxjerr në shesh se si funksionon Olsi Yazikxhi, ai deklaron: “Nëse Erdogani dhe Putini hedhin lekë në Shqipëri, siç hedhin amerikanët dhe europianët, ne do të flisnim turqisht dhe rusisht”.

Shitja e integritetit fizik, moral dhe intelektual për para, nga meshkuj dhe femra, është prostitucion, dhe, si i tillë, është i ndëshkueshëm. Deklarata e prostitutës Olsi Jazikxhi, që për para “është i gatshëm të flasë turqisht apo rusisht”, është deklarata që nxjerr në dritë karakterin e tij. Me prostituta të tilla “intelektuale” duhet të merren institucionet përkatëse. Ajo që duhet të neverisë çdo shqiptar, dhe që më shtyu të reagoj, ka të bëjë me faktin se Olsi Jazikxhi përpiqet t’u vesh shqiptarëve të tjerë karakterin e vet të prostitutës.

Olsi Jazikxhiut i shkojnë jargët kur flet për para, jargë që në kontekst të prostitucionit mund të marrin kuptim të caktuar. Ai përpiqet t’i paraqesë si të mirë Erdoganin dhe Rusinë, sepse, sipas tij, “Amerika është shtet vrastar dhe shteti më kriminal në botë”!

Meqenëse me aq entuziazëm flet për pushtetin e Putinit dhe ngre në qiell sulltanizmin e Erdoganit, po i them Olsi Jazikxhiut dhe të gjitha prostitutave intelektuale të llojit të tij, se sulltanët, përveç haremeve, kanë pasur edhe dylberët për nevoja të veçanta. Udhë e mbarë u qoftë!

Bardhyl Mahmuti

(publikime të përsëritura, por mbeten aktuale, si pasojë e shtimit të numrit të Olsive )

 

Kush janë teologët dhe historianët shqiptarë në shërbim të propagandës serbe

A e pushtuan shqiptarët Kosovën?


Edhe pse janë me dhjetëra teologë myslimanë shqiptarë që përhapin gënjeshtrat e sajuara nga ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar, kam bindjen se shumica e teologëve myslimanë shqiptarë janë kundër kësaj qasjeje të dëmshme për kombin tonë.

Pas tërheqjes së pushtetit politik, forcave të armatosura, strukturave policore dhe atyre të sigurisë serbe nga Kosova, Kosova u vu nën administrimin ndërkombëtar. Dimensionin politik të këtij procesi e kam trajtuar hollësisht në librin tim dhe nuk do të ndalem aspak rreth kësaj çështjeje.

Ajo që vlen të theksohet në lidhje me temën tonë, ka të bëjë me faktin se tërë arsenali propagandistik i Beogradit u mobilizua për ta paraqitur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe detyrimin e tërheqjes së forcave të tyre nga Kosova si “tragjedi e dytë kombëtare”, duke e krahasuar me humbjen e vitit 1389 në betejën e famshme në Fushë-Kosovë nga Perandoria Otomane, që e paraqesin si “tragjedi e parë kombëtare serbe”.

Në kontekstin e ri historik të krijuar pas vendosjes së Kosovës nën administrim civil dhe ushtarak ndërkombëtar, i cili duhej të mbyllej me përcaktimin e statusit final të Kosovës, shteti i Serbisë i orientoi të gjitha veprimtaritë propagandistike në funksion të paraqitjes së Kosovës si gjoja “vend i tyre i shenjtë” i ripushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në arsenalin e tyre propagandistik u rikthyen të gjitha mitet për gjoja “Kosovën si djep të civilizimit serb”, “dëbimin e serbëve nga Kosova”, “pushtimin e Kosovës nga shqiptarët” e të ngjashme me këto, që kishin për qëllim ta paraqesin strukturën aktuale të popullsisë së Kosovës, me rreth 90% shqiptarë, gjoja si rezultat i pushtimit të huaj. Me një fjalë, përmes kësaj propagande ata synonin të gjenin mbështetje ndërkombëtare për pretendimet e tyre për “të drejtën historike të Serbisë mbi Kosovën”.

Në funksion të kësaj strategjie, propaganda serbe përhapi lajmin se gjoja “një dokument zyrtar i Perandorisë Otomane i vitit 1455, që gjendet në arkivin historik të Stambollit, dëshmon se në shekull XV, në hapësirën e Kosovës dhe Dukagjinit nuk ka pasur shqiptarë. Në tërë hapësirën nga Bjeshkët e Nemuna e deri në Kopaonik kishte vetëm 46 familje shqiptare” (Ovaj turski dokument je dokaz: Kosovo 1455 je bilo bez Albanaca (Ky dokument turk është dëshmi: Kosova në vitin 1455 ishte pa shqiptarë) https://www.a1info.net/ovaj-turski-dokument-je-dokaz-kosovo-1455-je-bilo-bez-albanaca/).

Për të qenë sa më bindës në shpërndarjen e këtij “zbulimi”, shërbimet sekrete të Serbisë e orientuan luftën e tyre në gjetjen e ndonjë shqiptari, që do të pohonte publikisht përmbajtjen e këtij “dokumenti”. Nuk e di se përmes cilave mjete, cilave forma dhe me ndërmjetësimin e kujt u arrit, që në mesin e shqiptarëve të gjenden “dijetarë” të tillë që pohojnë se para ardhjes së Perandorisë Otomane në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë. Duke u mbështetur në Memoaret e Sulejman Rexhepit mund të supozoj se ky qëllim ka mundur të arrihet edhe përmes teknikës së korrupsionit me mjete financiare. Ftoj lexuesin të rikujtojë memoarin nr.32 të cituar në shkrimin e mëparshëm: “me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete”. Mirëpo një supozim i tillë mbetet hipotezë e mundshme, të cilën mund ta verifikojmë vetë nëse ndonjëri nga pjesëmarrësit e një veprimi të tillë do të dëshmonte publikisht. Vetëm ata që i kanë dhënë ose që i kanë pranuar mjete financiare, e dinë nëse kjo është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Serbia apo përmes shoqatave që vinin nga vendet arabe, të cilët, siç thekson autori i memoareve, “asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të heqin dorë edhe prej fesë islame” (Memoari nr.8).

Duke mbetur si hipotezë, tani për tani nuk mund ta di se kush ka marrë dhe sa para ka marrë për xhepin e vet, kush dhe sa para u ka dhënë të tjerëve e kush e ka bërë falas. Atë që mund ta dëshmoj me argumente të pakontestueshme ka të bëjë faktin se në mesin e teologëve myslimanë shqiptarë dhe historianëve shqiptarë u gjetën të tillë që pohojnë, njëlloj si propaganda serbe, se gjoja “shqiptarët e pushtuan Kosovën me ndihmën e Perandorisë Otomane”.

Mund të citoj me dhjetëra emra teologësh që pretendojnë se, para ardhjes së Perandorisë Otomane, në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë apo që numri i tyre ka qenë jashtëzakonisht i vogël dhe se gjoja “shqiptarët janë krijuar nga turqit”! Megjithatë, në këtë shkrim do të kufizohem vetëm në rastet, që më duken se përfshijnë në mënyrë më të plotë mohimin e historisë sonë kombëtare.

Po filloj me teologun Irfan Salihu. Pas ligjëratës së mbajtur nga ky imam i xhamisë në Prizren, gjatë së cilës pohoi se gjoja: “në vitin 1445, vetëm 1% e qytetarëve në Kosovë ishin shqiptarë, ndërsa turqit sollën shqiptarët në Kosovë dhe u dhanë toka atyre”, shpërthyen pakënaqësi të mëdha në opinionin publik të Kosovës. Kjo pakënaqësi shtrëngoi Bashkësinë Islame të Kosovës ta pezullojë nga puna për një afat njëvjeçar. Megjithatë, ndaj vendimit të BIK-ut për pezullim nga puna pati reagime të shumta. Vlen të veçohet qëndrimi i Forumit të të Rinjve Muslimanë i datës 3 prill 2015. Në komunikatën e tyre ky forum u dha mbështetje të plotë pohimeve të Irfan Salihut se gjoja “në Kosovë nuk kishte pasur shqiptarë para ardhjes së Turqisë”. Përmenda këtë forum, sepse është tregues që dëshmon se një pjesë e rinisë së besimit mysliman është viktimë e shtrembërimit të tillë të fakteve historike.

Në kohën kur nuk kemi kufij mes disiplinave të hulumtimit shkencor dhe askujt nuk mund t’i mohohet e drejta që, përveç titujve dhe funksioneve që ka, të perfeksionohet në fusha të ndryshme shkencore, rrjedhimisht nuk mund t’i mohohet e drejta teologut të hyjë në fushën e historisë, apo historianit në fushën e teologjisë. Mirëpo, këto tema trajtohen në hapësira të ndryshme, të veçanta për secilën fushë. Mendimet rreth temave historike apo teologjike trajtohen në kuadër të profesionistëve të këtyre disiplinave apo përmes publikimeve ku secili që e konsideron veten kompetent mund të futet në debat. Temat historike nuk duhet të shtrohen nga teologu përpara xhematit të vet gjatë kohës së ceremonive fetare e as nga historiani nuk trajtohen temat teologjike në kuadër të aktivitetit pedagogjik në institucionet arsimore.

Shtrimi i temave historike në mënyrën se si veproi Irfan Salihu është përpjekje për të manipuluar me besimtarët që vijnë për të kryer obligimet fetare. Cilat janë motivet e shpërndarjes së propagandës serbe dhe neo-otomane nga një numër i teologëve myslimanë që këmbëngulin për rishkrimin e historisë sonë, kjo është çështje që nuk mund të trajtohet në kuadër të një shkrimi. Ajo që mund të pohet pa asnjë mëdyshje, lidhet me hapësirën e madhe që u dha deklaratave të tilla nga makineria propagandistike e Beogradit. Të gjitha mediat serbe u vërshuan me titullin bombastik: “Të dhëna të reja historike!!! Hoxha Irfan Salihu: Në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë-ata i sollën turqit” ( tekstualisht në gjuhën serbe: Novi historijski podaci!!!Hodža Irfan Salihu: Na Kosovu nije bilo Albanaca – njih su doveli Turci! Shih: http://www.info-ks.net/clanak/53849/hodza-irfan-salihu-na-kosovu-nije-bilo-albanaca-njih-su-doveli-turci-video).

Çdokush që shfleton mediat serbe rreth kësaj teme, do të bindet se teologu Irfan Salihu i ka bërë një shërbim shumë të madh strategjisë së propagandës serbe.

Në të njëjtën frymë rreshtohet edhe një numër jo i vogël teologësh dhe osmanologësh shqiptarë që pohojnë se gjoja Perandoria Otomane nuk ka pasur ambicie pushtimin e tokave të huaja, por përhapjen e fesë islame dhe, rrjedhimisht, ata nuk na kanë pushtuar! Madje shkohet deri aty, sa të pohohet se gjoja shqiptarë e kanë pritur ardhjen e Perandorisë Otomane siç e kemi pritur ardhjen e NATO-s në vitin 1999!

Përveç teologut Irfan Salihut në këtë kontekst mund të përmend qëndrimet e Dr. Shefqet Krasniqin, që ka reputacionin të jetë njëri prej personaliteteve më të shquara në Ligën Botërore të Dijetarëve Myslimanë (https://www.youtube.com/watch?v=1LBiMuNwMaY), sepse ai ka ndikim shumë të madh te besimtarët myslimanë shqiptarë. Ndërsa, për formën arrogante me të cilët fyhen intelektualët shqiptarë, që e konsiderojnë Perandorinë Otomane si pushtuese të trojeve tona, ju sugjeroj të shikoni videon e publikuar nga hoxhë Fatmir Latifi (https://www.youtube.com/watch?v=lZR61n_ecGA).

Nuk ka turp më të madh, kur një numër teologësh myslimanë shqiptarë, që nuk janë në të njëjtën kohë ekspertë të historisë, i japin argumente propagandës serbe, që të shpërndajë në botë se gjoja “të dhënat e reja historike për pushtimin e Kosovës nga shqiptarët vijnë nga teologë dhe historian shqiptarë”. Deklaratat e tilla të papërgjegjshme u shfrytëzuan me mjeshtri për të plasuar në opinionin e brendshëm publik dhe atë ndërkombëtar se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptar, të cilët e paskëshin pushtuar ’tokën e shenjtë serbe’ me ndihmën e Perandorisë otomane”!

Duke pohuar se gjoja “turqit i sollën shqiptarët në Kosovë”, strategjia serbe ka për qëllim të gjejë mbështetës për të ashtuquajturën “të drejtë historike të Serbisë mbi Kosovën”. Foto montazhi i mëposhtëm nxjerr në shesh se çka synon politika e Serbisë dhe në shërbim të kujt janë të gjithë ata që përhapin propagandën serbe.

 

Turp dhe neveri! Historia e Ballkanit Perëndimor dhe e Kosovës nuk fillon as me ardhjen e sllavëve në këto hapësira e as me ardhjen e Perandorisë Otomane.

Për “t’i shpëtuar” nga ky shërbim që i bëjnë propagandës serbe, teologu Muhamed Kajolli pohon se “kur banorë të fiseve (ilire) pranuan islamin filluan t’i quajnë shqiptarë për t’i dalluar nga të tjerët p.sh. nga arbërit që ishin krishterë. Pra, kuptimi i shprehjes shqiptarët invaduan Kosovën do të thotë, shqipfolësit muslimanë kur invaduan Kosovën (kur u bënë shumicë), nga shqipfolësit ortodoks e jo nga serbët, ndonëse serbët ishin pushtues të tokave të shqipfolësve ortodoks e katolikë që njiheshin me emrin arbër ose me emra të tjerë”. Nuk ka turp më të madh për një njeri, që pretendon të mbajë titullin akademik të “Doktorit të shkencave”, ta kufizojë procesin e identifikimit të emrit shqiptar me ardhjen e Perandorisë Otomane dhe ta ruajë si ekskluzivitet vetëm për shqiptarët e besimit islam!!! Këtë e bën vetëm një doktor i llojit të Muhamed Kajollit. Më duket tejet neveritëse të përpiqem t’i nxjerr në shesh të gjitha ndyrësirat që përmban ky paragraf i këtij teologu.

Të gjitha të dhënat shkencore dëshmojnë në mënyrë të padiskutueshme, se shqiptarët kurrë nuk e kanë invaduar (fjalë “invadim” në gjuhën shqipe do të thotë “pushtim”) Kosovën, sepse ata nuk mund ta pushtojnë tokën e tyre. Gjatë pushtimit otoman, një numër i madh shqiptarësh në të gjitha viset e tyre u konvertuan në fenë islame dhe kjo nuk i jep të drejtë askujt të pohojë se gjoja “shqipfolësit na qenkëshin vetëm ilirët e islamizuar për dallim nga arbërit dhe fiset tjera ilire të besimit ortodoks e katolik”.

Nuk i di arsyet pse veprojnë kështu dhe nëse janë të paguar për punën që e bëjnë. Atë që mund ta them me përgjegjësi të plotë, ka të bëjë me faktin se TË GJITHË ATA QË POHOJNË se gjoja “shqiptarët e kanë pushtuar Kosovën” i bëjnë një shërbim të madh politikës antishqiptare të Beogradit. TË GJITHË PA PËRJASHTIM! Qofshin me pagesë, qofshin falas! Qofshin të vetëdijshëm, qofshin të pavetëdijshëm!

Edhe pse janë me dhjetëra teologë myslimanë shqiptarë, që përhapin gënjeshtrat e sajuara nga ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar, kam bindjen se shumica e teologëve myslimanë shqiptarë janë kundër kësaj qasjeje të dëmshme për kombin tonë.

Nuk do të citoj shkencëtarë shqiptarë, që argumentojnë në mënyrë bindëse se e vërteta është krejt ndryshe, për të mos u dhënë pretekst teologëve që akuzojnë shkencëtarët shqiptarë si “falsifikatorë të historisë”, por do ta përsëris konkluzionin e historianit francez, Alain Ducelier. Rreth pretendimeve serbe për gjoja pushtimin e Kosovës nga shqiptarët ky historian thotë: “Të gjitha punimet më të reja nga fusha e linguistikës dhe arkeologjisë dëshmojnë se ilirët janë, pa asnjë dyshim, paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Çdokush e di se sllavët janë populli indo-europian që kanë ardhur në Europë më vonë se popujt tjerë, sepse vala e PUSHTIMEVE të tyre shtrihet nga shekujt VI dhe VII të epokës sonë. Të gjitha argumentet e tipit “‘historik”’ kthehen kundër tezës serbe, sepse historia na mëson që serbët, në raport me Kosovën, janë PUSHTUES që kanë ardhur shumë vonë” (Fjala pushtim në citatin e mësipërm u shkrua me shkronja të mëdha nga unë; shih: Alain Ducellier, Les Albanais sont-ils des envahisseurs au Kosovo ? (A janë shqiptarët pushtues në Kosovës?).

Ju citova konkluzionet e një profesori universitar të Francës, sepse në gjuhën e disa “dijetarëve” tanë dominon shablloni se “Franca është pro-serbe”. Kush është duke i bërë shërbim Serbisë? Për mua është e qartë: ata që u përhapin shqiptarëve gënjeshtrat serbe dhe që u shërbejnë si referencë serbëve në fushatën propagandistike, që ky shtet ka ndërmarrë në skenën politike ndërkombëtare.

Me qëllim që ideja për gjoja “pushtimin e dytë të Kosovës nga shqiptarët në vitin 1999” të mbështetej në “argumente” që do të vinin nga jashtë kampit serb të “shkencëtarëve”, serbët dhe maqedonasit gjetën një “shkencëtar shqiptar”, për emrin dhe mbiemrin e të cilit nuk jam i sigurt si shkruhet. Fjala është për personin emrin e të cilit disa media në gjuhën shqipe e shkruajnë Olsi Jazexhi, përderisa ai vetë identifikohet në profilin e tij të Facebook-ut si Olsi Yazeji, ndërsa për serbët, që u shërben si burim reference, atë e prezantojnë si Олси Јахеџи (Olsi Jahexhi)! Ec e merre vesh!

Për dallim nga teologët e llojit të Irfan Salihut thëniet e të cilëve citohen, ndoshta edhe pa i pyetur, Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи u dha intervistë të drejtpërdrejtë mediave sllave.

Nga intervista ekskluzive e tij dhënë portalit “Srbin.info” do të përmend vetëm disa nga konkluzionet e këtij “shkencëtari”, ndërsa ata që e kuptojnë serbishten kanë mundësi ta lexojnë intervistën e plotë në referencën e mëposhtme.

Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи pohoi se “që nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1913 myslimanët kanë qenë të diskriminuar. Krijimi i shtetit shqiptar është komplot i Perëndimit kundër islamit dhe serbëve(…) Estat pashë Toptani u vra për arsye se ishte mysliman dhe mik i Serbisë (…). NATO-ja e shpartalloi Jugosllavinë shtet në të cilin serbët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët dhe sllovenët jetonin të lumtur në PARAJSËN SOCIALISTE (…)”. Për këtë osmanolog “Kosova është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar. Myslimanet në Kosovë nuk kanë të drejtë të mbajnë ‘’’hixhab’” ndërsa serbët janë dhe më keq. Ata diskriminohen dyfish: prej shqiptarëve, për arsye të së kaluarës së dhunshme, dhe prej NATO-s, që i sheh si kolonë e pestë e Serbisë dhe Rusisë. Në Serbi dhe në Mitrovicë myslimanët i kanë të gjitha të drejtat…!(https://srbin.info/2016/02/15/albanski-istoricar-jahedzi-zapadne-sile-su-islamofobne-isto-kao-sto-mrz/).

Për të qenë edhe më provokues, Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи erdhi në Kosovë për të bërë edhe fotografi me simbolin e trinisë, që ortodoksët serbë e kanë ngritur në simbol identifikues gjatë luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Pas reagimeve të shumta dhe neverisë që shprehu opinioni publik në Kosovë dhe Maqedoni ndaj këtij provokimi, ai u përpoq të arsyetohet se gjoja në këtë foto është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb” !

 

Olsi Jazexhi para përmendores së Car Llazarit serb në Gazimestan të KosovësOlsi Jazexhi para përmendores së Car Llazarit serb në Gazimestan të Kosovës

Deklarata e tij, se gjoja është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb”, duke ngritur tre gishtat, nuk është asgjë tjetër, pos tallje me opinionin publik shqiptar. Askush nuk i beson një historiani matrapaz, i cili përsërit si papagall propagandën serbe, se gjoja “Parajsa jugosllave është shkatërruar për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve”. Çdo historian që ka dashur të dijë të vërtetën, ka pasur mundësi të bindet se “Parajsa jugosllave”, që propagandonin serbët dhe shërbëtorët e tyre, ishte shndërruar në ferr për shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Me dhjetëra mijëra shqiptarë ishin vrarë, torturuar, burgosur dhe dënuar në “Parajsën jugosllave”. Qindra mijëra të tjerë ishin dëbuar nga “Parajsa jugosllave” dhe ishin detyruar të shpërnguleshin në Turqi, me qëllim të realizimit të politikës serbe dhe maqedonase të gjenocidit kundër shqiptarëve dhe të spastrimit etnik të territoreve tona.

Nuk mund të ketë tallje më të madhe për shqiptarët, se ardhja në Kosovë e këtij “shkencëtari” dhe publikimi i fotove me tre gishtat që ishte shndërruar në simbol të fondamentalizimit ortodoks serb gjatë krimeve që kryen ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Cili shqiptar mund t’i konsiderojë si serioze punimet e një njeriu të këtij lloji, që i ka vënë vetes titullin e “doktorit të shkencave” për ngjarjet që kanë ndodhur shumë shekuj më parë, përderisa “krijimin e shtetit shqiptar e konsideron si komplot të Perëndimit kundër islamit dhe serbëve”. Shkenca dhe Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи janë dy nocione që përjashtojnë njëri-tjetrin!

Çfarë besueshmërie mund të kenë konkluzionet e një historiani për ngjarjet që kanë ndodhur pesëqind-gjashtëqind vjet më parë, kur për ngjarjet e kohës së tashme deklaron se “shteti i Kosovës është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar, ndërsa në Serbinë dhe në qytetin e Mitrovicës”, veriu i të cilit ende kontrollohet nga strukturat serbe, “myslimanët i kanë të gjitha të drejtat”. Në fjalimin e tij mungonte apeli që myslimanët dhe serbët të fillojnë një luftë anti-koloniale për t’iu bashkuar Serbisë!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që janë të përkatësisë fetare islame, janë populli më i shtypur dhe më i diskriminuar në Europë. Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët e kësaj Lugine, që padrejtësisht i është aneksuar Serbisë, të konsiderohen si qytetarë që i gëzojnë të gjitha të drejtat vetëm e vetëm pse Serbia ua mundëson femrave të mbajnë ‘hixhab’!

Kur e lexon apo dëgjon propagandën serbe në gojën e Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи e kupton arsyen pse serbët ia kanë shtuar shkronjën “h” mbiemrit të tij (Jahexhi). Kjo është bërë me të vetmin qëllim, që mbiemri i tij, si funksion, të ndërlidhet me foljen “Jaha”, që në gjuhën serbe do të thotë “kalëroj”. Shkencëtarët e mirëfilltë të disiplinave të ndryshme e kanë për obligim t’ua zbathin patkonjtë “kuajve të tillë të Trojës”, përmes të cilëve historiografia serbe dëshiron të kalërojë mbi të vërtetën historike të Kosovës.

Siç do të shohim në vijim, në përputhje të plotë me orientimin strategjik të propagandës serbe, për të mohuar historinë tonë kombëtare, u aktualizua propaganda shekullore serbe që mohon figurat kryesore të historisë sonë. Kush janë ata “historianë dhe teologë shqiptarë” që u futën, me apo pa vetëdije, në funksion të kësaj strategjie. Çka fshihet prapa diskurseve që mohojnë prejardhjen shqiptare të Skënderbeut, Gonxhe Bojaxhiut dhe në interes të kujt është përbaltja e figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.

Bardhyl Mahmuti

 

 

Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe

Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe Referencat që citohen më poshtë janë të mjaftueshme, për t’u bindur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë në vend të institucioneve shkencore, janë shndërruar në “kuzhina”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve. Argumentet dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se, që para një shekulli, kuzhinat antishqiptare nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë.

Në kontekstin historik të shpartallimit të Perandorisë Osmane dhe të hapjes së procesit të krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan, strategjia serbe u mobilizua si asnjëherë më parë, për t’i përshkruar sa më zi shqiptarët. Për një kohë të shkurtër u botuan me qindra vepra nga historianë, gjuhëtarë, etnologë dhe njerëz të fushave të ndryshme, me të vetmin qëllim, që shqiptarët të paraqiteshin si popull që nuk meriton të ketë shtetin e vet në Ballkan.

Nëse i analizojmë këto vepra, të cilat u krijuan në funksion të strategjisë politike, mund të veçojmë disa shtylla të saj në raport me aktualitetin tonë.

Fillimisht po përmend mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve dhe këmbënguljen e tyre, se “shqiptarët janë krijesë e Perandorisë Osmane”. Kështu, historiani Marko Markoviq, hedh poshtë si të pavërtetë prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe këmbëngul se “deri në shekullin e XVII nuk ka pasur shqiptarë” (Marko Marković, “Pravoslavlje i novi svetski poredak”- Në shqip: Ortodoksia sllave dhe rendi i ri botëror). Historianët që kishin hyrë në shërbim të krijimit të shtetit të Serbisë, i cili do të shtrihej edhe në një pjesë shumë të madhe të Shqipërisë, krijuan dhe përhapën tezën, se gjoja “para ardhjes së turqve, Kosova dhe pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë ishin tërësisht serbë. Madje ““termi” shqiptar nuk simbolizon një popull të veçantë, por është një term gjeografik ku kanë mundur të jetojnë serbë, turq, grekë e hebrenj””(Spiridon Gopčević, “Stara Srbija i Makedonija”- Në shqip: Serbia e Vjetër dhe Maqedonia).

Si në kor, shumica absolute e historianëve serbë mbështetin tezën se ““shqiptarët nuk kanë ekzistuar si popull, ata janë serbë të konvertuar në fenë islame. Ata nuk janë as “arbanasë”, as “arnautë” e as “albanezë”. Ata kanë qenë dhe janë serbë pastër””! (Tomo Oraovac, “Arbanaško pitanje i srpsko pravo”- Në shqip: Çështja Arbanase dhe e drejta serbe).

Ndërsa historiani serb, Radovan Samarxhiq, pohon se 30%-40 % e shqiptarëve kanë prejardhje sllave (Radovan Samardžić, “Ideje za srpsku istoriju”- Në shqip: Ide për historinë serbe) historian tjerë lëshohen në garë se kush do të nxjerrë “statistikat më të sakta”. Marko Mlladenoviqi nuk u kënaq me këto pohime, por “zbuloi” se 2/3 e popullsisë shqiptare ka origjinë serbe (Marko Mladenović, “Buđenje srpskog naroda”- Në shqip: Zgjimi i popullit serb), ndërsa Veselin Gjuretiqi e rriti përqindjen e shqiptarëve me prejardhje serbe në 80 %! (Veselin Đuretić, “Antisrpske upotrebe staljinističkog medijuma”- Në shqip: Përdorimi anti-serb i mediumit stalinist).

Kur flet për këtë çështje, historiani serb, Jovan Haxhi-Vasileviqi, është tepër përbuzës. Shqiptarët, të cilët i quan “arnautashi”, janë “fundërrina të popullit serb të asimiluar, të cilët nuk kanë vetëdije kombëtare” (Jovan Hadži-Vasiljević, “Južna Stara Srbija, knjiga prva”- Në shqip: Jugu i Serbisë së Vjetër, Libri i Parë).

Teza se gjoja “turqit i krijuan shqiptarët prej serbëve të asimiluar” shoqërohej me pohimet se shqiptarët e krijuar në këtë mënyrë, “me ndihmën e turqve e dëbuan popullin serb përmes vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve të fshatrave të tëra, përvetësimit të pronave dhe islamizimit të dhunshëm (Radovan Samardžić, “Ideje za srpsku istoriju” Ide për historinë serbe).

Duke i cilësuar shqiptarët si “fundërrina të popullit serb të islamizuar dhe të asimiluar”, një numër tjetër historianësh përpiqen t’i traumatizojnë popujt e Europës, duke i përshkruar shqiptarët si “njerëz me bisht. I vetmi dallim që ekziston mes shqiptarëve që jetojnë në Veri nga ata të Jugut, ka të bëjë me gjatësinë e bishtit. Madje, edhe në shekullin XIX, në mesin e shqiptarëve kishte njerëz me bisht, që jetonin në drurë, të cilëve bishti u nevojitej për t’u kacavjerrë nëpër pemë. Ata nuk kanë as kulturë, as gjuhë të tyren, as alfabet e as histori…Ata janë egërsira të vërteta…” (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”- Në shqip: Arnautët dhe fuqitë e mëdha).

Dhe si konkluzion i qindra librave të shkruar në këtë frymë del se “populli shqiptar, i cili nuk ka as kulturë, as gjuhë të tij, as alfabet e as histori të vetën, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër, veç të vjedhë historinë dhe kulturën e të tjerëve” (“Kosovski Albanci nemaju svoju, pa otimaju srpsku istoriju” – Në shqip: Shqiptarët e Kosovës nuk kanë histori të vetën, prandaj vjedhin tonën, shih: http://www.vesti-online.com/Vesti/Srbija/582168/Kosovski-Albanci-nemaju-svoju-pa-otimaju-srpsku-istoriju); “Nemaju svoju, pa krade naše- Nuk kanë histori të vetën, prandaj vjedhin tonën”, shih: https://www.srbijadanas.com/clanak/posle-evrovizije-novi-skandala-albanci-dobili-vetar-u-ledja-pa-udarili-na-decu).

Në përputhje të plotë me orientimin strategjik të propagandës serbe, për t’i paraqitur shqiptarët pa histori të tyre, me qindra “studime shkencore” të historianëve serbë përpiqen ta mohojnë përkatësinë shqiptare të Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Kështu, për shembull, për historianin serb, Spiridon Gopçeviq, vepra e të cilit u citua më lart, “jo vetëm Skënderbeu, por edhe bashkëluftëtarët e tij janë serbë”. Të njëjtën gjë pohon edhe Vlladan Gjorgjeviqi, i cili thekson se “gjatë gjashtë shekujve të fundit të luftës sonë nga ajo e Kosovës e deri tek ajo e Kumanovës, ne kemi aq shumë trima, sa që nuk na duhet Skënderbeu, i vetmi trim të cilin arnautët e gjetën në një mijë vitet e fundit. Megjithatë, edhe pse nuk kemi nevojë, ne nuk mund ta falsifikojmë historinë. Skënderbeu është serb, siç kanë qenë edhe ushtarët e tij” (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”).

Në bazë të historianëve serbë, “Skënderbeu ka pasur vetëm një gjyshe nga familja Topia, por ende nuk është ndriçuar fakti nëse Karl Topia ishte shqiptar”! (Tomo Oraovac, “Arbanaško pitanje i srpsko pravo”- Në shqip: Çështja Arbanase dhe e drejta serbe).

Përshkrimi i shqiptarëve si kriminelë, si hajdutë, si keqbërës, si popull që nuk ka asnjë trim të vetin, por që, në mungesë të historisë së vet, vjedh historinë e popujve të tjerë, nuk është karakteristikë vetëm e “shkencës” së politizuar serbe. Edhe një numër historianësh sllavo-maqedonas, të këtij populli që u krijua me vendim politik nga komunistët jugosllavë, përdorin të njëjtën gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve. Po marr si shembull vetëm njërin prej tyre. Sipas historianit maqedonas, Petar Popovski, ““Gjergj Kastrioti nuk ka qenë as mirditas (gegë), e as shqiptar (toskë), por i lindur dhe i rritur maqedonas. Gjergji nuk ka qenë arnaut, por maqedonas. Ai nuk ka qenë Skënder, e aq më pak Beg. Në shënimet e vjetra e gjejmë me një titull si mbret i Maqedonisë dhe njëkohësisht i Epirit. Emri Skënderbeg është tërësisht i falsifikuar. Gjergj Kastrioti nuk ka qenë trim shqiptar, ashtu siç e paraqet historia shqiptare dhe ca historianë të pavetëdijshëm perëndimorë, por ashtu si thotë historia: trim dhe mbret i Maqedonisë dhe i maqedonasve. Kjo është dëshmuar edhe shkencërisht. Historia na mëson se një populli që i mungon historia e vet, ngjarjet e veta historike dhe personalitetet historike është popull i humbur. “Shkenca shqiptare” e paraqet Skënderbeun si trim të shqiptarëve për të vetmen arsye se ky popull nuk ka figurë tjetër historike me të cilën do të tregohej para botës si popull trim. Por historia, për fat të madh, tregon se Skënderbeu i takon popullit maqedonas””- nxjerr si përfundim historiani maqedonas, Petar Popovski!

Përveç figurës së Gjergj Kastriot-Skënderbeut, edhe figura e Gonxhe Bojaxhiut, që njihet në përmasa ndërkombëtare për humanizmin e saj, është shndërruar në “objekt përvetësimi”. Përderisa “doktorët e shkencës” maqedonase, në krye me kryetarin e Akademisë së ashtuquajtur të Shkencave në Maqedoni, Taki Fiti, ia mohojnë përkatësinë etnike shqiptare dhe përpiqen ta paraqesin si vllahe e Maqedonisë, propaganda serbe vjell vrer kundër autoritetit të saj. Për propagandën serbe “Nënë Tereza nuk është e shenjtë”, sepse shqiptarët, siç e pamë më lart, “janë plaçkitës, hajdutë, vrasës…” . Në gjuhën e tyre të mbushur plot urrejtje kundër shqiptarëve, Nënë Tereza nuk ka bërë asnjë vepër humane. Përkundrazi, “ajo ka pasur dëshirë të shikojë se si të vobektit vuajnë, dhe askush nuk di se ku janë milionat e dollarëve që u dhanë si ndihma” (Majka Tereza nije svetica: Volela je da gleda kako siromašni pate i niko ne zna gde su MILIONI dolara pomoći- Nëna Terezë nuk është e shenjtë: kishte dëshirë të shikonte se si vuanin të varfrit, dhe askush nuk e di se ku janë milionat e dollarëve që u dhanë si ndihma; shih: http://www.telegraf.rs/zanimljivosti/1485118-majka-tereza-nije-svetica-volela-je-da-gleda-kako-siromasni-pate-i-niko-ne-zna-gde-su-milioni-dolara-pomoci).

Nijazi Limani, gjeograf nga Maqedonia, të cilit iu dha titulli “doktor i shkencave” në Universitetin e Beogradit, e ndryshoi mbiemrin e vet nga Limani në Limanovski për t’i dhënë konotacion sllav, dhe u bë zëdhënës i idesë se gjoja “shqiptarët e islamizuar nuk janë gjë tjetër pos sllavë”. Për dallim nga historianët serbë që këmbëngulin në prejardhjen serbe të shqiptarëve të islamizuar, Nijazi Limanovski përhapë idenë se gjoja “myslimanët në Maqedoni kanë prejardhje sllavo-maqedonase”. Për të mbështetur këtë teori, autoritetet komuniste të Republikës Socialiste të Maqedonisë e krijuan kategorinë “Makedonski muslimani” dhe, që nga viti 1981, “popullsia myslimane, që vetëdijesohej se nuk është shqiptare”, kishte mundësi të regjistrohej si pjesëtar i këtij “grupi etnik”.

Krahas qëllimit që gënjeshtrat për historinë e Ballkanit të përhapen në botë, një strategji e tillë u ngrit në sistem dhe, përmes akademive të quajtura shkencore, u shndërrua në shtyllë kryesore për edukimin e gjeneratave të reja serbe dhe maqedonase.

Kuzhina luftënxitëse e Shkupit, që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si kuzhina luftënxitëse e Beogradit, që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve të tjerë.

Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh, që bartnin tituj shkencorë, u orientuan në krijimin e identitetit sllavo-maqedonas. Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke, duke uzurpuar komponentë të identitetit kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek. Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit, e dinë fare mirë se në këto hapësira ishte vetëm një popull që ndërroi tri herë identitetin e vet: gjatë periudhës 1918-1940, ky popull identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar, ndërsa pas vitit 1945, si maqedonas! Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik, që për pesë vjet ndërroi tri herë identitetin e vet, nuk mund të pritet objektivitet shkencor, por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve të tjerë.

Të gjitha falsifikimet e historisë janë bërë dhe bëhen në funksion të qëllimeve politike të periudhave të caktuara historike. Si në të kaluarën, ashtu edhe tani.

Në fillim të shekullit XX, krijimi i shtetit shqiptar ishte pengesa kryesore e aspiratave serbe për të marrë Shkodrën, Durrësin dhe një pjesë të madhe të Shqipërisë. Për këtë arsye shqiptarët përshkruhen si njerëz të egër, si “lëkurë kuqtë e Europës”, të cilët “nuk kanë nevojë për shtet”, të cilët “nuk dinë të ndërtojnë shtet”, por, që “fatkeqësisht, përkundër dëshirës së zotit, Austro-Hungaria dhe Italia dëshirojnë ta krijojnë shtetin e këtyre lëkurë kuqve të Europës”. (Vladan Đorđević, “Arnauti i velike sile”).

Edhe për Stojan Protiqin, i cili shkruante edhe me pseudonimin Balkanikus, “çështja shqiptare nuk ka ekzistuar asnjëherë si çështje politike, përderisa Austro-Hungaria dhe Italia nuk e shtruan si të tillë.” (Balkanicus, “Albanski problem i Srbija i Austro-Ugarska, Beograd”.

Mund të citoj me qindra historianë dhe publicistë serbë që përmes shkrimeve të tilla pseudo- shkencore kishin për qëllim të krijonin opinionin se gjoja “krijimi i shtetit shqiptar nuk ishte vullnet i aspiratave të popullit tonë, por ishte vendim politik i fuqive të huaja për të krijuar një koloni gjermane në Ballkan” (Marko Cemović, “Makedonski problem i Makedonci”- Në shqip: Çështja maqedonase dhe maqedonasit). I dëshpëruar pse nuk mundën ta pengonin krijimin e shtetit shqiptar, sado i cunguar që ishte, Vladan Gjorgjeviqi shpërthen me zemërim: “Prej këtyre egërsirave, Austro-Hungaria dëshiron të krijojë shtet! Austro-Hungarisë i qoftë me fat!”.

Në dallim nga periudha e mëparshme, kur historianët, gjuhëtarët, arkeologët dhe shkencëtarët shqiptarë të disiplinave të ndryshme, në Shqipëri dhe trojet shqiptare që ishin të pushtuara nga Jugosllavia, shpartalluan tezat antishkencore serbe, dy dekadat e fundit kanë dalë disa “historianë dhe teologë shqiptarë”, që nuk sjellin asgjë të re, por përsërisin propagandën e njohur serbe që nga periudha historike e krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan.

Për të mos e ngarkuar shkrimin këtu po përmend vetëm ata më të zëshmit në këtë drejtim. Këtë aspekt të problematikës do ta zgjeroj me emra të tjerë, kur të botohet si libër i veçantë. Po filloj me një mace të zgjebosur, që prindërit i kanë vënë emër turk Kapllan (që në gjuhën shqipe do të thotë “tigër”). Në varësi nga kontekstet ku ndodhej, ky person herë shfaqej Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviqi. Më në fund, pas “hulumtimeve të shumta shkencore” që kishte bërë, ky alamet shkencëtari erdhi në përfundimin, se origjina e tij ishte serbe dhe e ndërroi mbiemrin për të disatën herë dhe përzgjodhi të quhet Kapllan Buroviq (Kaplan Burović në gjuhën serbe)! Ky “zbulim” nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të konfirmuar tezat serbe, se gjoja “shqiptarët janë serbë të islamizuar”.

Dr. Kapllan Buroviqi, që ia ka vënë vetes edhe titullin “Akademik”, pa qenë anëtar i asnjë akademie shkencore, përpiqet t’u japë aktualitet tezave të lartpërmendura serbe. Me qëllim që të manipulojë më mirë me ata që nuk e dinë të vërtetën, dr. Kapllan Buroviqi deklaron se gjoja “në shekullin e dhjetë, shqiptarët kanë ardhur nga Karpatet në Fushën e Matit mbi Tiranë. Prej aty janë shpërndarë në të gjitha anët e Shqipërisë së sotme, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga serbët. Pas pushtimit turk, këta shqiptarë kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë së sotme dhe u futën në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”. (Dr. Kaplan Burović, “Kosmet će se vratiti pod okrilje Srbije” -Kosova së shpejti do të kthehet në sqetullën e Serbisë), shih: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html%3A550797-Dr-Kaplan-Burovic-Kosmet-ce-se-vratiti-pod-okrilje-Srbije).

Ai vazhdon me përsëritjen e sajesave serbe, që mohojnë historinë e popullit shqiptar: “Deri në shekullin XVI kufijtë e Serbisë kanë qenë deri te brigjet e lumit Drin, që sot është në Shqipëri, ndërsa para kësaj kohe Serbia ka qenë e shtrirë deri në Durrës, të cilin,stërgjyshërit e serbëve ua kishin marrë bizantinëve në vitin 548, në atë kohë kur në Shqipëri dhe në Ballkan nuk ka pasur asnjë shpirt të gjallë shqiptar. Shqiptarët në atë kohë ishin në Rumani në malet Karpate dhe Beskidi”.

Në përputhje të plotë me vijën propagandistike serbe dr. Kapllan Buroviqi u deklaroi gazetarëve se “shqiptarët nuk kanë kulturë! Atë ua kanë krijuar të huajt. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është në vitin 1555, dhe atë e ka shkruar një kroat dhe është botuar nga një shtëpi ortodokse në Mal të Zi. Abetaren e parë shqipe e ka përpiluar një vllah, me emrin Naum Veqilharxhi, në vitin 1844, ndërsa abetarja e parë pas çlirimit dhe pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1913, është shtypur në Serbi, dhe e ngarkuar në kuaj është transportuar në Shqipëri”.(Për këtë “shkencëtar” shpallja e pavarësisë së Shqipërisë paska ndodhur në vitin 1913! Doktor shkence se jo mahi!).

Përveç intervistave dhënë medieve serbe, Kapllan Buroviqi në një intervistë për “Sputnjikun” rus, deklaron se “shqiptarët nuk janë ilirë, ata nuk janë autoktonë, por të ardhur në Ballkan”. As Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e as Naim Frashëri nuk janë shqiptarë. “Skënderbeu është serb, ndërsa Naim Frashëri, vllah” (shih: http://www.preshevajone.com/akademiku-shqiptar-skenderbeu-eshte-serb-ja-deshmite-e-tij/).

Atyre që lexojnë në gjuhën serbe u sugjeroj të shohin se si kjo mace e zgjebosur që i thotë vetes tigër, vjell vrer kundër shqiptarëve dhe figurave më të ndritura të historisë së tyre në shkrimin “ Piše: Prof. dr Kaplan BUROVIĆ, akademik, “ SKENDERBEG I ALBANCI – Albanci traže da se spomenici Skenderbega poruše i smene spomenicima Sultana Murata”-Në shqip: Skënderbeu dhe shqiptarët –Shqiptarët kërkojnë që përmendoret e Skënderbeut të rrënohen dhe të zëvendësohen me përmendore të Sulltan Muratit”, shih: https://dijaspora.wordpress.com/2010/04/13/skenderbeg-i-albanci-albanci-traze-da-se-spomenici-skenderbega-poruse-i-smene-spomenicima-sultana-murata-%E2%80%93-pise-prof-dr-kaplan-burovic-akademik/) .

Për ta aktualizuar më shumë diskursin e vet antishqiptar, Kapllan Buroviqi deklaroi se “Kosova së shpejti do t’i kthehet Serbisë”. (Dr Kaplan Burović: Kosmet će se vratiti pod okrilje Srbije- Në shqip: Kosova së shpejti do të kthehet në sqetullën e Serbisë), shih: http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html%3A550797-Dr-Kaplan-Burovic-Kosmet-ce-se-vratiti-pod-okrilje-Srbije

“Për besnikëri dhe vetëmohim për të vërtetën dhe drejtësinë e Perëndisë” dr. Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviq, Kapllan Buroviqi u dekorua me portretin e artë të Shën Pjetrit, nga Kryepeshkopi i Cetinjës dhe Mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radoviq (shih: http://www.moraca-rozafa.com/?p=427).

Në të njëjtin stil si të dr.Kapllanit, personi që deri tani del me tri forma të emrit të vet: dr.Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи, kishte vjellë vrer në shtypin serb kundër “Kosovës- koloni të NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar” dhe pasi ngriti në qiell Serbinë “për respektimin e të drejtave të myslimanëve”, dr. Olsi me tre mbiemra ishte i ftuar i emisionit më antishqiptar në Maqedoni: “Vo Center” (Në qendër). Gjatë intervistës së transmetuar më 24 prill 2018 për këtë emision antishqiptar, ai deklaroi se gjoja “para ardhjes së turqve në Ballkan, shumica e popullatës në Kosovë dhe në Maqedoni ka qenë serbe ortodokse. Gjithashtu, edhe në Shqipëri, ku edhe sot mund të gjeni shumë toponime sllave. Por çka ka ndodhur? Me ardhjen e turqve dhe islamit në Ballkan, kemi proces të islamizmit dhe shqiptarizimit. Skënderbeu nuk ka asnjë lidhje gjenetike dhe religjioze me shqiptarët, ai është i sajuar. Skënderbeun e kanë sajuar austriakët dhe i kanë mësuar shqiptarët që ta pranojnë. Edhe sot ata mendojnë se Skënderbeu është hero i tyre, por ai nuk është i shqiptarëve. Në kohën kur Skënderbeu ka luftuar kundër osmanlinjve, shqiptarët nuk kanë ekzistuar. Skënderbeu ka qenë luftëtar serbo-bullgar”.

Çdokush që lexon me vëmendje pjesën e shkrimit, ku citohen një numër historianësh serbë që sajuan tezat që mohojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve, që pretendojnë se “shqiptarët nuk kanë ekzistuar para ardhjes së Perandorisë Osmane në Ballkan”, se gjoja “shqiptarët janë serbë të islamizuar”, se ata “vjedhin historinë e të tjerëve në mungesë të historisë së tyre”, se “shqiptarët janë popull që vjedhin heronjtë e popujve të tjerë në mungesë të trimave të tyre”, do të shohin se dr. Olsi nuk sjell asgjë të re që do ta dallonte nga propaganda serbe. Nëse ai pretendon se është “Doktor i shkencave” për këtë periudhë historike, atëherë del qartë që ky person ka bërë një plagjiaturë nga arsenali antishqiptar i propagandës serbe.

Siç e pamë në fillim të këtij shkrimi, gjatë periudhës historike kur u krijuan shtetet kombëtare në Ballkan, propaganda serbe akuzon fuqitë e jashtme (Austro-Hungarinë dhe Italinë) si krijuese të çdo gjëje që lidhen me shqiptarët, me “qëllim që të krijohej një koloni gjermane në Europë”. Të njëjtën gjë përsërit edhe dr. Olsi.

Pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, propaganda e Serbisë dhe argatët e tyre nga kampi i ideologjisë së antiamerikanizmit janë mobilizuar, në rrafshin e propagandës në skenën politike dhe mediatike ndërkombëtare, për ta paraqitur Kosovën si “koloni të imperializmit amerikan”. Në të njëjtat gjatësi vale, dr. Olsi përsërit se gjoja “parajsa jugosllave është shkatërruar, për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve” dhe se “shteti i Kosovës është koloni e NATO-s, ku myslimanët dhe serbët janë të diskriminuar”!

Siç e përmenda edhe në shkrimin paraprak, shkenca dhe Olsi Jazexhi/Olsi Yazeji/ Олси Јахеџи janë dy nocione që përjashtojnë njëri-tjetrin! Nuk do të më habiste aspak që ky “Doktor shkence” të shpallet si “Akademik”, në të njëjtën mënyrë si dr. Kapllan Kallushi, Kapllan Resuli, Kapllan Resulbegoviqi, Kapllan Buroviqi. Madje, për shërbimet e mëdha që u bën serbëve dhe maqedonasve, nuk do të habitej askush nëse dr. Olsi në një të ardhme të afërt të dekorohet nga Kisha Ortodokse serbe me ndonjë dekoratë “me portretin e artë të Sveti Savës”! Të shohim nëse dr. Olsi do t’i shtojë edhe ndonjë mbiemër tjetër emrit të vet dhe të deklarojë, sikurse dr. Kapllani, se “nga hulumtimet e mëdha shkencore ka zbuluar se çfarë origjine ka”.

Mendoj se nuk ka nevojë të citohen edhe autorë të tjerë serbë e maqedonas, për t’u bindur se mohimi i gjuhës shqipe, i kulturës shqiptare, i historisë dhe figurave tona kombëtare është strategji politike sllave në funksion të mohimit të së drejtave politike dikur të “Shqipërisë londineze” e tani edhe të shtetit të Kosovës.

Referencat që citova më lart janë të mjaftueshme për t’u bindur se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë në vend të institucioneve shkencore janë shndërruar në “kuzhina”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve. Argumentet që solla dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme se, që para një shekulli, kuzhinat antishqiptare nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë.

Për çdo njeri të ndërgjegjshëm është e qartë se aktualizimi i kësaj propagande, një shekull më vonë, bëhet vetëm për qëllime politike të Serbisë dhe Maqedonisë. Ata historianë dhe ata teologë me origjinë shqiptare që propagandojnë se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar”, se gjoja “humanistja shqiptare me përmasa botërore, Nënë Tereza, është grua e pamoralshme, që ndërron burrat kur të dëshirojë dhe se vendin e ka në xhehenem”, se gjoja “në vitin 1445, vetëm 1% e qytetarëve në Kosovë ishin shqiptarë, ndërsa turqit sollën shqiptarët në Kosovë dhe u dhanë toka atyre”, ata nuk sjellin asgjë të re në “tregun” shqiptar, pos produkteve serbe dhe maqedonase, të ambalazhuara pa datë dhe vend prodhimi.

Përhapja e kësaj dukurie mes nesh ka marrë përmasa dramatike. Sikur t’i përmendja të gjithë emrat e atyre që përhapin këtë lloj propagande, lista do të kishte qenë shumë e gjatë. Ajo që vlen të theksohet në kuadër të këtij shkrimi, ka të bëjë me faktin se përhapja e produkteve të gatuara në të ashtuquajturat Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe të Maqedonisë është duke helmuar opinionin publik shqiptar. Çdo historian, çdo teolog dhe çdo person tjetër që përhap këto sajesa, i bën një shërbim të madh strategjisë antishqiptare serbe dhe maqedonase.

Ky shkrim nuk u dedikohet atyre që propagandojnë me vetëdije të plotë, si lloji i dr. Kapllanit me kompani, të cilët “kanë zbuluar” në vetveten e tyre se janë “serbë të islamizuar nga turqit”. Shkrimi ka për qëllim t’i ofrojë lexuesit që nuk është në dijeni të fakteve, se tërë kjo propagandë histerike e ka origjinën në Beograd dhe Shkup. Do të kishte qenë mirë që çdo shqiptar të ketë në dispozicion materialet që dëshmojnë në mënyrë të pakontestueshme, se mohimi i historisë dhe i figurave tona kombëtare është sajesë e qarqeve antishqiptare. Ndoshta kjo do të bëjë që askush të mos përhapë në mënyrë të pavetëdijshme propagandën serbe dhe maqedonase. Ndërsa për ata që e bëjnë me vetëdije të plotë, thefshin qafën!

Bardhyl Mahmuti

 

 

Olsi Yazikxhi dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë”

 

Olsi Yazikxhi dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë” Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, të datës 26 qershor, personi që në komunikimin publik të deritanishëm ka dalë me tri forma të mbiemrit të vet: dr. Olsi Jazexhi / Olsi Yazeji / Олси Јахеџи, akuzon mediet e ndryshme, se gjoja “kanë prodhuar Fake news (lajme të rreme) për të” dhe se “shumë njerëz i nxjerrin konkluzionet e tyre nga ajo që thotë, duke i thjeshtësuar gjërat”!

 

“Për të ilustruar” pohimin e prodhimit të lajmeve të rrejshme për të, ai përmend si shembull fotografinë që kishte bërë para përmendores së Car Llazarit serb në Gazimestan të Kosovës. Në dallim nga deklarata e parë, ku u përpoq të arsyetonte se gjoja në këtë foto është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb”, në emisionin “Provokacija” ai deklaroi se “këtë veprim e ka bërë për të treguar se çfarë bëjnë serbët kur shkojnë aty”!

 

Arsyetimi i parë, se gjoja është “tallur me simbolin e nacionalizmit serb”, duke ngritur tre gishtat, nuk është asgjë tjetër, pos tallje me opinionin publik shqiptar. Para se të bënte këtë foto, Olsi Yazikxhi kishte deklaruar për mediet serbe, se “Parajsa jugosllave është shkatërruar për shkak të komplotit të perëndimorëve, që janë kundër myslimanëve dhe kundër serbëve”. Çdo historian që ka dashur të dijë të vërtetën, ka pasur mundësi të bindet se “Parajsa jugosllave”, që propagandonin serbët dhe shërbëtorët e tyre, ishte shndërruar në ferr për shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Me dhjetëra-mijëra shqiptarë janë vrarë, torturuar, burgosur dhe dënuar në “Parajsën jugosllave”. Qindra-mijëra të tjerë janë dëbuar nga “Parajsa jugosllave” dhe janë detyruar të shpërngulen në Turqi, me qëllim të realizimit të politikës serbe dhe maqedonase të gjenocidit kundër shqiptarëve dhe të spastrimit etnik të territoreve tona.

 

Nuk mund të ketë tallje më të madhe për shqiptarët, se ardhja në Kosovë e këtij “shkencëtari” dhe publikimi i fotove me tre gishtat, që ishte shndërruar në simbol të fondamentalizimit ortodoks serb gjatë krimeve që kishin kryer ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

 

Olsi Yazikxhi pretendon se të tjerët “i thjeshtojnë mendimet e tij dhe nxjerrin konkluzione personale nga fjalët e tij”. Në dy shkrimet e mia e kam cituar besnikërisht çdo fjalë të tij që ka prononcuar për mediet serbe dhe maqedonase. Ai këmbëngul se gjoja “para ardhjes së Perandorisë Osmane në këtë pjesë të Ballkanit, shqiptarët nuk kanë ekzistuar”. Gjatë intervistës së transmetuar më 24 prill 2018 për këtë emision televiziv më antishqiptar në Maqedoni, ai deklaroi se gjoja, “para ardhjes së turqve në Ballkan, shumica e popullsisë në Kosovë dhe në Maqedoni ka qenë serbe ortodokse. Gjithashtu edhe në Shqipëri, ku edhe sot mund të gjeni shumë toponime sllave. Por çfarë ka ndodhur? Me ardhjen e turqve dhe islamit në Ballkan kemi procesin e islamizmit dhe shqiptarizimit”.

 

Për të qenë paradoksal deri në fund, ai ndryshoi tezën brenda disa sekondash dhe erdhi te “fakti” se në Kosovë paska pasur shqiptarë, por kanë qenë minoritet.

 

Në kontekst që lidhet me gjoja shqiptarizimin e Kosovës, Olsi Yazikxhi nxjerr një mendim që përbën një paradoks të llojit të vet: “Pas Eksodit të Madh serb, kemi dyndjen e turqve dhe shqiptarëve drejtë Kosovës, dhe shqiptarizuan fiset e tjera që jetonin në Kosovë, që ishin sllavë. Edhe sot e kësaj dite po të shkosh në Kosovë, do të gjesh shumë njerëz, që kanë frikë të thonë në kamera, që janë me origjinë çerkeze, boshnjake, serbe, torbeshe, maqedonase, vllahe, por nga që janë myslimanë, shqiptarizohen, sepse janë nën presionin e shumicës”!

 

Turqit që erdhën të luftojnë deri në këtë pjesë të Ballkanit, nuk e “turqizuan” Kosovën, por e “shqiptarizuan”!!! I shqiptarizuan fiset sllave, edhe pse shqiptarët nuk ekzistonin!!! Vetëm truri “i trajnuar për historian” i “shkencëtarit” Olsi Yazikxhi mund të prodhojë teza të tilla!

 

Kur ai përhap tezën serbe, që pretendon se shqiptarët janë rezultat i asimilimit dhe islamizimit të fiseve të ndryshme, kryesisht serbe, atëherë na bëhet e qartë pse Olsi Yazikxhi i deklaroi Mustafa Nanos se fotografinë te përmendorja e Car Llazarit serb e ka bërë “për të treguar se çfarë bëjnë serbët kur shkojnë aty”. Çdokush e shpreh atë që ndien!

 

Në shkrimin tim të titulluar “Mohimi i gjuhës, i kulturës, i historisë dhe i figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe”, citova një numër autorësh serbë dhe maqedonas, të cilët, gjatë një shekulli të tërë, nxorën në tregun e tyre të brendshëm dhe atë ndërkombëtar pretendimet “shkencore”, se gjoja “në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë para ardhjes së Perandorisë Osmane”, se kinse “shqiptarët janë serbë të islamizuar, të cilët, me ndihmën e Perandorisë Osmane, kanë pushtuar territoret serbe”, se gjoja “shqiptarët nuk kanë historinë e tyre dhe as personalitete historike”, se gjoja “shqiptarët vjedhin historinë serbe dhe maqedonase”, se gjoja “shqiptarët vjedhin figurat e shquara të popujve të tjerë”, se gjoja “Skënderbeu nuk është Hero Kombëtar shqiptar, por trim serb”, se gjoja “Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllahe” e kështu me radhë. Në ligjëratat e tij, Olsi Yazikxhi nuk sjell asgjë të re, që do ta dallonte nga propaganda serbe. Nëse ai pretendon se është “Doktor i shkencave” për këtë periudhë historike, atëherë del qartë që ky person ka bërë një plagjiaturë nga arsenali antishqiptar i propagandës serbe.

Për këtë arsye, nuk është i qëndrueshëm pohimi se gjoja “kjo tezë e tij ka acaruar shumë kosovarë”, në mesin e të cilëve aludon edhe për “politikanin nga Zvicra, që e paska sulmuar para disa ditësh në një gazetë kosovare”, sepse Olsi Yazikxhi nuk ka teza të veta, por është shndërruar në zëdhënës në gjuhën shqipe të tezave “të gatuara në kuzhinat” e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe Akademisësë Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë.

 

Në vërejtjen që i bëri Mustafa Nano, se Olsi Yazikxhi ka pasur qejf që t’u pëlqejë serbëve dhe maqedonasve në intervistat që ka dhënë për ta, ai përgjigjet se “më shumë ka pasur qejf të provokojë këta Mahmutët, Hysenët, Abdullahët, Abdylhamitët e Shkupit dhe Gostivarit”. Dhe Olsi shkrihet nga qejfi kur Mustafa Nano i thotë se përmes këtyre deklaratave “ka shokuar edhe maqedonasit”.

 

Duke e konsideruar komunikimin publik përmes provokimit të kombëtarëve si reklamë, Olsi Yazikxhi deklaroi në emisionin “Provokacija”, se nga rezultatet e kërkimeve të tij antropologjike në Maqedoni, i ka rezultuar se shumica e nacionalistëve të Maqedonisë që kanë mbiemra Mahmuti, Mustafai, Osmani, Abdylhamiti, Gadafi, Sadami flasin turqisht nëpër shtëpitë e tyre (…).Përpara shtatëdhjetë vjetësh qytetaria e vjetër fliste turqisht në Prizren, Prishtinë, Suharekë. Në Tetovë turqisht, në Gostivar turqisht, në Resnje turqisht, sepse në kohën e Perandorisë Osmane Lingua franca e kohës ishte turqishtja, dhe për këtë ndodhi një shkrirje mes kulturës superiore turke, e administratës, dhe etnive që vinin nga fshatrat”.

 

Një pohim i tillë është në përputhje të plotë me atë që ka deklaruar në emisionin antishqiptar “Vo Centar”. Në emisionin e antishqiptarit të njohur, Vasko Eftovit, Olsi Yazikxhi deklaron kështu: “Shihni, ka diçka shumë të rëndësishme. Shqiptarët nga Maqedonia dallojnë shumë nga shqiptarët e Kosova dhe nga shqiptarët e Shqipërisë. Shumica prej tyre, dhe sidomos ata të qyteteve të mëdha, si Tetova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, në shtëpi flasin turqisht. Shumica prej tyre kanë prejardhje turke, torbeshësh ose boshnjakësh. Një pohim i tillë është në përputhje të plotë me atë që ka deklaruar në emisionin antishqiptar “Vo Centar”. Në emisionin e antishqiptarit të njohur, Vasko Eftovit, Olsi Yazikxhi deklaron kështu: “Shihni, ka diçka shumë të rëndësishme. Shqiptarët nga Maqedonia dallojnë shumë nga shqiptarët e Kosova dhe nga shqiptarët e Shqipërisë. Shumica prej tyre, dhe sidomos ata të qyteteve të mëdha, si Tetova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, në shtëpi flasin turqisht. Shumica prej tyre kanë prejardhje turke, torbeshësh ose boshnjakësh. Ideologjia e Arbër Xhaferit ishte konvertimi i tyre në shqiptarë, për shkak se nëna e tij në shtëpi fliste turqisht! Nën ndikimin e Opus Deit dhe Vatikanit, ideologjia e Arbër Xhaferit është të bëhet deislamizimi i shqiptarëve dhe në aspektin kulturor të bëhen katolikë dhe një ditë këta njerëz nga Maqedonia të bashkohen me Shqipërinë e Madhe. Strategjia e shqiptarëve nuk është që menjëherë të konvertohen në katolikë, por fillimisht të bëhen katolikë në aspektin kulturor dhe pastaj do të vijë konvertimi”.

 

Erdhi Perandoria Osmane dhe “i shqiptarizoi çerkezët, boshnjakët, serbët, torbeshët, maqedonasit, vllehtë!!! Çohet Vatikani dhe Opus Dei, përmes Arbër Xhaferit, nëna e të cilit na paskësh folur turqisht, dhe dëshiron t’i shqiptarizojë turqit!!! Këtë çorbë derrash vetëm Olsi Yazikxhi mund ta hajë.

 

Të gjithë ata që e njohin mirë historinë e territoreve shqiptare që mbetën jashtë “Shqipërisë londineze”, e dinë fare mirë se sllavët kanë zbatuar politikën e sllavizimit dhe turqizimit të shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për një numër të atyre, që deklarohen si turq në Kosovë dhe Maqedoni, është fakt se struktura sintaksore shqipe, e mishëruar thellë në ndërgjegjen kolektive dhe e trashëguar ndër shekuj, është bërë pengesë që të flasin gjuhën turke pa gabime. Madje, në vend të shprehjes “”, e dinë fare mirë se sllavët kanë zbatuar politikën e sllavizimit dhe turqizimit të shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për një numër të atyre, që deklarohen si turq në Kosovë dhe Maqedoni, është fakt se struktura sintaksore shqipe, e mishëruar thellë në ndërgjegjen kolektive dhe e trashëguar ndër shekuj, është bërë pengesë që të flasin gjuhën turke pa gabime. Madje, në vend të shprehjes “Yazik Olsun”, që në gjuhën shqipe ka kuptimin “TURP TË KESH”, një numër prej tyre e kanë bastarduar këtë shprehje dhe në vend të saj përdorin ”, një numër prej tyre e kanë bastarduar këtë shprehje dhe në vend të saj përdorin Yazikxhi Ols(un)(un)i. Shprehje e bastarduar për emër kopilësh.

 

“Mbiemri im “Mahmuti”, që unë nuk e fsheh, kjo dëshmon për procesin e islamizimit të shqiptarëve. Megjithatë, emri im “Bardhyl” nxjerr në shesh identitetin tim të vazhdimësisë iliro-shqiptare në këto troje.

 

Në fund, Në fund, Yazikxhi Ols(un)(un)i deklaron se është shqiptar, dhe se rrjedh nga një familje që ka asimiluar serbë, maqedonas, vlleh etj. Madje, si familje paskësh dhënë kontribut gjatë periudhës së mbretërisë së Ahmet Zogut! Për pak sa nuk e shpalli veten “princ”!

 

Atij që provokimet kundër “kombëtarëve” i sheh në funksion të REKLAMËS personale, dhe dëshiron “të kruhet me shqiptarët e Maqedonisë”, i them të ketë kujdes që mos ta shpallë veten “princ”, se dikush mund t’ua dërgojë, atij dhe atyre që mendojnë si ai, një SELAM me këngën që UNIKKATILI ia kushtoi “Princit”!

Bardhyl Mahmuti

 

 

E kuptoni tani se çfarë përfaqësuesish politik kemi ne shqiptarët në parlamentin e ish IRJM!?

Haktan Rexhep Ismail levicaAsnjë nga këta jeniçerë të Erdoganit dhe  servilë të pushtetit në duart e VMRO/LSDM nuk pati guximin, dinjitetin kombëtar dhe integritetin moral, që deputetit turk Rexhep Ismail, enverist të “Levicës”, t’ja thotë të vërtetën, se ne nuk jemi një racë me te!

 

Se ne jemi racë evropiane, autoktone, që ka jetuar këtu në vendbanimet më të vjetra të zbuluara deri më tani në Evropë. Ndërsa ai si turk i deklaruar, i takon një përzierje të racave të Azisë Qendrore (nomadët Ujgurë, Kazakë dhe Kirgizë), Anatolisë (grekë, armenë, kurdë, asirianë …) dhe Lindjes së Mesme (arabë dhe persë). Eventualisht ai mund të jetë një racë me bashkëpartiakun e tij Apasiev, sepse ky i fundit i takon një përzierje të sllavëve lindorë, popujve finikë dhe turkikë. Thjesht për kulturë, jo për mosdurim dhe urretje.

Deputeti turk, enverist i “Levicës” i quajti të gjithë përfaqësuesit shqitparë në parlament “derivat të manifestimeve neofashiste në Evropë”. Xhemë Hasën, heroin kombëtar të shqiptarëve e quajti “bashkëpunëtor të ushtrive fashiste” ndërsa administratën e shtetit shqiptar të shtrirë në atë kohë në qytetet shqiptare në “Maqedoninë perëndimore”, e quajti “Shqipëria e Madhe”.

Dhe deputetët jeniçerë të Erdoganit dhe shërbëtorë të pushetit të VMRO/LSDM heshtën!

Asnjë nga këta deputetë nuk pati guximin dhe dinjitetin kombëtar ta thotë të vërtetën e pamohueshme para gjithë anëtarëve të parlamentit, opinionin publik të brendshëm dhe të huaj,  se shteti shqiptar i shtrirë në vitet 1941 – 1944 në territorin e “Maqedonisë Perëndimore”, të banuar në vazhdimësi territoriale me shumicë dërmuese popullatë shqiptare, pa derdhur asnjë pikë gjak, pa bërë krime kundër pakicave etnike sllave, është njëmijë herë më legjimit se shtetit i “Maqedonisë”, i themeluar në bazë të vendime ideologjike të Partisë Komuniste të Serbisë në mbledhjen e ASNOM-it, me gjenocid ndaj popullatës shumicë shqiptare të kryera me ndihmën e brigadave partizane serbe, në emër të ideologjisë komuniste po aq e dënuar nga njerëzimi sa edhe fashizmi.

Ndaj po, Xhemë Hasa pa diskutim është një hero i shqiptarëve që luftoi kundër këtyre brigadave partizane komuniste serbe, për të mbrojtur popullsinë shiptare nga masakrat. Hero, për të cilin deputetët shqiptarë në parlament do të duhet të ngriheshin në mbrojtje të figurës së tij nga fyerja publike që bëri deputeti turk i “Levicës”.

Do të duhej t’ja kujtonin deputetit turk të “Levicës” se që në vitin 2006, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një rezolutë për “Dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. E në vitin 2009, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që shpallte 23 Gushtin si Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, përfshirë komunizmin dhe nazizmin.

Arsyeja se pse OKB nuk ka një rezolutë që dënon krimet e komunizmit janë Kina dhe… Rusia shteti idhull i “Levicës”.

Afrim Fanda

BE i paguan Turqisë edhe një miliardë euro shtesë për refugjatët – BE-ja tashmë ka ndarë pothuajse dhjetë miliardë euro në mbështetje që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në 2011

Ursula von der LeyenTre milionë refugjatë sirianë jetojnë aktualisht në Turqi, shumë prej të cilëve mund të kthehen së shpejti. BE tani ka premtuar ndihmë të mëtejshme financiare. Paratë do të përdoren për “migrimin dhe menaxhimin e kufijve”.

 

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar një miliardë euro të tjera për kujdesin ndaj refugjatëve në Turqi – këtë vit. “Një miliardë euro të tjera janë në rrugë për vitin 2024”, tha von der Leyen të martën gjatë një vizite në Ankara. Paratë do të kontribuojnë në “migrimin dhe menaxhimin e kufirit, duke përfshirë kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë”, shtoi ajo.

 

Përveç kësaj, paratë do të përdoren për të financuar kujdesin shëndetësor dhe arsimin për refugjatët në Turqi, siç shpjegoi von der Leyen. “Dhe ndërsa gjërat zhvillohen në terren, ne mund ta përshtatim këtë miliardë me nevojat e reja që mund të lindin në Siri, BE-ja tashmë ka ndarë pothuajse dhjetë miliardë euro në mbështetje që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në 2011.” Refugjatët sirianë dhe vendet e tyre të pritjes.

 

Presidenti i Komisionit të BE-së udhëtoi të martën në Turqi për t’u takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. Në fokus të takimit ishte situata në Siri pas përmbysjes së sundimtarit prej kohësh Bashar al-Assad. Ashtu si BE-ja, Turqia po mbështet në kthimin e refugjatëve sirianë nëse situata në vend stabilizohet. Turqia ndan një kufi të gjatë tokësor me Sirinë dhe ka pranuar pothuajse tre milionë refugjatë nga fqinji i saj jugor.

 

Si Erdoğan ashtu edhe von der Leyen theksuan nevojën për të arritur stabilitet në Siri dhe për të ruajtur unitetin. “Presidenti Erdogan dhe Turqia luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit”, tha von der Leyen.

 

Sipas OKB-së, rreth tre milionë refugjatë nga Siria jetojnë në Turqi. Pas rënies së sundimtarit Assad, Turqia shpreson që disa prej tyre të kthehen në shtëpi. Von der Leyen theksoi se kthimi i refugjatëve duhet të jetë “vullnetar, dinjitoz dhe i sigurt”.

 

Një milion sirianë mund të kthehen deri në mesin e vitit 2025

Ndërkohë, OKB-ja njoftoi se organizata vlerëson se një milion refugjatë sirianë mund të kthehen në vend në gjysmën e parë të vitit 2025. “Ne tani presim (…) që rreth një milion sirianë të kthehen midis janarit dhe qershorit të vitit të ardhshëm,” tha Rema Jamous Imseis nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) të martën. Nuk bëhet fjalë për një kthim “të detyruar”, theksoi Imseis.

 

Pasi sundimtari për një kohë të gjatë Assad u rrëzua më 8 dhjetor, disa vende, veçanërisht në Evropë, pezulluan shpejt procedurat e azilit për sirianët dhe njoftuan programet e kthimit. Gjermania gjithashtu ka pezulluar vendimet për azilin për Sirinë për momentin.

 

Imseis, i cili është përgjegjës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në UNHCR, u bëri thirrje këtyre vendeve “të vazhdojnë të respektojnë të drejtën e hyrjes për të aplikuar për azil”. Qeveritë në fjalë duhet të japin kohë “neve dhe refugjatëve sirianë” për të vlerësuar nëse është e sigurt të ktheheni, shtoi ajo.

sol/dpa/AFP

Përveç BE-së – Në vitin 2019, gjatë një konference donatorësh për Sirinë, OKB-ja kërkoi 3.3 miliardë dollarë për ndihma brenda Sirisë dhe 5.5 miliardë dollarë për refugjatët në rajon, duke përfshirë Turqinë.

Gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ofruar ndihmë të konsiderueshme për të mbështetur refugjatët sirianë në Turqi dhe në rajon. Megjithatë, informacionet specifike mbi shumën totale të fondeve të alokuara nga SHBA për Turqinë në këtë kontekst nuk janë të disponueshme në burimet e dhëna. Është e njohur se SHBA ka qenë një nga donatorët kryesorë në përgjigjen humanitare ndaj krizës siriane, duke ofruar ndihma financiare dhe logjistike për vendet që strehojnë refugjatë sirianë, përfshirë Turqinë.

Thellohet mosmarrëveshja për tranzitin e gazit mes Ukrainës dhe Sllovakisë

ZelenskyPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë, duke sinjalizuar thellimin e një mosmarrëveshjeje për tranzitin e gazit midis dy vendeve.

 

Ukraina lejon kalimin e gazit natyror rus përmes territorit të saj për në disa vende evropiane, përfshirë Sllovakinë, por pritet ta ndalë rrjedhën kur marrëveshja ekzistuese e tranzitit – e nënshkruar para fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës – të skadojë në fund të vitit.

Kryeministri Fico, i cili vizitoi Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të kësaj jave, tha të premten se Sllovakia do të konsideronte masa reciproke kundër Ukrainës, si ndalimi i furnizimeve rezervë me energji elektrike nëse Kievi ndalon tranzitin e gazit nga 1 janari.

“Duket se Putini i dha Ficos urdhrin për të hapur një front të dytë të energjisë kundër Ukrainës në kurriz të interesave të popullit sllovak”, shkruan zoti Zelenskiy në platformën e mediave sociale X.

Sllovakia do që furnizimet me gaz rus nëpërmjet Ukrainës të vazhdojnë, duke thënë se rrugët alternative do të rrisin kostot dhe do të dëmtojnë operacionet e saj të tranzitit, duke bërë që ajo të humbasë 500 milionë euro në tarifa.

Ukraina ka thënë se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje të re për tranzitin e gazit me Moskën për shkak të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022.

Ukraina është detyruar të importojë energji elektrike nga disa nga fqinjët e saj që kur Rusia filloi të vinte në shënjestër rrjetin e saj të energjisë në fund të vitit 2022, duke dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapacitetit të prodhimit jo-bërthamor të vendit.

Zoti Zelenskiy tha se energjia elektrike nga Sllovakia aktualisht përbën 19% të importeve të kësaj energjie për Ukrainën dhe se Ukraina po punon me fqinjët e saj të Bashkimit Evropian për të rritur furnizimin.

“Sllovakia është pjesë e tregut të unifikuar evropian të energjisë dhe Fico duhet të respektojë rregullat e përbashkëta evropiane,” u shpreh ai, duke shtuar se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën do ta privonte Sllovakinë nga 200 milionë dollarë në vit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se zoti Fico po reshtohej në anën e Putinit me “kërcënime të pakuptimta” për të ndërprerë importet e energjisë për Ukrainën.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2023, Kryeministri Fico ka qenë një nga kundërshtarët më të hapur të BE-së për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Pas bisedimeve të tij në Moskë, zoti Fico tha se Presidenti rus Putin kishte konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar furnizimin me gaz të Sllovakisë, megjithëse kjo do të bëhej “praktikisht e pamundur” pasi të skadojë marrëveshja e tranzitit.

voa

VLEN-i që nuk VLEN më dhe VREDI više ne VREDI !

vlen vmroKush gënjen në këtë tymnajë dekleratash VLEN-i i djeshëm apo VREDI i sotëm?

Në këtë video kemi prononcimet e VLEN-it para gjashtë muajve kur deklaronin me forcë se nëse nuk do të ketë ndryshime kushtetuese deri për vitin e ri, përndryshe ne do të dalim nga qeveria e koalicionit!

Dhe ja ku jemi sot gjashtë muaj më pas VLEN-i u transformua në VREDI, ku ata sot vetërrotullohet në vend duke nxjerrë njëmijë e një arsye me zvarritje dëshpruese, që duket qartë se nuk ka asnjë shenjë dhe as vullnet politik nga despoti Micko për ndryshimet kushtetuese.

VREDI i sotëm përgënjeshtron VLEN-in e djeshëm se ndryshimet kushtetuese nuk janë temë e ditës por do të shtyhen për një kohë të pacaktuar!
Ahere, qytetari i thjesht pyet: A ishte ky ndryshimi që premtuan VLEN-i i djeshëm që nuk ka guxim ta realizoj VREDI i sotëm, apo ishte loja e tyre për pushtet?

Tashmë është e qartë se loja e madhe shpërblyese që hodhi despoti Micko në pazarin e madh pas zgjedhjeve parlamentare, ishte karremi në grepin e tij që peshkoi VREDI-n si peshku pa tru që kapi ai në kampin shqiptar për qeverinë e koalicionit.

Ky ishte “ndryshimi” i fjalorit politik dje nga VLEN-i dhe sot nga VREDI!
Ky pra ishte “Ndryshimi’ që iu premtua shqiptarëve se me VLEN-in do të vij ndryshimi dhe vërtetë si erdhi dhe u bë VREDI!

Haram i paçin ato 107 mijë “vota shqiptare” vredistëve të sotëm që i mashtruat shqiptarët se me ta do të vinte “Ndryshimi”!

Medai Shaholli

“Zeqirija Ibrahimi: Shqiptarët në RMV, nga zyrtarizimi i gjuhës deri te statusi minoritar”

ZekaKryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar sërish për çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar një iluzion deklaratat se ajo është gjuhë zyrtare. Në një reagim, ai sfidon publikisht këdo që mendon ndryshe, duke kërkuar një debat të hapur për këtë temë.

 

 

“Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin ‘zyrtare’ ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe,” deklaroi Ibrahimi. Ai vuri në pah se gjuha shqipe, megjithëse ka një status të avancuar në disa fusha, nuk mund të quhet zyrtare për sa kohë Kushtetuta e vendit e definon shqiptarët si komunitet jo shtetformues.

 

 

Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet një shtet monogjuhësor, ku gjuha maqedonase është e vetmja gjuhë shtetërore. Ai shtroi pyetjen themelore: “Pse gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në këtë status? Kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit?”

 

Ibrahimi e përfundoi deklaratën e tij me një ironi: “Në fund, pyetja e zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?” TS

Por nuk dha sqarime, se çfarë do ndërmarin për ti bë këta ndryshime?