All posts by V.F.

Diplomati danez Peter Sorensen emisari i ri për dialogun Kosovë-Serbi

SorensenDiplomati danez Peter Sorensen do trashëgojë postin e Mirosllav Lajçakut në funksionin e emisarit evropian për dialog, merret vesh nga burimet diplomatike në BE.

 

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, rtk njofton se shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tashmë ka dërguar emrin e Sorensenit tek shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Propozimi për të dërguarin e ri të BE-së për dialog do shqyrtohet në nivel të ambasadorëve të shteteve anëtare, të martën më 21 janar.

Të gjitha procedurat e emërimit të emisarit të ri do duhej të përfundojnë deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që ai të merr postin më 1 shkurt, meqë mandate i Llajçakut skadon më 31 janar.

Peter Sorensen nga Danimarka ka përvojë më të madhe diplomatike në strukturat evropiane se sa në shtetin nga ai cili vjen.

Mes tjerash ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa në Kosovë ai mes viteve 2002 deri në vitin 2006, Sørensen shërbeu si Zëvendës Shef i Shtyllës IV të BE-së të UNMIK-ut si dhe drejtor i Zyrës Evropiane.

 

 

Sorensen do të jetë lehtësuesi i ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

 

Nëse gjithçka shkon sipas planit vendet anëtare të BE-së deri në fund të këtij muaji do ta konfirmojnë danezin Peter Sorensen si emisar për dialogun Kosovë – Serbi dhe ai do ta nisë punën nga fillimi i shkurtit

 

Menjëherë pasi Miroslav Lajçak më 31 janar ta përfundojë mandatin e tij gati pesëvjeçar, BE-ja do të duhej ta ketë të gatshëm pasardhësin e tij.

Siç mëson KOHA nga burimet diplomatike evropiane Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka zgjedhur danezin Peter Sorensen të jetë përfaqësues i posaçëm (EUSR) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas procedurave të BE-së tash duhet që këtë ta konfirmojnë edhe vendet anëtare të BE-së në Këshill. Kjo do të jet në rend dite javën e ardshme, me gjasë të martën më 21 shkurt, në Komitetin për politike dhe siguri e më pas do të dërgohet në konfirmim në nivel ministror. Burimet e KOHËS në Bruksel thonë se e gjithë kjo pritet të jetë vetëm formalitet, pasi asnjë vend anëtar nuk ka asnjë kundështim për Sorensenin.

Nëse gjithçka shkon sipas planit vendet anëtare të BE-së deri në fund të këtij muaji do ta konfirmojnë Sorensenin si EUSR për dialog dhe ai do ta nisë punën nga fillimi i shkurtit.

Peter Sorensen është një diplomat me përvojë të madhe nga rajoni i Ballkanit Perendimor. Ka ushtruar disa detyra, qysh nga periudha e administratës së UNMIK-ut në Kosovë, në shtyllën që e ka udhëhequr BE-ja e deri te roli i Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe shef i Zyrës së BE-së në Sarajevë.  Ka qenë edhe shefi Zyrës së BE-së në Shkup si dhe i dërguar i posaçëm i Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Serbi. Në këtë moment është këshilltar principal në Shërbimin e veprimit të jashtëm të BE-së për diplomaci digjitale. Zgjedhja e tij nga diplomatët shihet si shenjë se Kaja Kallas dëshiron të ketë në atë post një person që e njeh dosjen dhe se edhe ajo personalisht dëshiron të jetë e angazhuar në procesin e dialogut. Kur ishte emëruar Miroslav Lajçak para pesë vjetësh ishte thënë se, përveç përvojës së tij, rëndësi ka edhe fakti se ka qenë ministër i një vendi anëtar që është një nivel më i lartë edhe politik e jo vetëm diplomatik.

Qindra miliona euro dëm në buxhetin e Maqedonisë V. – Konfiskim minimal i pasurisë

zhvatjeNë dhjetë vjetët e fundit, buxheti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar për më shumë se 244 milionë euro, tregon analiza e Radios Evropa e Lirë që përfshin 30 raste të profilit të lartë të gjyqësorit.

 

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të konfiskojë pronën e dhjetëra të akuzuarve në vlerë prej 62 milionë eurosh, ndërsa gjykata ka miratuar konfiskimin në 5 çështje me vlerë 49 milionë euro. Apartamentet e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ende presin vendimin e Qeverisë.

Gati 62 milionë euro do të mund të “peshojë në letër” Agjencia për Pronën e Konfiskuar, nëse gjykata do t’i pranonte kërkesat e prokurorëve për sekuestrimin e pronës së fituar përmes krimit, për 30 raste gjyqësore me profil të lartë gjatë 10 vjetëve të fundit.

Sipas lëndëve të analizuara, Gjykata në pesë nga 30 rastet gjyqësore ka vendosur që nga 62 milionë euro të kërkuara, të konfiskohen prona me vlerë prej 49 milionë eurosh. Nëse deri tani këto para do të ishin mbledhur, shteti mund t’i përdorte, për shembull, për të paguar interesin e kredisë hungareze për tre vjetët e parë, ose për të ndërtuar të paktën 30 shkolla të reja.

Bëhet fjalë për aktgjykime me konfiskim që, edhe pas disa vjetësh nga hyrja në fuqi, ende nuk janë plotësisht të realizuara dhe të paguara. Këto vendime janë në rastet si “Perandoria” në të cilin janë dënuar ish-shefi i Drejtorisë për Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov dhe biznesmeni që është në listën e zezë amerikane Jordan Kamçev, ish-kryeministri Nikolla Gruevski për “Parcelat në Vodno”, biznesmeni Sead Koçan në rastin “Trusti”, ish-agjentët e zbulimit që janë në arrati – Nikolla Boshkoski, Toni Jakomoski dhe Goran Grujevski – si dhe pronarja e kompanisë Vera Ivanova në rastin “Diamed”.

 

Mirëpo, në realitet, llogaria bankare e Agjencisë është shumë më “e hollë”.

Gjithsej 11.3 milionë euro u depozituan në llogarinë buxhetore nga Mijallkovi dhe Kamçevi në vitin 2022. Më pas duhej të shiteshin pronat e patundshme dhe aksionet bankare që ishin pjesë e konfiskimit. Por, dy vjet më vonë, një pjesë e madhe e tyre ende nuk është shitur. Një pjesë pret vendimin e Qeverisë për realizimin e një ankandi.

Mijallkovit iu konfiskua pasuri me vlerë prej 15 milionë eurosh. Shteti, edhe pse shpresonte se me shitjen e pronës do të mblidhte 21 milionë euro, kjo nuk ndodhi dhe shuma totale e mbledhur është shumë më e ulët se sa pritej.

 

Cilat prona të Mijallkovit janë në ankand deri më 23 gusht?

Për një pjesë të pasurisë së sekuestruar të ish-shefit të inteligjencës maqedonase, ankandi do të mbahet në mënyrë elektronike më 25 gusht, sipas njoftimit të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

– Apartament në Ohër, 65 metra katrorë, vlera 5.775.234 denarë (rreth 92 mijë euro)

- Apartament në Ohër, 114 metra katrorë, vlera 9.032.505 denarë (rreth 146 mijë euro)

- Tokë bujqësore afër fshatit Maran, 56.818 metra katrorë, vlera fillestare 17.045.421 denarë (mbi 276 mijë euro)

- Parcelë në Kozhuf prej 321.81 metrash katrorë, vlera 29.686 denarë (rreth 47 mijë euro)
*Pasuri e sekuestruar në rastin “Perandoria”.

 

 

 

Agjencia për Konfiskimin e Pronave në vitin 2023 pati ankesa në publik se mbi ta po ushtrohen presione nga Mijallkovët që të mos i shesin apartamentet e konfiskuara. Tri apartamente, të cilat Byroja e Ekspertizës i vlerësoi me 330.200 euro, në ankandin publik u blenë nga kompania “Best Way Investment”, e cila është në pronësi të djalit të tij, Jordan Mijallkov.

Këto apartamente, të cilat ndodhen në Vodno, në rrugën Sllavejko Arsov, pranë shtëpisë së Sasho Mijallkovit, u konfiskuan në rastin “Perandoria”.

Nga e gjithë pasuria e konfiskuar e Mijallkovit, deri më tani janë shitur dy apartamente në Ohër dhe një tokë ndërtimi në fshatin Radnjë (midis Demir Kapisë dhe Kavadarit) me vlerë prej 250 mijë eurosh, tri apartamente dhe një garazh në shumën prej 332 mijë eurosh. Në total, nga shitja në buxhet janë kthyer pothuajse 600 mijë euro.

Apartamentet e ish-kryeministrit Gruevski ende nuk janë ofruar në tregun e pasurive të paluajtshme. As Qeveria e mëparshme, e as aktualja nuk kanë dhënë pëlqimin për shitjen e tyre, ndonëse vendimi është bërë i plotfuqishëm tash e një vit. Vlera e tyre e përllogaritur arrin në 1.9 milion euro.

Një tjetër pronë, të cilën Gruevski e ndante me kushëririn e tij Mijallkov, parcelat në Vodno, ende është në pronësi të shtetit. Sipas hulumtimit të “BIRN Prizma”, Komuna Qendër në Shkup kërkon të fshihen shenjat ndërtimore për haciendat, por Agjencia ka insistuar që ato të mbeten parcela ndërtimore.

 

Konfiskimi më i madh i parashikuar me vendim gjyqësor prej 17 milionë eurosh në rastin “Trusti” ku u dënua biznesmeni Sead Koçan për tender të paligjshëm për mihjen e qymyrit në “KXE – Manastir” në vitin 2011, mbeti i bllokuar në procedurat ligjore. Procedura e falimentimit ia “shpëtoi” një pjesë të madhe të pronës së Koçanit, që për vite me radhë nuk mund të regjistrohej në pronësi të shtetit. Agjencia atëherë pohonte se ky konfiskim është i pazbatueshëm.

Konfiskimi tjetër për nga madhësia, që pret një vendim të plotfuqishëm është për rastin “Diamed” ku, sipas aktakuzës, qëllimi i Ivanovës ishte të fitonte monopol në treg me një licencë 20-vjeçare dhe rritje të shumëfishtë të vlerës së aksioneve të saj, në vend të kryerjes së dializës.

Vlera e këtij konfiskimi është mbi 11 milionë euro. Sipas vendimit të shkallës së parë, shteti duhet të konfiskojë nga Ivanova 3.2 milionë euro, ndërsa nga një person juridik i përfshirë në rast është caktuar konfiskimi prej 8.2 milionë eurosh.

 

Vitin e kaluar Agjencia “inkasoi” 1.6 milion euro

Vetëm vitin e kaluar Agjencia ia doli të “inkasojë” vetëm 1.6 milion euro nga shitja e pronës që me vendim të gjyqësorit ishte bërë pronë e shtetit.

Më 13 shkurt 2024 u publikua shpallja e fundit për shitjen e pronës së konfiskuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar. Atëherë për shitje ishin shpallur shtatë automjete. Që nga ajo kohë nuk ka pasur njoftime për ankande dhe shitje të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme të sekuestruara me vendim gjyqësor.

Arsyet pse vjet agjencia nuk zbatoi procedurë për shitje të pronës së paluajtshme janë objektive, thonë në përgjigjet e këtij institucioni për Radion Evropa e Lirë.

“U miratua ligji i ri i Agjencisë, pasoi procesi zgjedhor, nuk kishte këshill funksional drejtues i cili u formua vetëm në tetor të vitit 2024 dhe tani jemi në fazën e miratimit të statutit të agjencisë, si dhe të rregulloreve të punës që janë kusht për fillimin e publikimit të shitjeve të reja, si dhe të menaxhimit të plotë të pasurisë së konfiskuar”, thonë nga Agjencia për Konfiskimin e Pronës.

As Qeveria në gjashtë muajt e fundit nuk ka dhënë pëlqim për shitjen e pronës së konfiskuar me vendim gjyqësor, tregojnë të dhënat nga Gazeta Zyrtare. Sipas këtyre të dhënave, Agjencia u përmend vetëm dy herë në mbledhjet e Qeverisë, një herë gjatë ndërrimit të ish-drejtorit Driton Nebiu dhe herën e dytë gjatë ndryshimit të anëtarëve të bordit drejtues.

Vendimi i fundit për pëlqim për shitjen e pronës së konfiskuar është nënshkruar nga ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi më 13 shkurt të vitit të kaluar. Atëherë në rend dite ishte parcela e Mijallkovit në fshatin Maran, afër Komunës së Studeniçanit, vlera e së cilës u llogarit të jetë 200 mijë euro.

Këto janë vetëm disa pjesë të lëndëve, për të cilat gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurisë, pasi janë fituar nëpërmjet krimit. Sipas të dhënave statistikore të organizatës joqeveritare “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, gjykatat në më pak se një të pestën e rasteve të analizuara vendosin për konfiskimin e pasurisë.

Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm në numrin e vogël të vendimeve për konfiskimin e pasurisë. Një pjesë e madhe e rasteve, ku shteti është dëmtuar, nuk kanë marrë epilog gjyqësor.

 

Për një dekadë, arka shtetërore është dëmtuar për 244 milionë euro

Të dhënat për 30 rastet gjyqësore me profil të lartë që Radio Evropa e Lirë i ka analizuar tregojnë se gjatë dhjetë viteve të fundit, nga buxheti i Maqedonisë së Veriut në “xhepa privatë” kanë përfunduar të paktën 244 milionë euro.

Këto para, nuk do të kthehen në buxhet, për shkak se gjysma e këtyre lëndëve janë vjetruar si vepra penale “bashkim kriminal” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

Për një pjesë të rasteve që nuk janë vjetruar, si pengesë dolën dy prokurorë nga Prokuroria e Lartë, duke i bllokuar procedurat.

Sipas hetimit të deritashëm, siç thotë prokurori republikan Ljupço Kocevski, katër raste në të cilat dëmi për buxhetin është rreth 10 milionë euro, janë bllokuar në “sirtar” pas procedurës së ankimimit.

Kundër prokurorit në Prokurorinë e Lartë, Jovan Cvetanoski, dhe shefit të tij Mustafa Hajrullahu, janë ngritur procedura disiplinore, por edhe hetim pasi nuk kanë ushtruar ankesë nga aktgjykimi ose kanë hequr dorë nga aktakuza.

“Bëhet fjalë për lëndë që në të vërtetë përbëjnë shuma të mëdha. Njëri rast është për rreth 840.000 euro, dhe ankesa është tërhequr. Rasti i dytë është për një shumë-shumë më të madhe, bëhet fjalë për rreth tetë milionë euro. Rasti i tretë dhe i katërt, nëse mblidhen bashkë, mbase mund të kenë gjithsej rreth dhjetë milionë euro për të katërtat, ku ankesa është tërhequr ose padia është tërhequr. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për shuma shumë-shumë të larta, do të thotë se këtë e kanë bërë vetëm prokurori që është përpunuesi i rastit dhe prokurori i Lartë Publik”, deklaroi Kocevski në një intervistë për emisionin “360 gradë”.

Kjo nuk është procedura e parë disiplinore kundër Jovan Cvetanovskit. Në vitin 2017, ndaj tij, si zëvendësprokuror i ish-shefes së Prokurorisë së Shkupit Gordana Geshkovska, u nis një tjetër procedurë disiplinore, për mosmarrjen e masave pas së “enjtes së përgjakshme” të 27 prillit, kur ndodhi sulmi i dhunshëm në Kuvend. Këshilli i Prokurorëve Publikë, pas pesë vjetësh “shqyrtimi të procedurës disiplinore” konstatoi se ajo ishte e vonuar.

Lënda e madhe për të cilin flet Kocevski është “Banka Postare” në të cilën biznesmenët Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski u akuzuan për pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Goditjen e parë në këtë rast e dha Kodi Penal i ndryshuar, duke bërë që vepra penale e shpërdorimit të detyrës zyrtare të skadojë. Prokurori e ndryshoi akuzën vetëm në pastrim parash, por gjykatësja e vlerësoi se meqë është përfshirë shpërdorimi, nuk mund të ndiqet për veprën penale “pastrim parash”.

Dënimin me vdekje të kësaj lënde ia përshkroi prokurorit të Prokurorisë së Lartë, i cili e tërhoqi ankesën ndaj aktvendimit gjyqësor.

Ky është një nga rastet e hapura nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP), dhe më pas e mori Prokuroria Publike.

Lënda e dytë e madhe për të cilën po zhvillohet procedurë disiplinore kundër Cvetkoskit është “Talir 2″ ku është ngrirë prona e VMRO DPMNE-së, përfshirë edhe selinë në Pallatin e Bardhë në Shkup, si dhe rreth tridhjetë shtabe partiake të blera me fonde të ndaluara financiare.

Nga Gjykata e Apelit, si organ gjyqësor i shkallës së dytë ku prokurorët e lartë marrin masa, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, në lidhje me numrin e rasteve të tjera kur është tërhequr ankesa ose është ndërprerë procedura me vendim të prokurorit të Lartë.

“Gjykata e Apelit në Shkup nuk mban evidencë të veçantë dhe as nuk disponon të dhëna statistikore për rastet që kanë dalë nga afera e përgjimit të jashtëligjshëm dhe që kanë kaluar në prokuroritë e rregullta”, thonë nga Gjykata e Apelit.

 

Arsyet kur shteti mund të konfiskojë pasurinë

Në raportin e Bashkimit Evropian (BE) për përparimin e vendit, theksohet se mekanizmi – konfiskimi i pasurisë së arritur përmes aktiviteteve kriminale, shumë pak zbatohet në praktikë.

Sipas ligjeve maqedonase, shteti mund të konfiskojë pasuri për katër arsye:

– Konfiskimi në procedurë penale
– Konfiskim i zgjeruar
– Në procedurë tatimore
– Në procedurë civile.

Procedura e fundit është sipas ligjit të ri që është në fuqi që nga shtatori i vitit të kaluar. Për zbatimin e tij, pra për prejardhjen e pasurisë, është përgjegjëse Drejtoria e Policisë Financiare. Drejtori i saj, Slobodan Ivanovski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se planifikon këtë vit krijimin e ekipeve në dy departamente të specializuara që do të punojnë për këtë problematikë.

“Na kanë mbërritur dy nisma nga Prokuroria e Lartë Teknike. Ne po veprojmë sipas tyre, kryejmë kontrollet e para dhe përcaktojmë shumën neto të asaj prone që nuk mund të vërtetohet se është nga burime ligjore”, deklaroi ai.

Nga katër llojet e konfiskimit, më së shumti aplikohet ai në procedurë penale, pra, kur shteti bëhet pronar i pronës së të dënuarit, për të cilën është vërtetuar se është fituar përmes veprës penale. Megjithatë, partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat joqeveritare vendase janë të pakënaqura me zbatimin praktik të konfiskimit të pronës.

Drejtori Ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Darko Avramovski, thotë se dy faktorë kyç ndikojnë në rezultatet e dobëta gjatë konfiskimit të pronës në procedurën penale. I pari është korniza ligjore së bashku me të gjitha pasaktësitë dhe paqartësitë e saj, dhe kapaciteti i institucioneve për të kryer me kohë dhe në mënyrë efektive konfiskimin e më pas edhe shitjen e pronës së fituar përmes krimit.

Ai shpjegon se, mungesa e definicionit të qartë në ligj se kush është përgjegjës për të kërkuar konfiskimin, lë hapësirë për “interpretim të lirë dhe hedhjen e topit” mes gjykatësve dhe prokurorëve.

Kur është fjala për faktorin e dytë, kapacitetet institucionale, thotë ai, mungojnë para, aftësi dhe njerëz që mund ta kryejnë punën.

“Prokuroritë publike kanë shumë pak hetues financiarë në dispozicion për të kryer hetime të pavarura. Njëherësh,në shtet nuk ka ekspertë që merren me të ashtuquajturin “kontabilitet forenzik”, të cilët mund të ndjekin rrjedhën e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë edhe shumëfishimin e saj ligjshëm”, thotë Avramovski.

Në listën e problemeve gjatë konfiskimit të pronës mund të shtohen dhe lëshimet në aktakuzë dhe mosshfrytëzimi i teknologjive moderne për qasje të shpejtë në informacion dhe reagim.

“Shumë shpesh ndodh që prokurori publik në aktakuzë ose në kërkesën për konfiskim të mos e specifikojë pronën e saktë që korrespondon me vlerën e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme për t’u sekuestruar. Si rezultat i kësaj, në vetë vendimin është e shënuar vetëm që duhet të konfiskohet pronë në një vlerë të caktuar, pa e specifikuar se cila është ajo pronë”, shpjegon Avramovski.

Gjatë aktgjykimit të tillë, siç ishte edhe shembulli me lëndën “Trust” dhe kamionët e kompanisë Transmet, Agjencia për Konfiskimin e Pasurisë nuk mundi të kryente një hetim për të gjetur pronën e luajtshme të të dënuarit Koçan. Më pas, problemi u shfaq edhe me procedurën e falimentimit, kur prona u kërkua nga persona të tjerë privatë, për shkak të borxheve.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Kodi i ri Penal ka përfunduar dhe pret mendimin e Komisionit Evropian (KE), pas së cilës do të dorëzohet në procedurën qeveritare dhe parlamentare.

Me të, siç është parashikuar, duhet të rikthehen ndryshimet në nenet e shfuqizuara, që hap mundësinë për hetime proaktive, vendime përfundimtare dhe kthimin e mjeteve, përfshirë konfiskimin e pasurisë së fituar përmes krimit, bazuar në një vlerë të saktë të caktuar, konfiskim të zgjeruar dhe konfiskim nga persona të tretë.

rel

 

SHBA: Përse interesohet Donald Trump për Groenlandën?

Trup dwPresidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump sipas deklarimit të fundit do që ta inkorporojë me SHBA-në Groenlandën, në rast nevoje edhe me ndihmën ushtarake.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli, ishulli më i madh i botës ka vetëm, rreth 56.000 banorë. Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut. Ai i përket Danimarkës që prej 600 vjetësh, dhe gëzon autonomi të zgjeruar. Deri tani Groenlanda ka hequr dorë nga një pavarësi e plotë.

 

Çfarë kërkon Trump?

Pak para Krishtlindjes Trump sërish hapi diskutimin për Groenlandën. SHBA-ja është e mendimit, që “në interesin e sigurisë kombëtare dhe të lirisë në botë” është një “domosdoshmëri absolute”, ta posedosh dhe kontrollosh Groenlandën, deklaroi presidenti i ardhshëm. Me këtë republikani i referohet përpjekjes së dështuar të tij gjatë mandatit të parë duke propozuar më 2019 për ta blerë Groenalndën.

Djali i tij, Trump Jr. vizitoi (07.01.2025) ishullin, sikurse u komunikua gjatë një udhëtimi privat. Në të njëjtën ditë Trump Senior dha një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Në deklarimin e tij ai nuk përjashtoi as hapat ushtarakë apo imponimin ekonomikisht për të vendosur kontrollin ndaj Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë. “Ky është një deal, që duhet të realizohet”, tha Trump.

 

Mund ta blejë Trump Groenlandën?

Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar. Për propozimin e tij për blerjen e ishullit më 2019 Trump mori një refuzim të prerë nga Danimarka dhe Groenlanda. Ngjashëm ishin reagimet edhe aktualisht. “Groenlanda na përket neve. Ne nuk jemi në shitje dhe asnjëherë nuk do të dalim në shitje”, deklaroi kryeministri i ishullit, Mute Egede. Në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri megjithatë kryeministri i Groenlandës u shpreh për një pavarësi nga Danimakra.

 

Ç’mund të ndodhë me një pavarësi të Groenlandës?

Groenlanda që nga viti 1953 është koloni daneze dhe tani është një territor i vetëadministruar brenda mbretërisë. Që nga viti 2009 ishulli ka të drejtën të mbajë referendum për shpalljen e pavarësisë. Nëse ndodh kjo, Groenlanda mund të vendosë për një afrim me SHBA-në në formën e një marrëveshjeje asociimi ngjashëm si me ishujt Marshall, Mikronezinë dhe Palaun në Paqësor.

Shumica e banorëve të ishullit ndonëse duan pavarësinë në sfondin e varësisë ekonomike prej Danimarkës dhe BE-së janë skeptikë. Në pranverë në Groenlandë zhvillohen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Pavarësia nga Danimarka është një temë e rëndësishme në fushatën elektorale.

 

Çfarë u ofron Trump Groenlandës dhe banorëve të saj?

Trump i premton Groenlandës dhe 56.000 banorëve të saj mbrojtje, ndonëse deri tani ai asnjëherë nuk është shprehur për motivet e dëshirës së tij. Ekonoikisht dhe në aspektin gjeopolitik me këtë do të rritej influenca ndaj rajonit të pasur me lëndë të para. Pikërisht tani me shkrirjen e shtresave të akullit dhe daljen në pah të pasurive nëntokësore edhe Rusia dhe Kina gjithnjë e më shumë po përpiqen me ngulm të ngrenë pretendimet e tyre. SHBA-ja me shtetin federal të Alaskës pranë Árktikut që prej vitit 1951 ka një bazë aviacioni në veri-perëndim të Groenlandës.

Profesori i shkencave politike në Këln, Thomas Jäger në një intervistë për televizionin privat NTV, ka shprehur edhe një tjetër mendim të mundshëm që mund të ketë Trump: “Mund të përfytyrohet, se Trump dëshiron që ta vendosë veten në radhën e presidentëve me traditë, të cilët e kanë zgjeruar dukshëm territorin – në shekullin e 19, SHBA u shtrinë më tej në perëndim dhe pastaj blenë Alaskën. Kjo do ta bënte atë vërtetë një ndër presidentët e mëdhenj.”

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siç ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

 

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

 

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diçka. Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve çliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.

Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i zgjedhur i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra.

dw

Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?

trumpMë shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe një mori faljesh. A është kjo ajo që SHBA dhe bota mund të presin në ditët e para të Donald Trump 2.0?

 

Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij ka të ngjarë të jenë një thes i përzier i politikave të brendshme dhe ndërkombëtare. Ai do të dëshirojë t’u tregojë votuesve se po demonstron fuqinë e Amerikës jashtë vendit.

 

Vënia në përdorim e urdhrave ekzekutivë të presidentit

Për t’i bërë gjërat të lëvizin shpejt, Trump do të varet nga urdhrat ekzekutivë presidencialë, të cilat janë direktiva të lëshuara drejtpërdrejt nga presidenti. Këto urdhra anashkalojnë Kongresin dhe mund të mbulojnë një sërë çështjesh si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Një numër i konsideruar i tyre pritet të jetë gati për firmosje më 20 Janar.

 

Në një intervistë televizive në “Meet the Press” më 8 dhjetor, Trump konfirmoi se do të nënshkruajë “shumë” urdhra ekzekutivë në Ditën 1 – në lidhje me ekonominë, energjinë dhe më e rëndësishmja kufirin me Meksikën. Megjithatë, urdhrat ekzekutivë nuk kanë një fuqi gjithëpërfshirëse dhe mund të përdoren vetëm për të drejtuar veprimet e degës ekzekutive, thotë Dan Mallinson, një profesor i asociuar i politikave publike dhe administratës në Penn State Harrisburg në Pensilvani.

Këto kompetenca mund të jenë të gjera, duke përfshirë premtimin e tij për mbylljen e kufirit, i tha ai DW-së. “Por urdhra të tjerë thjesht nisin procesin e ngadalshëm të krijimit të rregullave federale, i cili mund të marrë vite”.

 

Emigracioni dhe dëbimet masive

Që kur mbërriti në skenën politike në vend, Trump është fiksuar në kufirin me Meksikën dhe njerëzit që e kalojnë atë për të hyrë në SHBA. Në mandatin e tij të parë, ai donte të përfundonte një mur midis dy vendeve.

Katër vjet më vonë, ndalimi i migracionit të parregullt duke siguruar kufijtë e vendit ishte një nga çështjet kryesore që bëri që Trump të zgjedhet prapë në këtë post. Ai ka të ngjarë t’i rikthehet politikës “qëndroni në Meksikë”, që kërkon që azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa kërkesat e tyre të përpunohen. Për ata që tashmë janë në vend në mënyrë të paligjshme, Trump ka bërë thirrje për dëbimin masiv më të madh në historinë e vendit, duke u fokusuar së pari te kriminelët përpara se t’i drejtohet emigrantëve të tjerë pa dokumente.

 

Pavarësisht këtij plani – dhe çdo urdhri ekzekutiv për të përshpejtuar dëbimet – realizimi i kësaj do të kërkonte kohë dhe mbështetjen e agjencive lokale e shtetërore. Do të përballej edhe me sfida ligjore. Përveç luftimit të migracionit të parregullt, Trump ka të ngjarë të ngadalësojë përsëri migrimin legal, duke përfshirë bërjen e lejeve të punës, kartave jeshile dhe vështirësimin e marrjes së vizave, si dhe shtrenjtimin e tyre. Kjo mund të ndikojë tek punëtorët e aftë dhe studentët e ardhshëm të universitetit.

Trump konfirmoi në “Meet the Press” se përfundimi i të drejtës së shtetësisë për fëmijët që lindin në këtë vend është një prioritet i ditës 1, nëse është e mundur, përmes veprimeve ekzekutive. “Ne do t’i japim fund kësaj sepse është qesharake,” tha ai. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi parimi se kushdo i lindur në tokën amerikane është shtetas amerikan është i ankoruar edhe në Kushtetutë.

 

Tarifat për importet

Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.

“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.

Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.

Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. “Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trumpin të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.

 

Marrëveshja e Parisit për Klimën

Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo migrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Biden e anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.

Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme.

 

Falja e dënimeve 

Falja presidenciale, një mjet që i jep presidentit autoritetin për të falur njerëzit e dënuar për krime në nivel federal ose për t’i dhënë fund një dënimi me burg, gjithashtu mund të hyjë në përdorim në ditën e parë. Trump e ka bërë të qartë se mund të falë shumicën e qindra njerëzve të dënuar për sulmin në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

“Me shumë mundësi, do ta bëj shumë shpejt,” konfirmoi ai në “Meet the Press”, duke thënë se do të ishte një prioritet i ditës së parë. Por nëse Trump do të përpiqet të falë veten për ndonjë krim federal është një pyetje e hapur.

Në fund të fundit, vetëm ekipi i Trump e di se çfarë është planifikuar për ditët e tij të para në detyrë. Por ai do të duhet të veprojë shpejt pasi zgjedhjet afatmesme në dy vjet mund t’i japin fund shumicës republikane në Senat ose Dhomën e Përfaqësuesve.

“Presidentët vijnë në detyrë me një ndjenjë mandati dhe kapitali politik që zvogëlohet me shpejtësi,” përfundoi Mallinson. “Ai nuk mund të kandidojë përsëri në 2028, kështu që çdo gjë që ai dëshiron të arrijë duhet të ndodhë në një mandat.”

dw

‘KOALICIONI PËR FAMILJEN’ me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë

Koalicioni per familjenEman Rrahmani & Hakan Fidan & Visar Korenica

 

Këta janë dy ish deputetët e LV, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica iu bashkuan ose më mirë me thënë se e krijuan Koalicionin për “Familjen” .

Visar Korenica Erdogan

Visar Korenica me Taip Eroganin

Avash – Avash (Step by Step) edhe mbështetja servile e “LEN” për “LV”, bile ndoshta edhe shumë shpejtë do kalojë tek Koalicioni për “familjen”…

Fotot ehuazuara nga rrjetet sociale.

Çfarë i lidhë Albin Kurtin dhe Bekim Qokun me Afrim Gashin, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin?

BekimNë një takim të para ca viteve, në restorant Aquarius në Strugë, kur besimi im në LVV më ishte lëkundur por nuk e kisha humbur akoma, e pyeta i pezmatuar Bekim Qokun se cila ishte arsyeja që ai si përfaqësues i LVV në ish IRJM, ishte lidhur me neootomanë erdoganistë, eksponentë të islamit politik si Afrim Gashi me shokë.

Ai mu përgjigj (tani besoj se e kishte me sinqeritet) se nuk ishte vendimi tij, por i Albin Kurtit. “Njihen, dhe janë miq që nga viti 2012 me Afrim Gashin… unë jam thjesht ushtar i partisë, zbatoj vetëm urdhëra” ishte përgigjja e Bekim Qokut.

Zhvillimet e fundit politike në ish IRJM dëshmuan qartë se çfarë i lidhë Albin Kurtin dhe Bekim Qokun me Afrim Gashin, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin – paratë e Erdoganit dhe gatishmëria për të manipuluar me shqiptarët!

Ndaj Bekim Qoku tenton të manipulojë shqiptarët në ish IRJM dhe Kosovë, për të imponuar bindjen se edhe të burgosurit politik i nënshtrohen kultit të personalitetit të Albin Kurtit, me bindje të verbër dhe pa asnjë vërejtje për veprimet e tij politike, në veçanti në ish IRJM – privilegje që në këto 100 vitet e fundit gëzonte vetëm Enver Hoxha.

Nisur nga kjo, unë si ish i burgosur politik, detyrohem të deklaroj me plotë përgjegësi se nuk përkrah lojërat e rrezikshme të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me islamin politik, në një vijë me synimet neootomane të Erdoganit në territoret shqiptare, dhe në përgjithësi në Gadishullin Ilirik. Akoma më shumë, e dënoj ashpër përkrahjen e Albin Kurtit dhe LVV-së në talebanizimin e qyteteve shqiptare në ish IRJM.

Do doja t’i besoj shokut tim të burgut, Shpëtim Pollozhanit, dhe të ndiqja këshillat e tij për të investuar edhe unë kapitalin tim politik në “Bankën popullore Kurti”, sikur ai të na sqaronte të gjithëve, se çfarë kanë ai dhe “Banka popullore e Kurtit” të përbashkët me hoxhën e Strugës, Salim Sulejmanin, hoxhën e Llërcës Adnan Azizin, Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin anëtarë të Bordit Këshillëdhënës të Qendrës për Civilizim Islam, sot të gjithë bashkëpartiakë të Bekim Qokut dhe Albin Kurtit në V-LEN! Të na sqaronte se çfarë kanë ai dhe Albin Kurti të përbashkët me antishqipartin histerik të VMRO-së, Kristijan Mickovskit!

Do të “investoja” edhe unë kapitalin tim politik në “Bankën popullore Kurti”, sikur të mos dija për kapitalin e Erdoganit që nga viti 2013 e në vazhdim në këtë “bankë”! Sikur të mos dija se ku ka kapital të Erdoganit, aty diku është edhe kapitali i Putinit. Thjesht nuk u besoj bankave me kapital turk dhe rus, por vetëm atyre të perëndimit!

Po, jam i palëkundur në qëndrimin se duhet luftuar pa kompromis korrupsioni dhe duhet kthyer pa kompromise sovraniteti mbi gjithë territorin e Kosovës, me theks në veriun e Kosovës. Sepse jam i vetëdishëm se veriu i Kosovës përfaqëson shumë më shumë se 1.200 km2 territor shqiptar. Por Albin Kurti nuk ka mandat për ta bërë këtë duke falur Erdoganit dhe Mickovskit, e me kte edhe Vuçiçit, territoret e shqiptarëve në “Maqedoninë Perëndimore”. Falja e territoreve në shkëmbim të parave dhe investimeve përfaqëson tradhti kombëtare, dhe unë nuk mbështes individë dhe parti të tilla!

Një shkrim i huazuar nga Facebook – Afrim Fanda

 

Por si duket shumë shpejtë, me moton e mirënjohur, tani më të zbatuar me sukses tek shqiptarët nën Maqedoni, Avash – Avash (Step by Step), kjo mbështetje servile e “LEN” për “LV” do të kalojë për Koalicioni për “familjen”…

Koalicioni per familjen

 

Pollog: 340 mijë euro për “pastrimin” e borës ?!

HarxhimeShtatë komuna të rajonit të Pollogut kanë harxhuar afër 340 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit 2024-2025.

Portalb i hulumtoi kontratat e nënshkruara për këtë dhe rezulton se përkundër që ka harxhuar më së shumti para, edhe atë 120 mijë euro, Komuna e Tetovës kontratën nuk e ka publikuar në sistemin online për prokurime publike.

Gostivari është i dyti për nga harxhimet për pastrimin e borës. Kompanitë që do pastrojnë borën në Pollog janë klientë të rregullt të komunave ku kanë fituar tenderin, shpesh herë për punë nga më të ndryshmet. 

Dimri duket të jetë stina e preferuar për kompanitë që merren me pastrimin e rrugëve nga bora, e sidomos për ata që janë të afërt me pushtetin lokal. Shuma të mëdha parash ndahen për këtë qëllim ndërsa dimri zgjat shumë pak ditë.

Shumë kompani ‘multifunksionale’ në Pollog

Pjesa më e madhe e kompanive të angazhuara për pastrimin e rrugëve nga bora janë klientë të rregullt të komunave përkatëse. Një pjesë në të kaluarën kanë fituar tenderë për asfaltim të rrugëve, riparim të defekteve në rrjetin e ujësjellësit, si dhe janë kujdesur për semaforët.

Pjesa më e madhe e kompanive fituese të tenderit për pastrimin e rrugëve kanë nga një apo dy të punësuar të paraqitur.

 

Komuna e Tetovës

Tetova ka harxhuar gjithsej 7.4 milion denarë ose 128.409 euro për mirëmbajtjen e rrugëve dimrit. Për pastrimin e rrugëve nga bora 80,459 euro ndërsa për furnizim me kripë dhe rërë 47.950 euro.

Portalbi të dhënat për këtë i siguroi nga burime brenda komunës së Tetovës pas disa përpjekjeve, pasi kontrata nuk është publikuar në sistemin online për furnizime publike, përkundër obligimit ligjor.

Kompania fituese e këtij tenderi është “Eco-Peu” e cila është themeluar në të njëjtin vit kur kryetar i komunës u zgjodh Bilall Kasami ndërsa është një prej tre kompanive në pronësi të familjes Bajrami, të cilat janë fituese të tenderëve me shuma milionëshe nga Komuna e Tetovës.

Portalb më herët ka shkruar rrjetin e bizneseve të familjes Bajrami.

Nuk dihet nëse ka pasur ofertues tjerë, por sipas historikut të tenderëve të kaluar, “Eco-Peu” dukshëm është një nga kompanitë favorite të Komunës së Tetovës. Kompania që ka vetëm gjashtë të punësuar, ka fituar dhjetëra tenderë nga kjo komunë për punë nga më të ndryshmet si asfaltim i rrugëve, lidhje të reja në ujësjellës dhe ndërtim të qarkoreve.

Për shembull, vetëm gjatë vitit 2023 kjo kompani nga Komuna e Tetovës ka fituar gjithsej 9 tenderë me vlerë prej 981.427 eurove.

Komuna e Gostivarit

Gostivari ka harxhuar gjithsej 5.9 milion denarë ose 95.913 euro për mirëmbajtjen e rrugëve dhe furnizim me kripë dhe rërë gjatë dimrit.

As Komuna e Gostivarit nuk e kishte publikuar kontratën në sistemin online për furnizime publike, kjo u bë një ditë pasi kërkoi Portalbi.

Kompania fituese e këtij tenderi është ‘Magnum Trans’, gjithashtu kliente e rregullt e komunës së Gostivarit ndërsa në të kaluarën është marrë me asfaltim të rrugëve, ndërtim të urave, shembjes së objekteve dhe ngjashëm.

Përkundër që shuma e tenderit mund të duket e lartë, në thirrjen e komunës së Gostivarit për këtë tender është paraqitur vetëm kjo kompani, përkatësisht nuk ka pasur ofertues tjetër.

 

Komuna e Zhelinës

Zhelina ka harxhuar gjithsej 1.2 milion denarë ose 19,507 euro për pastrimin e rrugëve nga bora gjatë dimrit. Kontrata nuk është publikuar në sistemin online për furnizime publike ndërsa Portalbi të dhënat i siguroi nga burime brenda komunës.

Kompania që ka fituar tenderin është “Ferna-Trans” me seli në Zhelinë, kjo kompani në të kaluarën ka fituar tenderë prej komunës së Jegunovcës dhe Makedonski Brod, nuk mund të thuhet se është kliente e rregullt e komunës së Zhelinës.

“Ferna-Trans” gjithashtu duket të jetë multifunksionale, pasi merret me shumë punë tjera ndërsa nuk dihet nëse kjo është hera e parë që pastron rrugë, pasi vitet e kaluara Komuna e Zhelinës ka pasur kontratë me kompani tjetër.

Gjithashtu, pasi kontrata nuk është publikuar, nuk dihet nëse në këtë thirrje ka pasur edhe ofertues tjerë.

Nga Komuna e Zhelinës nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske të Portalb se pse nuk e kanë publikuar kontratën në sistemin elektronik.

PollogKomuna e Tearcës

Tearca ka harxhuar gjithsej 1.4 milion denarë ose 24,019 euro për pastrimin e rrugëve nga bora për sezonin 2024-2025.

Kompania që ka fituar tenderin është ‘Urban Plan Construction’ ndërsa është kliente shumë e rregullt e Komunës së Tearcës pasi në të kaluarën ka fituar tenderë për pastrim të lumit, asfaltim të rrugëve, ndërtim të kanalizimit fekal dhe tjera.

‘Urban Plan Construction’ ka fituar këtë tender pa konkurencë, përkatësisht ka qenë ofertuesi i vetëm në thirrjen e publikuar nga Komuna e Tearcës. Kompania e njëjtë ka kryer këtë shërbim për Tearcën edhe në vitet e kaluara.

Nuk dihet nëse kompanitë tjera do të kishin shanse të ‘konkurojnë’ këtë kompani, pasi vetë kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, në të kaluarën ka publikuar fotografi me pronarin e kësaj kompanie, Sejdi Shasivarin, në pritje të Talat Xhaferit dhe Bujar Osmanit në Tearcë, pak muaj para kampanjës zgjedhore.

 

 

Komuna e Jegunovcës

Komuna e Jegunovcës nuk ka publikuar fare thirrje për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit pasi këtë e bën me mjetet vetanake. Për këtë qëllim ata kanë ndarë 300.000 denarë ose 4.870 euro për vitin 2024-2025.

Bëhet fjalë për një komunë të vogël me afër 10 mijë banorë.

 

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës

Mavrova ka harxhuar gjithsej 3.1 milion denarë ose 52.264 euro për pastrimin e rrugëve dimrit. Kjo komunë ka nënshkuar dy kontrata për këtë qëllim, edhe atë kontratë në vlerë prej 22.531 eurove për rajonin e Mavrovës dhe Rekës së Epërme dhe kontratë në vlerë prej 29.733 euro për rajonin e Rekës së Poshtme.

Kontratat janë nënshkruar në të njëjtën datë por me dy kompani të ndryshme, edhe atë “Jan Construction” me seli në Bërvenicë dhe “Balkan Turs” me seli në Mavrovë dhe Rostushë. Të dy kompanitë nuk njihen si kliente të rregullta të kësaj komune.

Kompanitë e lartpërmendura nuk kanë qenë aplikuesit e vetëm në këtë tender. Në thirrjen e parë ka pasur 3 ofertues ndërsa në të dytën 2, në fund janë zgjedhur kompanitë me ofertat më të mira.

 

Komuna e Vrapçishtit 

Vrapçishti ka harxhuar gjithsej 1.4 milion denarë ose 23,000 euro për pastrimin e rrugëve gjatë këtij dimri.

Kompania kontraktuese për këtë është “Arbi-Trans”, e njëjta si vitin e kaluar. Kjo kompani është është kliente e rregullt e Komunës së Vrapçishtit ndërsa gjithashtu multifunksionale, pasi në të kaluarën ka fituar tenderë për rikonstruim të rrugëve, rregullim hortikulturor të shëtitoreve dhe ngjashëm.

“Arbi Trans” ka qenë ofertuesi i vetëm në këtë thirrje.

Të dhënat Portalbi i ka siguruar përmes ueb faqes për prokurime publike dhe burimeve brenda komunave përkatëse, pasi jo të gjitha komunat kanë përmbushur obligimin ligjor për t’i publikuar marrëveshjet e nënshkruara online.

Ndryshe, sipas një hulumtimi të Qendrës për Komunikime Qytetare (QKQ), për këtë dimër institucionet shtetërore në vend kanë lidhur kontrata për prokurime publike për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave në vlerë prej 219 milionë denarë, ose 3.569.106 euro.

Sanksionet kundër NIS-it në Serbi pa ndikim në Kosovë

naftaSanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të krijojnë asnjë efekt në tregun e karburanteve në Kosovë, vlerësojnë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

 

Kryetari Fadil Berjani thotë se Kosova nuk importon karburante nga Serbia dhe rrjedhimisht “nuk do të ketë as lëvizje të çmimeve të naftës dhe të benzinës në vend”.

Dogana e Kosovës konfirmon se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur fare importe të naftës dhe benzinës nga Serbia.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës, ndërkaq, thonë se sanksionet ndaj NIS-it mund të ndikojnë në ngritjen eventuale të çmimeve të produkteve në Serbi, të cilat më pas importohen në Kosovë.

Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur NIS-in në listën e sanksioneve, për shkak të aksioneve që ka në të kompania ruse, Gazprom Neft.

Qëllim i sanksioneve është ta pengojnë Rusinë që t’i përdorë të ardhurat nga energjia për luftën e saj në Ukrainë.

 

Nuk ka varësi nga Serbia

Naftëtarët e Kosovës janë të gatshëm dhe e kanë të lehtë ta mbështesin embargon ndaj importit të karburanteve nga Serbia, thotë Berjani.

Sipas tij, ata nuk importojnë fare naftë nga Serbia dhe nuk kanë asnjë lidhje me NIS-in.

“Të gjithë importuesit që i ka Kosova – rreth 60 syresh – importojnë nga Porto Romano, nga Durrësi në Shqipëri”, thotë Berjani për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Dogana e Kosovës për vitin 2024, Kosova ka importuar mbi 808 milionë litra naftë, në vlerë prej mbi 501 milionë eurosh, dhe mbi 92 milionë litra benzinë, në vlerë prej rreth 56 milionë eurosh.

Gjatë vitit 2023, ndërkaq, janë importuar mbi 740 milionë litra naftë, në vlerë prej mbi 507 milionë eurosh, dhe mbi 86 milionë litra benzinë, në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh.

Atë vit, importi i karburanteve nga Serbia ka përbërë më pak se 1 për qind të sasisë së tërësishme të importit, sipas Doganës, ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur fare.

 

Efektet eventuale “minimale”

Berjani thotë se edhe në rast të rritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës në Serbi, një gjë e tillë nuk do të ndikojë në Kosovë.

“Në të gjitha situatat, nuk varemi asgjë nga Serbia, për sa u përket derivateve të naftës. Nuk ka nevojë për panik lidhur me çmimet, sepse nuk ka kurrfarë ndikimi tregu i Serbisë”, thotë Berjani.

Ai tregon se në Kosovë, aktualisht, çmimi i naftës për litër është mesatarisht nga 1.25 deri në 1.28 euro, ndërsa në Serbi 1.70 euro.

As Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, nuk pret rritje të çmimeve të karburanteve në Kosovë.

“Serbia është treg i vogël për të shkaktuar ndonjë çrregullim. Nuk është si Amerika ose Gjermania”, thotë ai.

Megjithatë, Rafuna paralajmëron se rritja eventuale e çmimeve të karburanteve në Serbi – si pasojë e sanksioneve – mund të ndikojë në mënyrë jodirekte në Kosovë.

Ai thotë se në Serbi ka mjaft kompani të huaja, amerikane, gjermane, italiane dhe turke, të cilat produktet e tyre i shesin edhe në Kosovë.

Ngritja eventuale e kostos së prodhimit të produkteve në Serbi për këto kompani, sipas tij, mund të shkaktojë “efekte indirekte minimale” edhe për tregun e Kosovës.

“Produktet që importojmë prej këtyre kompanive të huaja, të cilat prodhojnë në Serbi, mund të na vijnë me një kosto pak më të lartë sesa që e kemi tani. Por, ky është vetëm supozim”, thotë Rafuna.

Ai shton se edhe në atë rast, efekti do të ishte minimal, sepse nëse tregu i Kosovës nuk do të jetë i gatshëm t’i pranojë produktet e njëjta nga Serbia me çmime eventualisht pak më të larta, importuesit do të orientohen drejt produkteve më të lira nga vendet e tjera.

Kosova, shumicën e mallrave i importon nga jashtë – vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian, Turqia etj.

Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore – ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove – më së shumti produkte të metalit dhe plastikës.

rel

Kujdes nga “islami” (mercenarët) iranian!

MERCENAR m.

  1. Ushtar me rrogë në shërbim të një shteti a të një ushtrie të huaj. Trupa (ushtri) mercenarësh. Shërbente si mercenar.
    2. fig. përb. Ai që vihet në shërbim të armiqve ose të pushtuesve të vendit të vet për para ose për përfitime të ulëta vetjake; njeri i shitur. Mercenarët e fashistëve.
     

Iran RusiRusia dhe Irani bien dakord për bashkëpunim

Sanksionet e rrepta ndërkombëtare rëndojnë si mbi Rusinë edhe Iranin. Tani të dyja vendet ranë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë për 20 vitet e ardhshme. Bashkëpunimi përfshin edhe fushën ushtarake.

 

Rusia dhe Irani duan të thellojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak dhe ekonomik për 20 vitet e ardhshme. Gjatë vizitës së tij në Moskë, presidenti iranian Masud Peseshkian nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik me presidentin rus, Vladimir Putin. Lajmi u transmetua nga televizioni shtetëror iranian.

Ekspertët e konsiderojnë bashkëpunimin edhe si një përgjigje ndaj izolimit politik në rritje të të dy vendeve, i cili është rritur ndjeshëm që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Sanksionet e rrepta ndërkombëtare përbëjnë një barrë të rëndë për ekonomitë dhe sistemet financiare të Moskës dhe të Teheranit.

Më shumë bashkëpunim ushtarako-teknik

Sipas njoftimeve të mediave marrëveshja prej 47 nenesh përfshin bashkëpunimin në fusha të tilla si ushtria, politika, tregtia, kërkimi, arsimi dhe kultura. Marrëveshja vjen në një kohë trazirash politike në Lindjen e Mesme dhe pak para ceremonisë së fillimit nga detyra të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Pas vitesh negociatash tepër sekrete tani janë bërë publike vetëm disa detaje të marrëveshjes. Sipas një versioni të marrëveshjes të publikuar nga media shtetërore iraniane të dyja vendet duan p.sh. të zgjerojnë ndër të tjera  bashkëpunimin midis shërbimeve të tyre sekrete dhe institucioneve të sigurisë.

Në fushën e mbrojtjes, Moska dhe Teherani riafirmojnë angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit ushtarako-teknik. Një tjetër nen i marrëveshjes parashikon bashkëpunim në fushën e “rendit publik”.

rel

lexo edhe:

https://lajmet.com/maqedonia/cka-e-bashkon-politiken-e-neootomaneve-me-politiken-sllave/ 

SHBA:Ndalimi i TikTok alarmon ekspertët për botën digjitale

tiktokNdalimi i platformës do të konfrontonte 170 milionë përdorues në SHBA me rreziqe të tjera kibernetike dhe mund të ketë pasoja ndërkombëtare, paralajmërojnë aktivitsët e internetit.

 

Për platformën e rrjeteve sociale, TikTok, në SHBA ka nisur count down. Aplikacioni i preferuar për postime viedosh rrezikon të ndalohet në SHBA, nëse firma amë ByteDance nuk e shet biznesin e saj deri më 19 janar 2025 tek një blerës amerikan.

Ky afat është vendosur pas një presion prej muajsh: Rrënjët kineze të ByteDance, sipas politikanëve në SHBA, paraqesin rrezik sigurie dhe mund t’i lejojnë qeverisë kineze, që të ketë akses tek të dhënat e përdoruesve ose që t’i influencojë ata në platformë. ByteDance i hedh poshtë këto akuza.

Ndërsa përdoruesit e TikTok në SHBA do të shmangen në platforma të tjera, presidenti i zgjedhur Donald Trump, sipas mediave, synon ta shtyjë ndalimin e platformës. Në të njëjtën kohë mbrojtësit e të drejtave digjitale, paralajmërojnë, se ndalimi i një platforme të vetme ka pak të bëjë me mbrojtjen e përdoruesve – dhe se një masë e tillë mund të ketë pasoja negative.

TikTok në SHBA çështje e sigurisë kombëtare?

“Eshtë një lojë e rrezikshme, që përdoruesit të përballen me një rrezik edhe më të madh”, thotë Natalie Campbell nga organizata e SHBA-së Internet Society duke e krahasuar këtë me lojën popullore në SHBA Whack-A-Mole: Në këtë lojë lojtarët godasin në kokë brejtësit që shfaqen nga vrimat e fushës së lojës – por sapo godet një të tillë, shfaqet një tjetër dhe kjo spirale është pafund.

Ndonëse janë të drejta rezervat ndaj TikTok sa i përket mbrojtjes së të dhënave, një ndalim i plotë do t’i nxiste përdorueisr drejt zgjidhjeve të tjera në terrene më të oasigurta, argumenton ekspertja në intervistë për DW: “Njerëzit, që jetojnë prej TikTok-ut, do të përpiqen të gjejnë rrugë të tërthorta që të mund ta përdorin edhe më tej platformën.”

Diskutimi për ndalimin e platformës në një pejzazh gjithnjë e më të paqartë politik

Në prill 2024 deputetët e SHBA-së nga të gjtiha partitë vendosën ta mbështesin vendimin për ndalimin e platformës. TikTok apeloi duke argumentuar, se ndalimi përbën shkelje të lirisë së shprehjes. Çështja kaloi në Gjykatën Supreme. Të premten (17.01.2025) gjyqtarët supremë vendosën, që ndalimi i platformës hyn në fuqi të dielën më 19 janar 2025, nëse ByteDance deri atëherë nuk e ka shitur platformën tek një filial i SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë reagoi, se zbatimi i vendimit për arësye kohe duhet të kalojë tek administrata e re Trump, i cili të hënën (20.01.2025) betohet si presidenti i 47 i SHBA-së.

Donald Trump, i cili gjatë mandatit të parë presidencial e mbështeste ndalimin e TikTok-ut, ndërkohë e ka ndryshuar qendrimin e tij. Sipas njoftimeve të fundit, ai mendon që per drekret ta shtyjë ndalimin. është e paqartë, nëse kjo do të jetë e mundur ligjërisht.

dw