Kategoritë: Bota

Lajmet nga Bota

Një terapi e re për të luftuar kancerin

qelizat kancerShkencëtarët në Argjentinë kanë krijuar një adenovirus të modifikuar gjenetikisht, për të luftuar kancerin. Është një lloj virusi që shkakton të ftohtë dhe rrufë, por që është modifikuar në mënyrë të tillë, që e shndërron fuqinë e tij virale në një aftësi për të luftuar kancerin.

Ai quhet virusi onkoliktik, që kërkon dhe vret qelizat kanceroze.

Kjo ide nuk është e re; kërkimet në fushën e imunoterapisë kanë ekzistuar prej më tepër se 100 vjetësh. Por shkencëtarët në Laboratorin e Terapisë Molekulare dhe Qelizore në Buenos Aires mendojnë se kanë bërë një zbulim tjetër të rëndësishëm në këtë fushë:

“Kemi përftuar një virus me aftësinë për të ndjerë vetitë karakteristike të tumorit dhe për të sulmuar të gjitha qelizat e tij. Me fjalë të tjera, kemi një qasje të re ndaj atyre që kemi patur deri më sot.”

Shkencëtarët thonë se virusi i krijuar në laborator, godet indet e qelizave që ndihmojnë rritjen e tumorit. Ky është një zhvillim i mirëpritur nga shkencëtarët.

“Ky zbulim i ri është si një lloj lajmëtari për virusin, që ai të ndikojë tek qelizat mbështetëse. Emocionuese për biologjinë aktuale të kancerit, është se janë shtuar njohuritë për qelizat kanceroze dhe tumorale; se përreth kancerit ka një numër të madh qelizash mbështetëse, të cilat po ashtu fillojnë modifikohen në një mjedis që fillon të degjenerojë.”

Terapitë e reja për kancerin mund të jenë mjaft emocionuese. Kjo është e rëndësishme sepse mund të sjellin fonde shtesë për kërkime të reja. Por shkencëtarët argumentojnë se trajtimet e reja, si imunoterapia duhen përshëndetur me kujdes.

“Disa prej këtyre reagimeve të sistemit imunitar do ta godasin tumorin, disa të tjera jo. Prandaj, shkalla e ripërdorimit të këtyre viruseve është problem, sepse ndërsa i ofron atyre një përgjigje imunitare, kur paciantët ekspozohet me një dozë të dytë, apo të tretë, sistemi imuntar nuk e pronon më terapinë. Pra kjo është vështirësia e terapisë së re.”

Në vitin 2015 autoritetet amerikane dhe më pas ata të Agjencisë Eruopiane të Mjekësisë, e miratuan përdorimin e virusit të herpesit për trajtimin e melanomës. Kjo mund t’u hapë rrugën këtyre lloj terapive, që ato të përdoren në masë për trajtimin e kancerit. (voa)

Panama-Papers: Çfarë dinte komisioneri i BE-së për bashkëshorten?

Bashkëshortja e komisionerit të BE-së për Energjinë, Miguel Arias Canete gjendet në listën e “Panama Papers”. Gjithçka “me gjasë” e padëmshme” thuhet nga Komisioni Europian. Zbutje e skandalit?

Eurokomisioneri MiguelMicaela Domecq Solis-Beaumont – ky emër gjendet krah mijërave të tjerëve në dokumetet e publikuara nga të ashtuquajturat “Panama Papers”. Bëhet fjalë për gruan e komisionerit të BE-së për Energjinë e Mbrojtjen e Klimës, Miguel Arias Canete. Micaela Solis-Beaumont, e cila vjen nga një familje e pasur, nga viti 2005 ka pasur të drejtën e nënshkrimit për firmën “Rinconado Investment Group”, një firmë fiktive në Panama. Kjo firmë ka ekzistuar edhe në kohën kur Miguel Arias Canete kishte poste në Spanjë, por edhe nga viti 2014, kur ai mori një post në Bruksel. Kur një gazetar i rrjetit investigativ që kishte vlerësuar dokumentet i bën një telefonatë eurokomisionerit, për ta njoftuar, ky i fundit e kap vetë telefonin për t’ia bërë me dije presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker se ka mundësi për publicitetit negativ për Komisionin.

Pranohen dokumentet

Çiftit Canete nuk i janë provuar veprime ilegale biznesi dhe as evazion fiskal, por megjithatë për komisionerët e BE-së, steka e moralit është shumë e lartë. Para fillimit të punës në postin e tij, sipas rregullores, Canete i kishtë bërë publike aktivitetet e biznesit të njerëzve të tij të afërt. “Deklaratat e komisionerit Canete nuk bien ndesh me rregullat e Komisionit”, tha Margaritis Schinas, zëdhënësi i Komisionit Europian të hënën (04.04) në Bruksel, me kujdes, por duke theksuar se ky vlerësim bazohet në të dhënat e Canetes. Firma në Panama ku bën pjesë edhe gruaja e tij nuk është aktive prej vitesh, ka deklaruar Canete, pra nuk ka pasur konflikt interesi që do ta pengonin punën e tij. Avokatët e Micaela Demecq Solis-Beaumont pohuan se klientja e tyre i ka bërë të gjitha deklaratat e duhura për autoritetetet fiskale spanjolle.

Përmasa “skandaloze” të fshehjes së taksave

Komisioni Europian e ka shpallur prioritet luftën kundër fshehjes së taksave e evazionit fiskal në të ashtuquajturat parajsa fiskale. Një komision i KE-së po heton nëse presidenti i tij, Jean-Claude Juncker gjatë kohës si kryeministër i Luksemburgut përmes modeleve të mënjanimit të taksave e ka shndërruar këtë vend në një parajse fiskale për shumë koncerne të mëdha- Juncker i hedh poshtë akuzat e ngritura para dy vjetësh. Deputeti liberal gjerman, Michael Theurer, i cili trajton çështjen e “Lux-Leaks” në komision i shikon si “skandaloze” zbulimet. “Sigurisht komisioni për tatimet do të shqyrtojë edhe gjurmët e faktet që dalin nga ‘Panama Papers’. Dihej që Panamaja ishte një parajsë fiskale. Por përmasat e evazionit fiskal dhe dyshimi se janë përfshirë edhe krerë shtetesh e qeverish, madje gjurmët të çojnë deri tek Siemens, të gjitha këto janë ‘skandaloze'”, thotë deputeti gjerman.

 

BE kërkon futjen e tatimit aty ku fitohet

Në Luksemburg ka tatime shumë të ulta për fitimet që rrjedhin nga vende të tjera të botës. Një praktikë e tillë, e njohur edhe në vende të tjera si Irlanda, Holanda, do duhet të reduktohet me një ligj të ri të BE-së. Komisioneri europian për tatimet, Pierre Moscovici ka propozuar në fillim të këtij viti që fitimet të tatohen aty ku edhe nxirren- Kështu modelet e kursimit të tatimeve si psh. në Luksemburg nuk do jenë më interesante. Moscovici i ka thënë televizionit francez, RTL se në BE nuk ka më parajsa fiskale. Megjithatë edhe ekzistenca e një firme fiktive, pra thjesht një kuti postare nuk është shkelje ligjore. Shumë qeveri në Europë bënë të ditur se do të bëjnë hetime lidhur me publikimet e Panama Papers.

Të penalizohen bankat?

Eksperti për financat i partisë së Gjelbër, Sven Giegold kërkon penalizimin e bankave europiane, të cilat bëjnë pazare me firma të dyshimta fiktive. “Anëtaret e BE-së përmes pasivitetit të tyre u mundësojnë elitave të pasura të fshehin pasuritë e tyre në vende të treta për t’i ikur tatimit në vend. Është skandaloze që nuk ka asnjë lloj transparence për biznese të tilla dhe që ne jemi të varur nga informacionet e zbuluesve apo gazetarëve”, thotë Giegold. Komisioni Europian u kundërpërgjigj eurodeputetit Giegold. Bankat europiane që tani duhet t’i bëjnë publike veprimet e tyre për tatimet dhe të publikojnë pjesëmarrjen e tyre, thotë një zëdhënës i Komisionit. Ndërkohë në listat e Panama Papers dalin emra të njohur nga Europa, si kryeministri islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson dhe dy ministra të tij, një punonjës i afërt i ish-kryeministrit grek, Antonio Samaras dhe babai i ndarë nga jeta i kryeministrit britanik, David Cameron. (dw)

Ekonomia botërore

LagardeDrejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde tha sot se bota ka nevojë të bashkëpunojë në mënyrë që të kapërcejë sfidat globale ekonomike që përfshijnë rritjen e ngadaltë, çmimet e ulta të mallrave dhe shtrëngimet e mundshme financiare nga shumë qeveri.

Në një fjalim që mbajti në Frankfurt, zonja Lagarde tha se “rritja ka qënë tepër e ulët për një kohë të gjatë,” me efekte që nuk favorizojnë shumë njerëz dhe që mund të kenë pasoja të mundshme për indin social dhe politik ntë shumë vendeve.

“Më lejoni ta them qartë: Nuk dua të jap alarmin, por po them se jemi të shqetësuar. Ka patur një humbje të vrullit të rritjes, por ne besojmë se në qoftë se politikë-bërësit vendosin të veprojnë së bashku për të përballuar sfidat, efektet pozitive për besimin global dhe ekonominë globale mund të jenë të mëdha dhe ne mund të na kthejnë në rrugën e duhur. “

Ajo dha hollësi mbi sfidat mes ekonomive të avancuara, përfshi dollarin e fuqishëm që kufizon rritjen në Shtetet e Bashkuara, investimet e ulta dhe papunësinë e lartë në vendet e eurozonës dhe një kombinim të rritjes së ulët dhe inflacionit që po dëmton ekonominë japoneze.

Por zonja Lagarde theksoi edhe ato që i quajti pika inkurajuese. India, tha ajo ka rritje të fuqishme dhe rritje të të ardhurave. Në Azinë juglindore, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami po ecin mirë.

Për të shtuar këto arritje, ajo u bëri thirrje të gjitha vendeve të bëjnë pjesën që u takon në mënyrë që të rriten shanset për një rritje të rëndësishme globale.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin pagën minimale dhe të ulin taksat për njerëzit me të ardhura të pakta në mënyrë që të shtojnë punësimin, ndërsa vendet e euros duhet të krijojnë programe më të mira trajnimi për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë vende pune. (voa)

Kerry: Energjia e gjelbër, rekord i ri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry vlerësoi politikën e administratës për energjinë e pastër, duke thënë se më shumë se katër herë më tepër amerikanë janë punësuar nga kompanitë e energjisë së ripërtëritshme sesa nga industria e karburanteve fosile.

Ai vuri në dukje një shenjë inkurajuese: rritja globale e investimeve në energjinë e pastër arriti një nivel rekord, megjithë rënien e çmimeve të naftës, qymyrgurit dhe gazit.

“Kjo nuk po ndodh vetëm në vendet e industrializuara. Në fakt, ekonomitë në zhvillim si Kina, India dhe Brazili investuan më shumë në teknologji të ripërtëritshme vitin e kaluar se sa vendet në zhvillim. Vetëm Kina ka investuar më shumë se 100 miliard dollarë,” tha zoti Kerry në një forum për energjinë e pastër në Nju Jork.

Ai vuri në dukje se edhe vendet pasura me naftë si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë angazhuar për diversifikimin e energjisë. (voa)

Panama Papers: Në radhë janë publikimet për Ballkanin

paraHulumtues të krimit të organizuar dhe të korrupsionit paralajmërojnë se shumë shpejt do të zbulohen dokumente që do të nxjerrin në pah shpëlarjen e parave që kanë bërë udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm në rajonin e Ballkanit.

Paralajmërimet vijnë pasi prej njërës prej firmave më të mëdha ligjore në Panama, Mossack Fonseca, kanë rrjedhur dokumente që zbulojnë se si pushtetarë në gjithë botën përdorin kompani të huaja, për të fshehur miliarda dollarë pasuri jashtë vendeve të tyre.

“Në Ballkan mund të zbulohet një numër i rasteve interesante”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Miranda Patruciq, nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), që është një rrjet i gazetarëve investigativë në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

“Ne kemi pasur qasje në një bazë të të dhënave prej 2.6 terabajtësh. Kjo është rrjedhja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë dhe bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente. Ka (raste) në Serbi, në Bosnje dhe në gjithë rajonin. OCCRP ka mbuluar Azinë qendrore, Evropën lindore, Rusinë, Ballkanin dhe Kaukazin. Tash për tash jemi fokusuar në ato tregime që kanë qenë prioritet, si presidenti i Rusisë, i Ukrainës, i Azerbajxhanit, i Kazakistanit. Pasi të dalë cikli i parë, do të fokusohemi edhe në këtë rajon dhe tregimi do të jetë i shkëlqyer”, ka thënë Patruciq, e cila është redaktore rajonale e OCCRP-së.

Dokumentet që kanë rrjedhur deri më tash, e që janë emëruar si “Panama Papers”, vënë sidomos theksin te krerët e Rusisë, Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Thuhet se ata janë të angazhuar në operacione të dyshimta për të fshehur pasurinë jashtë vendit. (rel)

“Panama Papers” i vë në siklet politikanët

“Panama Papers” përmbajnë emra figurash të njohura ndërkombëtarisht: një mik i ngushtë i Putinit, presidenti i Ukrainës Poroschenko, ylli i futbollit Messi dhe shumë të tjerë duket se posedojnë firma për fshehje pasurie.

panama papers 1Gjurmët e “Panama Papers” në drejtim të Kremlinit hidhen poshtë në Rusi si propagandë. Kryetarja e komisionit të sigurisë në Duma (parlamenti rus), Irina Jarocvja, tha – sipas të dhënavetë agjencisë së lajmeve Tass, se ka një numër të madh sulmesh informative kundër presidentit rus Vladimir Putin. “Ky është një ndër inxhenksionet me helm me shpresën, se doza dikur do të bëjë efekt.”

Miku më i mirë i Putinit me sa duket i involvuar

Sipas të dhënave të “Süddeutschen Zeitung” të besuar të Putinit gjatë viteve të kaluara në rrethana konspirative me sa duket kanë nxjerrë shumë para nga Rusia përmes firmave që ekzistojnë vetëm si adresa postare.

Ndër figurat kyç në këtë rast bën pjesë edhe Sergej Roldugin. Ai është një violonçelist i njohur dhe sipas gazetës “Süddeutsche Zeitung” në vitin 1985 ka qenë nun i vajzës më të madhe të Putinit. Ai konsiderohet si një ndër shokët më të mirë të presidentit rus dhe është në qendër të një rrjeti të përbërë nga firma që ekzsitojnë vetëm me adresë postare Vet emri i Putinit nuk shfaqet në firmat me adresë postare, sipas Süddeutsche Zeitung. Shefi i Kemlinit nuk është shprehur lidhur me këto lajme.

Shoqatë ndërkomëtare investigimi

Siç njofton gazeta që botohet në Mynih “Süddeutsche Zeitung”, nga një burim anonim asaj i janë vënë në dispozicion 11,5 milionë dokumenta mbi 214.000 firma fiktive, që janë themeluar prej kancelarisë Mossack Fonseca në Panama. Në vlerësimin e rrjetit të të dhënave të quajtur “Panama Papers” kanë marrë pjesë 400 gazetarë nga 80 vende. Ata i kanë publikuar rezultatet e investigimit të tyre ndërkohë në 20 gjuhë. Në fakt themelimi i firmave vetëm me adresë postare është legal, por shpesh ato përdoren për t’ia fshehur pasurinë zyrës së tatimeve ose për “larje” parashë.

Sipas të dhënave të Süddeutsche Zeitung dokumentat provojnë, se si kancelaria Mossack Fonseca “ditë për ditë rrezikon duke thyer sanksionet dhe duke ndihmuar për evazion fiskal”. Të dhënat tregojnë, se “si një industri globale e drejtuar nga bankat e mëdha, kancelaritë e avokaturës dhe administruesit e pasurive, administron në heshtje pasuritë e politikanëve, të funksionarëve të FIFA-s, mashtruesve dhe kontrabandistëve të drogës, personaliteteve dhe yjeve të sportit”.

S’ka hetime kundër Poroschenko-s

Si posedues i një firme me adresë postare përmendet në dokumenta edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroschenko. Zyra ukrainase e antikorrupsionit lidhur me këtë njoftoi, se për arsye ligjore nuk mund të hetohet kundër presidentit në detyrë. Poroschenko në gusht 2014 në kulmin e luftës në Lindje të Ukrainës me themelimin e një firme offshore e ka zhvendosur koncernin e tij të ëmbëlsirave juridikisht në ishujt e Britanisë së Madhe Jungfern. Qëllimi duhet të ketë qenë shmangia e shlyerjes së tatimeve në rast të një shitjeje të mundshme të koncernit.

Në Islandë opozita kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Sigmundur David Gunnlaugsson. Politikani konservator me gruan e tij më 2007 me ndërmjetësimin e Mossack Fonseca ka themeluar një firmë në ishujt Jungfern, për të fshehur atje prej fiskut miliona dollarë. Zëdhënsi i Gunnlaugsson-it ka vënë në dukje, se do të mbajë të hënën (04.04) një konferencë shtypi për këtë çështje.

Fëmijët e Sharif-it posedojnë imoblje

Familja e kryeministrit të Pakistanit Navaz Sharif mban qendrim ofensiv ndaj këtyre zbulimeve. “këto banesa na përkasin neve dhe firmat offshore gjithashtu na përkasin neve”, tha djali i tij Husain në televizionin Geo. “Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes dhe unë as nuk kam fshehur gjë dhe as nuk kam ndërmend ta bëj këtë.” Fëmijët e Sharif-it Husain, Hasan dhe Maryam sipas “Panama Papers” kanë një firmë imobljesh me adresë postare në Londër.

Edhe të afërm të anëtarëve të nivelit më të lartë të Partisë Komuniste të Kinës, sipas “Panama Papers” kanë fshehur pasuritë e tyre përmes firmave fiktive në të ashtuquajturat oaze taksash. Në bazë të dokumentave të zbuluara ka lidhje të paktën me nëntë anëtarë aktivë dhe ish-anëtarë të komisionit të përhershëm të Byrosë Politike, forumi ky më i rëndësishëm i Partisë Komuniste – ndër ta edhe presidenti i Kinës Xi Jinping.

Sipas mediave britanike në dokumenta përmendet edhe babai i vdekur i kryeministrit britanik David Cameron. Gjithashtu në dokumenta shfaqen edhe anëtarët e partisë së Cameron-it si dhe përkrahës financiarë të konservatorëve. Zyra e Cameron-it ka refuzuar të pozicionohet.

Edhe emri i presidentit të bllokuar të UEFA-s Michel Platini dhe i anëtarit të Komisionit të Etikës së FIFA-s, Juan Pedro Damiani, përmenden në kontekstin e kësaj liste. Akuza të reja nga zbulimi i të dhënave sipas “Süddeutscher Zeitung” ka edhe kundër futbollistit argjentinas Lionel Messi.

Kancelaria panameze Mossack Fonseca pranoi, që pjesërisht dokumentat e bëra publike i përkasin asaj. “Ne na kanë ndërhyrë në sistem (hack). Ky është një krim”, tha avokati i kancelarisë Ramón Fonseca Mora. Ai e drejton kancelarinë bashkë me avokatin me origjinë gjermane Jürgen Mossack. Njëkohësisht Fonseca deklaroi, se sipërmarrja e tij nuk ndihmon në larjen e parashë apo në evazionin fiskal. Kancelaria në fakt themelon firma dhe ua shet ato bankave, administruesve të pasurisë apo avokatëve. Me konsumatorët nuk ekziston asnjë marrëdhënie biznesi. (dw)

Ndihmës të presidentit rus të përfshirë në pastrim parash

panama papersNjë ekip gazetarësh ndërkombëtarë, që po analizojnë dokumente të nxjerra fshehurazi nga një studio ligjore panameze, kanë arritur në përfundimin se ndihmës të Presidentit rus Vladimir Putin kanë qarkulluar deri në 2 miliardë dollarë përmes bankave në të ashtuquajturat “parajsa fiskale”.

Koncorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues, në bashkëpunim me gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe me mbi 100 mjete të tjera shtypi, njoftoi të djelën se mbi 11.5 milionë doumente të nxjerra nga studio ligjore panameze Mossack Fonseca flasin për dhjetra transaksione që “përfshijnë individë ose kompani të lidhura me presidentin Putin.

Depozitimi i parave në bankat e vendeve të njohura si “parajsa fiskale”, kryesisht në Karaibe, nuk është në vetvete e jashtëligjshme. Individë apo kompani i regjistrojnë bizneset në këto vende për shkak të taksave të ulta,  ose për lehtësine e të bërit biznes ndërkombëtar.

Por raporti i Koncorsiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues thekson se “dokumentet tregojnë se bankat, studiot ligjore dhe aktorët e tjerë, që kanë mundësuar këto transaksione, shpesh nuk kanë ndjekur kërkesat e duhura ligjore për t’u siguruar që klientët e tyre nuk kanë qënë të përfshirë në aktivitete kriminale, në skema për të shmangur taksat ose në korrupsion politik”.

Javën e kaluar Kremlini nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve lidhur me transaksionet në fjalë dhe akuzoi publikisht grupin e gazetarëve se po përgatiste një “sulm mediatik” ndaj udhëheqësit rus dhe individëve të afërt me të.

Koncorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues është një organizatë jo-fitimprurëse me seli në Uashington.

Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, me seli në Mynih, tha të djelën se dokumentet i kishte siguruar nga një burim anonim para më shumë se një viti.

Sipas gazetës, sasia e dokumenteve që ajo zotëron është disa herë më e madhe se kabllogramet diplomatike amerikane të bëra publike nga WikiLeaks në vitin 2010 dhe dokumentet sekrete të zbulimit që iu dhanë shtypit nga Edward Snowden në vitin 2013.

Sipas raportit, aktivitetet ruse drejtoheshin nga Banka Rossiya dhe në të përfshihen ndihmës të afërt të Presidentit Putin. Sipas raportit, paratë kishin përfunduar në kompani të regjistruara në parajsat fiskale, dy prej të cilave zyrtarisht u përkasin miqve të ngushtë të presidentit Putin. Njëri prej tyre është muzikanti Sergei Roldugin, shok fëmijërie i presidentit dhe kumbar i vajzës së tij, Maria. Në letër, Roldugin ka fituar miliona dollarë si rezultat i aktiviteteve të dyshimta.

Dokumentet nga firmat e zotit Roldugin, theksojnë se “kompania e tij ishte një korporatë e krijuar kryesisht për të mbrojtur identitetin dhe privatësinë e pronarit të vërtetë të kompanisë”.

Muzikanti në të kaluarën u ka thënë gazetarëve se ai nuk është biznesmen.

Në një prej shembujve të përmendur në raport, dokumentet tregojnë se firma “Sandalwood Continetal”, ka blerë një pronë për vetëm 1 dollar dhe e ka shitur atë pas tre muajsh për 133 milionë dollarë.

Po ashtu kjo kompani, ka marrë një kredi prej 800 milionë dollarësh nga një bankë shtetërore ruse, por dokumentet nuk përmbajnë asnjë  provë se me çfarë pasurish e ka siguruar këtë hua dhe nuk ka snjë dokument se ka bërë pagesa për huanë.

Dokumente të tjera tregojnë se një prej kompanive të Rolduginit “International Media Overseas”, ka marrë një kredi prej 6 milionë dollarësh në vitin 2007 dhe pas tre muajsh kredia është shlyer duke paguar vetëm 1 dollar. Praktikisht firmës së muzikantit i janë dhënë 6 milionë dollarë.

Në një veprim tjetër të dyshimtë, në vitin 2011 “International Media Overseas” mori përsipër një borxh prej 200 milionë dollarësh, duke marrë përsipër si pagesat edhe interesat e borxhit.

Kompania pagoi përsëri vetëm një dollar, në një kohë që vetëm interesat e këtij borxhi shkonin 8 milionë dollarë në vit.

Sipas Koncorsiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues, veç lidhjeve të Presidentit Putin me këto llogari bankare, dokumentet përmbajnë:

– Llogari bankare në parajsa fiskale të 140 politikanëve dhe figurave publike nga gjithë bota, përfshirë 12 udhëheqës në detyrë ose ish udhëheqës të vendeve të ndryshme. Mes tyre, kryeministra të Islandës dhe Pakistanit, presidentë të Ukrainës, Argjentinës dhe mbretit të Arabisë Saudite.

– Emra të të paktën 33 individëve dhe kompanive që janë në listën e zezë të qeverisë amerikane për shkak të të dhënave se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme si bërje biznesi me krerët e drogave të Meksikës, me organizata terroriste si grupi Hezbollah, ose vende si Koreja e Veriut dhe Irani.

– Dokumentet tregojnë se banka të mëdha kanë iniciuar krijimin e firmave të vështira për t’u ndjekur nëpër vendet parajsa-fiskale. Mbi 500 banka, filiale apo degë të tyre, kanë krijuar mbi 15 mijë firma nëpër parasjat fiskale për klientët e tyre duke përdorur studion ligjore Mossack Fonseca, e cila ka një aktivitet 40 vjeçar me praktika të tilla, e patrazuar nga njeri.

– Firma panameze u shpreh për gazetën “The Washington Post”, se ajo “zbaton gërmë për gërmë dhe frymën” e ligjeve financiare, të cilat ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Ajo theksoi se në 40 vjetët që ekziston nuk është akuzuar asnjëherë për aktivitete kriminale.

Në një intervistë për gazetarin e Zërit të Amerikës Michael Hudson, një prej redaktorëve të Koncorsiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve tha se“kjo është ana e errët e ekonomisë globale – paraja që qarkullon kryesisht e pakontrolluar, e pazbuluar. Nuk mund të thuash që në çdo rast dikush ka bërë shkelje, ose është përfshirë në praktika të dyshimta. Por pa dyshim që kanë lindur shumë pikëpyetje rreth transparencës, kur shikon politikanë, sidomos udhëheqës shtetesh, që dërgojnë paratë e tyre në vende të tjera, duke përdorur parajsa fiskale për të fshehur aktivitetet e tyre”.

Në raport përmenden Ishujt Britanikë “Virgin” në Karaibe,  si parajsa fiskale më e përhapur, kur rezultojnë të regjistruara gjysma e kompanive të studios ligjore Mossack Fonseca. Panamaja, Ishujt Bahamas dhe Sejshellet pasojnë në  listë.

Koncorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues “ICIJ”, po ashtu hedh dritë të re mbi vjedhjen e arit britanik në vitin 1983, të njohur si “krimi i shekullit”.

Grabitësit vodhën rreth 7 mijë kallëpe floriri nga magazina Brink’s-Mat në aeroportin Heathrow të Londrës, së bashku me para dhe diamante. Floriri u shkri dhe u shit dhe paratë kurrë nuk u gjetën.

Sipas raportit të “ICIJ” dokumentet e studios ligjore Mossack Fonseca tregojnë se një zyrtar, i një kompanie të krijuar nga kjo studio ligjore, 16 muaj pas vjedhjes së floririt, duket se ishte ” përfshirë në administrimin e parave nga vjedhja e famshme e floririt në Londër. Kompania vetë nuk është përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm, por ka dyshime se mund të ketë investuar para përmes llogarive bankare dhe pronave me burime të dyshimta”.

Studioja ligjore e mohon të ketë patur ndonjë rol në fshehjen e të ardhurave nga vjedhja e floririt në Londër.

Korrespondentët e VOA Ken Bredemeier dhe Michael Lipin kontribuan për këtë raport. 

Mijëra kërkesa për makinën Tesla

teslaKreu i kompanisë Tesla Motors, Elon Musk tha se porositë nga e gjithë bota për makinën e tij të re elektrike me çmim të ulët kanë arritur në 276,000.

Musk tha në Twitter se ky numër është më shumë se dyfishi që kishte pritur kompania dhe la të kuptohet se me ritmin e tanishëm totali i porosive mund të arrijë në 500,000.

Tesla filloi të pranojë porosi për modelin 3 të enjten dhe deri të shtunën kishte marrë më shumë se dy herë më shumë rezervime se sa të gjitha shitjet e mëparshme të kompanisë.

Modeli 3 që kushton 35,000 dollarë, do të jetë në gjendje të bërë rreth 215 milje me një ngarkim të vetëm. Zoti Musk tha se makina e re përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të baterisë, por para se të fillojnë shitjet e para, kompania shpreson të rrisë edhe më shumë efiçencën. (voa)

Takim Biden-Erdogan në Uashington

erdogan bidenNënpresidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Uashington me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Zyrtarët turq kanë shprehur zhgënjim lidhur me mospajtimet mes dy palëve për çështjen e grupit paraushtarak kurd në Siri, të njohur me inicialet YPG.

YPG është krahu i armatosur i Partisë Bashkimi Demokratik Kurd, një forcë politike me influencë. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë grupim si një forcë efektive kundër ISIS në Sirinë veriore. Megjithatë, Turqia thotë se Bashkimi Demokratik Kurd ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, PKK, e cila lufton për autonomi në pjesën juglindore të Turqisë.

Presidenti Erdogan ndodhet në Uashington për Takimin e Sigurisë Bërthamore.

Më parë këtë vit, zoti Biden vizitoi Turqinë ku kritikoi udhëheqësit e vendit për shtypjen e lirisë së shprehjes.(voa)

Shesheli pas lirimit: Tribunali i Hagës anti serb

sheshel 1Tribunali i OKB-së në Hagë e liroi ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel të akuzuar për krime lufte.

Akuzat nuk mundën të provohen dhe kësisoj Shesheli është “një njeri i lirë”, tha gjyqtari Jean-Claude Antonetti duke shqiptuar vendimin (31.03) në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel i akuzuar për krime lufte. Të gjitha pikat e akuzës ndaj tij mbi veprimet gjatë luftrave në ish-Jugosllavi u shfuqizuan.

Ish-shefi “i propagadnistëve të Serbisë së Madhe” akuzohej krahas krimeve të luftës edhe për krime kundër njerëzimit gjatë luftrave ballkanike në vitet 90-të, dëbime të detyrueshme dhe tortura. Shteti i tij i dëshiruar duhej të përfshinte Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe një pjesë të madhe të Kroacisë si dhe të Bosnje-Hercegovinës, thuhej në aktakuzë. Akuza kërkoi 28 vjet heqje lirie.

Gjyqtari Antonetti tha, se prokuroria nuk ka “paraqitur prova të mjaftueshme”, që Shesheli vërtetë i ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Prokuroria nga ana e saj deklaroi, se merr dijeni për këtë vendim. “Një sërë viktima dhe komuna do të jenë të zhgënjyer”, thuhet në një deklaratë. Vendimi i Tribunalit të OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi u mor në mungesë të të akuzuarit. Sheshelj në nëntor 2014 u lirua për arsye shëndetësore nga paraburgimi.

Sheshelj ironizon pas vendimit në Hagë

Akuzat nuk mundën të provohen dhe kësisoj Shesheli është “një njeri i lirë”, tha gjyqtari Jean-Claude Antonetti duke shqiptuar vendimin (31.03) në procesin e Tribunalit të Hagës ndaj ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel i akuzuar për krime lufte. Të gjitha pikat e akuzës ndaj tij mbi veprimet gjatë luftrave në ish-Jugosllavi u shfuqizuan.

Ish-shefi “i propagadnistëve të Serbisë së Madhe” akuzohej krahas krimeve të luftës edhe për krime kundër njerëzimit gjatë luftrave ballkanike në vitet 90-të, dëbime të detyrueshme dhe tortura. Shteti i tij i dëshiruar duhej të përfshinte Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe një pjesë të madhe të Kroacisë si dhe të Bosnje-Hercegovinës, thuhej në aktakuzë. Akuza kërkoi 28 vjet heqje lirie.

Gjyqtari Antonetti tha, se prokuroria nuk ka “paraqitur prova të mjaftueshme”, që Shesheli vërtetë i ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Prokuroria nga ana e saj deklaroi, se merr dijeni për këtë vendim. “Një sërë viktima dhe komuna do të jenë të zhgënjyer”, thuhet në një deklaratë. Vendimi i Tribunalit të OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi u mor në mungesë të të akuzuarit. Sheshelj në nëntor 2014 u lirua për arsye shëndetësore nga paraburgimi.

Ai as sot e kësaj dite nuk e njeh këtë gjykatë. Pas shpalljes së vendimit të enjten (31.03) ai u shpreh, se ky “është një gjyq anti serb në duart e fuqive të mëdha”. 61 vjeçari theksoi, se “gjyqi nuk ka asnjë rëndësi juridike” Për 12 vjet burg hetuesie në Tribunalin e OKB-së ai do të kërkojë zhdëmim në vlerën e 14 milionë Eurove.

Ka qenë qysh në “fillim e qartë, që unë jam i pafajshëm”, deklaroi ekstremisti. Pavarësisht të gjitha proceseve kundër bashkëatdhetarëve të tij serbë në Hagë qendron “ideja e plotfuqishme e Serbisë së Madhe me ose pa mua.”

Shesheli u shpreh me ironi ndaj këtij gjykimi: pas të gjitha proceseve kundër “serbëve të pafajshëm, që kanë marrë dënime drakonike”, tashmë ka një gjykim nga gjyqtarë “të ndershëm e korrekt”, tha Sheshelj në një deklarim para gazetarëve në Beograd.

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina: vendimi dështim për Tribunalin

Kryeministri kroat Tihomir Oreskovic e quajti “të turpshëm” lirimin e tij. Sipas tij ky do të thotë një dështim për Gjykatën e Hagës dhe prokurorinë, tha ai në Zagreb. Në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë mediet e përshkruan vendimin për lirimin e tij si një shok dhe turp. “Por mua megjithatë nuk më interesojnë aspak këto reagime”, tha Shesheli. Ai akuzoi SHBA-në dhe BE-në, se “mbështesin të gjithë armiqtë serbëe. Përderisa Perëndimi më 1999 bombardoi Serbinë, “nuk mund të pres tani që ne të jemi miqtë e tij”.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas tri javësh në Serbi partia e tij radikale (SRS) deri më tani e papërfaqësuar në parlament mund të dalë me 25% si forca e dytë politike në vend. dw