Kategoritë: Kulturë

KRISHTI ME KAMXHIKUN

Fan Noli

KRISHTI ME KAMXHIKUN

 

Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë

Janë shtruar sarafët’) pa shpirt e pa besë,

Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrutojnë,

Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.

 

Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,

Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë,

Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten

Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

 

Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar

Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar;

Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,

Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.

 

Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie

Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:

Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,

Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.

 

Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,

Krisht’ i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë:

Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj,

Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj.

 

Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha:

“Ja tani e ke nisur tamam, or usta!

Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,

Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.”

 

“Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,

Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar;

Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.

Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.”

 

Jesu Krishti s’ dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.

Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,

Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri,

Se lirin’ e sjell drita e mëndjes, jo druri.”

 

“Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq,

Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.

Përkëdhel’ u kurrizin dhe do t’të besojnë,

Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”.

 

Jesu Krishti s’dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.

Dhe s’u-unj përsëri që ta merrte kamçikun:

Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,

Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.

 

– Poezi nga Fan Noli

Thëniet më të Bukura për Drejtësinë

drejtesiaJo gjithmonë padrejtësia lidhet me ndonjë veprim të caktuar: shpesh herë ajo kryhet pikërisht duke mos vepruar.

 

I drejtë mund të jetë vetëm ai që është njerëzor.

 

Të jesh i mëshirshëm është shumë më e lehtë se sa të jesh i drejtë.

 

Drejtësia pa fuqi dhe fuqia pa drejtësi janë njëlloj të tmerrshme.

 

Ku nuk ka drejtësi nuk ka liri dhe ku nuk ka liri, nuk ka as drejtësi.

 

Drejtësia i nevojitet një populli më tepër mbase edhe se qytetërimi.

 

Të qenët e drejtë është diçka shumë e çmueshme që nuk blihet me para.

 

Drejtësia pa fuqi është e dobët, fuqia pa drejtësi është despotike.

 

Drejtësia duhet të jetë e fortë, forca duhet të jetë e drejtë.

 

Drejtësia – ja virtyti i shpirtrave të mëdhenj.

 

Ji i drejtë dhe do të jesh i lumtur.

 

Egzistojnë dy norma të drejtësisë: të mos dëmtosh asnjeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë.

 

Të varfërve u duhet të shpresojnë te drejtësia, të pasurit mbarojnë punë me padrejtësinë.

 

Lëvdata e drejtë u duhet fëmijëve si drita e diellit luleve.

 

Fryma e drejtësisë dhe fryma e së vërtetës janë një e pandarë.

 

Njëri e vret derrin egër, tjetri ha mishin e pjekur të tij.

 

Nuk është ar çdo gjë që shkëlqen. Por do të ishte e drejtë të shtonim se jo çdo gjë e artë shkëlqen.

 

Nuk ka të drejtë të ankohet për detin ai që pëson anijethyerje për të dytën herë.

 

Masa të jetë kudo; gjithçka duhet të ketë kufi.

 

Të jesh i mirë nuk është aspak e vështirë, e vështirë është të jesh i drejtë.

 

Në qoftë se në kulmin e qytetërimit, ka njerëz që bien e vdesin nga uria, fajtore nuk është kopracia e natyrës, por padrejtësia njerëzore.

 

Drejtësia është e vërteta në veprim.

 

Të jesh i padrejtë me vetveten është po aq e vështirë sa të jesh i drejtë me të tjerët.

Sipas tenxheres edhe kapakun.

 

Drejtësia do të mbretërojë atëherë kur secili fyerjen e tjetrit ta marrë si të tijën.

 

Nuk është e thënë që një kapele luksoze të mbulojë gjithnjë një kokë të denjë.

 

Është gjithmonë më e lehtë të jesh i drejtë në lumturi se sa në fatkeqësi.

 

Përpara se të jesh shpirtmadh duhet të jesh i drejtë.

 

Secilit i duhet dhënë haku.

 

Drejtësia – virtyti më i lartë.

shs

Albert Camus: “Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi.”

ServiletSERVIL

Njeri pa karakter që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake; puthador, shpirtrob, shpirtskllav; që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri servil. Qëndrim servil.

SERVILIZËM

Të qenët servil sjellje a qëndrim prej servili.

Ja disa Aforizma për servilët:

Servili nuk ka respekt as për të afërmin dhe as për vetveten. Ai synon të mjegullojë zgjuarsinë e tjetrit, që pastaj të bëjë ç’të dojë me të. Është një hajdut nate, që fillimisht shuan dritën, pastaj kryen plaçkitjen.“

Denis Fonvizin

„Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë.“

John Churton Collins

Servilët u ngjajnë miqve, si ujqërit qenve.”

John Jay Chapman

“Nuk ka njerëz aq të aftë për gjunjëzime sa ata që dëshirojnë të ngjiten lart.”

Marguerite Gardiner

“Kini parasysh se të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin.”

Jean de la Fontaine

“Kur i përkulemi me nderim dikujt, përherë ia kthejmë shpinën dikujt tjetër.”

Ferdinando Galiani

“Zakonisht njerëzit lëvdojnë që të lëvdohen.”

François de La Rochefoucauld

“Më mirë mes korbave se mes servilëve: të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli.”

Antisteni

“Asgjë s’është më e pështirë se shumica, meqë ajo përbëhet nga kryetarë të fortë, nga maskarenj që përshtaten, nga të dobët që asimilohen dhe nga turma që ndjek pa ia pasur haberin se çfarë do vërtet.”

Gëte

Zakonisht prej Intelektualëve pritet pak më shumë Dinjitet

Dinjiteti

Çka është dinjiteti

 

DINJITET m.

  1. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit).
    Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet.
    2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.

 

Ja disa aforizma mbi DINJITETIN, për ata, që nuk e kanë humbur ende:

 

„E mira e parë e një populli është dinjiteti i tij.“

Camillo Benso di Cavour

 

„Dinjiteti njerëzor nuk mund të blihet.“

Robert Lerch

 

„Dinjiteti vetjak matet me metrën e ndërgjegjes vetjake, jo me përshtypjet e të tjerëve.“

Fausto Cercignani

 

“Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.”

Aristoteli

 

„Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë duke konsumuar gjysmën e energjive të tyre në përpjekje për të mbrojtur një dinjitet që nuk kanë pasur kurrë.“

Raymond Chandler

 

„Çdo marrëdhënie njerëzore përfshin kompromiset, por kufiri i kompromisit është dinjiteti i çdonjërit.“

Fausto Cercignani

 

„Uria shkon e vjen, por dinjiteti njëherë që ikën, nuk kthehet më.“

Nicolai Lilin

 

„Nuk do t’i lejoj askujt që të ecë në mendjen time me këmbë të palara.“

Gandi

 

„Sapo dikush të vetëdijësohet se t’u bindesh ligjeve të padrejta bie në kundërshtim me dinjitetin e njeriut, nuk ekzistojnë më tirani që të mund ta sundojnë.“

 

Gandi

 

„Ju lutem: më pak dashuri e më shumë dinjitet!“

Kurt Vonnegut

 

„Kur bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor, nuk mund të bëjmë kompromise.“

Angela Merkel

 

„Nëse një njeri nuk ka zbuluar diçka për të cilën ia vlen të vdesë, nuk është i denjë të jetojë.“

Martin Luther King

 

„Askush nuk do na hipë mbi shpinë nëse ne vetë nuk e përkulim kurrizin.“

Martin Luther King

Njerëzit nuk lindin të qytetëruar, bëhen.

edukataÇka është Edukata 

EDUKATË f.

  1. Tërësia e vetive a e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj. (botëkuptimi, vetitë morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet, shijet etj.), që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të shkollës, të familjes e të shoqërisë dhe duke mësuar e punuar; formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. Edukatë e shëndoshë. Edukatë komuniste. Edukatë morale (politike, ushtarake). Edukatë familjare. Edukatë shkollore. Edukatë estetike (muzikore, shëndetësore). U japim fëmijëve edukatën e punës.
    2. Sjellje e njerëzishme. Njeri me (pa) edukatë. Ka edukatë (të mirë). I mungonte edukata. I është bërë edukatë.
    * Edukatë fizike lëndë mësimore që bëhet në shkollë për t’i formuar nxënësit e studentët nga ana fizike, për t’i bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. Edukatë moralo – politike lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike.

Ja disa Aforizma:

Edukata e një populli mund të gjykohet nga ajo që ndodh në rrugët e tij. Aty ku ka pabesi në rrugë, ka pabesi edhe në shtëpi.

Edmondo De Amicis

 

Shumë të rinj mendojnë se janë spontanë, ndërkohë që janë thjesht të paedukatë.

François de La Rochefoucauld

 

Detyra e vetme dhe kryesore e edukimit mund të përmblidhet në konceptin e moralitetit.

Johann Friedrich Herbart

 

Çdo njeri lind i mirë: janë përvojat e jetës dhe edukimi që e bëjnë të keq.

Vittorino Andreoli

 

Për t’u edukuar nuk mjafton arsimi.

Sigmund Freud

 

Njerëzit nuk lindin të qytetëruar, bëhen.

Baruch Spinoza

Njerëzit lindin të paditur, por jo të pamend. Të pamend bëhen përmes edukimit.

Bertrand Russell

 

Fëmijët edukohen nga çfarë të rriturit janë, jo nga çfarë të rriturit thonë.

Carl Gustav Jung

Të shpresosh se gjendja do të ndryshojë, do të thotë, të presësh, që dikush tjetër të ndryshojë gjendjen.

tuneliÇka është Shpresa

 

SHPRESË f.

 

  1. Besimi që kemi se do të na plotësohet një dëshirë, një qëllim a një synim; qëndrimi në pritje me një besim të tillë; ndjenja që kemi kur e shohim si të mundshme përmbushjen e një dëshire a arritjen e një qëllimi. Shpresa të mëdha (të pakta, të kota). Shpresa e fundit. Shpresat e popullit. Me shpresë se … duke shpresuar se … Pa shpresë shpëtimi. Një rreze (një shkëndijë, një fije) shprese. Gjendje pa shpresë. Shpreh (shfaq) shpresën se. . . Na mbushi me shpresë. U ngjalli (u dha) shpresa të reja. Kam (nuk kam) shpresë. E humbi (e hoqi) shpresën nuk shpreson më. Mbaj shpresë shpresoj. Var (mbështet) shpresën (shpresat) te dikush a te diçka shpresoj vetëm te dikush a te diçka për të arritur atë që dëshiroj. E preu shpresën nuk ka më shpresë, nuk shpreson më. Ia preu shpresat nuk e la më të shpresojë te dikush a për diçka. Më mban shpresa se … shpresoj. Rronte (mbahej, mbante veten) me shpresë (me shpresa) shpresonte më kot për një kohë të gjatë. Ia shoi (ia varrosi, ia ftohu) shpresat. E mbajti me shpresa. Nuk iu përgjigj shpresave tona nuk bëri atë që pritnim.
    2. Njeriu a sendi tek i cili shpresojmë; njeri a grup njerëzish me veti, aftësi e mundësi të veçanta, prej të cilit pritet shumë a gjithçka në të ardhmen; besimi që kemi te dikush dhe dëshira e madhe që ky ta përligjë atë. Shpresa e prindërve (e familjes). Rinia është shpresa e atdheut. Socializmi është shpresa dhe e ardhmja e gjithë popujve.
    * Jep shpresë premton se do të ecë përpara, se do të bëhet një njeri me vlerë në këtë ose në atë fushë. E gënjen shpresa shpreson më kot se…

 

Ja disa Aforizma të huazuara:

 

Shpresa mjegullon shikimin.

Frank Herbert

 

Paqartësia është streha e shpresës.

Henri-Frederic Amiel

 

Veprimi i përket të tashmes; shpresa, të ardhmes; kujtesa, të shkuarës.

Aristoteli

 

Shpreso tek Zoti, por ndërkohë shalo kalin.

Stan Nicholls

 

Të shpresosh se gjendja do të ndryshojë, do të thotë, të presësh, që dikush tjetër të ndryshojë gjendjen.

Robert Harris

CODA fiton Oscarin për filmin më të mirë

CODADrama CODA, që tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër, ka fituar çmimin kryesor për filmin më të mirë në ndarjen e Çmimit Oscar.

CODA u bë filmi i parë nga platforma Apple TV+ që fitoi çmimin kryesor të Akademisë së Filmit.

Por, edicioni i 94-të i Oscars u karakterizua me një ngjarje tjetër.

Aktori Will Smith goditi në fytyrë komedianin Chris Rock në skenën e Oscars, pasi komediani bëri një shaka për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Shakaja e Rock ishte një referencë për pamjen e Jada Pinkett Smith, e cila u paraqit në këtë ngjarje me kokë të rruar.

Pasi Smith e goditi në fytyrë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte gruan e tij, Rock tha se “kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”.

Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

“Dua t’i kërkojë falje Akademisë dhe të nominuarve të tjerë”, tha Smith.

Ky ishte çmimi i parë Oscar i Smith për rolin e tij në King Richard, ku ka portretizuar babanë e dy tenisteve amerikane, Venus dhe Serena Williams.

Jada Pinkett Smith më herët ka folur për rënien e flokëve për shkak të sëmundjes alopecia.

Pas incidentit, Akademia e Filmit tha përmes Twitterit se “nuk pranon dhunën në asnjë formë”.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve të tjera, Jane Campion u bë gruaja e tretë që fitoi Çmimin Oscar për regjisoren më të mirë për filmin Power of the Dog.

Jessica Chastain fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në The Eyes of Tammy Faye.

Ndërkaq, Troy Kotsur, bëri histori duke u bërë personi i parë i shurdhër që fitoi Oscar, për rolin e tij si aktori më i mirë dytësor në filmin CODA. Ndërkaq, Ariana DeBose, fitoi çmimin për aktoren më të mirë dytësore në filmin West Side Story.

Filmi Dune, i kategorisë fantashkencë, fitoi më së shumti çmime në edicionin e 94-të të Oscars. Ky film fitoi gjashtë çmime në kategori të ndryshme, përfshirë atë për kinematografi dhe montazh.

Letra e Albert Kamysë për mësuesin, pasi fitoi çmimin Nobel në Letërsi

Albert KamyNë 108 vjetorin e lindjes së Albert Kamy, KultPlus ua risjell letrën e tij për mësuesin, pasi fitoi çmimin Nobel në Letërsi 

19 nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Germain,

Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.

Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.

Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi. Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që ti vendos në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepje mësim që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës. Të përqafoj me gjithë zemër.

Albert