Kategoritë: Nga këndi im

Nga këndi im

“Ju akuzoj, se bashkë me programet tuaja jeni përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë!”

tv

Unë e kam për ju,

“Politikan”- të koruptuar, “Analistë”, “Klerik”- shpirtshitur tek djalli , TV -të shitura, Pseudopatriotë, Pseudointelektual me grada dhe tituj të blerë, …. dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri …

 

Marco Galice:

Këto fjalë të mia, nuk do të ndryshojnë asgjë, por shpresoj që të ndaj zemërimin tim, që të mund të përhapet më shumë se një pandemi.

Unë Ju akuzoj.

 

Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, barbarisë shoqërore, korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve, shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tonë.

Ju me televizionet tuaj plehra, me programet e tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, pseudo, false, mashtruese, keni kontribuar në dorën e parë dhe të paskrupullt në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë, i cili kësaj here, për fat të keq, nuk sjell asnjë vlerë, por vetëm atë asgjënë kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik , që përfshin bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo të asaj që jemi.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që ju keni vjellur nga studiot tuaja televizive për vite me radhë.

Ju keni promovuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushura, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për t’u imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale.

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, përuljen e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të frustruar dhe më në fund braktisin vendin, sepse  vëmendja është per teatrot e programeve tuaja.

Unë flas si mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje.

Unë kam parë në vitet e mia të mësimdhënies së pari me hutim, pastaj me shqetësim, tani me terror qindra nxënës sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara.

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj në fundin tuaj profesional dhe në zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit.

Marco Galice

Ashtu është, tanimë të gjithë e dimë se sa i afërt është Arben Taravari me VMRO.

TaravariAshtu është, tanimë të gjithë e dimë se sa i afërt është Arben Taravari me VMRO. Aq sa kjo afërsi me VMRO, Taravarin e bëri me shtëpi dhuratë nga VMRO në Shkup, në zonën elitare Taftalixhe. Dhe këtë nuk e thonë armiqtë e tij, por edhe miqtë e tij të sotshëm.

Ajo që nuk e kemi ditur është se sa të afërt janë LVV dhe Albin Kurti me VMRO dhe Mickovskin, vëllaun e Vuçiçit!

Për dallim nga Albin Kurti, shqiptarët në ish IRJM nuk presin nga Gjykata Kushtetuese “vendim të drejtë për Ligjin për gjuhët, ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”. Sepse vetë kushtetuta diskriminon dhe përjashton shqiptarët nga të gjitha të drejtat kolektive, duke i përjashtuar fillimisht si pronarë të shtetit.

Për Albinin situata është e qartë dhe e thjeshtë: gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare, ndaj tani nuk po rrezikohet. Ndaj Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, dhe si pasojë, nuk ka asnje pengesë që marrëdhëniet të jenë “të shkëlqyera”.

Përjashtuar Arben Taravarin me drejtorët e tij të punësuar në qeverinë e Mickovskit, shqiptarët nuk bëhen dot të afërt me VMRO, sepse vet lideri i saj Mickovski, ata bashkë me shqiptarët e Kosovës i quan “agresorë nga perëndimi dhe veriu”, ndaj anëtarësia e VMRO mendojnë se shqiptarët është më mirë të jenë të vdekur, ndaj dhe tradicionalisht, në të gjitha tubime e tyre kërkojnë komora gazi për ta.

Shqiptarët nuk bëhen dot si Albini, të afërt me VMRO, e besa, nga dita në ditë po largohen gjithnjë e më shumë edhe nga ai dhe LVV, pasi u bindën se Albin Kurti i shiti për interesa të tij karrieriste. Dhe që të jetë akoma më keq dhe më e dhimbshme, ai i shiti, në emër të Kosovës, për lirinë e së cilës luftuan dhe dhanë jetën shumë shqiptarë të ish IJRM!

E si ti besojnë më shqiptarët në ish IRJM Albin Kurtit, kur pikërisht ai që shprehej me aq ngulm kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territorit të Kosovë, me aq lehtësi shiti territorin ku banojnë shqiptarët në ish IRJM, me madhësi sa Kosova!?

Për fat të keq, tani më, Albin Kurtin, me veprimet e fundit, nuk e dallon me asgjë nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Ali Ahmeti…

Afrim Fanda

Përse u shërben shqiptarëve politika?

Sapo kishte filluar të ngjitej në hierarkinë e BDI-së, e cila po akomodohej në pushtetin që i ndau partneri i koalicionit të parë bashkëqeverisës pas themelimit saj. Erdhi dhe u ul në tavolinë serioz, me pamjen e një njeriu që ishte menduar gjithë natën për të gjetur përgjigjen e një sekreti të madh jetësor, dhe më në fund e kishte gjetur: “Kemi patur një bindje të gabuar, naive për politikën Afrim” tha, duke vazhduar më tej, ”politika nuk është për të jetësuar ideale dhe për të arritur synime politike siç kemi menduar ne, por thjesht për të bërë para…kështu është në gjithë botën”.

E tha me një qëndrim pompoz, por njëkohësisht edhe i lehtësuar sepse më në fund kishte gjetur arsyetimin për të qetësuar ndërgjegjen dhe për të përligjur atë që po bënte. I ndodhur para dilemës morale migjeniane: “Derr I kënaqur me atë trupin e majmun e të shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përclluem në flakën e bukurisë hyjnore” apo “Sokrat i vuejtun, me dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike”, natyrisht, e kishte zgjedhur atë të parën. Nuk është se ishte i pasigurtë apo i pakënaqur me “mençurinë” dhe “shkathtësinë” e tij për zgjedhjen që kishte bërë, por i mungonte edhe fytyra maskë e “Sokratit të vuejtun” për ta vendosur para neve të tjerëve që “nuk e kuptonim” se përse shërbente politika.

Më tregoi për “zbulimin” e tij, i pavetëdishëm se në fakt sapo kishte përshkruar mendësinë e shqiptarit egoist, servil dhe mizor, i gatshëm për të shkelur mbi bashkëkombasit e tij për përfitimet nga të shërbyerit pushtetit në duart e të huajve, duke filluar që nga bjelerët dhe pashallarët shqiptarë që shërbyen sulltanëve të Perandorisë Osmane, duke vazhduar me ata që shërbyen krajlit, Titos, e deri ata që sot shërbejnë Mickovskit histerik antishqiptar. Kishte përshkruar mendësinë e klasës politike të korruptuar, të shitur dhe të blerë – monstra të gatshëm për të shkatërruar të sotmen dhe të nesërmen e miliona shqiptarëve, për milionat dhe miliardat e dollarëve që nuk do ti gëzojnë kurrë. Kishte përshkruar mendësinë e shqiptarit, egoist edhe ndaj fëmijëve të tij, që futet në parti jo për të ndryshuar të nesërmen e fëmijëve të tij, por për t’u futur sot, vet ai në punë.

Në fakt, i pavetëdishëm, ai po përshkruante shoqërinë shqiptare, për të cilën, për fat të keq edhe sot vlen me saktësi përshkrimi i Migjenit, që ai e bëri në prozën e tij të njohur “Sokrat i vuejtun apo një derr i kënaqur”. Po përshkruante të gjithë ata shqiptarë “derra të majmë, të zgjuar dhe të shkathët” që me kompromisin moral që kishin bërë, vërtetë kishin fituar nga politika, kush vilat dhe makinat e luksit e kush një copë bukë për lëmoshë, por të gjithë me të njëjtën nevojë të dëshpëruar për ndërgjegje të pastër dhe respektin e të tjerëve, atë që Migjeni e përshkroi si fytyrën maskë të Sokratit në trupin e derrit të majmë.

Biseda me këtë mikun tim, mu kujtua këto ditë, kur në një moment po mendoja, athua edhe këta politikanë dhe pushtetarë që sot përballen, dhe të tjerët që padyshim do të përballen nesër me drejtësinë, e kanë menduar kështu politikën… se shërben për të bërë “pak para”!?

Afrim Fanda

Me ndihmën e klasës politike shqiptare, ai erdhi për të keqpërdorur i papenguar fenë dhe xhamitë si pronë ekskluzive turke, duke ua imponuar besimtarëve shqiptarë me mjeshtri zgjedhjen: o me Gjylenin o me Erdoganin, duke e keqpërdorur fenë si një armë “biologjike” kundër qenies kombëtare të shqiptarëve.

droneIronia më e madhe në gjithë këtë tetatër politik që vazhdon me vite, por po kurrorëzohet këto vitet e fundit, është se të dy kryeministrat shqiptarë nxisin euforinë ndër shiqptarët naivë, se me ndihmën e dronëve dhuratë të Erdoganit, Shqipëria dhe Kosova do të bëhen të “paprekshme”, duke aluduar në rezikun nga agresioni serb, ndërkohë që ata po dorëzojnë pa luftë sovranitetin perandorisë neootomante të Erdoganit. E Erdogani ndërkohë vazhdon i qetë dhe hapur pazaret për ndarjen e territoreve shqiptare me Vuçiçin dhe Putinin.

Erdogan është i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm, por jo për sovranitetin e dy gjysëm-shteteve shqiptare dhe aspiratave të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Erdogani si autokrat dhe diktator i një vendi jashtë standardeve evropiane, përfaqëson një ndihmë dhe garanci e shkëlqyer për të mbajtur pushtetin dhe mbrojtur paratë e korrupsionit dhe krimit të klasës politike shqiptare, e cila po konsumon aktin e rradhës të tradhtisë kombëtare, fare hapur, në pikë të ditës.

Erdogan me financimet e tij, ndihmon këtë klasë politke të vijë në pushtet ose të mbajë pushtetin e papenguar në aktivitetet kriminale dhe korruptive duke u ndihmuar edhe në menaxhimin e parave të krimit dhe korrupsionit. Ndëkohë që Erdogan lihet i qetë dhe i papenguar për të zbatuar platformën e tij politike për “Rumelinë”: “Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret janë bajonetat tona dhe besimtarët janë ushtarët tanë.”… të shpallur hapur nga vet ai në një intervistë që në vitin 1997, duke cituar poetin, filozofin dhe politikanin e njohur turk, Ziya Gökalp. Kjo shkelje, në atë kohë të kufijve të rrepta të sekularizmit të Republikës Turke, i kushtoi atij postin e kryetarit të bashkisë dhe katër muaj burg. Por sot, me pushtetin e denjë për një sulltan, ai vazhdon me ngulm dhe përpikmëri në zbatimin e kësaj platforme të islamit politik. Me ndihmën e klasës politike shqiptare, ai erdhi për të keqpërdorur i papenguar fenë dhe xhamitë si pronë ekskluzive turke, duke ua imponuar besimtarëve shqiptarë me mjeshtri zgjedhjen: o me Gjylenin o me Erdoganin, duke e keqpërdorur fenë si një armë “biologjike” kundër qenies kombëtare të shqiptarëve.

Ndaj Erdogan këto ditë erdhi në Tiranë për të inaguruar xhaminë “më të madhe në Ballkan” të menaxhuar nga qeveria turke, duke anashkaluar Komunitetin Musliman të Shqipërisë.

E së shpejti Erdogan do të vijë edhe në Prishtinë për të inaguruar përsëri një xhami “më të madhe në Ballkan” të financuar dhe të menaxhuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Fondacioni i Diyanetit të Türkiye-s, ku do të mund të falin namaz në të njëjtën kohë rreth 10 mijë njerëz.

Afrim Fanda

“Intelektualët” Misionarë

Intelektualët MisionarëKur pas 4 vitesh vuajtje dënimi në burgun e Idrizovës u ktheva në Tetovë, kishte nga ata që kur më shihnin duke ecur rrugës, ndalonin makinën në mes të rrugës dhe dilnin nga makina për t’më përshëndetur dhe uruar daljen nga burgu. Por kishte edhe nga ata që hapur tregonin mospërfilljen, duke e kthyer kokën nga ana tjetër. Madje një nga reagimet që më bëri përshtypje, ishte reagimi i një profesorit tim, i cili më kishte dhënë frëngjisht në gjimnaz. Më pa në sy, më njohu, dhe me një mospërfillje, madje më shumë kisha thanë urrejtje, u kthye për të vazhduar të fliste me ca të tjerë.

Pak zgjati habia ime duke i bërë pyetje vetes: “Pse kjo urrejtje? Çfarë u kisha bërë unë këtyre?” Sepse shumë shpejt u vetëdijesova për faktin se ata nuk kishin gjë me mua, personalisht. Ata në fakt urrenin atë që unë përfaqësoja si ish i burgosur politik. Ata urrenin atë që babai im Nijazi Fanda, Vehbi Lushi, te dy ish të burgosur të Goli Otokut, Mehmet Gega dy herë i burgosur në burgun e Idrizovës, kishin përcjellur tek unë dhe vëllai im Fatmiri, i cili në atë kohë ndodhej akoma në burg në Spuzh të Podgoricës – mosnënshtrimin, konsistencën në qëndrime, këmbënguljen për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare e deri në gatishmërinë për sakrificë për këto të drejta.

Ishte kjo që urrente tek unë edhe profesori im i gjimnazit. Ai më vonë vazhdoi “karrierën” në pushtetin i cili më dënoi mua si 24 vjeçar, duke u bërë deputet, ministër, ambasador…

Kjo mu kujtua, sepse këtë profesorin tim, këto ditë e pashë të ulur në resht të parë, në promovimin e librit të Fadil Lushit Via Goli Otok!

Afrim Fanda

Paralajmërimi për shfuqizimin e ligjit për gjuhët – përmbyllje e lojës së pistë politike, me pjesëmarrës të gjitha partitë shqiptare në ish IRJM

Aeroporti-i-ShkupitU befasuat nga paralajmërimi i Mickovskit për shfuqizimin e ligjit për gjuhët!? Pse? Është thjesht loja e pistë politike, të cilën e dinim të gjithë, që nuk fillon tani, nuk fillon vetëm këtu, e as vetëm me këta deputetë hoxhallarë të mjerë, gjysmanalfabetë të VLEN, që thjesht zbatojnë urdhrat që vijnë nga diku tjetër. Rrënjët e kësaj loje të pistë mund të mos i kërkojmë në vitin 1945, sepse ishim thjesht viktimë e murtajës sllavo-komuniste që pllakosi gjysmën e Evropës. Por i gjejmë qartë që me rrënimin e pushtetit monist, dhe themelimin nga UDB-ja dhe ish komunistët shqiptarë të partisë së parë shqiptare, PPD.

E dinim të gjithë, përfshirë dhe Edi Ramën, Albin Kurtin, Vjosa Osmanim, partitë shqiptare… se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në ish IRJM? Sigurisht që po! Në mos tjetër, tabelat vetëm në gjuhën “maqedonase” në të gjitha rrugët ndërurbanë jashtë vendbanimeve ku jetojnë “pakica shqiptare”, na i nxirrnin sytë gjatë gjithë kohës. Ashtu siç na i nxirrte sytë mbishkrimi me germa të mëdha, vetëm në gjuhën “maqedonase” mbi godinën e aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, prej ku Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpesh nisen për udhëtimet e tyre jashtë vendit!
E dinim se ishte vetëm çështje kohe kur VMRO, fituese reale e të gjitha zgjedhjeve të mëparshme, do të vinte në pushtet? I dinte Albin Kurti synimet antishqiptare të Mickovskit dhe VMRO-së, kur përmes jeniçerëve të Erdoganit në VLEN vendosi të bënte koalicionin bashkëqeverisës me te? Sigurisht që po.
Pikërisht për pasojë të kësaj indiference të të gjithëve neve, të indiferencës pothuajse 80 vjeçare të Tiranës, Prishtinës zyrtare që nga pavarësimi i Kosovës, Marrëveshjes së turpshme të Ohrit pas luftës së 2001, me të cilin u garantua shteti komb i “maqedonasve”, e me këtë dhe statusi i pakicës për shqiptarët, si dhe mercenarizmit të partive politike shqiptare, shqiptarët në ish IRJM kanë një kushtetutë e cila i trajton si PAKICË.
E kjo kushtetutë që shqiptarët i trajton si pakicë, në amendamentin 5 jep të drejta të përdorimit të gjuhës shqipe SI INDIVIDË, e jo si e drejtë kolektive.
Në mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit për ndryshimin e këtij statusi kushtetues të pakicës, të udhëhequr nga mercenarizmi dhe përfitimet klanore dhe personale, të prirur për pazarllëqe dhe lojra të pista, këto parti shqiptare që sot aktrojnë të befasuara, në vitin 2018 sollën këtë ligj të sajuar për përdorimin e gjuhëve, qëllimisht i bërë lëmsh, i pazbatueshëm, në kundërshtim me nenin 7 të kushtetutës, për të mos u zbatuar kurrë. Bashkë me antishqiptarët e LSDM, me kundërshtimin e antishqiptarëve të VMRO, sollën një ligj të paligjshëm, për ta shfuqizuar një ditë.
Dhe ja, ajo ditë erdhi. Asgjë për t’u befasuar që sot VMRO-DPMNE në pushtet, po përfundon atë që nisi si opozitë në janar të vitit 2019, kur në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë paraqiti kërkesën për anulimin e Ligjit për për përdorimin e gjuhëve, duke e konsideruar si “jokushtetues dhe i dëmshëm për Maqedoninë”.
Ashtu siç nuk kishte asgjë për t’u befasuar kur komisioni i Venecias, më tetor të vitit 20219, këtë ligj manipulues për shqiptarët e konsideroi se “tejkalon standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”, duke sqaruar më tej se “në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”.
Jeni dakord me kushtetutën e cila garanton unitaritetin e ish IRJM, duke e përcaktuar atë si shtetin-komb të “maqedonasve”, ndërsa shqiptarët si pakicë?

Atëherë pushoni së befasuari, mësohuni me pozitën e pakicës dhe përgatituni të ktheheni në kohërat jo shumë të largëta, kur jetonim në “ulica, broj …”, për t’u mjekuar shkonim në “bollnicë”, për t’u larë, në “rekë”, për të marrë dokumente, në “opshtinë”…

 

Afrim Fanda

Pse mercenarët e Erdoganit, të organizuar së fundmi politikisht përmes VLEN, nuk harrojnë kurrë që në deklarimet e tyre publike, përkatësisë etnike shqiptare t’ia shtojnë detyrimisht edhe atë fetare, “myslimane”!?

afrim gashi mercenariShumë e thjeshtë – sepse për këtë janë të paguar! Sepse doktrina e tyre është islami politik. Ata si parti përfaqësojnë vetëm “shqiptarët myslimanë të Erdoganit”!

Po shqiptarët ortodoksë në ish IRJM kush i përfaqëson? Ata janë të Mickovskit!

Sepse kjo është marrëveshja Erdogan – Mickovski, me lehtësues Albin Kurtin: shqiptarët myslimanë janë të Erdoganit, ndërsa rreth 200.000 shqiptarët ortodoksë në ish IRJM, të cilët, që nga koha e Mbretërisë Jugosllave akoma kanë frikë të deklarojnë përkatësinë e tyre të vërtetë etnike, janë të Mickovskit! Janë të Mickovskit, pra janë të Vuçiçit!

Ndaj dhe Albin Kurti hesht Kur Mickovski shpall gjuetinë e shtrigave duke gënjyer se BDI po përgatit destabilizimin e ish IRJM në vjeshtë. Hesht kur Mickovski burgos ish luftëtarët e UÇK. Hesht kur Mickovski paralajmëron shfuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke përgënjeshtruar tani veten, me deklaratën se nuk pritet destabilizim i shtetit…

Pse hesht Albin Kurti? Sepse kështu e këshillon këshilltari i tij Hysamedin Ferraj, ish marksist-leninist, anëtar i Bordit për Civilizim Islam, promotor i rikthimit të Perandorisë Neootomane: – duhen respektuar dëshirat dhe interesat e Erdogan/Mickovski në ish IRJM!

Sepse Erdogan do ta mbrojë Kosovën… ashtu siç i mbrojti shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Sanxhak. Ashtu siç po mbron tani shqiptarët në ish IRJM!

 

Afrim Fanda

Zëvendësministrja e Izet Mexhitit, zëvendëskryeministrit të shpallur si i paligjshëm nga kryeministri Mickovski, tregon prioritetet e qeverisë së VMRO!?

LiburnPo si s’të vjen turp o Liburn, ish i burgosur i Dubravës, djali i Ali Aliut, ish i burgosur politik, që u katandise në këtë nivel duke mashtruar shqiptarët bashkë me një hoxhë manipulator dhe një bibë pa vlerë, servilë, shërbëtorë të VMRO!?

Kaq mendim të ulët ke për ne shqiptarët në ish IRJM!?

Vërtet mendon se ne shqiptarët në ish IRJM nuk e dimë që kjo rrugë, (Prizren-Tetovë) dhe rrugët e tjera që bashkojnë shqiptarët, kurrë s’do të jenë prioritet as i qeverisë së VMRO e as i qeverisë së LSDM!? Se kjo rrugë mund të ndërtohet vetëm kur shqiptarët ta kenë në dorë pjesën e shtetit dhe pushtetit që u takon, përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat ju si LVV kurrë nuk i mbështetët!?

Afrim Fanda