Kategoritë: Nga këndi im

Nga këndi im

Kur në bordel kërkohet moral

flamur-shqiptar-dhe-maqedonShqiptarët nuk mashtrohen me teatrot e “luftës kundër krimit dhe korrupsionit” të udhëhequr pikërisht nga kriminelë dhe të korruptuar, e as me maskarada të shëmtuara në parlamentin e ish IRJM që për shqiptarët përfaqëson një bordel politik, ku përfaqësuesit e tyre shesin shërbime politike partive sllave…

“Duhet ti biesh tavolinës me grusht” mburreshin rrugeçërit dhe mashtruesit, të cilët, në teatrin e sapokrijuar politik të quajtur “Maqedoni” panë mundësinë e artë për t’u pasuruar, dhe menjëherë zunë majat e organizimit politik të shqiptarëve të ish IRJM. Derisa njëra palë e përfaqësuesve politikë shqiptarë, mbeturina të sistemit monist dhe shërbëtorë të vjetër të pushtetit sllav, me autoritetin e pushtetarit me përvojë, shisnin hapur, ashtu siç ishin mësuar, interesat e shqiptarëve, pjesa tjetër, e mobilizuar si “gjak i freskët” nga po i njëjti pushtet, bënte sikur luftonte  gjithë zell tradhtinë e këtyre të parëve. Ndërkohë, pasi në shkëmbim të luksit që ua premtonte pushteti,  shisnin çdo gjë që mund të shitej në tavolinë, në fund, në sy të publikut,  nuk harronin ti binin  tavolinës me grusht. Gjithmonë të ndjekur me buzëqeshje nga shefat e tyre, të kënaqur nga aktrimi dhe loja e bukur dhe “bindëse” që po interpretonin rekrutët e tyre të rinj.

Pikërisht një teatër i tillë na u servua edhe para ca ditësh, kur para kamerave të mediave televizive, në mbledhjen e rradhës të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, u përplasën deputetët e VMRO dhe ASH me kryetarin e komisionit, dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademin.

Vërtetë, Arbër Ademit dhe zyrtarëve të tjerë të BDI, u lexohet në ballë tradhëtia që janë duke i bërë interesave kombëtare të bashkëkombasve të tyre, ndaj kjo farsë e “trimit” që u përplas në fytyrë aleatëve të deridjeshëm, deputetëve të VMRO dhe ASH filxhane kafeje, ishte e pritshme dhe lehtësisht e kuptueshme.

Por kush ishin “trimat” që “luftonin” me Arbër Ademin dhe për çfarë bëhej “lufta”?

Sa i përket deputetëve të VMRO, çdo gjë të bëhet e qartë kur kujton klithmat nëpër mitingjet e tyre ku kërkohet dhoma gazi për shqiptarët, krimi dhe korrupsioni galopant gjatë qeverisjes së tyre, dhe fytyrat e shtrembëruara nga urrejtja e militantëve të VMRO, derisa ushtronin dhunë në parlamentin e ish IRJM, më 27 prill 2017. Ishin pikërisht këta deputetë të VMRO, një pjesë e të cilëve hapën dyert e parlamentit, ndërsa pjesa tjetër vëzhgonin të qetë militantët e tyre duke përgjakur deputetë të partive kundërshtare.  Dhe ishte pikërisht kryetari i partisë së dy deputetëve, Halil Snopçe dhe Elmi Aziri, që u përfshinë të parët në maskaradën e shëmtuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane, që e pësoi më së shumti, duke rrezikuar edhe jetën.

Çfarë ishte “kauza” që po mbronin dy deputetët e ASH, bashkë me ata që para ca vitesh, masakruan kryetarin e tyre?

Në një kohë kur ish IRJM, e konsideruar  nga vet zyrtarë të ish IRJM, e tani më edhe nga një shtet i BE, si krijesë politike artificiale e partisë komuniste të Serbisë, gjendet në udhëkryqin, i cili shqiptarëve që përfaqësojnë së paku një të tretën e popullsisë,  u jep përsëri një shans për të avancuar statusin e tyre të kushtetues, deputetët e ASH “opozitare” bëjnë “luftë” me BDI, për të penguar projektligjin për zgjatjen e moshës së pensionimit të gjykatësve! Athua se për shqiptarët do të ndryshonte gjë mosha e pensionimit të gjyqtarëve, në gjyqësorin e pareformuar që nga sistemi monist. Në gjyqësorin kryekëput antishqiptar, i cili si në monizëm ashtu edhe tani, si me gjykatës të vjetër ashtu edhe me të rinj, ka për detyrë për të mbrojtur shtetin unitar të “maqedonasve”, nga shqiptarët “agresorë”.

Shqiptarët nuk mashtrohen me teatrot e “luftës kundër krimit dhe korrupsionit” të udhëhequr pikërisht nga kriminelë dhe të korruptuar, e as me maskarada të shëmtuara në parlamentin e ish IRJM që për shqiptarët përfaqëson një bordel politik, ku përfaqësuesit e tyre shesin shërbime politike partive sllave që paguajnë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sikur ASH, të ishte një parti e mirëfilltë opozitare, me një platformë politike kombëtare në vend të luftës për pushtet në koalicion me VMRO, e cila shqiptarët i konsideron agresorë të “shtetit të tyre”, sot këta deputetë të ASH, do të duhej të ishin në ballë të protestave kundër mercenarizmit të BDI në pushtet, me kërkesat e drejta për hapjen e kushtetutës, avancimin e statusit kushtetues të shqiptarëve në atë të shtetëformuesit, dhe ndryshimin e sistemit qeverisës unitar, qe shkel me të dy këmbët të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Në qoftëse në ASH, në vend të kandidatëve për punësim, ka anëtarësi që ndjek oferta, programe dhe platforma politike, për një të ardhme më të mirë, evropiane, do të ishte pikërisht kjo më sipër, që do të kërkonte me ngulm nga kryesia e Partisë. Veprime politike të tilla, realisht opozitare të ASH, do ti përkrahja edhe unë.  Këtyre protestave do t’u bashkohesha edhe unë!

Afrim Fanda

Kur motivi i angazhimit në politikë është përfitimi material, detyrimisht që herët a vonë përfundon në vepra kriminale korruptive, bile edhe si vegël në duart e UDB-së.

Sa naive është të besosh se SHBA dhe BE refuzuan të japin “Agrément” -in, për Teuta Arifin si ambasadore e ish IRJM, për shkak të borxhit të lartë dhe kontratave abuzive në vepër derisa ishte kryetare e Komunës, po aq naive është të besosh se Tetova u katandis në këtë gjendje vetëm gjatë mandatit të Teutës. Aq sa është naive edhe të abstrahosh rolin e pushtetit qendror (herë në duart e LSDM e herë në duart e VMRO) në degradimin e qyteteve shqiptare në ish IRJM.   Athua SHBA dhe BE nuk e dinë të vërtetën publike në media, se i gjithë shteti është i mbytur në borxhe dhe kontrata abuzive me administratorë që marrin paga pa shkuar në punë!?

Arsyen e vërtetë të refuzimit, duhet kërkuar më thellë, tek refuzimi për të dhënë “Agrement”-in  edhe për ish ministrin e brendshëm Ljubomir Frckoski, që vrau qytetarë shqiptarë të pafajshëm gjatë protestave të Shkupit, e edhe për drejtorin aktual të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ish Drejtor i Agjencisë për Zbulim) Viktor Dimovski.

Por çfarë e dallon dhe çfarë ka të përbashkët Teuta Arifi me përfaqësuesit e tjerë politikë shqiptarë të pozitës dhe “opozitës”?  E përbashkëta është motivi i përfitimit material për angazhimin e tyre në politikë, gjë që detyrimisht i shtynë herët a vonë në vepra kriminale korruptive, të ndihmuar “paksa” edhe nga UDB-a.  Ndërsa e vetmja gje që i dallon është se, ca janë lecka për përdorim politik, tani më të konsumuara dhe të skaduara, gati për t’i hedhur në kosh, e të tjerët kanë akoma edhe pak afat përdorimi.

Afrim Fanda

Afro 39 kryeministra (Vezir të Mëdhenj) me përkatësi shqiptare në Perandorinë Osmane dhe mezi u krijua një gjysmë Shqipëri me më pak se gjysmë territor brenda saj.

shqipni-etnikeVeziri i madh (turqishtja osmane: وزیر اعظم‎ Vezir-i Azzam “Veziri i lartë”) apo Sadrazemi (turqisht: Sadrazam) ishte ministri udhëheqës i Perandorisë Osmane që nga fillimi i ekzistimit të Perandorisë Osmane.

Sadrazemi ishte ruajtësi i vulës dhe zëvendësi i Sulltanit, shpesh edhe i plotfuqishmi i vërtet i perandorisë. Veziri i Madh mund të ishte me çfarëdo prejardhje, gjithashtu edhe me prejardhje shqiptare, ku numërojmë 34 kryeministra (Vezir të Mëdhenj) me përkatësi shqiptare.

 

Lista e vezirëve shqiptar në Perandorinë Osmane

 

 

Vezirët e mëdhenj

Vezir i madh Ka filluar Ka mbaruar
Zognush Pasha 1453 1456
Daut Pasha 1482 1497
Ahmed Pashë Dukagjini 18 dhjetor 1514 8 shtator 1515
Ibrahim Pashë Pargaliu 17 qershor 1523 14 Mars 1536
Ajaz Mehmed Pasha 14 Mars 1536 13 korrik 1539
Çelebi Lytfi Pasha 13 korrik 1539 prill 1541
Kara Ahmed Pasha 6 tetor 1553 29 shtator 1555
Semiz Ali Pasha 10 korrik 1561 28 qershor 1565
Shemsi Ahmed Pasha 12 tetor 1579 28 prill 1580
Koca Sinan Pasha 7 gusht 1580 6 dhjetor 1582
Koxha Sinan Pasha 14 prill 1589 1 gusht 1591
Serdar Ferhad Pasha 1 gusht 1591 4 prill 1592
Koxha Sinan Pasha 28 janar 1593 16 shkurt 1595
Serdar Ferhad Pasha 16 shkurt 1595 7 korrik 1595
Koxha Sinan Pasha 7 korrik 1595 19 nëntor 1595
Koxha Sinan Pasha 1 dhjetor 1595 3 prill 1596
Jemishxhi Hasan Pasha 22 korrik 1601 4 tetor 1603
Gjymylxhineli Damat Nasuh Pasha 5 gusht 1611 17 tetor 1614
Ohrili Hysein Pasha 9 Mars 1621 17 shtator 1621
Merre Husein Pasha 13 qershor 1622 8 gusht 1622
Merre Husein Pasha 5 shkurt 1623 30 gusht 1623
Taban Mehmet Pasha 18 maj 1632 2 shkurt 1637
Mustafa Pashë Kamekeshi 23 dhjetor 1638 31 janar 1644
Kara Murat Pasha (Kara Dev Murad Pasha) 21 maj 1649 5 gusht 1651
Tarhonxhi Ahmed Pasha 20 qershor 1652 21 Mars 1653
Kara Dev Murad Pasha 11 maj 1655 19 gusht 1655
Zurnazen Mustafa Pasha
(4 orë qeverisje)
5 Mars 1656 5 Mars 1656
Mehmed pashë Qyprilliu 15 shtator 1656 31 tetor, 1661
Fazil Ahmed pashë Qyprilliu 31 tetor, 1661 19 tetor, 1676
Ali Pashë Arabxhiu 24 gusht, 1691 21 Mars, 1692
Haxhi Halil Pashë Arnavuti 21 gusht, 1716 tetor 1717
Ivaz Mehmed Pasha 17 Mars, 1739 23 qershor, 1740
Nishanxhi Ahmed Pasha 24 gusht, 1755 23 tetor, 1755
Çaushbashi Memish Pasha 16 nëntor, 1808 dhjetor 1808
Gjiritli Mustafa Naili Pasha 14 maj, 1853 30 maj, 1854
Gjiritli Mustafa Naili Pasha 2 gusht, 1857 23 tetor, 1857
Mehmet Ferit Pashë Vlora 15 janar, 1903 korrik 1908

 

 

Huazuar nga Wikipedia

 

Gjedik Ahmet Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij, me anë të flotës ushtarake arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimesë, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje. Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do t’ju kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit, dhe do t’i paguante tribute vjetore perandorisë. Më 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake.

Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.

 

Daut Pasha

Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496 u largua nga detyra dhe pas dy vitesh vdiq.

 

Haim Ahmet Pasha

Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det.

Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Lepantos në Korint, kundër flotës së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore.

Në këtë kohë e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman. Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve.

Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit sunit. Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët.

Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.

 

Ahmet Pashë Dukagjini

Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe, nga vitet 1514 deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra qeveritar i Ballkanit. Më vonë u bë kryeministër. Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.

 

Ibrahim Pasha

Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë. Gjithsesi ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520 bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi.

U edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. U martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasmë madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit.

Kështu, në vitin 1526 u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën – kryeqytetin e vendit. Kjo betejë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë.

Beteja e Mohaçit ishte një nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike.

Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër, por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë.

Në vitin 1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë, por më tepër për territoret hungareze. Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane. Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje.

Ibrahimi ka nënshkruar kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori. Por, nga ana tjetër, kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht. Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme, nuk ishte aspak një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit.

Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit, aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses. Nuk besohet të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij, ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël.

Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët. Sulmoi Austrinë dhe edhe pse s’e pushtoi, me atë veprim tmerroi Evropën. Pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.

 

Ajaz Mehmet Pasha

Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit.

Në fillimet e karrierës së tij ka qenë bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539. Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara.

Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve.

Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.

 

Lutfi Pasha

Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi, Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit.

Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit, dhe arriti të dalë në detin e Kuq. Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.

 

Rustem Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore. Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin 1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.

 

Kara Ahmet Pasha

Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan.

Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman.

Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore. Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen.Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

 

Semiz Ahmet Pasha

Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.

 

Koxha Sinan Pasha

Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik.Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.

 

Ferad Pasha

Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595. Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.

 

Merre Husein Pasha

Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.

 

Jemishxhi Hasan Pasha

Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri… f.komp.45).Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.

 

Kujxhu Murat Pasha

Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor.

Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të saj.

 

Nasuh Pasha

Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.

 

Ohril Hysein Pasha

Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.

 

Hasan Pasha

Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.

 

Taban Mehmet Pasha

Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.

 

Mustafa Pashë Kamekeshi

Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë. Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane.

U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.

 

Xhixhan Mehmet Pasha

Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.

 

Kara Mustafa Pasha

Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.

 

Tarhanxhu Mustafa Pasha

Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.

 

Qypyrli Mehmet Pasha

Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare.

Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë.

Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.

 

Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu

Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot.

Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria.Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.

 

Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu

Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.

Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.

 

Ali Pashë Arabxhiu

Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.

 

Hysen Qypyrliu

Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.

 

Dalltaban Mustafa Pasha

Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.

 

Numan Pashë Qypyrliu

Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.

 

Haxhi Halil Pashë Shqiptari

Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.

 

Ivaz Zade Halil Pasha

U bë kryeministër në vitin 1770. Të dhëna të shumta për të nuk ka.

 

Almedar Bajraktar Mustafa Pasha

Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.

 

Memish Pasha i zgjuar

Ishte kryeministër në vitet 1808-1809.

Gjirtili Mustafa Nail Pasha

Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.

 

Mehmet Ferit Pashë Vlora

Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.

 

Mirsili Said Halim Pasha

Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.

 

Ahmet Izet Pasha

Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.

 

Demat Ferit Pasha

Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920.

Shqiptarët – kufiri i fundit i botës perëndimore me botën dhe interesat ruse në Gadishullin Ilirik

mbeshtesin ukrainen

“Ambasadorit të Federatës Ruse i thashë se mbështes integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti të pavarur siç është Ukraina … sepse jo shumë kohë më parë atdheu ynë, Maqedonia jonë ishin objekt i agresionit nga veriu dhe perëndimi”, deklaroi z. Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE në qytetin Veles, me rastin e promovimit të 100 ditëve pushtet lokal, pasi ishte sulmuar më parë nga rivalët e tij politikë për vonesën e një qëndrimi mbi agresionin rus në Ukrainë.

 

Ndërkohë, për dallim nga z. Mickoski, votuesit e tij, ashtu si shumica dërmuese e qytetarëve të tjerë “maqedonas”, bashkë me “vëllezërit” e tyre serbë, shprehën hapur përmes rrjeteve sociale dhe protestave në sheshet e Beogradit dhe Shkupit, përkrahjen e tyre pa rezervë për Putinin dhe agresionin e regjimit të tij në Ukrainë, bashkë me urrejtjen e vjetër kundër perëndimit dhe shqiptarëve.

Gazetari i njohur Sasho Jordanovski, në shkrimin e tij në “Sloboden Peçat”, këtë eufori përkrahjeje të qytetarëve serbë dhe “maqedonas” për Putinin, dhe urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve dhe perëndimit, e shpjegon me “një padurim të ndrydhur ndaj shqiptarëve, që vjen si rezultat i llojeve të ndryshme të frikës së nënndërgjegjeshme dhe pasigurisë si “shumicë” për të ardhmen kolektive të popullit të tyre (maqedonas), të bindur se “projekti perëndimor” është “shqiptarizimi” i Ballkanit”. Ndërkaq Tito Petkovski kryetar i Partisë së Re Socialdemokrate, deputet në të gjitha mandatet dhe kyetar i parlamentit të ish IRJM në një mandat, kandidat i LSDM per president shteti në zgjedhjet e vitit 1999… ishte më i drejtëpërdrejtë, duke deklaruar se “maqedonasit e lavdërojnë presidentin rus Vladimir Putin në rrjetet sociale, sepse janë në kërkim të një lideri që do t’i mbrojë me dorë të fortë në qeverisje dhe që do t’i kundërshtojë padrejtësitë e Perëndimit…”.

 

Pra, cfarë është ajo që sqaron realisht këtë tifozllëk të qytetarëve serbë dhe “maqedonas” per Putinin dhe “aksionin e tij special” në Ukrainë? Është pikërisht solidariteti i agresorit me agresorin dhe pushtuesit me pushtuesin. Është garancia qe gjejnë shovinistët dhe hegjemonistët serbë tek “autoriteti” i Putinit, në “mbrojtje” të asaj që nuk është e tyre – Kosovës me vetëm 2% serbë, Sanxhakut me 33% serbë, Luginës së Preshevës me 30% serbë… Është garancia që gjejnë shovinistët “maqedonas” në mbrojtje të pozitës së privilegjuar në shtetin unitar, të ndërtuar dhe mirëbajtur me dhunë mbi themelet e identitetit, historisë, gjuhës dhe territoreve të përvetësuara. Është shembulli i gjuhës së “suksesshme” të kërcënimit drejtuar gjithë njerëzimit, dhe forca e kërcënimit që gjejnë shumica e serbëve dhe “maqedonasve” tek “autoriteti” i Putini, për t’ua drejtuar atë shqiptarëve, për të mbjellur terrorin që do të siguronte vazhdimësinë e botës së tyre të bazuar në pabarazi, diskriminim, dhunë, korrupsion… Dhe mu këtu gjejnë edhe arsyen e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe perëndimit: sepse shqiptarët dhe demokracinë perëndimore i përjetojnë si kërcënim për këtë botë të tyren.

 

Ndërkohë roli i partive shqitpare në pozitë, në ish IRJM, është katandisur në shërbim mercenarësh tanimë të dëshmuar, të BDI, AAA dhe PDSH, të cilët japin legjitimitenin dhe ngjyrën demokratike politikave antishqiptare, madje deri tek përfaqësimi këtyre politikave në botë, përmes resorit të ministrisë së jashtme. Ndërsa “opozitën” shqiptare, tani e katandisur në krerët e lodhur të “Aleancës për Shqitparët”, të konsumuar dhe të vënë në lojë me rradhë nga BDI, LSDM dhe në fund Alternativa, dhe krerët e gjysëm-partisë erdoganiste “Lëvizja Besa”, padurimi dhe etja e papërmbajtur për pushtet i bashkoi pikërisht me VMRO-DPMNE-në, parti e cila ka akoma për inspirim politik luftën dhe granatimet e fshatrave shqiptare në vitit 2021, dhe shqiptarët i konsideron “agresorë nga perëndimi dhe veriu”. Koalicionimi me këtë parti, pas nje lufte pa epilogun minimal të zgjidhjes kushtetuese të statusit të shqiptarëve në ish IRJM, turpëron dhe poshtëron jo vetëm “opozitën”, kohëve të fundit e reklamuar si “e keqja e vogë” që lufton BDI-në “të keqen e madhe”, por çdo shqiptar që përjetoi luftën e vitit 2001. Poshtëron të gjithë ata që patën guximin dhe kapën armët për t’ju kundërvënë pushtetit diskriminues dhe agresor nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE, e cila akoma thiret në këtë luftë. Dhe njëkohësist përdhos në mënyrën më të vrazhdë kujtimin për dëshmorët që dhanë jetën, dhe të gjitha viktimat e pafajshme në në këtë luftë, shumë e freskët në kujtesën tonë!

Situata e krijuar lidhur me agresinin rus në Ukrainë, sjellja e Serbisë dhe përkrahja e hapur e qytetarëve serbë dhe “maqedonas” këtij agresioni, dhe si pasojë, reziku i përhapjes së konfliktit në Gadishullin Ilirik, i dhanë një leksion të rëndësishëm, si gjithë botës perëndimore, ashtu edhe vet shqiptarëve – shqiptarët kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë kufiri i fundit i botës perëndimore, me botën dhe interesat ruse në Evropë. Ndaj, çështja e pazgjidhur shqiptare dhe konfliktet që ringjall kjo çështje gjatë gjithë kohës në ketë pjesë të Evropës, duhen zgjidhur, në vend se të zbuten ose shtyhen, siç është bërë deri tani. Me të keqen nuk duhet bërë kompromis, aq më pak duhet mbështetur, duke e kategorizuar dhe toleruar si “e keqe më e vogël”. E keqja duhet dënuar gjithmonë, pa përzgjedhje, sado e vogël të jetë, kudo që ndodh, dhe kushdo që e bën. Sepse heret a vonë, e keqja e vogël bëhet e madhe, madje, sot jemi dëshmitarë, deri në atë masë, saqë të kërcënojë gjthë njerëzimin.

Afrim Fanda

 

 

Feja në politikën e shqiptarëve – instrument në duart e të huajve!

“Do t’ua shuajmë farën familjes tuaj nacionaliste… ju dy s’keni për të dalë më nga burgu, e edhe pjesës tjetër të familjes do t’ja gjejmë zgjidhjen…” ishin fjalët e Bedri Sinanit, shefit të UDB-së, gjatë marrjes në pyetje në zyrat e UDB-së në Tetovë, në fillim të vitit 1986,

Vite më vonë, pas rënies së sistemit monist, dëgjoja se ishte bërë i rregullt në xhami. Madje, dëgjova se në një debat brenda në xhami, atyre që kishin manifestuar pakënaqësinë e tyre për praninë e tij në xhami, me pafytyrësinë dhe arrogancën tipike prej udbashi, u ishte përgjigjur “unë kam punuar me rrogë… mos më detyroni të tregoj emrat e disa të pranishmëve këtu, që kanë bashkëpunuar me mua, vullnetarisht”.

Këto fjalë m’u kujtuan kur rastësisht pashë një foto që ma dërgoi një miku im, e publikuar nga krerët e Lëvizjes Besa, të bërë brenda në oborrin e Xhamisë së Larme në Tetovë, ku shkruhej: “Sa më afër zotit, aq më larg zullumqarëve” .

Muret e xhamisë nuk e ndaluan ish shefin e Sigurimit Shtetëror, me shpirtin skëterrë nga zullumi, për të qenë “më afër Zotit”, siç rekomandojnë krerët e LB, pasi që vite me radhë kishte bërë të gjitha zullumet e mundshme që punëdhënësit i’a kishin kërkuar.

 

Para 30 vitesh, zotit Alija Izetbegoviç, disidenti boshnjak i njohur që nga themelimi i RSFJ, i ra barra për t’u prirë bashkëkombësve të tij, në luftën e tyre të vështirë për t’u mbrojtur nga ajo që bota quajti “spastrim etnik sistematik dhe gjenocid mbi popullsinë muslimane në Bosnjë dhe Hercegovinë”. Por çfarë ishte ajo që dallonte këtë “popullsi muslimane” nga shfarosësit e tyre, me të cilët ata flisnin të njëjtën gjuhë?  Gjatë historisë së Jugosllavisë, ata kryesisht njiheshin si boshnjakë. Pati iniciativa për t’u deklaruar edhe si komb jugosllav, dhe sidomos komb musliman, por kurrë si serbë me fe muslimane.

Një fakt, të cilin më së miri e konfirmuan vetë serbët – cili popull bën gjenocid ndaj pjesëtarëve të vet!? Ndaj, i vetmi dallim nga shfarosësit, lehtësisht i identifikueshëm, i cili shërbeu Alia Izetbegoviçit dhe partisë së tij për t’i mobilizuar bashkëkombasit e tij, mbetej feja. Pikërisht kjo ishte edhe fatkeqësia e këtyre njerëzve, që u shëndruan në holokaustin e dytë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Spastrimit etnik dhe gjenocidit mbi popullsinë e pambrojtur boshjake i’u dha ngjyra jo reale e konfliktit fetar, që pothuajse legjitimoi masakrat e serbëve mbi popullsinë civile boshnjake, si “luftë kundër fundamentalistëve islamik” në zemër të Evropës. Duke e bërë Evropën dhe SHBA pothuajse indiferente, derisa gjenocidi dhe spastrimi etnik morën përmasa të tilla, që vunë në pikëpyetje ndërgjegjen dhe moralin e shoqërisë perëndimore.

Ndërkohë, makineria politiko-ushtarake e Millosheviqit, pregaditej për një spastrim etnik tjetër në fqinjësi. Tani u kishte ardhur rradha shqiptarëve të Kosovës. Por këtë herë, sado që makineria propagandistike serbe u përpoq t’i jepte ngjyrën e konfliktit  ndërfetar, bota e quajti dhe e dënoi ashtu siç realish ishte – agresion dhe spastrim etnik sistematik mbi popullatën e pambrojtur shqiptare të Kosovës.

Shqiptarë muslimanë, ortodoksë dhe katolikë nga të gjitha krahinat shqiptare, luftuan krah për krah kundër agresorit serb. Ashtu siç luftuan gjatë historisë së tyre, kundër pushtuesve turq dhe fqinjëve grabiqtar, kush me penë e kush me armë, Ismail Qemali, Hoxhë Tahsini, vllezërit Frashëri, Bajo dhe Çerçiz Topulli me Jani Vreton, Konstandin Kristoforidhin, Papa Kristo Negovanin, Mihal Gremenon… dhe Isa Boletini, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ali Kraja me Kristo Luarasin, Pandeli Sotirin, Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, e shumë të tjerë. Lufta me po të njëjtin armik, vazhdoi edhe në Luginën e Preshevës, dhe në fund edhe në në ish IRJM, gjithmonë si një luftë e pastër dhe e drejtë e shqiptarëve, për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Derisa shumë shqiptarë, ca me qëndrime në burgje, ca me pushkë në dorë, e ca duke e ndihmuar në forma të ndryshme, sakrifikoheshin për këtë kauzë të drejtë kombëtare, ca të tjerë, me shpirtin dhe xhepin plot nga vëllezërit “e idealit” nga Turqia, Katari dhe Irani, zgjodhën vetëm të luten dhe falen, për të kursyer trupin  dhe shpirtin për misionin që kishin në një të ardhme të afërt.

Dhe kjo ditë erdhi. Tani, në “paqe” dhe “demokraci”, ata që luftuan dhe u dergjën burgjeve duhej t’ua lëshonin skenën këtyre misionarëve, të cilët do t’i udhëhiqnin shqiptarët në rrugën “e zotit” dhe të politikës – bashkë. Ndaj fillimisht, në vitin 2013 këta misionarë themeluan Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” (shih listën e anëtarëve këtu: http://www.focic.org.mk/article/U-formua-Bordi-Keshilledhenes-i-FOCIC-it.html ), e një vit më vonë, me mbështetjen e fuqishme financiare që kishin,  regjistruan partinë e tyre, të cilës me paftyrësinë dhe arogancën më të madhe, i’a vunë emrin “Lëvizja Besa”.

Së shpejti, për shkak të mosmarveshjeve financiare, kjo parti u “replikua”, dhe nga një, u bënë dy, duke “e pasuruar” kështu skenën politike të shqiptarëve me shumëllojshmëri rrymash salafiste, vehabiste, erdoganiste, davutoglliste, gjuleniste… Përnjëherësh këto dy parti mbushën hapsirën politike shqiptare, duke tërhequr në aleancë, me fuqinë fiananciare që kishin. edhe partinë Aleanca e Shqiptarëve, e duke gjetur edhe përkrahjen zemërgjerë të qeverisë së LSDM.  Ndaj, shumë shpejtë u shëndruan në parti të preferuara për bashkëqeverisje si për LSDM ashtu dhe për VMRO-në në pritje për ta zëvendësuar LSDM-në në pushtet.

Media të paguara nga këto parti të pasura, kujdeseshin që shqiptarët të informohen regullisht, se sa të përzemërta janë takimet e ministrave të këtyre dy partive në qeverinë e LSDM, me ministrat e qeverisë së Turqisë, Iranit dhe Katarit. Ashtu siç infromojnë regullisht edhe tani, se kur e fal “xhumanë”, në cilën xhami, me cilin “xhemat” dhe kur është “i agjërueshëm” Bilall Kasami kryetari i Lëvizjes Besa, tani edhe kryetar i komunës së Tetovës. Mesazhet politiko-fetare të krerëve të Lëvizjes Besa nga oboret e xhamive, dhe profilet përplot me ikonografi patriotike turke të eksponentëve dhe militantëve të tyre, nxjerrin zbuluar ambicien e presidentit Erdogan për të kthyer përmes këtyre partive ndikimin politik të Turqisë, në tokat e “Rumelisë”, përmes formulës së vjetër – “elhamdulila turk jam”.

Por kujt i konvenon kjo ngjyrosje fetare e hapsirës politike të shqiptarëve në ish IRJM?

Pushtetit në duart e partive sllave, sigurisht që po. Në këtë mënyrë çvendoset vëmendja nga të drejtat e nëpërkëmbura kolektive të shqiptarëve si grupi etnik më i madh në shtet, duke e spostuar atë në terenin e fundamentalizmit fetar. E me islamizimin e politikës së shqitparëve, eliminohet edhe reziku i inkurajimit të zgjimit të vetëdijes kombëtare tek shqiptarët otrodoksë, duke i shëndruar ata në pre të lehtë për pushtetin në duar e sllavëve, për të vazhduar të qetë procesin e asimilimit. E ndërkohë, nuk do të mungonte as përkrahja e faktorit ndërkombëtar, në “luftën kundër fundamentalistëve islamik, shqiptar”.

I konvenon edhe pushtetit diktatorial të z. Taip Erdogan, për të realizuar përmes këtyre partive, aspiratën e shtrirjes politiko-ekonomike në ish “Rumelinë”, të cilën ai e konsideron si të drejtë trashëgimie nga Perandoria Osmane.

Por në asnjë mënyrë nuk u konvenon shqiptarëve!  E drejta e praktimit të fesë nuk u ka munguar kurrë shqiptarëve, që nga koha e perandorisë osmane, duke vazhduar gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, Jugosllavisë Socialiste, e edhe tani në ish IRJM, ku me zemërgjërësi janë të regjistruara jo më pak se katër bashkësi fetare dhe gjashtë grupe religjioze islamike. Ndaj shqiptarët nuk kanë nevojë për “bashkësi të tjera fetare”, të regjistruara si parti politike. Shqiptarët nuk janë të detyruar të zgedhin në mes të kombit dhe fesë duke hequr dorë nga kombi, për të zgjidhur problemet e tyre, të cilat burojnë ekskluzivisht nga mungesa e të drejtave kolektive si grup etnik. Shqiptarët janë të aftë, munden dhe duhet ta dënojnë korrupsionin dhe kriminalitetin e BDI, por pa rrënë pre e partive që përmes fesë në politikë, tentojnë të sjellin ndikimin dhe interesat politike dhe fetare  të shteteve të treta.  Feja në politikë nuk i solli asgjë tjetër njerëzimit, përveç krime, vuajtje dhe mjerim. E nuk ka për sjellur asgjë të mirë as sot për shqiptarët.

Afrim Fanda

U formua Bordit Këshillëdhënës të Fondacionit “Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC)

FOCIC

Të shtunën, më 23.11.2013, u mbajt mbledhja e parë konstituive e Bordit Këshillëdhënës të Fondacionit “Qendra e Civilizimit Islam”  (FOCIC).

Mbledhja, që ishte para e këtij Bordi që nga themelimi i FOCIC-it, ishte një moment për t’u takuar dhe diskutuar me intelektualë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por edhe të etnive e religjioneve të ndryshme, për të shkëmbyer ide rreth projekteve të synuara nga FOCIC

.Adnan & Afrim Gashi FOCIC

Adnan Azizi FOCIC

Në prani të Bordit Ekzekutiv, kësaj ftese për pjesëmarrje në mbledhje iu përgjigjën këto personalitete:

 

1.Adnan Idriz – teolog – Maqedoni

2.Afrim Gashi – jurist – publicist – Maqedoni

3.Ahmet Sherif – doktor i historisë – punonjës shkencor – Maqedoni

4.Ali Aliu – akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – profesor universitar në pension dhe studiues i letërsisë – Maqedoni/Kosovë

5.Ali Pajaziti – doktor i sociologjisë – profesor universitar – Maqedoni

6.Avzi Mustafa – doktor i pedagogjisë – profesor universitar – Maqedoni

7.Besnik Emini – magjistër i historisë – punëtor shkencor – Maqedoni

8.Burhan Köroğlu – doktor i sociologjisë – profesor universitar – Turqi

9.Dragi Gjorgiev – doktor i historisë – drejtori i Institutit të Historisë Nacionale – Maqedoni

10.Ferid Muhić – doktor i filozofisë – profesor universitar në pension dhe kryetar i Akademisë së Shkencave Boshnjake – Maqedoni

11.Fuat Emin – magjistër i filozofisë – doktorant – Turqi

12.Hysamedin Feraj – doktor i filozofisë – profesor universitar – Shqipëri

13.Hysni Ismaili – doktor i mjekësisë – profesor universitar – Maqedoni

14.İbrahim Kalın – doktor i filozofisë – kryekëshilltar i Kryeministrit të Turqisë për politikë të jashtme – Turqi

15.Ismail Ahmedi – doktor i letërsisë arabe – profesor universitar – Maqedoni

16.Ismail Sinani – gazetar – publicist – Maqedoni

17.Latif Mustafa – magjistër i qytetërimeve – doktorant – Serbi

18.Luan Starova – ish ambasador – akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – profesor universitar në pension dhe shkrimtar – Maqedoni

19.Mesut Özcan – doktor i shkencave politike – këshilltar i ministrit të Jashtëm të Turqisë – Turqi

20.Metin Izeti – doktor i shkencave islame – profesor universitar – Maqedoni

21.Mevlud Dudić – doktor i shkencave islame – rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit – Serbi

22.Milazim Krasniqi – doktor i letërsisë shqipe – shkrimtar dhe profesor universitar – Kosovë

23.Mirushe Hoxha – doktor i albanologjisë – profesor universitar – Maqedoni

24.Mesut Idriz – doktor i civilizimeve – profesor universitar – Bosnjë/Maqedoni

25.Munir Mujić – doktor i filologjisë orientale – profesor universitar – Bosnjë

26.Musa Musai – doktor i psikologjisë – profesor universitar – Maqedoni

27.Nazmi Maliqi – doktor i shkencave politike – profesor universitar – Maqedoni

28.Nedim Emin – magjistër i historisë – punëtor shkencor – Turqi/Maqedoni

29.Qani Nesimi  – doktor i historisë – profesor universitar – Maqedoni

30.Rizvan Sulejmani – doktor i shkencave politike – profesor universitar – Maqedoni

31.Rromir Imami – magjistër i artit – piktor – Zvicër/Maqedoni

32.Sevinç Özcan – doktor i shkencave politike –– Turqi

33.Şinasi Gündüz – doktor i historisë – rektor i Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik – Maqedoni/Turqi

34.Valbona Toska – doktor i gjuhës shqipe – profesor universitar – Maqedoni

35.Vera Georgieva – doktor i filozofisë – profesor universitar – Maqedoni

36.Ziber Lata – magjistër i gjuhës arabe – profesor universitar – Maqedoni

 

Përveç këtyre, kishte edhe disa personalitete që janë deklaruar se pranojnë të jenë pjesë e Bordit Këshillëdhënës, por që për arsye objektive nuk morën pjesë në mbledhje. Ata janë:

 

37.Ahmet Alibašić – doktor i shkencave islame – profesor universitar – Bosnjë

38.Bilall Kasami – doktor i shkencave ekonomike – profesor universitar – Maqedoni

39.Hasan Xhillo – doktor i filozofisë islame – profesor universitar – Maqedoni

40.Mixhait Pollozhani – doktor i historisë së artit – profesor universitar – Maqedoni

41.Mustafa Özel – doktor i shkencave ekonomike – profesor universitar – Turqi

42.Nexhat Ibrahimi – profesor i shkencave islame – Kosovë

43.Zekirja Sejdini – doktor i shkencave islame – profesor universitar – Austri/Maqedoni

 

Pjesa e parë e takimit ishte ceremoniale, ku morën pjesë edhe zyrtarë të shtetit të Maqedonisë, si dhe mysafirë të huaj. Kështu, në emër të Presidentit të Shtetit, në mbledhje mori pjesë këshilltari i tij Sinisha Aleksoski, në emër të Ambasadës së Katarit në Shkup mori pjesë zv. ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z. Muhammed Subaih, ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup e përfaqësoi atasheu i Çështjeve Fetare, z Sejfeddin Ersoj, ndërsa në takim i ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.

Në këtë pjesë të pranishmëve së pari me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Fondacionit “Qendra e Civilizimit Islam”, z. B.Benjamin Idriz, i cili foli për rëndësinë e themelimit të Fondacionit, pak për historinë e deritanishme të tij, duke theksuar arritjen e madhe historike me kalimin në pronësi të Fondacionit të kompleksit të “Konakut të Vilajetit” në Shkup. Ai, mes tjerash, tha: “Për ata që objektet i kundrojnë vetëm si mure dhe drurë, kjo është diçka e vogël, por për ata që këtë objekt e shohin në dritën e historisë së tij, kjo është një arritje marramendëse.” Pastaj i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për punën e deritanishme të FOCIC-it, që nga Emiri i Shtetit të Katarit, Sheiku Hamad bin Khalifa Al-Thani, pastaj ministri i Jashtëm i Tuqisë, z. Ahmet Davutogllu, presidenti i Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov, kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe kryetari i Qytetit të Bursës, z. Rexhep Alltepe. Në fund, fjalën e tij e përmbylli duke thënë se: “Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se shekulli në të cilin jetojmë është një epokë dinamike që hapëron me hapa gjigande. Duke mos dashur të jemi vetëm pjesë e historisë, por edhe pjesëmarrës në të, si dhe duke besuar se në Ballkan megjithatë ka elemente të fjetura që mund ta zgjojnë arsyen e shëndoshë për bashkëpunim, komunikim e bashkëjetesë, e krijuam FOCIC-in, që ta afirmojë këtë vizion dhe të jetë një Ballkan në miniaturë, i cili do të synojë që të prodhojë vlera që mund ta ribëjnë historinë e nënqiellit tonë.”

Pas tij të pranishmëve iu drejtua zv. Ambasadori i Shtetit të Katarit në Maqedoni, Shkëlqesia e tij, z. Muhammed Subaih. Ai edhe një herë foli për përkushtimin që ka Shteti i Katarit për investimet e rëndësishme si ky në Maqedoni, ndërsa mes tjerash tha: “Shteti i Katarit dhe ambasada e tij në Maqedoni ka shpresë të madhe në këtë fondacion, i cili ka marrë përsipër kultivimin e vlerave vëllazërore, dashurisë, shkencës, diturisë dhe kultivimin e dialogut dhe komunikimit mes të gjithë anëtarëve të shoqërisë së këtij rajoni.”

I fundit në pjesën ceremoniale ishte z. Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, i cili theksoi se: “Duke besuar se me këso projekte mund të prodhojmë më shumë mirëqenie për qytetarët tanë, jemi bërë shtylla që i mbajnë këto ide kaq fisnike, duke e bërë pjesën tonë të punës në drejtim të krijimit të një bote të re pa paragjykimet e së kaluarës dhe të gatshme për t’u integruar me botën”.

Pas një pauze të shkurtër dhe përcjelljes së mysafirëve të lartë, mbledhja i vazhdoi punimet e saj, ku pas prezantimit të përgjithshëm dhe të detajuar të FOCIC-it nga kryetari Idriz, u krijua hapësirë për diskutime, që ishin mjaft dobiprurëse për projektet e ardhshme të FOCIC-it.

Në fund, pas më shumë se dy orë punë, Bordi Këshillëdhënës mori vendim unanim për mbështetje të projekteve të FOCIC-it, duke ofruar secili nga pjesëmarrësit jo vetëm kapitalin dhe bagazhin e tij shkencor e kulturor, por edhe përvojën e tij në realizimin e planeve të FOCIC-it.

Gjatë takimit mbretëroi atmosferë miqësore e profesionale, ndërsa ndjehej fryma e gatishmërisë për bashkëpunim dhe bashkëveprim nga të gjitha pjesëmarrësit. Pas drekës së shtruar nga Fondacioni për nder të mysafirëve, ata patën mundësi edhe ta vizitojnë selinë e Fondacionit dhe objektet e “Konakut të Vilajetit”, me çka edhe përfundoi programi i ditës.

https://www.focic.org.mk/article/U-formua-Bordi-Keshilledhenes-i-FOCIC-it.

Na fal Rafi Halili!

rafi-haliliNa fal Rafi Halili!

Me një vetëdije të lartë qytetare dhe kombëtare, i bindur për kauzën e drejtë, me një vendosmëri dhe këmbëngulje deri në vdekje, sakrifikove gjithë jetën tënde, që në moshë të re, për çlirim dhe bashkim kombëtar. Por qyteti yt, shoqëria shqiptare, për të cilën sakrifikove gjithë jetën tënde, nuk diti të të vlerësonte si duhet!

Na fal Rafi, që ne shokët, bashkëvuajtësit, bashkëluftëtarët, bashkëmendimtarët e tu të vërtetë nuk arritëm të ndërtonim atë shoqëri të lirë dhe të qytetëruar, për të cilën ti ëndërove dhe luftove gjthë jetën tënde. Shoqëri e cila do të të vlerësonte për së gjalli, dhe tani që mbylle sytë përgjithmonë. Ndaj, sot shqiptarët i përfaqësojnë ata që bashkëpunuan dhe bashkëpunojnë me xhelatët që të sakatuan, tërhoqën zvarë gjysëm të vdekur dhe të burgosën me gjiithë familjen tënde. Janë miqtë e monstrave që rrahën dhe torturuan derisa ja thyen krahun nga dajaku, gruas në moshë – mamasë tënde, dhe me gjithë vajzën e saj i mbajtën me vite në burgun e Idrizovës, vetëm sepse të donin si birin, vëllain e tyre.

Na fal Rafi, që nuk i ndalojmë dot këta mercenarë, bashkëpunëtorë dhe servila të monstrave që të ndoqën gjithë jetën, të ndotin emrin tënd me dedikimet e tyre plot hipokrizi, për të përfituar edhe nga vdekja jote. Na fal që nuk i ndalojmë do të të urojnë “xhenetin” ata që punuan me djallin e të birin për të ta bërë jetën “xhenem” derisa ishe gjallë, ty dhe familjes tënde. Na fal që nuk i ndalojmë dot dedikimet plot hipokrizi dhe politikisht “korekte” të mercenarëve, sahanlëpirësve dhe militantëve partiakë, ku pa u skuqur censurojnë qëndrimin tënd të palëkundur dhe angazhimin deri në frymën e fundit për bashkim kombëtar.

Por ti Rafi, pusho i qetë, sepse kontributi dhe sakrifica jote dhe e familjes tënde nuk do të harrohen kurrë.

Pusho i qetë Rafi Halili, sepse do të vijë dita kur ëndra jote, e imja, dhe e shumë shqiptarëve të mirë dhe të ndershëm për liri dhe bashkim, patjetër do të jetësohet!

Pusho i qetë o trim, që nuk dite çfarë është frika dhe përkulja!

Të qoftë dheu i lehtë!

 

Afrim Fanda

Letra tmerruese e Edith Durham: Disa oficerë serbë u mburrën për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës

Edith Durham Isa

Nga Edith Durham

Gjatë pjesës më të madhe të kryengritjes së Isa Boletinit, unë isha në Shqipëri.

E gjithë Shqipëria e Veriut u revoltua disa herë, me synimin për të fituar autonominë dhe mbi të gjitha, për të përcaktuar kufijtë, sepse ekzistonte frikë e madhe për ndonjë agresion serb.

Ishte në fakt revolta e Shqipërisë së Veriut ajo që u dha mundësi Turqve të rinj të rrëzonin regjimin e vjetër.

Më pas, Turqit e rinj e djallosën situatën dhe i armiqësuan keqazi shqiptarët, duke dashur t’i osmanizojnë me forcë.

Isa Boletini ishte një lider shumë i aftë, i admiruar dhe i dashur shumë. Ai e deklaroi qartë se po luftonte kundër turqve për autonomi dhe kundër askujt tjetër. Ai e mbrojti pakicën serbe në vilajetin e Kosovës.

Kur oficerët serbë morën kontaktet e para me të, në Shqipëri pati gëzim shumë të madh. Njerëzit më thoshin: Tani serbët janë miqtë tanë.

Tash e tutje nuk ka përse të frikësohemi prej tyre. Një oficer serb jeton me Isa Boletinin. Ata janë betuar për miqësi me ne.

Djali i Isës, na u tha, shoqërohej me oficerë serbë. Së bashku, shqiptarët dhe serbët do të dëbojnë turqit.

Kur të fitohej autonomia, pakica serbe në Kosovë do të trajtohej mirë dhe të gjitha do të shkonin mirë. Kjo ëndërr e artë u trondit mizorisht.

Por do të kalonte ca kohë para se shqiptarët të kuptonin se sa mizorisht ishin mashtruar dhe ishin bërë vegla në duart e tjerëve.

Serbët e lanë Isa Boletinin t’i mposhte turqit dhe të spastronte të gjitha zonat afër kufirit me serbët.

Por, sapo erdhi puna për kufijtë dhe për përmasat e autonomisë që ata do të merrnin nga turqit, serbët dhe popujt e tjerë të Ballkanit u shpallën shqiptarëve luftë për të mos lejuar realizimin e këtij plani.

Shqiptarët që kishin luftuar turqit dhe ua kishin lehtësuar rrugën aleatëve të Ballkanit, u sulmuan nga ushtritë serbo-malazeze në mënyrën më brutale.

Meqenëse e kishin harxhuar municionin për rebelimin e fundit, pjesa më e madhe e shqiptarëve ishin praktikisht të paarmatosur dhe u masakruan pa mëshirë nga ushtritë pushtuese.

Apisi dhe miqtë e tij që ishin hequr si miq të shqiptarëve, tani, nuk kursyen as burrë, as grua, as fëmijë. Se sa u masakruan në vilajetin e Kosovës, kjo nuk do të mësohet kurrë.

Disa oficerë serbë u mburrën në tryezën e darkës në Podgoricë, në praninë time, për mënyrën sesi i kishin shpuar me bajonetë gratë dhe fëmijët e Lumës.

Hetimet e mëvonshme nga ana ime, treguan se kjo ishte e vërtetë. Lajme të tmerrshme për mizoritë e kryera erdhën përmes myslimanëve.

Duke tradhtuar kështu shqiptarët, serbët fituan tërë vilajetin, përveç një pjese që i ishte dhënë Malit të Zi.

Gjatë Luftës së Madhe, kur gjërat po shkonin keq me serbët dhe malazezët, Isa Boletini i cili me familjen e tij ishte lejuar të jetonte në Podgoricë në Mal të Zi, u masakrua së bashku me shumicën e burrave të familjes së tij, me sa duket për të siguruar se ai nuk do të udhëhiqte përsëri një kryengritje në Kosovë.

Ata u mbrojtën për shumë orë, nën një urë, derisa një mitraloz u kthye mbi ta. Pas luftës, shqiptarët u përpoqën shumë që të lejohej të mbanin të paktën një pjesë të Kosovës.

Pjesa më e madhe e saj ishte shqiptare e pastër si popullatë.

Por përsëri, ajo iu dha serbëve. Evropa, në çdo rast në fakt u ka treguar serbëve se rruga drejt suksesit është ajo e tradhtisë …

kult

„Të jesh më i mirë se i keqi, nuk do të thotë edhe të jesh i mirë.’

perkrahjaAskush nuk u ngop ndonjëherë duke lexuar mençuri, sepse ato preken gjithmonë me aq mprehtësi dhe elegancë aspekte të ndryshme të jetës aktuale, ja edhe disa thënie të zgjedhura të huazuara nga Shkolla e Suksesit. /Mençuri e kulluar botërore:

„Të jesh më i mirë se i keqi, nuk do të thotë edhe të jesh i mirë.’

“Kush përkrah njerëzit e ligj, dëmton të mirët.’

“Kush i sjell dëm njërit, kërcënon shumë të tjerë.’

“Më mirë të jesh vetëm se me shokë të këqinj.’

“Kur një aktor është i keq, duartrokitjet e bëjnë edhe më beterr.’

“Sa mendjelehtë janë gënjeshtarët! Ata besojnë se u besojnë.”

“Të gjitha gjërat e mira janë të lira, të gjitha të këqijat kushtojnë një djall e gjysëm.’

“Më mirë se të gjithë e ushqen kalin syri i të zotit.’

“Kur prishet e mira, ajo bëhet veçanërisht e keqe.‘

„Është shumë më mirë të mos kesh asnjëherë, sesa të kesh e të humbasësh.‘

“Më mirë këmbëzbathur sesa fare pa këmbë.’

“Më mirë të jesh objekt i zilisë, sesa i mëshirës.’

„Ç’peshon lehtë rrallë herë qëllon e mirë.‘

„Për anijen e shpartalluar çdo erë është e keqe.‘

„Më mirë të meritosh pa marrë gjë, sesa të marrësh pa merituar.‘

„Në cilindo qytet, qoftë edhe në atë më të mirin, do të ketë një pellg në periferi.‘

„Kompromisi është ombrellë e mirë, por strehë e keqe.‘

„Shakaja ka sjellë shpesh herë dobi atje ku serioziteti shkaktonte veçse kundërshtim.‘

“Timonieri i mirë e vazhdon lundrimin edhe me vela të shqyera.’

“Më mirë të presësh të mirën, sesa të kesh të ligën.’

“Më mirë buzëqeshja se inati.’

“Që të jemi si stërgjyshërit tanë duhet të jemi më të mirë: imituesi nuk është pasues.’

“Lodhja – jastëku më i mirë.’

‘Më mirë të kuptosh pak se të kuptosh shtrembër.’

‘Shumëfish më mirë është të të gënjejnë dhjetë herë, sesa të humbasësh besimin te njerëzit një herë.’

Stalini dhe Pula

BDI BESA ZaeviNë një nga takimet e tij të zakonshme, Stalini kërkoi që t’i çohej një pulë:

Ai e kapi atë dhe e mbajti të shtrënguar me njërën dorë ndërsa me dorën tjetër filloi t’i shkulte puplat.

Pula bërtiste nga dhimbja dhe përpiqeshe të shpëtonte në çfarëdo lloj mënyre pa pasur sukses, pasi Stalini e kishte kapur shumë fort dhe dhimbja ishte shumë e fortë për të.

Stalini arriti të largojë të gjitha pendët e saj pa probleme të mëdha dhe pasi mbaroi ai u tha ndihmësve të tij: “Tani shikoni se çfarë ndodh “.

Ai e vuri pulën në tokë dhe u largua prej saj, shkoi të merrte grurë ndërsa bashkëpunëtorët e tij e shikonin të mahnitur pulën e cila e lënduar dhe e gjakosur, vrapoi tek Stalini, që e joshi me nje grusht grurë.

E huazuar