Kategoritë: Sport

Luiza Gega shpallet Kampione e Europës në atletikë dhe rekordi i ri i Kampionatit Europian 9.11.31

LuizaLuiza Gega nuk di të ndalet duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Mynih.

 

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.

Këtë gjë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart një medalje që e ndiqte prej shumë kohësh.

Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Luiza Gega e pesta në Botë në 3000 metra me pengesa, vendos rekord të ri kombëtar

Luiza GegaLuiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e pesta në finalen e Botërorit të Atletikes, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

 

Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe duke vendosur automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë.

 

Madje 33-vjeçarja dibrane e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29, që u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Top Channel

Florian Marku kthehet si kampion bote/ Boksieri shqiptar flet për ëndrrën më të madhe: Dua të përfaqësoj Shqipërinë në arenat më të mëdha në botë

Mbreti shqiptar”, ky është momenti kur Florian Marku “rrëmben” titullin  (Video) – AutentalKanë kaluar pak ditë nga shpallja e tij kampion bote në federatën IBF, por Florian Marku thotë se ky është vetëm fillimi në rrëfimin e tij për Top Channel. Rikthimi i tij këtë herë në Shqipëri është krejt i ndryshëm.

Florian Marku: Hera e parë që e përjetoj një mbështetje kaq të madhe. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë gjëra të reja, njerëzit më ndalojnë nëpër rrugë, më përshëndesin, vrapojnë për të më takuar për të bërë foto, jam shumë i lumtur, Shqiptarët gjithmonë më kanë përkrahur.

Po tifozët në Angli?

Florian Marku: Çmallen kur më shohin mua me flamurin shqiptar, çmallen sado pak. Shumë veta nuk e kanë mundësinë të vijnë në Shqipëri se janë pa letra, por unë mundohem sa më shumë t’ja u sjell Shqipërinë në Angli dhe t’i bëj të gjithë krenar.

Po Shqipëria a ka boksier të nivelit tuaj, a janë kushtet për të rritur një talent të tillë?

Florian Marku: Besoj që me shumë vullnet nga kudo që t’ja nisësh mund t’ja dalësh. Vendi ynë sado i ka disa kushte, ka edhe vende më të këqija se vendi ynë. Shumë njerëz gjejnë justifikime duke thënë nuk e kemi këtë mundësi ne këtu, jo të gjitha mundësitë ekzistojnë. Ja nis që këtu dhe mund të arrish në majën e botës në Las Vegas të boksosh atje. Mendoj që shumicës i mungon vullneti. Ndërsa unë për vullnet jap shpirtin sepse kjo është ëndrra ime më e madhe, të bëhem kampion bote dhe të përfaqësoj Shqipërinë në arenat më të mëdha në botë.

Në rrjetet sociale në disa foto keni treguar që prisni të bëheni baba, nëse do të ishte djalë do ta bënit boksier, një sport kaq i rëndë dhe me kaq shumë dhimbje?

Florian Marku: Pres një djalë. Por nuk e di, boksi është një sport që nëse nuk e do me gjithë shpirt vetë, nuk mund të të shtyjë askush, nuk është futboll apo një sport tjetër. Është një sport që do shumë zemër dhe vullnet të përballesh me tjetrin. Nuk është vetëm ndeshja, është përgatitja stërvitja çdo ditë. Dhe besoj nëse djali im e do pse jo nuk ja ndaloj dot. Ai do të shohë babën dhe do t’i ngjaj babës.

Shpesh për lushnjarët në zhargon thonë njerëz të butë, po ju si dolët kaq i fortë?

Florian Marku: Ka qenë dikur njëri nga Berati, një shok dhe bëm grusht bashkë. Më ftoi për të bërë grusht, erdhi më mori në Lushnje dhe vajtëm në Berat bëm grusht. Edhe e rrafa, ja nxiva sytë. Kur më ktheu në Lushnje më la dhe po ikte për Berat dhe e ndaloi policia rrugës, ma ka thënë vetë, dëgjo tha kam dëgjuar që në Lushnje ka vetëm lepuj, por më doli një luan rrugës….

Kur do të shohim në Tiranë?

Florian Marku: Së shpejti tani do të më shihni në Shqipëri, shumë shpejt në stadiumin e ri.

Bëhet fjalë për një titull botëror?

Florian Marku: Po patjetër.

Top Channel

Nora Gjakova nga Kosova fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo mundi të hënën në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në këto lojëra.

Nora Gjakova u shpall fituese në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat e Tokios.
Të shtunën, një tjetër xhudiste nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat e xhudos, mundjes, notit dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014. Që nga anëtarësimi i saj, Kosova ka fituar gjithsejt tri medalje në Lojërat Olimpike.
Lojërat Olimpike Verore të Tokios, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

voa

Distria Krasniqi nga Kosova me medalje të artë në Lojërat Olimpike

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo të shtunën mundi në finale japonezen Funa Tonaki, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra.

Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Duke përgëzuar Distria Krasniqin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi ne rrjetet sociale se “ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitore së Majlinda Kelmendit po në xhudo në Lojërat Olimpike ne Rio në vitin 2016.

Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat në xhudo, mundje, not dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

voa

Italia – fituese e Euro 2020 (2021)

Lojtarët italianë festojnë fitoren e Euro 2020.Kombëtarja e Italisë në futboll është fituese e kampionatit evropian Euro 2020.

Në ndeshjen e finales, që u luajt të dielën mbrëma në stadiumin Wembley në Londër, Italia mposhti Anglinë me rezultat 3:2.

Ndeshja e rregullt 90-minutëshe mbaroi me rezultat 1:1 dhe loja pastaj vazhdoi me kohën shtesë dhe me penallti.

Ekipi italian qëlloi tri nga pesë penalltitë, ndërsa ekipi anglez dy.

Italia ka fituar titullin evropian edhe më 1968.

Euro 2020 është dashur të mbahet vitin e kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

rel

FIFA gjobiti futbollistët shqiptarë të Zvicrës

xhaka shaqiri“FIFA mbështeti RACIZMIN!!!.

Shenja e shqiponjës me duar simbolizon shqiponjën e flamurit të kombit shqiptar me të cilën identifikohen shqiptarët. Ndërsa serbët kanë averzion ndaj çdo shenje shqiptare.

Me dënimin e  futbollistëve shqiptarë, që festuan duke bërë shenjën e shqiponjës, FIFA ra pre e mosdurimit serb ndaj cdo gjëje  shqiptare dhe në mënyrë indirekte FIFA fatkeqësisht mbështeti RACIZMIN.”

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, gjobiti dy futbollistët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka dhe i paralajmëroi ata lidhur me festimin e tyre pas golave që shënuan në ndeshjen kundër ekipit të Serbisë, të cilin Zvicra e mundi me 2 me 1 të premten në kuadër të kampionatit botëror të futbollit.

Të dy futbollistët shqiptarë, me prejardhje nga Kosova, festuan duke bërë shenjën e shqiponjës, që është simboli në flamurin kombëtar shqiptar.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall dhjetë vjet më parë më mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore.

Të dy futbollistët u gjobitën e nga 10 mijë franga zvicerane, (afërsisht 10 mijë e 126 dollarë amerikanë) për “sjellje josportive në kundërshtim me parimet e lojës fer”, ndërsa kapiteni i ekipit të Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, i cili u bashkua me festimet, u gjobit me 5 mijë franga zvicerane dhe u paralajmërua.

FIFA gjobiti me 54 mijë franga Federatën Serbe të futbollit dhe e paralajmëroi atë për “shpalosjen e parullave dhe mesazheve diskriminuese” nga tifozët, ndërsa presidenti i saj Slavisha Kokeza dhe trajneri Mladen Kërstajiç, u gjobitën me nga 5 mijë franga.

Futbollistët shqiptarë, i kanë hedhur poshtë pohimet se veprimet e tyre kishin prapavijë politike.

“Për mua ishte vërtetë një ditë e posaçme”, ka deklaruar Granit Xhaka pas ndeshjes së të premtes. “Kjo është një fitore për familjen time, për Zvicrën, Shqipërinë e Kosovën. Veprimi ishte për të gjithë ata që më mbështesin dhe nuk kishte të bënte me kundërshtarët. Ishte një lojë vërtetë emocionale”, tha ai.

Xherdan Shaqiri tha se “nuk ka të bëj asgjë me politiken, kjo ka të bëj me futbollin”.

Trajneri serb Mladen Kërstajiç, është gjobitur “për shkak të deklaratave pas ndeshjes”. Mediet cituan atë të ketë thënë se gjyqtari gjerman Felix Brych, që sipas tij nuk akordoi një penalti për ekipin e tij, “duhet të vihet para gjykatës së Hagës” duke ju referuar Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Zvicra fitoi kundër Serbisë me rezultatin 2 me 1 të premten në një ndeshje që nxiti shume emocione e reagime ne Serbi dhe në Kosovës. Golat për Zvicrën u shënuan nga futbollistët Xhaka e Shaqiri.

Fitorja e Zvicrës u kremtua edhe në Kosovë si dhe u mirëprit edhe nga udhëheqës politik shqiptarë, ndërsa politikanë në Serbi e cilësuan të trishtueshme humbjen në ndeshjen e së premtes. (VF)

Shaqiri-Xhaka: Kritika për simbolin e shqiponjës

xhaka shaqiriValë reagimesh pas golave të shënuar nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka e simbolit të shqiponjës në stadium: Nëse ka shqiptarë të entuziazmuar, dy futbollistët ndeshen me kritika të përzierjes së futbollit me politikën.

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë (2:1)dhe shanset e forta për të kaluar në çerekfinalen e Botërorit në Rusi kaluan në plan të dytë të shtunën, kur debati u ndez për simbolin e shqiponjës që përdorën dy yjet e futbollit zviceran me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Simboli i shqiponjës që bëri si Xherdan Shaqiri ashtu edhe Granit Xhaka pas golave që shënuan në ndeshjen me Serbinë ka shkaktuar një valë reagimesh jo vetëm në Serbi, por edhe në republikën e Alpeve, Zvicër. Politikanë të partive të ndryshme zvicerane e shohin veprimin e futbollistëve të dikurshëm të Bundesligës gjermane si “të panevojshëm” ose “budallallëk”. Të dy yjet e futbollit e justifikuan këtë me “emocionet e forta” në një “ndeshje të veçantë”.

NZZ: Pa sensibilitet politik

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Xhakës dhe Shaqirit mungon sensibiliteti i duhur politik”. Ndërsa gazeta bulevardeske zvicerane Blick shkroi se “Xhaka dhe Shaqiri janë dy budallenj gjenialë.” Për shumë tifozë serbë ky gjest i dy yjeve të futbollit shihet si provokim i fortë. Në fund të një maratone intervistash Shaqiri u tregua nervoz me një gazetar që pyeste duke theksuar me ton “e kam thënë disa herë, se nuk dua të flas për këtë.”  Bëhet fjalë për futboll dhe jo politikë. Ndërsa Xhaka u shpreh SRF, se “entuziazmi nuk ishte mesazh për kundërshtarin”, por “fitorja ishte për familjen time që më mbështet gjithmonë.”

Megjithë kritikat, dy futbollistët patën mbështetje nga kapiteni i skuadrës, Stephan Lichtsteiner. “Në fillim të ndeshjes na duhej të dëgjonim nga ministri i Jashtëm serb gjëra si – kundër kujt luajmë ne këtu? Kundër Kosovës? Kundër Shqipërisë? Apo kundër Zvicrës?”. Trajneri Vladimir Petkovic u shpreh se duhet të përqëndrohemi tek futbolli dhe se “duam të tregojmë më shumë.” Madje edhe vendi i parë në grup është i mundur.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se më parë tifozët serbë i kishin pritur me fishkëllima dy futbollistët me origjinë shqiptare. Eksperti i ZDF-së, Urs Meier u shpreh se “ky ishte provokim i tifozëve serbë, ata duhet ta lenë këtë.”

la/(dpa, nzz)

Xhaka-Shaqiri, “shqiponja me dy koka” që “çmend” serbët!

xhaka shaqiriGranit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan dy gola të mrekullueshëm në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë në Botëror.

Edhe pse Serbia shënoi që në minutën e 5, Zvicra gjeti forca dhe me dy lojtarët me origjinë shqiptare arriti të përmbysë gjithçka në këtë ndeshje.

Në 45 minutat e para vendosi një gol i shënuar nga Mitroviç në minutën e pestë të ndeshjes.

Zvicra reagoi pas golit të parë, duke krijuar disa raste të mira për shënim, ku mund të veçohet një devijim i topit nga Dzemaili, i cili po shkonte në rrjetë, por në fund u prit nga portieri serb. Ndërkohë, me anë të kundërsulmit edhe Serbia është shfaqur rrezikshëm në disa raste për të shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje.

Por duhet të vinte minuta e 52-të që Granit Xhaka të barazonte shifrat në 1-1.Lojtari me origjinë shqiptare lëshoi një silurë të vërtetë në drejtim të portës së Serbisë, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit.

Ndërkohë, në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Xherdan Shaqiri, i cili arriti të shënojë edhe golin e dytë për Zvicrën.

Me këtë fitore, Zvicra shkon në kuotën e katër pikëve dhe tashmë i duhet vetëm një barazim për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit.

Lojërat Olimpike Dimërore 2018 – Ceremonia hapëse

lojrat olimpike 2018Lojërat Olimpike Dimërore 2018 filluan zyrtarisht në Pjong Çang të Koresë së Jugut.

Të pranishmit në ceremoninë e hapjes sfiduan temperaturat e ulta për të parë fishekzjarret, një shfaqje spektakolare të dritave dhe paradën e atletëve që hynë në Stadiumin Olimpik.

Lojërat do të jenë të mbushura me dramë, por ndoshta bashkëpunimi mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut do të jetë më e madhja e të gjitha dramave.

Koretë e ndara kanë rënë dakord të konkurrojnë si një ekip i vetëm për garën e femrave në hokej mbi akull, kur vetëm pak javë më parë mes tyre pati retorikë për luftë bërthamore. Atletët nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut marshuan së bashku të premten nën një flamur bardhë e blu të Koresë së Bashkuar.

Ekipi i atletëve nga Shtetet e Bashkuara, ka pasur një fillim të debatueshëm me zgjedhjen e mbajtësit të flamurit. Erin Hamlin, një atlete e sportit luzh, dhe patinatori Shani Davis kishin një numër të barabartë votash për të patur nderin e mbajtjes së flamurit. Hamlin pastaj fitoi në hedhjen e monedhës, që përcaktoi se kush do ta mbante flamurin e SHBA në ceremoninë e hapjes.

Ajo tha në Tweeter se është “jashtëzakonisht krenare që ka privilegjin të udhëheqë atletët e shkëlqyer të Ekipit Amerikan në Stadiumin Olimpik”.

Lojërat dimërore vazhdojnë deri më 25 shkurt.

(voa)