Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

AlbinKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në po këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sot në New York do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, e paraparë me kërkesë të Serbisë. Seanca pritet të fillojë nga ora 21:00.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>