LAJMET NGA BOTA

  • Freedom House – liria e medias përballet me kërcënime të reja

    26 Prill, 2018

    FHFreedom House vlerëson në raportin më të ri për lirinë e medies së ajo është duke u përballur me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet shtypëse, ku autoritetet po përqendrojnë përpjekjet e tyre në mediat sociale ...

  • Tragjedi në Toronto – 10 të vdekur

    24 Prill, 2018

    toronto10 të vdekur e 15 të plagosur. Ky është bilanci tragjik në metropolin kanadez Toronto, kur një kamion transportesh iu drejtua të hënën një grupi kalimtarësh. Ende nuk ka qartësi për sfondin e sulmit.

    10 të vdekur e 15 të plagosur. Pse i vërsulet një 25 vjeçar kalimtarëve në Toronto duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur, e ...

  • Gjermania planifikon armatime në vlerë prej miliarda euro

    23 Prill, 2018

    armatimi tankuPas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e ushtrisë, autoritetet kanë nisur një ofensivë për pajisje. Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen planifikon të nënshkruajë 18 kontrata të reja vetëm për këtë vit.

    Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat “Handelsblatt” dhe “Bild”. Burimet e këtyre gazetave thonë ...

  • Ishulli Ellis, atje ku fillon ëndërra amerikane e imigrantëve

    21 Prill, 2018

    Ellis Island New YourkThuhet shpesh se Amerika është një ide, jo thjesht një vend. Me dëshirën për të kërkuar lirinë dhe një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrën e tyre larg shtypjes, dhunës dhe privimeve, emigrantë të shumtë populluan Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave. Shumica, mes tyre edhe shqiptarë, shkelën së pari në Amerikë përmes një ishulli ...

  • Mirupafshim, Amerikë: Sanksionet e reja të Moskës

    17 Prill, 2018

    putin trumpToka të rralla, medikamente, programe kompjuterike – përgjigjja më e fortë e Rusisë ndaj sanksioneve të SHBA merr konturet e para. Në objektiv: Uashingtoni, por edhe aleatët e tij.

    Projektligji u paraqit të hënën në një mbledhje urgjente të Këshillit të Dumës Shtetërore, të dhomës së deputetëve të parlamentit rus. Ai është përgjigjja ruse ndaj sanksioneve të vendosura në ...

  • Komisioni i BE-së e vlerëson sërish keq Turqinë

    17 Prill, 2018

    turqi euPengesa serioze lidhur me sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë – ky është thelbi i raportit të fundit të progresit për Turqinë. Anëtarësimi i Turqisë në BE duket më larg se kurrë.

    Komisioni i BE-së vazhdon ta përjashtojë pranimin e Turqisë si anëtare të BE-së. Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin ...

  • Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të ZI

    17 Prill, 2018

    GjukanovicRezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën në Mal të Zi, nxjerrin fitues ish kryeministrin Milo Gjukanoviç, i cili ka siguruar 53.5 përqind të votave, kurse kandidati i opozitës Mladen Bojaniç radhitet i dyti, me 34 përqind të votave. Komisioni Zgjedhor Shtetëror dhe ai Vendor theksuan se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa ndonjë parregullsi ...

  • Laboratorët konfirmojnë përdorimin e agjentit kimik në Britani

    12 Prill, 2018

    agjenti kimikKatër laboratorë me lidhje me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmuan konkluzionin e Britanisë, se për helmimin muajin e kaluar të ish spiunit rus dhe vajzës së tij është përdorur një agjent kimik.

    Organizata publikoi sot një raport, pas analizave të kryera nga katër laboratorët.

    Kryeministrja britanike Theresa May pati thënë se ish spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza ...

  • Aleatët i bashkohen SHBA, por nuk duan një kundërpërgjigje të nxituar në Siri

    11 Prill, 2018

    Trump1Aleatët e Amerikës deklaruan se do t’i bashkohen një reagimi të mundshëm ushtarak ndaj sulmit me armë kimike në Siri që dyshohet se është ndërmarrë nga forcat besnike të Presidentit Bashar Al-Assad.

    Por ata po i kërkojnë Uashingtonit të shmangë një kundërpërgjigje të nxituar, duke thënë se para se të nisë ndëshkimi, nevojiten më shumë prova se sulmi kimik ...

  • Rusia dhe SHBA – paralajmërime ekstreme njëra-tjetrës për Sirinë

    11 Prill, 2018

    TrumpRusia kërcënon se do të rrëzojë raketa eventuale të SHBA drejtuar Sirisë, kurse Presidenti Trump i thotë Rusisë të përgatitet për raketat e SHBA.

    Rusia i ka paralajmëruar SHBA se çdo raketë e SHBA e lëshuar në Siri në lidhje me një sulm të dyshuar armësh kimike ndaj një zone nën kontrollin e rebelëve do të rrëzohet dhe do të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"