LAJMET NGA BOTA

  • Koment: Ne jemi një popull!

    20 Shkurt, 2015

    Gjermania 25 vjet pas rënies së murit – sa janë afruar gjermano-lindorët dhe gjermano-perëndimorët? Kjo është hulumtuar me porosi të qeverisë federale. Konkluzionet nuk të habisin, mendon Felix Steiner.Ne gjermanët dallohemi për dy veçori: nga njëra anë ne jemi në përgjithësi të saktë, atë që bëjmë e bëjmë me themel. Dhe së dyti ne parapëlqejmë të shtrojmë pyetje për vetveten. Ne druhemi se nuk jemi normalë – dhe vazhdojmë të ...

  • Posta nga Athina me kërkesën për më shumë para – Qeveria gjermane e refuzon

    19 Shkurt, 2015

    Të premten (20.02) ministrat e financave të Eurogrupit do të shqyrtojnë postën e ardhur nga Athina. Qeveria gjermane e hedh poshtë kërkesën si “pa substancë”.Gjermania e refuzon kërkesën e qeverisë greke për shtyrjen e afatit të ndihmave financiare. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, tha, se “Letra nga Athina nuk është një propozim me substancë për zgjidhje”. Në të vërtetë kjo kërkesë ka për qëllim një financim të përkoshëm, pa i ...

  • Koment: Diplomacia në limitet e saj

    19 Shkurt, 2015

    Ndoshta marrëveshja e Minskut nuk ka dështuar ende. Por rasti Debalcevos tregon se vetëm me bisedime diplomatike nuk mund të vendoset paqe në Ukrainën lindore, mendon Bernd Johann.Nëse merret një qytet me rëndësi strategjike, atëherë nuk mund të flitet për armëpushim. Nëse sulmuesit vazhdojnë të përdorin tanket dhe raketahedhësit, atëherë nuk mund të flitet për tërheqjen e armëve të rënda. As një javë nuk ka kaluar nga marrëveshja e Minskut, ...

  • Obama: Terroristët përdorin Islamin si justifikim për dhunën

    19 Shkurt, 2015

    Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi sot se çdo pretendim nga grupet terroriste se vendet perëndimore janë duke zhvilluar luftë kundër Islamit, është një “gënjeshtër e shëmtuar”.Në fjalimin që mbajti të enjten në Uashington në takimin e organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjen ndërkombëtare kundër terrorizmit, zoti Obama u zotua për një luftë të papajtueshme kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste. Ai e hodhi poshtë idenë se vendet ...

  • Koment: Vetëm sunitët mund ta mundin IS

    19 Shkurt, 2015

    Bombardimet e “koalicionit të të vullnetshmëve” të udhëhequra nga SHBA e kanë dobësuar të ashtuquajturin “Shtet Islamik”. Por për ta mundur atë, nevojitet urgjentisht një aleancë e arabo-sunite, mendon Loay Mudhoon.Pa dyshim që sulmet masive ajrore të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër të ashtuquajturit Shteti islamik (IS) kanë ndikuar dukshëm që të ndalohej fillimisht zgjerimi territorial i pseudo-kalifatit të xhihadistëve. Edhe çlirimi i qytetit verior kufitar sirian ...

  • Kamera me lazër për restaurime

    17 Shkurt, 2015

    Restaurimi i ndërtesave historike në formën origjinale zakonisht fillon me matjet e detajuara të të gjithë elementeve që nga dyert dhe dritaret në mënyrë që të çmontohen dhe të riparohen siç kanë qënë më parë. Por puna disa mujore për matjet korrekte tani mund të bëhet brenda disa ditëve, falë teknologjisë së avancuar me kamerat me rreze lazer. ...

  • Tregjet e aksioneve dhe borxhi grek

    17 Shkurt, 2015

    Greqia dhe partnerët e saj të Bashkimit Evropian pritet të arrijnë kompromis mbi programin e ndihmës për borxhin e Athinës, pavarësisht bisedimeve të vështira dhe një ultimatumi të hënën në Bruksel.Të martën, të dyja palët i ulën tonet, duke thënë se janë të gatshme për të rifilluar bisedimet.

    Ministri holandez i Financave Jeroen Dijsselbloem, i cili kryeson grupin e eurozonës, tha se Greqia ka afat deri ditën e premte për të ...

  • Bllokohet vendimi për imigracionin

    17 Shkurt, 2015

    Një gjykatës federal në Texas mori një vendim që bllokon përkohësisht urdhërin ekzekutiv të Presidentit Barak Obama për imigracionin.Gjykatësi Andrew Hanen e bëri të njohur vendimin dje, në favor të 26 shteteve, përfshirë Teksasin, që i ka kërkuar gjykatës ta bllokojnë përgjithmonë urdhërin e zotit Obama. Presidenti njoftoi në nëntor se me urdhërin e tij po i dilte në mbrojtje nga deportimi rreth 5 milionë imigrantëve pa dokumente. 26 shtetet ...

  • Putini kërkon aleatë në Evropë

    17 Shkurt, 2015

    Rusia është një partnere e rëndësishme ekonomike, por jo partnere qendrore për Hungarinë. Megjithatë Rusia mbetet furnizuesi kryesor me gaz dhe naftë i Hungarisë.Gjatë vizitës së Vladimir Putinit të martën në Budapest, ndonjë hungarezi do t’i kujtohet një nga këngët më të famshme popullore hungareze: i bukur është vetëm ai që ka sy blu. (Az a Szép …). Njeriu nga Moska me sy blu akulli do të përpiqet që t’i ...

  • Shtëpi të printuara në 3D

    17 Shkurt, 2015

    Sipas Institutit Global McKinsey, rreth një e treta e njerëzve që jetojnë në qytetet e botës banojnë në shtëpi me standarte të ulëta. Shkencëtarët mendojnë se ky problem mund të zgjidhet nëpërmjet planimetrive falas në internet për ndërtimin e shtëpive me pjesë të parafabrikuara që përputhen plotësisht me njëra-tjetrën.Popullsia e botës pritet të arrijë në mbi 8 miliardë deri në vitin 2030 dhe çështja e strehimit në qendrat urbane është ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"